HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


LIQENI I SHKODRES RREZIKOHET NGA PESHKIMI I PALIGJSHEM

-- nga Rudina Llazari, Koha Jonë, 17 Korrik 2006

Lumi Buna SHKODER - Specialistet shprehen se perdorimi i mjeteve demtuese gjate peshkimit ka demtuar rende riperteritjen e peshkut. Resurset natyrore te peshkut ne liqenin e Shkodres dhe ne lumin Buna, megjithese jane shpallur zona te mbrojtura, vazhdojne te jene te rrezikuara nga gjuetia pa kriter.

Ky fenomen, qe i ka fillesat ne fillim te viteve ‘90 te dhe erdhi duke u bere me i mprehte gjate viteve ne vazhdim me rritjen e numrit te personave qe ushtrojne peshkimin ne ujrat e liqenit dhe te lumit, duket se nuk do te zhduket deri ne momentin kur shteti nuk do te nderhyje me vetem me vendime, por me masa konkrete ndaj “peshkatareve”, demtues te peshkut.

Peshkimi me korent
Ne lidhje me problemin qe po kalon peshku ne liqenin e Shkodres dhe ne lumin Buna qe buron prej tij, komandanti i trupave “Rengjers”, Isa Harusha, shprehet se si pasoje e ushtrimit te peshkimit nga persona qe nuk zoterojne njohurite e nevojshme profesionale dhe kriteret baze te peshkimit, por nisur edhe nga etja per fitime, nje pjese e “peshkatareve” po e ushtrojne peshkimin me ane te energjise elektrike.

“Peshkimi me korent, shprehet kryerengjersi Harusha, eshte gjithnje i demshem per peshkun, por sidomos gjate kesaj periudhe te kohes se shumimit te tij, kjo metode sjell pasoja teper negative ne riperteritjen e peshkut, pasi e demton ate qe ne veze.

Liqeni i Shkodres

Perdorimi i korrentit gjate kesaj periudhe, sqaron komandant Harusha, eshte duke rrezikuar riprodhimin e gjeneratave te reja ne liqenin e Shkodres, faktor qe shpie ne nje humbje te madhe ekonomike dhe zvogelon kontributin e madh ushqimor qe sjell peshku”.

Nisur nga ky dem i jashtezakonshem, komandanti i trupave “Renxhers”, Isa Harusha, u ben thirrje personave te papergjegjshem ose te paditur ne fushen e peshkimit, qe pavaresisht nevojave per fitim, gjate kesaj periudhe te shumimit te peshkut, ne asnje menyre te mos perdorin korentin ne ujerat e liqenit te Shkodres dhe te lumit Buna.

Aksioni i “Renxhers”
Gjate kesaj periudhe, trupat “Rengjers” jane duke punuar pa nderprerje per ndalimin e peshkimit nga peshkataret e palicencuar, por sidomos nga personat qe perdorin korentin si nje mjet me te shpejte per grumbullimin e tij ne sasi te medha. Fale nderhyrjeve te tyre, deri tani jane sekuestruar rreth 20 gjeneratore, te cilet perdoreshin per zenien e peshkut me korent.

Por sipas komandant Isa Harushes, siperfaqja e madhe qe ka liqeni i Shkodres nuk mund te kontrollohet vetem me dy varka me motore te vegjel e mjaft te vjeter qe shpeshhere pesojne defekte. Pervec kesaj, personat qe peshkojne me korent, e ushtrojne veprimtarine e tyre te paligjshme dhe demsjellese gjate nates dhe trupat “Renxhers” nuk kane mjete te fuqishme ndricimi per t’i dalluar ata nga larg. “Jemi te vetedijshem se kushtet ekonomike i detyrojne njerezit te futen ne uje per peshkim dhe me ane te kesaj pune jetojne me qindra familje, por gjuetia ne mase, e palicencuar, pa kriter dhe me mjete te demshme, eshte e paligjshme.

Ne si trupe mbrojtese e liqenit, jemi perpjekur qe me mjetet tona ta eliminojme kete lloj gjuetie, por edhe nga ana e vete banoreve te zones se ligatinave ne fjale, kerkohet nje ndergjegjesim me i madh, pasi demtimi i peshkut sot do te thote demtim edhe i ekonomise se tyre neser”, shprehet komandanti i trupave “Rengjers”, Isa Harusha.

Pak histori
Per vite me radhe, gjuetia e paligjshme me mjete demtuese te peshkut ne liqenin e Shkodres dhe ne lumin Buna, ka alarmuar mjaft shoqata mjedisore, te cilat me ane te specialisteve te tyre kane arritur ne perfundimin, se ky lloj peshkimi i bere per vite me radhe pa nderprerje, ka demtuar ndjeshem rezervat peshkore ne liqenin e Shkodres dhe ne lumin Buna, qe rrjedh prej tij.

Duke iu referuar shifrave te nxjerra ne bashkepunim edhe me specialistet e Ministrise se Bujqesise dhe Ushqimit, reniet me te medha qe shkojne deri ne 50 per qind, llogariten ne speciet autoktone dhe sidomos ne ato migratore si levreku, ngjala, qefulli.

Deri ne vitin 1991 ziheshin 200 250 ton peshk ne vit nga keto specie, ndersa ne vitet e mepasme ky aktivitet pesoi renie te theksuar, aq sot llogariten vetem 20 25 ton ne vit. Si shkaktar kryesor te kesaj renie, specialistet llogarisin mbipopullimin e peshkatareve dhe peshkimin pa asnje kriter.

Po te verejme dhe krahasojme numrin e peshkatareve, shohim se ndersa ne vitin 1991 kishte 100 peshkatare, nga viti ne vit numri i tyre erdhi ne rritje, derisa viti 1999 arriti kulmin me rreth 1000 peshkatare.

Me pas u vu re njefare renie e numrit te peshkatareve, si pasoje e mosplotesimit sa duhet te te ardhurave te tyre, gje qe erdhi jo vetem nga renia e sasise se peshkut, por edhe nga mosnjohja sic duhet e fushes se peshkimit. Aktualisht, ne ditet e sotme numerohen rreth 600 peshkatare.

Specialistet e bujqesise
Lidhur me rrugezgjidhjet per te frenuar problemet e peshkimit dhe per t’i hapur rruge zhvillimit te kesaj fushe, specialistet e Drejtorise se Bujqesise dhe Ushqimit ne Shkoder, shprehen se gjithmone ka rrugezgjidhje dhe se nuk eshte shume e veshtire qe te flasesh per rrugezgjidhje ne drejtim te ruajtjes dhe shfrytezimit racional te peshkimit, pasi ligjet biologjike ekzistojne ne favor te kesaj fushe, por veshtiresia qendron ne zbatimin e tyre.

“Edhe sjellja e ekuilibrit te strukturave peshkore ne nivelin e zhvillimit te meparshem nuk eshte e paarritshme, por natyrisht kerkon studime te shoqeruara gjithmone me investime. Nga ana tjeter duhet punuar per nje sensibilizim te te gjithe qytetareve, rreth liqenit apo edhe lumit, qe te shmangin dukurite negative, duke eliminuar krejtesisht gjuetine joracionale te peshkut. Pervec kesaj duhet qe te gjitha strukturat komunitare te krijojne nje tjeter vizion, duke krijuar nje vleresim per te gjitha pasurite ujore ne dobi te komunitetit.

Ky do te ishte nje ndryshim thelbesor, qe do te ndihmonte ne trajtimin e duhur te te gjitha burimeve te peshkut, qe vleresohen si mjaft te vlefshme per ndikimin qe kane ne ekonomine jo te mire qe ka perfshire banoret e zones se Shkodres” shprehen specialistet.

Per te ruajtur teresine ujore, faunen e liqenit te Shkodres nga nderhyrjet e jashtme mjaft negative, si dhe per te rritur shtimin dhe vleren e peshkut, specialistet e Drejtorise se Bujqesise ne Shkoder jane te mendimit se domosdoshmerisht ka ardhur koha e riaktivizimit te akuakultures, duke u bazuar ne te gjitha kriteret e nevojshme, nisur nga pozita gjeografike e Shkodres, qe do te sjelle shtimin e peshkut per konsum, shfrytezimin e te gjitha burimeve ujore dhe tokesore ne pershtatje me ruajtjen e vlerave te ambientit dhe kalimin e nje pjese te peshkatareve ne alivamente, pra rritesa te peshkut si dhe prodhimin e rasateve per popullimin e liqenit dhe ujembledhesave te tjere.

Nje kujdes i vecante sipas tyre duhet te tregohet edhe ndaj peshkimit sportiv, qe ka qene gjithmone mjaft i perhapur dhe i zhvilluar ne rajonin e Shkodres, per shkak te vlerave te medha argetuese e clodhese, pa harruar ato turistike. Ne vitet e fundit eshte theksuar dukshem mungesa e vendeve te ndryshme ne sherbim te amatoreve, te cilet jane ndjere te privuar nga sporti aq i bukur e terheqes i peshkimit.

Liqeni i Shkodres, “Shtepia” e 45 llojeve te peshkut
Liqeni i Shkodres, me i madhi ne Ballkan, permban ne brendesi te tij rreth 45 lloje peshqish, prej te cileve me teper se gjysma jetojne vazhdimisht ne ujerat e tij dhe pjesa tjeter ndodhet nen efektin e migrimit biologjik. Jane rreth 12 lloje peshqish, si blini, ngjala, qefulli, levreku, kubla, shtojza dhe disa te tjere te kategorise se vogel, qe normalisht shkojne e vijne ne detin Adriatik nga liqeni, nepermjet lumit Buna.

Nje grup tjeter peshqish vijne ne liqen nga ujerat e embla qe ndodhen perreth tij, sic eshte trofta e malit, qe iken ne vere ne lumenj dhe me pas ne periudhen e vjeshtes shumohet, apo sic eshte edhe ngjala qe riprodhohet ne lumenj. Pervec mrenes se eger, qe njihet si peshk i liqenit te Ohrit dhe vjen tek ai i Shkodres nepermjet lumit Drin, jane te perhapur edhe peshqit e intruduktuar me perpara si karasi, apo ballegjeri.

Por liqeni i Shkodres eshte bere i famshem per peshkun krap, i cili ka gjetur vendin e tij ideal te rritjes. Kjo ka ardhur kryesisht nga karakteret subtropikale te ketij liqeni. Krapi i njohur per mishin e tij shume te shijshem, eshte nje peshk shume i rendesishem i liqenit te Shkodres.

Gjatesia e tij arrin mbi 1 meter, ndersa pesha deri ne 20 kg. Tradicionalisht, liqeni i Shkodres ka qene burim jetese per banoret e rajonit.
Gjate periudhes paraviteve ‘90, sasia e peshkut te zene ka qene e mjaftueshme per te furnizuar me peshk te fresket, te gjithe zonen veriore dhe verilindore te vendit.

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara