HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


IN MEMORIAM PER FREDERIK RRESHPEN


 
HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


-- nga Moikom Zeqo

"Abiit, excessit, evasit, erupit" - (Doli, iku, u largua, u zhduk). Ky lokucion latin mbahet i famshem per gradacionin e sinonimeve. Keshtu ndodhi me jeten e njeriut dhe poetit Frederik Rreshpja. Atij i mungonte "amor sui" - (dashuria e vetvetes). Si askush, Frederik Rreshpja nuk cau koken dhe e trajtoi me mosperfillje jeten e tij. Nje shperdorim i dhimbshem, nje mosperfillje mbreselenese.

Frederik Rreshpja, lindi per te qene nje perjashtim. Substanca e jetes se tij, nuk percaktohej nga frymemarrja, as nga veprimet e marrezishme, as nga normaliteti i zakonshem. Ai ishte njeriu me nje aparat ndjesish te pazakonte, ai dinte te krijonte nje poezi te pazakonte. Nga kjo pikepamje, ai eshte shume here me i rendesishem dhe shume here me i pazevendesueshem se te gjithe vdeketaret e zakonshem normale.

Frederik Rreshpja Para dy ditesh, ne muzg me mori nje njeri i panjohur ne telefonin celular. "Jeni Moikom Zeqo?". Po, -iu pergjigja. "Eshte nje njeri i rrezuar perdhe ne asfalt, eshte duke vdekur. Me permendi emrin tend dhe numrin e celularit". "Ku ndodheni tani?". "Nje kafene prane kulles se Sahatit, ne qender". "Po vij, menjehere".

U nisa me ngut, ne nje kafene e gjeta ate qytetarin i cili me telefonoi dhe prane tij Frederik Rreshpen te sfilitur, me nje zbehtesi te frikshme. Mesa duket, kishte pesuar nje atak, merrte fryme me veshtiresi, megjithate fliste ne menyre aq halucinative, me fraza shpesh pa lidhje, si ne jerm mitologjik. Kishte ardhur fill i vetem nga Shkodra ne Tirane ne mengjes. Mbante ne qafe te lidhur nje cante te vogel, ishte i perhumbur, vetem syte i shkelqenin. "Une kam gjetur stemen e arte te Princit te Spanave, Moikom - me tha". "Ti e di, qe kam patur dikur nje djale, nuk e kam marre vesh se ku eshte asnjehere. Edhe Loren, te vetmen femer qe kam dashur ne jete, ma kane rrembyer. Patjeter, qe kane vdekur. Nuk kam absolutisht asnje njeri. Cudi si nuk vdes edhe une. Do te shpetoja njehere e pergjithmone".

I tronditur, e shihja mikun tim qe e njihja kaq mire. Hija e tij, levizte tani vetem ne viset e miteve, ku kinse kishte gjetur stemen e arte, fliste per nje femije qe s'e kishte patur kurre dhe per nje te dashur qe s'e kishte patur kurre. Vitet e fundit, vetedija e tij ishte e dyzuar, nuk orientohej me ne realitetin e perditshem, hynte dhe dilte nga mbreteria e fantazise, thoshte gjerat me te cuditshme dhe me te pabesueshme, me nje pikellim biblik, ngaterronte koherat, shpikte subjekte dhe ngjarje qe nuk kishin ndodhur, fliste per persona dhe personazhe te krijuar nga lenda e poezise, permendte cironken proverbiale te De Rades se vdekur, mendja e mjegulluar e tij megjithate ishte plot drit`. Nuk i sherbenin me fjalet me kuptimet e tyre te drejtperdrejta, bente nje metaforizim te skajshem te sendeve dhe universit. "Si mendon ti Moikom, jam gazetar apo poet?" - "Pa dyshim qe je poet". "Pse valle u largove nga Shkodra?" - "Une vete u nisa, para disa ditesh ne Shkoder" - "Pse u ktheve?

Ku do te rrish ketu ne Tirane? Duhet patjeter te kthehesh ne Shkoder". Se bashku me qytetarin e panjohur (nuk e mesova emrin e tij), duke e mbajtur nga krahet gati pezull, ishte krejt i pafuqishem per te ecur, e cova ne nje hotel, i cili ishte i ngrohte, pagova hotelin dhe mora ne telefon nipin e tij Dashin, djalin e motres, Ciates. I thashe nipit qe te vinte ta merrte te nesermen ne mengjes sepse ishte ne nje gjendje kritike si asnjehere. Gjate ketyre viteve, e kam cuar Frederikun ne spital disa here, duke e shpetuar nga vdekja e sigurte. I kam bere te gjitha perpjekjet per ta ndihmuar, disa here e kam cuar ne azile, kam shkruar letra per kryeministrat, per Presidentet, per ministrat e Kultures qe t'i nxirrnin nje pension te vecante, gje qe ai e meritonte plotesisht. I rrenuar, pa para, tejet i semure, ai perjetoi ditet dhe netet e veshtira, per te vdekur ne mjerim.

* * *

Ne mengjesin e 17 shkurtit, me merr Dashi, nipi i Frederikut dhe me thote: "Xhaxhi Moikom, Frederiku, daja, vdiq". Telefoni celular m'u duk si nje zog makaber. Befas, tere bota m'u duk si nje peme vigane me miliona zogj te tille celulare. Me ne fund, pasi kerkoi kaq me ngulm vdekjen, qe ishte paqja e vertete per te, Frederik Rreshpja, i mbylli syte, por jo qepallat e tij ne poezite e mrekullueshme qe ka per te gjithe ne.

* * *

"Abiit, excessit, evasit, erupit" - (Doli, iku, u largua, u zhduk). Ky lokucion latin mbahet i famshem per gradacionin e sinonimeve. Keshtu ndodhi me jeten e njeriut dhe poetit Frederik Rreshpja. Atij i mungonte "amor sui" - (dashuria e vetvetes). Si askush, Frederik Rreshpja nuk cau koken dhe e trajtoi me mosperfillje jeten e tij. Nje shperdorim i dhimbshem, nje mosperfillje mbreselenese. Jeta e tij e ngaterruar dhe e trazuar, gati nuk mund te pershkruhet. Megjithate, ai lindi krejt ndryshe nga te tjeret, sepse ai ishte krejt ndryshe nga te tjeret. Te gjithe shkruajne poezi, por ai ishte Poet.

* * *

Bota eshte e mbushur me "actia mortalia" - (veprime, pune te njerezve te vdekshem). Miliona njerez nuk e kane shperdoruar jeten e tyre, nuk jane mberthyer nga kotesia, pra kane qene normale. Frederik Rreshpja, lindi per te qene nje perjashtim. Substanca e jetes se tij, nuk percaktohej nga frymemarrja, as nga veprimet e marrezishme, as nga normaliteti i zakonshem. Ai ishte njeriu me nje aparat ndjesish te pazakonte, ai dinte te krijonte nje poezi te pazakonte. Nga kjo pikepamje, ai ehste shume here me i rendesishem dhe shume here me i pazevendesueshem se te gjithe vdeketaret e zakonshem normale.

* * *

Poezia e Frederik Rreshpes eshte skema e tij nevralgjike e pashlyeshme, qe dimensionohet ne heshtje, delikate dhe e sigurte, ne hapesiten panteonike te poezise dhe te artit shqiptar. Rreshpja ehste nje poet i lindur dhe jo nje poet i bere. Eshte shume e veshtire ta perkufizosh nje nje formulekete gje. Eshte e veshtire te flasesh dy fjale per njeriun dhe per poetin, per te cilin masmedia ka qene nje mit i paperfillshem dhe aspak miqesor, (jo per fajin e tij), sepse krijimi i vertete nuk kufizohet kurre "in medias res" dhe lavdia e rreme, eshte perhere periferike, ose alibia e mediokritetit. Ne kete kohe te sodomizuar nga politika, Rreshpja beri nje sfide elegante, duke hedhur bumeranget e tij magjike ne horizontet e figurave te kujteses, te anticipuar si metafore universale, per te na shpalosur ne kaleoidoskop imazhesh dhe plot ngrohtesi njerezore. Libri i tij poetik me i famshem "Erdhi ora te vdes perseri", nuk eshte aspak nje mall nekrofilik.

Ai ne te vertete nuk ka patur asnjehere ndermend te vdese asnjehere seriozisht, por te ringjallet poetikisht dhe 1000 vdekjet e tij, te vulgaritetit te jetes se perditshme, t'i konvertoje ne nje kohe mitike, ne nje deshmi origjinale dhe te paimitueshme. Ai ka mundur ta realizoje kete thjeshtesisht, ndonese permes nje drame te brendshme perveluese, paradoksale te pafund. Kjo tregon kurajon e tij te madhe dhe nje dinjitet te vecante. Kjo te con tek ideja e patjetersueshme se ai nuk ka jetuar kot, se nuk mund te flitet per nje shperdorim te llahtarshem te jetes, ajo qe ishte e jashtme tek ai, nuk ishte asnjehere e brendshme.

* * *

Frederik Rreshpja ka lindur ne 19 korrik 1940 ne Shkoder. Ne vendlindje ka kryer arsimin e mesem, pastaj ka punuar arsimtar ne fshatrat e Shkodres, pastaj nepunes, pergjegjes kulture etj. Poezite e para i ka botuar ne fillim te viteve '60 te shekullit te kaluar. Ne vitin 1967, pati sukses te vecante me vellimin poetik "Rapsodi shqiptare". Eshte marre me publicistike dhe ese letrare. Per shume vjet, ka qene i burgosur per bindjet politike dhe jeta e tij ka qene shume e trazuar. Ne vitin 1991, ishte kryeredaktor i gazetes "ORA" si edhe kandidat per deputet. Nga viti 1992, ai ishte president i shtypshkronjes "Europa". Ka qene edhe drejtor i revistes kulturore-letrare "Europa" dhe i gazetes "Lajmi i mbremjes". Ne vitin 2000, ai ishte i rrenuar ekonomikisht. Nuk dihet se c'u be me pronesine e shtypshkronjes qe posedonte, ai fliste per mashtrime qe i kishin bere, ndonese une e kam ruajtur nje kopje te nje dokumenti te noterizuar qe ai ia jepte shtypshkronjen ne perdorim Sadat Brahjas, dhe ky i fundit ishte e detyruar t'i jepte 700 mije leke te vjetra ne muaj. Nuk di perse nuk funksionoi kjo marreveshje, Frederiku perjetoi Odisene e nje varferie te skajshme te mbetjes neper rruge, kjo pike duhet sqaruar mire, duhet te dale pergjegjesia e njerezve te cilet e cuan ne kete gjendje apokaliptike.

* * *

Me Frederik Rreshpen jam njohur afro 40 vjet me pare. E kam ruajtur perhere miqesine me te, ndersa shume te tjere, nuk e ruajten dot kete miqesi. Rreshpja spikati qe ne fillim si nje poet me nje talent te cuditshem, enuin, krejtesisht modern. Pervec poezive, ai shkroi peralla te denja per vete penen e Oskar Uajldit. Kishte energji te medha, ndonese nuk ishte asnjehere ambicioz, teper i shkujdesur, moskokecares. I lire ne mendime, rebel i pandreqshem dhe i pathyeshem ne cdo kohe, aventuren e artit e plazmoi ne dizonance me aventuren e jetes, pikerisht si shprehje te lirise ekzistenciale. Kundeshtar i diktatures, ai perjetoi gati 20vjet si i burgosur politik, i harruar dhe i pabotuar, perhere me nje identitet te spikatur antikonformist, sfidant i llojit rembojan. Jo rastesisht i lindur ne Shkoder, e cila mund te quhet nje kryeqytet letrar i Barletit dhe i Bogdanit, i Fishtes dhe i Mjedes etj, pas vdekjes se Migjenit te madh,, Frederik Rreshpja eshte talenti me i shquar qe ka dale nga kjo treve - miter e poezise se shqetesuar te kombit. Pervecse poet, Frederik Rreshpja ishte edhe nje publicist i mprehte - esseja e tij e gjate "Marrezia e Itakes", eshte nga me te bukurat dhe interesantet ne letrat shqipe. Ai ishte edhe prozator humorist i rralle i tradites koniciane.

* * *

Poezia e Frederik Rreshpja eshte me nje kod dhe nje apel simbolesh dhe nenkuptimesh. Ne poezine e tij, eshte nje finese teper e holle, nje delikatese e brendshme qe te habit. Te duket se trilli i metafores de Radiane hedh argjendin e vet te kalter tek peisazhet e ashpra alpine, onirike, ne agloshet e shpellave, ku mbijetojne perendite ilire, tek kasollja e vjeshtes me zogj mitesh, ku fluturojne kometat dhe alekinet, ne horizonte me gruntin primitiv te shiut, tek rete dhe tek plazhet, ku Frederik Rreshpja ka mbledhur qeramikat e thyera te dashurive te lashta, aty ku, udha e vjeter rri si patkoi i fatit tek porta e shekujve. Epika nuk mungon:

Koka e trimit, ne dhembet e eres,
Shpata, ne duart e shiut.

Duket se sozia e Milosoas, futet tek emri i Medaut ilir, per te gjetur dallendyshen e humbur pas 7 bjeshkeve te Filip Shirokes, apo xhindin e vogel te perallave dhe te rrefimtarise popullore, nen nje qiell te trishtuar qe gjemon nga kavaleria e shirave te Eposit Verior.

Per te, femijeria eshte nje perralle e shumefishte, atdheu i imazheve:

Luanet e thyer te femijerise,
Pune uje te pusi i vjeter,
Mbi zjarret e trendafilave ngroh duart Saadiu,
Me turbanin prej vese.

Frederik Rreshpja pikturon si nje varg Van Gog. Per te krijuar ne fakt nje kozmogoni ngjyrash dhe ndijimesh, ku panteizmi eshte edhe impresionizem, ku ka perhere shume fanitje fosforeshente, fantazma te shenjta te kujteses kombetare, kalores anonime te imagjinates, detare te qiellit, imazhe arketipale te pashperbershem, ose metafora te antropomorfizuara. Poeti eshte perhere nje lloj Princ i Vogel ekzyperian, por i veshur me tirqe dukagjinase, binjak i Omerit te vajtuar nga Ajkuna, per te kerkuar pa pushim "detet e rrezikshem te pafundesise perrallore", sic eshte shprehur dikur Kitsi i madh. Por asnjehere ne kete clirim kufijsh dhe dimensionesh, ne kete transparence te materies se gurtezuar, Frederik Rreshpja nuk e humb sensin e dashurise, sepse per te arti nuk eshte "nje kopesht i trilluar ku kercejne bretkosa te verteta" (Mariana Mur). Dhe ja, qe qeniet mitike, nuk i shpetojne dot ironise paresore si nje biresim, si nje katharsis.

Homeri, stergjyshi yne antropoid, eshte nje lajtmotiv, po edhe nje sinkope. Sipas Rreshpes, Homerin e bene heronjte me shume sesa talenti. Nga Eposi i Trojes, deri te Hollivudi, paradoksi te con edhe tek Homeret e industrializuar. Ndaj Frederik Rreshpja thote me nje qetesi olimpike, bashkekohore, te ndryshme nga tradita:

E verbeta ime madheshtore me syze Hong-Kong-u,
Beje nje Iliade per mua!

Ky konceptim te kujton Bertold Brehtin e mencur. Frederik Rreshpja tenton te beje te lexueshem nje "Index exportagorium". Ai paralajmeron per profetet e rreme:

Zeusi, Atena dhe tere zotat, duhen thyer,
Per te rindertuar duart e Fidias.

* * *

Ishuj te ndritshem i jane shfaqur poetit ne retine, nen qiej absurde. Ai ishte gjithmone nje pagan i vjeter qe deborerat i shnderronte ne mermere statujash ilire. Keshtu, ai shenohet per te tjeret si nje "homeo scriptor" dhe thote per poezite e tij delikate, plot fantazi frazen proverbiale "Madame Bovary c'est moi", aq me teper se sic eshte shprehur ai "Nen cdo molle, nje Eve e ka pritur". Kjo eshte dashuria ne tere kuptimin e mistershem dhe e pazevendesueshme. Do te shtoja se emri biblik i Eves eshte nje metaforizim i muzave te poetit, i oreve bjeshketare, qe ne shekullin e TV dhe Kibernetikes, prape nuk e kane humbur fuqine cudiberese te fatit dhe te artit.

* * *

Nese nga pikepamja okulare, poezite e Rreshpes te kujtojne mozaiket paleokristiane te Antikitetit te Vone plot peisazhe baritore dhe kafshe alegorike, nga pikepamja e sonoritetit ato jane plot harmoni.

* * *

Sipas teorise se bihevioristeve, cdo lexim ne heshtje percillet edhe nga levizjet e pezave zanore. Ne kete kuptim, leximi i poezise rreshpiane eshte nje muzike e rrezikshme, se te zoteron, por teresisht e shendeteshme dhe frymezueshme.

* * *

Tani "ante mortem" (pas vdekjes), ne mund te arsyetojme dhimbjen per te. Te poezia e tij, eshte qartesia, delikatja, jo demoniakia. as vulgarja. Dykuptimesia e natyres dhe simboleve, eshte kudo. Ne kishen e fjales, Frederik Rreshpja eshte nje drite altari. Ai nuk pati ne perditshmerine e tij te nemur ankesa lotmbushura. Ai e dinte sekretin e plastikes se peisazheve te detit dhe te henes. Ai e dinte sekretin edhe te bukurise se paracaktuar te vdekjes. Lirika per te, ishte si nje fe estetike. Frederik Rreshpja eshte nje nga poetet lirike me te medhenj te poezise shqipe te koherave. Shpresoj se keshtu do te cmohet edhe me vone.

* * *

E pamundur, e pamundur, e pamundur te rikujtoj te tera hollesirat. Koha eshte rrafshuese. Megjithate, me kujtohet babai i Frederikut, te cilit ai i ngjante, me floke dhe mustaqe te thinjura, me kujtohet nena e tij te cilin ai e adhuronte "Eshte Perendia ime", me kujtohen motrat e Frederikut qe kane vdekur, Neta, Pashka, Ciata. Cuditerisht, ne shtepine e tij, ne oborr lulezon akoma edhe sot, nje shege e vjeter e mbjelle nga dora e Hile Mosit. Familja e Rreshpajve eshte me origjine nga Dukagjini legjendar. Kam qene me qindra here ne shtepine e tij ne Shkoder, vellezerit e tij Keli dhe Gjoni, per nje cudi qe nuk e kam kuptuar kurre asnjehere, perhere me kane thirrur "Xhaxhi Moikom". Ne rinine e tij, Frederik Rreshpja kishte talent edhe per pikture. Ne 1970, me ka bere edhe mua nje portret vizatimi, si edhe me ka kushtuar nje poezi. Me vone, mė beri nje portret te nenes.

Ky njeri, kishte kultin e nenes, nuk ma merr mendja qe ne jeten e tij - dhe kete, nuk di ta shpjegoj, te kete patur ndonje femer tjeter. Pervec personazhit beatrician, te shpikur prej tij dhe te quajtur Lora. Sa pikellim, sa mungese dashurie ka patur ne jeten e ketij njeriu! Por tani, ai eshte i qete. Hera e pare qe ai shijon paqen, ate paqe qe ai e metonte i etur. Biografia e tij e paqete u mbyll ne moshen 66-vjecare. Mund te rronte edhe me teper. Por ne vetem mund te shprehemi, ashtu sic thonte dikur Homeri, "se kjo gje, eshte ne duart e Zotave". Frederik Rreshpja eshte rikthyer ne femijerine e tij, kur mahnitej nga bjeshket, sepse ai nuk ka nevoje per purgator, as per hapesira te ndermjetme, plot gjemba dhe mosmirenjohje, ai shetit ne vise kinse te panjohura, por qe i kishte zbuluar shume kohe me pare, te fantazise dhe te vdekjes, ai la gjurme delikate si ato te kaprojve perrallore, ai artikuloi poezi dhe figura te cilat mund te vertiten sipas nje muzike pitagorike qiellore ne ameshim. AMEN!


Poeti Frederik Rreshpja shuhet nė moshėn 66-vjeēare

Nuk tronditet mė njeriu Rreshpja,
poezia e tij do tė trondisė gjithėherė

-- nga Anila Dushi

Anila Dushi Shkodėr – 17.02.2006 - Shuhet, dje pasdite, nė spitalin rajonal tė Shkodrės, Frederik Rreshpja. Poeti, shkrimtari e pėrkthyesi qė kaloi 17 vjet nė burgjet komuniste, ishte i sėmurė prej kohėsh dhe mėsohet se shkak i vdekjes ka qenė sėmundja e infarktit tė miokardit. Frederik Rreshpja u lind nė Shkodėr nė vitin 1940. Ēoi njė jetė paradoksale dhe tragjike. Rebel, ndryshe nga tė burgosurit e tjerė politikė, ai kurrė nuk e ka pėrdorur kėtė ēertifikatė as pėr t’u hakmarrė dhe as pėr tė kėrkuar diēka. Pasi doli nga burgu ai vazhdoi tė shkruante edhe pse vepra e tij nuk mund botohej aq lehtė, nė ēdo rast. I privuar nga tė gėzuarit e jetės, ai nuk u martua dhe preferonte tė jetonte i vetėm. Megjithatė, dje nė ēastet e fundit, i janė ndodhur pranė vėllezėrit e tė afėrmit. Ndonėse jetonte nė Tiranė vinte shpesh nė Shkodėr. Ai nuk reshti sė shkruari.
Kryeredaktor i gazetės “Ora”, mori nė drejtim edhe njė shtypshkronjė dhe krijoi shtėpinė botuese “Evropa” ku botonte gazeta e revista qė nuk e pėrballuan kėrkesėn e tregut.

Megjithatė, dėshira pėr tė shkruar e botuar ishte aq e madhe pėr Rreshpjen. Nė vitin 2001 pėson njė hemorragji celebrale. Nė vėshtirėsi ekonomike, ai jetonte sa nė Shkodėr, sa nė Tiranė, dhe shpesh bėnte njė jetė jo normale, e tė vetmuar. Krijimtaria e tij letrare ėshtė vlerėsuar nga kritika pėr pasurinė e madhe shpirtėrore qė ajo reflekton, imazhet e freskėta me intensitet e bukuri tė veēantė. Me gjithė origjinalitetin e tyre, poezitė e tij tė duken si shprehja e natyrshme edhe e gjendjes sė tij shpirtėrore. Vargjet e tij shquhen pėr ngrohtėsi e jetė dhe i pėrshkon njė frymė e qetė dhe e rregullt, ku rregullsia dhe qetėsia dallohen nė poezitė e tij.

Nė njė nga intervistat e tij mė tė veēanta, ajo e vitit 1992 dhėnė pėr “Zėrin e Rinisė”, poeti pohon: “Nuk e di se ka mbetė ndonjė gjė nė kėtė botė, qė tė mė gėzojė. Gjith ē’kam dashur e kam humbur. Pra ēdo gjė e kam humbur nė mėnyrėn mė serioze dhe nuk ankohem nga fati im. Kur trishtohem shkruaj. Prandaj shkruaj shumė. Nėse rri me njerėz, kėtė e bėj vetėm pėr edukatė. Vizitat dhe mbledhjet i kam inat. Pėrgjithėsisht kohėn e kaloj nė dhomėn time, i vetmuar. Pastaj “sa mė shumė tė shkruash, aq mė i vetmuar je” thotė Hemingueji. Ėshtė njė rreth vicioz… Si shkrimtar unė e kam patur pėr detyrė tė mos bėj himne. Himnet i bėjnė sharlatanėt. Vendi im ėshtė tek populli, tek hallet, tek buka, tek dhembja e tij. Jo, nuk kam qenė kurrė nė parti, se partitė janė alternativa qeverisjeje. Mua nuk mė intereson politika. Arti ėshtė mė i gjėrė”.

Ajo ēfarė ka mbetur e shkruar pėr pikėpamjet estetike mbi poezinė, filozofinė e jetės, nga Frederik Rreshpja janė ato ēfarė ka thėnė nė intervistat e viteve tė fundit. Veprat e tij, gjatė kohės qė ishte nė burg u hoqėn nga tekstet e shkollave e antologjitė e letėrsisė. Nė vitin 1994 u botua vėllimi poetik “Erdhi ora tė vdes pėrsėri” dhe mė pas pėrfshihet nė “Antologji e pozisė shqipe” nė gjuhėn frėnge e pėrgatitur dhe pėrkthyer nga Aleksandėr Zoto, si dhe nė “Antologji e poezisė shqipe. Gjysmėshekulli i artė” pėrgatitur nga kritiku Ali Aliu. Nė vitin 2004, njė nga pėrmbledhjet mė tė mira tė poezisė sė sotme shqipe “Nė vetmi”, i cili u vlerėsua si libri mė i mirė i vitit nga Ēmimet “Kult”. Frederik Rreshpja pėrcillet sot nė pėr nė banesėn e fundit nė qytetin e tij Shkodėr.


Humbja: Frederik Rreshpja, lamtumirė poetit

A. Dushi

Anila Dushi Poeti prehet nė varrin e pėrbashkėt tė familjes
Qyteti i Shkodrės i dha dje lamtumirėn shkrimtarit Frederik Rreshpja. Trupi i tij u vendos pėr disa orė nė sallėn e teatrit “Migjeni” pėr t’u nderuar nga qytetarėt, intelektualėt, autoritetet vendore tė Shkodrės qė i kanė shprehur ngushėllime tė afėrmėve tė tė ndjerit. Shkrimtari Skėnder Drini, duke folur pėr figurėn e Frederik Rreshpjes pohoi se “ai ishte njė ndėr lirikėt mė tė mėdhenj shqiptarė, me njė talent tė fuqishėm. Ai la njė testament voluminoz, jo noterial.

Jo noterial sepse nė njė nga poezitė e tij shkruan: “mos u pikėlloni pėr fatin tim”, njė kėrkesė qė sot nuk mund t’ia plotėsojmė”. Ndėrsa, njė nga miqtė e tij mė tė afėrt, shkrimtari dhe studiuesi Moikom Zeqo, u shpreh se “nė kalendarin e Shkodrės dhe tė Shqipėrisė, kjo nuk ėshtė njė ditė e zakonshme. Ka vdekur njė nga lirikėt e paharrueshėm tė letrave shqipe. Pėr Frederik Rreshpen ėshtė krenar qyteti qė ka nxjerrė njė figure tė tillė qė ndoshta do tė kuptohet mė vonė nga vetė shkodranėt e shqiptarėt”. Homazh i bėri poetit dhe Ilir Zela, i cili ka vendosur njė tufė me lule nė emėr tė PS. Frederik Rreshpja ka qenė njė poet i cili vuajti pėr 17 vjet burgim politik.

Pas daljes nga burgu ai vazhdoi tė krijojė, ishte kryeredaktor i gazetės “Ora”, krijoi shtėpinė botuese “Evropa”. Nė vitin 1991 ai ishte kandidat i PS-sė nė zgjedhjet e para pluraliste. Edhe pse kishte qenė i burgosur politik nė vitet e diktaturės, ai deklaronte se kishte bindje tė majta, ndonėse nuk u aktivizua nė jetėn politike, duke preferuar tė rrijė jashtė formacioneve politike. Frederik Rreshpja u preh dje nė mesditė nė varrezat katolike tė Shkodrės, nė varrin e pėrbashkėt tė familjes sė tij.

Shekulli, 18-19/02/2006


Njė kryq pėr poetin Rreshpja

Liriku i madh pėrcillet nė varrezat katolike tė Rrmajit

Frederik Rreshpja 1940-2006

Brikena Shllaku, Rrethet @ gazeta shqiptare

SHKODER - 18.02.2006 - Pas njė shtegtimi tė gjatė vetmitar mes Shkodrės e Tiranės, ka mbyllur sytė pėrgjithmonė nė qytetin e tij tė lindjes qė e deshi aq shumė. Liriku i madh i poezisė shqipe, Frederik Rreshpja dje ėshtė prehur pranė prindėrve dhe tė afėrmve tė tij, nė varrezat katolike tė Rrmajit nė Shkodėr. Nderimi dhe mirėnjohja qė i mungoi gjatė njė jete tė tėrė tė mbushur plot me dhimbje dhe ndodhi tė trishta, i ėshtė dhėnė vetėm nė pėrcjelljen e fundit. Qindra qytetarė shkodranė, miq dhe tė afėrm si dhe krerėt vendorė e lokalė, i kanė dhėnė lamtumirėn e fundit poetit "rebel", por sa origjinal e i papėrsėritshėm nė vargjet testament tė tij.

Ata qė i munguan dhe qė nuk i afruan aq sa duhet ngrohtėsi e dashuri sa ishte gjallė, pėrmes njė kortezhi tė gjatė, kanė shoqėruar nė heshtje pėr nė banesėn e fundit njeriun qė la gjurmė nė letrat shqipe dhe jo vetėm ato. Ky ėshtė paradoksi qė shoqėron rėndom fatin e njerėzve tė mėdhenj. Dhe si i tillė, ai heshti deri nė vdekje nė vetminė e mjerimin e ditėve tė jetės sė tij, pėr t'u kthyer pėrgjithmonė nė Shkodrėn e "mbretėrve", ashtu siē edhe ka shkruar nė njė poezi.

Lamtumira

E donte Shkodrėn si askush tjetėr, ashtu siē mund tė dojė vetėm njė poet i madh. I sėmurė prej kohėsh, Frederik Rreshpja para dhjetė ditėve ka mbėrritur nė "stacionin e tij tė fundit", nė vendlindje. Momentet e fundit tė jetės ai ka ndarė me motrėn dhe vėllain e tij. Mėngjesin e sė premtes poeti ka mbyllur sytė nė spitalin rajonal tė Shkodrės, pėr shkak tė sė mundjes sė infarktit tė miokardit. Zemra e tij ka pushuar mbi njė krevat, aty mes njerėzve tė thjeshtė. "Nuk e di se ka mbetur ndonjė gjė nė kėtė botė, qė tė mė gėzojė. Gjithė ē'kam dashur e kam humbur.

Pra ēdo gjė e kam humbur nė mėnyrėn mė serioze dhe nuk ankohem nga fati im", - ėshtė shprehur Reshpja para disa kohėsh. Poeti shtegtar, i cili kaloi plot 17 vite nė burgjet e diktaturės komuniste, mbylli udhėtimin e tij dhe nė kėtė shtegtim tė trishtė kurrė nuk mundi tė ketė njė shtėpi, njė familje tė tijėn. Ai u martua veēse me vetminė dhe vargjet e tij. Ndėrkohė, mesditėn e djeshme bashkėqytetarėt e tij dhe emra tė njohur tė artit tė qytetit verior, kanė bėrė homazhe pranė arkivolit tė Rreshpjes tė vendosur nė ambientet e Teatrit "Migjeni". Gjatė ceremonisė, kryetari i Lidhjes sė Shkrimtarėve nė Shkodėr, Skėnder Drini ka deklaruar se humbja e Frederik Rreshpjes ėshtė shumė e madhe.

Vlerėsimi
Krijimtaria letrare e Frederik Rreshpjes ėshtė vlerėsuar nga kritika pėr pasurinė e madhe tė figurave letrare tė pėrdorura, imazhet e freskėta me intensitet e bukuri. Me gjithė origjinalitetin e tyre, poezitė e tij shprehin natyrshėm gjendjen sė tij shpirtėrore. Vargjet e Rreshpjes shquhen pėr ngrohtėsi e jetė.

Jeta
Frederik Rreshpja ka pasur njė jetė paradoksale dhe tragjike. Rebel dhe krenar, ai nuk u pajtua me idetė e diktaturės komuniste, por megjithatė, ai kurrė nuk e ka pėrdorur kėtė fakt as pėr t'u hakmarrė dhe as pėr tė kėrkuar diēka.

VEPRAT
Frederik Rreshpja ka shkruar gjatė gjithė jetės sė tij. Tituj tė disa botimeve tė tij janė: "Rapsodi shqiptare", "Erdhi ora tė vdes pėrsėri". Nė vitin 2004 ai u nderua me ēmimin e shkrimtarit tė vitit nga "Kult" pėr librin "Nė vetmi".

AMANETI I FUNDIT
KTHIM NE VENDLINDJE

Ja u ktheva pėrsėri nė Shkodrėn e mbretėrve
ngritur gurė-gurė
mbi supet lakuriq tė njė gruaje
nga vėllezėrit tradhtarė.
Mbi degėt e shirave kėndojnė zogjtė
Nėn pemėn e madhe tė mesditės
Gjethe tė verdha bien mbi shpirtin tim.
Pastaj,
unė i hedh drejt qiellit pėr tė bėrė njė vjeshtė
Ah, kur ishim tė rinj dhe tė bukur
Nuk na vajti mendja kurrė tė bėnim njė vjeshtė
Por ti tani nuk je mė...


Mbyll sytė nė azil, i vetmuari Rreshpja

Metropol, 18.02.2006

18 Shkurt Nė kėtė botė, asgjė nuk e gėzonte. Gjithė dashuritė i kishte humbur e megjithatė, Frederik Rreshpja nuk u ankua kurrė nga fati i tij. I mėsuar me vetminė e tij dhe thellėsisht i pakompromis pėrballė ndjesive poetike. Nė fakt, Rreshpja nuk mund tė kuptohet pa "njė largim tė vazhdueshėm". Por tashmė, ai ėshtė ndarė pėrgjithmonė edhe nga kjo jetė, duke mbyllur sytė dje nė njė azil tė Tiranės pa pasur pranė asnjė njeri. I vetmuari i pėrjetshėm e la pėrgjithmonė dhomėn e tij tė vogėl nė shtėpinė e pleqve. Braktisi poezitė e shkruara, pėr tė luftuar trishtimin pas vitesh tė tėra lėngimi, nė luftėn qė trupi bėnte me sėmundjet. "Nuk e di se ka mbetė ndonjė gjė ne kete bote, qe te me gezojė. Gjith ē’kam dashur e kam humbur. Por “Le tė pyesim nėse ai luftoi, para se bota ta mundtte” thoshte Pol Elyar. Pra ēdo gjė e kam humbur nė mėnyrėn mė serioze dhe nuk ankohem nga fati im. Kur trishtohem shkruaj.

Prandaj shkruaj shumė", kėshtu do tė thoshte Rreshpja, nė njė intervistė tė dhėnė para disa vitesh. Pėr njė farė kohe gazetar dhe kryeredaktor i gazetės "Ora", Rreshpja u bė edhe pronar i njė shtypshkronje. Ai themeloi shtėpinė botuese "Evropa", ndėrkohė qė botote revista dhe gazeta aq tė bujshme sa dhe tė jetėshkurta. Megjithė pasurinė e fituar, ai humbi shpejt gati gjithēka dhe filloi tė bėjė jetė tė ēregullt e shėndeti i tij filloi tė rėndohej. Mė 2001 ai pėsoi njė hemorragji cerebrale, ku pėr pak humbi dhe jetėn. Pas kėsaj, miqtė e tij e vendosėn Rreshpjen nė njė azil. Deri mė sot jeta e Rreshpjes ka qenė njė ecejak nga spitali nė azil, ndėrkohė qė poezitė ishin streha e vetme, ku ai mund tė mbėshtetej edhe pse nuk kishte asgjė tjetėr.

Krijimtaria dhe botimet
I lindur nė vitin 1941 nė Shkodėr, Rreshpja edhe pse njė shkrimtar tepėr i talentuar, pikėrisht pėr shkak tė talentit do tė vuante indiferencėn dhe moskujdesjen e njė jetimi social. I burgosur politik pėr 17 vjet, pikėrisht nė moshėn mė produktive tė ēdo shkrimtari, mes moshės 30 deri 50 vjeē Reshpja nuk ishte i pėrkėdheluri i regjimit tė asaj kohe, por as i botuesve dhe pėrkthyesve edhe nė vitet e mėvonshme. "Nuk kam qenė kurrė nė parti, se partitė janė alternativa qeverisjeje. Mua nuk mė intereson politika. Arti ėshtė mė i gjerė. Do desha tė shkruaja romane e poezi, por nuk kam asnjė tė ardhur. Nga ky shtet nuk pres asgjė. Nė Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Artistėve po dihet, tėrė kuadrot dhe ato qė paguhen si shkrimtarė profesionistė janė ata qė la monizmi. Po tė mos flasim pėr LSHA-nė, unė dua qė tė ekzistojė si organizatė, kjo ėshtė arsyeja qė deri mė sot nuk kam dalė publikisht nga kryesia e saj.

Merreni me mend: dikur veprat e mia janė grisur nga tekstet shkollore me vendim tė KQ tė PPSH-sė. Sot, nė asnjė tekst a projekt s'ėshtė emri im. Pra komunistėt s'ma falin dot", ėshtė shprehur nė njė intervistė tė vitit 1994, Rreshpja. Por megjithėse jo pak vepra tė tij nuk janė botuar, ai vjen para lexuesve shqiptarė me disa poezi nė "Anthologie de la poésie albanaise" tė Aleksandėr Zotos (Chambéry, 1998), nė "Antologjinė e poezisė shqipe", "Gjysmėshekulli i artė" tė Ali Aliut (Tetovė, 2000), si dhe punimin e Gazmend Krasniqit "Poezi-Sprovė antologjike" (Tiranė, 2003). Disa nga poezitė e tij janė pėrzgjedhur pėr t'u botuar nė dy vėllime tė mėdha poetike, mė 1994 dhe mė 2003. Vėllimi i fundit me poezi "Vetmi", i botuar mė 2003 shėnon njė ndėr vlerėsimet e pakta, qė shteti shqiptar i ka bėrė Rreshpjes, pasi me tė ai ka fituar njė ēmim kombėtar nga Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve.

B. Goce

Ku ishe ti?
Ku ishe ti kur dola i vetėm nėn hėnė?
Nė ē'hėnė barisnje vallė?
Ku ishe ti, kur vizitova profilin tėnd
Nė xhamin e muzgut qė krisi dhe u thye me trishtim?
Pastaj, erdhi nata mbushur me mungesėn tėnde
Pastaj erdhi prap nata
dhe kėshtu ka pėr tė qenė deri nė ditėn e fundit tė netėve.
Zbrita tek kroi,
duke mbajtur nė duar vazon delikate tė agimit
Pashė sytė e tu, ruajtur nė kujtesėn e ujrave.
Lisi plak lėshoi pėrdhe kurorėn e vjeshtės
Si njė sovran qė abdikon.
Ani, mua mė zuri ky mallkim.
Po qysh bėn pylli pa ty? Si del vjeshta?
A ndofta nuk do tė ketė kurrė mė vjeshtė?
Atėherė nė emėr tė kujt do tė bien gjethet?
Nė emėr tė kujt do tė vijnė shirat, mjegullat, ylberėt?
Ah, zemra ime, eja vėr dorė mbi stinėt!
Pėrgjithmonė
O ajr i mbrėmjes mbėshtillmė, erdhi ora tė vdes pėrsėri.
Kur tė mbyllen sytė e mi, nuk do tė ketė mė det
Dhe varkat e lotėve kanė pėr tė ngecur nė sterė.
Shkoj dhe shirat po i lė tė kyēura
Por do tė kthehem pėrsėri nė ēdo stinė qė tė dua.
Unė kam qenė trishtimi i botės.
O ajr i mbrėmjes mbėshtillmė, erdhi ora tė vdes pėrsėri.

Agron Tufa, poet

Agron Tufa Frederik Rreshpja, ishte i vetmi poet qė gjatė gjithė jetės sė tij u mor vetėm me poezinė. Prandaj, mund tė identifikohet me ata shkrimtarė qė pėrveē zanatit tė tyre, s'janė marrė me asnjė konjukturė as poltike, as sociale, as religjioze. Njė nga poetėt qė emancipoi mė shumė se ēdokush tjetėr lexuesin shqiptar. Poezia e tij, ėshtė poezi unikale nė llojin e poezisė, qė pėrjetonte nė mėnyrė moderne thelbin individual tė njeriut larg pėrditshmėrisė tė politizuar. Ai ishte poet qė gjithė modelimin e instrumentalizimit tė tij poetik e pėrsosi vetėm nė lidhje me teknikat poetike, duke krijuar njė origjinalitet unikal nė gjithė letėrsinė shqipe. Ai shkruante poezi njėlloj si poetėt evropianė, duke mos pranuar asnjė kompromis, pėr t'u dukur i pranueshėm ideologjikisht nga lexuesit. I vetmi qė arriti tė krijojė hapėsirėn e lirisė sė poetit me poezinė dhe tė lexuesit me poezinė.

Gjuha poetike e Frederik Rreshpjes, ka qenė besnike dhe konseguente vetėm nė atė substancė qė quhet poezi e kulluar. Duke qenė njė model unikal, i papranueshėm pėr realitetin politik tė para viteve '90, ai ka ndikuar maksimalisht nė njė brez poetėsh, qė do tė krijonin stilin e tyre pas '90-ės, duke iu referuar shpesh njė tradite tė tėrė poetike, sidomos poetėt e rinj nga Shkodra, pėr tė cilėt Frederik Rreshpja ka qenė njė emancipues i poetikės. Pas '90 –ės botimi i librave tė Rreshpjes, ėshtė bėrė si pėrzgjedhje nė dy vėllime tė mėdha dhe ne e kemi tė plotė tė gjithė poezinė e tij, e cila si kurrė ndonjėherė, s'ka pėsuar firo e s'ėshtė kushtėzuar nga kontekstet socio-politike. Ėshtė humbje e madhe pėr gjithė letėrsinė shqipe. Vdiq njė pėrfaėsues i letėrsisė sė pandotur nga asgjė jo letrare. Kjo, ėshtė humbja mė e dhimbshme pėr njė letėrsi nacionale. Ėshtė pikėrisht tipologjia e Frederik Rreshpjes faktori mė emancipues i letrave shqipe. Ai ishte njė jetim nė shumė plane dhe kontekste sociale. Ai nuk pati familje, kaloi shumė vite nė burg. Mbylli sytė nė azil. Shoqėria dhe shteti shqiptar nuk u kujdesėn gjatė kėtyre viteve qė ai tė ndjehej jo aq i vetmuar. Ėshtė nė vazhdimin e traditės sė turpit, qė shoqėria e shteti shqiptar shoqėrojnė kėshtu shkrimtarėt mė tė rėndėsishėm.

Xhevahir Spahiu, poet
Unė e ēmoj poezinė e Frederik Rreshpjes lart. Jemi bashkė tė njė brezi. Poezia e tij, ėshtė njė poezi e bukur dhe elegante me metaforė gjithė hir e delikatesė. Krijon gjendje dhe pejsazhe ndjenjash delikate me njė shtrirje harmonike tė fjalės sė zgjedhur, tė ritmit, tė gjitha kėto tė derdhura nė njė ndjenjė mase tė admirueshme. Vinte nga larg, na sillte Shkodrėn dhe humorin e saj, jetėn e tij tė trazuar, tė dhimbshme e fatkeqe. Por me fat ishte vetė poezia, tė cilėn ai e pasuroi me frymė dhe figuracion tė veēantė. Ėshtė padyshim njė humbje pėr poezinė e fundit tė shekullit XX. Ne ndiejmė dhimbje qė na ikėn njė mik i talentuar. Tani, ngushėllim do tė kemi krijimet e tij tė mrekullueshme.


Bohemi i fundit i poetėve shqiptarė

Sadik Bejko

Lajmin ma dhanė nė tė rėnė tė mbrėmjes me telefon. Po, iku dhe Fredi. I vetmi dhe i fundmi i bohemės sė poetėve shqiptarė. Mbase unik si i tillė. Shqipėria nuk e ka qasur, nuk e ka pasur shumė pėr zemėr bohemėn. Ėshtė e ashpėr Shqipėria jonė. Kurse bohema ėshtė luks. Dhe luksi sikur nuk u ngjit as pėr fije maleve tona ballkanase. Por Fredi i tillė, i tjetėrsojtė ishte. Sfidant. Elegant nė hallakmanė e parend tė trupit dhe tė jetės sė tij. I vetmi qė mund tė shkruante poezi formaliste, tė artit pėr art nė njė vend, area, hinterland qė pėlqen vetėm poetėt e angazhuar.

Janė tė njė soji tė fryrė e tė shpifur kėta ballkanas tė ngrehosur e tė ngrirė kallkan nė probleme, nė angazhime, si tė thirrur pėrjetėsisht nėn armė. Pėrherė kėshtu. Tė ngjeshur nėn pancir mesjetar detyrimesh. Vetėm mustaqet u dalin tej pėrmbi pancir. Njė seriozitet ky herė-herė aq grotesk dhe aq i ndryshkur nėn hekurat e veta qė bėjnė zhurmė, qė kėrcasin dhe kėrkėllijnė. Thuaj, fantazma shėtitėse nė kohėrat moderne. Por Fredi ishte ndryshe. Fin dhe i tjetėrkohtė nė poezinė e tij sureale. Sureale me njė pėrmasė tė ftohtėsisė klasike.

Sikur tė shkruante me fijėza dhe pejza bryme tė ftohtė mbi njė xham dimėror. Xhami pas tė cilit ai ishte strukur pėr tė parė malet ballkanike, me mėritė, marritė dhe ligėshtitė pėrsėri ballkanike. Por dhe ai nuk shpėtoi krejt prej tyre.

Se diēka nga cikli i kreshnikėve, nga ajo kohė e pakohtė, kohė e bortė dhe stratosferike prej legjendash i zgjat tegelat dhe fijet argjendore te njė poezie imazhesh tė ftohta. Argjendore, tė ftohta, tė tejjetėshme. Kėshtu i solli vargjet e para tek “Rapsodi shqiptare”, libri i tij inagurues me vjersha dhe poema.

Dhe ka njė konkretėsi, nė kėto masa sekuencash poetike qė mund t’i kėpusėsh si kristalet prej peizazhit dimėror, prej njė dimri poetik e delikat, pėr t’i vėnė mandej nė kandarin e brishtė tė farmacisė. Me kėsi strukturash tė pėrkora e tė holla nė qendrueshmėrinė e tyre, me kėto filigrana poetike, ndėrtohet njė mbi njė poezia e shkurtėr e Frederikut tonė. E pėrkorė nė dukje, e avullt dhe e argjendtė njėherėsh, e ngrirė, e kristaltė, e prekshme sa gati ta marrėsh nė pėllėmbėn e dorės e ta peshosh si relike tė sė shkuarės. Se Fredi ishte i njė misteri tė sė heshturės, i misterit qė artizanin e bėn artist tė pavdekshėm. E bėn artin e artizanit tė ngrohtė, kur artifaksin e tij e vėmė nė gisht si njė unazė, e vėmė nė vesh si njė vath, e varim nė qafė si njė diamant nė kolanė.

E nė kėtė marrėdhėnie tė mishit njerėzor me artin lindin vlerat. Ajo qė ne duam ta bėjmė veten tė bukur duke dhuruar. Ajo qė duam ta bėjmė dhe mė tė bukur atė sė cilės/tė cilit ia dhurojmė. Ajo qė duam tė jemi fisnikė bashkė me metalin fisnik (poezinė), kur nė tė e pėrthyejmė veten si qenie njerėzore. (Pa harruar njė ndryshim: artizani punon mbi materialin e tjetėrkujt, poeti vetėm me materien e fantazisė sė tij). Njė kujtim, njė mesazh, njė shprehje e dashurisė, e lumturisė a e trishtimit tonė. Dhe arti ka ndėrmjetėsuar tek ne, na ka pėrkthyer e shpjeguar mė mirė se sa ta kuptonim apo artikulonim ne veten tonė.

Iku dhe Fredi. Ai nuk zgjodhi poezinė qė sjell lėndė prej realitetit. Ja, ta zėmė, si A. Pipa qė sjell gjithė atė materje reale nė librin e tij tė burgut. Po kush tha se pati arritur gjer te poezia, duke mbartur kaq realitet nė vargjet e tij?

Po Fredi ē’arriti me atė qė donte t’i fshinte pėrfare pamjet e reales? Tė kridhej nė formė, nė fantazi. Kjo ishte njė tjetėr zgjedhje. Kur shkruante ai i mbyllte krejt portat e reales, si pėr tė shkuar nė anėn tjetėr tė gjėrave, vetėm atje nė terrenet e tij. Dhe ishte aq i trishtuar, melankolik nė kėtė mjegullnajė tė fantastikes. Ama dinte ta shpjegonte qartė tė errtėn e sė paarsyeshmes, tė imagjinares. Ishte me tė dy kėmbėt i ngulur brenda kėsaj bote.

Bota e tij. Mbase gjeniu, poeti i gjenialitetit, vjen pėrtej kėtyre tė dyjave. Pėrtej asaj poezie qė ia hap tė gjitha dyert reales e pėrtej asaj poezie qė reales ia mbyll dyert me gozhdė, pėr tė ecur nė fijet e intuitives, e irracionalitetit. Fredi i mbeti besnik kėsaj manierės sė dytė. Prozator, eseist, por nė arritjet e tij mė tė mira ėshtė njė poet formalist i pėrsosur. Libri i tij i fundit “Erdhi koha tė vdes pėrsėri” (1994), “Nė vetmi” (2004) mbase e vulos atė si tė tillė deri nė fund. Ashtu lindi si poet, ashtu vdiq.

Fredi ishte pėr vdekjen e reales, mė mirė do tė thoshim pėr transmigrimin e reales nė imagjinatė. Tėrė jetėn ka qenė kėshtu. Njė fantazmė e tjetėr bote. Pak enigmatik. Pak i zhytur nė mitomani. Mė 1972 mė takon pėr herė tė parė. Bisedojmė gjatė. Mė thoshte: e di se njė poezia ime ėshtė botuar nė gazetėn “New York Times”? E di, Sadik, se si shkruhet poezia? Ja: ra mbrėmja, ajo u shndėrrua befas nė njė kalė. Njė re u bė vjeshtė. Dhe ai i thoshte kėto kaq seriozisht, sa tė thoshje: jam a s’jam nė rregull unė qė i dėgjoj, se ai vetė as qė dyshonte kurrėn e kurrės nė ato qė thoshte. Edhe fizikish ishte penj-penj e i ligėsht. Vetėm sytė e tij kishin njė magnet namatisės si tė magjistarėve. Me ata dhe me zėrin e butė, grykor e pėrkėdhelės tė shushaste.

Nė burgun komunist ai do tė ishte te “600-shat”. Quheshin kėshtu se u jepnin vetėm 600 gram bukė nė ditė. Asgjė mė shumė, veē supėrave shplarovina nga ato me perime qė nuk i hanin as derrat. Shteti harxhonte pėr ta!
600-shat kishin kėtė dietė se ata nuk punonin. Ishin njerėz tė rrėnuar fizikisht. Ata mbaheshin nė burg me synimin qė mundėsisht tė zhdukeshin, tė shuheshin. Me kohė kėtij njeriu lėkura e verdhė i ngjitej pas kockave, veshėt i bėheshin tė hollė si letra e cigares, tė tejdukshėm sa tė shihje tej pėr tej tyre. Pa ndihmėn e familjeve me ushqime, shumė nga kėta 600-shat mbeteshin pėrgjithmonė aty brenda telave me gjemba.

Liria e pas 90-tės Fredin prapė e gjeti kontravers. Ai i hyri biznesit. Por fantazmagoria, ana mė e gjallė se sa sensi i realitetit nė trurin e tij, bėri qė, pas njė suksesi tė shkurtėr, tė bjerė nė shkatėrrimin total. Ai i ngatėrronte botėt.
Lehtėsisht fantazinė e merrte pėr realitet. Dhe realitetin e pėshtirė tė tranzicionit e thithte me tė dy mushkėritė si fantazi. Kjo e fundit qė e kishte ndihmuar nė art, u hakmorr hidhur nė biznes.

Vitet e fundit qenė tė mundimshme dhe tė dhimbshme si pėr askėnd tjetėr. Kurrė nuk pati njė familje, njė vatėr tė vetėn. Kurrė nuk i zinte vendi vend. Tė afėrmve tė tij mundet u solli telashe pa fund dhe pa anė. Ata pak miq qė i pati afėr gjer nė ditėt e fundit, thonė se ai, i sėmurė, po e dėshironte vdekjen.
Dhe ajo erdhi. Fredi, mė sė fundi, na iku pėrgjithmonė. Ky bohem i tė dy kohėve: i asaj komuniste dhe i kėsaj postkomuniste. Vetėm Shkodra e tij mund tė na dhuronte njė shije tė tillė trillane e tė harruar prej kohėsh: bohemianėn e poetėve.

Shekulli, 19/02/2006


U mbyll njė arkapķ

Arian Leka

Fėmija i padėshiruar i poezisė

Pėr shkrimtarėt dimri paskėsh qenė mė i pashpirti i stinėve. Duket sikur kėto ditė mortja gjuan vetėm shkrimtarė.
Ndonjėrin e gjeti tė lodhur. Njė tjetėr tė thyer nė moshė e ndokėnd e kapi lehtėsisht teksa ecte nė tokė. Frederik Rreshpen e gjuajti nė qiell. Rrethuar me botėn e vet tė imėt, bardhezi dhe pa zhurmė, si nė njė film pa zė. Kėshtu ishte jeta e tij: me pak sende, tė cilat dukej sikur i kishte sjellė me vete nga njė botė personale sesa i kishte gjetur tė gatshme, kėtu e mijėra vjet mbi dhe. Dukej sikur kjo botė i qe taksur atij, qe krijuar enkas pėr tė, qoftė si gjuhė, qoftė si emocion.

Dhe kėtu ėshtė fjala pėr lule, statuja ilire, zogj tė vegjėl, shtegtime ciganėsh, kopshtie me luanėt e fėmijėrisė, ujė tė vjetėr pusesh, dimėr dhe ē’dimėr, shira tė pandėrprerė, rapsodė qė vajtojnė drurėt e vdekur nė vjeshtė, profetė tė rremė dhe profani pagane nė mėnyrėn se si ai jetoi - me pako gjė - si shpezė, hėnėza, ėndėrr itake, ajėr, pranverė dhe tingėllima tė njė kozmogonie hermetike dhe vetiake tė cilėn lejohej ta pėlqeje, por jo ta duartrokisje, se tashmė dihet, ndonėse jo pėr tė gjithė, filmi ishte bardhezi dhe pa zė... Enisé, Enise..., fare pa tė keq tė shkon nėpėr mend tė pyesėsh; a ka pasur fjalė tė kėtilla nė pėrdorim poezia shqipe e atyre viteve dhe a ishte Rreshpja fėmija i padėshiruar i poezisė sė kohės?

Kjo ishte bota e tij, mbi tė cilėn Frederik Rreshpja qėndroi si Perėndi e Humbjes, duke pranuar dhe duke e hedhur nė zar pėr t’i tretur gjithė sa pati: Fatin dhe Fatkeqėsinė njėherėsh, Burgun dhe tė Pėrzgjedhurin e Muzės, Shkodrėn dhe shtrėngimin pėr tė jetuar jashtė mureve tė saj, largėsinė prej tė afėrmve dhe shoqėrimin me njerėz qė iu ndodhėn pranė, poezitė e bukura dhe mungesėn e botuesve. Sjell ndėrmend kohėn kur pėrgatiteshin numrat e parė tė revistės letrare jetėshkurtėr “Evropa” dhe kur Rreshpja u tregonte tė pranishmėve fėmijėrinė si njė kohė me Evė dhe Adam, ku as edhe gjarpri nuk kishte lindur. Por, po tė dėgjoje jetėn e tij, tė cilėn e rrėfente me njė mitomani farfuritėse, gjithmonė duke shtuar detaje tė padėgjuara, tė bėhej sikur ai kishte thėthirė nė njė pikė tė vetme, si nė njė aleph, gjithė ē’kishte mbetur nga pikėllimi i botės qė pas Ovidit, Du Fusė, Dantes, Tagorės, duke mbyllur pas vetes portėn e poetėve fatkeqė dhe duke lėnė matanė buzagazin e lumtur tė poetėve nė kohė proze.

Tani qė Rreshpja nuk ėshtė mė nė kėtė jetė kujtohemi se atij i ėshtė marrė mė shumė se ē’i ėshtė dhėnė, (pėrfshi kėtu edhe Ēmimin Kombėtar tė poezisė tė cilin gjithė reverancė na e ktheu sot). Ndoshta kishte ardhur nė jetė me kėtė shenjė tė gdhendur mbi ballė, por nuk ia kuptuam, as edhe kur shihnim se si ushqente bishėn e vet tė zbutur - Humbjen - me ē’kishte mė tė dashur dhe mė tė shtrenjtė. Rreshpja thjesht pajtohej me Fatin duke e nderuar si Perėndi ose...ose ngaqė vetė ai i besonte i pari ato qė shkruante: ... “mua asnjė vdekje nuk mė zė.”

Nuk ėshtė e hijshme tė kujtojmė tani se ē’pruri Rreshpja nė poezinė shqipe, pasi pėrtej vargjeve duhet thėnė se ai solli veten e tij – poetin qė ruajti tė paprekur genin poetik, tė vetėlindurin, tė vetėbėrin, arketipin e harruar dhe zgjatimin lirik nė kohė tė De Radės, Serembes, Lasgushit, Camajt. Rreshpja ishte Princi i Vogėl i kėsaj aradhe tė ndritur poetike qė me materie tė mpakur gatoi ėndrra tė pandėrlikuara edhe kur realiteti ishte kundėr tij.

Mbase ai ndėrroi jetė duke zhgėnjyer ndokėnd, pasi shumėkush mund tė ketė pritur me kohė e pa vakt disidenca tė tjera prej tij. Por nė tė vėrtetė ai i bėri me art ato qė ndėrmenden se mund ta kryhen pa estetikė, pasi Rreshpja punoi me licentia poetica jetėgjatė.
U mbyll njė arkapķ dhe poezia shqipe do tė ndihet mė e varfėruar, pasi bashkė me Frederik Rreshpen, shkoi edhe lloji i poetit qė as nuk mund ta shpikim dhe as nuk mund ta rikrijojmė dot me gjithė vargjet brilante dhe pėr talljen me botėn, sė paku hėpėrhė, gjersa tė mbajmė mend kėto radhė: “O ajėr i mbrėmjes mbėshtillmė, erdhi ora tė vdes pėrsėri. / Kur tė mbyllen sytė e mi, nuk do tė ketė mė det / Pėr varkat e lotve."

Shekulli 19/02/2006


Vjollcė e vogėl, o shpirt

Virion Graēi

Vjollcė e vogėl, o shpirt, janė fjalė tė Frederik Rreshpjes, ėshtė vargu i fundit i njė poezie, por kam filluar ta pėshpėris si refren sa herė marr nė duar librin me poezitė e tij tė zgjedhura “Nė vetmi”, 2004. Tani mund tė flasim lirshėm pėr Rreshpjen. Ka pak kohė qė ka shkuar te etrit e tij letrarė, Bogdani, Fishta, Mjeda, Migjeni. Ka shkuar nė altarin e fjalės shqipe, atje mund t’i gjesh bashkė. “Ata enden nė ajėr - thotė poeti - se varret jua kanė prishur”. Edhe nė rrugėn e Rreshpjes, tė njėjtat duar kanė prishur mjaft shenja, kanė sajuar mjaft pusira, prita, gremina.

“Po gjithmonė ka mes kėngės njė mesnatė si palmė/ qė s’mė lė tė bėhem Saharė”
Njė jetė e ngarkuar me vuajtje, burgje, sėmundje, varfėri. Njė shpirt i kulluar derdhur nė njė poezi brilante, nga tė rrallat nė letėrsinė shqipe. Ndėrgjegjja e tij ėshtė ndėrgjegje e origjinės, e etnisė. Provoi prangat nė duar, provoi lirinė e tė qėnurit poet. Me pak fjalė, njė jetė e shpėtuar, e zhburgosur nga magjia e flijimit artistik. Ėshtė e vėshtirė tė shkėputėsh vargje prej tij, janė tė pandashme si njė pėrshpirtje shekullore, dalė nga njė shpirt i qėruar, ardhur nga purgatori i dashurisė njerėzore. Ka ndjekur lėvizjet e zogjve nė qiell, ėshtė ngazėllyer e mallėngjyer pėr ta, ka soditur lėvizjet e fėmijėve nė rrugė, ėshtė lumturuar pėr ta dhe ėshtė kujtuar pėr veten: “Pashė fėmijėt nė rrugė/ Tė qeshur, tė bukur dhe delikatė /si vazot e ēmuara ku nėnat fshehin ėndrrat e tyre/ Mė panė dhe u trishtuan/ E kuptuan qė unė nuk kam qėnė kurrė fėmijė”

Pėrbuzės i bizneseve me vuajtjet dhe martirizimin e tė tjerėve, Rreshpja nuk ka heshtur, edhe kur heshtja kish pllakosur gjithandej. E sulmonin pėr majtizmin e tij, ata qė mburreshin dhe garantonin ardhmėrinė me plagėt dhe eshtrat e viktimave tė tyre. Ka parė tė vrarėt e dy prillit nė Shkodėr dhe ka shkruar, si asnjė tjetėr:
“Tė vrarėt i rreshtuan nė sheshin DEMOKRACIA / mbėshtjellė me ēarēafėt e dhėndėrrisė/ Po shtypi tha se zgjedhjet qenė tė ndershme/ Tė lira dhe korrekte/ Ashtu dhe TV-tė/ Pastaj lanė gjakun/ te ullishtja me drurėt e pėrdredhur nga dhimbja/ Eh! Ullinjtė e Shqipėrisė dhe paqja juaj e mallkuar”

Pata fatin tė njihesha me tė, ende pa e lexuar. E shikoja me kureshtje atė burrė tė zeshkėt e tė mplakur para kohe. Salla e lidhjes sė shkrimtarėve ishte hapur mė nė fund dhe mirėpriste tė gjitha moshat dhe speciet, sidomos pijanecėt. Disa herė isha ulur, midis tė tjerėve, nė tavolinėn e tij ku kish vetėm njė tavėll cigaresh. Nuk fliste. Pasthirrma tė shpeshta, aprovuese a kundėrshtuese, shprehje tė fytyrės, pa fjalime dhe kėshilla tė rastit, e ēuditėrisht, pa rrėfyer asnjė kujtim vetjak. “Kam hequr aq shumė nė jetė - thotė njė shprehje popullore nė Labėri - sa vetėm varrit mund t’ia tregoj.” Po ndoshta Rreshpja nuk heshtte se priste rastin e pėrshtatshėm sipas shprehjes sė urtė. Ndoshta e mbėrthente gojėkyēur fati i tė rinjve qė e rrethonin me dashuri dhe respekt. Shikonte me padurim, mbase me keqardhje. I kish provuar tė gjitha ėndrrat qė kishin tani kėta tė rinj optimistė, i kish kapėrcyer tė gjitha netėt dhe dimrat qė do vijnė mbi brezat e tjerė plot ambicje dhe projekte, i kish jetuar tė gjitha skėterrat sociale, tė gjitha mrekullitė ideologjike… Prej kėtej buronte, me siguri, heshtja e tij enigmatike por domethėnėse: “Ēudi me kėtė pemė qė furshullin me duar lakuriq/ ēudi me mua qė nuk tė thashė lamtumirė”, - shkruan diku ai.

Arti i Rreshpjes ėshtė shenjtėrues: nga shembujt e urrejtjes ēnjerėzore nxjerr mėsime dashurie, nga hedhurinat e zhgjėnjimeve ngre nė qiell iluzione tė reja, tė fisme. Tek “At Fishtės, i zhvarrosur, i hedhur nė Drin” shkruan: “Ah, po duart e tua/ u tretėn nėn rrėnjėt e lumenjve!/ Mbi sytė e tu kaloi Drini dhe ra nė det”.
Tek “Vetvetes”: “Unė kam qėnė trishtimi i botės/ O ajėr i mbrėmjes, mbėshtillmė,/ erdhi ora tė vdes pėrsėri!” Rreshpjen e bėn tė barabartė me etėrit e tij letrarė harmonia e rrallė dhe torturuese midis asaj qė jetoi dhe asaj qė shkroi. Poezia e tij i ka shtyrė nė harrim dekoratat e horrave butaforikė, nga dafinat e thara tė realizmit socialist deri te lėmoshat reciproke tė ditėve tona. Kombinati i medaljeve dhe industria jonė e vipave (vipa pa kurrfarė pune e vepre) edhe nė vitin 2005 pati mjaft prodhime, zbulime e fitues. As vjet, (2005), nė prag tė lamtumirės pėrfundimtare, Rreshpjes nuk iu dha ndonjė mirėnjohje nga organet pėrkatėse. (Kujtojmė se pėrmendorja e tij poetike “Nė vetmi”, u botua nė vitin 2004).

“Atje larg te ishujt e kaltėr / pashė portretin tėnd nė horizont, /ē’bėn atje larg dhe pse u bėre re ?/ Unė do tė mbetem nė kėtė tokė qė quhet Shqipėri./ Atė ditė ti zbrit dhe sillmė njė trėndafil prej shiu”.
Ashtu ndodhi, profecia dhe dėshira u bashkuan pėr poetin. Megjithatė, ajo ditė erdhi mė shpejt se ē’duhej. Rreshpja iku pa thėnė asnjė fjalė pėr veten e tij, iku me ēantėn qė i rrėshqiste shpesh nga supi, me bastunin besnik, me kapelėn dhe melankolinė karakteristike. “Na gjeti mėngjesi pėrsėri nė rrugė, moj kapelja ime e vjetėr”. Nuk di se kush shkoi ta pėrcillte atė ditė djalin e artė tė lirikės shqipe. Di se natyra qau pėr tė, me njė shi tė shtruar, tė butė, pėrkėdhelės.

Shekulli, 22/05/2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara