HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


BISEDĖ PĖR TĖ PĖRDITSHMEN “KOSOVA SOT”

ZGJEDHJET DUHET TA BASHKOJNĖ EDHE MĖ SHUMĖ LDK–nė E JO TA PĖRĒAJNĖ

-- nga Sabit Rrustemi

Sabit Rrustemi A po pėrēahet apo bashkohet LDK-ja nė prag tė zgjedhjeve qė po e presin, a do tė ndodhin njėmend reforma apo edhe mė tutje do tė mbesin vetėm dėshira tė shtruara dhe tė parealizuara, a po ashpėrsohet fushata ende pa filluar nė LDK shkaku i rreshtimit ndaj kėtij apo atij kandidati qė po ndodhin falė njė kryesie aspak tė dinjitetshme pėr LDK-nė, kush do t’ mund tė bėhet dhe a do tė bėhet kryetar ai person qė e do anėtarėsia e LDK-sė, pse ėshtė anashkaluar Kėshilli i Pėrgjithshėm i LDK-sė dhe, mbi tė gjitha, si u bėnė “trima” anėtarėt e kryesisė sė LDK-sė pas vdekjes sė presidentit Ibrahim Rugova dhe, pėr shumė pse-he tė tjera, pyetjeve tona ju pėrgjigjet pa hezitime, Sabit Rrustemi, anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LDK-sė.

“Kosova Sot”: A vazhdon tė ketė pėrēarje ende nė strukturat udhėheqėse tė LDK-sė?

Sabit Rrustemi: LDK si forca mė e madhe politike nė vend dhe qė gati po i rrumbullakon dy dekada tė ekzistimit tė saj, gjendet para njė sprove tė re dhe tepėr tė rėndėsishme nė zhvillimin e saj, zgjedhjet e radhės brenda partisė, tė cilat pėr herė tė parė do tė mbahen pa prijėsin e saj shpirtėror, Dr. Ibrahim Rugovėn, qė, nėnkupton edhe zgjedhjen e pasuesit tė tij. Dhe, tash, nė opinion, mė shumė ka zgjuar interesimin zgjedhja e pasuesit se sa zgjedhjet e gjithmbarshme nė nivelet e partisė. Ky interesim, pėr mendimin tim edhe i tejmasshėm nganjėherė, ndodh nga fakti i ndikimit tė madh qė kishte Rugova jo vetėm brenda strukturave tė partisė dhe anėtarėsisė qindramijėshe po, edhe nė rrjedhat dhe proceset e gjithmbarshme kosovare.

Zgjedhja e pasuesit tė Rugovės apo e kryetarit tė ri tė partisė, thėnė mė drejtė, ka lėnė nėn hije edhe postet tjera shumė tė rėndėsishme nė LDK, nisur qė nga tė qenit delegat i Kuvendit, anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm, e, edhe anėtar i kryesisė, pa i anashkaluar fare edhe pozitat tjera, veēanėrisht kryetarėve tė degėve.

Tashti, vrapi pėr tė siguruar pėrkrahje, qoftė pėr kėtė grupacion tė kėtij apo atij kandidati, herė herė po keqkuptohet, keqinterpretohet deri edhe nė pėrmasa naive, mos thėnė banale, sa qė po krijohet pėrshtypje se lufta pėr pozitėn e tė qenit i pari nė parti nuk do tė shpėtojė pa pėrēarje.

Tė kuptohemi, ka garė, ka anime, ka tek - tuk edhe rreshtime pro apo kundėr kėtij kandidati, ani se asnjėri nga ta ende nuk ėshtė zyrtarizuar por, kandidatėt e mundshėm gati tė gjithė thuaja janė identifikuar. Prandaj, krejt kjo, mė shumė i ngjanė njė fushate brenda partiake se sa njė pėrēarjeje tė mundshme brenda njė partie. Pėrēarja mund tė ndodhė vetėm pas pėrfundimit zgjedhor brenda LDK-sė.

Kjo fushatė paraprake pėr “kokrra” dhėntė zoti tė kalojė pa plasaritje tė mėdha. Po, tė thuash se ēdo gjė do tė shkojė nė rregull dhe nė parimet e njė demokracie tė mirėfilltė, ėshtė paksa e pamendueshme mirė apo e thėnė me njė lehtėsi tė tepruar.

Do tė ketė njerėz qė do tė ndahen tė pakėnaqur, tė hidhėruar, tė zhgėnjyer, siē do tė ketė edhe tė tjerė qė do t’ju plotėsohen apetitet. Po, fillimisht lufta pėr pushtet nė LDK do tė zhvendoset nė bazė. E, pastaj ai qė e siguron bazėn, ai do ta ketė tė fituar edhe betejėn. Prandaj, gjėmimet politike qė shpėrthejnė nė Prishtinė, mė shumė reflektohen apo shkaktojnė zhurmė periferive. Megjithatė, as “humbėsit” e as “fituesit” e ardhshėm tė zgjedhjeve nė LDK, nuk do ta braktisin LDK-nė.

Rezultati i zgjedhjeve e, me kėtė edhe sa mund tė jetė e pėrēarė apo e bashkuar LDK-ja, do tė shihet tek nė zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare qė e presin Kosovėn nė vitin 2007.

Po, kam besim se baza e partisė (aktivi dhe nėndega) kėsaj radhe mė shumė do ta peshojė dhe vlerėsojė angazhimin e secilit. Tek pas kėtyre vjen nė radhė peshorja e degėve dhe e nivelit qendror, ku fushata brenda partiake merr njė shkallėzim tjetėr.

Rritja e frustuimeve tė tė gjitha grupacioneve nė LDK do tė ndodhė tek pasi tė identifikohen delegatėt e Kuvendit qendror. Nga pėrbėrja e delegatėve, saktėsisht do tė dihet se cili do tė jetė pasuesi i Rugovės dhe, nė kėtė nivel lufta pėr marrjen e kreut tė LDK-sė do tė jetė mė interesante. Njė finale e pakompromis brenda skenės politike kosovare, ku LDK do tė ketė rastin ta dėshmojė madhėshtinė po edhe zbrazėsinė e saj.

Nėse ndodhė demonstrimi i madhėshtisė, meritat do t’ i takojnė anėtarėsisė sė gjerė e, jo kryesisė aktuale tė partisė. Po, nėse ndodhė kjo e dyta, s’ do mend, merita ėshtė kryekėput e kėsaj kryesie qė ka momentalisht LDK-ja.

Zgjedhjet qė do tė fillojnė kėtyre ditėve, duhet ta bashkojnė edhe mė shumė LDK-nė e jo ta pėrēajnė.

“Kosova Sot”: Si e vlerėsoni punėn e “Reformės”, tė Naser Rugovės?

Sabit Rrustemi: Pėr mendimin tim, “Reforma” qė tashmė po identifikohet me emrin e Naser Rugovės, ėshtė fraksioni i parė i legalizuar brenda LDK-sė, ani se kėtė iniciativė kryesia e LDK-sė nuk e ka legjitimuar. Legjitimi i saj varet prej angazhimit dhe punės qė kanė nisur ta bėjnė. Njė analizė tė kėsaj “Reforme” unė kam pasur rastin ta lexoj pėrmes faqeve tė internetit dhe, tė them tė drejtėn ėshtė analiza e parė nė kėto 16 vite qė bėhet nga anėtarėt e LDK-sė.

Kryesisė sė LDK-sė i ka takuar sė paku t’ju shpreh njė falėnderim publik pėr punėn qė kanė bėrė e, qė realisht ata si kryesi e kanė pasur pėr obligim ta bėjnė vetė dhe t’ia prezantojnė anėtarėsisė, sepse brenda kryesisė i kanė edhe sektorėt tashmė e sa vite tė fjetur tė partisė por, as kėtė nuk e kanė bėrė.

Tashti, brenda raportit tė prezantuar, unė edhe personalisht mund tė gjej ndonjė shkarje apo tė them ku ishin ata deri tash, po, po e pėrsėris, ėshtė raporti i parė i punuar dhe i bėrė publik pėr punėn e LDK-sė dhe, qė e ndihmon zhvillimin e mėtejmė tė LDK-sė.

Raporte tė tilla pėr shembull, ėshtė dashur tė prezantohen pas ēdo palė zgjedhjeve qė i ka fituar LDK-ja. E, nuk janė prezantuar sepse as nuk janė bėrė, d.m.th, nuk janė shkruar. Unė pėr vete nuk i kam parė ani se ende e mbaj veten si anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LDK-sė, ku realisht ėshtė dashur tė prezantohen kėto raporte.

Por, iniciativa e Naser Rugovės pėr reforma nė LDK, nuk ėshtė e para iniciativė brenda LDK-sė. Zaten, pikėrisht pėr mungesė tė reformave qė u kėrkuan e asnjėherė nuk ndodhėn nė LDK, shumė nga themeluesit por edhe njė pjesė tė mirė tė intelektualėve qė i kishim fillimisht nė LDK, sot i kemi humbur.

Dhėntė zoti qė kėto reforma tė ndodhin duke zbritur Naser Rugova me tė tjerėt qė janė pėrkrahės tė njėmendtė tė reformave nė LDK, nė bazėn e partisė e, jo duke ju drejtuar partisė vetėm pėrmes konferencave tė shtypit apo duke ju shkruar diplomacive tė huaja.

Reformat nė LDK janė kuptuar dhe zhvilluar vetėm me ndėrrimin e garniturave tė ministrave apo kooptimit tė anėtarėve nė kryesinė qendrore e, tash sė fundi edhe me ndryshimet e bėra nė postet e larta shtetėrore tė Kosovės. Apo edhe me gllabėrimin e sa mė shumė posteve nė emėr tė LDK-sė.

Pėr t’i bėrė reformat si duhet nė LDK, duhet rikthyer edhe njėherė nė qėndrimet qė i pat marrė Kėshilli i Pėrgjithshėm i LDK me 9 e 10 shtator 1999 pėr konsolidimin e partisė, pėr tė cilat u pat ngarkuar mbi gjysma aktuale e kėsaj kryesie dhe, qė asnjėherė nuk i zbatoi deri nė fund, madje as gjysmėn e tyre.

“Kosova Sot”: Ēfarė mendoni pėr akuzat qė Naser Rugova, i ka bėrė nė adresė tė anėtarėve tė kryesisė dhe anėtarėve tė LDK-sė nė pėrgjithėsi?

Sabit Rrustemi: Atė raport tė prezantuar edhe pėrmes faqes sė internetit nė “rugova.net”, nuk e shoh si akuzė. Nė rend tė parė e shoh si njė pėrpjekje pėr tė hapur njė bashkėbisedė tė njėmendtė brenda radhėve tė LDK-sė qė nga hierarkia e saj. Por, hierarkia as nuk ka qenė e, as tashmė mė sė paku, ėshtė e interesuar pėr debat brenda LDK-sė. Shembull mė i freskėt ėshtė mbledhja e fundit, pas njė kohe tepėr tė gjatė e vetė Kėshillit tė Pėrgjithshėm, mbajtur me 8 Korrik 2006.

Kryesia e LDK-sė qėllimisht shmangu debatin pėr zhvillimet nė parti, sidomos pas vdekjes sė Rugovės, nga frika se do tė hedhet nė votėbesim. Dhe, kjo u pa qartė, ani se askush thuaja nga anėtarėt e Kėshillit tė Pėrgjithshėm (pėrjashto ndonjė individ) nuk kishte shkuar pėr ta rrėzuar kryesinė, sepse ishin nė prag tė shpalljes sė zgjedhjeve nė LDK. Por, ata e dėmtuan vetveten sepse nuk krijuan kushte pėr tė biseduar mbi atė qė e kanė bėrė apo nuk e kanė bėrė brenda kėtyre viteve (8 vite nė kryesi tė partisė).

Debatin pėr punėn e kryesisė, d.m.th. tė vetė atyre, kinse po e lėnė pėr Kuvend. Por kuvendi, dihet sa mund tė debatojė dhe si do tė debatojė pėr atė qė nuk ėshtė bėrė apo qė ėshtė bėrė. Fundja, sa ka rėndėsi mė debati pasi tė jetė rrumbullakėsuar gati njė proces votues.

“Kosova Sot”: A po vazhdon ende qė tė “digjet” ndonjėri nga anėtarėt e LDK-sė, qė pretendon postin e Kryetarit ?

Sabit Rrustemi: Ai qė nuk di t’i ekspozohet diellit, pėrherė rrezikon djegien e njė lėkure. Nganjėherė edhe mė shumė. Mund edhe tė rrjepet nga pak po, nė fund, prej kėmbėngulėsisė e fiton ngjyrėn e dėshiruar. Dikush tjetėr qė ende nuk po ekspozohet, po digjet prej hijes. E, kjo djegie s’ka ilaē. Madje edhe tė koritė si edhe vetėdjegia.

Mėkatit tė vetėdjegies, kandidati pėr postin e kryetarit tė LDK-sė, po i shmanget nga dėshira e tė tjerėve pėr ta djegur. Thjeshtė nga pretendenti i cili ende nuk ka pasur kurajėn ta thotė troē ambicien pėr tė qenė i pari nė parti, ani se po digjet nga kjo dėshirė si dhe e pėrkrahėsve tė tij, tė cilėt tash janė nė kėrkim edhe tė kandidatėve tjerė tė mundshėm sepse, ndihen mė tė pasigurt me zgjidhjet qė tėrthorazi ia servuan publikut. Edhe ata qė fare pak merren me politikė nga ky soj i kandidatėve tinėzar po irritohen e, kuptoje sa mund tė irritohen ata qė 16 vite kanė vrapuar pa asnjė cent shpėrblim pėr ta ndihmuar dhe ngritur mė lartė LDK-nė.

“Kosova Sot”: A mendoni se Nexhati Daci ende mbetet protagonisti kryesor pėr postin e Kryetarit tė LDK-sė?

Sabit Rrustemi: Akademik Nexhat Daci, sė paku ka pasur kurajėn ta thotė publikisht ambicien e vet si dhe qėllimet se pse dėshiron tė jetė kryetar i LDK-sė apo ta pasojė postin e Rugovės. Dhe, kjo ėshtė ēmuar nga ata qė i kanė sė paku dy kokrra mend, pavarėsisht a do t’ia japin a jo votėn nėse do ta kenė rastin. Ėshtė diēka tjetėr ta ēmosh guximin e dikujt pėr t’u kandiduar pėr njė post kaq tė madh. E, diēka tjetėr se a do ta votosh pėr hir tė vetėm kėtij guximi apo edhe tė vetė vizionit qė ofron.

Unė po ndeshem gati ēdo ditė me anėtarėsinė e LDK-sė dhe ata nuk ngurrojnė, ma thonė troē: a po e bėni Dacin kryetar apo nuk na keni pas?

Nuk e pėrjashtoj mundėsinė qė edhe dikujt tjetėr t’i thonė disi ngjashėm pėr prof. Fatmir Sejdiun apo edhe Lutfi Hazirin. Megjithėse Lutėn, pėrmes njė Letreje tė panevojshme dhe me tė drejtė tė pėrfolur, kryesia aktuale e LDK-sė nė mėnyrė shumė hileqare e ka paralajmėruar qė tė mos vrapojė shumė pas postit tė kryetarit tė LDK-sė se do tė jetė kryeministėr i ardhshėm i Kosovės, kuptohet, me kusht qė LDK t’i fitojė edhe zgjedhjet e ardhshme, pėr tė cilėn unė nuk do tė dyshoja fare, nėse bėjmė zgjedhjen e duhur tė kryetarit tė partisė e, jo tė njė kryesuesi mbledhjesh sepse LDK ende nuk ka ra e, as qė mund tė bie nė rangun e njė komisioni. Po, Luta nuk ka pasur nevojė pėr kėso lloj pėrkrahjesh apo edhe pėr disa pėrkrahės tė tjerė, qė ende janė adoleshentė nė LDK.

Tashti, kryesia e LDK-sė dhe disa miq tė vjetėr e tė mirė qė i kam brenda kėsaj kryesie s’kanė arsye tė mė keqkuptojnė, po, nuk mund tė dalin kėshtu publikisht kundėr njė njeriu apo njė kuadri tė cilit vetė ia kanė dhėnė mandatin, jo njė herė por, dy herė, pavarėsisht nė e kanė pėlqyer apo jo. Ata e kanė pranuar propozimin e dhėnė prej vetė Rugovės edhe nė kryesi e, pastaj e kanė votuar edhe nė Kuvendin e Kosovės. Nuk kanė qenė tė nderuar e as tė thirrur as atėherė e, as tash qė tė “kallauzojnė” e shpifin nėpėr zyrat e diplomacive tė huaja nė Prishtinė dhe sidomos nėpėr drekat e darkat e shtruara me ta, kundėr Dacit apo dikujt tjetėr, sepse gati janė po tė njėjtit qė njė shėrbim tė kėtillė tė pėshtirė e kanė bėrė edhe ndaj vetė presidentit Rugova.

Logjikisht, nėse mund tė jetė fajtor pėr shumėēka qė apostrofohet nga ana e tyre akademik Nexhat Daci, pėrgjegjėsisė nuk mund t’i shmangen as ata. Po, sa ishte gjallė Rugova, kundėr Nexhat Dacit mė shumė kanė pėshpėritur kuluareve e, jo nėpėr forumet vendimmarrėse tė partisė. A, unė e di qė, rezerva ndaj akademik Dacit shumica e kėsaj kryesie ka pasur edhe herėn e parė e, edhe herėn e dytė po, nuk kanė pasur guximin pėr t’ia refuzuar propozimin Presidentit Rugova, njėsoj siē kanė pasur kundėrshtime tė fshehta edhe ndaj kabinetit qeveritar.

Shfrytėzuan rastin qė, pakėnaqėsitė e tyre t’i shfaqin menjėherė pas vdekjes sė Rugovės, duke i korrigjuar pjesėrisht (sepse edhe kėtyre iu desh qė, shkaku i votave tė bėjnė kalkulime brenda kryesisė) madje, pa i kaluar dhe miratuar kėto propozime nėpėr Kėshillin e Pėrgjithshėm.

Falė kėtyre kalkulimeve pėrfituan dy tre ministra, tė cilėt mbetėn edhe mė tutje nė qeveri e, pėrfituan edhe disa tė tjerė duke i dyfishuar e trefishuar postet nė strukturat shtetėrore, duke harruar krejt se LDK ka mė shumė se njė autobus kuadrosh.

Nė kryesinė e LDK-sė, me sa e di unė, vetėm prof. Hajzer Krasniqi ka mbetur edhe pa njė post tė dytė a tė tretė. Krejt tė tjerėt, madje edhe disa tė dėgjueshėm e servil jashtė kėsaj kryesie, morėn dy e mė shumė poste, pa i llogaritur kėtu edhe tė qenit nėpėr agjenci e borde tė ndryshme nė nivel Kosove.

LDK si parti e madhe dhe me njė mal kuadrosh ka merituar njė ndarje mė tė drejtė tė posteve nė tė gjitha nivelet shtetėrore tė Kosovės e, para se gjithash, nė nivelet e larta tė qeverisė dhe agjencive tė ndryshme qoftė nė nivel ministrish apo edhe tė vetė Kuvendit tė Kosovės.

Tash, kėta qė janė zhytur nėpėr shumė funksione e, kuptohet edhe nė shumė burime financiare nga i njėjti buxhet i Kosovės, akuzojnė tė tjerėt pėr korrupsion, pėr vetkandidim apo edhe rreshtim kėndej apo andej si dhe pėr ambicie normale tė dikujt pėr karrierė politike e, edhe pėr kryetar partie.

Natyrisht, duke i parė kėta pėrfitues pushteti nė tė cilin po vijnė pėrmes partisė dhe tė qenit nė krye tė saj, secili anėtar me njė bagazh politik nė LDK dhe, me njė potencial intelektual e atdhetar mund tė joshet pėr tė konkurruar nė kėtė garė, e cila, po dėshiroj qė tė jetė tipike demokratike dhe, nė fund, tė pėrfundojė ashtu si duhet dhe e meriton LDK-ja.

Personalisht jam ndėr tė rrallėt qė, publikisht e kanė shprehur dhe mbajtur njė qėndrim kritik edhe ndaj akademik Nexhat Dacit sa ishte kryetar i Kuvendit tė Kosovės, madje, edhe kur kritikuesit dhe anatemuesit e tashėm tė tij e votėbesonin po nė Kuvendin e Kosovės dhe ndjehem mė i ēlirė se nuk jam nė taborin e tij po, as kundėr tij, siē nuk jam as kundėr tė tjerėve qė mendojnė ta zhvillojnė mė tej LDK-nė dhe, pėrmes saj edhe vetė Kosovėn,

Intimisht kam dėshirė qė akademik Nexhat Daci ta ketė njė konkurrencė tė denjė dhe tė nivelit tė tij nė kėtė garė e cila fatkeqėsisht nuk ka paracaktuar ende kritere pėr kandidim pėr postin e kryetarit tė LDK-sė. Sepse njė konkurrence e denjė e nivelit akademik, i bėn nder nė rend tė parė LDK-sė, prijėsit tė saj shpirtėror Dr. Ibrahim Rugovės dhe ēdo kandidati qė nominohet. Mungesa e pėrcaktimit tė kritereve, kam frikėn se e eliminon pikėrisht kėtė nivel tė lartė shkencor pėr tė konkurruar dhe ju krijon parakushte “partizanėve” tė ndryshėm qė, ta bėjnė ēorbė kėtė garim pėr kryetar partie duke trazuar ēdo mėhallė nė kėrkim tė votave, madje edhe pėrmes anketave e peticioneve paraprake.

Kuvendi i Pėrgjithshėm i LDK-sė, do tė jetė i vonuar pėr zyrtarizimin e kandidatėve pėr kryetar partie apo kryetar degėsh, sepse nuk do t’ju mundėsohet zyrtarisht tė prezantojnė dhe bėjnė fushata me programet e tyre nėpėr kuvendet e degėve apo edhe tė nėndegėve e aktiveve, sė paku. Kushtimisht nuk ka nevojė tė organizohen tubime paralele brenda njė fushate tė njė partie e cila pretendon tė jetė akademi pėr partitė tjera politike. Dhe, kėto kritere nuk janė pėrcaktuar deri tash, me fajin e kėsaj kryesie e cila, le tė dyshohet se dikujt do pėr t’ia ngushtuar hapėsirėn e dikujt pėr t’ia dhėnė gjithė mundėsitė e ekspozimit, falė postit aktual qė ka nė strukturat e partisė, madje edhe nė kundėrshtim me statutin aktual tė partisė, siē ėshtė rasti me paralajmėrimin qė kryesia e partisė tė dal mė kandidatin e saj pėr kryetar partie.

Le tė mė tregojnė, shumė jam kureshtar pėr ta mėsuar se nė cilin nen statutar janė bazuar apo nė ē’ kriter janė mbėshtetur. Sipas statutit nė fuqi, kėtė gjė mund ta bėjnė vetėm pėrmes njė komisioni kandidues dhe atė pasi tė jetė konvokuar Kuvendi i Pėrgjithshėm i LDK-sė. Prandaj kanė qenė dhe janė tė domosdoshme kriteret e pėrcaktimit me kohė pėr kandidatėt pėr kryetar partie, gjė tė cilėn e kam kėrkuar edhe nė KP tė LDK-sė me 8 korrik 2006. Pėr paaftėsi tė kėsaj kryesie apo thėnė mė drejtė pėr manipulim tė qėllimshėm, biem nė kėso situatash paradoksale.

“Kosova Sot”: Ka rėnie apo ngritje nė imazhin e LDK-sė, pas akuzave tė ndėrsjella nė mes anėtarėve tė KP-sė dhe kryesisė se LDK-sė

Sabit Rrustemi: Imazhin e LDK-sė as nuk e ka ngritur e, as qė mund ta zbres nė masė tė madhe kryesia aktuale e LDK-sė. Kėtė imazh e ka krijuar, mbajtur dhe zhvilluar nė kėto 16 vite figura brilante e Dr. Ibrahim Rugovės dhe anėtarėsia e simpatizantėt e saj anekėnd Kosovės dhe jashtė saj, veēanėrisht diaspora e fuqishme atdhetare e Kosovės.

Kėtė imazh, kjo anėtarėsi e LDK-sė, me njė pėrkushtim fanatik do ta ruaj dhe zhvillojė edhe mė tutje, edhe pėr shkakun se ka investuar shumė nė tė po, edhe pėr dashurinė dhe respektin e madh qė ka ndaj prijėsit tė saj tė pėrjetshėm, pėrmes tė cilit njė botė e tėrė erdhi nė Kosovė.

Debati kritik dhe i argumentuar nuk mund tė merret si akuzė dhe si prishje e kėtij imazhi. Akuzė nuk e shoh as qasjen e vetme tė njė individi, qoftė ai edhe anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm. Njė debat tė mirėfilltė ne ia kemi pasur pėr borxh edhe dje, e, ia kemi pėr borxh sidomos tash anėtarėsisė sė LDK-sė. Po, kryesia e partisė nė nivel qendror e, madje edhe nė nivele degėsh, nuk i ka hapur udhė shumė kėtij debati.

Debatin pėr LDK-nė mė shumė e kanė zhvilluar mas-mediat tona, veēanėrisht kėto tė shkruarat se sa vetė strukturat e LDK-sė. Ky debat, nė rend tė parė ėshtė dashur tė niset nga kryesia e LDK-sė, pastaj nė Kėshill tė Pėrgjithshėm dhe, prej kėtu, me qėndrime konkrete tė bartet nė anėtarėsinė e gjerė pėrmes degėve, nėndegėve dhe aktiveve.

Kjo nuk ka ndodhur, nuk ndodhi as nė mbledhjen e shumėpritur tė KP tė LDK-sė, sepse kryesia e anashkaloi pėrmes rendit tė punės, debatin. Edhe ai debat qė u zhvillua dhe qė ishte shumė konstruktiv, disi u pėrvodh brenda atyre pikave dhe, kryesia e punės, nė fakt treshja e nėnkryetarėve bėri mirė qė dėshmoi njė tolerancė edhe pėr kėtė debat tė tėrthortė qė u bė dhe, qė dėshmoi edhe njėherė se KP i LDK-sė, pėrkundėr anashkalimit, ishte organi mė i interesuar pėr ruajtjen dhe zhvillimin e partisė, nė njė parti tė mirėfilltė demokratike.

Nėse veē mund tė flasim pėr prishje imazhi nė LDK, atėherė, kjo prishje apo rėnie imazhi, mė sė shumti e ka goditur kryesinė e LDK-sė, sepse tkurri veprimin brenda partisė, u mbyll kryekėput nė guaskėn e kryesisė, rrallė, shumė rrallė po thuaja mė shumė se hiq, zbriti nė bazė apo doli nė terren. Terreni i tyre kryesor ishin hapėsirat brenda lokaleve tė partisė, tė ndėrtesės sė qeverisė dhe tė vetė Kuvendit tė Kosovės. Pastaj vendimet mė tė mėdha dhe, mė tė rėnda, i morėn duke mos e pėrfillur statutin e partisė, nė fakt duke mos i miratuar ato nė KP tė LDK-sė. Nuk dhanė raport vjetor tė punės e, as financiar nė KP tė LDK-sė, tė cilin e thirrėn tek pas dy vjetėsh e, kėshtu...

“Kosova Sot”: A mendoni qe ende fraksionet po e dėmtojnė imazhin e LDK-sė?

Sabit Rrustemi: E kam thėnė edhe mė parė, madje pa modesti, mbasi i pari publikisht kam kėrkuar legalizimin e tyre dhe, janė dėshmitė pėr kėtė, fraksionet janė tė dėmshme pėrderisa veprojnė nė mėnyrė ilegale. Nė LDK ato gjithnjė kanė punuar nėn rrogoz e, as nuk janė shpluar e, as i kanė shpluar sepse interesat pėr njė veprim tė tillė ishin tė dyanshme.

Kur ky veprim u bė mė bajat thuaja apo siē po talle ēarshia nganjėherė, u bė “sekret publik”, ishte dhe edhe tash ėshtė e udhės qė ato tė legalizohen, tė dalin nė kėtė apo atė toborr dhe mos tė lėnė “mullirin” pa ujė..

Prandaj e thashė nė fillim qė “Reforma” e Naser Rugovės ėshtė fraksioni i parė legal brenda LDK-sė po qė duhet legjitimuar brenda strukturave tė partisė pėrmes zbritjes nė bazė dhe, zgjedhjet qė kėto ditė do tė fillojnė, janė njė rast i mirė pėr kėtė.

“Kosova Sot”: A i ka mbetur forcė LDK-sė qė pa Rugovėn sėrish tė jetė partia e parė nė Kosovė?

Sabit Rrustemi: Pa dyshim qė LDK edhe mė tutje do tė jetė partia mė e madhe nė Kosovė dhe fituese e zgjedhjeve tė ardhshme. Andaj ėshtė edhe kjo garė e madhe e tė qenit i pari nė parti dhe nė kryesinė e partisė, njėsoj si edhe nė nivele degėsh, qė dėshmon forcėn e LDK dhe interesin pėr tė qenė brenda saj dhe, sidomos nė krye tė saj.

Kjo forcė dhe ky interes ėshtė edhe nėpėr nivel degėsh, madje shumė i madh sa ka pėrfolje se do zbresin dhe kandidohen pėr kryetar degėsh edhe disa anėtarė aktual tė kėsaj kryesie. Si duket kanė nevojė dhe nuk ndihen tė sigurt pa e pėrforcuar bazėn pėrmes njerėzve tė vet, pavarėsisht se ky “rikuerc” ua prish bukur shumė imazhin. Madje, nė njė mėnyrė kjo ėshtė edhe futje e karrierės nėn gėrshėrė.

Garimi i mirėfilltė dhe nė parimet e njė demokracie tė zhvilluar, vetėm sa do t’ia rritė forcėn LDK-sė.

Atje ku do tė keqkuptohet gara, fushata do tė kalojė nė luftė “gjelash”. Do tė ketė pastaj etiketa dhe nxjerrje nė shesh tė tė palarave qė i kanė krijuar gjatė kėsaj kohe garuesit e ardhshėm tė posteve nė LDK qė, edhe tash nuk janė pa to, qoftė nė nivel degėsh, komunash apo edhe qendre.

Kush e ka shijuar butėsinė e foteles dhe privilegjet e pushtetit nuk besoj qė nuk do t’i qaset garės, ani se me vėshtirėsi do ta pranojė nivelin e garimit si dhe rezultatin e garės. Po, meqė fjala e fundit ėshtė nė duart e anėtarėve tė devotshėm tė LDK-sė, nuk e besoj qė ata do tė vendosin kundėr investimit tė deritashėm dhe nė prag tė definimit tė statusit tė Kosovės.

LDK dhe anėtarėsia e saj e kanė pėr borxh qė, pikėrisht nė kėtė kohė jo vetėm tė gjejnė e tė krijojnė forca tė reja po, t’i nxjerrin nė pah edhe ato forca tė akumuluara sepse ndryshe nuk nderohet as Kosova e, aq mė pak Rugova, nė emrin tė cilit po thirremi sa herė qė po dėshirojmė tė pėrfitojmė mė shumė. Madje veē ēka nuk po kujdestarojnė disa edhe tek varri i tij, sa herė qė atypari sillen kamerat e TV-ve.

“Kosova Sot”: A vazhdon tė jetė i anashkaluar Kėshilli i Pėrgjithshėm nė shumicėn e rasteve tė vendosjes pėr ēėshtje madhore, si nė emėrime tė ndryshme ashtu edhe nė vendosjen pro apo kundėr mbajtjes sė zgjedhjeve brenda LDK-sė?

Sabit Rrustemi: Po. Kjo garniturė anėtarėsh tė kėtij Kėshilli, si organ qė moti ėshtė i djegur, pavarėsisht se pas dy vitesh arriti mė nė fund tė tubohet njėherė po, edhe ai tubim pėrveē vendimit pėr shpalljen e zgjedhjeve nė LDK nuk rezultoi me diēka tjetėr.

Kryesia e LDK qė kishte edhe obligim statutar, madje qė nuk kishte propozuar as tė ndėrrohen ato pika ku kryesia i obligohet Kėshillit sepse edhe zgjidhet prej tij, nuk i dha as raport madje as sinjal se do ta thėrras edhe njėherė para fundit tė kėtij mandati, ani se njė gjė e tillė u kėrkua, madje nga disa e, edhe nga unė, u shtrua si domosdo, nė rend tė parė qė tė debatohet puna e deritashme e kėsaj kryesie, pėr njė pjesė dėrmuese, puna tetėvjeēare e, pėr njė pjesė tė arnuar nė kryesi, puna dyvjeēare si dhe kriteret pėr kandidimin e tė interesuarve pėr kryetar partie. Po, mė nuk ka mbetur as kohė e, besa as kuptim qė tė thirret ndonjė mbledhje e kėtij Kėshilli.

LDK meqė po hyn nė fushatėn zgjedhore brenda partiake, mbase mė strukturėn e re qė pritet tė dal nga kėto zgjedhje, do tė dijė dhe do tė mund t’i pėrdorė mė shlirshėm organet e veta vendimmarrėse dukė bėrė afrimin dhe afirmimin e vlerave e, nė anėn tjetėr duke injoruar servilėt e demagogėt qė, fatkeqėsisht ka edhe pėr eksport.

Ambiciozėt dhe para se gjithash karrieristėt, vėshtirė shmangen nga ekspozimi nėpėr media.

“Kosova Sot”: Sipas juve cilin kandidat e shihni ju si kryetar tė ardhėm tė LDK-sė, qė ende nuk ėshtė ekspozuar nėpėr media?

Sabit Rrustemi: Pėr mendimin tim, kėta kandidatė tashmė janė identifikuar. Varet tash prej tyre se sa do tė jenė tė sigurt pėr t’ju qasur garės. Ata qė i kanė dy kokrra mend, nuk do tė hyjnė nė kėtė garė vetėm pėr tė dėshmuar njė dekor demokratik. Por, nuk e pėrjashtoj mundėsinė qė dikush do tė tentojė pėr t’u kandiduar, mė shumė pėr t’u afirmuar si kandidat i mundshėm se sa si kandidat qė do tė zgjidhet pėr kryetar partie.

Ajo qė nuk po mė pėlqen nga njė pjesė e kėtyre kandidatėve tė identifikuar tashmė edhe me emra, ėshtė se, pėr njė mbėshtetje mė tė madhe nė terren nuk po i zgjedhin fare argatėt, duke harruar se argatėt e kėqij gjithherė tė lėnė pa bereqet. Ėshtė pėr keqardhje po, pėr alamet emėr kandidati qė, ose ka kredibilitet shkencor e intelektual apo, edhe ėshtė nė perspektivė e sipėr tė ngritjes nė karrierė, tė agjitojė lloj-lloj matrapazi e rrenci, tė cilit nuk i beson as shtėpia e vet. Kam dronė qė, ky soj i argatėve do ta zbeh me tė madhe kėtė fushatė dhe do ta degradojė kėtė proces kaq tė rėndėsishėm pėr LDK-nė.

Pėr veten time, parapėlqej kandidimin me marrėveshje, sepse marrėveshja siguron njė bazė pėr kandidatin. Po, marrėveshja duhet tė ekzistojė edhe mes vetė kandidatėve nė respektimin e votės dhe tė fituesit, p.sh. si nė SHBA, ku ata qė nuk e fitojnė garėn, bėhen argat besnik tė fituesit jo pėr tė mirėn e tij gjithaq sa pėr tė mirėn e partisė sepse aty ėshtė edhe interesi e, edhe investimi i pėrbashkėt.

Mė 31 Gusht 2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara