HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


INTERVISTA
me Mehmet Elezin, studiues dhe Ambasador i Shqipėrisė nė Zvicėr

Gjuha shqipe duhet tė nxirret nga bunkeri ku e futi Kongresi orwellian i Drejtshkrimit

-- nga Sami Milloshi, 14 shtator 2006

Sami Milloshi FJALOR I GJUHĖS SHQIPE ME 41.000 FJALĖ TĖ PĖRJASHTUARA

Zoti Elezi, ju sapo keni botuar njė Fjalor tė Gjuhės Shqipe, njė realizim krejt i veēantė, po aq sa dhe i papritur e befasues. A mund tė na thoni diēka mė gjėrėsisht se njoftimet qė po japin gazetat shqipe nė Tiranė, nė Europė e nė SHBA?
MEHMET ELEZI: Nė kėtė Fjalor ėshtė pėrmbledhur njė pasuri gjuhėsore, pėrkah numri i fjalėve, e barabartė me atė qė ka Fjalori i Gjuhės sė Sotme Shqipe (FGJSSH, 1980) i akademisė, i cili ishte vlerėsuar si mė i madhi fjalor shqip-shqip i botuar deri tashti. FGJSSH ka rreth 41.000 fjalė. Nė Fjalorin pėr tė cilin mė pyesni, unė kam pėrmbledhur edhe 41.000 fjalė tė tjera, tė cilat nuk gjinden nė fjalorėt e akademisė. Shumica dėrmuese e kėtyre fjalėve mund tė quhen, pa metaforė, fjalė tė pėrndjekura. Janė pėrjashtuar nė pėrputhje me platformėn orwelliane, me tė cilėn u hartuan FGJSSH (1980) dhe poashtu Fjalori i 2002-shit, qė nė thelb iu pėrmbajt tė njėjtės platformė pėrjashtuese.

Pra, ē’e dallon Fjalorin tuaj nga ata qė ka botuar Akademia e Shkencave e Tiranės mė 1980 e mė 2002?
MEHMET ELEZI: Ka dallime nė konceptimin e gjuhės shqipe, ka edhe nė pėrpunimin shkencor tė lėndės. Dallimi nė konceptimin e gjuhės shqipe ėshtė thelbėsor. Konceptimi im ėshtė i kundėrt me konceptin mbi tė cilin u hartuan fjalorėt e akademisė. Unė i pėrmbahem gjithėpėrfshirjes nė gjuhė, jam kundėr pėrjashtimit tė vlerave vetėm pse ato nuk janė nga krahina e dikujt ose pse nuk pėrputhen me ideologjinė a paragjykimet e dikujt. Nė Fjalorin qė sapo doli kam fjalė e shprehje nga tė gjitha trojet shqiptare ose ku flitet shqip. Nga Veriu i Shqipėrisė, nga Kosova, nga Plava e Gusia, nga Tetova e Lugina e Preshevės, nga Ēamėria, nga arbėreshėt e Italisė. Por edhe nga katunde tė Vlorės, Gjirokastrės a Lushnjės. Gjen fjalė nga vepra e Fishtės dhe e Anton Ēetės, po edhe nga vepra e Konicės dhe e Kutelit.
Pasuritė e gjuhės shqipe nė dialektin gegė tė saj u pėrjashtuan nga standardi. Ato u prenė me sėpatė. Prej kėsaj sėpate tė madhe gjuha shqipe kullon gjak.

Me sa duket mė shumė ka fjalė tė gegėrishtes?...
MEHMET ELEZI: Nuk mė interesojnė gegėrishtja e toskėrishtja, mė intereson gjuha shqipe. Nė fjalor ka mė shumė fjalė tė gjuhės shqipe nė dialektin gegė tė saj, sepse pikėrisht pasuritė e gjuhės shqipe nė dialektin gegė tė saj u pėrjashtuan nga standardi. Ato u prenė me sėpatė. Prej kėsaj sėpate tė madhe gjuha shqipe kullon gjak.

Thatė se midis Fjalorit tuaj dhe fjalorėve tė akademisė ka dallime edhe nė pėrpunimin shkencor tė lėndės?
MEHMET ELEZI: Po pėrmend dy kryesoret. Unė kam bėrė shtjellime etimologjike, nė FGJSSH kėto mungojnė. Fjalori qė sapo kam botuar ėshtė i vetmi fjalor shqip-shqip deri sot qė ka edhe etimologjinė e fjalėve. Duke ua ditur prejardhjen fjalėve, pėrkapet mė mirė kuptimi dhe krijohet natyrshėm vetėdija e pėrdorimit tė tyre.
Etimologjia ėshtė njė rrugė plot kurthe e tė papritura, njė fushė e minuar pėr gjuhėtarin. Tė paktėn jam munduar tė dėshmoj se “djalli nuk ėshtė aq i zi sa thonė”, domethėnė me pak pėrkushtim nuk ėshtė e pamundur tė hartohet njė fjalor etimologjik i gjuhės shqipe me bashkėrendimin e tė gjitha forcave akademike shqiptare. Qysh mė 1952 Ēabej e shtronte nevojėn e njė fjalori tė tillė pasi, siē thoshte ai, “Fjalori i Meyerit botuar mė 1891, me gjithė meritat e mėdha qė ka, ėshtė sot i vjetruar nga shumė pikėpamje. Studimet e etimologjisė shqiptare qė nga ajo kohė e gjer mė sot kanė shkuar pėrpara pėr hir sidomos tė punės sė H. Pedersenit e N. Joklit”. Mė pas vepra e filluar prej tyre u thellua e u pasurua shumė prej Ēabejt vetė.
Kanė kaluar mbi pesėdhjetė vjet, ka hyrė mijėvjeēari i ri e ne vazhdojmė tė jemi i vetmi popull i kontinentit me njė gjuhė kaq tė vjetėr e pa njė fjalor etimologjik tė saj. I vetmi “Fjalor etimologjik i gjuhės shqipe” ėshtė publikuar sė voni nė anglisht prej dijetarit Vladimir Orel. Me gjithė vlerat, ai nuk u ka shpėtuar disa pasaktėsive e mangėsive shpesh tė mėdha, pėr tė cilat besoj se nuk ėshtė vendi me u ndalė tashti.
Dallimi i dytė ėshtė nė lėndėn qė shtjellon e saktėson kuptimin e fjalėve. Unė nuk jam prirur kah shembujt anonimė, siē ėshtė vepruar nė fjalorėt e akademisė. Njė numėr shumė i madh shembujsh janė fjali, vargje etj. nga vepra autorėsh tė njohur, tė cilėt citohen nė thonjėza, siē ndodh nė fjalorėt seriozė kudo nė botė. Fjalori ilustrohet me mijėra vargje e shprehje tė marruna drejtpėrdrejt:
- nga krijimtaria e mbi 40 autorėve si Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Ernest Koliqi, Martin Camaj, Faik Konica, Mitrush Kuteli, Anton Ēetta, Anton Pashku, Ismail Kadare, Azem Shkreli, Adem Demaēi, Ali Podrimja, Kim Mehmeti e shkrimtarė tė tjerė tė traditės e bashkėkohorė tė krejt trevave shqiptare; -nga vepra madhore si Kanuni i Lekė Dukagjinit, Kanuni i Skanderbegut, Eposi i Kreshnikėve, Visaret e Kombit dhe thesare tė tjera popullore. Ilustrohet edhe me:
- 5300 shprehje frazeologjike e rreth 5000 fjalė tė urta popullore; - rreth 1000 gjėza, bestytni e paragjykime, doke, lojė-fjalėsh, tė dhėna pėr barnatimin popullor, yshtje etj. Shumė syresh botohen pėr herė tė parė. Kam shfrytėzuar edhe pasuri tė fjalorit tė Gazullit, Bashkimit e tė disa fjalorėve tė tjerė mė tė vegjėl, tė mėvonshėm.

E keni shfrytėzuar arkivin e Institutit tė Gjuhėsisė?
MEHMET ELEZI: Nė se nuk gabohem, nuk kam shkelur nė dyerėt e atij instituti qysh kur kam qenė student. Kam lexuar diku se nė arkivat e tij ruhen rreth njė milion skeda. Nuk e kuptoj pėrse ruhen, ēfarė pritet, ato nuk janė shishe vere, qė t’u shtohet vlera me vjetrimin. Pėrse nuk pėrpunohen me u pasqyrue nėpėr fjalorė? Ėshtė njė institucion i tėrė, me mbėshtetje logjistike, financiare, profesionale, siē ėshtė Instituti i Gjuhėsisė. Nuk ėshtė pra njė njeri i vetėm, qė ngrihet nė tre tė mėngjesit e mbėshtillet me batanije qė tė mos mėrrė tė ftohur, duke bėrė gjithēka vetė.

Lajmit pėr daljen ne dritė tė Fjalorit tuaj njė e pėrditshme i vuri titullin “Sfidė pėr Akademinė e Shkencave”. Si e komentoni kėtė titull?
MEHMET ELEZI: Unė nuk jam nisur pėr tė sfiduar askėnd. Thjesht kam punuar.

Tashti qė Fjalori ėshtė shpėrndarė nėpėr librari, a keni ndonjė peng?
MEHMET ELEZI: Kam dy pengje. I pari: do tė kisha dashtė me punue edhe do kohė nė tė. Tė paktėn edhe nja dy vjet.

Mbase mė mirė qė e hoqėt duarsh: njė fjalor njėgjuhėsh nuk mbaron kurrė?
MEHMET ELEZI: Keni tė drejtė. Por, e para, doja me e kalue tė gjithin edhe njė herė nėpėr duar, pėr t’i bėrė disa krehje, plotėsime e lėmime. Dhe e dyta, doja me i shtue edhe do fjalė, pėr tė cilat pjesėrisht mund tė them se i kisha gjetur burimet e pjesėrisht do t’i gjeja, e dija pak a shumė ku me i kėrkue. Kam parasysh qindra e ndoshta mijėra fjalė, qė mund t’i kisha pėrfshirė edhe ato. Synimin e kisha me ba njė Fjalor me jo mė pak se 50.000 fjalė tė pėrjashtuara.

Pse s’e vazhduat nė Bernė?
MEHMET ELEZI: Pėr tė vazhduar punėn me Fjalorin mė duhej me pasė skaj vetes njė bibliotekė tė tėrė. Kėtu s’mund ta kem. Nė anėn tjetėr puna nė ambasadė nuk mė le shumė kohė tė lire, aq sa do tė mė duhej pėr Fjalorin. Ndryshe nga njė roman, pėr shembull, njė fjalor si ky kėrkon shumė kohė, ėshtė njė lloj vrime e zezė pėr kohėn. Kėto tetė vjet ai mė ka thithur energjitė e kohėn nė mėnyrė tė pabesueshme. Dhe m’i ka zhvendosur krejtėsisht disa plane tė tjera.

Po pengu i dytė?
MEHMET ELEZI: Kėtij s’kisha ē’ti bėja, edhe po tė kisha ndenjė edhe dy vjet a pesė vjet. Mund tė them me dhimbje se kam lėnė pa vjelė njė numėr shumė tė madh fjalėsh tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit e tė disa autorėve qysh prej Fishtės e deri te Sh. Gjeēovi, E. Koliqi e M. Camaj. Edhe shumė fjalė tė Bashkimit, Gazullit e tė fjalorėve tė hartuar nė trevat shqiptare nė ish-Jugosllavi, ashtu dhe tė burimeve tė tjera qė pėrmenden nė bibliografi, i kam lėnė: emra bimėsh e kafshėsh, caqe teknike si dhe tė tjera. Kjo ka ndodhur sepse kėtyre fjalėve nuk arrija me ua pėrkapė kėnaqshėm kuptimet ose nuk arrija me u shprehė pėr etimologjinė e tyre.
Pėr t’i kapėrcyer kėto vėshtirėsi, veē tė tjerash, do tė duhej me hulumtue nė viset ku ėshtė mbėshtetur mė shumė gjuha e kėtyre autorėve, ēka ishte jashtė mundėsive tė mia. Kėto fjalė nuk janė pak: tė tėra sė bashku bėhen mijėra.
Mbetet me shpresue se njė ditė gjuhėtarė tė rinj tė pėrkushtuar e profesionistė do t’i hulumtojnė ato duke shkuar deri te pėrdoruesit. Nėse do tė vazhdojė me pasė pėrdorues mė, se ata po rrallohen shumė.

Gjatė punės tetė vjet me Fjalorin a i jeni trembur ndonjėherė dėshtimit?
MEHMET ELEZI: Po. Mund tė them nė dy raste, por qė pėrsėriteshin. Pikėsėpari tutesha se Fjalori mund tė mė mbetej pa botuar. Ju e dini, Kristoforidhi punoi njė jetė tė tėrė e s’e pa nė tė gjallė tė botuar Fjalorin e tij. Edhe mė keq: pas vdekjes Fjalori i tij u shit pėr tė larė borxhet e dikujt, kaloi nėpėr duar bakallėsh a tregtarėsh e ra nė dorė tė konsullit grek, pėr tė pėrfunduar pastaj nė ministrinė e jashtme tė Greqisė... Me ato rregatje mund tė thuash se vetėm vullneti i Zotit e shpėtoi atė vepėr. Tashti ėshtė kohė tjetėr, megjithatė shpesh jam trishtuar duke menduar se s’do tė gjeja sponsor. Nė Shqipėri e nė Kosovė ka shumė njerėz tė pasur, por sa ia dinė ata vlerat gjuhės shqipe e kulturės kombėtare nė tėrėsi? Ka parallinj qė japin njėqind mijė euro pėr njė spektakėl televiziv qė ikė bashkė me erėn, brenda njė nate, ndėrkohė qė shumė vėshtirė e shtinė dorėn nė xhep pėr njė vepėr shkencore a artistike, qė mbetet. Pastaj shoqėria shqiptare, kultura e saj, pėr fat tė keq, sundohen prej njė oligarkie kulturore. Nėse nuk je i lidhur me qarqe tė caktuara politike, me qarqet qė kanė para, e ke shumė vėshtirė me botue, e edhe mė vėshtirė me i ba publicitet veprės sate. Ėshtė zonja PP, Politparja, qė, mjerisht, fut hundėt e vendos jo pak edhe nė krijimtari. Pėrfitoj nga rasti me i falėnderue edhe njė herė ata qė financuan botimin e Fjalorit. Disa prej tyre u treguan veēanėrisht dinjitozė, mė thanė menjėherė po dhe vepruan menjėherė.

Folėt pėr dy raste. Cili ėshtė i dyti?
MEHMET ELEZI: Ky i dyti ėshtė banal, pak pėr tė qeshur e pak pėr tė qarė… Gjatė punės mė ėshtė prishur shumė herė kompjutri (kompjutrat, duhet thėnė). Sidomos nga ndėrprerjet e shpeshta, tė paparalajmėruara tė rrymės elektrike. Druhesha se njė ditė tė bukur mund tė mė shkonte gjithēka dėm. Javė pėr javė e hidhja punėn nėpėr disqe. Nuk e printoja dot, ishin shumė faqe. Disqet ndodhte qė s’hapeshin...
Kongresin e Drejtshkrimit, ai nuk ishte njė forum i mirėfilltė shkencor. Nė Kongresin e Drejtshkrimit nuk kishte kurrfarė lirie. Janė mbi tridhjetė vjet qė kur u mbajt Kongresi i Drejtshkrimit. Ndėrkohė gjuha shqipe ka pėrjetuar zhvillime tė jashtėzakonshme.

Cila ėshtė pikėpamja juaj si gjuhėtar rreth kėtyre zhvillimeve?
MEHMET ELEZI: Njė saktėsim. Nuk e quaj veten gjuhėtar, megjithėse studimet i kam bėrė pikėrisht pėr gjuhė e letėrsi shqipe nė Universitetin e Tiranės (profesor Shaban Demiraj qe pėrpjekur shumė tė mė mbante nė katedrėn e gjuhės shqipe ne fakultet). Mendoj se mė shumė jam njė njeri i letrave, me pėrkushtim tė veēantė ndaj gjuhės shqipe.
Sa pėr Kongresin e Drejtshkrimit, ai nuk ishte njė forum i mirėfilltė shkencor. Nuk mjafton pjesėmarrja e disa dijetarėve nė njė konferencė qė ajo tė quhet shkencore. Kryesore ėshtė tjetėrgjė: a kanė mundėsi me i shprehė lirshėm pikėpamjet e tyre kėta dijetarė, a ėshtė e njėjta hapėsirė edhe pėr mendimin ndryshe e pėr mendimin kundėr? Nė Kongresin e Drejtshkrimit nuk kishte kurrfarė lirie. Aty mund tė hidhej e tė mbrohej vetėm pikėpamja e udhėheqjes politike tė Tiranės sė atėhershme. Ajo duhej mbėshtetur, vetėm pėr tė duhej duartrokitur. Shfletoni shtypin e kohės pėr tė kuptuar se ai kongres nuk dallonte shumė nga kongreset politike me presidiume tė kuqe e brohoritje histerike pėr diktatorin.

Jeni pėr pėrmbysjen e atij kongresi?
MEHMET ELEZI: Edhe sikur Kongresi i Drejtshkrimit tė kishte qenė njė forum i lirė debatesh, nė kushtet e reja tė shqiptarėve nė Ballkan, nė kushtet e lėvizjes e integrimeve tė shumanshme, gjuha ka pėsuar ndryshime e zhvillime tė mira e ndonjėherė jo tė mira. Pėr mė tepėr, ndodhet pėrballė sfidash tė njėmendta. Kėto ndryshime duhen ndjekur e pasqyruar. Gjuhėsia duhet tė zhvillohet me gjuhėn e gjallė e nė shėrbim tė saj, tė ecė bashkė me tė.
Kongresi i Drejtshkrimit ia zinte frymėn gjuhės qysh atėherė, le mė tashti. Ai kullon ndryshk. Ndryshk ikonash tė njė kohe tė vdekur. Ai duhet rishikuar nė rrėnjė. Merrni mė tė madhin e gjuhės shqipe, Eqrem Ēabejn. As atėherė ai nuk ka qenė pėr zgjidhjen qė u bė. Kurrė, nė asnjė dokument, nė asnjė kumtesė a shkrim tė tij, nuk e ka mbėshtetur zgjidhjen qė bėri Kongresi i Drejtshkrimit. S. Riza e tė tjerėt dihet. Prandaj Kongresi nuk iu besua atij as shkencėtarėve tė tjerė tė shqipes. Kongresin e organizuan dhe e drejtuan gjuhėtarė pa vepra. Gjuhėtarėt me vepra ishin tepėr tė mėdhenj pėr tė hyrė nė kostumin e llamarintė tė atij tė ashtuquajturi kongres.

Jeni pėr ndryshimin e standardit, pėr ndėrrimin e bazės dialektore tė tij?
MEHMET ELEZI: Pse u dashka me i pa gjėrat prapė bardhė e zi? Ndėrmjet pėrmbysjes sė standardit e lėnies sė tij siē ėshtė, midis kėtyre dy alternativave tė skajshme, ka plot zgjidhje tė tjera, mė tė mira, mė tė dobishme, mė tė arsyeshme. Nuk jam pėr tė pėrmbysur, jam pėr tė riparuar. Gjuha shqipe duhet tė nxirret nga bunkeri ku e futi Kongresi orwellian i Drejtshkrimit. Rregullat e tij arbitrare duhet tė hapen, qė standardi tė pėrfshijė sa mė shumė prej pasurive tė pafundme qė ka gjuha. Kėto pasuri janė shumė mė tė mėdha e mė shprehėse se ato qė i kodifikon ai kongres. Duhet reformė e thellė edhe nė gjuhė. Por kjo nuk duhet bėrė me rrėmujė, me anarshi. Ashtu siē u vendosėn nė njė forum kėto rregulla, poashtu ndryshimet pėr reformimin e gjuhės duhet tė vendosen nėpėr forume shkencore, ku tė diskutohet me argumente shkencore e jo me slogane politike. Kjo punė kėrkon pėrgatitje, kėshillime, diskutime, kėrkime, pėrpara se tė shkohet nė forume vendimmarrėse tė gjuhėsisė. Nė forume tė shkohet me propozime tė studiuara.
“Dreqshkrimi”
Kam parė nė shtyp diēka pėr njė si komision a kėshill ndėrakademik. Sikur po merren me kėtė punė?
MEHMET ELEZI: Nė shtyp s’kam parė asnjė propozim konkret tė kėtij kėshilli, asnjė platformė, asnjė hap qė premton fillimin e njė reforme nė gjuhė. Nė atė kėshill, pėr mė tepėr, s’kam parė asnjė emėr prej atyre qė mendojnė ndryshe nga sa mendohej tridhjetė a katėrdhjetė vjet mė parė. Janė pak a shumė tė njėjtėt emra qė i copėtojnė duart duke duartrokitur pėr Kongresin e Drejtshkrimit (“dreqshkrimit”, do te thoshte Selman Riza).

Shtypi, radiot dhe televizionet. A mendoni se e bėjnė mirė detyren ndaj gjuhės sonė?
MEHMET ELEZI: Mendoj se janė pak ato gazeta e gazetarė qė i ndihmojnė gjuhės shqipe dhe janė shumė ata qė nuk i ndihmojnė asaj, ose qė i ndihmojnė, pėrkundrazi, prishjes e shkatėrrimit tė gjuhės shqipe. Ashtu si shumica e politikanėve.

Keni pothuaj njė vit ambasador i Republikės sė Shqipėrisė nė Konfederatėn e Zvicrės. A ėshtė e vėshtirė gjetja e kohės sė lirė pėr punė krijuese kur je nė njė detyrė tė tillė?
MEHMET ELEZI: Mendoj se gjithēka ėshtė vetiake, nuk ėshtė njėsoj si te njėri, te tjetri. Kohė ka kurdoherė, pėr gjithkėnd. Varet nga ngarkesa e punės, sigurisht, por varet edhe nga mėnyra si e organizon dhe e pėrdor kohėn.

Njiheni si publicist, shkrimtar e poet. Diēka pėr krijimtarinė tuaj artistike?
MEHMET ELEZI: Ndoshta pėr kėtė ėshtė mė mirė tė flasim njė herė tjetėr. Faleminderit pėr intervistėn.

Faleminderit juve.

-- marrė nga © Gazetajava.com

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara