HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


MUNDIMI I SIZIFIT

-- nga Simbad DETARI

Vasil QESARI ( Njė shkrim i fundit i Veli Llakaj, ish - shef i Shtabit te Pėrgjithshėm te ushtrisė shqiptare, botuar ne shtypin e Tiranes e ku ai rrėfen se si u harxhuan miliarda dollarė pėr te vene ne jete planin absurd e paranojak te diktatorit Enver Hoxha: "Shqipėria - pėllėmbe e qendėr zjarri ", me solli nder mend e me riktheu ne epokėn e Mundimeve te Sizifit )

Aso kohe, fati tragjik i shqiptarėve, ngjante me atė tė heroit tė mitologjisė greke Sizifit i cili, i dėbuar nga Zeusi nė ferr, qe dėnuar pėrjetėsisht tė shtynte drejt majės sė njė mali, njė shkėmb gjigant. I gjori Sizif ! Sa herė qė, pas shumė mundi e sakrificash titanike, arrinte t'i afrohej majės sė tij, shkėmbi i shpėtonte nga krahėt e rrokullisej tatėpjetė. Atėherė, ai zbriste plot lėngatė e rifillonte nga e para mundimin e tij eternel. Ashtu si Sizifi edhe shqiptarėt qenė tė dėnuar nė jetė tė jetėve nga Partia - Zeus, tė mbanin nė shpirt frikėn e rrethimit dhe ankthin e pafund tė kėrcėnimit tė luftės. Ankth e frikė, tė cilat, nuk do tė vononin tė merrnin trajtat e njė super BUNKERI, kupola e tė cilit, do tė mbulonte gjithė vendin e do bėhej sinonim i vetė jetės, ekzistencės totalitare.

Miti i Sizifit Sipas kujtimeve te Ramiz Alisė, ishte pikėrisht Mehmet Shehu, ai qė hodhi i pari idenė e ndėrtimit tė qindra mijėra bunkerėve, anė e mbanė vendit. Ndėrsa, sipas Veli Llakaj ish ideja dhe urdhri i Enverit. Pra e atij qe me mendjen prej "strategu ushtarak", bėri bunkerizimin e plotė tė Shqipėrisė. Ne fakt, njė veprim i tillė, sa absurd aq dhe haluēinant, nuk qe thjesht paranojė. Mbulimi i vendit me bunkerė, mė tepėr se aksion strategjik, do tė kish edhe efekt tė madh psikologjik nė popull. Ai, pėrveē gjenerimit tė njė tensioni tė vazhdueshėm, do tė garantonte po ashtu edhe izolimin total tė vendit. Mbajtjen nė alarm e gjendje lufte tė gjithė shoqėrisė e, nė rast nevoje, edhe sakrifikimin e shkatėrrimin e saj tė plotė.

PLAZHE DHE BUNKERE

Kėshtu, duke nisur nga viti 1978, Enver Hoxha lėshoi mbi shqiptarėt, po tė njėjtin mallkim e dėnim, si ai i Zeusit ndaj Sizifit. Kėshtu, nė mbarė vendin nisi fushata masive e ndėrtimit tė bunkerėve, numri i tė cilėve arriti nė rreth 700 mijė. ( Veli Llakaj thotė se nė gjithė vendin u ndėrtuan 360 000 qendra zjarri tė betonta, 3 264 pozicione zjarri artilerie tė fortifikuara, nėn tokė u ndėrtuan mbi 1 000 pika vrojtimi ( shumė prej tyre me disa dhoma e ambiente) tė fortifikuara. Pa zėne ne goje pastaj, qindra tunele tė nėndheshme e mijėra vendstrehime kolektive pėr popullatėn).

Ishin male tė pafund ēimentoje, qindra mijėra ton hekur transportuar me kamionė, mushka e, sidomos me krahėt e njerėzve, te cilėt u shndėrruan nė bunkerė, tunele e fortifikata. Njė popull i tėrė, dhjetėra e dhjetėra ndėrmarre ndėrtimi, fabrika ēimentoje e uzina hekuri, punonin ditė e natė vetėm pėr mbrojtjen e vendit. Partia kish lėshuar thirrjen: Atdheu nė rrezik ! Mbrojtja e atdheut, qe bėrė, detyrė mbi detyrat ...

Pėr pak vjet gjithė kufiri shtetėror, aty nga do tė tentonin tė hynin armiqtė u pėrforcua me disa breza mbrojtje bunkerėsh e fortifikimesh. Peizazhet e bregdetit, fushave, kodrave e luginave shqiptare u tjetėrsuan. Por, autoritetet si tė mos mjaftonin malet e fushat, mbollėn me bunkerė edhe tė vetmet e tė fundit vende natyrore argėtimi pėr njerėzit. Nė ēdo 50 metra, me njė dendėsi tė habitshme e revoltuese, plazhet buzė detit u shėmtuan nga ato monstra tė neveritshme prej beton-arméje.

( Ndėrtimi i bunkerėve me njė dendėsi tė tillė impresionante nėpėr plazhet e bregdetit tė Vlorės, ngjalli zemėrim e revoltė tė heshtur, nė pjesėn mė tė madhe tė banorėve tė tij. Por, mė e keqja ishte se, si pėr tė sfiduar ēdo gjė tė bukur, bunkerėt u ngritėn jo vetėm nė plazhet e brigjet piktoreske tė Ujit tė Ftohtė, Jonufrės e Zvėrnecit, por edhe mes shesheve, parqeve e parcelave me lule tė rrugės Vlorė -Skelė. Ai shėmtim i qėllimshėm e masiv, shtyu mjaft njerėz qė nė biseda intime tė shpreheshin kundėr bunkerizimit tė qytetit, gjė e cila i'u kushtoi tepėr shtrenjtė. Shumė prej tyre, u dėnuan me burg, tė akuzuar pėr "agjitacion e propagandė " kundėr politikės sė Partisė pėr fuqizimit mbrojtės tė atdheut. Pra, kush ishte kundėr bunkerėve, konsiderohej tradhtar... ( Shėnim i autorit ).

Ēuditėrisht, ishte pikėrisht nė tė tilla mjedise, qė u instaluan edhe mė tepėr bunkerė se kudo! Nė fakt, njė veprim i tillė, nuk qe thjesht i natyrės mbrojtėse ushtarake. Pėrkundrazi, ishte diēka e menduar mirė e, bile, me qitje tė largėt. Malicioz e tepėr djallėzor, mesazhi i tij ishte tepėr domethėnės e dėrmues. Pak a shumė, nenė-teksti i tij ishte ky: Qytetarė ! Largohuni nga plazhet, banjat, dielli, deti e zbavitjet! Atdheu ju thėrret pėr mbrojtje, vigjilencė e djersė ushtari !

Bunkerėt, tė mbirė si kėrpudha anė e kėnd Shqipėrisė, u benė Shkėmb Sizifi pėr njė popull tė tėrė i cili, nenė trysninė e propagandės, shtrėngohej tė besonte se, me anė tė tyre jo vetėm mund tė mbrohej por dhe tė thyente ēdo sulm nga jashtė. Nė Bregdet, bie fjala, para viteve '60, njėsi tė tilla ishin simbolike e tė pėrqendruara nė tre-katėr pika tė caktuara. Ndėrsa, mė vonė, vetėm nė qytezėn e Himarės, nga njė togė ushtarėsh qė ish mė parė, u krijuan disa brigada speciale. ( Nė atė zonė, pėrveē shtimit tė trupave u ngritėn edhe posta kufitare e post-blloqe, ku kontrollohej me rreptėsi identiteti i ēdo udhėtari. Mė pas, zona e Himarės, u bė ndofta njė nga vendet mė tė militarizuara tė vendit, pėr shkak tė fillimit tė ndėrtimeve tė njė baze ushtarake tepėr strategjike.

NDERTMI I BAZES SE PORTO – PALERMOS

Qe pikėrisht, nė kuadrin e atij militarizimi tė pėrgjithshėm, qė Partia vendosi ndėrtimin e bazės ushtarako-detare tė Porto-Palermos. Gadishull i vogėl sa njė gisht, 100 e ca vjet mė parė, nuk i kish shpėtuar vėmendjes e mprehtėsisė sė Ali Pashė Tepelenės. Ai, kish ndėrtuar aty, njė kala mbrojtėse e vrojtuese. Askujt, ndėr gjithė brezat qė kishin jetuar atyre anėve, nuk u kish shkuar mendja kurrė se, njė shekull mė vonė, pikėrisht nė zemrėn e atij gjiri shkėmbor, do tė ngrihej njė fortesė tjetėr, por kėsaj radhe e nenėujėshme.

Ato vende tė ashpra e njėkohėsisht magjike, nė rrjedhėn e shekujve kishin parė lloj-lloj kalorėsish, armatimesh, kapedanėsh, uniformash e flamurėsh. Romakė, anzhuinė, saraēenė, katalanas, venecianė, italianė e gjermanė. Por, kėsaj rradhe, vizitorėt do tė vinin nga shumė larg. Nga mbrapa diellit. Nga stepat e thella tė Azisė sė largėt. Partia, i'a kish besuar ndėrtimin e bazės sė Porto-Palermos, Kinės Popullore tė Maos.

Ushtarakėt e parė kinezė nė Himarė, u dukėn aty nga fillimi i viteve '70. Tė heshtur, diskretė e me uniforma ngjyrė preshi, ata nuk ndaleshin fare nė qytezėn buzė Jonit, por vazhdonin rrugėn mė tej, aty ku shtriheshin pronat e Vezirit tė Janinės. Ashtu si dikur, sovjetikėt, tė cilėt patėn zgjedhur pėr bazėn e tyre mė tė madhe nė Mesdhe, njė pasha - liman, edhe kinezėt kishin vendosur t'a ndėrtonin tė tyren, nė karakollin e njė pashai.

Reaksioni i parė i banorėve fodullė tė Bregdetit, qe pakėnaqėsia dhe zemėrata. Veēanėrisht, kur mėsuan se rruga automobilistike Qeparo-Himarė, s'do kalonte mė buzė detit, mbi Porto-Palermo, por nė drejtim tjetėr. Pra, qarkullimi nė tė do ndėrpritej, ndėrsa rruga e re zėvendėsuese, do kalonte matanė maleve, pranė Pilurit. Rrjedhimisht, ajo pjesė e bukur e bregdetit, ish shpallur zonė sekrete e, vendi pėrreth, do rrethohej me tela me gjemba e ushtarė. E vėrtet, s'vonoi e pėr pak kohė, Himara, do tė shihte aq shumė ushtarė, aq sa ndofta kish parė gjatė gjithė ekzistencės sė saj. Dhe jo vetėm ushtarė. Qindra e qindra vetė, nga fshatrat pėrreth, natyrisht me biografi tė mirė, nisėn tė punonin nė Porto-Palermo. Ē' po ndėrtohej aty ? Qysh ? Pėr ē'qėllim ?.

Ēdo hollėsi rreth atyre pyetjeve, qe me shumė rrezik. Njerėzit arritėn tė mėsonin vetėm se po ndėrtohej njė objekt ushtarak tepėr sekret dhe aq. Pėr mė se 20 vjet me rradhė, aty nė shkėmbinjtė e nėnujshėm tė Porto-Palermos, u zhvillua njė nga betejat mė absurde tė ekzistencės totalitare. Ndėrtimi i njė tuneli ciklopik pėr strehimin e nenėdetseve. Njė tunel, i cili, sipas strategjisė surrealiste shqiptare, do tė kontrollonte si nė pėllėmbė tė dorės, ēdo lėvizje ushtarake nė detin Mesdhe.

... Pata rastin ta shoh atė bazė, vetėm njė herė nė jetėn time. Ishte viti 1988. S'kisha as idenė mė tė vogėl rreth madhėsisė, formės e trajtave tė asaj ēka qe ndėrtuar aty qysh prej shumė vjetėsh, prandaj, kur u ndesha me pamjen e saj, shtanga i befasuar. Habia e turbullimi, ishin aq tronditės, sa qė nuk kam pėr t'i harruar kurrė. Imagjinoni veten tuaj, nė hyrjen e njė megatuneli me pėrmasa gjigante. Pikėrisht nė zemrėn e njė mali shkėmbor. Nė njė vepėr jashtė mundėsive e fantazisė njerėzore !...

SHPELLA E POLIFEMIT ...

Pėr njė ēast, m'u duk se po pėrjetoja imazhet fantazmagorike, tė miteve tė lashta greke. Hyra brenda e, pėr sa kohė qėndrova nė tė, e ndjeva veten nė njė botė tjetėr. Ku ndodhesha ?! Nė shpellėn e Polifemit, nė honet e Qikllopėve, nė mbretėrinė e nenėujėshme tė Poseidonit? O perėndi! Si ish e mundur qė diēka e tillė, e krahasueshme me piramidat e Egjiptit, t'a kishin bėrė shqiptarėt ? Pėr vite me radhė, njerėzit kishin luftuar e qenė pėrleshur si tė marrė, me malin. Pėr t'i shkėputur nga gjoksi zemrėn. Mundimi eternel i Sizifit, vėrtet ish qesharak, krahasuar me atė punė torturuese, sa absurde aq edhe e pakonceptueshme.

Por, hiper-tuneli i Porto-Palermos, ndėrtuar pėr strehimin e dy nenėdetseve tė vetme shqiptare, nuk konsistonte vetėm nė shpellėn qikllopike, sa tė thellė aq dhe tė lartė e tė mbyllur me porta metalike dhjetėra tonėshe. Brenda tij, mund tė futej njė qytet i tėrė. Qe plot degėzime, anekse, zyra, depo e mjedise ku qenė instaluar rezervuarė karburantesh, armatime tė llojeve tė ndryshme, ofiēina mekanike, pjesė kėmbimi pėr mirėmbajtjen e mjeteve ushtarako-detare etj. Ish njė ēmenduri e vėrtetė, tė mendoje se, pėr gėrryerjen e ndėrtimin e tyre, qenė shpenzuar miliarda e miliarda lekė. Qenė blerė makineri gjigante speciale e tepėr tė shtrenjta nė Suedi e, mbi tė gjitha, kishin punuar mijėra e mijėra njerėz.

E kjo, pėrse? Pėrse, vallė? Njėmijė herė, pėrse?... Kur dola nga baza, isha endé i shastisur nga impresioni absurd e njėkohėsisht trullosės i njė mega-investimi tė tillė njerėzor e financiar. ( Aq sa vlera e tri hidrocentraleve, apo ndoshta, ndėrtimi i njė jete mė dinjitoze pėr njė popull tė vogėl tre milionėsh ).Dhe pyetjet e mia torturuese vazhdonin: Pse vallė ishin shpenzuar gjithė ato vlera e energji kolosale njerėzore e monetare ? Nė emėr tė cilės utopi, njė popull i tėrė qe hequr zvarrė, duke bėrė njė jetė mizerabėl ? Nė emėr tė cilės Perėndie, iluzioni, aventure a marrėzie ?

Ish buzėmbrėmje e, horizonti mbi detin Jon, kish marrė njė ngjyrė tė purpurte gjaku. Fare pranė hyrjes sė tunelit qikllopik tė Porto-Palermos,tė akostuara nė mol, dy nėndetėse tė vjetra e tė ndryshkura, tundeshin lehtė si tė pėrgjumura pėrbri njėra-tjetrės. Sa shumė mundim e lėngatė prej Sizifi qe harxhuar, pėr tė ruajtur ndryshkun e tyre tė pėrjetshėm. Sa shumė ! ...

www.simbad-detari.com

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara