HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Akademiku kosovar Rexhep Ismajli flet pėr zhvillimet e fundit gjuhėsore

Rexhep Ismajli -- nga Akad. Rexhep Ismajli*

“Asnjė standard nė botė nuk mbetet i ngrirė nė kohė”
Akademia nuk mund ta ndryshojė vendimin e '72-in.

Kohėt e fundit, nga specialistėt e gjuhės janė bėrė kėrkesa pėr rishikimin dhe hapjen e standardit gjuhėsor tė vitit 1972 ndaj prurjeve tė gegėrishtes? Si e shini ju kėtė ēėshtje?

Nuk e di pėr cilat zėra kompetentė po flet, por pavarėsisht nga kjo, problemi i standardit ka njė histori tė vetėn. Gjuha shqipe nė Kongresin e Drejtshkrimit dhe para Kongresit nė Konsultėn Gjuhėsore tė Prishtinės, katėr vjet mė herėt, nė ‘68-ėn, pėrfundimisht ka pushuar tė trajtohet me standardizimin nė dy binare. Pas ‘72-it nuk ka pasur mė kuptim qė pėr gjuhėn shqipe tė mendohet nė variante tė ndryshme tė standardizimit tė saj. Kjo ėshtė rrjedhė normale e zhvillimeve nė tė gjithė historinė e kombit shqiptar, pavarėsisht nga ndarjet shtetėrore qė kanė qenė pėr arsye tė tjera tė historisė. Tani, fakti qė u bė njė standard nė vitin 1973, nė bazė tė vendimeve tė Kongresit tė Drejtshkrimit, kjo ėshtė njė kohė e caktuar. Asnjė gjuhė, asnjė standard nė botė nuk mbetet i ngrirė nė kohė. Me kohėn gjithēka zhvillohet. Sidomos kėto kohėt e fundit shqipja ka pėrjetuar njė zhvillim shumė tė madh, njė pėrhapje shumė tė madhe nė media, nė shkrime, nė letėrsi, nė kulturė, etj.

Tashmė kemi njė rritje cilėsore tė gjuhės, pavarėsisht nga pakėnaqėsitė qė kemi ne shpesh pėr zotėrimin. Nė kėtė drejtim, nuk mendoj se ēėshtjet shtrohen nė aspektin se kompetentėt po thonė qė duhet tė ndryshojė. Integrimi i prurjeve tė reja nė jetėn kulturore brenda standardit tė shqipes ėshtė gjėja mė normale e mundshme. Kėtė e bėjnė tė gjitha gjuhėt e botės dhe kjo nuk ka arsye tė trajtohet si diēka krejtėsisht e re.

Politika gjuhėsore e vitit 1972 nuk mori parasysh Faktorin Gjuhėsor Kosovė, kur planifikoi drejtshkrimin e gjuhės sė sotme shqipe. Komenti juaj pėr kėtė?

Mė lejoni tė bėj njė koment tė vogėl. Asnjė gjuhė nė botė nuk merr pėr bazė tė gjitha tė folmet e asaj gjuhe. Gjuha e folur dhe ajo standarde janė dy fenomene tė ndryshme. Gjuha standarde ėshtė krijim kulturor, nuk ėshtė bartje e njė gjuhe organike, njė tė folmeje nė nivel standardi. Merren disa elemente tė gjuhės standarde prej tė folmeve tė ndryshme. Ka disa elemente, disa thonė se janė tė toskėrishtes, disa tė gegėrishtes. Edhe ky ėshtė njė diskutim tashmė i kaluar. Por nuk ėshtė vetėm rotacizmi gjuhė standarde. Gjuhė standarde janė me dhjeta mijėra fjalė tė reja qė nė asnjė tė folme shqipe nuk i kemi pasur asnjėherė. Janė krijime tė jetės shqiptare gjithandej. Tani, nė kohėn kur komunikimi midis shqiptarėve pėrtej kufijve ėshtė intensifikuar, ne po i vėrejmė disa ndryshime qė janė normale dhe tė cilat ndonjėherė ndikojnė nė mėnyrė shokante nė reagimet tona. Por ne duhet qė dalėngadalė tė mėsohemi, qė kėto ndryshime t’i trajtojmė nė mėnyrėn adekuate nė raport me jetėn e gjuhės standarde, qė ėshtė autonome, ėshtė e pavarur nga kėto tė tjerat.

Linguistja nga Tirana Ledi Shamku – Shkreli, ju citon ju tė keni thėnė se “Ajo qė flasim ne nė Kosovė, nė shumė situata kur nuk pėrdoret dialekti, nė shoqėri, nė familje, po nė situata formale, mė shpesh gjysmėformale, nuk ėshtė e folmja lokale e secilit prej nesh, po thjesht njė gegėrishte relativisht e standardizuar, e selitur nė shkallėn qė tė mos perceptohet si dialekt dhe nė tė njėjtėn kohė e ndryshme nga shqipja letrare”. A mund ta komentoni kėtė?

Me gjithė qejf do ta komentoj. Nė jetėn e pėrditshme ne nė familje, nė Prishtinė, nė komunikimin tonė kemi nevojė tė bėjmė distancėn, tė mos e flasim dialektin e fshatit ose tė qytetit, apo tė mėhallės ku kemi jetuar, ku jemi rritur. Por kemi nevojė pėr njė fjalor kulturor, shprehje mė tė kultivuara, etj. Dhe ne brezat e vjetėr e kemi pasur mė pėrpara formėn qė ka qenė njė gegėrishte. Atė gegėrishte e pėrdorim si variant nė jetėn familjare. Kjo ndodh nė tė gjitha gjuhėt e botės, sepse hapėsira e pėrdorimit tė variacioneve tė ndryshme tė njė gjuhe nuk ėshtė e prerė. As nė gjuhėn shqipe nuk ka vetėm njė shprehje, ka shumė shprehje nė varėsi tė situatave dhe qėllimit. Unė nė shtėpi nuk e flas shqipen standarde sipas normės. Por flas njė shqipe qė ėshtė e afėrt me format e gegėrishtes... Merrni Tiranėn. Do tė vėreni tė njėjtėn gjė. Shkoni nė Tiranė dhe shikoni a flasin gjuhė standarde nė shtėpi. Jo se nuk ka mundėsi. Shkoni nė Angli dhe shikoni. RP (Receive Pronotiation), shqiptim i pranueshėm te britanikėt, i ka parė disa statistika, nuk e flasin mė shumė se 3%, qė ėshtė krejt normale.

A ėshtė e rrezikuar gjuha standarde?

Unė mendoj se gjuha standarde e ka bazėn dhe natyrisht ajo bazė nuk ka qenė e pėrsosur dhe e ngritur njėherė e pėrgjithmonė. Ajo ėshtė e hapur dhe mund tė ndėrtohet dhe tė mbindėrtohet me prurje tė reja. Ne tani bėmė njė fjalor tė informatikės. Janė gjitha ato shprehje qė s’i kemi pasur mė herėt dhe ato hyjnė nė gjuhėn tonė. Kjo nuk ėshtė rrezikim, ėshtė pasurim. Bile, pasurimi bėhet nė mėnyrė shumė mė tė ndjeshme, pikėrisht pėrmes kėtyre terminologjive tekniko-shkencore qė hyjnė nė jetėn e pėrditshme, qė bėhen pjesė e gjuhės dhe nuk mund t’i marrėsh nga dialektet. Dialekti ėshtė njė element qė pėr gjendjen kulturore qė kėrkohet standardi, nuk pėrgjigjet, nuk jep pėrgjigje. Dhe s’kemi arsye tė kthehemi atje. Sepse s’gjejmė atje asgjė. Gjithė ē’ka pasur nė dialekte edhe si leksikė edhe si sintaksė, janė pėrfshirė nė njėfarė mėnyre ose mund tė pėrfshihen. Nuk ndalon askush tė pėrfshihen, nėse diēka ka mbetur. Por ajo nuk i zgjidh ēėshtjet.

A i takon Akademisė tė nisė procesin e rishikimit
tė vendimeve tė '72-it?

Jo. Vendimet e ‘72 –it janė vendime tė njė Kongresi qė ėshtė bėrė me delegim. Akademia ėshtė institucion qė mund tė propozojė diēka. Dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve tė Kosovės dhe Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė, nė bazė tė vendimeve tė konferencės pėr gjuhėn qė ėshtė mbajtur me rastin e 30- vjetorit tė Kongresit tė Drejtshkrimit, para disa vjetėsh nė Tiranė, kanė vendosur tė krijojnė njė kėshill tė pėrbashkėt ndėr akademik pėr tė diskutuar problemet e gjuhės. Ai kėshill ka punuar vitin e kaluar, janė formuar disa grupe. Ato grupe kanė bėrė njė punė qė ende nuk ėshtė harmonizuar. Kur tė merret njė rezultat pėrfundimtar nė bazė tė diskutimeve qė do tė kenė ato grupe, do tė njoftohet opinioni dhe do tė bėhen propozimet. Por, ato kanė tė bėjnė me pėrsosjen e mėtejshme tė standardit, me rrugėt e reja qė i ka hapur komunikimi masiv, komunikimi me internet, etj.

Intervistė e dhėnė pėr RTK, Prishtinė
Gazeta shqiptare, 20 janar 2006


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara