HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


LOJĖRAT BALLKANIKE NĖ SYTĖ E NJĖ TETĖVJEĒARI

-- Kujtime nga Skifter Kėlliēi, (Tiranė, tetor 1946 - tetor 2006)

Skifter Kėlliēi Kur Loro Borici, kapiteni i skuadres sone kombetare, i ndodhur mbi podium, ngriti lart kupen qe mbante nė duar, i tėrė Stadiumi "Qemal Stafa" u mbulua nga brohoritjet e mijėra sportdashėsve, midis tė cilėve edhe unė, asokohe fėmijė tetėvjecar. Shqipėria, qė sapo kishte mundur Rumaninė me golin e vetėm tė Telitit, shpallej kampione e Ballkanit. Pėr tė parėn, dhe tė fundit herė, zinte vendin e parė nė njė turne ndėrkombėtar. (Pėr mė tepėr, pėr kurreshtje, nė tė parin turne nė Evrpoė pas Luftės sė Dytė Botėrore). Ndaj po ndalem nė kėtė ngjarje tė madhe nė historinė e sportit tonė, kur janė mbushur plot 60 vjetė nga zhvillimi i saj, duke u bazuar shumė pak te librat e mi, "Historia e futbollit" dhe "Nga 2-3-5, nė 4-4-2" dhe kryesisht nė kujtimėt e mia.

Pak histori

Po kaloja pushimet verore tė vitit 1946, kur mėsova nga bashkėmoshatarėt e mi se nė Tiranė pas disa muajsh, saktėsisht nė tetor, do tė zhvilloheshin Lojėrat Ballkanike nė dy sporte, futboll dhe atletikė.Do tė merrnin pjesė skuadra nga Shqiqėria, Jugosllavia, Bullgaria dhe Rumania.

Loro Borici - kampion
Kapiteni i Kombėtares Shqiptare Loro Boriēi me kupėn e fitores nė duar.
Shqipėria ėshtė kampione e Ballkanit 1946.

Unė me tim vėlla binjak, Luanin, dhe shokė e mėhallės, u gėzuam sė tepėrmi. Dhe gjėja e parė qė bėmė, ishte tė shkonim tė shihnim stadiumin, qė shtrihej nė kodrat e jugore tė Tiranės.
E vėrteta ėshtė se atje kisha qenė tre vjet mė parė nė kohėn e pushtimit fashist..Prindėrit na kishim marrė me vete nė njė vizitė te miq qė banonin nė njė shtėpi nga rruga e Elbasanit, prapa Ambasadės Franceze. Dhe atje, duke bredhur, kisha mbetur i shtangur para njė ngrehine tė gjatė, nė formė rrethi, ku vazhdonin punime.

Mė pas babai mė kishte thėnė se italianėt po ndėrtonin njė stadium, fjalė qė unė nuk e kuptoja,ndaj ai me fjalė tė tjera, mė kishte shpjeguar se atje brenda do tė zhvilloheshin ndeshje futbolli dhe se nė shkallėt rreth kėsaj ngrehine do tė qėndronin njerėzit, ashtu sic i kisha parė ndonjė herė nė fushėn e Shallvares, pėrballė sė cilės ndodhej shtėpia jonė e Kėllicėve. Ajo ishte bėrė e njohur se gjatė periudhės sė Mbretėrisė, kur unė nuk kisha lindur ende, si selia e Sportklub Tiranės.Mbaj mėnd se nga ballkoni i kėsaj shtėpie,ku mė pas nisi tė jetonte xhaxhai im, kam parė shumė ndeshje futbolli, sikur tė ndodhesha nė ndonjė tribunė.

Po tė kthehemi te stadiumi.Pikėrisht te ajo ngrehinė qė kisha parė tre vjet tė shkuara,pata rast tė shoh qė nė muajt e parė tė pas Luftės disa ndeshje futbolli.Madje e para ishte ndėrkombtare, midis pėrfaqėsueses sė Tiranės dhe tė Maqedonisė, qė tanėt t e fituan 5-3.

Nė njė tjetėr, nė fillim tė vitit 1946, "Vllaznia" e Shkodrės mundi Tiranė 5-1. Aty pėr herė tė parė pashė Loro Boricin dhe u mahnita nga loja e tij. Mė 1 maj tė po atij viti ndoqa plot kurreshtje takimin midis pėrfaqėsueses sė Tiranės dhe "Spartakut" tė Moskės, ku rusėt na mundėn me shumė vėshtirsi 2-1.
Por stadiumi kishte mbetur ashtu sic e kishin lėnė italianėt pas kapitullimit, nė gusht tė vitit 1943. Mbaj mend se fusha ishte pa bar, se mungonte pista e vrapimit, portat e hekurta, muri rrethues...

Lazareonu
Portieri rumun Lazareonu nė njė pritje tė vėshtirė
gjatė ndeshjes Shqipėri-Rumani, 1946

Unė me fėmijėt e tjerė tė mėhallės u futėm plot kurreshtje nė stadium dhe menjėherė na ranė nė sy plot tė rinj qė po punonin krahas punėtorėve tė ndėrtimit.Fusha tani gjelbėronte nga bari, nė pistė po shtrohej pluhur qymyri, qė i jepte njė pamje tė murrme, pas portave po ndėrtoheshin pedanat e kėrcimeve dhe nga jugu, njė fushė basktebolli, ku njė vit mė pas dotė zhvilloheshin edhe ndeshje ndėrkombėtare.

Tė tėra kėto punime plotėsuese tė stadiumit, vepėr e tė rinjve tė Tiranės, u kryen brenda pak muajsh dhe kėshtu ky stadium, i quajtur tashmė "Qemal Stafa", pėr kujtim tė heroit tonė, ndonėse ai nuk kishte qeė kurrė i lidhur me sportin, ishte gati pėr tė pritur Lojėrat Ballkanike qė u zhvilluan nga 6-13 tetor 1946.

Njė humbje e beftė

Lojėrat Ballkanike u hapėn me takimin midis Shqipėrisė dhe Jugosllavisė. Atė ditė, pasi dolėm nga shkolla, unė dhe vėllai, si dhe shokė tė tjerė tė mėhallės, mezi c'pritnim tė shihnim kėtė ndeshje.Ta pret mendja se bileta nuk kishte, sic nuk kishim edhe ne para pėr t'i blerė ato.Por do tė bėnim si tė bėnim, si kalamaj qė ishim.

Moment nga ndeshja
Moment nga ndeshja Shqipėri-Rumani, 1946

Mirėpo, vaj medet!... Tė turullosur nga Ballkaniada, sic nisėn tė quheshin shkurtimisht kėto lojėra, nuk ua kishim varur fare mėsimeve. Pėr mė tepėr, detyrave tė shtėpisė. Si pasojė, erdhi ndėshkimi. Prindėrit nuk mė lanė as mua, as vėllanė tė shkonim me shokėt nė stadium.

I vetmi ngushullim ishte ta ndiqnim ndeshjen me radio, nėpėrmjet zėrit tė komentatorit, qė mė pas do tė mėsoja se quhej Anton Mazreku. Ai i pėrshkruante ndeshjet kaq bukur, sa qė mua mė dukej sikur ndodhesha nė shkallėt e stadiumit. Nuk kaluan vecse disa minuta nga fillimi i takimit dhe Mirashi shėnoi golin e parė,pas njė pasimi tė bukur tė Parapanit. Kur britmat hovėzuese tė shikuesve nuk kishin mbaruar ende, Llambi u shkėput nga mbrojta dhe, sic e pėrshkroi komentatori, ia kaloi topin Telitit brenda zonės sė rreptėsisė. E kisha parė Telitin pėr herė tė parė kundėr "Spartakut" tė Moskės dhe e dija, se po ta kishte topin nėpėr kėmbė, bėnte hatanė.Dhe kėshtu sic dukej ndodhi. Shqipėria brenda disa minutash udhėhiqte 2-0.

Por nuk mjaftoi me kaq. Bicaku qė luante ng e majta e sulmit, krahas Boricit, ia pasoi topin Telitit, qė e pa tė udhės t'ia kalonte Mirashit. Pa e bėrė tė gjatė, ky i kėputi njė goditje tė fortė dhė topi shkundi rrejtėn.3-0!... Pėr fat tė keq jo!Gjyqtari rumun, Istrati, nuk e quajti kėtė gol, se Mirashi pakėsh qenė ofsajd, pra, jashtė loje. (Tė tėra kėto hollėsi mua dhe vėllait na i plotėsuan shokėt pas mbarimit tė ndeshjes).

Kur filloi pjesa e dytė, vura re nga dritarja e dhomės se si qielli u nxi nga re tė dėndura qė, sikur tė ngjisheshin, zunė tė derdhnin njė shi tė rrėmbyeshėm.E merrja me mend se si po luhej takimi nė stadium, ku fusha do tė ishte mbuluar me siguri me ujė, ashtu si oborri i shtėpisė ku unė e i vėlla luanin me topa lecke.Dhe me tė vėrtetė ashtu kishte ndodhur.

Per dreq,si tė ishin mėsuar me fusha tėrė llucė, jugosllavėt, qė duhet thėnė kishin mė shumė pėrvojė se tanėt, (sic mėsova mė pas, kishin marrė pjesė qė mė 1930 nė Kamponatin Botėror nė Uruguaj e dy javė para Ballkaniadės kishin mundur Cekosllovakinė, nėnkampione botės mė 1934), shėnua shpejt e shpejt dy gola. Komentatori, ndėrkohė, pėrsėriste se fusha ishte shndėrruar nė mocal e megjithatė, gjyqtari bėnte shenjė qė ndeshja tė vazhdonte.

Merret me mend se c'ndeshje po luhej. Dhe ja, nė minuat e fundit Cajkovski, qė, mė pas do tė bėhėj nga futbollistė e njohur tė Evropės, i dha topit njė tė goditur nga larg, sa portieri yė Dodė Tahiri, nuk mundi ta priste. Kėshtu jugosllvėt arritėn njė fitore qė u pėrcaktua edhe nga fati.

Kėtė na e thanė edhe shokėt qė u kthyen tė mėrzitur nga stadiumi. Ishin bėrė qull, nga koka deri te kėmbėt,por kishin qėndruar si heronj nė shkallėt e stadiumit, duke pritur atė fitore qė pėrfaqėsueses sonė i kishte rrėshqitur nga duart.

Ndeshjet e tjera dhe njė fitore shpresėdhėnėse

Njė ditė mė pas u ndeshėn Rumania me Bullgarinė. Prindėrve tanė u erdhi keq qė mua dhe vėllain na kishin dėnuar, ndonėse edhe u gėzuan qė nuk ishim katandisur si pula tė lagura,ashtu si shokėt njė ditė mė parė nė ndeshjen me jugosllaėt. Ata, pasi na kishin dhėnė sqarime plotėsuese pėr lojėn e tanėve, ua kishin mbathur nėpėr shtėpira pėr t'u ndėrruar. Dhe, sic na thanė pastaj, jo pa u shoqėruar nga qortimet e prindėrve e pa ndonjė tė flakarėesh tė lehtė.

Pasditja qe shumė e bukur, me njė qiell tė kaltėr, ashtu sic ndodh ngahera nė vjeshėn tiranase. Disa nga shokėt e mi guxuan dhe u futėn nė stadium duke u kacavjerė nėpėr mure. Por unė, ndonėse kisha dėshirė, nuk isha nga ata burra, dhe, kėsisoj, iu qepa me tė tjerė kodrės pranė stadiumit.

Atėherė nuk kishte pyll plepash si tani, por tek- tuk disa drurė tė vetmuar.Mora zemėr dhe u ngjita si nė njė nga kėta drurė dhe aty ndoqa tėrė takimin.Pėr ne ky takim nuk kishte fare rėndėsi, pėr derisa nuk ndeshej skuadra jonė.Sidoqoftė, u luajt njė ndeshje e bukur, qė u mbyll nė paqe, 2-2. Dhe ja, erdhi dita qė tė ndesheshim me Bullgarinė. Befas, mėsuam se nė pjesėn e dytė portat e mėdha tė stadiumit hapeshin e mund tė hyje atje pa biletė. Unė u gėzova, por, cuditėrisht, jo disa nga shokėt.

Ashtu si edhe nė ndeshjen Bullgari-Rumani, ata vendosėn tė futeshin trimėrisht nė stadium pa biletė, duke u kacavjerrė sėrishmi nėpėr muret e tij.. Dhe patėn fat se policėt qė ruanin, nuk i vunė re, ose, mė mirė, bėnė gjoja se nuk i vunė re. Sic dukej, ndonjeri prej tyre ishte vetė baba dhe e kuptonte se fėmijet nuk futeshin pėr tė vjedhur gjėsendi, por thjesht pėr tė parė njė ndeshje futbolli.

Megjithatė, unė vazhdova havazin tim. Pėlqeva mė mirė tė ngjitesha nė kodėr e qė aty t'i ngjitesha njė peme, ku mund tė shihja ndeshjen. Them "mund", se c'ėshtė e verteta, porta nga jugu i stadiumit, sado qė tė kacavireshe edhe majė pemėve, nuk dukej. Vec kėsaj, edhe futbollistėt dukeshin tė veckėl fare, si xhuxhmaxhuxhė. Unė nuk munda tė shoh golin e bullgarėve nė portėn tonė, qė, sic mėsova mė pas, ishte shėnuar nga qendėrsulmuesi Spasov, lojtari mė i mirė i tyre. Aq mė tepėr qė pas golit stadium u mbulua nga njė heshtje mortore. Sėbashku me mua edhe cuna tė tjerė,varur nė degėt e pėmėve nuk bėzamė. Mos ndoshta do ta humbnim dhe kėtė ndeshje si tė parėn me jugosllavėt?

Mirėpo nuk ndodhi kėshtu. Kėmishat e gjelbėrta, (me tė tilla, dje jo me fanella tė kuqe, futbollistėt tanė lujatėn jo vetėm gjate kėtij turneu, por edhe nė takimet deri mė 1948), ndonėse i shihja qė sė largu, nga degėt e pemėve, zunė tė lėviznin gjithnjė e mė shumė drejt portės sė bullgarėve nga shtėpitė e kryeqytetit. Dhe nė njė rast shikova se si njė futbollist yni, shtatlartė. ndonėse i rrethuar nga tre kundėrshtarė, se si bėri njė rrotullim e vec e kur topi i goditur prej tij, sa nuk cau rrjetėn.

Stadiumi sikur u shkund si unė me shokė, e madje njeri prej tyre, duke harruar se nuk ndodhej nė shkallėt e tij, por majė njė peme, jo larg meje, ngriti duart lart e briti "gol". Mirėpo, pėr fat tė mirė, kur po binte teposhtė me njė kollotumbė marramendėse, e shpėtoi njė degė e thyer qė iu fut nė xhepin e pantallonave, (mirė qė nuk iu fut nė ndonjė vend tjetėr) ...Cuni u lėkund nė hava, por shpejt gjeti forca tė kapej pas njė dege tjetėr dhe ra butė mbi bar pa pėsuar gjė, vec xhepit tė shqepur. (Kjo me siguri do t'i kishte shkaktuar ndonjė tė shkulur veshi nė shtėpi, por nuk do tė kishte qenė asgjė para ndonjė dore a kėmbe tė thyer).

Pjesa e parė u mbyll nė barazim e unė me kalamajtė e tjerė braktisėm drurėt dhe u futėm nė stadium, bile jo nė tribunėn anėsore, por drejt e nė shkallėt pėrballė tribunės kryesore. Aty takuam vėllanė, Luanin, dhe trimosha tė tjerė qė ishin futur nė stadium, duke ua hedhur policėve.

C'tju them: pjesa e dytė, pas njė fillimi tė qetė, qe njė mrekulli. Sulmuesi i djathė. Parapani, u fut brenda zonės sė rreptėsisė, por, kur u bė gati tė gjuante, njė mbrojtės bullgar i futi njė stėrkėmbth.
Penallti!Tė ulur nė shkallėt e poshtme tė stadiumit, nga jugu, pamė se si Loro Borici me qetėsi, pasi mori shumė vrull, gjuajti kaq fort, sa qė portieri bullgar, pa lėvizur vendit, pati kohė vec tė ngrinte dorėn e majtė e asgjė mė shumė.

Udhėhiqnim 2-1. Por, ama, pėr tė qenė tė qetė duhej dhe njė gol. Dhe kėtė dėshirė tonėn,dhe tė tėrė shikuesve nė stadium, e plotėsoi Mirashi, kur nuk kishin kaluar vecse disa minuta nga goli i Loros.Qe njė gjuatje e bukur me kokė pas njė kėrcimi qė ai i kishte tė vetin. Pas golit Mirashi u drejtua nga vija anėsore, jo shumė larg nesh dhe u arrit nga shokėt e skuadrės qė e mbuluan me pėrqafime. (Duhet t'ju them se asokohe ai qė shėnonte gol, nuk dilte kurrė nga fusha, sic ndodh jo rrallė sot, por drejtohej tėrė hare nga qendra e fushės i pėrgėzuar nga futbollistėt e skuadrės sė tij.)Pas kėtij goli,bulgarėt e humbėn torruan e kėshtu Shqiqėria arriti fitorene parė me rezultatin 3-1.

Kampionė tė Ballkanit!

Nuk do tė zgjatem nė dy takimet e tjera.Qe fat pėr ne qė rumunėt rrahėn jugosllavėt 2-1,tė cilėve u duhej pa tjetėr fitorja pėr tė zėnė pėrfundimisht vendin e parė.Por nė takimin e fundit ata arritėn tė mposhtnin me tė njejtin rezultat bullgarėt dhe prisnin pėrfundimin e ndeshjes ė fundit, Shqipėri-Rumani, qė u zhvillua nė pasditen e bukur tė 14 tetorit.

Ato ditė, jo vetėm ne, cunat e mėhallėes, por kudo, kalamaj e tė rritur, nuk flisnin vecse pėr kėtė ndeshje. Skuadrės sonė, i duhej vetėm fitorja pėr tė qenė kampione e Ballkanit. Por, ama, fitorja u duhej edhe rumunėve. Barazimi na degdiste nė vendin e tretė, kurse jugosllavėt zinin rehat-rehat vendin e parė. Nga tė rriturit dėgjonim se tė mudje Rumaninė, nuk ishte gjė e lehtė. Ata, ashtu si jugoslavėt kishin marrė pjesė jo vetėm nė botėrorin e parė neUruguaj, mė 1930, por edhe nė tė dytin, nė Itali, mė 1934.

"Kanė eksperiencė tė madhe, or vėlla!" - dėgjonim nga mė tė mėdhenjtė. Madje njė shok yni tregonte se njė mesoburrė kishte vėnė nė bast se, po tė fitonte skuadra jonė, do tė rruante mustaqet.Krenohej me to se i kishte tė gjata dhe pėr tė cilat i kishte bėrė sherr tė madh me dikė qė ia kishte sharė me fjalėt: "Tė dh... mustaqet!" Erdhi mė sė fundi dhe 14 tetori. Mirėpo trimoshėve qė aq shumė mė kishin quajtur frikash, nuk ua mbajti tė kacavireshin nėpėr mure, se policėt, kėtė radhė ishin shumuar dhe i bėnin sytė katėr, ngaqė nė tribumnė kishte ardhur qeveria me Enver Hoxhėn e Koci Xoxen nė krye.

Bėmė, c'bėmė dhe shpėtimin e gjetėm sėrishmi te drurėt mbi kodėr.Dhe bėmė mirė qė shkuam shpejt, se edhe kalamaj tė tjerė i kishin rėnė nė erė kėsaj mėnyre pėr tė parė ndeshjen. S'do mend, u ruajtėmė se, mos o zot, ndonjė degė do tė thyhej e ndonjeri nga ne do tė pėrfundonte kėtė radhė nė spital.
Shqipėria nė pjesėn e parė luajti me portėn nga shtėpitė e qytetit, pra, nga veriu. Mirėpo, c'ėshtė e verteta, pak i pamė tanėt t'u afroheshin portės kundėrshtare. (Mė pas morėm vesh se rumunėt na kishin vėnė pėrpara, por pa rrezikur e pastaj loja kishte kaluar pa telashe si pėr ne, ashtu edhe pėr ata).

Mirėpo nė pjesėn e dytė, kur, u hapėn portat, vėrshuam mė shkallėt e stadiumit, por kėtė radhė tė tribunės nga jugu, ku mezi gjetem vend, midis mizėrisė sė gjindjes qė kishte dyndur nė stadium pėr tė parė kėtė finale tė paharruar. Dhe duhet thėnė se nė pjesėn e dytė ishim ne qe i vumė parapara kundėrshtarėt..Por goli nuk po dukej ende.Dhe ja, pas njė sulmi tė rrezikshėm portieri rumun, pėr tė larguar topin, u ndodh bashkė me tė jashtė vijes sė 16-metėrshit. Goditje dėnimi pėr skuadrėn tonė.

Thuajse tė gjithė rumunėt u vunė ne njė mur tė ngjeshur.Prisnim tė gjuante Borici por, pasi e rregullot topin mirė e bukur, ishte Teliti, qė si u mat ca, i kėputi njė tė gjuajtur qė tundi rrjeten. Nė shkallėt e stdiumit nuk u mor vesh se c'u bė. Nė ajėr fluturoni kasketa, civile e ushtarake, zhaketa, trikora, e hallku puthej e pėrqafohej, tė njohur e tė panjohur.

Mirėpo loja donte edhe 35 minuta qė tė merrte fund. Jo pak. Rumunėt nuk kishin gjė pėr tė humbur, ndaj u derdhėn yrysh pėrpara. Por mė kot. Ishte shumė vėshtirė tė thyeje mbrojten tonė, me Sllave Llambin e portierin Pozeli nė krye. Por edhe sulmuesit, tė prirė nga Loro Borici, nuk mbetėm pas. Edhe ata mėsynė. Kur u dėgjua vėrshėllima e fundit e gjyqtarit, ne, kalamajtė, nuk u pėrmbajtėm e deshėm tė kapėrcenim telat e tė hidheshnim nė fushė. Por ishte e pamundur, se telat qenė tė lartė e mė tepėr, me gjemba. (19 vjet mė pas, gjatė ndeshjes "17 Nėntori" - "Partizani" ato do tė pėrkuleshin nga shikuesit nė tribunė, tė cilėt pas shembjes sė njė tribune portative, duke pandehur se kishte rėnė tėrmet, u vėrsulėn nė fushė.)

Atėherė unė u shkėputa nga shokėt, dola jashtė, u ngjita nė tribunėn qendrore dhe nga dera e njė kabine qė kishte mbetur pakėz e hapur, pashė atė qė vazhdonte tė komentonte ceremoninė e pėrfundimit tė ndeshjes, pra, pashė pėrherė tė parė Anton Mazrekun.

Ndėrkohė, Loro Borici me njė kurorė me dafina mbi kokė, ngriti lart kupėn, ndėrsa nga shkallėt e stadiumi vazhdonin brohoritjet "Shqipėria, Shqipėria!" Jehona e kėsaj fitoreje qė u quajt historike, vazhdoi pėr disa ditė.Kudo nuk flitej vecse pėr kėtė ngjarje tė madhe.Dhe nė fakt e tillė ishte.
Vec kėsaj,ne, kalamajtė e mėhallės sonė, u shqyem sė qeshuri dhe me njė qyfyr. Ai mesoburri, qė kishte premtuar se do tė rruante mustaqet nė rast se Shqipėria do tė bėhej kampione e Ballkanit, sic na shpjegoi cuni i mėhallės tjetėr, sė pari kishte bėrė bisht, por bastaxhinjtė e kishin marrė me pahir, e kishin vėnė nė fronin e berberit qė ia kishte rruar ato fėt e fėt.

I shkutėr e thatim,sic ishte, tėrė burrėrinė e kishte mbajtur, sic dukej, te ato mustaqe.Ishte bėrė pikė e vrerė, por shokėt e kishin ngushulluar duke i thėnė se tashmė kėteje tutje nuk do ta shante njeri me fjalėt: "Tė dh... mustaqet!..." sic i kishte ndodhur dikur. Ndaj do tė bėnte mirė qė nė tė ardhmen tė mos i mbante fare.

Cilėt ishin heronjtė e Ballkaniadės?...

Kur nė mars tė vitit 1999 u largova nga atdheu pėr nė SHBA, pata rast tė takohesha me Pal Mirashin. Ishte "i fundit i mohikanėve", po tė perifrazoj titullin e njė roman tė shkrimtarit ameriak, Kuper. Tė tjetėt ishin ndarė nga ne nė vite.
Po pėrpiqem t'ua kujtoj lexuesve:

Dodė Tahiri
Portier i "Vllaznisė" sė Shkodrės, dy herė kampione mė 1945 dhe 1946. Luajti nė dy takimet e para kundėr Jugosllavsė dhe Bullgarisė. Shquhej pėr pritjet e gjuajtjeve nga lart. Ma pas vazhdoi tė luante pėrsėri me skuadrėn shkodrane. Mė 1948 u hap fjala se ishte arratisur nė Jugosllavi. (Dhe do tė vinin vitet 70-tė qė "Vllaznia" tė gjente njė njė tjetėr portier tė vėrtetė, Ndojėn, qė megjithatė, nuk luajti gjatė pėr ?arsye biografie.)

Xhakomino Pozeli
Me origjinė italiane, portier i "Flamurtarit" tė Vlorės, luajti vetėm nė takimin e fundit vendimtar me Rumaninė. Shumė i kujdeshshėm, sidomos nė dyluftimet e afėrta me kundėrshtarėt, sic e mbaj mend nė ndeshjen qė na dha titullin kampion. Deri nė vitin 1948, kur u riatdhesua nė Itali, mbrojti dhe pesė herė tė tjera portėn e kombėtares, nė takimet me Bullgarinė, Hungarinė, Jugosllavinė, pėrsėri me Rumaninė nė Bukuresht mė 2 maj 1948, qė i solli fitore skuadrės sonė, si dhe nė dy barazimet historike kundėr Hungarisė nė Tiranė dhe Jugosllavisė nė Beograd pas disa javėsh, tė cilat e vunė atė nė vendin e parė nė Kampionatin e Evropės Qendrore. (Ky kampionat mbeti i papėrfunduar pėr shkak tė prishjes sė marrėdhėnideve me Jugoslavnė, nė qershor 1948).

Pozeli erdhi pėrėri nė Shqipėri nė vitet e para pas shembjes sė komunizmit. Dhe qe mik i familjes sė Xhavit Demnerit, futbollistit tė njohur tė Kombėtares dhe "17 Nėntorit". Pėr fat tė keq, nuk e gjeti gjallė. Djali i tij, Fatmiri, sot kryeredaktor i "Sport Ekspresit", e shoqėroi dhe i kushtoi njė shkrim kėtij italiani tė shqiptarizuar, qė nuk e harroi vendin tonė. Uroj qė edhe sot tė jetė gjallė e shėndoshė. Do tė ishte i vetmi...

Muhamet Dibra
Mbrojtės i djathtė i "Vllaznisė". Zuri vend nė kombėtare qė nė takimin e parė miqėsor tė saj me Malin e Zit, tė zhvilluar nė Shkodėr, disa javė para fillimit tė Ballkaniadės, ndeshjet e sė cilės i zhvilloi tė tėra. Mbeti mbrojtės i djathtė i kombėtares deri mė 1952, duke zhvillur me tė 19 ndeshje ndėrkombėtare.

E kam njohur sė afėrmi nė maj tė viti 1948, kur isha dhjetė vjec. Kombėtarja po bėnte stėrvitje nė fushėn e Shallvares dhe unė po sajoja njė "komentim" tė ndeshjes, duke imituar Anton Mazrekun. Dibrės i bėri pėrshtypje dhe mė tha qė para ndėshjes me Hungarinė, qė u mbyll, sic e pėrmenda mė lart, 0-0, ta prisja para hotel "Dajtit", nga ku mė mori me vete dhe mė futi nė stadium, ndėrsa shokėt e mi mezi gjetėn bileta pėr kėtė ndeshje.

Mė 1972 pata rast tė bėj me tė njė intervistė pėr filmin e gjatė dokumentar "Nėpėr fushat e futbollit", qė u shfaq nė kinematė e vendit.U habit kur mėsoi se vite mė parė, ai djali i vogėl, qė kishte marrė me vete nė stadium, kisha qenė unė. Me sa mora vesh mė vonė kishte humbur jetėn pas nė njė aksidenti automobilistik.

Sllave Llambi
Qendėrmbrojtės i "17 Nėntorit" dhe i kombėtares. Nė fund tė viteve 30-tė kishte luajtur nė radhėt e SK Tiranės kampione, tė drejtuar nga Selman Stėrmasi. Ishte aktivizuar edhe nė Itali me skuadra vendase gjatė fillimit tė viteve 40-tė. I ndihmur nga elastiticeti, shquhej pėr kėrcimet nė ajėr, (jo mė kot ishte edhe atlet i kėrcimit sė larti). Me kombėtaren deri mė 1950 zhvilloi 19 takime ndėrkombėtare, duke pėrfshirė edhe tri ndeshjet e Ballkaniadės, pa u ndarė nga "Partizani" qė edhe drejtoi pėr disa vite.

E kam njohur shumė vonė nga fillimi i viteve 80-tė, kur shkruaja librin me titull "Nga 2-3-5...", kushtuar evoluimit tė sistemeve taktike tė futbollit shqiptar. Pas disa kohėsh mora vesh se ishte ndarė nga ne.

Rexhep Spahiu
Mbrojtės i majtė i ?17 nėntorit? dhe i kombėtares nė tė tė trija takimet e Ballkaniadės. Vėrtet shtatshkurtėr, por shumė i shkathėt. Gjatė vitėeve 40-tė kishte luajtur mė "Shprefenė", e cila takimet me skuadrat ushtarake italiane gjatė pushtimit, i kishte kthyer ato nė shfaqje tė urrejtjes ndaj pushtuesve fashistė. Deri mė 1952 zhvilloi 18 ndeshje mė kombėėtaren dhe gjatė kėsaj kohe u aktivizua me "Partizanin". Mė pas qe edhe trajner i kėsaj skuadre, e cila nga viti 1956 e deri 1961 u shpall pesė herė kampioneE kam njohur nė fillim tė viteve 60-tė, kur e kam intervistuar disa herė nė "Rubrikėn Sportive" tė Radios e pastaj tė TV-sė.

Xhavit Demneri
Futbollist i "17 Nėntorit", luajti vetėm nė takimin parė kundėr Jugosllavisė, sespe u dėmtua rėndė. Ishte gjysmėmbrojtėės i djathtė. Edhe ai, si Spahiu, kishte luajtur nė radhėt e "Shprefesė". Shquhej pėr teknikė tė lartė. Pėrvoja e madhe i vleu kur nisi tė punonte si trajner i tė rinjve tė "17 Nėntorit". Ishte ai qė nė fund tė viteve 50-tė e fillimi i viteve 60-tė zbuloi talente tė tilla si Pano, Frashėri, Halili, Bukoviku, Hyka, Kazanxhi, Ishka, Bytyci, vėllezėrit Ali dhe Osman Mema etj., qė u bėnė lavdia e skuadrės tiranase, disa herė kampione, dhe pėrfaqėėsueses sonė.

Pėr fat tė keq, u shkrua shumė pak pėr tė. Megjithatė, djalė 19-vjecar, nė vjeshtė tė vitit 1957 pata botuar njė portret pėr tė nė faqet e "Sportit Popullor". Mė pas u bėmė miq tė ngushtė, sepse isha dhe koleg i birit tė tij, Fatmirit, qė nė nga fund i viteve 70-tė u bė ndėr radiokronistėt sportivė mė tė mirė tė Radio Tiranės.
Nė ceremoninė e varrimit tė tij, nė fillim tė viteve '90-tė morėn pjesė plot e plot sportdashės, duke pėrfshitrė edhe ish-futbollistėt e mėsipėrm.

Bahri Kavaja
Zėvendėsoi Xhavit Demnerin nė takimin tjetėr kundėr Bullgarisė, pėr t?u zėvensdėsuar pastaj edhe ai nga i riu Besim Fagu, i cili luajti edhe nė takimun e fundit kundėr Rumanisė.

Kavaja, duke qenė pjesėtar i kombėtares mė 1950, sė bashku me futbollistin tjetėr, Bule Vathi, u bė nė Dardanele tė Turqisė, protagonist i njė arratisjeje spektakolare, duke u hedhur nga njė anije qė po e transportonte kombėtaren tonė nė njė turne jashtė shtetit. Tė dy, pasi qėndruan disa ditė nė Stamboll, ia nisėn njė aventure, qė Kavajėn e coi, tė mos gaboj, nė Zelandėn e re dhe Vathin nė Amerikė.

Besim Fagu
Luajti gjatė tėrė ndeshjes kundėr Rumanisė. Pėr shumė vite, do tė bėhej qendėrmbrojtės i pazėvendėsueshėm i kombėtars dhe "Partizanit". Deri mė 1958 zhvilloi me pėrfaqėsuesen 13 takime ndėrkombėtare.
Nė gusht tė viti 1999, kur nuk kisha vecse disa muaj qė ndodhesha nė SHBA, mora vesh lajmin e hidhur tė vdekjes sė tij dhe menjeherė shkrova njė portret, me titull "Postblloku Fagu", qė u publikua nė faqet e gazetės shqiptaro-amerikane "Illyria", e cila botohet nė Nju Jork. Vec kėsaj, ashtu si Dibrėn, e kam intrevistuar nė filmin dokumentar tė "Kinostudios shqipoėria e re" kushtuar historisė sė futbollit tonė, (1972).

Bimo Fakja
Futbollist i "Vllaznisė", luajti gjysmėmbojtės i majtė i kombėtares nė tė tria takimet e Ballkaniadės. Deri mė 1948 zhvilloi 6 takime me kombėtaren, pa u ndarė nga skuadra shkodrane, ku gjithnjė u shqua si gjysmėmbrojtės i majtė.

Aristidh Parapani
Futbollist i "17 Nėntorit" e mė pas i "Partizanit", luajti sulmues i djathtė. Ashtu si Xhavit Demneri dhe Besim Fagu, vinte nga skuadrat e lagjeve te fillimit tė viteve 40-tė. Luajti nė tė trija ndeshjet e turneut tė Ballkaniadės dhe u shqua pėr depėrtimet dhe harkimet e topit nė zonėn e rreptėsisiė kundėrshtare. Mori pjesė deri mė 1952 nė 18 takime ndėrkombėtare me pėrfaqėsuesen.

Prej tij kam njė kujtim "tė hidhur". Nė pranverė tė viti 1949, kur isha nėntė vjec, po qendroja prapa njėrės prej portave nė fushėn e Shallvares, ku Parapani me shokė po bėnin stėrvitje. Ai befas gjuajti njė top fluturimthi, qė pasi u pėrplas nė rrjetė, mė goditi nė stomak. Pata dhėmbje e mezi mbajta lotėt. Tici, sic e thėrrisnin shkurtimisht, vrapoi drejt meje tė mė ndihmonte. Vite mė pas, kur u bėrė gazetar, kemi qeshur sė bashku tek ia kujtoja kėtė ngjarje. Kur u nda nga ne, nė verė tė vitit 1979, pas ceremonies sė varrimit, me ish-shokė tė skuadrės kujtuam Ticin dhe ndeshjet e famshme tė Ballkanidės sė '46-ės.

Qamil Teliti
Luajti gjysmėsulmues nė tė trija ndeshjet dhe u shqua sidomos nė takimin e fundit me golin fantastik kundėr Rumanisė. Kishte nisur tė aktivizohej me "Besėn e Kavajės" nė fund tė viteve 30-tė. Mė pas luajti me "Partizanin", "Dinamon" dhe me "17 Nėntorin". Me kombėtaren luajti deri mė 1952 11 herė. Ishte shumė i fuqishėm, kishte forcė depėrtuese dhe ishte i pakrahasueshėm me goditjet me tė djathėn.

Loro Borici
Qendėrsulmues, u bė qė atėherė simboli i futbollit shqiptar. Kishte nisur tė luante qė mė 1938 me "Vllazninė", kur nuk ishte vecse 16 vjec, duke premtuar se do tė bėhej futbollist i madh. Nė fillim tė viteve '40-tė, gjatė studimeve universitare nė Romė, luajti mė "Lacion". U shqua si qendėrsumlues krahas Piolės, qendėrsulmuesit tė axurrėve, kampionė tė botės mė 1938. Me kapitullimin e Italisė fashiste u kthye mė 1943 nė Shkodėr. Nga viti 1945-47 luajti me "Vllazninė" e pastaj me "Partizanin", trajner i tė cilit u bė mė pas. Ishte i domosdoshėm nė tė tria ndeshjet e kombėtares gjatė Lojėrave Ballkanike, si dhe nė tė gjitha ndeshjet ndėrkombėtare tė pėrfaqėsuess sonė, ku luajti deri mė 1957 24 herė.

Loroja ishte i kujdesshėm nė lojė e pėrpiqej tė mėnjanonte ndėrhyrje rėnda e, pėr mė tepėr, t?i dėmtonte, qoftė edhe pa dashur kundėrshtarėt. Por zemėrohej kur ndaj tij mbrojtėsit shkaktonin pa vend. Mė kujtohet njė episod domethėnės nė takimin me Hungarinė, tė zhvilla mė 25 maj tė vitit 1948, tė cilin e kam pėrmendur nė pjesėn e parė.

Portieri Tot nuk arriti tė zotėronte njė top tė fortė dhe Borici, me intuitėn e njė lojtaritė zgjuar, iu shkėput mbrojtėsve kundėrshtarė. U ndodh para topit aq sa edhe Toti. Mund tė gjuante, mund ta kalonte topin mbi trupin e portierit, por edhe mund ta godiste atė rėndė nė fytyrė, kokė, ndaj kėrceu mbi tė. Ishte njė rast i rrallė pėr tė shėnuar dhe pėr ta fituar atė ndeshje.
Besim Hamdiu, punonjės i stadiumit, qė ma pas do tė bėhej gjyqtar i njohur, qė ndodhej pranė meje, nuk u pėrmbajt e briti: "Ah, mor Loro, i butė qė i butė mbete edhe atėherė kur nuk duhet!"

Edhe njė rast tjetėr: Nė pranvertė tė vitit 1953 "Dinamo", megjithė pėrpjekjet e "Partizanit", vazhdonte tė udhėhiqte 1-0.Befas, pas njė harkimi nga e djathta, portieri dinamas, legjendari Vogli, e mbėrtheu topin me kėrcim, i shtyrė, sipas tij nga njė sulmues kundėrshtar. I inatosur me kėtė veprim, ai e vendosi topin nė tokė duke pritur njė goditje dėnimi nga gjyqtari. Tė tėrė futbollistėt pėrreth, dinamas a partizanas, as qė u kujtuan fare, kurse Borici, qė ishte disi mė larg tyre, cau si rrufe midis tyre e me majėn e kėpucės e dėrgoi nė rrjetė. Vogli qeshi me Loron dhe po duke qeshur iu kthye gjyqtarit, i cili bėri me dorė nga qendra e fushės. Gol! Pėrderisa nuk ishte dėgjuar bilbili i tij, loja kishte qenė e rregullt. Takimi u mbyll kėshtu 1-1.

Komentatori i njohur, Anton Mazreku, mė thoshte pėr Boricin se, kur e kishin parė tė luante mė 1947 nė Budapest, hungarezėt kishin thėnė tė mahnitur se ai mund tė kishte qenė fare mirė edhe qendėrsulmues i Hungarisė. E tė mos harrojmė se nė kėtė rol nė pėrfaqėsuesen hungareze aktivizohej atėherė i famshmi Hidegkuti.
Loroja, duke parandier zhvilllimet e futbollit ndėrkombėtar, ishte i pari futbollist shqiptar qė nisi tė luante si qendėrsulmues i tėrhequr, pa e ditur qė kėtė rol kishte nisur ta interpretonte Hidegkuti nė pėrfaqėsuen hungareze. Nė kėtė rast, dy gjysmėsulmuesit zhvendoseshin nė njė vijė me sulmuesit anėsorė. Ishin fillimet e njė skeme taktike, 3-3-4 qė mė pas do tė shpinte nė sisitemin 4-2-4, i cili u pėrkrye nga brazilianėt, dy herė kampionė tė botės, mė 1958 e 1962 dhe u pėrhap nė botė.

Borici u shua nė ditė qershori tė viti 1982 nga njė sėmundje e pashėrueshme. Pėr tė kuptuar edhe mė shumė popullaritetine tij, po kujtoj njė ngjarje tė thjeshtė. Vite mė parė, kur po vizitoja varret e prindėrve tė mi, kalova edhe nga varri i Loros, nė krye tė tė cilit bie nė pah njė profil i tij nė relief, me vėshtrim nga jugu, sikur ai ende sheh nga stadiumet e Tiranės, ku kaloi njė jetė tė tėrė. Aty diku, njė fėmijė i vogėl po mblidhte lule. "Ke dėgjuar pėr Boricin" - e pyeta. "Ka qenė nga futbollistėt mė tė mėdhenj tė Shqipėrisė", - m'u pėrgjigj.
Mė 1999 i kushtova atij shkrimin "Loroja i topit - Loroja i tė gjithėve", qė u botua te "Illyria" e Nju Jorkut.

Vasif Bicaku
Luajti gjatė ndeshjeve tė Ballkaniadės gjysmėsulmues i majtė.Vinte nga SK Tirana e famshme e fundit tė viteve 30-tė. Binte nė sy pėr teknikėn e lartė dhe me e Boricin formonte njė cift tė goditur, qė vazhdoi edhe mė pas kur tė dy luajtėn krahas me "Partizanin". Me kombėtaren zhvilloi deri mė 1949 nė 13 ndeshje ndėrkombėtare. Pas vitit 1950 luajti me "17 Nėntorin" edhe u transferua pėr "arsye" biografie nė Fier.

Pal Mirashi
Sulmues i majtė luajti edhe ai mė tė trija ndėshjet e Lojėrave Balkanike. Shquhej pėr kėrcimet dhe gjuajtjet me kokė. Vec golit me Bullgarinė, pėr tė cilin kam folur mė lart,shėnoi dhe golin e fitores me Rumaninė nė Bukuresht, mė 2 maj tė viti 1948, qė na dha fitoren e parė dhe tė fundit tė kombėtares jashtė vendit, deri mė 7 qershor 1995, kur ajo mundi nė Kishinjov Moldavinė 3-2.

Me pėrfėsuesen zhvilloi 9 takime ndėrkombėtare. Luajti edhe me "Dinamon" e porsa - formuar mė 1950 qė, madje, u shpall edhe kampione, por u largua nga skuadra e Ministrisė sė Brendshme pėr "cėshtje biografie" dhe e mbylli mė pas veprimtarinė nė radhėt e "17 Nėntorit" e mė pas mėsues i kulturės fizike.
Kur u ktheva nė Shqipėri nė verė tė vitit 2004, mė erdhi shumė keq kur mora vesh se Pali nuk jetonte mė. Ishte i fundit nga kampionėt e Ballkaniadės.

Brocic
Pas prishjes sė marrėdhėnieve nė Jugosllavinė, sic thashė mė lart, nė qershor tė vitit 1948, emri i trajnerit tė kombėtares sonė gjatė turmeut tė futbollit nė Lojėrat Ballkanike, mbeti i varrosur. Ai ishte kroati Brocic, njė burrė shtalartė, flokverdhė dhe tepėr miqėsor edhe me ne, fėmijėt. E kisha parė gjatė njė strėvitjeje tė kombėtares sonė nė Shallvare kur na buzėqeshte pėrzemėrsisht.

Brocici pati meritė tė madhe, sepse diti qė futbollistėt e mėsipėrm, brenda, kėsaj kohe tė shkurtėr, t'i pėrshtaste tė luanin sipas sistemit WM, i cili nuk njihej nė vendin tonė. Deri atėherė skuadrat tona njihnin sistemit piramidor, (portieri, dy mbrojtės anėsorė, tre gjysmėmbrojtės dhe pesė sulmues nė njė vijė).
Si pasojė e punės sė tij kėmbėngulėse, Llambi nuk luajti si deri atėherė centerhalf, sic quhej nė anglisht, pra, midis dy gjysmėmbrojtėsve, por midis dy mbrojtėsve anėsorė, Dibra dhe Spahiu. Po ashtu, nga vija sulmuese, Teliti, nga e djathta dhe Bicaku, nga e majta, u zhvendosėn prapa, gjithnjė nė krahė tė Boricit,duke formuar sė bashku me dy gjysmėmbrojtėsit, Demneri,(Kavaja) dhe Fakja, qė quheshin hafa, (pėrsėri nga anglishtja: half-pra gjysmė), atė qė nė sisemin WM njihet me emrin "katrori magjik".

Aty nga fillimi i viteve 60-tė emrin e Brocicit e kam hasur nė shtypin e huaj kur ai kishte vite qė drejtonte skuadra spanjolle, fakt qė dėshmonte se ai ishte i cmuar nė futbollin evropian.

Anton Mazreku
Nuk pati ndikim tė drejtperdrejt nė kėtė fitore tė madhe tė kombėtares sonė nė Ballkaniadė, por, me komentet e tij nga mikrofoni i Radio Tiranės, u pėrcolli shqiptarėve, kudo qė ndodheshin, minutė pėr minutė, episodet emocionuese tė ndeshjeve tė kėsaj veprimtarie tė madhe. Vec kėsaj, qe edhe bashkautor i njė libri-album qė i kushtua Lojėrave Ballkanike, ndaj edhe ai ėshtė pjesė pėrbėrėse e kėtij suksesi.
E kishte filluar punėn nė mikrofon qė nė shtator tė vitit1938, duke kometuar njė ndeshje nė Shallvare, pėr ta pėrfunduar nė verėn e vitit 1969, kur vdekja e parakohshme e ndau nga familja dhe bota sportive, duke mbetur, gjithsesi, i paharruar si ish-futbollist i fillimit tė viteve 30-tė me "Skėnderbeun" e Korcės, pastaj si kryredaktori sė parės gazėtė sportive, "Sporti Shqiptar", qė e krijoi vetė, (1935-1939) dhe si themeluesi i gazetarisė sportive radiofonike shqiptare.

E njoha, sė pari, nė njė pasdite tė vitit 1950 nė Shallvare ku, si pė tė kujtuar rininė, po gjuante disa topa nė portė, ashtu i veshur me kostum. Atje, i shtyrė nga disa bashkėmoshatėrė e tė tjerė, nisa ta imitoj nė mikrofon, duke ngjallur kurreshtjen e tij e pas nėntė vjetėsh, tashmė gazetar nė Radio Tirana, nisa bashkėpunimin me tė nė mikrofon, pėr ta kujtuar gjithnjė edhe nė krijmet e mia letrare e publicistike.

Refreni i njė jehone...

U bėnė mė shumė se shtatė vjet qė jam ndarė nga mikrofoni dhe kamera sportive, ku pėr 40 vjet, me disa ndėrpreje,(1959-1999), krahas kolegėve tė mi, Anton Mazreku, Ismet Bellova dhe mė tė vonėshmėve, Aleko Gjergo, Veli Rada, Fatmir Mėneri, Ymer Kurti, Frederik Fico, Ahmet Shqarri, Vladimir Grillo e tė tjerė, kam komentuar plot e plot ndeshje futbolli.

Por edhe kėtu nė Boston, ku jetoj, ndjek futbollin tonė e botėror nė TV dhe internet e, madje, edhe shkruaj pėr ta. Eshtė e pamundur tė shkėputem nga ky pasion fėminor qė lindi qė mė 1946, qė me Lojėrat Ballkanike tė tetorit tė vitit 1946, krahas njė pasioni tjetėr tė madh, krijimtarisė letrare e publicistike, qė e vazhdoj gjithnjė, edhe nė faqet e kėsaj gazete.

Por, edhe tė dua, nuk mund tė shkėputem. Pallati ku banoj, ndodhet jo larg njė fushe, qė mė kujton Shallvaren e viteve 40-50-tė, ku shoh djem e, vecanėrisht, vajza amerikane qė luajnė futboll,sport qė ėshtė bėrė shumė popullor midis tyre. Jo vetėm kaq, por, sipas rasteve, ndjek edhe ndeshje nė stadiumin e ri, modern, "Foksboro" nė periferi tė Bostonit.

Kur largohem qė andej, mė pėrcjell njė jehonė.Cuditėrisht nuk vjen nga "Foksboro", por nga larg, shumė larg. Kjo jehonė mė bėhet se vjen nga stadiumi "Qemal Stafa", nga sa e sa ndeshje tė zhvilluara atje e, sidomos, nga ato ndeshje tė paharrruara tė kombėtares sonė, qė na dhanė atė fitore tė bujshme nė Ballkaniadėn e '46-ės, ngjarje tė sė cilės ua kujtova lexuesve, me sytė e njė tetėvjecari, aq sa kam qenė atėherė, me dėshirėn qė futbollistėt e sotėm tė kombėtares sonė tė tilla fitore t?i pėrsėrisin nė takimet qė do tė vijnė.

Fund, shtator 2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara