HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Dy martirė tė Radio Tiranės, Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho (1963)

-- nga Skifter Kėlliēi

Skifter Kėlliēi Atė pasdite pėrvėluese tė sė dielės sė 13 korrikut tė vitit 1963, i bėmė njė vizitė urimi nė shtėpi njė shokut tonė tė redaksisė sė kulturės nė Radio. Dhe jo pa arsye: ai martohej. Ēuditėrisht, Fadil Kokomani dhe shoku i tij i ngushtė, Vangjel Lezho, qė punonin nė kėtė redaksi, shumė tė vėmendshėm nė kėsi rastesh, munguan.

Merreni me mend habinė tonė e, mbi tė gjitha timen, kur tė nesėrmen nė mėngjes, sapo filluam punė, mėsuam se Vangjeli ishte arrestuar nė njė orvatje tė tij dhe tė disa shokėve tė tjerė pėr t'u arratisur nga liqeni i Pogradecit pėr nė Jugosllavi.

Me Fadilin isha lidhur me njė miqėsi tė madhe. Dhe pėr kėtė miqėsi isha krenar. Me tė mbaruar studimet e larta pėr gazetari nė Lenigrad, duke punuar menjėherė nė Radio Tirana, Fadili ishte bėrė, pa dyshim, gazetari mė i mirė nė fushėn e reportazheve dhe emisioneve me nivel shumė tė lartė pėr kulturėn, artin dhe madje muzikėn. Thuajse i kėtij niveli ishte dhe Vangjeli, qė edhe ai kishte mbaruar studimet e larta pėr gazetari, por nė Moskė.

Me Fadilin kisha bėrė jo rrallė biseda me "zarar". Besimi qė pati tek unė duke u shprehur hapur pėr shumė e shumė gjėra qė lidheshin me rregjimin e atėhershėm, mė bėri ta doja dhe mė shumė.

Dhe ja, shoku i tij mė i ngushtė, Vangjel Lezho, ishte tashmė nė burg. Atė pasdite, kur dolėm nga zyra nė ballkonin e katit tė tretė tė Radios, e pyeta me shumė frikė se si kishte ndodhur kjo gjėmė. "As unė nuk e di," - m'u pėrgjigj. - Pėr kėtė ēeshtje mė thiri dhe mė pyeti edhe sekretari i partisė," - dhe pėrmendi emrin e tij. M'u duk kaq i shpenguar nė kėtė bisedė tepėr tė shkurtėr, sa njėmend e besova.

Kaluan ditė. Erdhi dhe pasditja e 5 gushtit, njė pasdite ēuditėrisht e flladitur, me njė diell qė tek shkiste nga perėndimi, i jepte vezullime tė purpurta zyrės sonė, duke na krijuar njė gjendje humori. Na e shtoi dhe mė tepėr kėtė humor Fadili, me barcaletat e tij qė i rrėfente me njė mjeshtri, qė do t'ia kishin zili dhe aktorėt e estradės.

"Nė parkun "Gorki" tė Moskės, - po tregonte kur po vinte koha tė linim punėn, - njė grua e bukur iu afrua njė djaloshi thatim qė kishte dalė aty tė lypte gjėkafshė se po ngordhte urie, dhe i tha me zė lutės: "A do tė kishit mirėsinė tė vinit nė shtėpinė time? E si tė mos pranonte djaloshi kėtė propozim! Iu vu pas gruas qė tundte vithet sikur t'i thoshte; "Ja, bėj gajret, se pas pak do tė jemi nė shtėpi dhe atje...". Dhe, njėmend, me t'u futur nė korridor, e ftoi djaloshin thatim qė mezi mbahej mė kėmbė, qė tė shkonte nė dhomėn pranė dhe atje tė zhvishej. Djaloshi, pa e bėrė tė gjatė, hoqi fėt e fėt pantallonat e kėmishėm duke zbuluar trupin si ciragė e thatė, nė pritje tė ethshme tė kėsaj zonje qė kishtė rėnė siē duket ne sevda me tė. Dhe merreni me mend se, pa kaluar as disa dekika, zonja me njė buzėqeshje tė mirėkėndshme, u fut nė dhomė dhe kur po i afrohej duke nazetuar, tha; "Fėmijė, pa ejani kėtu nė dhomė.!

"Djaloshi qė ashtu siē i ngriheshin zorrėt pėrpjetė, po i ngrihej dhe ai mjeti i perėndisė nėn brekėt e zhubravitura nė pritje pėr tė bėrė hyxhym aty ku duhej, mbeti i shkordhur, kur pa t'ia behnin nė dhomė dy fėmijė tė vegjėl. "Po kėta, ē'duan kėtu," - tha me vete. Dhe gati sa nuk u shastis kur dėgjoi qė bukuroshja shtoi me rreptėsi: "Siē ėshtė si karthi ky xhaxhi, kėshtu do tė bėheni dhe ju, po tė mos hani." Doemos, pas kėsaj barcelete tė bukur, ne qeshėm me tė madhe. Mirėpo ishte e qeshura e fundit.

Me tė zbritur poshtė, nga kabina e oficerit tė rojės u dėgjua zėri i dezhurit: "Fadil, a nuk vjen njė ēikė kėtu?" U ndamė aty, pėr t'u takuar pėrsėri tė nesėrmen nė mėngjes. Dhe ja, aty nga ora dhjetė e mėngjesit, pėrgjegjėsi i redaksisė, edhe ai i diplomuar pėr gazetari nė Leningrad, por qė vuante nga smira dhe nakari qė Fadili ishte shumė mė i zoti se ai, pa e fshehur fare gėzimin qė i gėlonte nė shpirt, na kumtoi: "Siē e dini, para tri javėsh Sigurimi i Shtetit arrestoi Vangjelin. Mbrėmė, duke dalė nga Radio, u arrestua dhe Fadili. Edhe ai ėshtė pėrpjekur tė arratisej me shokun e tij tė ngushtė." Nuk di se si pėrmbajta njė klithmė qė ishte gati tė mė shpėrthente nga buzėt qė mė dridheshin.

Ishte e martė e tė enjten nė mbrėmje do tė transmetohej emisioni "Universiteti Popullor i Radios", krijuar nga vetė Fadili, njė emision qė ishtė bėrė kaq i pėlqyer nga radiodėgjuesit. Pa humbur kohė, pėrgjegjėsi i redaksisė mė porositi qė tė pėrfundoja emisionin e nisur nga ai. Me duar qė mė dridheshin, hapa sirtarin e tryezės sė tij dhe nė njė fletė tė bardhė mė ranė sė sy kėto radhė: "Sonte nė emisionin "Universiteti popullor i Radios, nė vazhdim tė ciklit kushtuar pikturės sė periudhės sė klasicizmit francez, do t'ju flasim pėr krijimtarinė e piktorit tė shquar, Nikola Pusen..." Kaq kishte mundur tė shkruante Fadili. Dhe nė vazhdėn e atyre shkronjave tė rrumbullakta tė shkrimit tė tij tė qartė, unė duhej tė pėrfundoja atė qė duhej ta kishte pėrfunduar ai...

Ēdo gjė mė shkoi ndėr mend: Fadili i arrestuar, hetuesi qė e pyeste me kė kishte biseduar, pėrgjigja e Fadilit se midis tė tjerėvė kishte biseduar dhe me mua... Arrestimi im... ballafaqimi me Fadilin... dėnimi im pėr agjitacion dhe propagandė... Asnjė nga kėto nuk ndodhi. Fadili mund tė ishte kėrcėnuar, por emrin tim dhe tė tė tjerėve me tė cilėt mund tė kishte biseduar, nuk e kishte zėnė me gojė. Pas disa muajsh, kur u binda se nuk do tė arrestohesha, e falenderova me vete.

Kishte tek-tuk ndonjė keqdashės qė gjatė atyre ditėvė thoshte se njė pjesė tė barcaletave Fadili i rrėfente me nėntekst. Njė e tillė ishte dhe barceleta e mėsipėrme. Nė fakt ajo nuk ishte ruse, por italiane. Por Fadili qėllimisht e zhvendoste ngjarjen nė Rusinė revizioniste, qė "vuante pėr bukė", duke nėnkuptuar se edhe nė Shqipėri ndodhte e njėjta gjė. Dhė kėshtu ishte.

Gjyqi i tij dhe Vangjelit u bė nė nėntor-dhjetor tė atij viti. Ata u dėnuan me 25 vjet heqje lirie, sipas vendimit tė gjykatės sė lartė, datė 6.12.1963, pėr krimin e tradhtisė, vepra terroriste, agjtacion e propagandė, armėmbajtje pa leje...

...Kalonin vite por unė kurrė nuk mund t'i harroja ata dy shokė nga tė cilėt kisha mėsuar shumė. Nė sallėn e shtypit tė huaj tė Bibliotekės Kombėtare jo rrallė takoja tė motrėn. Nuk guxoja ta pyesja. Po, mė sė fundi njė herė e theva akullin. Me zė tė ulėt dhe plot frikė m'u pėrgjigj se atė e kishin lėvizur sa nė njė kamp nė tjetrin dhe se tani nuk e dinte se ku e vuante dėnimin.

Dhe ja, mė 1979, pas 13 vjet jete nė burg, mora vesh lajmin tragjik tė pushkatimit tė tij dhe Vangjelit. Pikėrisht atėhėrė kur ata me uljen e dėnimit, siē ndodhte nė raste festash, edhe mund tė ishin liruar.

Pas shėmbjes sė diktaturės kumuniste nga publicisti Robert Vullkani, i cili kishte kaluar vitet e dėnimit mizor se bashku me ta nė tė ashuqujturat kampe tė riedukimit nė Fushė Krujė, Elbasan, Shrovotinė, Spaē, Burrel, mėsova tė vėrtetėn. Pikėrisht nė gusht tė vitit 1978, Vangjeli dhe Fadili i kishin dėrguar njė lėtėr anėtarėvė tė Byrosė Politike, nė tė cilėn theksonin se nė rast se ata nuk do tė ndalnin diktatorin Enver Hoxha, ai do ta shpinte Shqipėrinė, tashmė tė izoluar nga bota, nė greminė. "Para se ta shkruanin atė letėr, - mė thoshte njė ditė Roberti, - i kėshillova se me kėtė veprim do tė pėrfundonin nė togėn e pushkatimit. Por ata kishin marrė parasysh gjithēka."

Nė librin e tij "Ridėnimi", publicisti i njohur Fatos Lubonja, pėrshkruan me ngjyra tragjike se ē'ndodhi mė pas. Nė njė sallė tė Burgut tė Ri tė Tiranės, ku ndodheshin dhe shumė tė burgosur tė tjerė, midis tė cilėve edhe Robert Vullkani dhe vetė Fatos Lubonja, u zhvillua procesi gjyqėsor. Dhe gjatė atij procesi Fadili dhe Vangjeli, u dėnuan me pushkatim pėr krimin e krijimit tė njė organizate kundėrrevolucionare, revizioniste pėr tė kryer krime kundėr shtetit. Kurse Fatosi dhe Roberti u dėnuan edhe me dhjetė vjet tė tjera burgim tė rėndė. Si Fadili, ashtu dhe Vangjeli, siē kujton Fatosi, e pritėn dėnimin me gjakftohtėsi. Dhe jo vetėm kaq. Nė fjalėn e tyre tė fundit prej 30 faqesh ata, midis tė tjerash, shqiptuan plot siguri:

"Nė plenumin e 4-t tė Komitetit Qendror mė 1973, vetė sekretari i parė, Enver Hoxha, ndėr tė tjera thotė: "Burgu ėshtė forma e fundit e edukimit. Bukur fort! Po ē'del nga kjo procedurė e fundit e nėnshtrimit, torturės dhe vdekjes sė ngadalshme? Akuzantėt na propozojnė: "O mangi questa minestra, o salti fuori dalla finestra!" Jo, zotėrinj akuzantė, ne nuk do ta hamė kėtė ēorbė helmatisėse dhe as do tė hidhemi nga dritarja, por do tė kėrkojmė energjikisht qė pėrgatitėsit e kėsaj kornize ...tė kėsaj hakmarrjeje pa doreza, (dhe kjo, sipas mendimit tonė kryesisht pėr letrat e dėrguara), tė vinė kėtu dhe tė japin llogari... Ne, Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho... jemi muzikantė dhe gazetarė nė muzikėn e nėndheshme tė asaj aperture njerėzore qė quhet jetė-liri-luftė-revolucion-patriotizėm. Pra, disa nga aperturat e aktakuzės dhe procedurės hetimore u pėrpoqėm t'ia paraqesim kolegjit gjyqėsor tė kėtij procesi..."

Mė 29 maj 1979 ata u pushkatuan. "Disa ditė mė pas, - siē kujton Abdulla Sallaku, edhe ai gazetar nė Radio Tirana, i dėnuar me 30 vjet pėr tentativė arratisje, - njė oficer madhor na mblodhi nė Burgun e Spaēit dhe na tregoi dy fotrografi; nė njėrėn shihej Fadili dhe Vangjeli para gropės sė varrit tė tyre tė pėrbashkėt dhe nė tė dytėn tė dy tė masakruar brenda nė varr. "Kėshtu do ta pėsoni edhe ju, nė rast se do tė bėni si ata" - na u kėrcėnua ai duke skėrmitur dhėmbėt"

Ky qe fundi tragjik i kėtyre dy martirėvė tė Radio Tiranės, tė cilėt, ndonėse e dinin qė do tė pushkatohėshin, mbajtėn njė qėndrim tė paparė deri atėherė, para xhelatėve tė diktaturės enverhoxhiane.

-- dėrguar nga P.P. Simsia

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara