HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


PĖR FREDERIK RRESHPJEN

NOBEL PĖR SĖ VDEKURI...

Kolec Traboini -- nga KOLEC TRABOINI

Tė thoshe se e kishe mik ėshtė njėsoj sikur ti mbushje mendjen vehtes se kishe mik njė yll nė qiell. Ndaj mė sė shumti mbeten tė pakuptueshme mėnyrat e sjelljes sė tij nė kėtė botė njerėzore ku kishte tė ngjashėm veē veten. Edhe kur e shanin edhe kur e lavdėronin qėndronte indiferent si njė orakull. Ishte tepėr larg pėr tė qėnė tokėsor Frederik Rreshpja, lirik-pikėllimi kozmik i shekullit shqiptar…

Pasioni i verbėr pėr tė lartėsuar ose poshtėruar njė individ nė histori a nė tė pėrditshmen qė na ka zėnė kėmbėt, nuk ėshtė tjetėr veēse ligėsi. E kėtė ligėsi e kemi ne shqiptarėt si njė cilėsor negativ qė shfaqet me bollėk jo vetem nė ditėt tona por me rrėnjė nė kohė…sepse kėrkojmė patjetėr idhuj e kėta idhuj( qofshin edhe pa krena) duhet tė jenė patjetėr kristal, pėrkundėr kėsaj antiidhujt duhet tė jenė patjetėr tė pėrzhgryem e tė pėrbaltun ēfarė trishtueshėm tė kujtojnė kohėn e pėrēudnueme tė luftės sė klasave edhe nė art.

Frederik Rreshpja E para se ta bėjmė nė mėnyrė sfidante me Kadarenė e kemi bėrė me tė tjerė, me Gjergj Fishtėn, Ernest Koliqin, Martin Camajn, Bilal Xhaferrin, Frederik Rreshpen, Kasėm Trebeshinėn, Jorgo Bllacin. Dhe nuk ka nevojė tė themi se kush janė ata qė kanė bėrė kėtė zullum letraroideologjik klasor se dihet, siē dihet proverbi "Mos shurro nė det se ta sjell kripa nė gjellė". Mirėpo kurrkush nė kėto trojet tona etnike nuk mėsoi nga ky proverb ndaj vazhdojmė tė hamė nė gjellė kripėn e vetpėrmjerjės sonė kombėtare.

Ti thuash aksh shkrimtari ēka qėnė dhe ēfarė ėshtė pėr kulturėn shqiptare e Shqipėrinė, me tė mira e tė kėqija qė ka, le ti thuhet, por, kursesi pėr ta denigruar, as atė, por as dhe ata qė nuk e pelqejnė si shkrimtar. Ashtu si nuk mund tė imponohet shija, nuk mund tė imponohet autoriteti i njė shkrimtari as pėr mirė as pėr keq. Letėrsia ėshtė njė pyll hyjnor me tė gjitha llojet e drurėve ku pronar ėshtė vetem Zoti qė e ka krijuar njerėzimin.Tjetėr patriark nė letėrsi nuk ka. Tė gjitha modelet e rrymat janė kalimtare. Nė ēdo tė neserme lind njė tjetėr ditė paēka se prej tė njėjtit diell.

Kur hyn pasioni e tifozllėku, nė mėnyrė tė padyshimtė nuk flitet mė pėr vlera e pėr letėrsi por pėr egoizėm e imponim shijesh vetjake. Nė fjalė tė fundit nuk ka nevojė tė themi pėrditė se Korabi ėshtė njė mal i lartė sepse kujt do tia mbushim mėndjen pėr kėtė. Kushdo qė ka sy e sheh malin. Mirėpo ka nga ata qė, ndėrkohė qė ngelėn me gishtin tregues nė Korab, nuk duan ta dinė fare se ka edhe male tė tjerė veē malit tė tyre, ta zemė se ka Shkelzen, Maranai, Dajt apo Cukal. E kėshtu rrekemi si qenushi pas bishtit te vet qė e ndjek pas si hije.

* * *

Libra Pa bėrė kurrfarė karrshillėku autorėsh apo preferencash, por thjeshtė pėr vlera poetike, sa i pėrket shijeve tė mia( qė nuk besoj se janė vetėm tė mijat) njė Nobel shqiptar ėshtė Frederik Rreshpja, njė poet brilant, tė cilit nuk i afrohet asnjė poet tjetėr pėr nga origjinaliteti, forca emocionante, pėrsosmėria e figuracionit poetik, imazhi qė krijon nė vargjet e tij qė tė drithėrojnė. Mirėpo kush u kujtua nė tė gjallė tė thojė Nobel pėr Frederik Rreshpen? A te paktėn atė Nobelin tonė kombėtar "Pena e Artė" qė ėshtė katandisur nė ēmim pėr tė vdekurit, a e thėnė ndryshe "Pena e Artė e Varrezave". Se ja, pas Martin Camajt, vitin qė shkoi ju dha "Pena e Artė" edhe Ernest Koliqit, njė shkrimtar i madh, i vdekur edhe ky, kur ende kishim njė poet tė gjallė, njė lirik qė tepėr rallė lind nė truallin e letersisė, Frederik Rreshpen, qė ishte e mbetet nė mėnyrė tė padyshimtė liriku me i madh i letersisė shqipe bashkohore, pikėllimi kozmik shqiptar i shekullin tė 20. A nuk duhet ta ndjente ai nderimin e respektin pėr talentin e jashtėzakonshėm e punėn e tij tė mbinatyrshme me poezinė, sepse ai u shkri pėr artin poetik? Kaq tė pasur jemi sa ta braktisinim "Nė vetmi" njė gjeni tė lirikės shqiptare?

Ndoshta vitin tjetėr do ti japin "Penen e Artė" Frederik Rreshpes, do tė shkojnė e me pėrgjėrim do tia vendosin mbi varr , aty nė Rrmajin e Shkodrės ku flenė edhe Kol Idromeno, Hil Mosi e plot burra tė shquar tė kombit shqiptar. Por ēfarė vlere ka. Shkrimtarit i duhet respekti, mirėnjohja e pėr mė tepėr sadisfaksioni nė tė gjallė e jo "vdis pa tė dua", njė mizerabilitet moral shqiptar qė i shtohet mizerabiliteteve tė tjera tė jetės sė pėrditėshme ku poetėt e mėdhej qė nderojnė kombin, lihen tė vdesin nė harrim e nė skamje tė paimagjinueshme nė fillimet e shekullit 21.

Le te pyetet fundja Presidentin shqiptar, si darovitės kombėtar i titujve e ndereve qė ėshtė, se kush mė shumė se Frederik Rreshpja ishte "Mjeshter i madh ", titull ky qė ėshtė vendosur nė shumė gjokse artistėsh tė harruar qė nė tė gjallė, sepse veprat e tyre nuk kanė jehonė dhe as atė kualitet qė tė imponohet nė qarqet letrare e artistike?
A ka poet lirik nė Shqipėrinė e djeshme apo tė sotme tė ketė punuar me aq ngulm vargjet e figurat poetike si Frederik Rreshpja. Deri nė frymėn e fundit mbi lirikat perlė tė letersisė. Ai vertet ishte mjeshtri i madh e i pakrahasueshėm i lirikės shqiptare qė e ngrysi jetėn krejt i abandonuar nga njė shtet e nga njė qeveri qė ka ministėr kulture njė riosh qė nuk dihet pėr ēfarė merita ėshtė nė krye tė atij dikasteri, pėrjashto militantizmin politik.

Ėshtė koiēidencė historike qė Frederik Rreshpja ka kaluar fėmijėrinė, rininė, pjesėn mė tė madhe tė jetės e ka vdekur aty nė shtėpinė e Hil Mosit, fare pranė ndertesės ku ka jetuar e ka vdekur edhe i madhi Kolė Idromeno, aty ku ka baritur Motra Tone, qė para se tė ishte pikturė ishte njeri, ēfarė ne shpesh e harrojmė. Nė atė rrugė pra me emrin e vjeter Gjuhadol, qė para tė gjithėve, ka krenarinė tė shkruajė me gėrma tė arta emrat e tyre, sepse janė bijtė e saj, ajo i rriti e i mėkoi me dashurinė pėr tokėn, pėr njerėzit. Ata janė kurora me luleshegė qė kjo lagje ja vė nė ballė Shkodrės por edhe Shqipėrisė, Kosovės dhe mė gjėrė.

* * *

Frederiku ka qėnė e mbetet njė poet i madh...por nė jetė ka qėnė plangprishės po aq i madh i vetvetes, veē kurrė i tė tjerėve sepse pavarėsisht njė nihilizmi tė lehtė nė tė shprehur, ai kurrė nuk kishte zemėrligėsi. Ai tė fliste siē tė flet pasqyra para portretit tėnd... Qėkur e kam njohur nė vitin 1969 ashtu ka qėnė, njė grusht njeri qė jetonte i zhytur nė fantazi dhe kurrė nuk arriti tė orjentohet nė realitet. Njė njeri me tė cilin shetisnim mbrėmjeve nė Fush Ēelė bashkė me Tonin Shtjefnin, Alfred Ēapalikun, Dodė Kacaj e letrarė tė tjerė tė asaj kohe por, Fredi me ne ish edhe nuk ish. Bariste mbremjeve nė bulevard me shikim tė pėrhumbur nė fytyra njerėzish, ndoshta pėr tė dalluar Lorėn e tij inegzistente qė edhe ajo banonte nėpėr fantazinė rreshpiane nė rrugen Gjuhadol.

Frederiku hidhte ndonjė fjalė e gjėndej diku tjetėr. Shprehjet i kishte tė mėnēura por tė ftohta si hej akulli me majė tė mprehtė, qė nuk tė thernin por tė preknin ftohte, nė zero gradė, ku pika e ngrirje - shkrirjes afrohen deri nė mosdukje.
Shkruanim edhe ne asokohe, po ku Fredi e ku ne. Qė nga Dajēi i Bregut tė Bunės, ku punonte nė njė zyrė, kishin nisur tė bulėzonin lirikat e para krejt ndryshe prej poezive tė kohės. Ato ishin plot figura e imagjinatė, e kur i lexoje, ndjeje njė pikėllim tė lehtė nė shpirt. Sikur tė ishin parandjenja tė zymtėsive qė do ta mbulonin qiellin rreshpjan me zogj shiu, tė pa fole, e qė iknin tė mardhur pa kahje.

Kur Tonin Shtjefni nje mbremje i tha qe tė mė uronte se kisha botuar njė tregim tek "Zėri i rinisė", Fredi u kthye nga ne tė dy e tha: Ju shkruani pėr tu dukur, pėr tu thėnė tė tjerve se diē jeni...
Ra heshtja se nuk e prisnim kėtė shperthim tė Fredit qė, kur e ndjeu se e kish shkelur disi, me dashamirėsi mė tha: A e ke lexuar Ernest Koliqin? I thashė qė jo. Atėherė ngriti disi zėrin qė tė dėgjonim tė dy, " Kush nuk e ka lexuar "Tregtar flamujsh" kot qė shkruan tregime". E tha prerė, pa kurrfarė hezitimi e pa kurrfarė droje.

Si kaluan ca ēaste, i u afrova e me zė tė ulet i thashė se nuk kisha ku ti gjeja tregimet e Koliqit. Ai mė tha se e kishte atė liber e do te ma jepte, por kur erdhi koha pėr tu ndarė, aty nga ora dhjetė e natės , pranė shtėpisė sė tij nė Gjuhadol mė tha se nuk do tė ma jepte, se nuk e kishte, se...

Edhe nderhyrja e Toninit nuk bėri punė. Guaska qė fshihte margaritarin e shpirtit tė tij papritur u mbyll. Seē ndjeu, seē mendoi, ndoshta se tė shperndaje Koliqin nė atė kohė ishte rrezik, rrezik pėr atė qė e jepte por rrezik edhe pėr atė qė e merrte. Megjithė lutjen time, se do ta lexoja tėrė natėn dhe tė nesermen nė mėngjez( i kishin shtepiat pranė) do tia sillja kur tė shkoja nė punė, nuk qe e mundur. U ndamė pėr tu takuar nė mbremjet e tjera, nė ato ecjaket nė Bulevardin e Shkodrės ku gjithmonė imazhi i Frederik Reshpes do tė ėndet pafundėsisht si ai i Kolė Idromenos, e gjithnjė nėn shoqėrinė e Lorės sė tij qė herė herė merr trajtat e fytyrės sė Motres Tone, e vdekur nė moshė tė re dhe e dėnuar me pavdeksi edhe ajo.

Jo shumė kohė mė pas do ta sillte rasti tė punonim nė tė njėjtėn ndermarrje. Frederikun e caktuan tė punonte nė Kombinatin e Drurit nė Shkodėr nė Vatrėn e Kulturės bashkė me Xhemal Uruēin ndėrsa unė nė sheshin e stivimit nė breg tė lumit tė Kirit, ku e ftohta tė hynte nė palcė. Gjėndėsha shpesh herė tek salla e tyre nė ditėt e ftohta tė dimrit, sepse aty ishte vendosur njė sobė ku ngroheshim por edhe theknim bukėn. Shoqėria me Frederikun ishte njė mundėsi pėr ta ndjerė letersinė pranė, sepse vizionet e tij e tejkalonin literaturen e asaj kohe e pėr tė cilėn ai nuk ngurronte tė shprehej skeptik.

Pastaj do tė ikte nė terren, nė hidroēentralin qė po ndėrtohej fare pranė Shkodrės ku shkroi njė roman, i cili ishte ndryshe nga letėrsia e kohės por qė nuk bėri jehonė. Pompat e Lidhjes sė Shkrimtarėve punonin pėr tė tjerė e jo per Frederik Rreshpen megjithė suksesin qė kishte patur vėllimi "Rapsodi shqiptare" dhe poema e tij "Topi fushor" ishte futur nė antologjinė e letėrsisė pėr shkollat e mesme.

* * *

Ndėrkohe kishin nisur tė shfaqen ambicje e ligėsi nga njė grup shkrimtarėsh tė partishėm deri nė kockė nė degėn e lidhjes nė Shkodėr qė drejtohej nga Vehbi Bala. Ato do tė dilnin hapur kur nė familjen Reshpja ndodhi njė fatkeqėsi e rėndė. Mark Kovaēi, dhėndrri i shtėpisė, qė ishte martuar me motren e Frederikut, punonte nė Ministrinė e Mbrojtjes. Nėn presion tė jashtėzakonshėm, se kishte pėrkthyer literaturė ruse ( pra tė armikut) nuk i lanė rrugėdalje tjetėr veē vetvrasjes. E nė vazhdėn e kerkimeve nė arkivat e ministrisė, u gjend emri i Fredit si pėrkthyes i njė broshure ushtarake pėr pėrdorim tė brėndshėm. Kaq desh Lidhzezona e Shkrimtarėve.

Frederik Rreshpja e pa veten nėn gishtin tregues tė shkrimtarėve tė partishėm, tė cilėt e shėnuan si njė armik nė njė mbledhje tė jashtėzakonėshme enkas pėr atė. Frederiku u gjėnd nė fatin tragjik tė Bilal Xhaferrit por disi ndryshe. Bilali gjeti njė shteg pėr tė shpėtuar jetėn, ndersa Fredi vazhdonte tė jetonte ankthshėm nė njė mjedis ku e pėrgjonin nė ēdo hap.

Nė Shkodėr nuk patėn mundėsi tė gjenin materiale akuzuese hafijet e sigurimit, sepse shkodranėt mė sė shumti kanė qėnė gojkyēur, madje edhe atėherė kur nuk e kanė dashur njė njeri nuk e kane denoncuar veē nė raste tė ralla. Mirėpo pranė Shkodrės ėshtė Lezha. Atje kish nisur tė dilte njė grup letrarėsh tė sukseseshėm tė quajtur "shkolla lezhjane" e cila kishte rrokur vėmėndjen edhe tė Fredit qė i pelqente fryma e re. Mirėpo pikėrisht nė restorantin"Lisus" tė Lezhės, u gatua ēorba e shtrigave te sigurimit.

Sipas akuzave tė prokurorit nė gjyq, kish thėnė Frederiku:
"Ju jeni poetė, ē'mė lexoni vepren e 19( tė Enver Hoxhės)?"
"Po ēfarė tė lexojmė, shkrimtarin K...?!"- i qenė pėrgjigjur.
"Jo" - u kish prerė fjalėn Fredi, - se ai ėshtė shkrimtar oborri..."

Kėsaj radhe Frederik Reshpja nuk kish arritur tė mbyllte guaskat ku fshihej margaritari i shpirtit te tij. Si gjithmonė i pastėr e i sinqertė, ndėrkohė qė tek ai lexohej gjithēka, vetė nuk arriti tė lexonte ēfarė fshihej nė sytė e tė tjerėve apo tė atyre qė e pėrgjonin nė ēdo skutė. Edhe pse poeti lezhian i thirrur si deshmitar ne gjyq e mohoj ti kishte dėgjuar ato fjalė nga goja e Frederik Rreshpės, trupi gjykues dha vendimin drastik nė zbatim tė nenit 55 tė Kodit Penal komunist, agjitacion e propogandė kundėr pushtetit popullor.

U pėrcaktua tragjikisht fati i poetit tė talentuar Frederik Rreshpja.. U shkėrmoq e ardhmja e tij. Ishte koha kur realizmi socialist i kishte konsoliduar figurat e shahut e nuk lejonte kurrfarė autori, jo mė tė dilte mbi to por, as tu afrohej. Ndaj nuk i bėntė mė punė Frederik Reshpes talenti, as shkrimi qė kishte botuar nė "Zėrin e popullit" ku i thurte hymne romanit "Kėshtjella", nuk i bėnte punė as dhe fakti qė vėllai i tij Keli, ishte komunist dhe njė nga drejtorėt mė tė suksesshėm tė ndermarrjeve tė Shkodrės, as fakti se ishte trupvogėl e shėndetlig, i pakėt e i brishtė pėr tu mėshiruar e jo mė pėr tė bėrė burg.

U hap varri i jetės pėr poetin. Ai varr pėr sė gjalli e kish emrin Spaē e atje ishin edhe Zyhdi Morava, Visar Zhiti e tė tjerė. Ja mohuan lapsin e letrėn e i dhanė leje tė kishte me vehte veē njė tas, qė mė pas do tia linte nė burg Miho Gjinit, sepse i kishte ardhur dita te dilte e te merrte ajrin e burgut tjetėr qė quhej jetė civile, ndaj mendonte se s'do ti duhej me. Por poeti gaboi nė atė gjykim. Nuk do tė shkonte gjatė e serisht Fredin me tupin e imėt e tė pafuqishėm e nisėn pėr burg. Kėsaj radhe sebepi u gjet nė Durrės, pėr tia shkatrruar kėshtu jetėn pėrfundimisht, e ky kalvar derisa erdhi liria konfuze pėr tė gjithė...qė ngjalli sido kudo shpresė edhe tek Frederik Rreshpja.

* * *

Nė lirinė qė erdhi pas pėrmbysjes sė diktaturės, e mori jetėn me vrull e plot shpresa, si njė zog qė ka qėnė i dėnuar tė rrojė nė kafaz shumė gjatė e mė pa, kur i hapin kuvlinė, ai u jep krahėve, fluturon lart nė qiell e bie pa frymė i vdekur… Kėshtu do tė ndodhte dhe me poetin.

A ishte Frederiku njė zog shiu...A ishte Frederik Reshpja njė metaforė marramėndese e braktisur. A ishte ai sinonim i poezisė qė ėshtė lėnė tė vdesė. A ishte ai njė bard qė na kujtonte se shpirti ka diēka mė tė madhėrishme se trupi. A ishte ai njė bohem endacak, qė ėndej nė ndėrgjegjen e pavrarė tė kėtij shteti, nė mjerimin shpirtėror tė kėtij populli, i lėnė nė harresė prej vetvetes dhe prej tė tjerėve.

Gjithēmos mund tė ishte Frederik Reshpja, ndaj kur e takova pas shumė vitesh, pas burgut tė tij tė gjatė, pas fatbisnesit tė shkurtėr qe i solli njė pasuri tė madhe qė mė shumė ja grryen tė tjerėt se sa e shpėrdoroi vetė, mė erdhi turp nga vetja kur pashė tė ishte katandisur, mo zot ma keq. Njė margaritar i mbuluar nga baltrat e kohės pa kohė qė jetojmė. Njė gjeni fatkeq si Prometeu. Njėri i kish dhėnė njerėzve zjarrin e vertetė, ndersa tjetri zjarrin e shpirtit e thellesinė e ndjenjave.

Me rroba tė vjetra, me atė kapelėn qė kurrė nuk e hoqi nga koka( Moj kapelja ime e vjetėr), sandale tė shqyera ku dilnin gishtėrinjt e enjtur e tė nxirė nga plagėt, njė tmerr... "Ave, nėna ime!", mė dukej se dėgjoja nė Sheshin Skenderbej, nė shkallėt e gurta pėrskaj Bibliotekės Kombėtare.

Isha me njė grup shkrimtarėsh tė cilėt e shihnin me bisht tė syrit... pėr tė mos thėnė me bezdi. O zot e njėjta gjė si kėtu e 30 vjet mė parė kur e tregonin me gisht.
I thashė a mė kujton. Po, mė tha. Kemi bėrė njė faqe nė internet pėr ty, shtova plot admirim pėr poezitė e tij. E di me tha, tė faleminderit. E ka bėrė Arben Ēokaj, i thashė, shkodran edhe ky, qė jeton nė Gjermani. Po, ma ktheu, por ti i ke mbledhur e ja ke dėrguar atij.

Nuk mund tė thoje kurrė se kishte probleme me kujtesėn, pėrhumbjen apo mjegullsinė e tretjen nė njė botė irreale. Ishte krejt i kthjelltė, veē fanitej si njė diell i trishtė nė njė pikėllim kozmik.
E ftova pėr kafe, aq mė tepėr se ishim nisur pėr nė kafenen aty nė sheshin e pasėm tė Pallatit tė Kultures me atė grup shkrimtarėsh. Frederiku u mpi. Mė pa me ata sytė e tij, krejt tė pangjashėm me sy tė tjerė, e qė mua mė bėheshin si sytė e njė kaprolli, sy tė lėngėshtuar nga lotėt e heshtjes dhe mundimit pėr tė mos folur me fjalė por me veshtrim.

E njihja Fredin qė nė rini tė tij. E kuptoja ēfarė do tė thoshte ai vėshtrim gjysėm lutės pėr tė mos ardhur. Mesaduket as ai nuk dėshėronte tė rrinte me ata shkrimtarėt e Tiranės por as dhe shkrimtarėt nuk e deshėn praninė e tij, njė bohemi gjeni, lirikat e tė cilit sfidonin tėrė krijimtarinė bajate pseudopoetike tė gjysėm shekullit qė shkoi. Fredi mesa dukej e ndjente veten mė lirshėm me njerėz tė thjeshtė qė nuk e dinin se kush ishte e me tė cilėt rrėkėllente ndonjė gotė pa teklif.
I kėrkova adresėn se ku flinte, nė ēfarė hoteli...Desha ta takoj nė veēanti ... U rrek duke thėnė se nuk ka njė hotel tė caktuar, por ...do shihemi...

E pashė tė ikte ashtu si dhėmbje e njė shekulli, njė shelg lotues nė lėvizje, pashė tė ikte me atė kostumin e vjetėr prej endacaku, lirikun mė tė madh tė poezisė bashkėkohore shqipe....Tė ikte pa kthim, sepse nuk do ta shihja mė kurrė nė kėtė botė...
E mė dukej si tė ishte jo njeri por metaforė, si tė ishte vetė poezia shqipe e shqyer e grisur prej kohės absurde nė tė cilėn arti mbijeton si handikap e jo dhunti njerėzore...

* * *

Dikush mund tė hamendsojė se ky shkrim me titull tė pazakontė "Nobėl pėr sė vdekuri" i bėn karrshillėk dėshirės popullore pėr tė parė nėn triumfin e Nobelit njė shkrimtar tjetėr. Jo kurrrėsesi pėr atė Zot, nuk ėshtė fjala ti hiqen vlerat tė gjallėve e tu ipet tė vdekurve (siē u bė me Koliqin duke mohuar Rreshpen) por, tė mos i privohet krijuesit sadisfaksionin sa kohė qė ėshtė gjallė. Dhėnia titujve tė lartė tė vdekurve ėshtė vetėm plotėsim i egoizmit tonė, sarkazma e tė gjallėve me tė vdekurit, a ndryshe, ta ngresh nė qiell nga varri, pasi ta kesh pėshtyrė njė jetė pėr sė gjalli.

Nė kėtė kuptim "Pena e Artė" apo "Mjeshtėr i madh" i Punės a Mospunės a ēdo teneqe tjetėr presidenciale me tė cilat laurohen artistėt, dhėnė pėr sė vdekuri Frederik Rreshpės, (nėse dikush do tė kujtohet pėr kėtė), nuk do tė jetė veē njė cinizėm i stėrholluar i atyre qė gėzojnė pushtet e privilegje, por nuk kanė nė shpirt kurrfarė ndjesie njerėzore, pėrkundėr faktit qė poeti lirik Frederik Reshpja kishte nė shpirtin e tij tė madh, njė dashuri mitike mpleksur me njė njė pikėllim hyjnor, jo vetem per fatin e tij pėr edhe pėr cilindo njeri vogėlith qė e ndjente vehten herė zot e herė rob.

Rreshpja, poeti i madh, e mbylli jetėn nė Shkoder loce me 17 shkurt 2006, e jo nė azil siē e dramatizojnė gazetat, kish pranė njerzit e afėrt tė familjes shkodrane Rreshpja, e jo i braktisur e i harruar siē fantazojnė, por veē nė njė gjė kanė tė drejtė, vdiq pa njė dyshkė, vdiq nė fatin e De Radės dhe Serembes, si njeriu mė i varfėr i kėsaj toke, tė cilėn ai e veshi me ar, argjend e fildish metaforik prej shpirtit tė tij... Poezisė shqipe i dha atė frymė atė shkėlqim, qė nuk e kishte tė paktėn prej njė gjysėm shekulli.

Nobel pėr sė vdekuri pėr Frederik Rreshpen?...Pena e Artė a diē tjetėr?!... Ah, jo pėr atė Zot!….Pėr kėsisoj xhinglash kanė nevojė veē tė gjallėt. Pėr kurrėfarė laure, tituj apo dekoracione presidenciale nuk ka mė nevojė pas vdekjes njė lirik i madh si ai. Ashtu siē nuk ka nevojė pėr tituj mjeshtri i vargut Ndre Mjeda pėr tė qėnė Mjeda i madh qė njohim nė letersinė shqipe.

Frederik Rreshpja nuk ka nevojė pėr asgjė veē emrit te vet shkruar mbi libra e skalitur mbi gurin e varrit…madje edhe varri nė humbtė nga mungesa e pėrkujdesjeve njerėzore, kurrgjė nuk pėson shkelqimi i atij, qė nė tė gjallė shfaqej si njė diell pikėllimi nė perėndim, e nė tė vdekur njė diell nė njė rilindje tė madhėrishme, sepse… / rri kyēur nė gur zemra ime /njėmijė vjet dhe dymijė vjet./...sepse qė nga Homeri e mė pas, kurrė nuk ka vdekur poezia.

Boston, shkurt 2006
Kthjelltėsia ėshtė vuajtja qė ndodhet mė pranė diellit - René Clair


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara