HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


"ZOGU I ZI" NE MICINGAN

Kolec Traboini -- nga KOLEC TRABOINI, Boston

Nuk e kam te qarte se cfare eshte predispozita e autorit te shkrimit "Keto jane duart e pastra z. Kryeminister?!" i autorit Z. L. nga Micingani, SHBA, qe merr ne analize rrėmujen Zogu i zi ne Tirane, por veē nje gje me ben pershtypje, se merr hapur nen mbrojtje Edi Ramen dhe Berishes i ve kufirin tek thana pa kurrfare argumenti baze.

Eshte e drejta e gjithkujt te thoje ēfare te doje, si ja do kokrra e qefit, por kur merr persiper te dale ne publik, ne pronuncime te tilla se a duhet te prishet apo jo rrumpalla e Zogut te Zi, duhet te pakten te parashtroje qarte se perse mendon keshtu e jo ndryshe. E mbi te gjitha, cfare thote ligji, a ka shkelje e afera ne kete mbikalim qe dikush me insistim kerkon ta ktheje ne Vaterlo per demokratet, sikur i tere preokupimi i popullit shqiptar na qenka aty ne ate rremuje dherash e betoni, kancer i gjalle per mushkerite e tiranasve e, per me teper, sikur aty eshte nyja gordiane e shqiptareve a thermbra e Akilit te kundershtareve ne zallamahine qe quhet politike partiake.

A ja vlen ta ntrashin aq shume kete mesele te Zogut te zi, cfare u vjen per hosh atyre qe ishin ne pushtet e nuk lane gje pa vjedhur, nuk lane matrapazllek pa bere sa popullit i erdhi tek hunda dhe i zboi si zgjebe. E keta te zgjebosur politikisht e moralisht, perpiqen te manipulojne me Zogun e zi. Edhe metingu ishte nje mjerim i vertete. Nje mije vete thane se ishin ne ate qyqar meting e ne ate varreze te gjalle qe quhet Zogu i zi. Po kush i numuroi? Po nje mije vete mund te ishin 1000 karafilat (militant) te Partise Socialiste. Po ama kjo nuk eshte e gjithe Tirana.

Fakti qe ky miting ishte mjeran tregon se me kot militantet e Partise Socialiste e kane bere kauze te tyre rrumpallen e baltrave e te betonit te quajtur mbikalimi i Zogut te Zi. E kam pare sa e sa here ate mbikalimi per nje muaj e gjysem qe ndenja ne Tirane, nje tmerr i vertete, e ku, ne mes te kryeqytetit, duke i dhene qytetit fytyre te vogel e gjymtyre te perbindeshme. Nuk kam pare ne Shqiperi gje me te shemtuar ngritur n e keto vite tranzicioni. Hidh para kot. Ah, po kam pare akoma me kot edhe tek hotel Arberia,nje pallat pesekatesh te sajuar(lyer) nga Edi Rama me gjethe te verdha hardhie. Nje idiotizem i vertete. Nje pallat banimi si te ishte nje kantine vere... a mejhane ne kazaba.

Nuk e mohoj Edi Ramen per fadromat qe u vuri kioskave. Bravo i qofte! Nderi i tij qe nuk duhet tia mohojne as kundershtaret politike. Por faqja e zeze per sa e sa pallate qe u dha leje te ngriheshin duke u marre frymen peskateshve te dikurshme. Kam apartamentin tim ne Tirane. Kisha vite pa shkuar. Kur shkova kete vjeshte qe kaloi dhe dola ne ballkonin e katit te katert, cfare te shoh; aty ku ka qene dikur shtepia e familjes se Ndue Paluces babait te kengetares Marie Kraja, dy pallate 12 kateshe me nje hapsire as nje meter larg njeri tjetrit benin ball e i tere peskateshi yne e tjetri ne vazhdim, nuk shihnin me diell. Pyeta, me thane se ishte veper e Edi Rames. Tani pallati yne qe shihte dikur perendimin e diellit dhe kodrat e Tiranes, eshte si nje burg, qe banoret e pallatit pesekatesh te rruges "Hajdar Hidi" e quajne burgu Edi Rama.

Ne shpesh here jemi indiferent kur ua zene pragun a diellin fqinjeve tane, madje perpiqemi te marrim nen mbrojtje pragzenesit apo diellzenesit e te tjereve, vetem per hire te bindjeve a preferencave te djathta e te majta, por kur halli na bie ne pragun tone e na zene diellin tone, atehere e kapim te verteten per briresh. Pra vetem kur digjet jorgani jone...
Por thuhet edhe ndryshe: vetem kur na bie mushku me shqelm, e ndjejme sa te rende e ka goditjen ai dreq mushku, qofte kryetar bashkie a kryeminister, i nderuari autor i shkrimit "Keto jane duart e pastra z. kryeminister?!," atje ne Michigan.

Botuar nė gazetėn "Shkodra" dhe "Illyria".

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara