HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Sfida e interpretimit letrar

-- nga Ndue Ukaj Ndue Ukaj

(Ali Podrimja, Sfidė harrimit,
Onufri, Tiranė, 2006
)

Ēfarė raporti mund tė ketė mes kėnaqėsisė sė tekstit dhe institucionit tė tekstit? - shtron pyetjen me konotacione specifike pėr qenien e artit letrar, dijetari francez i letėrsisė Roland Barthes, nė eseun “Kėnaqėsia e tekstit” - pyetje e dileme e pėrhershme letrare, tė cilėn pėrmes interpretimit eseistik, pėrpiqet ta shpjegojė poeti i mirėnjohur Ali Podrimja, nė librin e tij tė fundit “Sfidė harrimit”. Nė kėtė libėr, qė ėshtė pėrmbledhje esesh e trajtesash, autori bėn njė sintetizim letrar, e, edhe kulturor, qė pėr shėnjues tė pėrbashkėt ka filozofinė e kėrkimit kulturor dhe estetik nė letėrsi, sė kėndejmi edhe funksionet e saj, nė kontekste tė ndryshme kulturore e politike.

Autori lexon produktivitetit tonė letrar, nė kohė e periudha tė caktuara, fillimet e sė cilės, sikundėr i artikulon nė mėnyrė semantike, pėrmes shkrimtarit mė tė madh klasik, apo “patriarkun e letrave shqipe”, Pjetėr Bogdani, i cili shkrimtar, siē shprehet Podrimja, “ka njė histori tė dhimbshme dhe prinė nė listėn tepėr tė dhimbshme tė krijuesve shqiptar”. Dhe mė tutje, kėtė histori tė dhimbshme, pėrpiqet ta gjejė edhe nėpėr periudhat tjera, autorė e vepra tė kulturės letrare shqipe. Nė kėtė libėr, Podrimja letėrsinė e lexon nė dy aspekte: si thurje estetike (si art, ku vė nė spikamė gjitha aspektet qenėsore qė forėmsojnė njė tekst letrar), dhe si zhvillim socio-psikologjik.

Aspekti i dytė nėnkupton letėrsinė nė funksione shoqėrore, do thoshim letėrsinė nė funksion tė gjithanshme: konsolidimin e etnikumit, sforcimin e identitetit artistik tė letėrsisė, por edhe influencimet nė dimensionet politike, e kulturore nė tėrėsi. Duke trajtuar fenomene tė ndryshme tė artit letrar, pastaj autorė tė rėndėsishėm tė letėrsisė shqiptare, klasik e bashkėkohor, fenomene kulturore e probleme tė “ndjeshme” tė diskursit tė pėrgjithshėm kulturor, Podrimja sikundėr synon tė sintetizoj njė perceptim ndryshe pėr letėrsinė, dhe nė tė njėjtėn kohė projekton atė qė Roland Barthesi e koncepton si tipologji tė kėnaqėsive tė lexuesit ose lexues tė kėnaqėsisė, pėr tė prodhuar diskursin e funksionalitetit, pra shkrimin si funksion, edhe pėrtej artistikes.

Kėshtu, Podrimja tipologjinė e kėnaqėsive estetike, e shtreson nė rrafshin emocional. Ėshtė ky rrafsh qė shpreh idenė intencional, qė po ashtu ndėrlidhet me kontekstin e kohės, ngase nuk ka letėrsi tė pakohė, mendon autori, andaj interelacionet dhe diskursi kohor, ėshtė i rėndėsishėm, jo vetėm pėr tė kuptuar poetikat e caktuara, apo ndonjė shkrimtar tė veēantė, nė gjykimet letrare, por edhe pėr tė shtresuar e kuptuar elementet bazike tė kulturės letrare shqipe, pėrgjithėsisht. Aq mė tepėr, ngase autori, asnjė interpretim nuk e shkėput nga realiteti i kohės sė krijimit, andaj edhe argumentet letrare, sė kėndejmi i nxjerr nga kjo premisė.

Nė tė vėrtetė, ky ėshtė libėr i pasionit tė autorit pėr artin poetik; Podrmija kėtu, jo mė si poet, por si lexues i pasionuar, por edhe lexues empirik (Umberto Eco), kalon nė rrafshet interpretues. Autori nuk respekton parime e metoda tė ndryshme teorike letrare pėr interpretimin e letėrsisė, por pėrpiqet tė ballafaqohet me konceptet e qenėsisė sė letėrsisė, pastaj me sfidat e artit letrar, sidomos me ato qė i shėnjon si sfida tė harrimit, nga tė cilat ka ankth, e nė tė cilat kondita e orienton njė pjesė tė pikėpamjeve, pėr tė sugjeruar njė ridimensionim edhe teorik letrar, njė pėrpjekje kjo qė gjen “prehjen” edhe tek titulli sugjestiv “Sfidė harrimit”.

Duke qenė vetė poet, Ali Podrima artit i qaset, duke kėrkuar pėrherė lirinė e interpretimit, liri kjo qė njeh statusin e lirisė sė leximit, qė njėherit nėnkupton shmangien nga konvencat letrare. Ky model i shpjegimit tė letėrsisė shqipe, sintetizon thėnjėn e semiolgut tė madh italian Umberto Eco se “tė bėsh kritikė do tė thotė tė kuptosh dhe tė na bėsh edhe ne tė kuptojmė se si ėshtė krijuar njė tekst”.

Pėrqasja qė i bėn Podrimja artit e letėrsisė, ėshtė e fokusuar kryesisht tek poezia, si mbretėresha e artit letrar, pėr tė sjellėn ide e vlerėsime interesante, pėr autor e vepra letrare, pėr fenomene e periudha tė rėndėsishme tė historisė sonė letrare e kombėtare, sidomos pėr vitet e katrahurės serbe, nėn tė cilėn ka jetuar e vepruar, edhe autori i librit.

Pėrmes kėsaj kategorie letrare (poezisė) autori parimin organizues tė tingujve dhe asociacionet e imazheve; pjesė e simbolizmit letrar tė poezisė, i ndėrlidh dhe i ridimension, nė filozofinė e rrugėtimeve, qė ka bėrė qenia letrare shqipe nėpėr shekuj, duke pikasur kėshtu fatet e njeriut nėpėr kohė, pėrmes shenjave dhe metaforave tė metamorfizuara, tė cilat shprehin qenėsinė e kohės. Kur e kur, edhe pėr tė trandur ndėrgjegjen kombėtare, sikundėr del tek eseu pėr poetin kombėtar Gjergj Fishta, tek letėrsia e sė cilit atribuon ndėrgjegjen kombėtare.

Nė tė vėrtetė, pas leximit tė librit tė fundit tė poetit tė mirėnjohur Ali Podrimja, “Sfidė Harrimit”, vėrejmė pėrmasat e botės sė letėrsisė; kuptojmė leximin e pasionuar tė letėrsisė nga pozicioni i njė poeti; kuptojmė atė qė ofron estetika e tekstit, shtresat e shumformėshme tė diskursit dhe toposeve, si lexim empirik e personale, por vėrejmė edhe ndikimit qė kanė pasur veprat dhe autorėt nėpėr periudha tė caktuara, relacionet e brendshme dhe ato tė jashtme. Kėtė libėr e bėn edhe me interesant fakti: interpretohet korpusi i letėrsisė shqiptare (autorėt apo veprat e caktuara), nga pozicioni i njė poetit tė afirmuar, nė kuadėr tė leximit semantik dhe leximit estetik (Umberto Eco) qė i bėn letėrsisė shqipe.

Libri ”Sfidė harrimit” e autorit Ali Podrimja, nė tėrėsi, siē e pėrmendėm mė lartė, ėshtė pėrmbledhje esesh qė trajtojnė fenomene tė caktuara letrare, kulturore e kurdoherė edhe politike; gjithnjė tė artikuluara nė kontekst tė retorikė sė kohės, qė pėrkon fuqishėm me atė qė ėshtė determinim kulturor i letėrsisė. Si tė kėtilla, kėto tekste janė dėshmi e nivelit tė njė kulture tė emancipuar letrare. Gjithashtu dėshmojnė njė praktikė tė avancuar tė leximit, vėshtruar si nė kontekstin nacional, ashtu edhe ne atė universal.

Madje, nė disa nivele, kjo retorikė e kohės, si diskurs interkulturore, bėhet determinuese, pėr tė lexuar dhe interpretuar poet, autor dhe fenomene letrare. Duke e aplikuar kėtė lloj tė diskursit pėr letėrsinė, Podrimja pajtohet me mendimin se “vepra artistike ėshtė e pėrcaktuar tė ndėrmjetėsojė midis krijuesit tė saj dhe kolektivit” (Jan Mukarzhovski). Nė kėtė kėndvėshtrim, autori edhe i shqyrton disa nga poetėt e rėndėsishėm: Pjetėr Bogadni, Gjergj Fishta, Ismail Kadare, Esad Mekuli, Enver Gjerqeku, Eqrem Basha, Vorea Ujko, Dritero Agolli, Azem Shkreli, Visar Zhiti, Zhevahir Spahiut, Fatos Arapi, Mihajl Hanxhari, Basri Ēapriqi, Sali Bashota, Sadik Bejko, Agim Ramadanit, etj., apo edhe ndonjė prozator, sikurse tek eseu “Fantastėt e fundit”, ku Podrima lexon e interpreton romanin e Mehemet Krajės, “Edhe tė ēmendurit fluturojnė”. Pėrveē autorėve shqiptar, Podrimja analizon edhe autorė tė huaj (Nikolaus Lenaunin). Ndėrsa shumicėn e eseve i pasuron edhe me referenca nga autorė e mendimtar tė mėdhenj botėror, pėr artin e letėrsinė.

Libri “Sfidė harrimit” ėshtė i ndarė nė tre cikle: Mes durimit dhe triumfit, Poeti dhe monoman, Realiteti i ngritur nė mit, dhe nė vete ngėrthen tema e probleme letrare, kulturore tė cilat ndėrlidhen esencalisht me tėrėsinė nacionale dhe zhvillimet nėpėr hapėsirat shqiptare, por edhe jashtė shqiptare, tek arbėreshet, siē ėshtė eseu pėr krijuesin Vorea Ujkun. Kurdoherė, autori nuk heziton tė “shfrytėzoj” letėrsinė pėr tė dhėnė vlerėsime e gjykime pėr trendėt e etnisė, tė ndėrlidhura shpeshherė me identitetin e qartėsuar shqiptar, tė cilėn problematikė e sheh nė lidhje tė fuqishme me kulturėn perėndimore, duke kėrkuar nė kėtė aspekt modelet e identifikimit, tė cilat i sheh tek figurat madhore e emblematike kombėtare: Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu dhe Nėna Tereza (eseu “Realiteti i ngritur nė mit”).

Qasja e Ali Podrimajt nuk lejon shumė hapėsirė pėr interpretime tė ngurtėsuara, gjithēka ecėn nė logjikėn e lirisė sė leximit, pėr tė prodhuar njė lexues tė pasionuar, si produkt i lirisė sė interpretimit. Prandaj edhe ky libėr esesh, shėrben si model interesant pėr leximin dhe interpretimit e letėrsisė; njė lexim e interpretim qė nė kontekstin e vet bart fuqishėm idenė e kontekstit tė kohės, koncepcion ky qė bėhet shėnjues i kėtij libri, edhe kur autori trajton autorė tė caktuar, edhe kur i ndėrlidhet me zhvillime mė tė pėrgjithshme tė kulturės sonė letrare, sikundėr ngjet nė ciklin e tretė, “Realiteti i ngritur nė mit”, ku pėrveē letėrsisė, preokupohet edhe me dukuri kulturore.

Rrjedhimisht ky libėr, ėshtė ndėrtuar si lloj i veēantė i konceptimit tė botė sė letėrsisė, ngase, gjitha esetė, pėrveē se ndėrtohen rreth teksteve tė caktuara, apo korpuseve tė gjėra, nė tė njėjtėn kohė ndėrlidhen me efektet tė cilat i kanė prodhuar nė kohė e hapėsira. Nė kėtė aspekt, autori analizon origjinalitetin e secilit autorė, nė kontekstin e kohės dhe efektet qė kanė prodhuar nė letėrsinė e kulturėn shqipe. Ndėrsa i njė rėndėsi tė posaēėm, mbetet teksti pėr Gjergj Fishtėn, nė tė cilin, siē vėren edhe studiuesi Bashkim Kuēuku, ėshtė dhėnia e njė “fshehtėsie”- e relacioneve mes Fishtės dhe shkrimtarit tė madh Fredrik Garsio Lorka, mes tė cilėve mund tė bėhen pėrqasje dhe krahasimi pėr afritė dhe origjinalitetin midis poezive tė tyre.

Nė tė vėrtetė, Podrimja nuk rreket sė treguari nė aspektin teorik e kritik letrar, se si ėshtė krijuar dhe si funksionon letėrsia e ndonjė autori tė caktuar, por ai identifikon shenjat interkulturore, ato qė janė tė jashtme, ato qė kuptohen si prurje nė stilistikėn letrare. Kėtė dimension e determinon fuqishėm, sidomos tek eseu pėr poetin e madh Azem Shkrelin, te i cili sheh: “Kėrkuesin e rrallė i fjalėve, i strukturave, i formave...Poezia e Azem Shkrelit ėshtė artikulim modern”. Ndėrsa, me njė qasje mjaft interesante, Podrmija lexon edhe letėrsinė e Eqrem Bashės, tek i cili sheh tė nyjėtuar absurdin e ideve, tė cilat variojnė me diskursin sarkastik (“Zjarrmi i akullt”).

Ali Podrima letėrsinė e koncepton si qenie qė ndėrthuret me “kohėn e krijuesit”, atė qė e konceptojmė kontekst letrar. Kėsisoj, autori rreket tė interpretoj autorė tė rėndėsishėm, qė shėnjojnė gjithashtu momente tė rėndėsishme nė kuadėr tė letėrsisė shqiptare, pėrgjithėsisht. Njė qasje tė tillė, autori aplikon nė relacion me poezinė e Esad Mekulit (“Thyerje tė ndjeshme”), ku sikundėr insiston se poetika e tij duhet interpretuar nė kontekstin e kohės, si shėnjuese dhe pėrcaktuese e poetikės sė tij letrare, nga e cila nxjerrėn domethėnie dhe funksionet estetike tė kėsaj poezie.

Diskursi i Podrimajt nė kėtė libėr ėshtė i ēiltėr, kurdoherė emocionale e spontan, ėshtė diskurs i kondensuar, i pėrpunuar nė gjuhė dhe stil dhe kėshtu qė ecėn nė logjikėn e eseut artistik. Kjo karakteristikė e bėn tekstin mė nxitės Problemet qė kapin vėmendjen e Podrimjės, autorėt qė ka trajtuar, struktura e argumenteve, gjitha kėto ofrojnė lėndė tė mjaftueshme pėr t’iu pėrgjigjur filozofisė sė shkrimit letrar: “Teksti ėshtė njė krijesė mė se e ēuditshme... Ai paralajmėron tėrmetet shpirtėrore. Shfaqja e kėsaj krijese (tekstit letrar. v. ime) pėrmes shenjave hetohen se ngadalė ta vjedh edhe shpirtin, formėn, trupin (“Kur pran teksti letrar”) - shkruan Podrimja.

Nė pikėpamje estetike-letrare, eseu “Kur Pran teksti letrar”, ėshtė diskursi mė sintetizues i autorit, pėr qenėsinė e artit letrar, ku shohim pikėpamjet e autorit pėr thurjet e tekstit, shtresat shumėformėshme dhe trajtat e diskurseve. Pėrgjithėsisht libri “Sfidė harrimit” ėshtė produkt i leximit specifik e empirik tė letėrsisė shqipe. Po ashtu, nėse pajtohemi, se eseu ėshtė formė e shkrimit, qė dėshmon emancipimin kulturor e letrar, ky libėr mund tė tumiret si model specifik i komunikimit tė letėrsisė shqipe. Dhe si i tillė mund tė ndihmojė studiues dhe kritikė letrarė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara