HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


NJĖ OSCAR PĖR GJON MILIN...

-- nga Vasil QESARI

Vasil QESARI ( Pa dyshim, Gjon Mili ėshtė njė nge emrat me te shquar te fotografisė artistike te shekullit te XX-te. Ai ėshtė njė artist me pėrmasa botėrore e pėr krijimtarinė e tij flitet jo vetėm ne historinė e kėtij arti, ne studime te specializuara e botime te ndryshme te natyrės artistiko – historike, por edhe ne ekspozita e manifestime pėrkujtimore botėrore. Artisti i shquar me orgjinė shqiptare i solli fotografisė se epokės qe jetoi, njė fryme te re moderne e cila pėr atė kohe ishte krejt origjinale dhe avangardiste. Puna e tij e palodhur, me plot te drejte e radhit atė, krahas emrave me te shquar te fotografisė artistike te shekullit te kaluar. Me 1945, ne “Grauman's chinese Theatre” te Hollywood - it, gjate edicioni te 17 - te i dhėnies se ēmimeve Oscar, nder katėr filmat me metrazh te shkurtėr te paraqitur, ēmimi nė ketė gjini ju dha filmit “Jammin’ the Blues” te Gjon Milit )

“ DUKE LUAJTUR BLUZ ”

Jammin’ the Blues ( “Jammin’ the Blues” – Nderuar me ēmimin Oskar pėr filmat me metrazh te shkurtėr me 1945. Filmi kryevepėr i Gjon Milit me te shquarin Lester Young )

... Ndjeva njė emocion vėrtet tepėr te veēante, ndėrkohe qe kohet e fundit pas shume kėrkimesh, arrita te gjej filmin e rralle Duke luajtur bluz te Gjon Milit. Njė film dhjete minutash, bardh’ e zi ku, shoqėruar me muzike jazz po lexoja titrat e tij, te cilėt pėr vlerėn dokumentare e historike, po i shėnoj si me poshtė: Prodhuar nga: Gordon Hollingshead, Regjisor: Gjon Mili, Kamera: Robert Burks, Drejtor teknik: Norman Granz, Editor filmi: Evertt Dodd, Zėri: Charles David Forest dhe Drejtor artistik: Roland Hill. Por, cila ėshtė historia e realizimit te kėtij filmi ?

Norman Granz, sipėrmarrės dhe njė nga prodhuesit me te mėdhenj te disqeve ne SHBA i pat propozuar kompanisė se madhe amerikane Warner prodhimin e filmit Jammin’ the Blues, nen drejtimin e Gjon Milit si regjisor. Duke nisur qysh para vitit 1944, vit kur u realizua filmi ne fjale i Gjon Milit, Norman Granz kish nisur te komercializoje fenomenin jam-session. Tė quajturat sesione, s’ishin gjė tjetėr veēse seanca improvizuese mes artistesh, te cilat zhvilloheshin ne mjedise intime, ne klube jazz a ne takime private muzikantesh. Ishin pikėrisht per ta qe Granz, pati idenė dhe nisi t’i regjistronte live e pastaj t’i prodhonte ne disqe, me markėn e garancisė ku shkruhej: Norman Granz - Jazz at the Philharmonic.

Gjon Mili

Koncerte te tilla te improvizuara, nder te tjera, pa dyshim u krijonin mundesi artisteve qe te shkėlqenin, duke i lenė te lire ata qe te pėrkushtoheshin ne monologė apo eksperimente, te cilat ishin pa limit ne kohe pra, pėrgjithėsisht, mjaft te gjate. Ne ato takime intime mes muzikantesh, nuk behej fjale pėr recitale te rėndomta ku, ēdo artist ekzekutonte pjesėn e vet ne njė kohe rreth tre minutash, por me njė praktike te re e cila favorizonte improvizimin individual e kolektiv, duke bere qe ata te bėheshin keshtu pararendėsit e korenteve muzikore bebop e me vone, te free jazz.

Me ate film Norman Granz e Gjon Mili, kishin pasur si qellim qe te mblidhnin se bashku artistet e shquar: Lester Young, George Red Callender, Harry Edison, Marlowe Morris, Sidney Catlett, Barney Kessel, Jo Jones, John Simmons, Illinois Jacquet, Marie Bryant, Archie Savage, Garland Finney, Knox Manning. Ndėrkohė, duhet te saktesojme se ne titujt e filmit qe shkrova pak me lart, Norman Granz, ėshtė paraqitur jo si prodhues, por si drejtues teknik ( ? ). Ndersa kamera mban emrin e Robert Burks, i cili qe shquar per efektet speciale qe pat realizuar po atė vit, ne filmin e Frank Capra Arsenic et vieilles dentelles ( Arsenik e dantella te vjetra ).

Montazhi i filmit u be nga Everett Dodd, njė mjeshtėr ne atė fushe i cili, mes te tjerash, kish montuar edhe filmin Gaīté parisienne ( Gezim parisien - 1941) te Jean Negulesco, me koreografi te Léonide Massine. Jammin the Blues ėshtė njė film qe ka hyre ne histori dhe ka marre shume ēmime. ( Keshtu, ne 15 mars 1945 ne Grauman's chinese Theatre te Hollywood – it, kur u zhvillua edicioni i 17 - te i dhėnies se ēmimeve Oscar, nder katėr filmat me metrazh te shkurtėr te paraqitur, ēmimi Oscar ju dha edhe filmit Jammin’ the Blues te Gjon Milit – shenimi im )

XHIRUAR NE KATER DITE ...

Sipas njė legjende thuhet se filmin Jammin’ the Blues, Gjon Mili e pat xhiruar vetėm ne katėr dite. Nėpėrmjet kadrove te tij asistojmė ne njė jam-session madhėshtor, i cili nis me njė blues te interpretuar nga i shquari Lester Young. Ne imazhet qe vijojnė, kineasti – fotograf luan ne mėnyre tepėr fine me ndriēimin, duke krijuar kontraste te forta bardh’ e zi. Ai, si te thuash, i pret siluetat e muzikanteve, here ne mėnyre te koncentruar e here ne gjendje relaksi. Figura te cilat vendosen ne kundėr - drite, mes tymnajės se cigareve, ne disa raste me lėvizje violente ne fushėn e xhirimit, pikėrisht ne ēastin me te sakte muzikor apo filmik.

Gjon Mili shpiku kėshtu, njė mėnyre te re ndriēimi te pėrftuar tashme jo ne laborator, por direkt ne sheshin e xhirimit. Ai, here pas here kėrkoi te pėrftojė choc vizuale ne te shikuarit e filmit, duke futur ne mėnyre te papritur e ashpėrsisht, lojna imazhesh te kundėrta, kontraste tepėr te forta mes se bardhės e te zezės, efekte kėto qe e bėjnė spektatorin te luaje trupin, aty ne sallėn plot komfort ku ėshtė ulur ...

Jane filmuar bile edhe detajet me te imta. Gjer ne plane - detaje, imazhe sugjestionuese tepėr te afėrta te fytyrės se instrumentisteve afro-amerikane e, kjo gjė behet ne mėnyre magjepsėse e sensuale, si askush tjetėr para tij. ( Ne ketė drejtim, bėn pėrjashtim nga rregulli vetėm filmi me metrazh te shkurtėr Yamekraw ). Gjoni Mili shpreh kėshtu, gjithė gamat dhe nuancat e mundshme te ngjyrės se erret, duke dhėne ne mėnyre sublime gjithė nuancat e saj mat e krahas saj, vete finesėn e sipėrfaqes se lėkurės, e cila behet edhe me e kapshme, nene hijen e kontrastit te kundėr - dritės.

Ne ketė film pėrveē saksofonistit gjenial Lester Young, mund te admirohet edhe Marie Bryant e cila kėndon me njė zė mjaft te ėmbėl: On the Sunny Side of the Street. Kjo mundėsi jepet nėpėrmjet njė solo vėrtet cool ekzekutuar me kitare elektrike te amplifikuar lehte, nga njė kėngėtar i vetėm i bardhe, fytyra e te cilit ėshtė zhytur ne hije – nje kitarist elegant ky, vdekur kėto kohet e fundit. Pastaj, vijon njė mise en scene mjaft e bukur, ku tregohet kalimi mes dy xhezbandisteve Sydney Carlett dhe Jo Jones, pa asnjė moment kohe te vdekur e pa ndėrprerje rritmi. Shohim gjithashtu, njė numėr te shkėlqyer kėrcimi, interpretuar nga Archie Savage ne stilin e vallėzimit Lindy-hop. Suksesi i filmit Jammin’ the Blues qe i tille sa qe pianisti Mary Lou Williams, kompozoi nė homazh te realizuesit te tij, njė pjese jazz, te cilin e titulloi: Gjon Mili - Jam Session.

Norman Granz, donte ta shfrytėzonte edhe me tej suksesin e filmit ne fjale e te prodhonte me pas, njė vazhdim te kėsaj kryevepre. Njė projekt ky qe u konsiderua mjaft i avancuar e prej te cilit, kane mbetur sot vetėm disa plane te xhiruara ndoshta ne vitin 1950, ne studion e vete Gjon Milit. Me njė piste zanore ne play-back dhe kuadro qe megjithatė, pėrbejnė imazhe tepėr te rralla e qe paraqesin muzikante te shquar te xhazit te epokės. Mes tyre, vete Charlie Parker muzikanti i madh i te gjithė kohėrave, shoqėruar nga Coleman Hawkins, Hank Jones, Ray Brown dhe Buddy Rich. Por, gjithsesi, Jammin’ the Blues filmi triumfues i Gjon Milit, dekurajoi vetėm gjeneratat e fotogazetareve, te fotografeve te modės e reklamave, regjisoreve te klipeve e videove muzikore, faji i vetėm i te cilėve ishte ndofta se erdhėn ne kohe, tepėr vone pas Milit ... ( Marre nga: Objectif cinéma – Histoire du film )

GRANZ DHE MILI – TE LIDHUR SI BLUES ME JAZZ …

Ne numrin 443 te revistės Jazz Magazine, Norman Granz tregon pėr xhirimin e dėshtuar te filmit te dyte te Gjon Milit, por pa saktėsuar datėn. Ai tregon: Disa vjet pas xhirimit te filmit Jammin’ The Blues me 1944, vendosa ta nis serish aventurėn ne fjale duke i kėrkuar Gjon Milit qe te xhironte njė film tjetėr. Pėr ketė qellim, fillimisht bėmė regjistrimin sonor te muzikanteve e, pastaj, nisem te xhironim imazhet ne studio. Por, kjo pune na doli te ishte tepėr e komplikuar dhe me kosto shume me te larte nga ē’kishim parashikuar. Xhirimi i gjithė atyre detajeve teknike, kėrkonte njė buxhet shume me te larte. Kėshtu qe pasi kaluam disa dite se bashku ne studio, unė i kėrkova Milit qe t’i ndėrpriste xhirimet. Natyrisht qe rezultati i arritur gjer ne atė ēast s’kish cilėsinė qe duhej. Filmi mund t’u interesonte studenteve, por jo publikut te gjere ...

Norman Granz
Norman Granz (1918 -2001)

Kėshtu, pas tetėmbėdhjete a njėzete minutash xhirim - vazhdon te rrefeje Norman Granz - e braktisem pėrfundimisht projektin. E ndjenim veten zemėrthyer nga qe ne ketė Jammin’ The Blues Nr.2 kishim angazhuar artiste te tille si: Charlie Parker, Coleman Hawkins, Bill Harris, Flip Phillips, Buddy Rich e Ella Fitzgerald. Me sa di, nga gjithė ajo pune sot ka mbetur vetėm njė minute apo njė minute e gjysme film i shikueshem, pikėrisht pjesa ku interpreton Parker. Nuk di ē’tė them se, ē’u be me ato qe patėm xhiruar. Unė kam ruajtur vetėm disa imazhe. Ėshtė njė pjese ku luajnė Parker e Coleman Hawkins. Njė takim te cilin unė e dėshiroja e qe pat dhėne njė rezultat mjaft prekės. Por, megjithatė, lidhur me atė film ka shume pėr te kėrkuar, sepse pista e zėrit ishte regjistruar ne studio para filmimeve dhe qe e plote. Do te ishte mire qe gjithė kjo te delte ne drite e them se, njė dite, sigurisht qe do te dale ...”. ( Jazz at the philharmonic all stars”. NCY. Shtator 1950 )

I lindur ne Los Angeles me 1918 e vdekur ne Gjeneve me 2001, Norman Granz, ishte nje sipėrmarrės imprésario dhe prodhues disqesh. Ai nisi te interesohej pėr muzikėn jazz qysh me 1937 dhe realizoi me 1942, njė seance regjistrimi me Nat King Cole, Lester Young dhe Red Callender. Ai ėshtė krijues i koncerteve Jazz at the Philharmonic (1944 ), njė lloj formule, te cilin ai e komercializoi pėr publikun e gjere, duke bere te mundur interpretime te gjata e te improvizuara si edhe swing - un e garat ne kėrcim.

Me pas, ai mundi te mbledhė se bashku, ne njė skene, artiste te tille si: Nat King Cole, J.J. Johnson, Illinois Jacquet, Thelonious Monk, Meade Lux Lewis, Les Paul, Howard McGhee, Joe Guy, Charlie Ventura, Willie Smith, Gene Krupa, Helen Humes, Dizzy Gillespie, Lester Young, Mel Powell, Charlie Parker, Buck Clayton, Coleman Hawkins, Buddy Rich, Trummy Young, Flip Phillips, Bill Harris, Hank Jones, Ray Brown, Jo Jones, Roy Eldridge, Benny Carter, Oscar Peterson, Barney Kessel, Charlie Shavers, Ben Webster, Louie Bellson, Buddy DeFranco, Cannonball Adderley, Stan Getz, Don Byas e te tjerė, disqet e te cilėve pėrmbanin koncerte te pėrbashkėta dhe ishin diēka krejt e re pėr kohen…

Eshte ne saj te tij qe sot egzistojne te regjistruara seanca historike te luajtura nga Parker, Gillespie dhe Monk, Art Tatum, Lionel Hampton, Billie Holiday, Lester Young, Oscar Peterson dhe Ella Fitzgerald, te cilėt do te kėndonin pothuajse gjithė repertorin e George Gershwin, Cole Porter, Rodgers dhe Hart Jerome Kern, bashkangjitur me ta edhe Louis Armb sidomos ne Porgy and Bess e, po ashtu orkestrat e shquara te Duke Ellington dhe Count Basie. Edhe pse, ne tėrėsi, Granz pat qene i interesuar ne mėnyre te veēante pėr jazz mainstream (apo ndryshe middle jazz ), ai nuk u tregua indiferent ndaj autoreve avangardiste te kohės, te tille si: Charlie Parker, Dizzy Gillespie, Bud Powell, Jimmy Giuffre, Gerry Mulligan, Stan Getz, Zoot Sims, John Coltrane e Cecil Taylor.

“Pa dyshim Granz, prodhuesi me i madh i disqeve pas luftės se dyte botėrore, pėr nga cilėsia e nga sasia, kontribuoi ne mėnyre te veēante edhe pėr renjen e barrierave raciale, duke mos lejuar asnjė lloj manifestimi te tille pėrgjatė koncerteve te shumta qe organizonte. Ai ėshtė gjithashtu eksportuesi me i madh i muzikės jazz ne bote, organizator i shume turneve ne shkalle botėrore ( ne Evrope, turne te tilla nisen qysh me 1949, ne Japoni me 1953, ne Australi me 1954). Po ashtu, siē thame edhe me lart, ai kishte lidhje te ngushta miqėsore e profesionale me Gjon Milin, duke u bere edhe prodhuesi i Jammin’ the Blues, njė kryevepėr e shquar e muzikės dhe figurės“. ( Sipas Dictionnaire du Jazz - Editions Robert Laffont )

PAK HISTORI

Sipas te dhėnave qe disponoj, Gjon Mili ka lindur ne Korēe me 1904. Kur ishte pese vjeē, familja e tij mori udhėn e kurbetit, pėr t’u vendosur ne Rumani. Ne atė vend, ai u rrit e mbaroi edhe shkollėn e mesme e me pas, ne moshėn njėzete vjeēare, u nis pėr ne Shtetet e Bashkuara te Amerikės jo vetėm pėr njė jete me te mire, por edhe pėr te provuar aftėsitė e tij, pėr njė te ardhme ndryshe. Rruga qe zgjodhi ne atdheun e tij te dyte, ishte ajo e vazhdimit te shkollimit, ndaj edhe u regjistrua e mbaroi studimet e larta ne Massachusetts Institute of Technology pėr inxhinieri elektrike. Dhe, ishte pikėrisht gjate kohės se studimeve qe ai praktikoi dhe hobby-ne e fotografisė, duke nisur kėshtu njė rruge krejt te ndryshme nga ajo pėr te cilėn u diplomua e, se cilės, do t’i kushtonte edhe gjithė pasionin e energjitė e jetės.

Gjon Mili, gjate karrierės se tij te gjate si fotograf - reporter dhe gazetar, do kish rastin te takohej e te kryente punime te ndryshme artistike me personalitete te shquara te epokės, duke zėne shpesh vend te dukshėm ne botimet periodike informative e ne mjaft albume artistike. Fotografitė e tij shėtitėn neper bote, ne ekspozita individuale e kolektive, krahas emrave me te shquar te artisteve fotografe te kohės. Ai u radhit kėshtu, nder emrave mė me zė te shekullit te kaluar ne ketė fushe.

Ne ekspozitėn e tij te fundit vetjake, e cila u organizua ne New-York me 1980, me rastin e 75 -vjetorit tė lindjes, u paraqitėn 140 fotografi nga e gjithė krijimtaria e tij. Po ashtu, ne shenje homazhi pėr atė pėrvjetor, shoqata New York Graphic Society botoi pėr nder tė tij albumin Mili - Fotografi e kujtime. Gjon Mili vdiq mė 1984, nė moshėn 80 – vjeē. Ekspozita e fundit me punimet e kėtij artisti te madh, ėshtė organizuar ne Mynich te Gjermanisė, gjate prillit qe shkoi (2005) ne Galerie Stephen Hoffman. Ndėrsa ne Shqipėri, me nismėn e fotografit te njohur Pirro Naēe, ėshtė themeluar qysh ne vitin 1990, shoqata e fotografeve profesioniste, e cila mban emrin Gjon Mili.

FRYMEZIME FUTURISTE ...

Nicolas Villdore, kritik arti, studiues i kinemasė eksperimentale dhe regjisor ne Kinematikėn e Dansit ne Paris, nder te tjera shkruan se: Gjon Mili e mori “virusin” e pasionit pėr fotografinė qysh me 1923, atėherė kur ndiqte studimet ne Massachusetts Institute of Technology dhe u njoh me fotografin e shquar avanguardist, Harold Edgerton (1903-1990). Ne vitet ’30, Edgerton vuri ne zbatim shpikjen e tij: realizimin e fotografisė dhe filmit stroboskopik ( i cili bazohej ne pėrdorimin e njė tipi te veēante flashi elektrik – shėnimi im ). Ne saj te efektit te atij flashi i cili, ne njė fraksion te sekondės shkrepte drite tepėr te fuqishme, ai arriti te kapte lėvizjet e njė objekti, pak a shume sipas mėnyrės se shpikėsit te kronofotografise, Etienne - Jules Marey.

Gjon Mili 1945 - Imazh stroboskopik
Gjon Mili 1945 - Imazh stroboskopik.

Ne ketė mėnyre, u be e mundur te realizoheshin fotografi me kohe ekspozimi me te shkurtėr ( gjer ne njė milion te sekondės ), gjė e cila bėnte te mundur xhirimin e imazheve me ngadalėsim tepėr te madh. Pas studimeve, Mili punoi pranė Edgerton duke qene i pari fotograf qe vuri ne jete, shpikjen e tij pėr realizimin e fotografisė me flash elektrik. Dhe ishte po ai qe me 1930, me mjaft kurajė nxori ne drite punėn e mikut te tij ne Life Magazine, duke tėrhequr vėmendjen e botes pėr zbatimin e asaj shpikje te re.

Gjate fillimeve te veprimtarisė artistike te Gjon Milit, zhvillimi i mekanikave te shpejtėsisė ne saje te revolucionit industrial, me automobilin, avionin, garat e shpejtėsisė e te tjera, pat qene ne qendėr te vėmendjes e ishte fetishizuar nga lėvizja futuriste e kohės. Kėshtu qe, te tėrhequr nga estetika dhe poezia e punėve te Etienne-Jules Marey, Harold Edgerton dhe Gjon Mili ne punimet e tyre patėn po te njėjtin pėrkushtim si atė te piktoreve futuriste, te cilėt ishin adhurues te flakte te fotodinamizmit. Duke ndjekur shembullin e fotografit futurist italian Giulio Bragaglia (1890 -1960), ata nisen te praktikonin pasqyrimin e lėvizjes, nėpėrmjet idesė se fotodinamizmit. Kėshtu qe siē thamė, ne thelb, punimet e tyre te para eksperimentale, u frymėzuan e patėn ne qendėr te konceptit te tyre estetik, manifestin e piktoreve futuriste, te udhėhequr nga udhėheqėsi i tyre shpirtėror Filippo Tomamaso Marinetti (1876-1944).

Punimet e Edgerton dhe Milit, te mbėshtetura mbi efektin e imazhit te ngadalėsuar, shpėrbėrje te lėvizjes dhe me xhirime te realizuara me kamera te vendosura ne kėnde te ndryshme, u bene kėshtu burim frymėzimi dhe pėr kineaste te tjerė eksperimentale si Norman McLaren i cili me pas, xhiroi filma me skena kėrcimi ( dansi ) qe trajtonin analizėn e lėvizjes, nder te cilėt u shquan veēanėrisht Nga dy Hapa ( Pas de deux - 1968) dhe Balet adaxhio ( Ballet adagio - 1972). Gjate asaj periudhe, mes klisheve te Edgerton dhe Gjon Milit, me impresionueset ishin disa foto te cilat tregonin shpėrthimin e njė pike qumėshti (1930 ), thyerjen e njė filxhani kafeje (1933 ), gjuajtjen e njė futbollisti i cili gjate goditjes deformonte plotėsisht topin (1934), lėvizjen e njė lojtari golfi (1938) dhe trajektoren e njė plumbi, shtire nga njė pushke me kalibėr 30, e cila pėrshkonte tejpėrtej njė molle e njė letėr bixhozi (1964 ). Persa i pėrket Gjon Milit, i cili ėshtė fotografi i pare profesionist qe pėrdori efektin stroboskopik pėr te bere foto pėr shtypin, ai arriti te shpike vete, njė llambe te posaēme me tungsten, e cila doli mjaft efikase pėr realizimin e fotografive me ngjyra.

ME APARAT FOTOGRAFIK NEPER BOTE ...

Nga viti 1939 e me pas, Mili do t’i pėrkushtohej tėrėsisht profesionit te reporterit e gazetarit, duke punuar pėr revistėn Life e revista te tjera prestigjioze amerikane. Punonte kryesisht ne studio, ( te cilėn e pat ngritur ne njė kishe te braktisur te Monclair -it, ne New Jersey ). Por, ndėrkohė, krejt ndryshe nga fotografet tradicionale te kohės, Mili u pasionua e punoi sipas shkollės se fotografeve pictorialiste, e cila shpesh iu kundėrvu asaj te candid photography, praktikuesit e se cilės punonin jashtė, ne plein air, me merak te pėrhershėm pėr ndriēimin, kompozimin e kuadrit apo kėndin e marrjes se fotos.

Gjon Mili ( France ) 1949 - Foto e Pablo Picasso
Gjon Mili ( France ) 1949 - Foto e Pablo Picasso.

Po ashtu, po te flasim ne rrafsh botėror, me origjinalitetin e punimeve te tij, Gjon Mili u dallua edhe nga fotografet sovjetike te kohės, te cilėt quheshin ndryshe konstruktuviste e qe shquheshin veēanėrisht pėr krijimin e kompozimeve e nder te cilėt, me i dėgjuari ishte Aleksander Rodēenko qe punonte vazhdimisht live ( direkt e ne terren ). E po ashtu, Gjon Mili, punonte krejt ndryshe edhe nga ithtarėt e shkollės gjermane te Nouvelle Objectivité qe kėrkonin me ngulm kembengules pika e kėnde te reja fotografimi, si dhe detaje pėrgjithėsisht te mbėshtetur mbi realitetin.

Gjate viteve ’30 e ne fillim te viteve '40 , Gjon Milli arriti njė “bollėk” te madh krijimtarie. Si reporter - fotograf, gjate shėrbimeve te tij ne Europe e gjetke, ai fiksoi me aparatin e tij artiste te shquar si Salvador Dali, Marlon Brando, regjisorin Alfred Hitchcock ( foto me efektin e quajtur lėvizje te shpėrbėre ), xhezbandistin Gene Krupa (1941), kėrcimtaren Vera Zorina ( 1940 ), koreografen Agnes De Mille me njė foto me ekspozim imazhi te shumėfishte (1944), Martha Graham ne njė varke me vela (1942), kėngėtaren Billie Holiday mes orkestrės (1943), kompozitoren zezake Mary Lou Williams ne piano (1943), kėngėtare operash, muzikante si Pablo Casals, artiste te muzikės jazz si Cozy Cole dhe Jess Stacey (1943).

Po ashtu, janė te njohura fotot e tij me Duke Ellington mes projektorėve ne skene (1943), orkestrėn e Eddie Condon (1944) e disa foto te famshme te kėrcimit Lindy hop ekzekutuar nga kėrcimtaret e Savoy Ballroom, Leon James e Willa Mae Rickersdes (1943), Sammy Davis Jr ne Porgy and Bess (1958), pa lenė mėnjane po ashtu skena te shumta sportive si edhe imazhe te shkėlqyera qe paraqisnin lojtare basketbolli a portrete personalitetesh te tilla si ato te shkencėtarit Dudley Buck etj.

Po ashtu, prej Gjon Milit, kane mbetur te shquara, fotografitė ku ai tregon njė bretkose ne ēastin kur zhytet ne akuarium (1941), ajo e njė kėrcimtareje klasike me ekspozim te trefishte (1941), e predikuesit evangjelist Bill Graham apo ajo e njė kėrcimtareje te komedisė muzikore Oklahoma, me koreografi te Agnes De Mille (1943). Disa nga klishete e tij fotografike, shpesh patėn zėne vend ne kopertinat e revistės se shquar Life. Pėr shembull, ajo e njė gruaje duke bere triko (1941), foto te kryera me 1949 ne Muzene Picasso ne Paris ( njė vit para xhirimit te filmit te Namuth e shtate vjet para filmit te Clouzot, Le Mystčre Picasso) si edhe njė seri fotografish te cilat paraqesin Pablo Picasso me 1960, duke pikturuar ne telajo, me ndihmėn e dritės se njė projektori elektrik ( kjo seri fotosh do te botohej me 1970 nga Gjon Mili, ne njė album te titulluar: Picasso’s Third Dimension ).

Gjon Mili ( 1949 ) - Picasso portret

Ndėrkohė, ne njė film te shkurtėr te pambaruar, kushtuar Jean Babilée xhiruar rreth vitit 1950, Gjon Mili ka futur kuadrot e njė maceje ( pa dyshim macja e tij, nga e cila siē tregojnė, nuk ndahej dot ! ) pėr te bere kėshtu paralelizmin mes kėrcimeve te valltarit dhe kafshės ne fjale. Ai realizoi gjithashtu njė film dokumentar prej dy minutash e dyzetekatėr sekondash, titulluar Henri Cartier-Bresson, ku tregon artistin e shquar francez ne pune e sipėr, jashtė ne rruge, ne kėrkim te ēastit vendimtar ( l’instant décisif ), me tepėr ne rolin e gjuetarit apo vjedhėsit te imazheve, se sa ne te artistit fotograf.

( Gruaja e Cartier-Bresson, fotografia Martine Franck, e pat nisur karrierėn e saj pikėrisht si asistente e Gjon Milit, duke debutuar ne revistėn amerikane Time-Life me njė sere bashkėpunimesh nga Parisi ). Gjithsesi, ne thelb te punės se vet, Gjoni Mili, me syrin e tij vėzhgues kish gjithmonė te veten, nocionin e pėrvetėsimit te imazhit dhe subjektit fotografik, pėr te cilin ka folur edhe personaliteti i shquar Jean-Paul Sartre, gjate pėrurimit te njė ekspozite te tij, te organizuar ne Paris, me 1946.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara