HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mungesa qė shkėlqen

Vetmia e Princit

-- nga Teki Dervishi

Fati i Princit ėshtė vetmia! Lumturia e Shenjtorit ėshtė vdekja. Ai jeton pėr vete vetėm pas saj!
Tė dėnuam dhe tė futėm nė burg shtėpiak, kurse Ti na nxore prej Territ tė Robėrisė dhe na e fale Lirinė! Ti e shpalle i Pari: "Kosova de Fakto ėshtė e Lirė"!
Nuk ke vdekur sot. Jo.

Presidenti Rugova Kur ne ngurronim dhe frikoheshim, Ti e sakrifikove jetėn tėnde pėr ne!
"Ti nuk e jetove jetėn Tėnde, por e kėndove pėr ne". Njė ditė nuk dole i lirė nė rrugė. Tė mjaftonte qė na bėre ne tė ndihemi tė Lirė dhe Krenarė!
Por mos ke dert pėr ne. Nuk tė la vetėm populli im. Edhe pas Teje vjen me Ty! Vetėm Ata qė vijnė pas Teje, e meritojnė Lirinė!
Gjeneralėt i fitojnė luftėrat, Ti Njeri dhe poet i ditėve djaloshare, e fitove Paqen pėr Ne dhe e ngrite lartė Dinjitetin e Popullit tim para gjithė vendeve tė botės.

Zoti President!
Sot nė Prishtinė nuk shoh njerėz rrugės, ėshtė mbyllur ēdo gjė nė qytet, dhe ndonjė njeri qė takoj rastėsisht, e shoh tė pėrlotur. Asgjė nuk flet sot. Askush. Vetėm njė fjalė: ngushėllime!
Ne shokėt e Tu tė ditėve mė ideale djaloshare - tė patėm lėnė vetėm! Por me Ty erdhi Populli im. Ti e ngrite emrin e shqiptarėve nė mbarė botėn po aq sa paraardhėsit e Tu tė Mėdhenj tė Historisė Kombėtare.
Pas njė gjysmė shekulli robėrie komuniste, Ti i Pari i tregove botės tė vėrtetėn pėr shqiptarėt dhe Kosovėn. Askujt mė shumė se Ty nuk i besuan burrat e mėdhenj tė Shteteve tė mėdha. U lidhe miqėsi shqiptarėve me kombet mė tė mėdha tė botės, me shtetet mė tė fuqishme, me ndėrtuesit e Demokracisė dhe tė Lirisė gjithėbotėrore. Kur bisedoje Ti me Ata, Ata e dėgjonin Zėrin e Popullit tim.
Ėshtė populli Ai qė diti ta ndjekė rrugėn Tėnde, duke tė qėndruar besnik deri sot dhe kurrė mė nuk do tė kthehet pas.
Ti u largove! Por ne nuk do tė largohemi nga Ti!
Pėrjetė dhe breza tė mbetemi mirėnjohės dhe tė falėnderojmė mė tėrė qenien dhe mendjen Tonė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara