HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]
 
  [ Prapa ]


Problemore

Fishta - ndėrgjegjia e kombit

Ali Podrimja -- nga Ali Podrimja

1.
Nė moshėn katėrmbėdhjetė vjeēare shfletova pėr herė tė parė “Lahutėn e Malcis”. Im atė nuk e di ku e kishte gjetur, nė cilin kėnd tė antikuariatit tė gjėrave tė ēmuara, siē e quanim qytetin, aty nėn Ēabrat, ku dhuna serbe bėnte ēmos tė zhbinte ēdo vlerė tonėn shpirtėrore qė mbante gjallė kujtesėn.

Mbi tavolinė, aty nė kėnd tė dhomės, ku qėndronte deri vonė llamba e ndezur, im atė e kishte vėnė librin e anatemuar dhe kishte pėshpėritur: “Dy ditė ke afat ta lexosh”. Kisha pastruar tavolinėn dhe kisha zėnė ta shfletoja. Mė bėhej se gėlltitja ēdo gėrmė, varg e kėngė. Pėrballesha me poetin, pėr tė cilin kisha dėgjuar shumė ēka, sidomos pėr dinjitetin e guximin e tij prej krijuesi. Nga faqja e parė hyra nė botėn e imazhit tė tij, ku lexoja dhembje njerėzore, qė pėr dikė konsiderohej e rrezikshme. Po ē’ishte ajo: dhimbje pėr popullin e bėrė pikė e pesė dhe vendin e kėrcėnuar nga fqinjėt.

Ditėn e tretė im atė ishte ndalur para dritareve me shikim kah Pashtriku, pėr tė cilin thoshte se atje rrinė perėnditė tona dhe kisha hetuar si i lėviznin buzėt. Fishta qenka mė i lartė se mali ynė, Baba, i kisha thėnė. I buzėqeshur ai e kishte mbėshtjellė librin dhe ishte bėrė frymė nė natėn e frikshme. Nuk e dija nė cilin kėnd tė antikuariatit do ta vendoste. Pas njė kohe im atė iu bashkua tė tejmve nė breg tė Erenikut. Unė vėshtirė i bija nė gjurmė Fishtės, tė cilin fillova ta konsideroj fuqi hyjnore dhe tė pajtohesha me atė qė dėgjoja: Ai ėshtė ndėrgjegjja e Kombit.

2.
Disa vjet mė vonė, piramida e Shtetit ideologjik Shqiptar ishte bėrė bezdisėse me retorikėn e mugėt. Tė pranohej se ishte antikombėtar Fishta, i cili vendin e popullin i kishte ngritur nė mit?! Mund tė kapėrcehej “Lahuta e Malcis” dhe tė pajtoheshe me etiketat e kuzhinės sė diktaturės? Nė vitin 1940 morėn pjesė nė varrimin e tij nga tė gjitha trevat shqiptare. Nė krye ishte dhe kremi i letrave shqipe. Ata qė kishin ardhur pėr ta pėrcjellė nė udhėtimin e tij tė fundit e dinin se kush kishte qenė Fishta, por gogolėt e diktaturės nuk mund ta pranonin madhėshtinė e tij. Qėndrimi i tyre fyente dhe rrugėtimin historik tė popullit. Akuzat ndaj veprės dhe personalitetit tė Fishtės ishin absurde. Nuk kishin asgjė nga kodi ynė etik. Ishin pjellė e logjikės sllavo-otomane, e cila bėnte ēmos t’i shembte majat e kombit.

3.
Komunikimi me opusin letrar tė Fishtės ėshtė i rėndė, pakėz i trishtė, por krenar. Shpalos ngjarje tė mėdha, tė kohės sė artė tė shqiptarizmit, kur atdheu ishte mbi ēdo gjė. Kujtojini heronjtė nga Lidhja e Prizrenit (1878), u ngjanin atyre tė kohėve mitike. Ishin tubuar tė mbronin ēdo pėllėmbė tė vendit, i cili po e humbiste gjeografinė historike. Fishta nuk mund tė ēonte dorė, se Lidhjen e Prizrenit e konsideronte ngjarje kombi. Si ta kapėrdinte kėtė Piramida ideologjike kur veten e mendonte tė paprekshme, ndėrsa propaganda e fqinjėve kryente punėt e veta. Shqiptarėt besonin se do tė prajnė krrokamat e gėlltitėsve, po qe se Fishtėn dhe bashkėmendimtarėt e tij i rrokullisnin nga Panteoni shqiptar. Kujtesa ėshtė e ēuditshme. Vėshtirė harrohet morbiditeti. Pas tė ashtuquajturės LNĒ, brenda qenies sonė ndodhi gjenocid nacional. Mbetet i paharrueshėm pendimi i Mehmet Shehut para tė birit: “Kishin ndodhur ekzekutime masive nė Shqipėrinė e Veriut” (Bashkim Shehu, “Vjeshta e ankthit”). Dhe shtrohet pyetja: Pėrse nė Veri dhe pse ajkėn e intelektualėve dhe kreun e Kishės Katolike Shqiptare? Sipas tė gjitha gjasave, kasta politike po luante ndonjė karagjozllėk pėr ndonjė tė huaj. Ky ėshtė ai turpi nacional, nga i cili duhet tė lirohemi.

4.
Pėr potencėn krijuese tė Fishtės dėshmojnė poezitė lirike dhe ato satirike, vlera tė pakontestueshme jo vetėm nė letrat shqipe. Nė “Lahutėn e Malcis” ndeshemi me artikulim karakteristik burrėror, rrėmbyes. Ngjarjet lemeritėse Fishta nuk pranonte t’i harrojė populli. Mu pėr kėtė kishte lexues-dėgjues tė shumtė. Kėta duhet tė njiheshin me tė kaluarėn e tyre, konkretisht me ngjarjet qė trajtonte nė “Lahutėn e Malcis”, duke u dhėnė atyre pėrmasa mitologjike. Prizreni ishte dhe metaforė. Nga tė gjitha skajet e vendit kishte tubuar luftėtarė pėr tė mbrojtur nderin dhe njė copė tokė. Bėn tė harrohen zonat e shkėputura nga trungu amė? Fishta ia kishte parashtruar vetes se shqiptarėt duhet mbajtur tė zgjuar, pa marrė parasysh cilit besim apo krahine i takonin. Ai qėndronte nė ballė me atė kumbimin trimėrues. “Lahuta e Malcis”, ishte nė njė farė mėnyre, abetare historike. Tė vetmin problem Magi e kishte ekzistencėn e Shqipėrisė. Kjo e bėn tė madh atė, ma tė madhin ndėr tė mėdhenjtė.

Me rėnien e diktaturės, gjėrat ndėrruan. Fishta i kapėrceu kufijtė, u bė qytetar edhe i metropoleve. Njėri ndėr pėrkthyesit e “Lahutės sė Malcis” dr. Robert Elsie, nė Qendrėn Ndėrkombėtare tė Kulturės nė Tiranė, me rastin e promovimit tė eposit shqiptar nė pyetjen: Si ia hyre pėrkthimit tė veprės sė Fishtės, ishte deklaruar: “Kisha nė shtėpi njė kasetė, tė cilėn Ali Podrimja ma kishte futur nė xhep njė ditė nė Prishtinė, para shumė vitesh”(Gazeta “Korrieri”, prill 2006). Nė tė vėrtetė, audiokaseta, pėr tė cilėn bėn fjalė pėrkthyesi mbante ca fragmente nga “Lahuta”, nė interpretimin e shkėlqyeshėm tė aktorit kosovar Ēun Lajēi. Kjo disi ma kujton dhe udhėtimin tim nė Horėn Arbėreshe. Aty mbahej Simpoziumi me rastin e 500 vjetorit tė ngulitjes sė shqiptarėve nė Jugun e Italisė. Pasi i kisha lexuar ca poezi me motive arbėreshe, prifti i Kishės sė Horės mė ishte afruar dhe ma kishte dhuruar njė ekzemplar tė “Lahutės sė Malcis”. Gjesti i tij mė kishte prekur. Nuk e kishte biznes patriotizmin. Ishte i familjes sė Arapit nga Vlora. Mua m`u dha rasti t’ia kaloja edhe tim eti. Dy kufij i kisha kaluar me librin e anatemuar pa fije frike. Ia vlente tė ndėshkohesha pėr Fishtėn, se po merrja me vete njė copė tė historisė.

I ngacmuar nga ca intelektualė, qė trumbetonin se “Fishta ėshtė i papėrkthyeshėm”, Robert Elsie megjithatė i ishte pėrveshur pėrkthimit duke arsyetuar “... kjo ishte vepra qė duhej ta bėja tė njohur patjetėr”.

Nė poezinė “Shkodėr, (ri)varrimi i Gjergj Fishtės” (nga libri “Thesaret e frikės” 2005) pėrmes nėntė vargjeve, poeti Visar Zhiti na jep madhėshtinė e pavdekshme tė poetit, por vė nė mėdyshje edhe atė qė kishte ndodhur pas (ri)varrimit:

Ēka mund tė bahet me to, o At veēse skeleti i dorės
qė mbi dhé ka shkrue eposin e vdekun tė t’gjallėve
e nėn dhé eposin e gjallė tė t’vdekunve

Qėndrimi i Zhitit ėshtė dinjitoz, qorton dhunėn e Piramidės qė ishte ngritur duke shkelur dhe vlera kombėtare. Fatkeqėsisht, Fishta ishte njėri nga tė fyerit. Si duket, libri ynė kombėtar nuk dihet kur do tė kryhet, nė tė ndodhin ēudira tė pabesuara. Mė parė nga libri nxorėn tė padėgjueshmit dhe tė “dyshimtit”, tani kėrkohet t’i heqin ca tė tjerė nė emėr tė katarsisit; do tė thotė se libri ynė kombėtar nuk dihet se a do tė kryhet ndonjėherė. Ky akrobacion nacional ka shqetėsuar dhe Dritėro Agollin. Nė gazetėn “Korrieri”, prill 2006 deklaron: “Ne vazhdojmė tė mohojmė kulturėn tonė dhe nuk mendojnė se do tė vijė njė kohė pak mė vonė, kur do tė pendohen, siē pendohemi ne sot pėr mohimin e Fishtės”. Botuesi dhe analisti nga New Yourk-u Gjekė Gjonlekaj ka tė drejtė qė nė vėshtrimet e tij ta ngrejė nė ēėshtje arrogancėn sllavo-otomane ndaj At Gjergj Fishtės, se nuk i jepet ende vendi i merituar poetit kombėtar nė Panteonin shqiptar. Kjo ndoshta ndodh se ende ca nga ne nuk janė liruar nga hija e Piramidės.

Toleranca ndėrfetare mbetet njėra nga stolitė tona, pėr tė cilėn na e kanė zili tė tjerėt. Fishta kishte respekt pėr besimet shqiptare. Figurat historike nuk mund t’i ndante nė myslimanė e tė krishterė. Nė galerinė e tij kishte vend pėr tė gjithė. Si dhe pse ndodhi te ne islamizmi dihet. Por ekziston frika se mund tė vihet nė pyetje lashtėsia iliro-shqiptare. Pansllavizmi ka kohė qė merret me tė kaluarėn dhe origjinėn tonė, duke lansuar gjithandej Evropės gėnjeshtra, pikėrisht pėr lashtėsinė dhe autoktoninė tonė. Pra, ndodh njė luftė e heshtur pėr dominimin e hapėsirės Ballkanike. Mirėpo, ne vazhdojmė tė mbėshtesim se identiteti ynė mbetet ai europian. Ky ėshtė realitet qė nuk mund tė ndėrrohet pėr hir tė askujt. Shkas ndoshta ėshtė njėra nga degėt e besimeve tona qė dėshmon pėr trungun nacional se kush jemi e nga vijmė. Tė merremi tani me pėrkatėsinė tonė tė zgjidhur qė nė shekullin e nėntėmbėdhjetė nga rilindasit mė bėhet se i fyejmė pararendėsit tanė. Nė kėtė moment krucial pėr Kosovėn ne shqiptarėt si duket i paskemi zgjidhur tė gjitha problemet!

Nėna Terezė na la njė amanet qė shpesh duhet ta kujtojmė: “Atdheun mė shumė e doni, kur njėri-tjetrin ta doni mė shumė”.

Ulpianė, maj 2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara