HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kemi kėnaqėsinė t'ju ftojmė nė konferencėn

INTEGRIMI, SHTETĖSIA, MBROJTJA E TĖ DREJTAVE

Imigrantėt pėrtej stereotipit. Njė rast shembullor

Me pjesėmarrjen e
Besnik Mustafaj
Ministėr i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė

Marcella Lucidi
Nėnsekretare Shteti
Ministria e Brendshme e Italisė

Prezantim i librit "Imigracioni shqiptar nė Itali", autor Rando Devole Libri do t'u shpėrndahet falas tė gjithė pjesėmarrėsve

Nė datėn 8 shtator 2006, nė orėn 17,00
pranė Centro Congressi Cavour
Via Cavour, 50/a - ROMĖ - ITALI

Imigracioni ėshtė njė nga temat me tė cilat ėshtė mė e lehtė tė biesh nė kurthin e stereotipave; ato tė frikės, qė e paraqesin imigracionin si njė kėrcėnim, dhe ato tė pėrkundėrta, qė ushqehen nga njė optimizėm i pėrgjithshėm. Vetė nocioni i "imigrantit" shndėrrohet kėshtu nė njė stereotip, duke harruar se imigrantėt janė njerėz qė vijnė nga vende tė ndryshme, qė kanė kultura tė ndryshme, gjuhė tė ndryshme, dhe njė mėnyrė tė ndryshme pėr tė jetuar praninė e tyre nė Itali. Libri "Imigracioni shqiptar nė Itali" i Rando Devole na jep rastin tė flasim pėr tema shumė aktuale qė kanė tė bėjnė me imigrantėt dhe natyrisht edhe me shoqėrinė tonė. Ndryshimet epokale tė ndodhura nė vendet perėndimore kėrkojnė njė pėrqasje dhe njė pėrgjigje strukturore ndaj problematikave tė reja, midis tė cilave spikat pa dyshim imigracioni.

Dukuri komplekse qė duhet kuptuar para se tė administrohet. Tė flasėsh pėr integrim, shtetėsi, mbrojtje, tė drejta, detyra, multikulturalizėm, solidaritet, dinjitet, mundėsi, globalizim, identitet, ndryshmėri, punė, flukse, politika, do tė thotė tė pranosh sidat e modernitetit dhe tė pėrballosh problemet e sė tashmes e tė ardhmes. Sindikata jonė dhe e tėrė CISL janė angazhuar gjithnjė pėr mbrojtjen e tė drejtave tė imigrantėve dhe nė promovimin e njė kulture tė bashkėjetesės e tė respektit tė ndėrsjellė. Pjesėmarrja nė jetėn kolektive e bazuar nė qendėrsinė e njeriut e nė barazinė e tė drejtave e tė detyrave kthehet nė premisė pėr njė shoqėri tė begatė, solide e demokratike. Vlerėsimi i imigrantėve shkon pėrtej ēdo retorike, sepse ata pėrbėjnė njė pasuri tė madhe si pėr vendet e pritjes ashtu edhe pėr vendet e origjinės.

Marrin pjesė

o Albino Gorini
Sekretar i Pėrgjithshėm FAI-CISL

o Franco Pittau
"Dossier statistico immigrazione" Migrantes/Caritas

o Roland Sejko
Drejtori i "Bota shqiptare"

o Caterina Zuccaro
Intelektuale arbėreshe

o Besnik Mustafaj
Ministėr i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė

o Marcella Lucidi
Nėnsekretare Shteti
Ministria e Brendshme e Italisė

o Gigi Bonfanti
Sekretar Konfederal CISL

SEKRETARIA ORGANIZATIVE:
00198 Roma - Via Tevere, 20
tel. +3906845691 - fax +39068840652
e-mail: [email protected]
[email protected]

Pjesė nga dy recensione tė librit:
"Pėrmbledhje shkrimesh" i rri ngushtė si pėrkufizim librit tė ri tė Rando Devoles. Tė dhėna, pėrsiatje e emocione, ėshtė nėntitulli i zgjedhur nga autori e qė kėtu gjetja e njė kategorie pėrkufizimi do ta vinte njė bibliotekar tė kruante kokėn: nėse tė dhėnat statistikore nuk mund tė mungojnė nė njė libėr qė merret me dukurinė e imigracionit, dhe nėse pėrsiatja ėshtė formė e njohur e kategorizimit tė njė shkrimi, nuk ėshtė aspak i tillė emocioni, kategori shpirtėrore. Por ėshtė pikėrisht ky pėrjetim emotiv i drejtpėrdrejtė i autorit i shprehur nė njė pjesė tė madhe tė shkrimeve edhe me elementė tregimtarie, qė e bėn librin e Devoles njė libėr "ndryshe" nga ato qė deri mė tani janė rrekur tė japin fytyrėn e komunitetit. Njė komunitet, ai shqiptar, qė Devole e njeh mė sė miri.

Si sociolog e si gazetar i impenjuar prej vitesh, e sidomos si shqiptar, Devole ėshtė i avantazhuar nė pėrftesėn e imazhit tė vėrtetė tė shqiptarėve nė Itali, pasi arrin tė shohė nga brenda mekanizmat e komunitetit, ato qė e kanė vėnė nė punė e ato qė e kanė ngadalėsuar, ato qė i japin jetė e ato qė i marrin frymėn, ato qė shfaqen e ato qė janė. Njė trajtim organik, nė gėrshetim shkrimesh tė ndryshėm nė formė e nė tematikė por funksionalė nė mbėrritjen e qėllimit: dhėnien e njė dimensioni historik tė emigracionit dhe pranisė sė shqiptarėve nė Itali. Studimi statistikor qė hap librin, i vetėm nė llojin e tij, i dendur me tė dhėna tė papėrpunuara mė parė, e botuar pėr herė tė parė, mund tė lexohet si njė parathėnie e asaj qė vjen mė pas: artikujt e ndryshėm, tė pasqyruar nė formėn origjinale nė kohėn kur janė shkruar ndėrthurin vėshtrimin sociologjik me atė antropologjik, psikologjik e kulturor tė shqiptarėve. E natyrisht, emocionin, pėrjetimin, pjesėmarrjen e drejtpėrdrejtė tė autorit nė ndonjė artikull si "Flirt nė autobuzin 409".

Lexuesit e librit janė si shqiptarėt ashtu edhe italianėt. Tė parėt pėr ta njohur mė mirė vetveten (e bashkėsinė) si dhe marrėdhėniet me tė tjerėt, tė dytėt pėr tė njohur njė realitet tė pėrfolur, por nė thelb tė panjohur. Libri i Devoles ėshtė ndoshta i vetmi nė llojin e vet tė pallojshėm, qė arrin tė japė njė fytyrė tė emigracionit shqiptar tė parė nga njė shqiptar vėzhgues i mprehtė. R.Sejko "Bota shqiptare"

* * *

Libėr qė duhet lexuar ky i Rando Devoles, shqiptar i ardhur student nė Romė, para se tė hapeshin kufijtė. Libri nė fakt - pėrmbledhje shkrimesh tė botuara e tė pabotuara - rrėfen emocionet, pasionin qytetar, pėrsiatjet dhe ndjenjat qė autori rreket t'ua pėrcjellė bashkėqytetarėve tė vet, nė atdhe e nė Itali, nė dritėn e studimeve tė tij ridoroze por edhe tė aftėsisė sė tij vėzhguese e tė ndjenjave tė tij, nė kapėrcyell tė dashurisė pėr vendin e origjinės dhe vendin e mbėrritjes. Objekti i librit ėshtė natyrisht gjendja e ndėrlikuar e imigrantėve ose mė mirė e humanitetit shqiptar nė "Bel Paese", siē i pėlqen ta quajė Italinė. Pėr ta bėrė Devole pėrdor njė instrument origjinal: njė kalim tė vazhdueshėm, tė sigurtė, delikat tė kufirit tradicional midis esesė dhe narrativės. Me rezultate pa dyshim efikase e nė shumė pjesė plot kėnaqėsi. Njė libėr qė e sheh fenomenin e imigracionit nga brenda.
G. Bianchi "FaiPROPOSTE"

Pėr autorin:
Rando Devole, sociolog, pėrkthyes e gazetar, ka studiuar nė Romė, ku ėshtė diplomuar nė Gjuhė Letėrsi dhe nė Shkencat Sociale. Mė pas ka pėrfunduar Master nė Komunikim dhe Doktoratėn nė sociologji. Ėshtė autor, midis tė tjerash, i librit "Zbulimi i Shqipėrisė. Shqiptarėt sipas mediave" (shkruar me Ardian Vehbiun) dhe i "Shqipėria. Dukuri sociale dhe paraqitje". Zhvillon veprimtari kėrkimore me institute tė ndryshme dhe boton nė gazeta italiane e shqiptare. Pėr angazhimin e tij sindikal nė favor tė imigrantėve Presidenti i Republikės Italiane i ka dhėnė titullin e nderit "Commendatore dell'Ordine della Stella della Solidarietą Italiana".

Kopje tė librit mund tė kėrkohen nė [email protected]
Nė Shqipėri libri gjendet nė libraritė Adrion.


Abbiamo il piacere di invitarvi al convegno

INTEGRAZIONE, CITTADINANZA, TUTELE

Gli immigrati al di lą dei luoghi comuni. Un caso esemplare

Intervengono
Besnik Mustafaj
Ministro degli Esteri d'Albania

Marcella Lucidi
Sottosegretario di Stato
Ministero dell'Interno

Presentazione del libro "L'immigrazione albanese in Italia" di Rando Devole

Il volume verrą distribuito in omaggio a tutti i partecipanti

8 settembre 2006, ore 17,00

Centro Congressi Cavour, Via Cavour, 50/a - Roma

(zona Stazione Termini)

Invito e programma in allegato

SEGRETERIA ORGANIZZATIVA:

00198 Roma - Via Tevere, 20

tel. 06845691 - fax 068840652
e-mail:
[email protected]
[email protected]

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara