HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Cila kohė ishte fajtore?...

Pierre-Pandeli Simsia -- nga Pierre-Pandeli Simsia

Skenėn e Teatrit tė Operas dhe Baletit nė Tiranė ajo e kishte shkelur qė kur ishte vogėlushe 5 vjeēare, atėhere kur e ėma e saj kėngėtare lirike nė atė Teatėr e merrte pėr dore, ndėrsa shkonte tė bėnte provat e punės. Nėna kėngėtare nė atė kohė, duke parė talentin, zhdėrvjelltėsinė, zėrin shpėrthyes tė njė nga tre krijesave, fėmijėve tė saj nuk kishte gabuar nė atė ēfarė mendonte, tė ardhmen e vajzės sė saj pėr tė ecur nė udhėn e gjatė e tė bukur tė artit, veēanėrisht nė atė tė kėngės. Dėshira dhe parashikimi i nėnės kėngėtare nė TOB nė vitet e ardhshėm do t'i kalonte pėrmasat e atij parashikimi.

Ajo, fėmija e saj u rrit me skenen e TOB, ajo skene, ku pėrveē operave, valleve dhe poemave te ndryshme simfonike, do tė zhvilloheshin edhe festivalet e kėngės nė RTV. Nga ajo skenė Shqipėria do tė shpaloste artin dhe folklorin e saj nėpėrmjet Ansamblit Shtetėror tė Kėngėve dhe Valleve Popullore. Nė atė skenė do interpretoheshin operat dhe baletet klasikė tė autorėve tė mėdhenj botėrorė dhe autorėve shqiptarė.

Dhe erdhi njė ditė qė vajza e ish kėngėtares sė TOB tė "pushtonte" atė sallė pėr herė tė parė nė Festivalin e Kėngės nė RTV nė moshėn e saj 13 vjeēare, duke marrė edhe ēmimin e tretė nė kėngėn qė iu besua pėr t'a kėnduar. Vogėlushja 13 vjeēare do rritej me skenėn ku ēmimet e ndryshme qė merrte do ta shoqėronin gjithė kohėn, deri sa erdhi njė ditė... Derisa erdhi njė ditė!.. Ah ajo ditė...!... Ajo ditė e mallkuar...! Kulmin e saj tė suksesit vogėlushja 13 vjeēare do ta arrinte disa vite mė vone, atėhere kur mbi supet e saja tė njoma kishin marrė udhėn tė ēelte pranvera e saj e 17-tė.

Alida Hisku

Dhe ajo do ta priste vitin e saj tė lindjes, pranverėn e 17-tė si fituese e ēmimit tė parė nė festivalin e kengės nė RTV, mes dhjetra konkuruesėve tė tjerė, kėngėtarė tė njohur dhe tė suksesshėm tė kėngės shqiptare. Nė atė natė finale suksesi, duke interpretuar kėngėn fituese edhe pse u mundua, nuk e pėrmbajti dot veten nė skenė, qau nga gėzimi ndėrsa kėndonte kėngėn e fitores, duke fshirė lotėt me duart e saja tė brishta qė i rrėshkisnin nė faqe.
U bė e dashur nga tė gjithė ata qė e panė nė skenė dhe nė televizor dhe ata qė e dėgjonin zėrin e saj nė radio. U bė shumė popullore siē ishte edhe vetė ajo kėngė fituese popullore, e kapshme dhe e kendueshme nga te gjitha moshat.

E papritura ndodhi edhe nė vitin e ardhshėm. Pėrsėri mes konkurentėve tė shumtė shpallet fituese e ēmimit tė parė nė festivalin e kėngės ne RTV. Fitorja e saj e dy ēmimeve tė para nė aktivitetin mė tė rėndėsishėm artistik kulturor tė viti, siē ishte festivali i kėngės nė RTV, u duk se vajza 18 vjeēare me zėrin dhe talentin e saj shpėrthyes po shkonte tė prekte majėn e Olimpit. Vajza e brishtė, nė kulmin e moshės sė saj tė formimit si njeri, artiste kėngėtare, duke ecur e sigurtė drejt suksesit tė saj tė pakthyeshėm, ndoshta nuk e kishte menduar ndonjėherė se vendi, ku ajo u lind dhe u rrit kishte njė tė vetėshpallur Zeus, qė priste koka njerėzish tė pafajshėm, shkatėrronte familje tė tėra, degdiste nė burgime dhe internime njerėz pa faj, priste kokat e atyre, qė kėrkonin tė ngjiteshin nė majėn e suksesit...

Alida Hisku

Duke ecur nė rrugėn e suksesit nėpėr vite vajza e re artiste kėngėtare arriti moshėn e saj 22 vjeēare, ku pėrveē gėzimit dhe lumturisė qė po jetonte, Jeta e padrejtė do ta godiste fort. Papandehur, padrejtėsisht, duke i shkaktuar njė dhimbje tė madhe, tė thellė, tė pamenduarėn ndonjėherė, 22 vjeēares artiste nė atė kohė do t'i ikte njėherė e pėrgjithmonė nga kjo jetė njeriu i saj mė i dashur, nėna. Ah dhimbja e nėnės...!

Me gjithė helmin qė po e pinte me kupė atė vit tė dhimbshėm pas humbjes sė nėnės, ajo nuk e mendonte kurrė, se njė kupė e pashtershme helmi, dhimbje dhe vuajtje do kalonte nė vitet nė vazhdim. Kėtė radhė jo nga Jeta, por nga vetė Zeusi, qė do shtrinte dorėn me shpatėn e tij tė mprehtė (ishte ndryshe shpata e tij, ajo ishte Shpata e Diktaturės sė Proletariatit) mbi trupin e saj tė njomė pėr ta gjymtuar, pėr ta dėnuar, pėr ta ''burgosur'', pėr ta arrestuar, pėr ta ēuar nė spitalin psikiatrik, pėr ta....

Pse?! Hė, pse! Ndalu beg se ka hendek. Ku kėrkon tė shkosh? Kėrkon suksesin, majen e Olimpit? Maja e Olimpit mė takon vetėm mua. Ashtu edhe ti si gjithė tė tjerėt, armiqtė e partisė, tė vuash, tė dėnohesh. Ishte vazhdimėsia e radhės e Zeusit qė shpata e tij e mprehtė e Diktaturės sė Proletariatit t'i "priste" kokėn artistes kėngėtare 22 vjeēare.
"Nuk na duhen kėta njerėz me ideologji perėndimore... Ka plot njerėz tė paaftė qė mund edhe tė kėndojnė..." mendonte dhe thoshte Zeusi.

Dhe Zeusi pėr ta dėnuar artisten kėngėtare gjeti shkak njė ditar, qė vajza jetime me dhimbjen e humbjes sė nėnės kishte menduar tė mbante ditar, duke menduar pėr vetė moshėn e saj nė atė kohė, se ditari do tė ishte i vetmi vend, ku artistja te qetėsonte pak dhimbjen e madhe pėr humbjen e nėnės.
Ah ai ditar i mallkuar! Ah ajo vigjėlencė e klasės heroike punėtore qė e kishte projektuar dhe skalitur Zeusi, duke infektuar njė pjesė tė mirė tė njerėzve...
Ditari i artistes kėngėtare tė suksesshme do shkatėrronte jetėn e saj, familjen e saj, tė ardhmen e saj, shėndetin e saj, psikologjinė e saj...

Alida Hisku E mbetur e vetmuar, me familje tė shkatėrruar, e pėrbuzur nga shoqėria dhe miqėsia..., vajza artiste kėngėtare, nėna e dy fėmijėve tė vegjėl e tė parritur, po kalonte kohėn e saj mė tė vėshtirė, ēmendurinė e saj, vrasjen e rinisė sė saj. Po Po! Ēmendurinė e saj. Dhuna psikologjike qe ajo po kalonte ato ditėt e tmershme tė arrestimit tė saj nė birucat e ftohta tė qelisė sė burgut, ishin fillimi i vuajtjeve nė ditėt nė vazhdim ku artistja kėngėtare do ta pasonte me shtruarjen disa herė nė spitalet psikiatrike.

Kjo ishte edhe kėnaqėsia e vetė Zeusit, kur e njoftonin se viktima e tij e gdhinte natėn, poshtė pallatit tė saj tė banimit, duke pirė cigare, nėn shoqėrinė e fshirėsve tė rrugėve dhe tė babait tė saj qė i rrinte pranė nė ēdo kohė, i pagjumė, i shqetėsuar, i plagosur nga fatkeqėsia e fėmijės sė vet.
Vitet kaluan, derisa erdhi njė ditė qė jo vetėm i vetėquajturi Zeus ngordhi, por edhe ajo qė vetė Zeusi e ndėrtoi po kalbej, po shkatėrrohej.

E vetmja shpresė pėr artisten fatkeqe ishte largimi i saj nga atdheu i saj i dashur, ashtu siē po largoheshin pjesa mė e mirė e shqiptarėve.
Nė vitet e ngordhjes sė kolerės diktaturė komuniste, artistja kėngėtare bashkė me dy djemtė e saj tė vegjėl nė moshė, e braktisur, udhėtoi drejt njė bote tė lirė dhe tė qytetėruar, pa e ditur se ku po shkonte, kush do ta priste, ashtu si pjesa mė e mirė e shqiptarėve, vetėm tė ikte nga atdheu...
Pas njė rruge tė gjatė, tė lodhėshme dhe tė dhimbėshme, duke kaluar nėpėr disa shtete perėndimore arriti nė shtetin ku ishte shembur muri ndarės i dy botėve, nė Gjermani.

"Fėmijėt, i dua fėmijėt t'i kem pranė. Ngado qė tė shkoj dua fėmijėt e mi t'i kem pranė..." thoshte nėna e dhimbsur, e vuajtura nėnė nė shtetin e huaj pa pėrkrahje. Dhe ngado qė shkonte pėr tė punuar nė atė shtet tė huaj dhe tė panjohur, merrte me vete edhe ata, fėmijėt, dy djemtė e saj ende tė parritur.
Pas shumė vuajtjeve dhe sakrificave tė mėdha, fati e solli qė njė ditė tė gjente njė strehė tė re, tė dashurin e saj tė zemrės, mjekun e njohur me emrin Thomas, i cili do tė ishte edhe bashkėshorti i saj i ardhshėm i jetės sė saj, edhe kujdestari i dy fėmijėve qė nė atė kohė kishin mė shumė nevojė pėr ngrohtėsi prindėrore.

Dukej se ēdo gjė e kaluar ishte pėrmbysur dhe ata tė gjithė sė bashku po vazhdonin fillimin e jetės sė re tė sapokrijuar.
Artisten kėngėtare e brehte diēka nė shpirtin e saj qė shpesh herė e ngacmonte edhe pse rreth vetes kishte "mrekullitė e botės".
Atdheu i saj Shqipėria, populli i saj, kėnga e bukur shqiptare qė ajo i kėndoi pėr vite me radhe ishin ngacmimi qė e shoqėronin ngado artisten.
Donte t'i rikthehej vendit tė saj me njė mision, ndoshta edhe pėr tė kėnduar pėrpara publikut tė saj qė sa e sa herė i dhanė duartrokitjet e fuqishme nė skenė.
Ajo iu rikthye vendit tė saj me njė mision tepėr tė rendėsishėm, tepėr humanitar, pa zhurmė, pa lavdėrime, pa e ditur dhe pa ia rekomanduar askush.

Lufta nė Kosovė nė vitin 1999 u bė shkas qė ajo t'i drejtohej vendit tė saj me atė mision humanitar. Ēmendurisė sė makinės vrastare serbe kundėr vėllezėrve dhe motrave tė saja tė njė gjaku, kosovarė, i lindi edhe njė ide e ''ēmendur'' nė kokė: I plasi revolta e hakmarjes dhe deshi tė ndėrmerte njė aksion... Tė shkonte ne Beograd e tė sillesh rrugėve tė atij qyteti tė madh, deri sa tė binte nė gjurmėt e kasapit Sllobodan. T'i bėnte atentat qė ta merrte vesh e gjithė bota nė emėr tė tė gjithė nėnave, qė ēmendėria serbe po vriste bijtė e popullit tė pafajshėm kosovar. Nė kėtė ndėrmarje qė kishte vendosur i vjen nė ndihmė edhe bashkėshorti i saj, mjeku Thomas Keune, i cili sė bashku me bashkėshorten e tij shqiptare kishte bėrė planin e tij personal pėr tė ndihmuar vėllezėrit dhe motrat e gruas sė tij.

Nėpėrmjet shumė tė njohurve tė tij gjermanė mundi tė sigurojė ilaēe, ushqime, artikuj higjiene, sapun, shampo....etj. Filloi kėshtu aksioni personal i ēiftit Keune, pa ndėrhyrjen e askujt tjetėr. Nė njė kohė rekord, per 5-6 ditė mblodhėn afro 62 ton ndihma. Mirėpo si duheshin transportuar keto ndihma!? Thomas Keune (Tomi) bisedoi me Ministrine e Brendeshme Gjermane dhe siguroi 5 aeroplanė ushtarakė nė dispozicion pėr ngarkesat e tyre nė drejtim tė Rinasi, qė nė atė kohė ishte bllokuar per avionat civil dhe ishte bėrė bazė e Natos. Me njė punė intensive dhe tė shpejtė, sepse nuk priste koha, organizuan nga qytetet e ndryshme gjermane qė i gjithė malli tė mblidhej nė Köln ku ishte edhe baza ushtarake e avionėve.

Tė gjithe atė transport me maune tė mėdha spedicioni i paguan vetė ata, kurse pėr aeroplanėt (i cili bėnte vetėm 1 000 000 DM njė fluturim pėr nė Rinas) qė vetėm ēifti Keune kishte pesė, e sponzorizoi ushtria gjermane per Tomin, Thomas Keune. Gėzimi i madh i ēiftit shqiptaro-gjerman Keune ishte ngarkimi i tė gjithė mallit nėpėr aeroplanė dhe, nė mesin e natės u nisėn nėpėrmjet Francės, meqenėse Nato bombardonte nė orėn 2-3 tė mėngjesit. Nga dritaret e vogla tė avionit ku rrinin ulur ēifti shqiptaro-gjerman shikonin artilerinė e serbėve dhe tė Natos qė qėllonin nė qiell. Lufta, bombardimet dhe tė papriturat e saj u ishte bėrė tė qartė qė mė parė, prandaj edhe e firmosėn vetė nė rast tė ndonjė tė papriture, siē ishte vrasja e tyre, qė do tė thotė vdekje me deshirė dhe qė shteti dėrgues pėr qytetarėt e saj nuk mbante pėrgjegjėsi. Gjithashtu nėnshkruan mė parė edhe njė testamentet, duke e noterizuar atė...

Gjithėsekush e imagjinon dhe e mendon tani se cfarė tmerri kanė ndjerrė ata, ndėrsa fluturonin mes reve dhe altilerisė. Mė nė fund arritėn nė Rinas. Koha nuk priste. Malli dhe dashuria pėr vendin dhe njerėzit e saj po e ngacmonte. Si nėpėr ėndėrr qė kishte shkelur nė tokėn e saj shpejtonte pėr atė ēfarė kishte ardhur. Aeroplanėt gjermanė duhet tė ktheheshin pėrsėri sa mė parė dhe prandaj duhej shpejtuar qė malli i sjellė tė shkarkohej sa mė parė. Si pėrgjegjėse e 62 ton mall tė sjellė nga Gjermania pėr vėllezėrit dhe motrat e saj tė njė gjaku, artisten kėngėtare nuk e lejuan tė dilte jashtė Rinasit. Nė Aeroportin e Rinasit vinin aeroplanė nga e gjithė bota dhe sillnin bazat e tyre e qė andej shperndaheshin pėr tokė nėpėr destinacionet e tyre.

Ē'tė bėnte shqiptarja humanitare? Merr nė telefon disa nga njerėzit e saj qė ta ndihmonin dhe me vėshtirėsi dhe lutje tė mėdha arriti qė ata njerėz tė hyjnė brenda nė zonėn e Natos, nė Rinas. Kėtė ndihmė ia kėrkoi edhe policėve shqiptarė qė ruanin depot e bazave tė Francės, Gjermanėve..etj. Edhe pse kishte 10 ditė larguar nga fėmijtė e saj, Alina, vajza e saj nė atė kohė ishte 4 vjeēe, duke ia besuar kujdesin e saj dy djemve Aldinit dhe Albinit e harroi pėr njė ēast atė ēfarė kishte lėnė atje, nė Gjermani. Ishte gėzimi dhe suksesi i misionit tė tyre humanitar qė po e shoqėronin nė ato ēaste. Mė nė fund, malli i sjellė nga Gjermania pėr popullin e pafajshėm kosovar u shkarkua. Ishin 4 soba tė mėdhaja pėr gatim, nga ato qė pėrdorin ushtarėt nė pyll pėr tė gatuar supėn.

Duke menduar se ēdo gjė po shkonte pėr mrekulli, sipas parashikimit tė tyre, ditėn tjetėr u del njė problem i madh. Malli i sjellė me peshė 62 ton duhej ēdoganuar kundrejt njė pagese doganore 25000 DM, sepse ai mall i sjellė ishte pėr popullin kosovar e jo pėr shqiptarėt e Shqipėrisė. Malli iu bllokua nė Rinas. Frika se mos policėt bėnin diēka me mallin e tyre tė sjellė i trokiste shpesh nė ndėrgjegjen e tyre. Po po! Mos t'ju duket ēudi. Njė gjė tė tillė e ka pėsuar edhe Dr. i nderuar Selahedin Velaj, kur njė ndihmė tė tillė personale Ai sė bashku me djalin e tij Drinin fluturuan nga Amerika drejt Shqipėrisė nė fillimvitet 90-tė pėr tė sjellė medikamente tė ndryshme pėr spitalin e Vlorės dhe hasėn vėshtirėsi tė ndryshme...

Kėshtu ēiftit Keune iu desh tė paguante edhe policėt... Ēdo gjė mė nė fund u regullua. Malli i sjellė nga Gjermania filloi tė dilte jashtė Rinasit. Nėpėrmjet Ministrisė sė Shėndetėsisė, ata tė dy vetė filluan shpėrndarjen e mallit nė pikat ku ishin refugjatėt kosovarė, nė Kopėshtin Botanik, Pallati i Sportit Partizani, ne dy spitale private prane atij ushtarak. Gjysmėn e mallit i shpėrndanė vetė ato tė Ministrisė sė Shėndetėsisė, sepse koha po shkonte dhe ata ishin vetem, punonin ditė e netė pa pushar. I gjithė ai aksion i rėndėsishėm humanitar ėshtė i filmuar.

Gazetat gjermane nė atė kohė nuk rreshtėn sė shkruari pėr ēiftin Keune, duke e quajtur artisten kėngėtare shqiptare nuse nė Gjermani njė HERO qė merr njė aksion tė tillė, tė rėndėsishėm, tė vėshtirė dhe tė madh, aksion humanitar personal i asaj vetė dhe i bashkėshortit tė saj gjerman... Lufta ishte e tmerrshme. masakrat ndaj popullsisė shqiptare tė Kosovės qė ata shihnin nėpėrmjet ekranit tė televizorit ishin ēnjerėzore. Ndjenja e thellė vėllazėrore pėr popullin e vuajtur kosovar bėri qė ata tė mos llogarisnin asgje nė ato ēaste, as veten e tyre dhe as fėmijėt qė i kishin lėnė vetėm. Nuk menduan asgjė edhe pse nė njė kohė rekord 12 ditė, bashklėshorti i saj Thomas Keune e mbylli fare firmėn e punės sė tij.

Herėn e dytė, bashkėshorti i kėngėtares Dr. Thomas Keune niset vetėm nga Gjermania nė Shqipėri, pasi kėngėtarja i ishte nėnshtruar kurave mjekėsore, qė po kalonte njė ftohje tė rėndė. Nė dy maunet qė Dr. Keune ēoi nė Shqipėri ndodheshin 2 salla operacioni; 20 krevate; 20 komodina; 10 karoca elektrike pėr tė plagosurit e operuar, apo pėr tė moshuar... Vajtja e tij e nė Shqipėri pėr tė dytėn herė duhej edhe pėr t'u treguar kolegėve tė tij se si funksiononin kompjutrat e sallės sė operacionit. Nė spitalin ushtarak e shoqėroi ndihmės mjekia e spitalit, zonja Afėrdita Gazi.

Nuk u ka shkuar asnjėherė ndėr mend tė ulen e tė bėjnė llogaritė e asaj ndihme, pavarėsisht se ajo shumė ndihme ishte gjysėm milion marka gjermane vetėm malli, plus 5 aeroplanėt dhe ato gjysėm milion marka. Edhe tė tjera shpenzime si kėto siē ishin transporti nga Gjermania ne Shqipėri dhe anasjelltas, plus edhe policėt. Bashkėshorti i saj Tomi humbi dy javė pa bėrė asnjė markė nė punėn e tij, por tė gjitha kėto nuk kishin rėndėsi sa vuajtjet e vėllezėrvet tane atje. Atė aksion humanitar nė ndihmė tė popullit vėlla kosovar ata e quajnė njė aksion normal qė ndėrmorėn ata tė dy me njė shpirt humanitar tė madh. Ėshtė edhe kjo arėsyeja qė ata nuk kanė dashur tė tregojnė, ndoshta edhe pėr mburje me atė ēfarė kanė bėrė. Ēdo gjė ata kanė bėrė ėshtė e protokolluar.

Artisten kėngėtare shqiptare e dėnuar nga regjimi komunist shqiptar me banim sot nė Gjermani e gėzon ndjenja se edhe pse grua kontribuoi pak pėr t'u ardhur ne ndihme vėllezerve dhe motrave tė saja nė kohėn e vėshtire...
Dera e shtėpisė sė saj nė Gjermani qendron pėrherė e hapur pėr njerėz tė njohur dhe tė panjohur. Me dhjetra e me qindra janė emigrantėt qė kanė gjetur strehė nė Familjen Keune nė fillim tė jetės sė tyre tė re nė shtetin e huaj. Jo vetėm emigrantė shqiptarė, por edhe tė huaj, turq, rumunė, boshnjakė, kroatė...
Janė tė gjithė ata emigrantė dėshmitarė qė nuk ia harrojnė kurrė Familjes Keune ēdo tė mirė qė kanė bėrė pėr ta. Kjo ėshtė edhe arėsyeja qė e duan, respektojnė, vlerėsojnė mė shumė shqiptaren artiste, jo vetėm si kėngėtare, por edhe si humanitare...

Artistja kėngėtare humanitare edhe pse prej vitesh jeton nė shtetin evropian me familjen e saj atė e breh nga brenda shpirtit tė saj lima e bezdisshme, rinia e vrarė, endra e mohuar nga regjimi komunist qė ajo me tė drejtė e quan kohė fajtore...
Duke e lėnė pas atė kohė, ajo kėrkon tė nxjerrė nga sirtari pėrsėri zėrin e saj, ėndrėn e vrarė, talentin e madh nė tė kėnduar, kėngėn e bukur shqiptare qė e do marrėzisht...
25 vjetė, gjysėm shekulli zėri i saj i vrarė dhe i mohuar, ajo kėrkon ta risjellė pėrsėri atė zė. Dhe ka shumė besim, sepse edhe pse i "burgosur" ai zė ėshtė mė i fuqishėm se kurrė, mė i kthjellėt, mė i ėmbėl. Mund tė jetė edhe zėri mė i fuqishėm nė botė qė, pas 25 vjetėsh heshtje, burgim, vrasje..., tė jetė pėrsėri shpėrthyes si nė atė kohė, i pacėnuar.

Pėrsėri nė "ndihmė" i vjen bashkėshorti i saj gjerman Dr. Thomas, njė shtytės dhe pėrkrahės i fuqishėm i talentit tė saj. Edhe Dr. Thomas, diēka e breh nga brenda pėr bashkėshorten e tij kėngėtare, ndėrsa imagjinon njė kohė tė ēmendur tė pajetuar Ai vetė, kohėn vrastare komuniste shqiptare...
Djali i saj i dytė Albini, ėshtė njė tjetėr pėrkrahės dhe bashkėpunėtor me nėnėn e tij kėngėtare. Ashtu si edhe vetė nėna e tij edhe ai kėrkon me zėrin e tij tė ecė nė udhėn e nėnės sė tij, pse jo edhe tė kapė suksesin...

Dhe kėngėtarja shqiptare i rikthehet pėrsėri publikut tė saj, atij publiku qė e kanė dashur dhe duartrokitur sa e sa herė. Jo nė skenat e dikurshme shqiptare si atėhere, por nė skenat e njohura evropiane, atje edhe ku janė bashkėatdhetarėt e saj.
Dalja e saj nė skenė me njė zė tė fuqishėm shokon, huton, gjithė bashkatdhetaret e saj. Ata, sikur nuk duan ta besojnė qė e kanė aq pranė kėngėtaren e tyre tė dėnuar padrejtėsisht; po e shohin, po e dėgjojnė. Duartrokitjet e tyre asaj i japin forcė dhe krahė dhe ajo "fluturon" si njė pulėbardhė nė skenė me suksesin e saj tė jashtėzakonshėm... "Tė jetė kjo kėngėtarja jonė e madhe me tė njėjtin zė, si atėhere para 25 vjetėsh...?! Bravo, bravo. Tė lumtė motėr, bravoooo".

Suksesi i saj jashtė kufijve shtetėrorė shqiptarė duket sikur e zgjon shtetin e saj tė kujtohet, qė ka pas qenė dikur njė kėngėtare e sukseshme, fituese e shumė ēmimeve, e dėnuar dhe qė vazhdoka tė kėndojė me tė njėjtin ritėm si 25 vjetė mė parė.
Njė ftesė drejt Gjermanisė pėr kėngėtaren nga organizatorėt e spektaklit "100 Kėngėt e Shekullit" (Kėshtu u quajt ai spektakėl i pėrjavshėm qė u zhvillua nė Tiranė vitin e kaluar, por qė nuk ishin kurrėsesi 100 kėngėt e zgjedhura, pėr t'u quajtur Kėngėt e Shekullit tė zgjedhur pėr atė spektakėl, duke lėnė shumė e shumė kėngė tė tjera tė bukura e tė suksesshme nėpėr vite. Edhe zgjedhja e kėngėtarėve nga organizatorėt e atij spektakli pėr tė interpretuar ato "Kengė tė Shekullit" ishte e gabuar) bėri qė ajo ta riputhte pėrsėri skenėn shqiptare pėrpara spektatorit shqiptar.

Kėngėn "Si Agim i Kuq" edhe pse e kishte kėnduar para 33 vjetėve duke fituar ēmimin e dytė nė Festivalin e 12-tė tė Kėngės nė RTV, nė atė spektakėl kėngėtarja e kėndoi pa mė tė voglin ndryshim dhe sforcim, njėsoj si atėherė. Po kėshtu edhe kėngėt e tjera tė kėnduara nga ajo vetė shumė vite mė parė, "Njerėzit e Agimeve", "Kėngėt e Rinisė"... u kėnduan me tė njėjtin vokal dhe timbėr si atėhere. Jo vetėm publiku, por edhe vetė ata, organizatorėt e atij spektakli sikur nuk donin t'u besonin veshėve tė tyre pėr c'farė po dėgjonin, zėrin e saj...

"Jam rritur me skenėn dhe dua tė vdes nė skenė..." do thoshte kėngėtarja pėrpara tė pranishmėve nė atė spektakėl. Fatkeqėsisht, zėri i saj po "vritet" edhe tani nė kėtė kohė demokratike qė po kalon vendi dhe populli i saj dhe me atė vrasje qė po i bėhet zėrit tė saj sikur duan ta rilargojnė pėrsėri nga skena e tė kėnduarit, pėr tė mos e lėnė tė vdesė nė skenė...
Menjėherė, pas "Kėngėve tė Shekullit" i premtuan rikthim nė skenėn e madhe tė Festivalit tė Dhjetorit dhe kėngėtarja fluturimin Gjermani Shqipėri e bėri disa herė me shpenzimet e veta. Nuk u kujtua njeri pėr shpenzimet e saja se... dihet... ēdo emigrant ka tė ardhura, ndėrsa, ata tė Shqipėrisė janė pėr tė qarė hallin...

Nuk do vononte shumė qė kėngėtarja tė merrte zhgėnjimin e saj tė madh, duke ia lėnduar dhe gėrvishur pėrsėri atė plagė tė vjetėr. Mospjesėmarja e saj nė Festivalin e Dhjetorit, u justifikua pėr mossjelljen nė kohė tė kėngės, kur dihet, qė nė festivale kėnga u jepet kėngėtarėve nga juria pėr t'u kėnduar dhe jo tė sillet nga vetė kėngėtari.

Njė vit tjetėr i ri plot ėndra dhe shpresa do kalonte kėngėtarja bashkė me djalin e saj kėngėtar pėr tė pritur sėrish Dhjetorin, muajin e Festivalit tė madh shqiptar, festivalin e vazhdimėsisė.
Dhe pėrsėri ata tė dy do fluturonin disa herė nga Gjermania pėr tė shkuar andej, nėpėr Evropė, ku ka shqiptarė pėr tė dhėnė koncertet e tyre tė suksesshme. Brezi i sotėm i ri, ata qė janė fėmijtė e saj nė moshėn e tyre, e dėgjojnė dhe e shohin pėr herė tė parė tė kėndojė dhe kanė tė drejtė tė mahniten dhe tė mrekullohen, ndėrsa dėgjojnė shpėrrthimin e atij zėri...

Me gjithė vėshtirėsistė ekonomike qė ka sot nxjerrja nė treg e njė krijimi letrar, artistik, muzikor, kėngėtarja kėtė vit mundėsoi tė nxjerrė albumin e saj tė parė me kėngė tė reja, tė padėgjuar ndonjėherė.
"Kthimi" e quajti kėngėtarja albumin e saj, fjalė, qė ėshtė edhe vetė titulli i njė prej kėngeve tė atij albumi, tekstin e sė cilės kėngėtarja e ka shkruar vetė: "I'u nisa unė njė rruge pėrpara njė drite/ Shkėlqimi mė thėrriste, doja tė arrij./ Dhe isha shumė e re, e pasionuar/ kjo rrugė u mbyll njė ditė, gjithshka m'u errėsua/ I ngrita syte, drita ishte fikur, Njerėzit rreth meje, tė gjithė kishin ikur/ E vetme unė mbeta, Kisha njė dėshirė, Atė dritė prap' ta gjeja, Mos tė rrija n'errėsirė/ Mėsova se ē'ėshtė vetmia, Shpresėn e gjeta te krahėt e mia, Dhe njė rrugė tjetėr kėrkova, Atė zhgėnjim unė ta harroj/ Dhe kjo rrugė ishte e gjatė, por kėtė herė ajo s'u pre, Dritėn time e arrita dhe ja, ndjehem prap' e re./ Sonte mes jush jam pėrsėri dhe dritėn nė dorėn time mbaj, sonte pėr ju kėndoj, me forcė e me zjarr, me zjarr".
Dhe ja, erdhi pėrsėri Dhjetori i kėtij viti 2006. Zhgėnjimi, nė vend qė kėngėtarja ta harroj, ai po endjek pėrsėri pas, pėr tė mos kėnduar pėr spektatorin e saj shqiptar.

Pas disa fluturimeve vajtje ardhje Gjermani Shqipėri, pėrsėri me shpenzimet e veta, duke iu besuar fjalėve tė drejtorit dhe organizatorėve tė festivalit tė Dhjetorit, kėngėtarja nuk donte t'i besonte veshėve tė saj pėr ato ēfarė dėgjonte. Ēfarė tė ishte kjo, hipokrizia e organizatorėve tė festivalit apo prerje nė besė?! Nė fillim i thanė se do kėndosh nė festival. Pastaj i thanė se vetėm do ta pėrshėndesėsh festivalin, pastaj i thanė, jo pėrshėndetje, vetėm njė strofė tė njė kėnge tėnden fituese dhe me nė fund... Nuk do jesh fare nė festival.

Pėrse kjo sjellje ndaj kėsaj kėngėtareje tė suksesshme dhe tė dėnuar padrejtėsisht, qė fatmirėsisht me tė njėjtin zė shpėrthyes vazhdon tė kėndojė?
Pėrse tė mos jetė edhe kjo kėngėtare ashtu si ēdo vit kur janė tė ftuar dhe pėrshėndesin festivalin kėngėtarė e vjetėr tė suksesshėm? Po kjo kėngėtare nuk ėshtė njėra prej atyre kėngėtarėve qė i ka dhėnė shumė skenės dhe kėngės shqiptare? Pjesėmarrėse nė 10-tė festivale kėngėsh nė RTV, dy herė fituese e ēmimit tė parė nė ata festivale dhe pothuajse nė ēdo festival fituese e ēmimeve tė dyta dhe tė treta, Pa pėrmendur kėtu edhe aktivitetet e tjera muzikore si pjesėmarrėse nė anketat muzikore, Koncertet e majit, festivalet e ushtarit, festivalet e kenges popullore shqiptare...

Mos vallė vazhdojnė akoma persekutimin e kėngėtares?
Fėmijtė e saj tani janė nė moshė madhore dhe me tė drejtė e pyesin nėnėn e tyre, qė as ajo vetė nuk di si t'u pėrgjigjet: "Ēfarė kanė ata me ty mami? Pse sillen ata kėshtu me ty?"
Me ēfarė gjuhe duhet t'u flasė ajo fėmijėve tė saj, dy djemve Aldinit dhe Albinit, si dhe vajzės sė saj Alinės?
Si duhet t'i pėrgjigjet ajo bashkėshortit tė saj, zotit Thomas Keune kur e pyet: "Pėrse veprojnė kėshtu ata me ty"? T'i thotė prapaskenat dhe pazarllėqet qė bėhen nė prag festivali apo t'i thotė qė drejtori i festivalit zoti Edmond Zhulali e priti nė zyrėn e tij, i premtoi gjithēka dhe mė nė fund... harroi ato ēfarė kishte premtuar.

Me ēfarė gjuhe duhet t'i flasė ajo tani edhe mbesave tė saj pėr vendin e gjyshes sė tyre? Ēfarė duhet tė dėshmojė, rininė e saj qė ia vranė padrejtėsisht apo injorimin dhe arrogancėn e organizatorėve tė festivalit?
Kėngėtarja me tė drejtė pyet veten e saj: "Cila kohė ėshtė fajtore me mua? Koha e perėnduar apo koha qė jetojmė?"
Pėr kėngėtaren nuk ka rendesi tė kėndojė apo jo nė festival, tė pėrshėndesė apo jo spektatorin, megjithėse ajo kėto i dėshiron shumė, shumė.
E rėndėsishme pėr tė ėshtė qė ajo i kėndon pėrsėri vendit tė saj, publikut tė saj qė e duartroket dhe e falenderon, ne Shqipėri dhe nė skenat e tjera botėrore.
Ēdo gjė, ajo e bėn me dėshirėn dhe vullnetin e saj, me ndjenjėn e saj, pa e menduar ndonjėherė pėr njė ēmim apo dekoratė...
Dekorata dhe ēmimi mė i bukur pėr tė ėshtė vlerėsimi qė i bėn publiku, populli i saj i mrekullueshėm dhe i kulturuar, sepse ajo ka njė emėr tė njohur dhe tė nderuar;
Ajo quhet ALIDA HISKU, KEUNE.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara