F J A L A
E   L I R Ė


| Prapa |

Ēfarė i mungoi mbrėmjes "Gala"?!

Pierre-Pandeli Simsia -- nga Pierre-Pandeli Simsia

Ne prag te Festivalit te 45-se te Kenges ne RadioTelevizionin Shqiptar, ky i fundit se bashku me organizatoret e Festivalit menduan te organizojne nje mbremje "Gala". Sic u mesua gjate asaj mbremje u dhane edhe 20 cmime speciale, mes te cileve tre karriere dhe nje cmim i madh per mitin e kenges shqiptare, Vace Zela.
Mbremja, sigurisht ka qene e bukur dhe mbreselenese gjate 3 oreve e 20 minuta ku i eshte bere nje retrospektive kenges se lehte shqiptare neper vite.
Sigurisht, ne 3 ore e 20 minuta nuk mund te kujtosh gjithe ata krijues dhe interpretues qe e linden, e rriten "femijen" e sotem 45 vjecar te kenges se lehte shqiptare.
Sipas njoftimeve nga shtypi (Mbremjen Gala nuk e kam pare ne TV) ne te ftuarit, pjesemarres dhe organizatore te atij femije, si edhe dhenia e cmimeve ka lene prapa liste shume emra te njohur te muzikes se lehte shqiptare.
Nuk e lexuam te ishte permendur Ai, "Babai" i Femijes se Pare, Kompozitori Abdulla Grimci, autor i muzikes se kenges Femija i Pare, kenduar ne Festivalin e pare te kenges ne vitin 1962. Harrimi i emrit te Grimcit dhe i te tjereve si Ai eshte i papranueshem.
Emri i Grimcit ishte harruar nga organizatoret ashtu sic ishin harruar shume emra krijuesish dhe interpretuesish te kenges ne vite.
Para pak kohesh mesuam se Presidenti i Shqiperise z. Alfred Moisiu nderoi nje kengetare me nje titull shume te larte. Nuk dua te nderhyj ne dhenien e dekoratave nga ana e Presidentit, por mesuam se e njejta kengetare, ( pjesemarrjen e saj per here te pare e ka ne Festivalin e 19-te te Kenges ne RTV.)u nderua perseri ne ate mbremje "Gala" me cmim special, me motivacionin per zerin e saj te vecante... Cdo kengetar ka zerin e tij te vecante. Pikerisht ne dhenien e ketyre cmimeve organizatoret dhe juria duhet te ishin me te kujdesshem.
Ze te vecante kane pasur edhe kengetaret Suzana Qatipi, pjesemarrese ne Fest. e 11-te te kenges ne RTV. ne moshen e saj 14 vjecare dhe ne shume festivale te tjera. Ze te vecante ka pasur edhe Thellenxa Akcani, pjesemarrese e disa festivaleve te kenges, madje, per zerin e saj te vecante pati nje sukses te jashtezakonshem ne Turqi me Ansamblin Artistik "MIGJENI" me kengen "Si dukat i vogel je" ne fund te viteve 70-te.
Te kujtosh ecurine e kengeve ne vite neper festivale dhe te mos sjellesh ne skene ato emra qe kane bere emer dhe kane lene gjurme me kenget e tyre, kjo eshte e papranueshme.
Mendoj se permendja dhe ngitja ne skene e emrave qe pothuajse i lexojme dhe degjojme cdo dite, do te ishte me e mire dhe me e bukur te plotesohej me emrat me te njohur te kenges shqiptare ne vitet e shkuara. Nuk lexuam emra te tjere kengetaresh te suksesshem ne festivale si: Justina Aliaj, madje, kjo duhej nderuar me cmim special, per vete faktin se jo vetem pjesemarrese e suksesshme ne disa festivale dhe fituese e cmimeve te para dhe te dyta, por Ajo padrejtesisht rra viktime e pafajshme. U denua pas Fest. te 11-te te mos kendoje, madje edhe ato kenge te kenduara nga ajo pas atij festivali, u ndaluan te degjoheshin dhe te transmetoheshin ne radio.
Ku ishin kengetaret qe nuk u thirren as iu permenden emrat, jo me pastaj vleresimi me cmime? Pse mungoi emri i Kleopatra Skarcos, Dokle? Pse mungoi Petrit Dobjani? Pse u tradhetua" Alida Hisku, te ciles jo vetem cmimi special nuk iu dha, por edhe vete Sheti Shqiptar, Presidenti i Republikes, jane te vonuar per rehabilitimin e saj, vleresimin e saj...
Pse mungoi Dhimiter Disho? Pse mungoi Nevruz Yzeiri, Po Vladimir Muzha? Po Nikoleta Shoshi, vajza 15 vjecare shkodrane qe interpretoi ne festival kengen fituese "Flake e Bore", pothuajse si dublantja e saj Vace Zela? Po Rozeta Doraci, ku ishte? Po David Tukiqi? Po Naim Kercuku?, Zija Saraci? Nazmie Kasmi?, Ludmilla Baballeku? Kujtim Kamberi, Muharem Heri? Valentina Gjoni? Violeta Zefi? Telemak Papapano? Bashkim Alibali?, Eduard Jubani? Ramadan Muhameti?
Ka edhe kengetare te tjere te suksesshem ne skenat e festivaleve neper vite qe nuk ia lexuam emrat te ishin te ftuar apo te nderuar me ndonje cmim ne ate koncert i quajtur "Gala".
Pse munguan emrat e dy dirigjenteve te tjere Eno Koco dhe Ermir Krantja, qe ashtu si Ferdinand Deda, kane mbajtur mbi supe neper vite, peshen e madhe te festivaleve? Edhe me cmimin special duheshin nderuar keta dy artista te medhenj te muzikes shqiptare.
Nuk lexuam gjithashtu emrat e shume autoreve te teksteve te kengeve te festivaleve qe nuk mungonin asnje vit. Te tille emra si, Gjoke Beci, Vullnet Mato, Skender Rusi, Zaho Puci, Foto Malo, Agim Shehu, Fatos Arapi, Xhevahir Spahiu, Zhuliana Jorganxhi, Luan Rexhepi, Shaban Murati, Natasha Lako,... duhet te ishin nderi i asaj mbremje te bukur "Gala".
Shume bukur jane permendur dhe jane ftuar edhe Bujar Kapexhiu, prezantuesi i Fest. te 11-te. Po emri i Viktor Zhustit, prezantuesit te Fest. te 10-te ne krah te Edi Luarasit, pse ishte harruar? Madje, Festivali i 10-te ishte pothuajse si Fest. i 11-te, pavaresisht se ky i fundit u be shkak i goditjes nga diktatori. Nuk lexuam emrat e kompozitoreve te suksesshem ne festivale si: Spartak Tili, Enver Shengjergji, Dorian Nini, Limoz Dizdari, Kastriot Gjini.
Nuk lexuam emrin e prezantueses se festivalit te 12-te te kenges Flutura Cangu, e cila ka merriten e saj te vecante qe e prezantoi ate festival e vetme, pa partner.
E njejta gje duhej bere edhe per emrat e prezantueseve te festivaleve neper vite. Per kete ka pasur edhe ngaterresa, kur eshte thene se prezantuese ne Festivalin e 13-te ka qene studentja Arta Dade, kur ne fakt prezantuese ne ate Festival ka qene Rezana Celiku. Ja qe doli edhe nje emer tjeter prezantuese i pa permendur, ashtu sic nuk jane permendur Leon Menkshi, apo Dhimiter Gjoka.
Nuk lexuam as emrin e "mbretit" te orkestracioneve qe ka punuar per me shume se 30 vjete ne orkestrimin e kengeve, artistin Alqi Karreco.
Dhe qe te besh nje mbremje te bukur, te quajtur "Gala", pa permendur, pa vlersuar, pa i ftuar nje pjese te mire te atyre qe kane dhene dhe kane lene gjurme te medha ne "Femijen" festival, mendoj se nuk ke arritur ate cfare ke dashur te sjellesh tek publiku.
Te shpresojme pas 5 vjetesh, nese do festohet pervjetori i 50-te i "femijes festival"...

| Prapa |