HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Roman pėr kauzėn artistike dhe edukimin estetik

-- nga Ndue Ukaj

Ndue Ukaj Romani “Portreti i artistit nė rini” ėshtė proza e parė e Xhems Xhojsit botuar mė 1917. Romani qė nė titull sugjeron njė sugjestion, mėnyrė tė leximit; ky roman nuk ėshtė histori e revolucionit, por prozė e gjatė e ndėrtuar nga prirja dhe rebelim i djalit tė ri, heroit tė romanit, portreti i artistit tė afishuar, nė tundimet e brendshme drejtė sforcimit tė diskursit letrar qė mbron Kauzėn Artistike, kundrejt “ofrimeve” tjera qė sillen vėrdallė jetės sė tij. Ėshtė kjo intenca estetike e narracionit nė roman dhe rrugė e kėrkimeve tė thella artistike, realizuar pėrmes kryeheroit letrar, personazhit emblematik Stiven Dadalusit. Mbase edhe alteregos sė aturoit. Duke trajtuar njė nga temat mė specifike tė artit, vet qenėsinė e artit, apo “qenin letrare”- siē do tė thoshte studiuesi i madh francez i letėrsisė, Zherar Zhenet, Xhems Xhojsi e ngrit kėtė roman nė piedestalin e perlave mė tė mira tė artit dhe pėr artin, nė rrafsh universal letrar, duke u marr si tekst bazė edhe pėr shumė interpretime tė fenomenit tė artit.

Prej faqes sė parė tė romanit, lexuesi ndesh njė thyerje zakonshmėrisė narrative. Domethėnė, teksti nuk ndėrtohet sipas njė traditė narrative tė njohur, por autori bashkdyzon stile dhe krijon mozaikun narrativ specifik, qė ecėn nė shtratin e logjikės sė personazhit, motivohet prej tij dhe shkon nė intencė tė platformės sė tij. Ky model i prozės narrative nė kritikėn letrare ėshtė cilėsuar si Letėrsi e Pėrroit tė Ndėrgjegjes. Nė tė vėrtetė, ky kualifikim, pėrkon me esencat letrare tė romanit. Gjithēka qė thuhet, rrėfehet- ndodh brenda psikes sė personazhit, ndėrlidhet me tė, dhe ec nė drejtė pėrplotėsimit tė intencės qė shpėrfaq heroi (personazhi) letrar, herė nė formė tė heshtur, herė nė formė kryengritėse. Romani “Portreti i Artistit nė rini”, karakterizohet nga stil metaforik i rrėfimit, nė tė cilin reflekset dhe imagjinacioni autoriale, ecin paralelisht, pėr tė pėrplotėsuar intencėn e afishuar nė titull; portretizimin e artisti nė rini, pėrmes nuancave tė larmishme poetike.

Xhems Xhojsi pėrmes kėtij roman ngrit nė piedestalin e lartė Kauzėn e Artit Letrar. Madje sekuenca tė tėra narrative qė zhvillohen nė tekst, ecin nė pėrmbushje tė kėsaj logjike letrare. Janė kėto efektet e kauzės qė bėjnė personazhin Stiven Dadalusit tė pathyeshėm pėrballė jetės dhe stuhinave tė saj. Ngase, nė botėn e tij ėshtė ndrydhur pasioni pėr tė bukurėn dhe lirinė e pakufishme dhe artikulohet nėpėrmjet interelacioneve dhe diskurseve, qė konstruktojnė tipin tė prozės, qė ne, e cilėsojmė si roman tė edukimit estetik. Kėtė dimension karakteristik letrar, por edhe narratologjik e pėrplotėson kuadri i rrėfimit qė e zhvillon Xhojsi pėrmes mekanizmave funksional nė procedimin letrar. Ndaj protagonistin e romanit, Dedalusin e pėrshkon njė dimension i natyrės protestuese: ai nuk ndjenjė respekt pėr askėnd, dhe nė ndėrdije tė tij kultivohet fuqishėm kauza artistike, e cila bije ndesh me ambientin qė e rrethon dhe dėshirat e familjes sė tij dhe rrethit shoqėror tė tij.

Nė kėtė konfrontim letrar, Stefani vetėm kthehet nė respektin e performansės sė tij, qė rrjedh nga rebelimi personal dhe i pavarur, qė kėrkon liri tė pakufishme- thotė studiuesi i veprės sė Xhojsit, Ben Foley. Dhe kėtė e gjėnė vetėm nė botėn e artit, ku noton shpirti i tij i pasionuar. Pėr tė sforcuar kėtė diskurs, autori edhe personazhit i jep mbiemėr mitologjik, qė ndėrlidhet me figurėn e Dedalusit mitologjik, i cili i jep tė birit Ikarit njė parė flatra pėr tė fluturuar nė qiell, derisa krahėt e tij i shkrin flaka e diellit. Kjo shenjė letrare, koincidon me dėshirėn e pakufishme pėr liri tė mendjes, pa kufizime deri nė vetėsakrefikim. Kritika letrare kėtė roman, pėrpos cilėsimit si pozė e rrjedhės sė ndėrdijes, ose letėrsi e pėrroit tė ndėrgjegjes, e ka cilėsuar edhe si prozė autobiografik, nė tė cilėn shfaqen shenjat e autorit empirik, nė rrugėt e tij jetėsore, sidomos nė rrugėt e formimit artistik.

Mė tej, Xhems Xhojsi, bashku me autorėt Franc Kafka, Albert Kamy e Marsel Prusit, vlerėsohet nga kritika letrare autori mė fundamental i prozės moderne nė letėrsinė perėndimore, qė ka njė stil specifik letrar dhe njė tekstualitet dinamik dhe kėshtu realizon nė shkallė tė lartė, njė prozė veēantė letrare, substanca e sė cilės formėsohet pėrmes njė laryshie stilistike, narratologjike dhe estetike. Nga kjo pikėpamje autori bėri thyerje estetike nė shkrimin e romanit. Qė kėndej ky roman ėshtė vlerėsuar i veēantė pėr shumė arsye, nė kulturėn letrare perėndimore.

Xhojsi nė procesin e krijimit letrar, synoi njė filozofi tė tė shkruarit me shumėllojshmėri stilesh, duke vėnė theksin mbi teknikėn semantike tė paraqitjes, qė shkon drejtė njė gjuhė tė figurshme, me pėrshkrime dhe krahasime tė gjetura letrare, qė kurdoherė korrespondojnė thellė me dimensionin psikologjik tė personazhit hero, dhe korrelacionet intertekstuale qė ruan teksti me krijimet e mėparshme letrare si pjesė e reminishencės letrare. Nė fakt, sajesat intertesktuale pėrbėjnė njė segment me rėndėsi nė konstruktimin e romanit nė fjalė, nga fakti se autori ishte dijetar i pasionuar i letėrsisė sė pėrbotshme. Nė tė vėrtetė, tė dhėnat biografike tė tij tregojnė se Xhojsi pėr tė lexuar autorin e dashur tė tij norvegjez, Henrik Ibsenin, mėsoj norvegjishten.

Thamė se romani ''Portreti i njė artisti tė ri'' ėshtė vlerėsuar si prozė autobiografike, ku kryepersonazhi Stefan Dedali, djalosh qė mbart njė vetėdije nė zhvillim, paratregon artistin potencial tė sė ardhmes, qė ndėrtohet nėpėr peripeci tė shumta. Ėshtė kjo simbolika e thellė qė ndėrlidhet edhe me mbiemrin e kryeheroit tė romanit, qė na rikujton mitin grek, nė rrugėt pėr thellėsitė e pakufishme tė lirisė, nė tė cilat flijohet. Autorit i pėlqen depėrtimi nė psikologjinė e personazhit, prej ku zhvillohet narracioni. Kėsofare, formėson personazhin letrar edhe si hero tė narracionit, i cili ndėrlidh marrėdhėniet mes narratorit dhe narracionit.

Stili dhe simbolika xhojsiane
Xhems Xhojsi pa dyshim mbetet njė ndėr autorėt mė tė mėdhenj narrativ tė shekullit tė 20-tė. I karakterizuar si shpirt antikonformist, me romanin “Portreti i artistit nė rini” ndėrtojė portretin e heroit letrar, nė rrugėt e sfilitjes sė brendshėm, drejtė kėrkimit tė sublimes sė bashkėdyzuar me tė bukurėn dhe tė vėrtetėn, koncepcione kėto qė bėhen pjesė e narracionit letrar dhe formėsojnė trajtat e stilit xhojsian.

Ėshtė ky njė roman qė implikon shenjat autobiografike tė rrugėtimeve autoriale, drejtė synimeve tė gjetjeve sa mė tė thella tė mistereve tė artit, realizuar pėrmes koloritet tė pasur poetik, me narracion dinamik e semantikė ambiguele, ku dramaciteti i gjuhės letrare pėrplotėson koncepcionet ideomatike. Romani “Portreti i artsitit nė rini” i Xhems Xhojsit, endet midis realizmit dhe simbolizmit letrar. Xhojsi funksionalizon figura kryetipre, tė cilat sublimojnė nė shkallė tė lakmueshme parakonceptimet estetike tė imazheve letrare, pėrmes sekuencave narrative qė ndėrlidhėn me krijime tė njohura letrare, antike e biblike. Mbase edhe krijimi tė ndryshme poetike, me tė cilat interkomunikon teksti letrar nė gjitha nivelet e organizmit.

Nė letėrsinė botėrore, roman “Portreti i artistit nė rini” mbetet afreska mė e arrirė nė interpretimin e artit, pėrmes artit, zhanrit tė prozės sė gjatė narrative, romanit. E thamė mė lartė, se nga kritika letrare ky roman mė plotė tė drejtė ėshtė karakterizuar si roman i pėrroit tė ndėrgjegjes, apo rrjedhės sė ndėrdijės. Alteregoja e autorit, Stiven Dedalus kryerpersonazhi e romanit, djalosh i ri dhe artist brilant, pėrshkojnė narracionin e romanit fund e krye, nė shtratin narrativ tė sė cilit rrjedh ndėrdija e tij, karshi gjitha episodeve dhe sekuencave narrative tė prozės, nė tė cilin edhe pse ka shumė ngjarje tė nivelit dytėsor, gjithēka shkon drejtė njė qėllimi: edukimit estetik tė personazhit.

Nisur nga ky mėndim, me tė drejtė ky tekst letrar mund tė cilėsohet roman i edukimit estetik, sepse gjithēka ndodh, ngjarjet dhe situatat narrative si element funksionalizohen, dhe ecin nė funksion tė kėsaj intence letrare, pėr tė triumfuar fuqia e artit, efektet e sė cilit reflektohen edhe brenda personazhit. Nė roman gjithēka shkrihet, nė pėrroin e narracionit dhe nė pėrroin e ndėrgjegjes sė portretit tė artistit, pėr tė funksionalizuar rrėmbimet pasiononte tė heroit letrar, Stiven Dadalusit, karshi ambientit, nė tė cilin ai ėshtė i thirrur pėr gjėra religjioze. Nė fakt ndeshja e kėtyre dy taborreve, krijon konfliktin letrar, qė nė fakt do e predominon ngjarjen qė rrėfen narratori dhe njėherit pėrbėn boshtin e fabulės letrare.

Romanin e me ligjėrim dramatik konfrontim i dy dimensioneve: brenda heroit letrar dhe jashtė tij. Nė kėtė konflikt, duhet tė triumfoj fuqia e artit, njėherė brendapėrbrenda botės sė tij delikate, pastaj kundruall asaj qė e rrethon. Dhe nė kėto pėrplasje me pėrplot peripeci pėr heroin, aspak nuk venitet pasioni i thellė nė shpirtin e tij, qė ka burimin nė prirjen pėr ritmet e muzikės, pėr teoritė e sė bukurės dhe estetikės. Gjitha kėto tė kultivuara nėpėrmjet leximit tė poetėve dhe shkrimtarėve tė mėdhenj, ekuivalencėn e sė cilės e ka referncė te tekstet e autorėve tė mėdhj: Aristotelit, Platonit, Toma Akuinit e Shėn Augustinit, me idetė e tė cilėve personazhi interkomunikone me kompetencė dhe njohje tė thellė, pėr tė rikonfirmuar shpeshherė edhe shumė dilema letrare, qė edhe sot e kėsaj dite vazhdojnė tė jenė preokupim i teoricienėve tė ndryshėm tė artit dhe estetikės.

Nė kėtė dimension, romanin “Portreti i artistit nė rini” mbetet prozėn gjenial, ashtu sikur “Artit poetik” i Horacit, tekst ku teoritizohen shumė qėshtje qė lidhen me artin, shtrohen mendime tė rėndėsishme pėr marrėdhėniet mes artit dhe gjenden pėrsiatje lidhur me fenomenin e qenies letrare, dimensionit estetik tė shkrimit. Janė kėto vlera tejėkohore qė ngadhėnjejnė kundrejt qėndrimit tė tij nė Kolegj, ku i sugjerohet tė bėhet prift, ku ndjen ankthshėm pėrsiatjet pėr jetėn tokėsore, vdeshmėrinė dhe jetėn pėrtej tokėsore. Autori kėto sekuenca i konstrukton me njė narracion dinamik, ku mbėrthehet nė dilema dramatike.

Pėr tė sforcuar diskursin letrar, autori e jep romani dimensione polisemantike, shpėrfaqja e sė cilit zhvillohet pėrmes relacioneve qė ndėrton teksti me tekstet pararendėse, qė shfaqėn nė roman nė formė tė ndikimeve intertekstuale (Umberto Eco), ndikime kėto qė pėrplotėsojnė domethėnien e intencėn letrare, ēdo tekst ėshtė intertekst (Ronand Barti). Kėtė teori letrare e sforcon autori edhe kur interkomunikon lidhur me perceptimet metafiksionale. Inkuadrimi i diskursit antik dhe religjioz e biblik nė roman, bėhet me pikėsynimin ideor; nė drejtim tė pikasjes sė gjithanshme tė karakterit tė portretit tė artistit nė rini, nė dramat shpirtėrore, kur kėrkon rrugėdalje. Nė kėtė kontekst, autori arrin tė realizoj me mjeshtėri narrative, plasaritje e njėpasnjėshme nė qenien e personazhit letrar.

Sidomos dalin tė fuqishme plasaritjet mes religjionit dhe letėrsisė. Kėto plasaritje ndodhin nė rrugėtimet e heroit letrar qysh nė fillimet e tij nė Kolegj dhe ecin drejtė qėllimit final: qė kur vendosėt nė Kolegj, i thyhen syzat dhe ndėshkohet nga mėsuesi nė mėsimin e latinishtes, pėr tė vazhduar me mėkatin e dashurisė, qė e sfilit rėndė, edhe pasi qė rrėfehet dhe pendohet nė Kapelėn e errėsuar, nė tė cilėn i lutet Jezu Krishtit, Shėn Mėrisė pėr t’i falur mėkatin, sipas sugjerimeve tė bariut shpirtėror. Nė gjitha kėto trazime dramatike, ndodh e kundėrta e narracionit tė jashtėm tė romanit, ec ndėrdija dhe edukon botėn e heroit letrar, nė shpirtin e sė cilit kultivohet pasioni dhe dashuria pėr tė bukurėn dhe artin, pėr tė vėrtetėn dhe estetikėn, pėr emocionet dhe ritmin poetik, pėr teoritė letrare e estetike.

Xhojsi kėto situata tekstuale i realizon pėrmes narratorit tė gjithėdijshėm, qė flet nga distanca, por qė shpeshherė i lenė tė flet edhe vetė personazhin dhe personazhet tjerė, duke sforcuar njė diskurs dramatik dhe dinamik tė ligjėrimit letrar. Nė kėtė aks letrar, autori harmonizon dy elemente determinante tė poetikės sė tekstit: pėrshkrimet e jashtme dhe ndjesimet qė ndodhin brenda heroit letrar dhe peripecitė e tij pėr tė gjetur shteg nė vorbullėn e plasaritjeve nė egon e tij. Duke ecur narracioni ndėrdijshėm, e sforcon tekstualitetin e romanit drejtė statusit final qė ka teksti, me mjeshtri artistike, shkathtėsi gjeniale e imagjinatė tė bujshme dhe pėrmes njė gjuhė metaforike dhe poetike. Pėrmes njė rrėfimi dramatik qė ndodh nė unin e personazhit, plotėsohet kuadri i pėrgjithshėm i romanit, edhe nė familjen e Stefanit, edhe nė rrethin e tij mė shok, nė tė cilin ai gjendet nė epiqendėr, edhe nė kolegj, edhe nė kapelė kur shkon pėr ushtrime shpirtėrore, edhe kur Ati shpirtėror nė kolegj interpreton pėr religjionin, pėr Krishtin dhe mėkatin, pėr ferrin dhe parajsėn, pėr Shėn Marinė dhe Adamin e Evėn, pėr Luceferrin e Katėrdhejtė ditėt dhe netėt e pėrmbysjeve.

Janė kėto sekuenca narrative qė implikojnė rrjetin interteksutal tė romanit, ku ndėrfutėn citate, asimilohen dhe shkrihen pėrsiatje biblike, trajtat stilistike dhe retorikė tė njohura letrare, si model letrar dhe filozofik krijues. Pėr tė sforcuar instancėn letrare tė edukimit estetik, autori fut citate tė shumta, madje edhe sekuenca biblike. Me njė narracion dramatik, autori inkorporon nė roman pjesė tė predikimit pėr mėkatin, ndėshkimin dhe ferrin; situatat e tundimit qė sfilitin personazhin, sidomos pas predikimit pėr ferrin, ku ai ndjen fajin e dashurisė, pas ndjenjės qė ushqej pėr Elenėn, vajzėn qė nuk e puthi nė tren, por qė zemra ja donte, pastaj sharrimi nė mėkat me Gruan e pa njohur, nėn gjirin e sė cilės u gjend pa vetėdije, personazhe kėto episodike tė romanit, tė cilėt funksionalizohen me synim letrar tė plotėsimin tė kuadrit estetik tė romanit.

Pas kėtyre “mėkateve” pason ankthi qė ja shkakton interpretimi i ferrit, tamam ferrit Aligerian, ku shpirtrat mėkatar vuajnė dėnimet nga mė tė ndryshmet. Nė kėtė gjendje psikologjike tė trazuar, personazhi e ndejnė se devotshmėria e tij ka marr fund. Dhe kėrkon rrugėdaljen. Predikimi thellon mjegullėn e shpirtit tė tij. Vendos tė rrėfehet, dhe atė pas shumė dilemave dramatike. Por trazimet e tij nuk i qetėson as falja e mėkateve dhe predikimi i gjatė nga ana e priftit.
Stiven Dedalus, heroi i romanit “Portreti i artistit nė rini” nuk ėshtė thjeshtė njė personazh, por ėshtė gjithashtu njė metaforė e madhe e artistit modern antikonformist e rebel.

Autori kėshtu rrymon nė ndėrgjegjen letrar tė heroit, pėrmes njė analize psikologjike dhe gjen tė zgjuar shkėndijėn e fuqishme qė do tė shndrit, atė tė potencės sė krijuesit tė madh. “Dukej se kishte ardhur koha qė edhe ai tė bėnte hapat e parė nė jetėn e kėsaj bote dhe nė mėnyre sekrete kishte filluar tė pėrgatitej pėr kėtė rol tė rėndėsishėm, pėr tė cilin kishte hetuar se e priste, por natyrėn e tė cilit e dinte vetėm si mjegull”(fq. 67). Kėto shkėndija nėpėr mjegulla selitėn e kalitėn, pėr tė triumfuar artisti i mirėfilltė qė ruante zjarrin e fuqishėm artistik brenda heroit dhe triumfon sepse ai ndejn“kryengritje nė unin e tij” (fq. 180).

Narracion i rrjedhės sė ndėrgjegjes-letėrsi i pėrroit tė ndėrgjegjes Romani “Portreti i artistit nė rini” i Xhojsit u tha se i pėrket llojit tė prozės sė pėrroit tė ndėrgjegjes, apo ndėrdijes. Ky formulim nė esencė pėrkon me domethėnien letrare tė diskursit tė tekstit letrar, pėrkon fuqishėm me shtratin e gjuhės (Logosit) qė pėrdor autori pėr tė konstruktuar narracionin e romanit. Dhe me pėrkon me Lexisin letrar, me mėnyrėn se si shtrihet narracioni nė tekst.

Romani ka specifik tė rėndėsishme funksionin qė luan rrjedha e ndėrdijes sė heroit letrar, Stiven Dadalusit. Ėshtė kjo alteregoja e autori empirik. Kėto perceptime qė kanė burim nė unin e tij dhe ndėrlidhen me botėn filozofike e psikologjike, trandin thellėsitė e psikes sė tij dhe ndezin dėshira tė pa pėrmbajtura pėr gjėra tė larta, kundrejt atyre mė tė cilat “ushqehet” ēdo ditė, qė nga familja deri te qėndrimet nėpėr vendet sakrale. Xhojsi din tė rrymojė thellė ndėrgjegjen e personazhit, nė Universin nė tij dhe tė nxjerr ide brilante pėr magjinė e artit.

Me realizimin artistik dhe shkallėn e literaritetit, romani ”Portreti i artistit nė rini” mbetet njė nga prelat me tė lavdishme nė fushėn e letėrsisė narrative. Ėshtė njė rrymim i thellė i ndėrgjegjes artistike universale nė sublimimin e Kauzės sė Artit, para sė cilės fuqi dorėzohet ēdo gjė. Xhojsi pėrmes kėtij teksti letrar synon tė sforcoj fuqinė e vlerave estetike, qė shkallėzohet me atė Hyjnore.

Edhe kryepersonazhi, nė kėtė bashkėdyzim, pėrcaktohet pėr atė qė ndjen, nė vend tė asaj qė i ofrohet nga mėsimet religjioze, nga sugjerimet e familjes dhe priftėrinjtė, edhe pėrkundėr ankthit qė i shkakton fakti i tė qenit mėkatar i kėsaj bote dhe predikimet e shumta qė shkojnė nė kėtė drejtim. Pėrcaktohet pėr artin, nė mėnyrė qė pėrmes tij, tė arrij botės t’ia transmetoj bukurinė dhe magjinė e fjalės. Mbase edhe magjinė e religjionit, nė tė cilin ai edukohet si njė irlandez katolik.

Narracioni dhe fabula
E thamė se Xhojsi ky roman ėshtė i ndėrtuar sipas modelit psikologjik tė rrjedhės sė ndėrdijės, qė nė fakt nė tekst ka burimin qysh nga largimi i heroit prej familjes dhe vendosjes nė Kolegj, ku sfidohet me rregulla rigoroze tė Jezuitėve, deri te studimet e tij, kur pėrplasjet nė qenien e tij, marrin trajta tė tundimit. Ngase kjo ėshtė pėrplasje mes pasionit e dhuntisė, mes konkretes tokėsore e dėshirave personale dhe interpretimeve qė ndesh nė mėsimet teologjike.

Xhems Xhojsi, duke trajtuar portretin e njė artisti tė ri, djaloshit Stiven Dedalus inkuadron nė narracionin e romanit situata dramatike tė ecjeve tė personazhit, ecje qė zhvillohen nė tehun e thepisur tė dilemave qė ndajnė pasionin dhe vullnetin, kushtimisht me tė imponuarėn nga rrethanat dhe personazhet qė e rrethojnė. Edukimi estetik i tė riut Stiven Dedalus, ėshtė e kundėrta e asaj pėr tė cilėn rrugė ai nisėt, nė kolegj pėr t’u bėrė shėrbyes i Zotit. Nė kėtė aks romani ėshtė mbarėshtuar me vetė tė dhėna interesante dhe tė mahnitshme, qysh ky si fėmijė shkon sė pari nė kolegj dhe ndeshet me mjedisin e ri, me rregullat rigoroze qė sfidojnė ndėrgjegjen e djaloshit.

Fillimi nė kėtė mes, lutjet e pėrditshme, nė tė cilat djaloshi merr pjesė pa vetėdijshėm, frika nga tė kėqijat dhe nga mėkatet, pėrveq se e fusin nė labirinte tė pa kėndshme, nxjerrin nė pah shpirtin e vėrtetė tė tij. Sidomos kėto shkallėzohen kur nė qeniet e tij fillon t’i ndjen trokitjet e para erotike. Kot se koti lutet, ngase shpirti i tij mbetet shpirt pasionant pėr gjėra tjera. U pėrsėrit, se ngjarja nė roman zhvillohet rreth trazimeve nė unin e djaloshit dhe rrethit tė tij. Dhe rrethi i tij janė djemtė e njėjtė qė shkojnė nė rrugėn e priftėrisė. Po ashtu nė kėtė linjė personazhet e rėndėsishėm dalin drejtuesit e kishės dhe tė kolegjit.

Jashta kėtyre situatave romaneske, njė vėmendje tė posaēme, autori i kushton edhe familjes sė Stivenit. Nė kėtė rreth letrar marrin pjesė aktive nė roman babai dhe nėna, daja Carli dhe malli pėr jetėn e Dublinit dhe ritet e shumta fetare. Njė vėmendje me rėndėsi nė roman paraqet edhe momenti i thyerjes sė syzave dhe ndėshkimi qė pėrjeton Stiveni pa faj. Rrahja nga Atė Arnalli, personazh episodik. Rrahja dhe detyrimi tė qėndroj nė gjunjė nė orėn e mėsimit tė latinishtes, mbetet kushtimisht, tė themi, kthesa esenciale e djaloshit, pėr tė ikur shablloneve dhe ndeshja rregullat rigoroze. Nė kėtė pjesė, dialogjet zhvillohen me njė stil tė lartė letrar.

Dilema narratologjike dhe zgjedhja letrare
“Ambicia qė ndjente nganjėherė duke mos e lėrė tė qetė nė terrin e shpirtit tė tij, nuk gjente rrugėdalje”(fq. 69). Ambicia dhe jeta, dy gjėra qė ndeshėn ashpėr, pėrplasėn mė tėrė fuqinė e tyre. Dy gjėra qė ecin nė kaheje tė kundėrta: njėra drejtė lirisė sė pakufishme, drejtė thellėsive tė zemrės, tjetra drejtė ligjeve tė ngurrta tė jetės nė objekte e Jezuitėve. I vendosur nė Kolegj ku edukohej pėr prift, Stiveni ditėt i kalon duke lexuar shkrimtar tė mėdhenj. Lexon Bajronin, Njumanin etj. Provon edhe vet magjinė e tė shkruarit. Me vargjet e tij magjeps bashkmoshatarėt.

Dhe rruga e tij nė ēerdhen jezuite komplikohet nė mėnyrė dramatike kur ky rrėshqet nė mėkat, kur gjendet nėn gjoksin e njė femre dhe bėn mėkatin e fėlliqėsisė, siē e cilėsonin. Ndjenja e qenit mėkatar, veteėm e pėrforcon kauzėn e tij artistike, edhe pse me me dilema tė mėdha. Mėkati i tij bėhet pengesė e madhe nė rrugėn e padashjės qė kishte nisur. Andaj, pėr atė s’ka kuptim fjala e stėrpėrfolur ushtrime shpirtėrore nė kolegj, ngase kishte bėrė mėkatin e destinimit pėr nė ferr. Dhe nė kėtė kontekst njė vend me rėndėsi parqet edhe dimensioni biblik-religjioz qė i jep autori zhvillimeve tė personazhit, kur fillon ligjėrata e priftit, nė tė cilėn interpretohet shkrimi i shenjtė dhe pėrmasat e tij, duke filluar me Adamin e Evėn dhe duke ardhur deri te Jezu Krishti. Ai rrėfehet, lutet dhe synon njė jetė tė re, por pa mundur tė shuan fuqinė e thellėsisė sė botės sė tij, e cila gjakonte rrugėn e artit.

Dhe pas kėsaj vjen propozimi qė Stiveni tė bėhet prift. Pas kėtij propozimi fillon aventurė e re nė botėn e tij tė brendshme, njė konflikt qė le gjurmė tė thella dhe pėrfundon me daljen e artistit tė ri nė skenė me gjykimet brilante qė shfaq para miqve tė tij. Nga refuzimi, fillon t’i jep liri mendimeve tė tij, nė universin e pakufishėm tė artit. Zgjedhja e dilemave pėr artin dhe estetikėn, dialogu me shokun e tij Lincin, personazhin letrar nga shumė studiues tė letėrsisė, janė marr edhe si referenca apo tekst bazik, pėr tė diskutuar zhanret letrare. Nė tė vėrtetė, kėtė referencė e pėrmend edhe Zheneti nė hyrje tė kapitullit tė tij pėr zhanret letrare, nė librin Figura. Madje kėtė referencė e diskuton edhe teoricieni amerikan Northrep Fraji.

Funksionet intertekstuale-loja me diskursin biblik nė sipėrfaqen e romanit “Ēdo tekst ėshtė intertekst”-shkruan teoricieni i madh Ronad Barti. Nė fakt kėtė mendim e mbėshtesin shumė dijetar tė letėrsisė. Edhe romani “Portreti i artistit nė rini” i Xhojsit ka njė rrjet tekstesh tė inkorporuara nė roman, tė ripėrpunuara e ridistribuara. Nė fakt diskursi biblik dhe ai religjioz i krishterė e determinojnė nė shumė plane narracionit e romanit dhe shpjegojnė domethėniet e pėrsiatjeve filozofike tė personazhit Stiven. Trajtat e diskursit biblik i gjejmė edhe nė shumė emra/ arketipa, mbase edhe si figura kryetipore letrare e kulturore tė kulturės sė shkrimit biblik. Pėrveq kėsaj nė sajimin e romanit, njė rol me rėndėsi paraqesin edhe figurat e njohura letrare e kulturore, nga Platoni te Shėn Augustini dhe Bajroni e Njumani.

Nė kėtė rrafsh, emocionet tragjike- formulim autorial pėr teoritė e estetikės, implikimet teorike metafiksionale janė ndėr diskutimet mė tė arrira pėrmes artit, pėr fenomenin e artit. “Kur i lodhej mendja nė kėrkimin e esencės sė bukurės nė mesin e fjalive tė ankthuara tė Aristotelit e tė Toma Akuinit, shpeshherė, nė mėnyrė qė tė pushonte, i kthehej vjershave tė gėzueshme tė kohės elizabetiane” fq. 198. Nė tė vėrtetė, “ky ėshtė krijuesi antisocial, i strukturuar nė vetvete” (fq. 199 Xhems Xhojsi me prozėn e tij u bė njė nga shkrimtarėt mė tė studiuar nė botė dhe sot ėshtė objekt i vėshtrimeve eseistike nga mė tė skajshmit, prej atyre letrare, deri te ato qė marrin pėr bazė edhe meta/teoritė, mendimet-idetė qė Xhojsi i zhvilloj nėpėrmjet personazhit tė romani pėr artin dhe fenomenet e ndryshme qė ndėrlidhen me artin.

Pėrsiatjet e Stefan Dedalusit zėnė njė vend me rėndėsi edhe nė diskutimet qė bėjnė dy teoricien tė mėdhenj pėr letėrsinė: nė studimet e Zherar Zhenetit dhe nė studimet e Northrep Frajit. Nė fakt, pėr ēėshtje tė veprės letrare, tė koherencės dhe zhanreve, rikonfirmon artistik qė bėn Xhojsi nė njėrėn nga faqet e romanit, u sė si paradigmė letrare e teorike nė shumė diskutime letrare.

Stefani ėshtė irlandez, ėshtė katolik, i gjendur nė universin e kondraditave tė mėdha, vendos tė jetė vetvetja. Dhe nė kėtė rrugėtim, sfidė e rėndė mbetet empiria, kisha, nėna, kėrkesat qė tė mos jetė vetvetja. Heroi bėn luftė qė dromit dhe ngadhėnjen arti, pėrmes harmonisė shpirtėrore dhe imagjinacionit djaloshar, kur fillon tė thur vargje, me rima e figura brilante. Muzika e dhomės, ėshtė njė shenjė letrare qė e udhėheq nė magjinė e shkrimit. Kėshtu Xhojsi dehroizon heronjtė tė fushave tjera dhe shpėrfaq heroin letrar.

Nė tė vėrtetė, kjo prozė brilant ėshtė shtytėse e edukimit tė mirėfilltė estetik. Nė fund tė fundit, ky mbetet edhe mision i kritikės letrare.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara