HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


FAMILJA PUZANOVA

EMRA TE HARRUAR NGA E KALUARA

-- nga Vasil QESARI

Vasil QESARI ( Viktoria Puzanova e deshi Shqipėrinė si atdheun e saj Rusinė. Ajo e donte artin e saj bizantin dhe studimi i tij u bė qėllimi madhor, shkencor e artistik i jetės sė saj. Ishte Viktori Puzanova ajo qė pėr herė tė parė studioi e botoi artin tonė mesjetar. Nė ketė fushė ajo la mbresa dhe mbeti model i njeriut qė pėrkushtohet gjer nė thellėsi tė shpirtit pėr zgjedhjen qė ka bėrė nė jetė. Puzanova ishte ikonografia e parė qė zbuloi piktorin tonė tė madh, Onufrin )

NJE VIZITE TE ZONJA DUROLLI

Foto e pasaportės sė Viktoria Puzanovės Kujtimin e familjes sė harruar Puzanova, ma solli leximi i librit tė piktorit Maks Velo " Kohė antishenjė ", pikėrisht verės qė shkoi. Ndodhesha me pushime nė qytetin tim tė lindjes, nė Vlorė, kur mė ra nė dorė ky libėr i cili ėshtė njė afresk dramatik i jetės sė njė artisti, i cili pėr fajin absurd tė dashurisė pėr artin dhe mendimet e tij tė lira, pėrjetoi dhimbshėm dramėn rrėqethėse tė burgjeve e kampeve famėkeqe tė diktaturės komuniste. Nė tė, mes tė tjerash Maks Velo, shkruan me shumė adhurim e nderim edhe pėr njė familje ruse, e cila banonte fare pranė shtėpisė sė tij, nė Tiranė. Ajo pėrbėhej nga tre vetė: Viktoria, Vasili e Aleksandėr Puzanova. Krejt pėr rastėsi, shume vite tė shkuara unė kisha njohur njėrin prej tyre, pikėrisht Aleksandrin, ndėrsa pėr tė tjerėt mė kish folur shpesh miku im i ndjerė, njeriu i mirė dhe muzeologu i pasionuar Llambi Durolli, i cili kish pasur lidhje tė ngushta miqėsore me atė familje ...

Lidhur me kėtė, Maks Velo nė librin e tij, shkruan:" Viktoria dhe Vasili kishin njė dashuri tė veēantė pėr Llambi Durollin e tėrė familjen e tij. Llambi ishte drejtor i muzeut tė Vlorės. Ata ishin njohur nė ekspeditat qė zonja Viktoria bėnte nė kishat e vjetra tė Vlorės dhe pėrgjatė bregdetit. Disa herė Puzanovėt kishin shkuar tė bėnin pushimet e verės nė familjen Durolli nė Vlorė (...) Dhe ishte aty, nė dhomėn e Puzanovėve qė unė u njoha pėr herė tė parė me Llambin, njė burrė jo vetėm me dije dhe i pėrkushtuar pėr vlerat materiale tė qytetit e krahinės, por edhe njė njeri i jashtėzakonshėm pėr nga mirėsia. Zonja Puzanova mė thoshte shpesh pėr tė : Llambi ėshtė kristian i vėrtetė !"

Disa ditė pas leximit tė librit, vajta dhe takova bashkėshorten e Llambit, Ollga Durolli, grua fisnike dhe e ditur, njė nga veteranet e arsimit nė Vlorė e cila gėzon respektin e shumė brezave. Dhe, ishte pikėrisht nė atė shtėpi mjaft tė njohur prej meje qė unė ndjeva sėrish mall pėr vizitat e dikurshme qė bėja aty. Mall pėr Llambin, mikun tim tė vjetėr erudit qe nuk jeton me, njeriun qė pata adhuruar aq shumė pėr virtytet e tij tė rralla. Nė atė shtėpi qė i ngjan njė "muzeu"tė vėrtete, m'u shfaq pėrsėri si dikur, mirėsjellja dhe buzėqeshja e tij, njeriut tė dashur tė bisedave, konfidencave dhe kujtimeve tė mia rinore. Atij qė ishte dhe mbetet njė "personazh" i spikatur dhe orgjinal i Vlorės e qė pa dyshim, ka lenė gjurmė tė pashlyeshme jo vetėm tek unė, por edhe nė Kujtesėn e mbarė qytetit. Sepse, ai mbetet pjesėtar i njė "galerie" njerėzish tė rrallė, pa tė cilėt historia moderne e kėtij qyteti do tė ish vėrtet me mangėsi trishtuese. Njerėz, tė cilėt me punėn, pėrkushtimin, pasionet, dijet dhe kulturėn e tyre, lanė Gjurmė nė Kohė ...

... Pas pėrshėndetjeve tė rastit, biseda me zonjėn Ollgė u pėrqendrua pikėrisht nė miqėsinė me familjen Puzanova e, teksa unė kėrkova tė dija mė tepėr pėr kėtė gjė, nė sytė e saj qė ruajnė ende tepėr hijeshi e fisnikėri, pashė njė dritė tė fortė malli e ngazėllimi. E ajo nisi tė mė rrėfejė, duke mė treguar here pas here, mjaft sende qė ndodheshin aty pėrreth e qė tė kujtonin pikėrisht familjen Puzanova. Mes tė tjerash, njė album tė trashė familjar ku bėnin pjesė disa fotografi tė tyre, dy piktura tė Viktoria Puzanovės ( njė peisazh deti e njė portret tė Ollgės punuar nga Viktoria ), njė gėzof tigri afrikan dhuruar djalit, Hektorit nga Aleksandėr Puzanova e, natyrisht, shumė e shumė kujtime tė tjera tė dashura e tė paharruara.

Teksa mė tregonte pėr ta, Ollga mė zgjati ca fotografi tė zverdhura nga koha e, nė njėrėn prej tyre pashė njė portret tė vogėl e tė qeshur tė Viktoria Puzanovės si dhe dy foto tė tjera, dėshmi tė trishtueshme tė ekzistencės sė njė familje, tashmė tė shuar krejtėsisht. Dhe, mendja menjėherė mė shkoi te Maks Velo i cili, fill pas daljes nga burgu, kish kėrkuar mė kot tė gjente njė foto tė saj nė dhomėn e tyre tė dikurshme, por qė s'kish mbetur qoftė dhe njė shenjė e vetme jete. Dhe, qė pikėrisht nė ato ēaste qė ndjeva vėrtet njė gėzim tė madh pėr atė copėz fotografie tė prerė nga Letra e Njoftimit tė Viktoria Puzanovės, portretin e sė cilės po e shihja pėr herė tė parė. Dhe premtova, se do bėja tė pamundurėn t'i dėrgoja njė kopje tė saj, Maksit, i cili e pat adhuruar atė zonjė tė madhe, tamam sikur tė kish qenė njė shenjtore e vėrtetė ...

MIQESI E PAHARRUAR ...

Vasili Puzanova dhe Llambi Durolli
Vasili Puzanova dhe Llambi Durolli

Por, si kish lindur miqėsia mes familjes shqiptare Durolli dhe asaj me orgjinė ruse, Puzanova ? Gjatė viteve 1948 - 1949, Llambi ishte arsimtar i biologjisė nė Fier e, gjatė verės, shkoi pėr njė kurs kualifikimi nė Tiranė. Dhe, ishte pikėrisht aty qė ai u njoh me Vasili Puzanovėn, i cili e drejtonte atė. Ishte aty qė nisi ajo miqėsi e pandarė mes tyre, e cila do ish pėr tė edhe fillesa e njė pasioni tė ri, atij tė balsamimit, mjeshtėri qė rusi Vasili e zotėronte nė mėnyrė tė pėrsosur. Mė 1950, Llambi e Ollga, u transferuan nė Vlorė. Jeta e Llambit do tė merrte njė kthesė rrėnjėsore, me emėrimin e tij si drejtor muzeu. Ai iu pėrvesh punės pėr krijimin e muzeut historik tė qytetit ku, njė ndihmė tepėr tė ēmuar do jepte edhe atdhetari dhe bibliofili i njohur, Ibrahim Kushta. Dhe, ish fill pas njohjes, kėshillave e pėrvojės qė pėrfitoi nga Vasili Puzanovi qė Llambit, do t'i lindte dėshira tė ngrinte mė pas edhe njė muze shkencor. Kėshtu, ai nisi tė grumbullojė bimė e insekte tė ndryshme, me tė cilat krijoi koleksione shumė tėrheqėse dhe tė vyera. E jo vetėm me tė tilla, por edhe me peshq e gjallesa tė gjirit tė Vlorės, shpendė e kafshė tė egra.

... E, ajo pune s'ishte aspak empirike por mjaft sistematike e shkencore. Pasioni dhe rezultatet e punės nė balsamim, mjeshtėri tė cilėn siē thamė, ai e mėsoi nga Vasili Puzanova, benė qė Llambi tė behej mjaft i njohur edhe jashtė Vlorės e, porosi pėr koleksione kafshėsh e insektesh tė balsamosura, atij nisen t'i vinin edhe nga muze tė tjerė si, ai i Fierit, Durrėsit, Shkodrės etj. Kėshtu, pas muzeut historik e arkeologjik, morri formė edhe muzeu kushtuar shkencave tė natyrės, i cili u ngrit nė njė godinė poshtė kodrės Kuzbaba e qė, pak nga pak, do behej njė muze tepėr interesant e shumė i vizituar.

Pas disa takimeve nė Tiranė e Vlorė, dy familjet, ajo Durolli dhe Puzanova, u miqėsuan edhe me tepėr. Puzanovėt gjetėn mjaft ngrohtėsi e dashuri te Llambi, Ollga dhe fėmijėt e tyre. Dhe, shumė shpejt ata u lidhen me njė miqėsi tė tillė tė ngushtė, e cila do tė vazhdonte e fortė, gjer nė fund tė jetės sė tyre. Puzanovėt, tashmė, pothuajse ēdo vit i kalonin pushimet verore buzė detit, nė Skelė, aty ku ndodhej edhe banesa modeste e familjes Durolli.
- Ne i prisnim gjithmonė me gėzim e krahėhapur - tregon Ollga - Sepse, ata ishin njerėz shumė tė dashur, tė edukuar, me shumė kulturė. Me zemėr tė pastėr, ndjenja kristiane e shpirtra qe rrezatonin gjithmonė dashuri, dritė e mirėsi. Mes nesh, e ndjenin veten si nė shtėpinė e tyre. Shpesh, bashkė me ta, organizonim ekskursione tė ndryshme, nė tė cilėt Llambi i njihte me historinė e traditat e zonės, me florėn e faunėn si dhe me gjurmė e vende arkeologjike ...

NGA XHUNGLAT AFRIKANE NE SHQIPERI ...

... Siē thamė, familja Puzanova pėrbėhej nga tre vetė: Vasili, kryefamiljari, Viktoria e shoqja e, Aleksandri, vėllai i Vasilit. Ata ishin rusė e qenė larguar nga vendi i tyre para Revolucionit tė Tetorit. Vasili qe zoolog e gjahtar i pasionuar. Revolucioni bolshevik e pat zėnė nė Afrikė, nė njė ekspedite tė organizuar nga Akademia e Shkencave Ruse, pėr tė gjuajtur e studiuar kafshė tė egra: luanė, tigra, hiena etj. Ai kish kryer akademinė ushtarake dhe ishte oficer i ushtrisė cariste. Nga e kaluara e tij e largėt - tregon zonja Ollga - pikėrisht nga koha kur kish qenė nė Afrikė, Vasili s'kish mundur tė ruante kush e di ēfarė. E vetmja relikė qė i kish shpėtuar pa humbur, gjatė gjithė atyre viteve plot pasiguri e udhėtime nga njė vend nė tjetrin, ishte njė lėkure tigri tė cilėn me pas, ia fali djalit tonė, Hektorit, nė shenjė dashurie e mirėnjohje vėllazėrore.

Aleksandri studionte nė Beograd, ndėrsa Viktoria, piktore dhe ikonografe, kish pėrfunduar nė ishullin e Kretės. Tė shpėrndarė nėpėr botė, ata i patėn humbur lidhjet mes tyre pėr mė shumė se gjashtė vjet. Por, me ndihmėn e Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar, arritėn ta gjenin njeri-tjetrin, tė bashkoheshin e tė vendosin qė tė jetonin nė Mal tė Zi ku, pėr tė siguruar bukėn e gojės, punonin ku tė mundnin. Qe pikėrisht nė atė vend qė ata u njohėn me shkodranin e menēur Rrok Zojzi. Rroku, duke parė kulturėn e tyre tė gjerė si dhe aftėsitė e tyre, u mbushi mendjen tė vinin tė jetonin e punonin nė Shkodėr. Kjo gjė pat ndodhur para ēlirimit. Erdhėn ne Shkodėr e, fillimisht edhe aty, punuan sa pėr t'u ushqyer e pas lufte, Rroku i bindi pėrsėri tė linin Shkodrėn e tė shkonin nė Tiranė. Duhet tė ketė qenė viti 1947, atėherė kur ata u nisėn pėr nė kryeqytetin shqiptar e gjetėn strehė bujarisht e pa shpėrblim, nė njė dhomė nė shtėpinė e doktor Kadri Kėrēikut, ku edhe jetuan gjersa vdiqėn.

Nė Tiranė, zunė shpejt punė. Viktoria hyri nė atelienė e artit mesjetar shqiptar si ikonografe dhe piktore e, Vasili, i shoqi u emėrua zoolog dhe nisi nga puna pėr krijimin e muzeut tė Institutit tė Shkencave tė Natyrės. Ndėr tė tjera, pasioni i tij i madh, ishte balsamimi i kafshėve. Ndėrsa, Aleksandri, nuk punoi asnjėherė. Ai qėndroi nė shtėpi pėr tė lehtėsuar jetėn e dy tė parėve, duke kryer punė tė ndryshme si, psonisje e gatime.

PUZANOVA - ZONJA RUSE E SHENJTOREVE

Viktoria Puzanova ishte grua me shumė aftėsi dhe mjaft e ndjeshme ndaj botės sė artit. Ne fakt, ajo kish studiuar pėr skulpturė nė Shėn Petėrburg, por ushtronte vetėm pikturėn dhe njihte mjaft mirė restaurimin e ikonave. Duke nisur punė nė atelienė e artit tonė mesjetar, ajo e lidhi jetėn e saj gjer nė fund me artin bizantin shqiptar e ja kushtoi atė, tėrėsisht, restaurimit e studimit tė ikonave. Nė vitin 1947, ajo themeloi sektorin e artit pranė Institutit tė Shkencave dhe ndėrmori ekspedita nė gjithė zonat, nga veriu ne jug, nga lindja nė perėndim. Rezultat i atyre ekspeditave ishte botimi i shumė artikujve nė revistat shkencore, si edhe kopjimi i 32 afreskeve qė ruhen nė Muzeun e Artit Mesjetar nė Korēė. Ishte ajo, e para studiuese e ikonave dhe afreskeve kishtare, e cila vuri ne dukje rėndėsinė e tyre nė kulturėn tone kombėtare. Viktori Puzanova, pėr herė tė parė nė mėnyrė shkencore, studioi e botoi artin tonė mesjetar. Nė atė fushė, ajo la mbresa tė veēanta e mbeti modeli i njeriut qė ju pėrkushtua gjer nė thellėsi tė shpirtit, zgjedhjes qė pat bėrė nė jetė.

Familja Puzanova - Tiranė 1953
Familja Puzanova - Tiranė 1953

Ja si e pėrshkruan piktori Maks Velo takimin e tij tė parė me Viktoria Puzanovėn, nė librin "Kohė antishenjė : " ... Nė mes tė sallės pashė njė figurė tė lartė, me flokė tė bardhė e tė ngritur pėrpjetė si kurorė e cila ktheu kokėn ngadalė. Me njė vėshtrim tė butė dhe njė buzėqeshje tė ėmbėl, ajo bėri pak pėrpara e mė shtriu dorėn. Ishte Viktoria Puzanova. Nuk kisha njohur mė parė e as kam parė mė vonė, njė tjetėr person si ajo qė tė ishte aq afėr personazheve qė ajo pikturonte. Qė prej asaj dite dhe, sa herė qė e shihja duke pikturuar shenjtorėt, ajo mė ngatėrrohej me ta dhe mė bėhej se renditej diku nė muret e kishave. Sot, mbas kaq vitesh kėshtu e pėrfytyroj, njė shenjtore qė kaloi midis nesh duke na lenė aq shumė dashuri dhe mirėsi ".

Viktoria e deshi Shqipėrinė, po aq sa atdheun e saj, Rusinė. Desh me shpirt artin e saj kishtar bizantin, studimi i tė cilit u bė qėllimi madhor, shkencor dhe artistik i jetės sė saj. Nuk ėshtė shkruar ndofta asnjėherė por, ishte studiuesja Puzanova ajo qė zbuloi madhėshtinė e veēantinė e piktorit tonė tė shquar, Onufrit. Ajo ja kushtoi jetėn zbulimit e studimit te ikonave tona mesjetare e, kjo s'ishte diēka e lehtė, sepse, siē thotė me plot te drejtė, Maks Velo: "... qė tė kuptosh nė thellėsi dhe tė deshifrosh artin bizantin, nuk mjafton vetėm tė jesh kritik, estet, historian apo piktor dhe tė merresh me tė. Duhet tė kesh njė cilėsi tė veēantė dhe njė aftėsi tė rrallė. Duhet tė jesh njė pjesė e vogėl e tij, tė jesh pjesė e shenjtėrisė. Ajo, Viktoria, ish e tillė!" ( M. Velo "Koha antishenjė" )

Kur Shqipėria ndėrpreu marrėdhėniet me Bashkimin Sovjetik, familja Puzanova u thirr nga ambasada ruse pėr tu kthyer nė vendin e tyre, por s'pranoi. Sepse, tashmė pėr ta, Shqipėria qe bėrė atdheu i tyre i vėrtetė. Nė kėtė vend ata kishin kaluar njė pjesė tė madhe te jetės, kishin punuar me pėrkushtim e dashuri, kishin njohur edhe mjaft njerėz tė mrekullueshėm e pėr kėto arsye refuzuan.

Me kalimin e moshės, Vasili u sėmur rendė. Puna e shumtė, nė balsamimin e kafshėve e pėrdorimi pa mbrojtje i formalinės, e kishin dėmtuar keq. U shtrua nė spitalin e Tiranės dhe aty vuajti shumė, gjersa vdiq nė janar tė vitit 1964 nga kanceri i lėkurės. Kėshtu, nė familje mbeten vetėm Viktoria me Aleksandrin. Pas ca vitesh u sėmur keq dhe Viktoria, qė vuante nga parkinsoni. Ajo, s'desh tė shtrohej nė spital dhe u dergj nė shtėpi, ku edhe vdiq mė 1967.

Nga familja Puzanova kish mbetur vetėm njė : Aleksandri. Ishte e tmerrshme tė shikoje se si ai e mbante pėrbrenda shpirtit, dhembjen e fortė pėr humbjen e tė dashurve tė tij, e si pėrballonte vetminė tmerruese - vazhdon tregimin e saj Ollga Durolli - Ai ishte krejt i vetmuar e pa asnjė tė ardhur dhe mbeti gjallė, nė saje tė ndihmės qė i jepnin familjet pėrreth, nė veēanti ajo e piktorit Maks Velo. Nė kėto rrethana, Aleksandri, shprehu dėshirėn qė t'i bashkohej familjes Durolli e tė kalonte bashke me tė, ditėt e tij tė fundit. Nė atė familje, ku ata kishin kaluar aq ditė tė bukura e tė lumtura e, fėmijėt e sė cilės i donte aq shumė. Por situata politike qe ashpėrsuar shumė dhe ishte me pasoja e rrezik qė tė strehoje nė familje, njė rus tė bardhė tė "dyshimtė". Ishte kjo arsyeja qė, me shumė dhimbje Ollga e Llambi u shtrėnguan qė tė mos vendosnin. Kėshtu, pas ca vjetėsh, mė 1982, vdiq edhe Aleksandri ...

Kėsaj familje tė harruar nga regjimi i kohės, kėtyre njerėzve qė patėn punuar aq shumė pėr kulturėn shqiptare, Vikoria Puzanoves qė kish dhėnė njė kontribut aq tė ēmuar nė shkencėn shqiptare, autoritetet a institucionet shkencore pėrkatėse, nuk u bėnė as edhe njė varr. Ishte pikėrisht Maks Velo ai, i cili kreu njė gjest tepėr human dhe mjaft tė ēmuar e domethėnės, duke u bėrė me harxhet e tij tė treve, nga njė varr. Pėr t'u prehur kėshtu pėrjetėsisht, nė tokėn shqiptare, tė cilėn e deshėn aq shumė e ku gjetėn edhe atdheun e tyre tė dytė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara