HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


SI U KRIJUA MINISHTETI GREK ME 1830

-- nga Qemal Velija, 5 Mars 2006

Greek mom Me ne fund, me 3 shkurt 1830, Kongresi i Londres krijon nje mbreteri te ashtuquajtur greke. Me kete mbreteri ne jug ndodhi njesoj si me ate te Malit te Zi ne veri. Gjithmone, si njera dhe tjetra, kane pretenduar te zmadhohen ne kurriz te Shqiperise, pasi greket dhe malazezet jane me teper armiq me racen shqiptare e vllahe sesa me Perandorine Osmane.

Vete Anglia, qysh me 1830, nuk donte qe mbreteria e re te kapercente malin Parnas. Kjo – thoshte ajo – pasi nuk ka greke me pertej. Nga Parnasi ne Pind, banoret jane pothuaj te gjithe shqiptare dhe vllehe. Meqe raca greke, ose e greqizuar, nuk i kalonte 350 mije vetet, u pa e udhes qe kjo mbreteri e vogel te shtrihej deri ne Pind, domethene, deri ne gjirin e Prevezes dhe te Lamise. Edhe e zmadhuar kaq shume ne kurriz te shqiptaro-vlleheve, mbreteria e re me 45 ishujt e vegjel te saj, kishte ne vitin 1836, me afersi vetem 700 mije banore - thote Kantu (vell.18, fq.168).

Me 1840 thuhet se kishte pak me shume, dhe me ne fund Anglia i dha asaj (v.1864) ishujt joniane. C’nuk beri Greqia per te rrembyer keta ishuj. Me pas, cfare nuk beri ajo per t'i marre Perandorise Osmane Thesaline dhe Agrafen. Pa folur per banditizmin politik qe ajo kishte ushqyer qysh me 1830, shohim qe te perfitoje nga lufta e Krimese (v.1853) per te pushtuar keto zona.

(Shenim: mbreteria greke e pranuar ne Kongresin e Londres, shteti i ri grek me 350 mije banore, nuk perfshinte brenda kufijve te tij Akarnanine, Etoline, Fokiden, Ftiotiden, Thesaline, e aq me pak Epirin, te cilat nuk kishin popullsi greke e as te greqizuar. Edhe linja e dyte Preveze-Lamia nuk perfshinte Epirin, Fokiden, Thesaline, te cilat konsideroheshin krejt te huaja per nje shtet grek).
Zh.K. Faverial: “Historia e Shqiperise”

Titulli: Epiri - nje realitet qe flet shqip

Artikulimi aq i shpeshte, dhe ngritja ne strategjine e politikes se sotme te shtetit grek, i termit dhe konceptit “Vorioepir”, duket se ka ngjallur edhe njelloj stepjeje nder shqiptaret e frustruar te diteve te sotme. Ndjehen shume-shume ankime, ndonje mbrojtje e vobekte e shqiptaresise se te ashtuquajturit “Vorioepir” nga media, nderkohe qe agresiviteti grek rrit kuotat dita-dites.

Nje tregues i qarte i ketij agresiviteti (dhe duhet thene edhe i njelloj verberie euforike) jane edhe deklarimi i paradokohshem i ish?presidentit Stefanopulo ne nje takim ne Bruksel per “tokat e pushtuara te Vorioepirit”, “incidenti” i fundme i Papuliasit, levizjet subversive me manifestime flamujsh greke, me shkolla greke, me thirrje antikushtetuese dhe subversive per “Himaren greke”, e shume aspekte te tjera qe shprehin njekohesisht edhe linjen mbizoteruese te krejt politikes greke ne keto kohe. Qe, ne te vertete, eshte nje divulgim (apo vulgarizim) i prononcimit publik te Papandreut kohe me pare se “po punojme per helenizimin e Shqiperise”. Nje koncept absurd mbi te cilin luhen keto lloj politikash minuese per shtetin shqiptar bazohet mbi “ndarjen e padrejte administrative te pjeses veriore te Epirit nga perandorite kalimtare”, dhe kjo duke manipuluar me nje pakice grekofone te ardhur ne rrethinat e Gjirokastres dhe Sarandes si emigrante ekonomike jo me heret se nje shekull e gjysem me pare.

Por, mjerisht, nga pala shqiptare mbi te cilen kryhet diversioni eshte pranuar ekzistenca zyrtare e nje “vorioepiri grek” dhe luhet vetem me modalitetet e shtrirjes se tij ne jugun e shtetit shqiptar. Por, nderkohe, argumenti qe duhej dhe duhet te perballe kete lloj agresioni te pashembullt grek, eshte se cfare perkatesie historike, etnike, dhe faktike ka vete.
Epiri si krahine apo si koncept gjeografik (duke thene, per koherence, se Cameria eshte vetem nje pjese e tij). Ne kete hulli mendojme se ia vlen te hedhim disa argumenta, per te shtruar ndoshta edhe nje vije politike te re ne raportet e nxehta greko-shqiptare. Pra, cfare eshte Epiri?

E para, per popullsite e Epirit burimet historike flasin krejt ne te kundert te tezes greke, te formuluar shume vone (nga fundi i shekullit nentembedhjete), dhe i vecojne keto popullsi si jogreke. Qe ne shekullin e V p.e.s., Tukididi ne “Lufta e Peloponezit” flet per “barbare” qe moren pjese si aleate ne kete lufte. Ai permend fiset e kaoneve, thesproteve, moloseve, antiniateve, paranejve, qe i dallon qartas, ashtu si dhe maqedonasit, prej ushtrive te tjera greke qe moren pjese ne betejat e Peloponezit.

Dhe njihen tashme vendbanimet e ketyre fiseve, qe ishin perkatesisht ato te Epirit. Po me tej mund te permendim Strabonin e shekullit te pare p.e.s, i cili perkufizon se “Popullsia e Epirit, Ilirise dhe Maqedonise flasin te njejten gjuhe, bile dhe floket i presin njesoj. Kane te njejtat zakone. Ata qeverisen nga kuvendi i pleqve te cilin e quajne Plakonia”.

Dhe ne te vertete edhe Tukididi na sqaron se fiset e Epirit nuk kishin mbret, pra qeveriseshin sipas menyrave te tyre tradicionale, me pleqesi. Ndersa burime te tjera na njohin me udheheqes te shquar te kesaj treve si Pirro i Madh apo Aleksander Mollosi i Epirit, per te cilet askush nuk ka vene ne dyshim deri me sot se ata nuk i perkisnin races shqiptare (ilire, epirote, maqedone, arberore, apo me lashterisht asaj pellazge).

Dhe kjo popullsi vjen me pas nen perandorine Romake e percaktuar si popullsi e provinces se Epirit, ndersa ne veri te saj deri ne afersi te Shkodres kemi provincen e Epirit te Ri, qe kufizohej nga ana e saj me provincen e Prevalitanise dhe qe perfshinte bregun perendimor te Adriatikut qe nga Shkodra e Dalmacia. Keto tre provinca romake bashke me Dardanine perbenin dhe pjeset administrative te kontinuitetit te popullsive ilire (Prefektura e Ilirikumit) qe shtriheshin ne hapesirat ballkanike.

Po ne kete kuptim te vazhdimesise se kesaj popullsie, vijme edhe ne Bizant ku Temat (ndarje administrative te kohes) perkojne afersisht me ato te provincave romake, dhe Epiri emertohet si Tema e Nikopojes, dhe Epiri i Ri si Tema e Durresit.
Me evidente popullsia shqiptare (shih epirote) e ketyre trevave del ne shekujt e fundit te Perandorise Bizantine, ku protagoniste ne to dalin dinasti dhe prijes te tille te njohur si Shpatajt dhe Loshajt, apo me lart Zenebishet, qe zoterojne perkatesisht krahinat qark Janines dhe Prevezes deri ne Etoli e Akarnani. Keto populloheshin prej fisesh shqiptare qe me te dalluarit ishi ato te Mallakasajve dhe Mazarekajve.

Nje perkatesi e padiskutueshme shqiptare e popullsise del ne te gjitha analet historike te kohes, dhe ne vecanti ne “Kronikat e Tokkos” dhe “Kronikat janiniote” si dhe tek autoret bizantine. Per ilustrim po permendim Kantakuzinon ”kur princet italiane Oroshine marshuan per te nenshtruar territoret e despotatit te Epirit, shume shqiptare te cilet kishin organizuar rezistencen per lirine e vendit te tyre iu ngjiten maleve te Pindit dhe zbriten ne anen tjeter te tyre ne Thesali”. Pra Kantakuzino, despotatin e Epirit e quan vendin e shqiptareve.

Edhe rezistenca e shqiptareve (epiroteve) perkunder sulmeve osmane dallohet neper analet e kohes, sidomos per vecorine se ne anen e osmaneve ishin edhe perandoret bizantine. Per perkatesine e padyshimte te Epirit shqiptar flasin dhe dokumentat e kohes se perandorise Osmane, te cilat shtrihen edhe me tej Epirit, duke vene ne pah edhe popullimin e trevave te tjera te Greqise se sotme, si Peloponezi apo Thesalia, prej shqiptareve. Pa folur ketu per shqiptaret e Pashallekut te Ali Pashes qe shtriheshin pergjate gjithe Epirit deri ne Peloponez, Beoti, Atike, etj.

Vetem ne shekullin 20, kur pjesa me e madhe e Epirit (si koncept gjeografik) i kaloi nen juridiksion Greqise, prej atyre trevave u larguan me perdhune dhjetera mijera shqiptare te perkatesise muslimane dhe u ushtrua presion i madh asimilues apo kamuflues per pjesen tjeter te popullsise shqiptare te besimit ortodoks (duke i njesuar me helene), qe jeton edhe sot e kesaj dite ne trojet e tyre trashegimore.

Se dyti, si koncepte gjeografike apo si permbajtje, “Epiri” dhe “epirotet” ne te gjitha koherat jane perdorur per ate popullsi shqiptare qe popullonte ato treva. Shpesh keto emertime moren dhe karakter pergjithesues per arberit e mesjetes se vone, duke revokuar keshtu parardhesit e tyre per lavdine dhe madheshtine ne kujtese. Skenderbeu krahasohet si pasardhes i Pirros apo edhe i Aleksandrit (te Epirit). Keshtu, ne kronikat apo materialet e tjera me karakter historik, dhe sidomos ato te shekullit 15, pra periudha e Skenderbeut dhe prijesve te tjere shqiptare si Aranitet, Muzakajt, etj., nuk rreshten se cilesuari si “epirote”, dhe rendom Arberi cilesohej si Epir apo Maqedoni (shih dhe Barletin vec tjereve).

Edhe pse ne konceptin e ngushte gjeografik Epiri perfshin trevat qe prej jugut te Vlores dhe deri ne gjirin e Prevezes, Epiri eshte perdorur pergjithesisht dhe pa keqkuptime per treva shume me te gjera, sepse ne to nuk shihnin ndonje dallim perkatesie etnike. Te gjitha kishin te njejten permbajtje, ate te nje popullsie dhe territoresh qe sot mbartin emertesen shqiptare.

E treta, gjate gjithe historise mijeravjecare, vetem ne shekullin 20 popullsia dhe trevat e Epirit kane provuar nje pushtet politik grek. Deri ne kete kete shekull, asnje lloj pushteti politik apo ushtarak i tille nuk ka vepruar ne Epir. Nese do ti referohemi periudhes pararomake, gjejme veteqeverisje te fiseve qe e perbenin ate, apo prijes te po ketij karakteri, mjafton te kujtojme Lidhjen Mollose, Pirron dhe dinastine perkatese te Epirit, apo me tej Aleksander Mollosin, dhe ne asnje rast, sado te shkurter qofte, nuk kemi qeverisje me perkatesi greke.

Edhe ne periudhen e perandorise romake apo me tej bizantine, perseri administrativisht kemi nendarje qe perkojne perseri me p?_tesine e vecante te ketyre trevave ne dallim prej atyre te ashtuquajtura greke.
Ne nje periudhe te shkurter kemi zoterimin e Karl Tokos (edhe ky aspak grek) mbi keto treva, apo sundimin serb ne kohen e inkursionit politiko?ushtarak 25?vjecar te Dushanit, por asnjehere pushtet grek.

Dhe padyshim qe s’mund te kishte, sepse greket vete, qe prej antikitetit e deri ne vitin 1830, nuk kane pasur kurrfare organizimi shteteror e administrativ te tyre, qe te mendonin me pas te shtrinin kete sundim edhe mbi treva te tjera, pra edhe mbi Epirin. Edhe ne shekullin 19, kur shteti grek ishte krijuar tashme si berthame dhe jo me keto hapesira qe ka sot, ishte teper larg prej trevave te Epirit. Edhe ne bisedimet apo traktatet e fuqive te medha te asaj kohe, shume vone, vetem ne fillimet e shekullit 20, Greqia perballe dobesise shqiptare, ngriti pretendimet e saj mbi Epirin.

Deri ne dekaden e dyte te ketij shekulli, pra 20, levizja kombetare shqiptare kishte themele te forta ne Epir, me klubet, shkollat shqipe, me aktivitetet e tjera, te gjitha te inkuadruara ne levizjen e unifikuar kombetare shqiptare.
E katerta, edhe ne kendveshtrimin e huaj, pra albanologeve, te studiuesve, udhetareve, gjuhetareve, etj., njesia e Epirit shihet si nje njesi shqiptare dhe kurrfare insinuate nuk eshte bere qe Epiri te kete perkatesi greke. Nese do ti referohemi hartave demografike e etnografike te periudhes me intensive te percaktimeve dhe konfigurimeve te kombesive ne Gadishull, shekullit 19, do te verejme se edhe ne simpatizantet e helenizmit apo te sllavizmit, si dhe ne materiale te tjera qe gjithsesi nuk permbajne afeksion te vecante per shqiptaret, nuk gjejme tentativa per ta paraqitur Epirin si nje krahine greke.

Per ilustrim mund te permendim harten etnografike te francezit Lezhan te vitit 1861, e cila na jep nje hapesire te paster shqiptare deri ne Arte e Preveze ne perendim te Epirit dhe deri ne Trikalla ne juglindje. Ndersa ajo e Mirkovicit e 1867, jep nje hapesire krejtesisht te paster shqiptare deri ne istmin e Korinthit, duke perfshire padyshim Prevezen, Janinen, Arten e deri ne Trikalla ne lindje.
E njejta gje edhe me hartat e Kostandin Noes apo te Bradaskes. Po ashtu udhetare angleze, konsuj franceze, pa folur per studiues austriake e gjermane, nuk shihnin ndonje dallim midis popullsise se Epirit dhe shqiptareve te tjere me ne veri. Perkundrazi ata jane fokusuar ne traditen e pasur te vlerave etnografike, kulturore e zakonore te shqiptareve te Epirit, si tradita te spikatura shqiptare ne pergjithesi.

Padyshim ne rrjedhat e historise Epiri dhe popullsia e tij dalin krejtesisht te pastra me perkatesi shqiptare dhe pa piketakime me greket, keshtu qe do te duheshin hapesira te pafund per te evidentuar fakte dhe burime te tjera historike ne ilustrim te kesaj. Ndersa teza greke per perkatesi greke te Epirit eshte krejt e pakuptimte dhe e paargumentuar ne asnje kendveshtrim. Natyrshem qe nje pjese e kesaj popullsie te Epirit ka pasur dhe ka perkatesi fetare ortodokse, dhe kjo eshte e vetmja pike ku greket ngulmojne per te “vertetuar” tezen e tyre mjerane. Por do te kujtojme se besimi ortodoks shtrihet deri ne stepat e largeta te Rusise teper larg grekeve. Pra, Epiri ka ekzistuar shume heret si nje dege e trungut te madh iliro?shqiptar ne te gjithe koherat, dhe ne lashtesi ka lene gjurmet e veta si nje njesi teper e dallueshmeprej grekeve te hershem apo te vonshem, qe gjithsesi duhet te verejme se jane te dyshimte per trashegimine helene te pervehtesuar spekullativisht.

Eshte e vertete se perandoria Romake, Bizantine apo ajo Osmane, trevat e gjera shqiptare, e ndermjet tyre edhe Epirin, i ka ndare apo pjestuar administrativisht, por kjo nuk perben ndonje argument per tu mbrojtur prej grekeve si “ndarje te Epirit grek prej veriut te tij”, por ato mbeten perhere nendarje perandorake administrative shqiptare, dhe s’ka asnje motiv per tu marre si shkak ndryshimi perkatesie.

Epiri si nje realitet historik perkatesisht shqiptar, dhe si nje aktualitet qe duhet shtruar per zgjidhje, iu perket shqiptareve, ai mbetet nje realitet qe flet vetem shqip Dhe kur Epiri eshte katerciperisht shqiptar, po “Vorioepiri”?!

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara