HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


SHQIPTARET E LUGINES SE PRESHEVES DHE HESHTJA E TIRANES ZYRTARE

-- nga Hajro Limaj*

Hajro Limaj Ne Presheve, Bujanovc dhe Medvegje jetojne mbi 107 mije shqiptare, rajon qe nga shqiptaret me shume njihet me emertimin Lugina e Presheves ose Kosova Lindore; ndersa serbet kete rajon e quajne jugu i Serbise dhe se fundi edhe jugu Serbise Qendrore.

Qe nga keto emertime te ndryshme kuptohen mjaft mire synimet dhe paragjykimet e te kaluares dhe te ardhmes politike e administrative. Shqiptaret e ketij rajoni te pambrojtur ndodhen ne udhekryqet e integrimit te padeshiruar me Serbine dhe te aspirates se papranueshme nga komuniteti nderkombetar dhe heshtja e Tiranes e Prishtines per bashkimin me Kosoven.

Problemet kryesore te shqiptareve ne kete rajon gjate pushtetit te Milloshevicit ishin mospunesimi tyre ne institucionet shteterore, pamjaftueshmeria e mundesive qe u jepeshin per arsimim dhe sherbimin shendetesor ne rajon, mosmbeshtetja ekonomike per zhvillim, ku te ardhurat per person ne raport me mesataren e popullsise serbe ishin 4 5 here me pak.

Si rezultat i politikave diskriminuese te shtetit lindi organizata ushtarake shqiptare qe njihet me emrin Ushtria Clirimtare e Presheves, Bujanovcit dhe Medvegjes", e cila hyri ne konflikte te armatosura me Forcat e Aramtosura te Serbise. Per ta shtrenguar edhe me shume Milloshevicin, si president i Serbise, Sherbimi i Zbulimit Amerikan pas daljes ne skene te UCPBM-se deklaroi se ajo mund te zgjerohej edhe me shume ne te ardhmen.

Per me teper, me t'u rrezuar pushteti i Milloshevicit, me nderhyrjen e komunitetit nderkombetar, UCPBM ja u carmatos, u shpernda dhe konflikti i Lugines se Presheves u mbajt nen kontroll. Prandaj ne veprimtarite protestuese te shqiptareve te kesaj treve shpesh eshte kerkuar terheqja e reparteve te ushtrise dhe xhandarmerise serbe qe jane dislokuar ne kete rajon, te cilat ne vend te qetesise dhe stabilitetit sjellin terror dhe diskriminim te popullsise vendase.

Ne keto zhvillime lideret shqiptare disa here kane paralajmeruar se nese nuk do te realizohen keto kerkesa, Ushtria Clirimtare e Presheves, Bujanovcit dhe Medvegjes do te riorganizohen dhe do te mbrojne te drejtat legjetime te bashkekombesve te tyre. Por, ngjarjet e Lugines se Presheves nuk jane aspak te shkeputura me zhvillimet qe kane te bejne me ceshtjen e Kosoves.

Me fillimin e shperberjes se Jugosllavise se Titos, shqiptaret, me nje referendum qe u organizua ne Kosove ne datat 26-30 shtator 1991, shpallen pavaresine qe ne pergjithesi nuk u njoh nga Komuniteti Nderkombetar. Menjehere mbas ketij evenimenti, Partia e Levizjes Demokratike e Lugines se Presheves ne datat 1 dhe 2 mars 1992 organizoi nje referendum me kerkesen e "autonomise kulturore, politike dhe territoriale te komunave te Presheves, Bujanovcit dhe Medvegjes me te drejte bashkimi me Kosoven". Ndersa ne vitin 1999, me te perfunduar lufta qe u perjetua ne Kosove, ne Luginen e Presheves filluan konfliktet e armatosura.

Dhe qe prej perfundimit te konfliktit te armatosur, shqiptaret nuk kane pranuar te marrin pjese ne zgjedhjet e nivelit shteteror, as ne kuadrin e republikes dhe as ne zgjedhjet presidenciale. Shqiptaret e Presheves, Bujanovcit dhe Medvegjes, te cilet Prishtinen e konsiderojne si qendren e tyre shpirterore, kombetare dhe kulturore e kane te veshtire te perballojne ombrellen administrative te Beogradit edhe pas referendumit te tyre per bashkim me Kosoven dhe kryengritjen e armatosur te prire nga UCPMB ja.

Dhe kete e ben me prezente qendrimi arrogant qe mban shteti policesk i Beogradit ndaj minoriteteve dhe te drejtave te tyre, gje e cila vertetohet se edhe pse 30 per qind e popullsise se Republikes se Serbise nuk eshte me origjine serbe, parlamenti dhe qeveria e saj jane monoetnike. Fillimi i negociatave per statusin perfundimtar te Kosoves, ne Luginen e Presheves me te drejte eshte rritur shume shqetesimi se c'do te behet me ta dhe si do te zgjidhen te drejtat e tyre legjitime.

Shume prej tyre mendonin se ne qofte se Serbia, per te mos humbur gjithcka nga Kosova, do te kerkonte te merrte brenda vetes pjesen veriore te Kosoves, do te ishte e mundur qe Lugina e Presheves te bashkohej perfundimisht me Kosoven. Por qendrimi i Komunitetit Nderkombetar me ne krye Shtetet e Bashkuara deri tani eshte shprehur per mosndryshimin e kufijve aktuale te Kosoves dhe mosbashkimin e saj me ndonje vend fqinje.

Por popullsia shqiptare e Lugines se Presheves nuk mund te vazhdoje me tej me situaten dhe statusin qe ajo ka. Prandaj kohet e fundit ajo ka dale me disa propozime deri ne marrjen e statusit te nje krahine me te drejtat qe i percaktojne te drejtat nderkombetare te minoriteteve. Shkurtimisht, me dashje apo pa dashje, zhvillimet qe do te shoqerojne zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves do te influencojne direkt ne Luginen e Presheves.

Duke pare zhvillimet qe ndodhin ne ditet tona dhe te drejten nderkombetare te vetevendosjes se popujve do te ishte e drejte qe problemi i Lugines se Presheves te zgjidhej ne te njejten kohe me statusin perfundimtar te Kosoves. Zgjidhja e drejte dhe e vetme do te ishte ribashkimi i shqiptareve te Lugines se Presheves me pjesen tjeter te popullsise shqiptare te Kosoves.

Por aspiratat e tyre politike do te mund te gjejne zgjidhje vetem me mbeshtetjen nderkombetare dhe me kembenguljen e Tiranes dhe Prishtines. Por institucionet nderkombetare nuk kane se si te angazhohen seriozisht dhe te mbrojne te drejtat e popullsise shqiptare te Lugines se Presheves, kur Tirana zyrtare dhe Prishtina, edhe pse ka problemet e saj, nuk i ngrejne problemet e bashkekombesve te tyre ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara, ne Organizaten e Sigurimit e te Bashkepunimit Europian, ne Keshillin e Europes, etj., me forcen e te drejtes nderkombetare dhe me te drejten e perfaqesimit zyrtar ne keto struktura.

Nese Prishtines mund t'i falet per faktin se ajo akoma nuk ka krijuar shtetin dhe perfaqesimin e saj nderkombetar, Tiranes zyrtare, qeverise dhe forcave politike te saj nuk mund t'u lejohet ky qendrim indiferent dhe i papergjegjshem per mosmbrojtjen e jetes dhe te drejtave te nje popullsie shqiptare mbi 100 mije banore. Prandaj ajo duhet te zgjohet nga ky "gjume" jo kushtetues dhe te drejtat e shqiptareve te Lugines se Presheves duhet t'i beje problem nderkombetar, me mbeshtetjen e se ciles mund te zgjidhen edhe aspiratat politike dhe ekonomike te tyre.

Shteti shqiptar nuk ka pse te nguroje dhe te mos shprehet hapur per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te bashkekombesve te saj, aq me shume qe ata nuk jane emigrante por jane popullsi shqiptare ne trevat e saj historike qe fatkeqesisht fuqite e medha dhe Titoja i ndane nga trungu i kombit te vetem shqiptar.

Koha ka ardhur qe me shume se kurdohere, Shqiperia duhet te diskutoje, negocioje dhe te kembengule qe popullsise shqiptare te Lugines se Presheves t'i jepet statusi i nevojshem, i cili nese aktualisht nuk e bashkon me Prishtinen t'i jepet statusi i krahines autonome. Asnje shtet tjeter, sado i vogel qe te jete, nuk mund te rrije kaq indiferent ndaj te drejtave dhe lirive te bashkekombesve te tij, aq me teper kur ata jetojne ne trevat e kombit shqiptar.

*Drejtor i Institutit tė Politikave tė Sigurimit Kombėtar

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara