HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


ERDH' PRANVERA ! - POR UNE S'E BESOVA...

-- nga Vasil QESARI

Vasil QESARI ( Kujtime rreth Festivalit XI ne Radio Televizionin shqiptar )

( Njė prej kengėve tė festivalit tė XI - tė, ajo e titulluar "Erdh' pranvera! ", interpretuar nga kengėtari i njohur shkodran, Tonin Tėrshana, bente aluzion pėr ardhjen e njė flladi "pranveror" tė shumėpritur nga njerėzit. Por, me tė drejtė, me njė "profeci" rrėnqethėse, autori i tekstit tė saj, Xhevahir Spahiu, do tė vijonte me refrenin: Por unė s'e besova ... Nė fakt, siē treguan edhe ngjarjet e mėpasme, ajo "pranverė" imagjinare liberalizmi qė vendi pėrjetoi pėr fare pak kohė, do tė ndiqej nga njė dimėr i ashpėr polar, i cili do tė shoqėrohej me njė fushatė tė dhunshme, te eger e te frikėshme, kundėr gjithēkaje tė huaj, tė bukur, intime e njerėzore )

Ish fund dhjetori i vitit 1972. Nė Ēorovodė mbrrita mbasi kisha bėrė tetė orė udhė nė kembė, nėpėr pyje, gryka e pėrrenj. Nga fshati i thellė malor i Backės, ku punoja mėsues, kisha pėrshkruar mes borės, Potomin, Qafėn, Zogasin e, rreth orės shtatė tė mbremjes, kisha mbrritur nė qytet. Mbasi mora pak vehten duke kthyer njė konjak dopio tek Kafe Skrapari, nxitova nė hotelin e vetėm tė qytetit.

- Vende s'ka ! - mė tha prerė hotelxhiu, njė ushtarak i dalė nė pension. Dola jashtė e ndenja ca ēaste nė verandė. Nata qe e rendė. E zezė pis. Qyteti i vogėl dhe i heshtur qe zhytur nėnė njė brymė tė dendur e tė akullt, e cila zbriste qė lart nga malet me borė tė Tomorricės, sė bashku me ujrat e vrrullshme tė Osumit.

Po tani, si t'i a bėja ? Ku tė vija mes atij acari !?... Pėr fat, mendja mė shkoi tek njė shoqe arsimtare nga Vlora, e cila punonte si kujdestare nė konviktin e tė vetmes shkollė tė mesme nė qytet. Vendosa tė shkoja t'a takoja! Ajo mund tė mė ndihmonte. Mjaftonte tė fusja kokėn diku, s’pretendoja mė tepėr. E ashtu bėra. Vajta nė konvikt e, mbasi u pėrshėndetėm miqėsisht, i qava hallin.

S'ka problem ! - mė qetėsoi - Punė qė rregullohet! Pėr fat, sonte, njė nxenės nga Gjerbėsi ka shkuar nė shtėpi e krevati i tij ėshtė bosh. E, pėrveē kėsaj, e di qė je edhe me shans ? Ke pėr tė ndjekur natėn e fundit tė festivalit. S'ka pak ditė qė, me ndėrhyrjen e sekretarit tė parė, seksioni i arėsimit na ka blerė njė televizor, tė cilin e kemi instaluar nė mencėn e konviktit ...

Qėnkam vėrtet me fat, thashė me vete. Ndjehesha i lehtėsuar dhe i gėzuar. Problemin e fjetjes e kisha zgjidhur e, tani kisha dhe privilegjin tė ndiqja festivalin e XI-tė tė kengės. Dhe qysh, pa ?! Nėpėrmjet ekranit tė televizorit... Ndėrkohė qė, gjithė tė tjerėt e ndiqnin atė, vetėm nėpėrmjet radios. Sepse, si kudo, dhe nė Ēorovodė, nuk kish mė tepėr se tre a katėr familje, tė cilat kishin televizorė.

Zbrita poshtė nė mencė e, sa hyra brenda, ndjeva erėn e athėt tė bukės sė fermentuar pėrzier me firomėn e ngrohtė tė rreth dyqind djemve e vajzave qė kishin zenė vend nėpėr stola. Salla qe mbushur plot e pėrplot. Televizori ish instaluar nė njė kend tė mencės, brenda njė lloj dollapi me ēelės, kanatat e tė cilit qenė hapur plotėsisht. Zura vend, aty nga rradhėt e fundit, e ndeza njė cigare. Transmetimi i festivalit nga salla e Teatrit tė Operas nė Tiranė sapo kish nisur. Spikerja po prezantonte orkestrėn e interpretesuesit, tė cilėt ishin nė pėrgjithėsi emra mjaft tė njohur.

Kengėt nisėn tė ndiqnin njėra-tjetrėn. Pranė meje, dy vajza lėviznin vithjet, sipas rritmit tė tyre. Shumė shpejt edhe mua mė pushtuan emocionet. Sa festival i bukur ! Ē'farė skene! S'mė besohej qė po zhvillohej nė Tiranė, po diku tjetėr. Larg, nė njė vend tė pa pėrcaktuar. Diku, ku s'kish censurė, klishe, zymtėsi, ndrojtje e frike. Ndjeva ngazėllim e, njėkohėsisht, habi. Festivali ndryshonte, si nata me ditėn, nė krahėsim me ata tė viteve tė kaluar.

Pėr njė ēast, u shkėputa nga imazhi i ekranit e pyeta vehten: Ēudi ?! Si qe e mundur qė autoritetet tė lejonin njė festival tė tillė, aq modern ? Por meloditė s'me lanė tė reflektoja. U zhyta pėrsėri nė kėnaqesinė time. Pėr herė tė parė po dėgjoja kengė te tilla plot rritėm. Kėngėtarė qė s'rrinin, si zakonisht, tė ngrirė e palėvizur para mikrofonit. Orkestrime krejt orgjinale. Pėr mė tepėr, shumica e teksteve, ( e kjo, pėr herė tė parė nė historinė e festivaleve tė gjer atėhershėm), flisnin pėr dashurinė, endėrrat, shpresat, detin, pranverėn. Pėr Partinė dhe ndėrtimin e socializmit, kish a s'kish, katėr a pesė kengė.

Po kengėtarėt ?... Ato ishin veshur bukur e me shije. Me flokė tė krehura sipas modės. Tė stolisura me bizhu e tė grimuara fort. Nenė dritat e projektorėve dhe efekteve speciale tė regjisė televizive, ato dukeshin tė magjishme. Ndėrkohė, nėpėrmjet ekranit, vura ré dhe njė element tjetėr i cili m'u duk tepėr orgjinal. Nė rrethe kryesore tė vendit qenė ngritur zhuri tė posaēme, tė cilat, nėpėrmjet lidhjeve direkte me regjinė nė Tiranė, ( ashtu si nė festivalin italian tė Sanremos ), jepnin vlerėsime pėr kompozimet dhe interpretimet e kengėtarėve.

O perėndi ?! Ai festival ishte njė mrekulli e vėrtetė !...

Duke pėrfituar nga pushimet shkollore tė janarit, mbasi kalova festėn e Vitin e Ri pranė familjes, shkova nė Tiranė. Kish kaluar mė tepėr se njė vit qė isha diplomuar e punoja si mėsues nė njė vrimė tė humbur tė Skraparit. Ndjeja mall pėr miqtė, fakultetin, rrugėt e rrėmujėn e kryeqytetit. Ajo periudhė ndarje me jetėn studenteske, ( plus, trishtimin e rraskapitjen, aty mbrapa diellit, ku mė kishin degėdisur ), mė dukej si njė jetė e tėrė e kaluar nė burg.

Kisha pėrshtypjen e hidhur se, gjatė asaj kohe, kisha humbur jo vetėm shumė gjėra tė shtrenjta, por edhe gjithėēka tė dashur e tė bukur, pėr tė cilat i'a vlente tė jetoje. Nė thellėsi tė qenjes ndjeja se isha flakur qėllimisht, tamam si leckė. Pikėrisht, pėr tė mė dėrrmuar e vrarė. Pėr t'u harruar. Pėr tė humbur njė herė e pėrgjithmonė, atje larg, mes malesh. Kėshtu, pra, nė kontrast tė plotė me ato vizione, mendime e dhimbje shpirtėrore, Tirana, m'u shfaq edhe mė e bukur, mė e gjallė e mė e cilivizuar se kurrė ndonjė herė tjetėr...

Ato ditė qė ndenja aty, kudo qė shkova, nė familjet e tė afėrmve, nė shoqėri me miq e tė njohur, dėgjoja tė flitej e tė diskutohej vetėm pėr festivalin e XI-tė. Shumė e vlerėsonin dhe e cilėsonin tė mrekullueshėm. Por, kish qė thoshin se, ai qe thjesht njė imitim banal i Sanremos. Se, televizioni nuk ish nė binarė e se, me veshjet e paraqitura nga kėngėtarėt kish reklamuar modėn e huaj etj. Bile, nė njė familje dėgjova se vetė shoku Enver, nuk e kish pėlqyer festivalin dhe se, Partia, shpejt, do tė merrte masa pėr organizatorėt e tij.

Nė xhirot qė bėra nė rrugėn pėrreth Pallatit tė Kulturės, tė cilėn studentėt nė zhargonin e tyre e quanin Broduej, vura re se modernizimi i jetės nė kryeqytet, kish bėrė pėrpara. Nė njė birrari, pėrballė gjelltores Tymi, ( ku gjatė viteve studenteske, shkonim shpesh pėr tė ngrenė qofte e pilaf me fasule ), dy ēuna me kitara elektrike po kendonin Let it be tė Beatles. Pėrbri, nė trotuarėt plot njerėz, kalonin djem qė mbanin flokė e favorite tė gjata, xhaketa tė ngushta nė bel e tek-tuk edhe pantallona blue-jeans. Vajzat, sidomos gjimnazistet, qenė bėrė dhe mė tė hijshme. Ato i kishin prerė flokėt alla-Caterina Caselli, sytė tė lyera dukshėm me rimel dhe, fustanet e fundet tė shkurtėra, mbi gjunjė.

Nė malin e Dajtit qe instaluar njė pėrforcues i televizionit italian e, shumė tė njohur mė thanė se, shpesh mblidheshin mbremjeve te miqtė a fqinjėt qė kishin televizorė, pėr tė ndjekur si nė kinema emisionet me prezantuesin e njohur Mike Bongiorno, Rischia tutto, Lascio o radoppio a varietetė muzikore tė mbremjeve tė shtuna Canzonissima e Senza rete. Instalimi i pėrforcuesit tė televizionit italian dhe ndjekja e lirė e emisioneve tė tij, ajo atmosferė tolerante dhe e ngrohtė dukej se kish sjellur nė jetėn e njerėzve njė fllad tė ri. Njė erė tė kendeshme, aromėn e sė cilės edhe pse qe endé janar e lulet mungonin, e ndjeje gjithandej.

Atė fllad, dhe pse ndodhesha shumė larg jetės sė kryeqytetit, e kisha ndjerė nė distancė edhe unė, aty nė fshatin malor tė Backės. Aty, mes ditėve tė trishtimit, vetmisė e varfėrisė ekstreme tė nxenėsve tė mi tė vegjel. Atė vit, Radio-Tirana, qe pėr ne i vetmi argėtim. Mbas transmetimit pėr herė tė parė tė festivalit tė kengės nė Eurovision, ajo kish vijuar me njė emision tjetėr tė ri, ku pėr ēdo mbasdite, transmetoheshin muzikė e kengė tė huaja. Tekstet e tyre, bile, sė pari pėrktheheshin nga folėsja nė shqip, e pastaj jepeshin nė gjuhėn e tyre orgjinale.
Po ndodhte ajo qė as mund tė mendohej ...

Radio-Tirana transmetonte kengė tė huaja qė gjer atėhere ishin tė ndaluara. Kengė, dėgjimi i tė cilave, pak kohė mė parė, ish plot rreziqe e pasoja. Variete italiane e angleze, muzikė e lehtė e pjesė pop, beat e rock. Shumica e tyre qenė marrė nga repertori i festivalit tė fundit italian tė Sanremos. Tė tjerat, ishin kengė tė njohura tė Minės, Celentanos, Reitanos, Solos, Morandit, Cinquettit. Po, edhe tė grupeve tė dėgjuara e me famė boterore, si Beatles, Rolling Stones, Bee Gis, Abba, Aferdite Childs etj ...

Ē'po ndodhte kėshtu nė Tiranė e krejt vendin ?… Jo vetėm njerėzit e thjeshtė, por edhe shumė kuadro e militantė tė Partisė, ndjeheshin tė shushatur e nuk dinin tė jepnin shpjegime. Njerėzit pyesnin me dyshim: A qe e vėrtetė se, ato lėshime, bėheshin me orientim nga lart e me dijeninė e Udhėheqjes ? Mos qenė ato, vallė, shenjat e para tė njė kursi mė tolerant, i cili mund tė sillte me lezet, njė afrim gradual me Perėndimin ? Apo, ndofta, njė tentativė e kujdesėshme pėr tė dalė nga izolimi, duke dhenė sinjale qė linin tė kuptohej se edhe ne ishim pjesė e Europės ?

Apo, mos qe diēka, krejtėsisht tjetėr ?... Thjesht njė tatim pulsi. Njė tentativė e ēmendur e njė pjese tė inteligjencės e rinisė sė moderuar tė sektorėve tė artit e kulturės ? Apo, rezultat i presionit tė antikonformizmit, i cili kish nisur tė shfaqej nė njė shtresė tė caktuar tė shoqėrisė, e qė s'pranonte dot rregullin totalitar pėr tė jetuar pa kurrėfarė individualiteti ? ( Xhveshur nga ēdo lloj ndjenje intime. Nga uni personal. Nė kundėrshtim me orientimet e propagandes intensive tė Partisė e cila fliste pa pushim pėr triumfin e shpirtit kolektiv, kundėr individualizmit mikroborgjez e gjithėēkaje qė kish tė bente me botėn e lirė shpirtėrore tė njeriut ?! )

Por, cilėt ishin, konkretisht, ata intelektualė qė do tė dėshironin tė dilnin nga zgjedha duke rrezikuar aq shumė ? Kush qenė ata qė, me guxim, kishin zgjedhur rrugėn e antikonformizmit ?

Sė pari, sipas mendimit tim, ata ishin njė numėr i kufizuar personash qė kishin edhe karakteristika tė veēanta. Pjesa mė e madhe e tyre, qenė njerėz tė fushave tė artit e kulturės qė, sipas mundėsive e rasteve qė u krijoheshin, pėrpiqeshin t'u shmangeshin normave tė ngurta konform moralit nė fuqi. Ata, edhe pse nuk e shfaqnin hapur, ishin tė bindur se Shqipėria e shoqėria shqiptare, e cila jetonte jo vetėm gjeografikisht nė Europė, ( pavarėsisht nga orientimi i saj ideologjik ), nuk mund tė qendronte indiferente ndaj cilivizimit, traditave, kulturės e mėnyrės sė jetesės oksidentale.

Sė dyti, nė rradhėt e antikonformistėve, benin pjesė, sigurisht, edhe shumė tė rinj e tė reja ( veēanėrisht mes rradhėve tė studentėve ) qė aspironin e endėrronin njė mėnyrė jetese krejt tjetėr. Mė tė lirė e mė pak tė politizuar. Jashtė sloganeve e dogmave. Jashtė tabuve ideologjike dhe propagandės absurde e aspak bindėse. ( Ajo pjesė e rinisė, e cila e ndikuar kryesisht nga televizionet dhe radiot e huaja, pėrpiqej tė mėsonte e tė imitonte kulturėn dhe mėnyrėn e jetesės perėndimore. Qė mbahej e vishej sipas modės. Qė mėsonte gjuhė tė huaja, mbante letėrkėmbim me jashtė apo dėgjonte muzikė moderne... )

Sė treti, nė kategorinė e antikonformistėve, ( edhe pse kjo mund tė duket krejt absurde ), benin pjesė edhe vetė fėmijėt e nomenklaturės sė lartė. Ata, qė kishin mundėsi tė dilnin jashtė apo qė i kishin prindėrit anėtarė tė KQ, ministra, drejtorė, ambasadorė a diplomatė e siguronin me lehtėsi, disqe magnetofonė, kaseta me muzikė moderne, libra e revista tė ilustruara, veshje tė modės etj. Kėshtu, me a pa dashje, indirekt apo indirekt, edhe ata bėheshin kontigjent i antikonformistėve. Sepse, me mėnyrėn e tyre tė jetesės, shijet e paraqitjen e tyre tė jashtme, influenconin te tė tjerėt duke u bėrė kėsisoj, burim imitimi e pėrēues tė ndikimeve tė huaja...

Gjithsesi Festivali i kėngės ne Radio –Televizion, mbeti njė ngjarje e shėnuar ne historinė artistike e shoqėrore te viteve ’70 e me tej, jo vetėm pėr frymėn e tij liberale qe pėrēoi ne jeten e vendit ( bashke me shume tentativa te tjera pėr te modernizuar disi jetėn e atėhershme ), por edhe pėr faktin se ishte sinjali i njė nisjes se nje faze tjetėr represive, te egėr e te tmerrshme, ne jetėn e atėhershme totalitare.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara