HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kosova si sfidė politike

-- nga Ndue Ukaj Ndue Ukaj

(Kosova drejt pavarėsisė dhe integrimit, Biblioteka ndėrkomunale “Hivzi Sulejmani”, Prishtinė, 2006)

Librin publicistik autorit Gjon Keka ”Kosova drejt pavarėsisė dhe integrimit”, pėrfshihen tekste tė cilat trajtojnė problemet tė ndjeshme tė proceseve rreth zgjedhjes sė statusit tė Kosovės. Autori sintetizon proceset e tanishme nė Kosovė dhe rreth saj, pėr t’i shėnjuara kėto zhvillime nė sensin e diskutimeve, tė cilat bartin nė vete njė frymėn e njė filozofie mė tė re, e cila synon tė pėrēon ide tė moderuara dhe vlera demokratike tė interpretimit tė problemeve politike, qė pėr objektivė kanė, tė hapin portat e paqes, nė vend tė mendėsive destruktive: (“Serbia nepėrka e Ballkanit”).

Autori pėrveē se shtrohen elementet bazike tė njė procesi tė gjatė, identifikon problemet dhe paraqet sfidat me pėrplot dramcitet nė vete, nė tė njėjtėn kohė krijohen interelacione mes problemeve tė caktuara, dimensioneve historik, sė ardhmes. Nė gjitha opinionet e librit, autori jep pėrgjigje tė pėrpunuara, analitik e nė pėrmasa tė arsyeshme tė argumentuara, nė pėrputhje me zhvillimet pozitive, duke ju dhėnė pėrsiatjeve karakter tė theksuar profesional. Nė komentet e tij nuk njihen autoritet politike, preferencat e caktuara, por ndjek performancėn origjinale, autori asnjėherė nuk influencohet nga propaganda e caktuar dhe vlerėsimet skematike, por krijon identitetin e nevojshėm opinionist. Nė mes filozofisė sė glorifikimeve dhe pėrbuzjeve autori le lexuesin tė zgjedh vet pėr tė vėrtetėn.

Nobelisti i letėrsisė nga Meksika Oktavi Paz nė eseun e tij ”Historia si dialog” tė mbajtur si fjalim me rastin e marrjes sė ēmimit Nobel, ndėr tė tjera shkruante se ”demokracia ėshtė dialog dhe dialogu hap portat e paqes”. Duke zhvilluar dialog tė mirėfilltė pėr probleme tė caktuara, qeveritė dhe popujt mund tė arrijnė deri tek ”ėndrra e paqes universale” thotė nobelisti i mė lartpėrmendur. E pėrmendėm kėtė referencė tė kėtij nobelisti tė famshėm, pėr ta kontekstualizuar nė marrėdhėniet shqiptare -serbo, tė cilat, nga diskursi komentues i autorit Gjon Keka nė librin, qė po pėrurojmė sot, ”Kosova drejt pavarėsisė dhe integrimit”, marrin njė status tė veēantė: dialogu, apo procesi i negociatave, siē njihet nė opinionin tonė publik, pėr zgjedhjen e statusit tė Kosovės, pėrbėn kushtin fundamental qė rajoni i Ballkanit, i zhytur nė destruktivitet, tė marr njė kahe paqėsore, pėrmes zgjedhjes sė ēėshtjes sė Kosovės dhe intensifikimit tė procesit jetik, ai i integrimit.

Nė kėtė kontekst, autori sikundėr rithekson domosdonė e ruajtjes sė procesit tė dialogut dhe frymėn e bashkėpunimit, siē del tek teksti “Kosova drejtė pavarėsisė dhe integrimit”, ku elaborohet problemi i Kosovės nė kėndvėshtrim historik, aktual e perspektivė. Libri nė esencė ėshtė formėsuar si diskurs komentues, njė status i shkrimit qė shpeshherė ofrohet qasja analitike, e nganjėherė shkon nga konotacionet eseistike. Statusi i shkrimit tė Gjon Kekajt ėshtė komentues, ku pėrveē trajtave tė diskursit tė komentimit, kemi njė diskurs qė merr status informues, pra tekstet e tij informojnė pėr rrjedhat pėrgjithėsisht.

Dhe mė tutje, nga diskursi informues, autori kalon nė interpretim dhe vlerėsim tė zhvillimet politike dhe demokratike nė Kosovė, jashtė saj, nė vendet fqinje Serbi e Mal tė Zi, por edhe nė planin ndėrkombėtar, gjitha kėto tė vėshtruara nė relacion me dijet politike (nė kėtė drejtim sillen referenca tė asimiluara nė shkrimet e caktuara), e kund e kund, autori funksionalizon mendime, teza e sprova tė natyrės juridiko-historike (“Kosova nuk ėshtė laborator eksperimental”). Pėrveē diskutimeve pėr probleme tė nxehta, autori komenton dhe vlerėson pozicionin e bashkėsisė ndėrkombėtare karshi Kosovės.

Nė kėtė dimension, bashkėsinė ndėrkombėtare tė angazhuar tek ne, Grupin e Kontaktit, pėrfaqėsuesit e qendrave tė vendosjes tė angazhuara tek ne, i sheh mė se tė rėndėsishėm, madje edhe katalizatore tė zhvillimeve pozitive nė vend, jo vetėm nė gjithė procesin drejtė pavarėsisė, por, mė e rėndėsishmja nė procesin e integrimit nė Familjen e madhe Perėndimore, si intencė e objektivė i popullit tė Kosovės, institucioneve dhe opinionit publik nė pėrgjithėsi. Pėr tė realizuar sa mė plotėsisht kėtė, autori sugjeron tė lihet retorika e mėrzitshme dhe tė funksionalizohen kapacitet shtetėformuese tė afta, pėr t’i shpjer pėrpara proceset. Duke lexuar librin “Kosova drejtė pavarėsisė dhe integrimit”, kuptojmė, se autori proceset i pėrcjell nė mėnyrė tė vėmendshme dhe kėsisoj ec nė logjikėn e funksionimit tė procesit. Megjithatė, autori asnjėherė nuk mbėrthehet nga subjektivitet, nuk pėrhumbet nė emocione, por synon qasje tė analizuar.

Nė kėtė kontekst, thekson me ngulim se tri dimensionet mė tė rėndėsishme pėr Kosovėn nė kėto momente janė: negociatat (element qė sjell zgjedhje dhe hapa portat e paqes), pastaj realizmin e standardeve (po ashtu element qė formėson idenė e qartėsimit dhe pėrshpejtimit tė statusit tė Kosovės dhe ruajtėn e stabilitetit (faktor ky esencial pėr tė ndihmuar qė procesi tė pėrfundoj me sukses). Duke pėrcjell zhvillimet politike nėn optikėn analitike e komentuese, Gjon Keka shėnjon elementet historike, fazat e rėndėsishėm tė procesit, duke diskutuar negociatat nė Vjenė, pastaj top temėn e nxehtė tė decentralizmit, qėndrimet e diplomatėve perėndimor tė angazhuar nė proces, siē janė temat pėr Presidentin Atisari, apo tė dėrguarin Amerikan z. Vizner.

Nė kėto vorbull debatesh, autori shmang gjykimet emocional dhe ruan karakterin e shkrimit objektivė. Nė gjitha kėto zhvillime, autori nuk heziton tė prek temat e brendshme, funksionimin e institucioneve, nevoja pėr rishikim tė institucioneve, apo edhe domosdoshmėria e pėrfshirės sė Kėshillit tė Sigurimit nė zgjedhjen e statusit tė ardhshėm tė Kosovės. Nė kėtė aspekt, thekson se po nė Kėshillin e Sigurimit duhet tė vuloset shtetėsia e Kosovės. Shumė nga problemet e mėdha me tė cilat sfidohet Kosova, e tė cilat determinojnė politikat tona, autori Gjon Keka, synon t’iu jep pėrgjigje sprovuese, testuese e analitike, duke ndjekur rrugėn e hulumtimit.

Dhe nė kėtė sens, pretendon po ashtu tė ndėrtoj njė logjikė tė problemit, duke zhvendosur ēėshtjen nė trekėndėshin e paevitueshėm: e kaluara si element esencial pėr tė tashmen dhe kjo e tashmaj si mundėsi pėr tė ardhme. Pėr t’u sendėrtuar sa me shpejt ėndrra e paqes sė pėrhershme nė Ballkan, duhet tė zgjedhjet problemi i nyjės ballkanike: statusi i ardhshėm i Kosovės, pėr tė cilin autori nuk ka shumė hamendje, ngase mendon se Kosova tashmė ėshtė nė rrugė drejtė pavarėsisė, si zgjedhje qė hap kapitullin tjetėr tė integrimit nė Familjen Perėndimore, dy intenca kėto qė funksionojnė paralelisht dhe qė vėshtirė mund tė shkėputėn.

Kėshtu autori nė tekstin “Pas shtetėsisė aq Kosovės sfidat nuk ndalen”, thekson: “Ndėrsa Kosova, si shtet nė tė ardhmet, duhet ballafaqohet me vetveten, sepse pėr punėt e saj nuk do tė mund mė tė fajėsojė dikė tjetėr”. Duke artikuluar idetė pėr dy konceptet esenciale tė preokupimit: pavarėsinė dhe integrimin, Gjon Keka synon tė pėrkufizojė dhe tė identifikojė, e kur e kur tė rekomandoj konturat realet zgjedhjes sė problemit, duke pasur parasysh faktin se kemi tė bėjmė me njė kontekst tė rėnd Ballkanin dhe njė ēėshtje shqiptare qė lėngon nėpėr shekuj. Pėr t’i pasuruar kėto debate, dalin tė rėndėsishme dijet dhe leximet empirike.

Libri “Kosova drejtė pavarėsisė dhe integrimit”, pėr shumė arsye nė kulturėn e shkrimit publicistik, mund tė tumiret i veēantė. Sė pari, ėshtė zė i pavarur nga ndikimet e politikės sė ditės, ėshtė brez i njė mendėsi mė tė moderuar politike, dhe ēfarė ėshtė me e rėndėsishmja nė gjithė kėtė, ėshtė brez qė demokracinė dhe tė menduarit pluralist e ka pjesė tė mendėsisė e jo produkt tė nevojshėm pėr t’u veshur, ashtu siē ka ngjarė dhe ngjet me shumė komentues e opinionist kėndej pari, qė sa herė ndryshojnė erėrat politike vishen me shtresa tė “pėrshtatshme”.

Autori nė diskutimet e tij ec nė logjikėn e procesit, nė hap kompatibil me qėndrimet perėndimore: ēėshtjen e Kosovės e kundron si proces tė ndėrvarshėm, pėrmbyllja e statusit tė Kosovės, ėshtė fundi i fillimit tė procesit tjetėr pėr integrim nė Familjen Perėndimore, qė nė fakt ėshtė sfida mė e rėnd, madje edhe pėr faktin tė cilin e potencon autori guximshėm: (Kosova ėshtė vepėr e pėrbashkėt e popullit tė saj dhe faktorit ndėrkombėtar). Andaj, Kosova ka detyrime shtesė nė kėtė proces, pėr tė cilin, para emocionalitetit e njėmendėsisė politike, kėrkohet avancim, qasje modeluese e politika pėrparimtare nė pėrgatitjen e kapaciteteve shtefromurese, si dyshimi e aftėsisė pėr tė merituar pavarėsinė, siē pati deklaruar nė njė rast nėnsekretari amerikan Nikolas Berns.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara