HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Amatorizmi i deklaratės sė GSHDNJ

-- nga Ridvan Peshkopia, Universiteti i Kentakit

Ridvan Peshkopia Diten e Hene, 6 Nentor, u botua nje permbledhje e nje reagimi te Grupit Shqiptar te te Drejtave te Njeriut (GSHDNJ) rreth ngjarjeve ne Universitetin e Durresit (UD). Ky reagim ishte i mbushur me tė pavėrteta e manipulime dhe si i tille, nuk kishte asnje lidhje me profesionalizmin dhe paanshmerine qe karakterizon leshesat e organizatave monitoruese te te drejtave te njeriut kudo ne bote.
E pavėrteta e pare: Rektori i UD ben nje cenim te te drejtes se besimit. Rektori i UD, e meqe ra fjala, i ndonje universiteti tjeter ne boten e lire, nuk ka asnje mundesi te cenoje te drejten e besimit te asnje studenti.

Ai nuk mund te ndaloje studentet te besojne, nuk mund t’i ndaloje ata te lexojne librat qe ata i quajne te shenjte, nuk mund t’i ndaloje ata te shkojne ne faltoret e tyre e as nuk mund t’i ndaloje ata te bejne nje jete sipas parimeve te feve te tyre. Rektori i UD-se e ka shprehur publikisht respektin per besimin Islam. E vetmja gje qe kerkon ai eshte qe, ne baze te nje parimi te percaktuar ne Kushtetute, ndarja e shtetit me fene te jete jo vetem institucionale por edhe etike. Rektori i Durresit nuk po u kerkon dy studenteve te braktisin besimin e tyre. Ai po kerkon qe ata te respektojne nje kod laik veshjeje ne nje institucion laik, njesoj si myslimanet kerkojne nje kod islam veshjeje e sjelljeje ne xhamite e tyre, perfshi ketu edhe heqjen e kepuceve ne hyrje.

E dyta: Rektori po cenon te drejten e arsimimit. Rektori nuk po cenon ndonje te drejte te ndokujt per t’u arsimuar per shkak te bindeve fetare. Jam i sigurt qe mes studenteve te UD-se ka shume besimtare te tjere myslimane te cilet, ashtu si shumica e shqiptareve, e kane fene nje ceshtje personale e jo per shfaqje publike, e nuk jane te ankthshem t’ua tregojne devotshmerine e tyre fetare te tjereve. Por Rektori i UD-se nuk i ka kaluar studentet e UD-se neper nje test fetar. Ai nuk duket aspak i interesuar per kete gje; ai thjesht kerkon te mbroje laicitetin e institucionit qe i eshte besuar te ndertoje nga hici e ne nxitim e siper.

Manipulimi i pare: Iniciativa e Rektorit te UD-se eshte veshur me petkun institucional. Kjo menyre e te thenit eshte tendencioze dhe manipulative. Iniciativa e Rektorit te UD-se eshte institucionale dhe institucionaliste dhe jo e veshur me kete petk. Ajo eshte institucionale pasi ka lidhje me nje kod veshjeje e sjelljeje ne nje institucion shteteror. Ajo buron prej nje neni te Kushtetutes, prej nje rregulloreje te UD-se, dhe prej nje mbeshtetjeje edhe nga struktura te tjera te UD-se. Pertej kesaj, ajo iniciative eshte institucionaliste pasi synon te formesoje nje institucion sipas nje parimi. Si e tille, ajo ka vene ne levizje edhe shume institucione te tjera, perfshi edhe GSHDNJ-ne.

Nga ana praktike, me sa di une, vendimet formale me shkrim per te cilat GSHDNJ ankohet se nuk u jane dhene studenteve te paralajmeruar, jepen per akte perfundimtare e jo paralajmerime apo keshillime. Do te ishte pak e ekzagjeruar qe drejtuesi i nje institucioni t’i beje paralajmerim me shrim cdo punonjesi per cdo pike te rregullores qe ky i fundit shkel. Ne UD, pergjegjes nuk eshte Rektori qe respekton nje rregullore por studentet qe e shkelin ate. Cdo te ndodhte sikur Rektori te leshonte paralajmerime me shkrim per cdo student qe shkel rregulloren (e siē mund te merret me mend lehte, kjo ndodh me dhjetra here ne dite)? Ne kete rast, Rektorit do t’i duhet ta kaloje diten e tij duke shtypur paralajmerime.

Manipulimi i dyte: Rektori ne menyre te qellimshme merr masa antikushtetuese. Ketu GSHDNJ perfshihet ne nje teori konspiracioni, qe, si cdo teori e tille, pandeh, por nuk i ve gishtin skenarit. Une personalisht do te isha shume kurioz te dija deri ku fluturon fantazia e GSHDNJ rreth skenareve komplotiste te Rektorit te UD-se sepse, me sa e njoh une Agim Kukelin, te vetmet qellime te tij jane dija dhe perhapja e saj, sherbimi i vendit te tij kur mund t’i kishte sherbyer vetes se tij shume me mire ne nje vend tjeter, dhe ndertimi nga hiēi me nje ambicie te mahniteshme dhe nje vizion modern te te vetmit universitet shteteror dygjuhesh ne Shqiperi qe synon t’u jape studenteve dije te krahasueshme me ato qe do te merrnin neper kolegjet amerikane.

Manipulimi i trete: Masat e Rektorit jane antikushtetuese. Mesa e njoh une perberjen e GSHDNJ, kjo organizate nuk e ka as kualifikimin e duhur juridik e as tagrin institucional per te vendosur rreth kushtetueshmerise se nje ceshtjeje ligjerisht te debatueshme. Per fat te mire, vendi ka nje Gjykate Kushtetuese ne te cilen, besueshmeria e brendeshme dhe e jashtme eshte nga me te lartat e Europen Lindore.

Amatorizmi i deklarates se GSHDNJ. Ne punen time me duhet te konsultohem shpesh me deklarata te organizatave te ndryshme qe vezhgojne te drejtat e njeriut, perfshi Amnesty International dhe Human Rights Watch, ku, me sa di une, kjo e fundit eshte edhe partnere e GSHDNJ. Zakonisht, raportet e tyre kane dy pjese: pjesa e pare konstaton krejt formalisht problemin; pjesa e dyte jep rekomandime se si ai te kapercehet. Por une kurre nuk kam lexuar hamendesime te autoreve te ketyre deklaratave ne lidhje me qellimet e atyre qe cilesohen prej tyre si dhunues te te drejtave te njeriut, e as jepen cilesime te tilla recidiviste si “recidivismi” i zbuluar nga GSHDNJ. Hamendesimi rreth qellimeve komplotuese te te shenjuarve prej grupeve te te drejtave te njeriut eshte pertej detyrave te ketyre organizatave; kjo eshte nje ēeshtje e kronikave te thashethemeve apo analisteve te politikes.

Shekulli, 08/11/2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara