HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Tė tjerėt pėr ne

Patriotizmi vullkanik i Petru Vullkanit

    ( filoshqiptari mė i shquar i rrethit tė Manastirit )

Petru Vullkani -- nga Baki Ymeri, Bukuresht

Nė fondet e Ministrisė sė Jashtme tė Rumanisė, ekzistojnė burime tė shumta mbi veprimtarinė e bujshme ndėrmjet arumunėve dhe shqiptarėve nė periudhėn e Rilindjes Kombėtare. “Pėr arumunėt pėrforcimi i elementit shqiptar nė kėto vise paraqiste problem jetėsor , sepse kėto dy nacionalitete tė afėrta janė simpatizuar midis tyre gjithmonė dhe dhe do tė ndihmohen reciprokisht edhe nė tė ardhmen, nė aksionet e pėrbashkėta politike pėr mbrojtjen e interesave tė tyre kulturore”11. Revista “Dodona” e Konstancės, boton para 80 vitesh admirimin e shkrimtarit arumun me prejardhje nga Manastiri, Petru Vullkan: "Shqiptarėt nė botė s'kanė fis mė tė afėrm se sa Maqedo-romenjtė" (dmth.: Arumunėt - B.Y.).

Nė kuadrin e artikullit Fisi i Shqiptarėve, autori thekson faktin se ēėshtja shqiptaro-vllahe e ka preokupuar qė nė rini. “Qė nga mosha e hershme e djalėrisė sime, nuk pashė zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje, veēse nė njė bashkim vėllazėror dhe tė sinqertė tė kėtyre dy elementeve. Lufta tė cilėn e zbatova qė tani 15 vjet, do tė kish dhėnė pemė edhe mė tė mira, po tė mos kish vdekur i palodhuri Doktor Shunda, patriotizmi i ndritur i tė cilit ndikonte qė t'i kuptojė punėt me largapamėsi” (Dodona, Nr.1, Konstancė, 1922).

Doktor Shunda dhe Petru Vullkani janė figurat mė tė shquara tė inteligjencisė arumune, qė kanė vepruar dekada tė tėra pėr afrimin, afirmimin dhe krijimin e njė lige tė pėrbashkėt shqiptaro-vllahe. Ata ėndėrronin madje, edhe pėr krijimin e njė mbretėrie tė pėrbashkėt, e cila do ta mbante emrin Albano-Maqedonia. Qė tė dy kishin revistat e tyre: “Viata Albano-Romana” (Jeta Shqiptaro-Rumune) e dr. Shundės (1909) dhe “Tribuna Albano-Romana” e Petru Vullkanit (1916). Petru Vullkani u lind nė Ttėrnovė tė Manastirit, mė 1870. Gjyshi i tij, sipas Gjergj Bubanit, ka qenė konstruktor i dėgjuar qė ka ngritur kazermat e Manastirit. Sypozohet se ka qenė “prej fisit shqiptar, ngase fliste shqip”12. Porsi Asdreni, Eftimiu etj., erdhi nė Rumani nė moshė tė njomė dhe iu pėrkushtua letėrsisė arumune, duke dhėnė kontribute publicistike tė panumėrta, edhe pėr ēėshtjen shqiptare.

Ėndėrronte njė Maqedoni multietnike dhe militonte pėr ērobėrimin e saj nga tutela e Beogradit. Q nga nr.14 i 10 Nėntorit 1920, emri i tij defilon si “redaktor i gjuhės vllahēe” nė tė pėrjavshmen bukureshtare “Shqipėri e Re” (1919-1935). Gazeta delte nė Konstancė dhe botonte herė pas here edhe artikuj mbi lidhjet farefisnore shqiptaro-vllahe, mbi vuajtjet dhe persekutimet e shqiptarėve, arumunėve dhe bullgarėve, mėnjanė nga administrata serbe, ndėrsa nė anėn tjetėr nga ajo greke. Ėshtė autor i njė numri tė madh pėrmbledhjesh poetike, romanesh e dramash, pėr tė cilat ka pėrfituar mirėn johje tė ndryshme letare. Dy nga veprat e tij mė tė njohura, janė romani “Liliēea Pindului” (Lulja e Pindit) dhe drama “Fėrshėrotii” (Frashėrllinjtė).

Redaktori i Shqipėrisė sė Re dhe Sekretari i Kolonisė Shqiptare tė Konstancės, sipas gazetės “Stralucitorul” (Shkėlqimtari), karakterizohej me rastin e vdekjes sė tij si “Stolia e nėnėpunėsve, shpresa e Arumunėve dhe gėėzimi i Shqiptarėve”. Vdiq nė Konstancė, mė 4 Gusht tė vitit 1922. Ky lajm, sipas nekrologut tė Gjergj Bubanit, ra si njė rufe jo vetėm nė zemrat e shqiptarėve dhe tė arumunėve, por nė githė popullin e Konstancės, ku kishte fituar simpati tė madhe me sjelljet e tij fisnike. Nė varrimin e kėtij shkrimtari tė madh, krejt shqiptarėt me lot nė sy, kishin marrė pjesė dhe jo vetėm ata, por edhe banorėt e panumėrt tė Konstancės. Varrin e tij, nė atė pasdite tė ftohtė tė 7 Shkurtit, krahas kurorave tė tjera, e pat stolisur edhe ajoeKolonisėShqiptaretėKonstancės.

Ksenofobia serbe dhe ksilofonia shqiptaro-vllahe

Duke hulumtuar shtypin shqiptar tė Rumanisė (1887-1938), konstatojmė se publicistika e Petru Vullkanit me prejardhje vllahe nga Maqedonia, ka vlera tė pakontestueshme historike. Kėshtu, nė kuadrin e artikullit “Arumunėt i braktisin vatrat e tyre” (Shqipėria e Re, Nr. 54, Konstancė, 6 Nėntor 1921), konstatojmė njė trishtim ballkanik qė ende i mundon rumunėt e Timokut (qė jetojnė nė rreth 300 fshatra ndėrmjet Nishit, Beogradit dhe Klladovės, pa kurrfarė tė drejtash kombėtare apo konfesionale nė gjuhėn amtare): “Tė shpėtuar vetėm me jetėn si pasojė e kėsaj lufte tė pėrgjakshme, ata nėse i kanė humbur tė gjitha, nuk duan assesi t’ua shesin shpirtin, as serbėve dhe as grekėve.

Serbėt u pengojnė tė flasin dhe shkruajnė nė gjuhėn arumune. Ata nuk kanė tė drejtė atje (nė Maqedoni-shėn.yni-B.Y.) tė lajmėrojnė njė pagėzim, njė kurrorėzim apo njė varrim nė gjuhėn amtare. E drejta e minoriteteve attje nuk ekziston. Dhe kjo dilemė i shtyu arumunėt ta ēojnė mendjen te vėllezėrit e tyre shqiptarė Dhe shkuan nė shtetin e tyre tė lirė, ku janė tė bindur se do tė gjejnė strehim tė sigurt nė mesin e tė cilėve ata nuk mashtrohen ngasedo ta ruajnė integritetin e tyre etnik.Dhe na gėzon ky fakt. Elementi shqiptaro-vllah do tė duhet tė formojė atje shkėmbin mbi tė cilin do tė pėrplasen planet djallėzore serbo-greke pėr shkombėtarizimin e kombeve(...)”.

As qė ka nevojė pėr komentimin shkencor, tė kėsaj retrospektive historike. Lidhjet (a)rumuno-shqiptare dhe afirmimi i kauzės shqiptare tė Kosovės nė veri tė Danubit, na shtynė ta lėmė mėnjanė pėr njė periudhė tė gjatė, finalizimin e dizertacionit, dhe s’na vjen keq pėr kėtė. Pse? Ngase ishte koha e atillė (1989-1999), kur dikush duhej ta fliojojė jetėn, dikush pasurinė, dikush kohėn, dikush menēurinė, pėr pėrkrahjen e njė kauze tė shenjtė. E shenjtė pėrnga pikėshikimi historik, shpirtėror, kulturor dhe kombėtar, na duke edhe kauza shqiptaro-vllahe, shumė pak, apo pothhuajse aspak e hulumtuar nga studjuesit tanė.

“Ėshtė kjo njė joshje e natyrshme ndėrmjet arumunėve dhe shqiptarėve, ėshtė zėri i gjakut qė i afron dhe tenton t’i bashkojė shpirtėrisht, ashtu siē e meritojnė: nė mėnyrė tė pėrsosur. Mu pėr kėtė vllehėve u ėshtė mbushur zemra me gėzim, sa herė qė shqiptarėt korrnin ndonjė sukses, qoftė pėrmes rrugės sė armėve, qoftė pėrmes ndonjė fitoreje tė re nė fushėn politiko-sociale. Dhe i ka kapluar trishtimi arumunėt, sa herė qė shqiptarėt kanė pėrjetuar ndonjė vuajtje apo agresion nga ana e serbėve apo grekėve(...)”.

Serbėt e turbullojnė pėrsėri paqen e Evropės

Njė artikull tjetėr i Petru Vullkanit, qė e botoi Shqipėria e re nė tė njėjtin numėr nė gjuhėn rumune, mban titullin Historia ndėrmjet Shqipėrisė dhe Serbisė. Bėhet fjalė pėr “serbėt e pangopur dhe pėrherė tė papėrmbajtur”. Autori mendon se “do tė mbushen me mend po qe se do t’i braktisin territoret e Shqipėrisė qė i mbajnė me dhunė dhe se do tė hyjnė nė legalitet, mė nė fund duke i lėnė popujt fqinj tė zhvillohen secili sipas virtyteve tė sė drejtės pėr ekzistencė. (...) Nga pikėshikimi i cilėsisė sė racės, serbėt e dinė kėtė gjė, se u janė inferiorė shqiptarėve dhe se shkombėtarizimi i kėtyre prej tė parėve ėshtė njė pamundėsi matematikore. (...) Nė kohėt e vlimeve aktuale, mund tė vėrehet fare lehtė se sa herė qė serbėt u janė vardisur fshatrave shqiptare, i kanė plaēkitur, i kanė kallur, duke i pėrshkuar pastaj pėrsėri banorėt nėpėr flakė e shpatė.

Por, sa herė qė ėshtė paraqitur ushtria e rregullt shqiptare, serbėt kanė qenė ashpėrsisht tė dėnuar, duke humbur municione tė shumta, topa dhe kafshė, nė duart e shqiptarėve. (...) Nėse tani Serbia ėshtė bėrė njė Jugosllavi e madhe dhe e fuqishme, dhe e mundur nga petrita tė lindur me armė nė duart e Shqipėrisė, mund tė marrim parasysh se ē’do tė bėhet mė vonė Shqipėria, kur do tė organizohet dhe konsolidohet fuqimisht nga pikėpamja ushtarake, politike dhe ekonomike. Serbėt pėrmes lakmisė dhe natyrės sė tyre gllabėruese, e kanė tejkaluar vetveten aq, saqė pėrēdo ditė komplotet e atjeshme, ziejnė si bletėt pėrreth anėtarėve tė doinastisė(...)” (Shqipėria e Re, Nr. 54/1921).

Pa patur pretendime largimi nga tema (autori i artikullit, duke qenė banor bukureshtar me prejardhje nga Maqedonia), vlen pėr hirė tė aktualitetit, tė jepen fragmente nga artikulli i tij “Serbėt e turbullojnė pėrsėri paqen e Evropės”, i shkruar po atė vit (1921), dhe i botuar nė tė njėjtin numėr tė gazetės, qė e redaktonte me njė grup shqiptarėsh. “Zyra e shtypit nga Tirana dhe gazetat rumune tė kryeqytetit (Bukureshtit), sjellin pėr ēdo ditė lajme alarmuese mbi mizoritė e bandave serbe nė territoret shqiptare, dhe mbi shkatėrrimin e vendbanimeve, si dhe mbi vrasjen masive tė popullatės civile shqiptare (...).

Janė po ata serbė qė e kallėn magazinėn me dinamit tė Sarajevės, duke e kallur krejt botėn. Janė po ata qė duke mos i pėrfillur vendimet e Fuqive tė mėdah, tani po tallen me do gjeni ushtarake tė Anglisė dhe Amerikės, ngase ata nuk duan tė respektojnė asgjė nga ajo qė kanė vendosur kongreset e paqes si pasojė e triumfit tė drejtėsisė kundėr fuqisė sė grushtit(...). Ėėshtė njė monstruozitet qė njė shtet i ri dhe plot gjallėri siē ėshtė shteti shqiptar, tė mos mund tė hyjė nė periudha qetėsie dhe tė zhvillohet nė rrugėn e qytetėrimit sipas gjeniut tė tij kombėtar, si pasojė e kėsaj bishe qė e pėrmendėm, e cila gėzon lirinė pėr tė bėrė kėrdi”.

“Ėshtė e panjerėzishme dhe kriminale na ana e serbėve tė mos korogjojnė shprehitė, qė mos tė shndėrrohen po ata nė shkakun e njė kataklizme tė ardhshme. Bota i sheh, bota ua ndjek hapin, ua zbulon intencat dhe nė kohė do tė dijė t’i tėrheqė nė pėrgjegjėsi. Shtypi poashti i mbikqyr dhe ai nuk do tė pushojė kurrė pa e alarmuar Evropėn mbi njė katastrofė tė re, qė po e provokojnė serbėt, njėsoj si nė tė shkuarėn e afėrt” (Shqipėri e Re (Albania Noua), Nr.54, 6 Nėntor, Konstancė 1921). Artikulli qe shkruar dhe botuar rumanisht mė 1921, dhe ribotuar fragmentarisht nė Flakė, mė 1994 (18 Korrik). Nė ndėrkohė, para, ndėrmjet dhe pas kėtyre viteve, shijet paranoike tė Beogradit e turbulluan disa herė paqen e Evropės. Gjurmat dhe pasojat e kėtij turbullimi, i gjen nė bibliotekat dhe arkivat bukureshtare, si dhe nė kujtesėn e kėrēovarėve, tetovarėve dhe kosovarėve tė kėtushėm.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara