HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]
 
  [ Prapa ]


NJĖ POEZI, NJĖ KOMENT NGA KRIJIMTARIA E NĖNĖ TEREZĖS

-- nga Tonin Ēobani

Tonin Ēobani Njeriu nė vetvete dhe me tė tjerė. Kemi nevojė kaq shumė ta bėjmė tonin mendimin e thjeshtė filozofik tė Nėnė Terezės pėr tė shpėtuar prej ngarkesave psikologjike tė dėshirave dhe frikėrave tona, qė na janė ngulitur prej mendėsive pseudomoderne dhe pseudotradicionale

Ne mesin e nje debati te pazakonte qe po zhvillohet aktualisht per ceshtjen e identitetit shqiptar, te shfaqet edhe kapitulli “Perdorimi politik i emrit te Nene Terezes”.

Dhe, meqenese jam nje prej atyre te shumteve qe kam botuar qe heret ndonje shkrim per mosperdorimin e emrit te Nene Terezes per kredibilitet politik (“Nene Tereza e Kalktes, bije e mohuar e popullit shqiptar”), them se u zhgenjeva kur kuptova qe polemisti yne i nderuar me “perdorim politik” donte te dilte ne mosperdorim te emrit te Nene Terezes per shkak se ajo paska qene katolike ose, sepse paska vepruar “e kushtezuar, nga veprimtaria e saj prej misionareje katolike”(sic!), duke perdorur si argument se Papa Gjon Pali i Dyte e ka shpallur Nene Terezen shenjtereshe.(!) Menjehere m’u kujtua se ne Shqiperi Shen Gjergjin e festojne katolike e myslimane.

Por neper mend me erdhen edhe vargjet e nje poezie te Nene Terezes, per te cilet diku kisha mbajtur disa shenime. Une nuk besoj se kushdo e permend emrin e Nene Terezes nuk e ka lexuar vepren e saj, aq me pak, nese i duhet te shprehet per “perdorimin e emrit” te Nene Terezes publikisht e me gjere.

Tek po rilexoja vargjet e kesaj poezie, te cilat jane skalitur ne murin e nje shkolle jo katolike (e, ndoshta, jo myslimane) diku ne Indi, me lindi deshira ta botoj, se bashku me nje koment.

Poezia...

Me liro, o Zot,
nga deshira qe te me duan,
nga deshira qe te me lartesojne,
nga deshira qe te me nderojne,
nga deshira qe te me lavderojne,
nga deshira qe te me perparesojne,
nga deshira qe te me pyesin per keshilla,
nga deshira qe te me miratojne,
nga deshira qe te jem e njohur;
nga frika se jam e perbuzur,
nga frika se jam nencmuar,
nga frika se do te me qortojne,
nga frika se do te me shpifen,
nga frika se do te me harrojne,
nga frika se s’do perballoj padrejtesite,
nga frika se do te me perqeshin,
nga frika se do te jem e dyshimte!
Amen.

... dhe komenti

Eshte nje poezi filozofike, por e realizuar me fjale te thjeshta dhe i shkon per shtat cfaredolloj komunikimi. Poezia eshte e ndertuar ne nje kundershti te brendshme: deshire frike, perplasja e te cilave eshte e pashmangshme per te gjitha kategorite e njerezve, duke filluar nga me skamnori deri te me i pasuri, nga femija i shkolles apo studenti deri te intelektuali i shkalles me te larte.

Kundershtore kjo poezi eshte edhe me mentalitetet e modes (kam ne vemendje te rinjte e sotem) apo te tradites (ne vemendje brezin qe merr pjese ne polemiken e siperthene). Por kundershtite nuk mund te gjykohen kaq prerazi si te ndara me thike.

Ne fakt mentalitetet e shqiptareve, te marre se bashku dhe vec e vec, jane nje perzierje e mentaliteteve te modave te dites dhe te traditave shekullore, pese me shume e pese me pak te secili.

Nese heqim vargun e fillimit “me liro, o Zot” dhe te fundit “amen”, pa frike mund te themi se kemi te bejme me nje poezi me fryme ekzistencialiste (edhe kjo eshte nje filozofi qe shqiptaret e kane goxha per zemer, pavaresisht nga perkatesite ose mosperkatesite fetare), ku qenia percaktohet nga ekzistenca dhe ekzistenca eshte nje gjendje e papercaktuar definitivisht, pikerisht sepse varet nga rastesite e domosdoshmerite, qe per secilin jane perjetime individuale te paperseritshme, pikerisht, sepse ndervaren prej ketyre raporteve te te kundertave.

Nene Tereza keto te kunderta i percakton si deshire per te qene e dashuruar prej te tjereve (“qe te me duan”) dhe frike per te qene e perbuzur prej te tjereve (“se jam e perbuzur”); “e lartesuar” (deshira) – “e nencmuar” (frika); “e nderuar” (deshira) “e qortuar” (frika); “e lavderuar” (deshira)– “objekt shpifjesh” ose e perfolur (frika); “e perparesuar” ose e vleresuar (deshira) – “e harruar” ose e nenvleresuar (frika); “e pyetur per keshilla” ose per te dhene drejtesi (deshira) “e perballur me padrejtesi” ose e akuzuar (frika); “ e miratuar” ose e pranuar (deshira) – “e perqeshur” ose donkishoteske (frika); “e njohur” ose e famshme (deshira)– “e dyshuar” (frika).

Deshira dhe frika kurre nuk perbejne nje ekuiliber te qendrueshem, prandaj njeriu me deshirat e frikerat e veta do te jete perhere nje qenie e gjalle, per te cilen ka nevoje te kujdeset dikush. Nese ky dikush nuk do te jete nje Krisht a vete Zoti, atehere le te jete vete njeriu qe kujdeset per veten e vet, vete individi qe perpiqet ne menyre te panderprere per te harmonizuar te kundertat e veta.

Ta zeme, nese nje i ri nuk do qe ta detyrojne qe ta doje nje tjeter, atehere as per vete te mos e ushqeje deshiren qe te jete i dashuruar prej nje tjetri, pra, te mos deshiroje ate qe detyron ose dhunon nje tjeter. Keshtu do te shpetoje edhe nga frika e perbuzjes prej atij dikujt tjeter.

Njeriu ka lindur te dashuroje, kur kjo i kthehet, dmth, ndihet i dashuruar prej partnerit, atehere e ka gjetur dashurine e merituar. Kaq. Deri atehere te ruaje veten nga egoizmi i vet, nga deshirat e tepruara dhe frikerat e pakontrolluara. Kjo eshte filozofia e thjeshte e Nene Terezes.

Une besoj se vargje te tilla, qe nuk jane te vetmit ne penden e Nene Terezes, kane vlera universale e jo fetare e, aq me pak, vetem katolike. Vargjet e saj kuptohen menjehere, madje, kemi nevoje kaq shume ta bejme tonin mendimin e saj filozofik per te shpetuar prej ngarkesave psikologjike te deshirave dhe frikerave tona, qe na jane ngulitur prej mendesive pseudomoderne dhe pseudotradicionale.

Poezi te tilla t’i mesojme permendesh dhe, sa here te ndodhemi keq, te perserisim me vete vargjet: te lirohem nga deshira ... te lirohem nga frika... Vecanerisht, ne marredhenie me njeri tjetrin te clirohemi nga deshira qe te tjeret te na lartesojne, te na lavderojne, te na pyesin per keshilla, te na miratojne etj. Ne te kunderten, per te tjeret, kur e meritojne, te mos kursehemi, por t’i lartesojme, t’i lavderojme, t’i pyesim per keshilla, sepse edhe te tjeret jane si ne dhe mund te vuajne nga frika se te tjeret (te tjeret jemi edhe ne) mund t’i perbuzin, t’i nencmojne, t’i qortojne, t’i perflasin, t’i harrojne e t’i konsiderojne “strano” a dicka tjeter.

Ne kete kendveshtrim filozofik, psikologjik dhe didaktik perdorimi i emrit te Nene Terezes, jo vetem qe nuk mund te jete politik, por as fetar. Aq me pak te perflitet ai emer per te justifikuar ngarkesat religjioze negative, te shpallura ose jo, ne polemika teorike te dores se pare, sic eshte ajo per dinjitetin kombetar te shqiptareve, ku emri i Nene Terezes do te zere kryet e vendit si model i ketij dinjiteti, ndoshta, edhe per shume e shume dekada te ardhshme te mijevjecarit te ri.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara