HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Identiteti kombëtar dhe vetëdija fetare

-- nga Rexhep Qosja

Rexhep Qosja Nuk ka dyshim se përkatësia trifetare e shqiptareve e ben me te pasur, me te perbere identitetin e tyre kombetar. Kete e deshmojne te dhena te panumerta te kultures materiale dhe shpirterore te popullit shqiptar. Por, nuk ka dyshim se perkatesia trifetare, perpos se e ben me te pasur dhe me te perbere, mund ta beje edhe me te plagosshem identitetin kombetar shqiptar, natyrisht, ne qofte se ndonjera prej ketyre feve do te favorizohej vecan prej institucioneve politike e shteterore, sic behet kohe pas kohe sot.

Ne jeten tone politike shume shpesh mund te degjohen shprehje, ç'eshte e verteta edhe gjate historise me shpesh te deshmuara sesa te mohuara, per bashkejetesen e harmonishme te pjesetareve te te tri feve. Dhe, kjo, kryesisht, eshte e vertete. Por, kjo e vertete shume e deshiruar nuk do te duhej te behej pengese per te verejtur se ne jeten fetare shqiptare sot po shfaqen disa dukuri, po zhvillohen disa veprimtari dhe po krijohet vetedije e tejtheksuar fetare me ndikim me pak e me shume çintegrues ne jeten shoqerore, prandaj edhe me ndikim te mundshem me pak a me shume shperberes ndaj identitetit kombetar.

Jam i vetedijshem se cfare kundershtimesh te pezmatueshme mund te shkaktoje pohimi i ketille, por jam i vetedijshem se kundershtimet e tilla, sado te pezmatueshme qofshin, nuk do te duhej te behen arsye qe te heshtet e verteta. Nuk thuhet kot se te vertetat, sado te hidhura qofshin, jane me te dobishme sesa genjeshtrat e kendshme.
Kur flitet per bashkejetesen e harmonishme te te tri feve ne jeten e popullit shqiptar, kjo nuk do te thote se fete ne jeten e tij vetvetiu ishin faktor i njesise se tij shpirterore, prandaj as faktor i konsolidimit kombetar sic ishte feja ne jeten e, ta themi, polakeve, ruseve, italianeve, spanjolleve, turqve. Duke qene pjesetare te nje feje apo, kryesisht, te nje feje, popujt e lartpermendur do te arrijne me lehte e me shpejte te ngrihen ne shkalle kombi dhe te funksionojne si kombe me njesi shpirterore. Nuk eshte perkatesia trifetare arsyeja e vetme, as, madje, arsyeja kryesore, pse shqiptaret me vone se shume popuj evropiane do te krijojne vetedije kombetare dhe do te ngrihen ne shkalle kombi. Por, perkatesia trifetare, qe percaktonte jo vetem vetedijen e shqiptareve ndaj vetes, por edhe qendrimet e te huajve, evropianeve, ndaj tyre, ishte nje prej arsyeve te nje vonese te tille. Perpjekjet e themeluesve dhe drejtuesve te Rilindjes Kombetare per t'i zbutur sa me shume perkushtimet fetare te bashkekombasve, pa dyshim, kishin arsye te forta ne ate kohe.

Njera prej dukurive me te verejtshme ne jeten shoqerore te shqiptareve sot, pa dyshim, eshte shprehja e lire e vetedijes fetare aq e penguar ne kohen e komunizmit dhe kjo shprehje e lire e vetedijes fetare eshte fryt i çmuar i zhvillimit te demokracise ne jeten tone. Por, nuk eshte aspak e veshtire qe te verehet se shprehja e vetedijes fetare, kur e kur, po sendertohet permes tejshquarjes, tejtheksimit te saj. Shprehja dhe tejshquarja, tejtheksimi ndryshojne shume mes vete sepse nenkuptojne permbajtje dhe shkalle te ndryshme te ndjenjes. Ne qofte se, prandaj, shprehja e vetedijes fetare eshte nje e drejte themelore qe gezon mirekuptimin e pergjithshem, tejshquarja e saj e tejkalon te drejten themelore njerezore, behet menyre e propagandes dhe shpesh nuk mund ta gezoje ate mirekuptim te pergjithshem.

Popujt e medhenj evropiane, qe kane krijuar aq te mira, por qe kane prodhuar edhe disa te keqija ne kontinent, i kane provuar heret pasojat e tejshquarjes se vetedijes fetare. Lufterat fetare ishin te keqijat me te medha qe kishte sjelle ajo tejshquarje e vetedijes fetare. Per kete arsye, popujt e medhenj evropiane do t'i ndajne heret fene dhe shtetin, fene dhe politiken dhe do t'i ndajne jo vetem per shkak te synimeve te prijesve fetare qe ta kene fjalen kryesore, vendimtare, edhe ne punet shteterore e politike, por edhe per shkak te tejshquarjes se vetedijes fetare e cila, si e tille, ushtronte ndikim cintegrues ne shoqeri.

Pasojat e tejshquarjes se vetedijes fetare, natyrisht kurre sa ne Evrope, jane hetuar edhe ne historine e popullit shqiptar, madje, edhe ne kohen e Rilindjes Kombetare. Per kete arsye rilindesit me te shquar do te bejne beteje intelektuale per uljen e vetedijes se tejshquar ne shkallen e vetedijes se natyrshme fetare apo, madje, edhe kunder saj. Kunderklerikalizmi i rilindesve nuk permban qendrim kunderfetar apo, madje, afetar, sepse numri me i madh i tyre ishin besimtare me pak a me shume te perkushtuar ndaj fese; kunderklerikalizmi i tyre i njohur, ne te vertete, ishte veprimtari kunder vetedijes se tejshquar fetare, qe e pengonte zhvillimin dhe konsolidimin e vetedijes kombetare, qe ushtronte ndikim cintegrues ne procesin e integrimit kombetar dhe te njesise shpirterore te popullit shqiptar. As mendimi i njohur, fuqidhenes, tashme historik, i Vaso Pashes: fe e shqiptareve eshte shqiptaria, nuk do te duhej te kuptohej si shprehje e fare bindjeje te tij kunderfetare apo afetare.

Ky eshte nje mendim teper i rendesishem, me ndikim kombetar mobilizues ne kohen e Rilindjes, por jo i parendesishem edhe ne kohen tone. Me te thuhet kjo: me e rendesishme se vetedija fetare e shqiptareve, eshte vetedija e tyre kombetare. Jo fe e atdhe, po atdhe e fe. Fete jane shume, kurse Atdheu eshte nje. Mendimi programatik fe e shqiptareve eshte shqiptaria i detyrohet bindjes se Vaso Pashes dhe rilindesve te tjere se vetedija e tejshquar fetare ne kohen e perpjekjeve per krijimin e konsolidimin e vetedijes kombetare dhe krijimin e shtetit kombetar mund te behet faktor shperberes ndaj identitetit kombetar, prandaj edhe ndaj njesise shpirterore te popullit shqiptar. Deshmi jo te pakta per kete u sillte jeta e tyre nen pushtimin e Perandorise Otomane. Varferia e skajshme ishte arsyeja pse numri me i madh i bashkekombasve te tyre largoheshin pergjithnje prej Atdheut, por perkushtimet e skajshme fetare ishin arsyeja kryesore pse disa prej tyre ckombezoheshin duke u quajtur greke, turq apo, madje, latine!

Koha e çkombezimeve te tilla per arsye fetare ne historine e popullit shqiptar ndoshta ka marre fund, por, tani, si duket, po rifillon koha e tejshquarjeve te vetedijes fetare, e shfrytezimit te fese per nevoja politike dhe e favorizimit te njeres fe nga institucione politike e shteterore! Shembujt nuk jane te pakte dhe shembujt nuk jane te njellojte. Dhe, kjo tejshquarje e vetedijes fetare ka filluar nder shqiptaret e besimit mysliman ne Maqedoni dhe ne Kosove dhe ngadale-ngadale ka kaluar edhe ne Shqiperi, ka filluar nder shqiptaret myslimane dhe po vazhdohet nder shqiptaret e krishtere, sidomos katolike.

Tejshquarja e vetedijes fetare myslimane dhe katolike ne jeten e popullit shqiptar po behet sot ne menyra te ndryshme, por vetem tejshquarja e vetedijes fetare katolike po favorizohet edhe prej disa vetjeve dhe disa institucioneve politike dhe shteterore vendore ne Kosove e ne Shqiperi natyrisht nen ndikimin e disa institucioneve fetare e shteterore te huaja e, sidomos, te disa mediave te huaja te cilat per Ballkanin vazhdojne te shkruajne si per nje "paradhome te Orientit barbar" dhe si "kategori me e ulet e qyteterimit". Ne kete tejshquarje te vetedijes fetare myslimane e katolike marrin pjese edhe krijues te fushave te ndryshme artistike e shkencore, ne menyre te vecante shkrimtare, duke luajtur rol perkrahes ndaj nje feje si ne Kosove, ashtu edhe ne Shqiperi. Shkruhen vepra letrare dhe publicistike te pershkuara prej vetedijes se tejshquar fetare, kurse ripunohen vepra te djeshme, kryesisht romane, duke iu shtuar pjese ose kapituj me permbajtje fetare. Vepra te tilla letrare te pershkuara prej vetedijes se tejshquar fetare, zakonisht, nuk shkruajne, dhe ripunime te tilla te veprave te djeshme, zakonisht, nuk bejne kundershtaret po sejmenet e komunizmit ne Shqiperi dhe ne Kosove.

Nje shkrimtari, keto dite, po i merret per merite shqiptimi i fjalise, natyrisht pas permbysjes se komunizmit, se shqiptaret i takojne qyteterimit perendimor dhe, vetem, perendimor! Pohime te tilla jane shqiptuar ne Kosove shume here pas demonstratave te rinise studentore dhe shkollore te vitit 1981, ne te cilat kerkohej qe Kosova te njihej Republike; dhe, pohime te tilla jane shqiptuar, para se gjithash, per te kundershtuar propaganden e mediave serbe, ne te cilat thuhej se nder shqiptaret zhvillohet fundamentalizmi islamik! E verteta se nder shqiptaret nuk kishte fundamentalizem islamik, nderkaq, ne asnje rast nuk e permbante edhe pohimin se shqiptaret i takojne vetem qyteterimit perendimor. Jo. Pohimi propagandistik, gjithnje e me i perseritur si pohim konjuktural prej disa intelektualesh dhe prej disa perfaqesuesish te institucioneve politike, se shqiptaret i takojne qyteterimit te Perendimit, dhe vetem te Perendimit, as nuk e thote te verteten shkencore, as nuk i kontribuon bashkejeteses se harmonishme te feve ne jeten tone.

Nuk e thote te verteten as pohimi tjeter, po ashtu, se pari i shqiptuar prej disa intelektualeve, se feja myslimane e numrit me te madh te shqiptareve eshte pengese per integrimin e Shqiperise (e tani, edhe te Kosoves) ne Bashkimin Evropian. Eshte e vertete, nderkaq, se sikur t'i kishin takuar qyteterimit perendimor, dhe vetem qyteterimit perendimor, mund te besohet se shqiptaret nuk do te pesonin çka kane pesuar prej vitit 1878 e deri ne vitin 1999 dhe çeshtja e tyre kombetare do te ishte zgjidhur atehere kur jane zgjidhur çeshtje te tjera kombetare ne Ballkan: çeshtja greke, çeshtja rumune, çeshtja bullgare, çeshtja serbe. Sikur t'i takonin qyteterimit perendimor, dhe vetem perendimor, shqiptaret nuk do te perjetonin ndarjen ne kater shtete po do t'iu njihej e drejta e jetes ne nje shtet.

Shqiptaret, ne te vertete, u takojne dy qyteterimeve: qyteterimit perendimor dhe qyteterimit lindor. Dhe, kjo eshte plotesisht e kuptueshme. Duke jetuar ne udhekryqin mes Lindjes e Perendimit, duke qene te pushtuar kur prej fuqive perendimore e kur prej fuqive lindore, duke qene te ndikuar prej qyteterimit te krishtere dhe prej qyteterimit islamik shqiptaret kane marre çka kane dashur dhe çka nuk kane dashur, kane marre me deshire dhe kane marre me dhune. Kultura e tyre, qyteterimi i tyre eshte bere keshtu bashkim i te dy kulturave, i te dy qyteterimeve.

Te dhenat qe deshmojne se shqiptaret i takojne qyteterimit islamik hiç me pak se qyteterimit te krishtere jane te shumta dhe jane te ndryshme. Dhe, keshtu mund te thuhet jo pse mbi dy te tretat e popullit shqiptar i takojne fese myslimane, por pse permbajtja e qyteterimit shqiptar ne mase te madhe eshte permbajtje e qyteterimit islamik. Dhe, kete e deshmojne te dhena historike, etnografike, kulturore, gjuhesore e te tjera. Menyra e jetes e pjeses me te madhe te popullit shqiptar, arkitektura e qyteteve dhe e fshatrave, objektet e kultit, veshjet popullore, kenget dhe vallet popullore, kuzhina, ceremonite rreth lindjes dhe rreth marteses, ritualet e varrimit, adetet dhe zakonet, deshmojne, per me teper, se qyteterimi islamik eshte me i shtrire ne jeten e shqiptareve sesa qyteterimi i krishtere. Pavaresisht sa gezohet a sa deshperohet kush per kete qe thuhet, te verteten nuk mund ta ndryshojme. Te thuash tani se shqiptaret jane popull qe i takon qyteterimit perendimor e te mos thuash se i takon edhe qyteterimit lindor eshte e sigurt se do te thuash nje te pavertete, prej se ciles shqiptuesi i saj mund te kete, ndoshta, ndonje leverdi sot, por prej se ciles as shkenca shqiptare, as vete shqiptaret kurrfare dobie nuk mund te kene. Te thuash tani se portreti shpirteror i shqiptareve eshte portret shpirteror i krishtere do te thote te behesh nje propagandist fetar a politik fetar, qe nuk e thote te verteten dhe nuk i kontribuon bashkejeteses se harmonishme te te tri feve ne jeten e shqiptareve.

Dhe, te thuash, se feja myslimane, si fe e shumices se shqiptareve, eshte pengese per integrimin e Shqiperise (e, tani, edhe te Kosoves) ne Bashkimin Evropian, do te thote te behesh propagandist fetar a politik fetar, qe nuk e thote te verteten dhe nuk i kontribuon bashkejeteses se harmonishme fetare te shqiptareve. Gatishmeria e Bashkimit Evropian per te njohur Maqedonine kandidate per pranim, kurse per te bere marreveshjet e ashtuquajtura te stabilizim-asocimit me Turqine dhe me Bosnjen e Hercegovinen, vetem sa deshmon se pohimi i sipertheksuar i disa intelektualeve dhe politikaneve tane, kryesisht i frymezuar nga leverdi vetjake, nuk eshte i vertete, as qellimmire, sepse eshte vetem propagandistik. Pengesat ne te cilat ka hasur Shqiperia ne procesin e integrimit evropian, ne te vertete nuk jane pengesa qe asaj ia ka vene Bashkimi Evropian, po pengesa qe asaj ia ka vene klasa e vet politike me sjelljet e asaj politike!

Kush i percjell sadopak shkrimet e shtypit evropian per Shqiperine dhe kush i degjon sadopak deklaratat e politikaneve e shtetareve evropiane per politiken shqiptare do ta kete plotesisht te qarte se jo perberja fetare e shqiptareve, po prapangelja e trasheguar ne zhvillimin ekonomik, niveli i pakenaqshem ne konsolidimin e institucioneve demokratike, krimi i organizuar, korrupsioni i pershtrire dhe, ne lidhje me te gjitha keto e mbi te gjitha keto, konflikti teper i vrazhde mes dy aneve te klases politike, qe prodhon konflikte dhe ushtron ndikim çintegrues ne shoqerine pergjithesisht jane arsyet pse Shqiperia, njerisht, mbetet pas vendeve te tjera te rajonit ne procesin aq te deshiruar te integrimit ne Bashkimin Evropian.

Rrenjet e kulturave dhe te qyteterimeve te popujve jane te thella: ato shtrihen thelle ne kohe dhe jane materiale e shpirterore. Ne kohen e globalizmit eshte e vertete se ato rrenje po dobesohen: njerezit ne krejt planetin jetojne gjithnje e me njesoj, argetohen gjithnje e me njesoj, mendojne e flasin per gjera gjithnje e me te perbashketa, por eshte gjithaq e vertete se ajo jete gjithnje e me e njejte, ajo veshje gjithnje e me e njejte, ai argetim gjithnje e me i njejte, ai mendim dhe ajo shprehje per gjera gjithnje e me te perbashketa nuk jane fetare, nuk jane as te krishtera, as islamike, as induse, as hebraike, sepse jane planetare. A do te jete me mire a me keq per njerezimin pse procesi i globalizimit ben keso rrafshimesh do ta tregoje ardhmeria. Ajo qe mund te thuhet sigurt qe tani eshte: procesi i globalizimit do t'i rregjoje identitetet kulturore kombetare - kete pasuri te madhe e te pazevendesueshme te planetit.

Per te gjitha arsyet e siperthena mund te thuhet se tejshquarjet, tejtheksimet e vetedijes fetare, si myslimane ashtu edhe te krishtere, e, sidomos favorizimi i ndonjeres prej tyre nga ana e institucioneve politike a shteterore, jane veprime dhe gjykime te anshme me ndikim te mundshem shperberes ndaj identitetit kombetar te shqiptareve dhe ndaj proceseve integruese shqiptare.

Pikerisht per arsye se qyteterimi shqiptar eshte qyteterim, njekohesisht, i krishtere dhe islamik, dhe pikerisht pse shqiptaret u takojne tri feve, intelektualit, politikanit dhe shtetarit shqiptar me pare se shkrimtarit meksikan, Karlos Fuentes, i takon te thote çka thote Karlos Fuentes. E ai, mbasi permend gjuhen spanjishte ne te cilen shkruan dhe qyteterimet siç jane qyteterimi i Mesdheut, qyteterimi i indianeve, qyteterimi i zezakeve, qyteterimi i krishtere, qyteterimi islamik dhe qyteterime te tjera, thote se ne asnje menyre nuk mund te pajtohet me tezen e Samuell Hantingtonit mbi konfliktin e qyteterimeve: "nuk mund ta pranoj tezen mbi konfliktin e qyteterimeve, sepse te gjitha ato qe permenda jane qyteterime te miat dhe ato nuk mund te jene ne konflikt ne shpirtin tim. Ato i flasin njera-tjetres dhe ato jane ne marreveshje njera me tjetren".

Ne qofte se, megjithate, mund te jete dikush qe nuk mund t'i shqiptoje mendimet e humanistit Karlos Fuentes mbi dialoget dhe marreveshjet e vetekuptueshme te qyteterimeve, atehere ai do te duhej te mos harronte se, si e thone antropologet dhe etnologet moderne, "nuk ka kultura te larta e te uleta; ka vetem kultura te ndryshme qe, secila ne menyren e vet, i plotesojne nevojat dhe deshirat e pjesetareve te tyre".

E shpjeguar dhe e vleresuar nga aspekti i konkluzioneve te ketyre antropologeve dhe etnologeve ligjerata e paradokohshme e Presidentit Alfred Moisiu, ne Universitetin e Oksfordit del e papranueshme: ne nentekst ajo e permban favorizimin e krishterimit si fe superiore ne krahasim me fene myslimane! Nuk jam i gatshem te besoj se perdallimi i tille mes ketyre dy feve eshte mendesi e tij. Paraqitjet e tij, sjelljet e tij te kujdesshme ndaj bashkesive fetare ne Shqiperi, gjykimet e tij te matura sikur e perjashtojne kete mundesi. Por, ja, ligjerata eshte mbajtur dhe, si e tille, inkuadrohet apo, te shprehem me qarte dikush mund ta inkuadroje ne ballafaqimet e sotme kunderhistorike intelektuale mes dy feve te medha: mes krishterimit dhe myslimanizmit.

Dhe, ç'mund te thuhet me tej per marredheniet e politikes e te feve ne jeten shqiptare sot? C'mund te thuhet per perpjekjet e disa intelektualeve dhe te disa politikaneve, ne Shqiperi e ne Kosove, qe populli shqiptar te distancohet nga gjeografia e vet, duke shquar elementet e tij gjoja joballkanike dhe duke iu pataqitur Evropes cka ne thelb nuk eshte? Mund te thuhet edhe shume çka, pa dyshim. Prandaj po them edhe diçka.

Gjithe ato qe po ndodhin e po thuhen ne fushe te feve; dhe gjithe ato qe po thuhen e po behen ne fushe te politikes ndaj feve; dhe gjithe ato qe po behen e po thuhen ne fushe te politikes kombetare ne pergjithesi viteve te fundit sikur nxisin pyetje: e kemi pranuar idene e modernitetit si ide shoqerore dhe politike? E kemi te qarte vendin e feve ne jeten tone kombetare? E kemi percaktuar mire strategjine e politikes kombetare? Nje pergjigje, per dike, ndoshta, shume e diskutueshme, qe mund t'iu jepet ketyre tri pyetjeve, eshte e mbajtur ne pyetjen e katert: mos po harrojme se pozita gjeostrategjike e tokave ne te cilat kemi jetuar e do te jetojme dhe perberja trifetare e popullit duhet te na bejne te mendojme se fati i yne historik eshte i paracaktuar per te sendertuar zbutjen e kundershtimeve mes Lindjes e Perendimit dhe per te bere sintezen e qyteterimeve te tyre?

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara