HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


FYRJE MONSTRUOZE E GAZETARIT ANGLEZ PER KOMBIN SHQIPTAR, PER NENE TEREZEN E FIGURAT ELITARE KOMBETARE

-- nga Sami Milloshi, 28 Korrik 2006

Sami Milloshi E kam kete falenderim per zotni AA Gill i "Sunday Times Magazine" ne Londer. E lexova me shume interesim online artikullin e tij me titull "Vendi qe koha e harroi". Une po e "falenderoj" megjithese e di se bashkekombasit e mi mund te çuditen me titullin qe i kam vene une ketij artikulli. U lutem te mijve ta mbajne gjakftohtesine deri ne fund sepse do ta them pse e falenderoj zotni Gill.

E para, se ai, edhe nje here, njesoj si nja 100 vjet me pare, na ndihmon ne shqiptareve te kthjellohemi edhe me shume se racizmi me te cilin na kane etiketuar dikur (kujtoni: "jane me bisht"), jeton edhe sot e kesaj dite, madje ne forma edhe me te sofistikuara. Kjo nuk eshte pak, sepse ne shqiptaret nuk duhet te harrojme se edhe ne fillim te shekullit 21, edhe ne koherat moderne te internetit dhe telefoneve te levizshem me kamera, ka raciste me fytyre Hilteri dhe nje nga keta eshte pikerisht z.Gill.

E them kete se disa here ne shqiptaret ngaqe jemi njerez me shpirt te paster (dhe kujtojme se edhe te tjeret jane keshtu si ne) gabimisht mendojme se tani kane nderruar koherat. Me kete kam parasysh se ne jo rralle kemi iluzionin se te huajt tashme vetem na duan ne shqiptareve, se na kane xhan, se nuk na urrejne me dhe se ne menyre "diplomatike" do na i japin te gjitha ne pjate, ashtu siç i duam ne. Z.Gill me artikullin e tij prej racisti na deshmon te kunderten.

Une nuk them se ai perfaqeson ndonje qeveri. Une e di se ai thote thjesht zerin e tij. Por ne nuk duhet te harrojme se edhe ne kete fillim te ri shekulli ka ndodhur qe shqiptari eshte vrare ne toke te huaj vetem se ka brohoritur per skuadren e tij te futbollit dhe ky shqiptar e ka emrin Gramoz Palushi.

Tipa si Gill mua nuk me çudisin per akrobacite e tyre gazetareske dhe une nuk ia marr per te madhe pershkrimet e aneve te zeza te realitetit shqiptar. Sepse per hir te se vertetes,realiteti shqiptar i ka vertet anet e zeza dhe nuk mund t'i mbulohen me shoshe. Por, zotit Gill do te desha t'i kujtoj se para tij, ka patur nje gazetar te famshem, Robert Eskarpit, qe ia ka nxjerre bojen gjithe ish Lindjes Komuniste ne menyren me te shkelqyer me reportazhet e tij. Por Eskarpiti i famshem ne asnje rast te vetem nuk ka marre pozat e racistit te denigroje raca dhe kombe siç ben Gill.

Si mashtron Gill ne artikullin e tij?
Dhe Gill kete e ben duke mashtruar. Se pari, Gill mashtron me numrin e shqiptareve. "Ka kater milione shqiptare ne bote thote Gill me pak se skocezet. Tre milion prej tyre jetojne ne shtepi, kurse i katerti jeton jashte". Ky eshte nje mashtrim total. Nuk mund te thuhet se ka vetem 4 milione shqiptare ne bote. Jane me shume.

Tre milione e gjysem jane ne Shqiperi, dy milione ne Kosove. Dhe sigurisht rreth nje milion jane emigrante te pas viteve 1990 ne Perendim. Nuk po flas per ngulimet e hershme shqiptare ne Turqi e gjetke. Atehere pse e zvogelon numrin e shqiptareve z.Gill? Sepse keshtu e zvogelonin edhe para 100 vjetesh gjithe ata qe donin ta zhduknin nga faqja e dheut Shqiperine dhe shqiptaret.

Tani zvogelimi i numrave ka nje domethenie dhe gjithashtu nje qellim te ndyre aktual sepse kerkon ta fuse ne frigorifer çeshtjen e Kosoves ne menyre qe ajo te ngrije aty si inekzistente. Kete qellim ka Gilli, nuk mund te shpjegohet ndryshe. Se dyti, Gill synon te godase ne thembren e Akilit, domethene te zhbeje vlera morale dhe kryesisht optimizmin shqiptar. "There is no trust in this landscape" thote Gill, qe do te thote ne Shqip se Gill perveç hakmarrjes nuk sheh se ekziston ndonjefare besimi ne kete vend qe quhet Shqiperi. Ky eshte helmi me i poshter qe kerkon te mbjelle Gill. Mua nuk me shqetesojne fort ato pershkrimet e zeza qe ben Gill per pastrimin e parase se piste apo per pislleqet e tjera sociale,sepse ato realisht jane.

Po te thuash se nuk ka besim do te thote te shperndash helm dhe kete kane bere te gjithe ata qe kane ardhur si pisanjose dhe dashakeqes ne Shqiperi. Nje vit pasi ne Shqiperi ka nje qeveri aq te angazhuar kunder krimit dhe kunder korrupsionit dhe parase se piste, nje vit qe ka hapur pikerisht DRITARET e BESIMIT, pikerisht tani vjen nje lloj i veçante plehu si ky Gill qe nuk sheh, ose nuk do ta shohe, se shqiptaret kane filluar te besojne se nuk do t'i qeverise me Mafia. As nje Gill qe vjen prej Londre apo asnje Gill vendi qe paguan Gillet te shkruajne keshtu, nuk mund ta ndalojne nje drite qe ka filluar te duket ne fund te tunelit: DRITEN E BESIMIT.

Dhe kete e ndjejne me mire se kushdo ata mijera shqiptare qe moren udhet e emigracionit vetem se Shqiperia ra ne kthetrat politike te Mafias pas vit 1997. Kete do te duhej ta hetonte mire Gill nese i thote vetes gazetar objektiv. Por ai as ka dashur dhe as e kane ftuar ta njohe ata qe siçthoshte ne Internet nje lexues i revoltuar, ia kane paguar udhetimin per ne Shqiperi dhe e kane droguar te recitoje gabimin e skemave piramidale, ose te ashtuquajturin "Gogoli 1997". Z.illi deshmon gjithashtu se ai ka nje njohje shume te mjerueshme per shqiptaret kur thote se "E vetmja shqiptare e njohur nderkombetarisht eshte Nene Tereza, kurse gjithe te tjeret jane pa fame". Vetem nje injorant si ky Gill nuk e di se per shembull,shqiptaret kane nje shkrimtar te famshem te permasave boterore dhe ky eshte Ismail Kadareja, i perkthyer ne dhjetra gjuhe te botes dhe fitues i çmimeve prestigjoze edhe ne Londer, kandidat disa here per Çmim Nobel.

Une nuk e bej pergjegjes zotin Gill qe nuk ka shkuar te degjoje ariet e sopranos se famshme Inva Mula, gjithashtu e njohur ne skenat me prestigjioze te botes, sepse ndoshta Gilli ka qejf ta shpenzoje kohen ne mejhanet me striptize. Pune e tij. Fakti qe nuk i ve ne dukje se paku keto shembuj, nuk eshte thjesht shprehje e injorances se tij. Kjo do ishte gjysma e se keqes. Jo, kam bindjen se ai i di ose ia kane sevirur keto fakte,por si te gjithe maskarenjte antishqiptare i le ne hije vetem qe te ndriçoje konstatimet e tij raciste.

Sepse ai e di, i gjithe raca e spekulanteve, se me konstatimet e tij raciste behet edhe me intrigues, edhe me provokativ. Nga fuçia e helmit te Gillit buron edhe shpifja tjeter sipas te ciles nje milion shqiptare qe jane jashte Shqiperise nuk bekan gje tjeter veçse pune ilegale. Jo more zotni, nuk eshte keshtu. Eshte nje perqindje jashtezakonisht e vogel e milionit te shqiptareve qe merren me ato pune te zeza. Shumica jane te rregullt dhe kete e deshmojne duke punuar shume ndershmerisht dhe duke ndihmuar ekonomikisht familjet e tyre ne Shqiperi.

Te sjellesh ne skene ndarjen Gege dhe Toske, sic ben Gill, dhe te thuash siç thote Gill se geget na qenkan "primitive dhe agresive" kurse tosket "te civilizuar dhe te italianizuar" do te thote as me shume e as me pak, te vazhdosh te mbash te ngulur nje thike te vjeter mbi shpinen e kombit shqiptar.

Kete e kane bere kohe me pare armiq te paguar te kombit shqiptar dhe Gill nuk na çudit aspak se po e perserit ne menyren me injorante qe mund te ekzistoje. Se fundi, do te deshiroja t'i kujtoj AA Gill se ndaj shpifesve per shqiptaret koha ka rezervuar te vetmen dhurate: ta marrin turpin me vete. Si e ka marre me siguri edhe Gill kur i ka hipur avionit te kthehej andej nga ka ardhur.

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara