HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


PRIMO SHLLAKU - POETI I HESHTJES DHE DURIMIT

-- nga Vasil QESARI

Vasil QESARI

( Rreth vargjeve dhe personalitetit tė atij qė do ta quaja “Bodleri” shqiptar )

"Raca e shkrimtarėve nuk e njeh Ferrin. Njė pjesė se banon nė Qiellin e Shtatė, njė tjetėr se asht i dehun me vetveten, kurse tė tjerėt thjesht sepse janė ateistė. Por, fjalėt e tė tri kategorive, kur bien jashtė, shkojnė pa pėrjashtim tė gjitha nė ferr. Ato qėndrojnė si kufoma pėrtej caqeve tė kohės dhe thėrrasin me za dantesk autorin e tyre qė t’i varrose ose t’i ndryshojė. E cili prej vdektareve mundi me u kthye mbrapa nė kohė ? Unė mendoj se ferri i fjalėve mund tė jetė sadopak edhe ferri i autorit … ".

Primo Shllaku
( Nga "Dy fjalė pėr shkrimtarėt" nė hyrje tė vėllimit me poezi
"Edhe fjalėt shkojnė nė ferr" )

* * *

Prolog:

Mik i shtrenjtė ! E mora me gėzim tė veēantė, librin tėnd tė fundit me poezi ”Edhe fjalėt shkojnė nė ferr”, me dedikimin e ēmuar: Pėr shokun e mikun, dashamirėsin e bashkudhėtarin e Kohės sė Durimit. Dhe e pashė, e lexova e po ashtu edhe u pėrpoqa ta deshifroj. Them kėshtu, sepse poezia mund tė lexohet e tė shijohet nė shumė mėnyra. Mund tė gėlltitet e tė shkaktojė pėshtjellim e tė vjella, tė pėrtypet si ēimēakiz e pastaj tė pėshtyhet tej me bezdi, tė mbahet nė gojė si llokum e pastaj, pas ėmbėlsisė, tė ndjesh hidhėrim. Por, ajo mund edhe tė lexohet e pastaj tė reflektohet rreth saj pambarim e, pėrsėri tė lexohet e pėrsėri tė reflektohet, gjer sa vėrtet tė ndjesh tė mallkosh veten, se pse e ke lexuar.

Pra, tė pėrjetosh frikėn e dyshimin se, me blasfeminė e saj, ka rrezik qė si lexues ti tė jesh bėrė complice bashku me autorin. Thėnė ndryshe, tė kesh bėrė njė sakrilegj e, pėr pasojė, tė shkosh bashkė me tė nė ferr ! – Poezia e Primo Shllakut bėn pjesė nė ketė kategori tė fundit. Jashtė tė zakonshmes ! Tė asaj qė lexojmė ditėn e harrojmė natėn. Plot absurde e paradokse. Njė varg i ngjizur me ekstravagancė e ēmenduri. Herė me sensibilitet, delikatesė, mirėsi e butėsi, e herė tė tjera me kontrapunto therėse, dhimbje, mallkime, kontraste, makabritet, ironi e tallje ...

Por, ndėrkohė, para se tė flas pak mė gjatė pėr poezinė e Primos, si mik i vjetėr i tij, s’mund tė rri pa u kthyer prapa nė kujtime, njė nevojė kjo e cila pėr tė qėnė tepėr i sinqertė, mė lindi qysh nga momenti kur preka kopertinėn e librit tė tij. Dhe kujtova shumė gjėra, tė cilat tani i pėrkasin njė tė kaluare tė largėt e qė s’di nė se krahasimi ėshtė i goditur, ngjajnė me ato letrat a reliket tona intime tė vjetruara e tė zverdhura nga koha tė cilat, ne i kemi vendosur prej kohėsh qė s'mbahen mend, diku, nė njė "sėnduk" tė fshehtė. Me shpresėn e kotė e vajtuese se me to, njė ditė do "ēudisim" botėn apo thjesht do tė justifikojmė ekzistencėn tonė banale mbi kėtė dhč.

Kujtime tė magazinuara nė rafte komosh me brava tė ndryshkura. Veshur me njė "tis" fluid kohor. Mbėshtjellė me njė materie tė paemėr e cila s’mund tė quhet as harresė e as kujtesė. Diēka qė ngjason me Vdekjen, por njėkohėsisht edhe me Jetėn. Diēka e pa emertueshme, e cila ėshtė endur si hije mes amnezisė sė njė kohe nė gjendje tė vazhdueshme kome si edhe shėndetit tė atyre pak gjėrave "tė vėrteta" qė mbetėn tė imprenjuara nė memorien tonė tė durueshme, duke u bėrė kėsisoj, pjesė e qenies dhe ekzistencės sonė shpirtėrore e fizike ...

Kjo letėr qė po tė nis, i dashur mik, ėshtė shkruar nė disa ditė, nė orė mėngjesi e netė tė vona, nė gjendje tė mirė shpirtėrore e nė "zbaticė" tė plotė morali. Ajo s’ėshtė thjesht letėr, por dhe mozaik kujtimesh, refleksionesh e mendimesh. Jo vetėm jehonė e marrėdhėniet tona, ndjenjave e sprovave tona letrare tė shkuara e tė sotme, por edhe rreth gjithė atyre qė pame e pėrjetuam. Parė nė kėtė plan, kam pėrshtypjen se kjo letėr ka nisur tė shkruhet jo para ca ditėsh, por shumė e shumė vite tė shkuara, fill pas shkėputjes sonė, nė kohėn e pėrfundimit tė jetės studentore; shkėputje e cila pastaj ka vazhduar nė vite si njė monolog i zhvilluar nė distancė e mbetur vazhdimisht pa pėrgjigje.

Kėsisoj, kėto faqe tė shkruara ngjajnė me njė letėr tė vonuar, tė mbetur diku nė "kutinė postare" tė njė vendi tė humbur e tė mbėrritur papritur nė destinacion pas dekadash. Imagjino habinė e marrėsit, nė ēastet kur ai hap zarfin e zverdhur e tė zhubravitur nga vjetėrsia e gjen brenda nė tė, njė letėr qė i pėrket njė kohe tjetėr. Njė letėr tė mbritur tepėr vonė nė destinacion, endur plot dėshpėrim e ankth shtigjeve e monopateve tė jetės, pėr vite e vite pambarim, duke sjellė kėshtu, vazhdimin e njė bisede tė kėputur brutalisht apo, ndofta, vetė absurdin e njė ekzistence imagjinare nė rrethana tė cilat s’kthehen kurrė mė.

Nė fakt, pėr tė qenė i sinqertė, ashtu siē mendoj se jam nė karakter e siē mė ke njohur dhe ti, kjo dėshirė s’ėshtė thjesht njė shprehje e nostalgjisė pėr vitet tona tė rinisė, tė cilat, tė mira apo tė kėqija, qenė pjesė e ekzistencės sonė. Pėr mua, nė kėtė mes, ka diēka e cila ėshtė shumė mė tepėr. Krahas kujtimeve, tė cilat janė mė se tė natyrshme pėr vetė moshėn tonė tė atėhershme, ( plot ndjenja e dėshira pėr tė zbuluar horizonte tė tjera ), ato qė janė brejtėse e pengje nė shpirtin e njeriut, mbeten pikėrisht dhimbjet pėr ato ēka humbur, revolta ndaj atyre qė i vranė apo i tjetėrsuan ndjenjat e jo vetėm ato.

Por, pėrse kėshtu? Pėrse vallė gjatė gjithė jetės, kam qenė e kam mbetur njė "rźver" i pandreqshėm, njeri qė kam jetuar vazhdimisht mė tepėr me tė kaluarėn se sa me tė ardhmen ? Sepse tė ardhme, pėr brezin tonė nuk pati. Mbeti tė kėtė vetėm tė kaluar. Kėshtu qė, duam apo s'duam, ne do mbetemi nė shumė aspekte robėr tė sė shkuarės e, kjo, jo vetėm pse aktualisht ndodhemi nė dhč tė huaj e as thjesht nga nostalgjia e "ksenitisė", por nga pamundėsia pėr tė jetuar natyrshėm nė njė atdhe tė lirė, pa intriga dhe egėrsi, pa hipokrizi e injorancė. Pra, pikėrisht, pėr atė arsye qė ti e nėnvizon dukshėm, nė vėllimin tėnd poetik "Lule nate" e qė unė e quaj sintezė ekzistenciale. Pra, pikėrisht pėr atė qė "brezi im ( ynė ) asht brezi ma fatkeq nga tė gjithė brezat qė janė gjallė sot nė Shqipni" ...

... Dhe le tė vijmė tani, ( me gėzimin naiv tė njė adoleshenti dhe nėnqeshjen e hidhur tė moshės burrėrore ), te njė kohė drithėruese. Tek ato "copėza" tė gjora e tepėr modeste tė ca prej kujtimeve tė jetės sonė plot trauma. Te koha e viteve studenteske. Ndofta mė mashtruesja e ekzistencės sonė mjerane. Fakulteti me orėt e kota tė leksioneve. Byrekėt 8 lekesh, tė mėngjeseve tona tė varfra, blerė tek baraka e xha Aristidhit. Copėzat e letrave nė prozė qė shkėmbenim nė orėt e mėrzitshme tė Materializmit Dialektik. Sytė mavi tė Luljeta K e cila me sharmin e saj bėnte tė ėndėrronim spikeret e televizionit italian. E, mė tej, diskutimet pėr letėrsinė: Sharl Bodlerin, Rembonė e Verlenin.

Pėr Rėne Klerin, Beatles, Zhan Gabė e Zherar Filipin. Pėr Sanremon e dėgjuar nė "dhomėn e shkodraneve", me friken e pėrgjimit nga sekretari i rinisė, Zyber G. a ndonjė spiun i tij ... Kush qe pėr mua, aso kohe, Primo Shllaku? Ashtu si David Koperfildi i cili pat zbuluar shokun e tij tė ngushtė tė kolegjit, Stritfordin, edhe unė kisha zbuluar mikun tim, Primon, duke i a dedikuar atij, mė pas, shumė veti e shije tė asaj adoleshence e formimi tė vonuar. ( Primo qė preferonte jo rastėsisht e, gjithmonė, veshjet e errėta tė cilat, bashkė me zbehtėsinė e fytyrės, i jepnin atij pamjen e dikujt qė kishte zbritur aksidentalisht nga njė planet tjetėr e qė jetonte midis nesh krejt gabimisht. Aty, nė njė mjedis ku, ai e ndjente veten dėshpėrueshėm tė huaj, nė njė vend e shoqėri krejt tjetėr nga ato, pėr tė cilat ai kish lindur)

... Nė parantezė, po shkėputem pak prej kėtyre kujtimeve e po citoj diēka nga vetė mendimet e tua shprehur nė Parathėnien e librit tėnd tė parė Lule nate e qė them se pėrkojnė absolutisht me ndjenjat dhe konsideratat e mia tė shprehura mė lart e nė vijim:”Na asistuem nė indiferncėn e tė tjerėve qė, tė ramė lehtėsisht nė grackėn e vitrinės, na vėshtronin me njė perziemje frike dhe ēudie si diēka zbavitėse dhe ekzotike. Natyrisht, unė s’bėja pjesė nė kategorinė e atyre qė tė shihnin me frikė e ēudi! Pėrkundrazi, miku im, ti ndikoje tek unė nė ēdo gjė e, vazhdimisht, pėr mirė. Mbi tė gjitha, nė shikimin tėnd pėr jetėn. Me njė sens krejt tjetėr nga realiteti totalitar qė na rrethonte. Me njė ndjenjė tė fshehtė rebele qė kish brenda saj, zemėrim e protestė, qesėndi e pėrēmim. Me njė sens tė hollė tė pėrmbajtur por brivido, pėr tė bukurėn e gjithēka qė ish e huaj e sidomos oksidentale. Me ato mistere idesh e konceptesh qė askush prej nesh s’i njihte, e qė ti i mbaje fshehur brenda teje. Aty, brenda njė "kasaforte", ēelėsat e sė cilės qenė hedhur pėrgjithmonė nė njė pellg tė thellė helmi, fataliteti e deziluzioni. Sepse, Primo Shllaku, ishte vėrtet njė sfinks ! ...

Ti, atėherė, ishe vėrtet "star" i dijes por, mbi tė gjitha, i heshtjes e indiferencės, vuajtjes e dhimbjes. Ironisė e pėrēmimit. Krenarisė e pėrbuzjes. Shumė tė paktė, ose ndofta askush, arrinin t’i kuptonin ato. Sepse qe tepėr e vėshtirė tė mund tė ēaje, tė zbuloje e pastaj tė dekriptoje HESHTJEN tende. Se ajo qe vetė deviza jote. ( A ka njeri qė flet kaq pak si puna ime ? A ka njeri qė duron kaq shumė si puna ime ? – “Arti si anmik” ). Edhe pse, brenda heshtjes tende, kish shumė klithma. Edhe pse nė qetėsinė tende kish tėrmete e, nė durimin tėnd, padurim. E, unė, dije, tė kam ēmuar pikėrisht pėr ato cilėsi e, ka qene ajo arsyeja qė ti mbete jo vetėm njė shok, por edhe njė shembull pėr t'u imituar. Natyrisht geni yt, ADN - ja jote s’ngjanin me tė miat. Ti ishe nga Veriu, pasardhės njerėzish tė kultivuar e tė diplomuar nė seminaret e universitetet e Evropės, religjiozė apo laikė. Me kulturė, koncepte e vėshtrime tė emancipuara pėr jetėn e lirinė. Ndėrsa, unė, vija nga Jugu, prej njė mjedisi social e familjar tjetėr. Por, me njė tipar ndofta tepėr dallues. Me sensibilitet e kėrshėri pėr tė zbuluar e kuptuar lirshėm misteret e jetės. Dhe, u bė pikėrisht aty, nė fakultet, ballafaqimi dhe njohja jonė e parė, jo vetėm si studentė, po dhe nė aspektin gjenetik, social, ideor, krahinor e moshor. E, nė atė proces, s’pati asnjė problem. Pėrkundrazi, shumė gjėra na bėnė tė konvergojmė, fillimisht nė heshtje e distancė e, mė pas mė direkt, nė mirėkuptim tė plotė e konsideratė tė ndėrsjellėt ...

... Vijojnė pastaj njė sėrė ngjarjesh, pėr tė cilat ti ishe personazh e qė mua s’mė vjen rendė tė t'i them, edhe pse e di qė ti s’dėshiron tė t'i pėrmend. Mbi tė gjitha, zbulimi nėpėrmjet teje i simbolisteve franceze: Bodlerit, Verlenit, Rembosė. Njohja me "poetet e mallkuar", shėnoi njė ēbėrje, njė pėrmbysje, njė ekzistencė tė re nė shpirtin tim. Edhe sot e kėsaj dite, s’arrij tė kuptoj se si ish e mundur qė, me njohuritė e mia minimale tė kohės, nė gjuhėn e Molierit, tė mund tė arrija tė kuptoja e tė pushtohesha aq shumė nga ata autorė. Nga magjia e verbit simbolist bodlerian. Nga vokabuleri i tyre i padėgjuar kurrė mė parė e qė pėrmbante fjalė, gjendje e koncepte poetike e shpirtėrore, gjer atėherė krejtėsisht tė panjohura. Tė tilla si: alkimi dhembjesh, madrigalė tė trishtuar, klithma mjelmash, spleen, metamorfoza vampirėsh, femra lesbike, kadavra tė krimbzuara, danse makabre", shatėrvanė gjaku, parfume egotike, vallėzime gjarpėrinjsh, lumenj harrese etj. etj.

... Mik i dashur ! Do tė doja tė shkruaja diēka pėr vėllimet e tua e, veēanėrisht, pėr kėtė tė fundit: Edhe fjalėt shkojnė nė ferr. Por, para se gjithash, dėshiroj tė them se ato janė njė dhurate tepėr e ēmuar pėr mua. Diēka, tė cilėn e kėrkoja me insistim, qyshkur morra vesh qė kishin dalė "nė dritė". Sepse, duke pasur nė dorė poezitė e mikut tim tė mirė, po i hiqja vetes njė peng tė vjetėr. Njė dėshirė tė hershme pėr t'a "zbuluar" Primo Shllakun, nė njė aspekt qė s’kisha mundur t'a njihja kurrė. Ja pse, para se t'a bėj kėtė, ( pra qė tė flas direkt pėr poezinė tende ) dėshiroj sėrish tė meditoj e tė kthehem pėrsėri tek e kaluara. Nė ato kohė vrastare, kur ti kishe pėr dashnore vetėm Heshtjen, sa e sa herė kam pyetur veten: A mund tė shkruante poezi Primo e, nėse po, ē'poezi do ishin ato ? E, asaj pyetje, pastaj, i pėrgjigjesha po pėrsėri vetė, duke arsyetuar pak a shumė kėshtu: Primo, natyrisht qė mund tė shkruante poezi e nė gjini tė tjera letrare. Kjo s’ishte aspak problem. Problem ishte se ē’lloj poezie mund tė shkruante. Vallė, poezi si ato qė shihnim tė dielave nė gazetėn Drita, tė cilėn e blinim me njė monedhė 5 lekėsh, nė Broduej ? Jo, absolutisht, ajo as qė mund tė mendohej. Atėhere, duhej tė behej fjalė pėr poezi tė njė natyre krejt tjetėr, tė cilat ai padyshim, i mbante fshehur, diku nė njė bllok sekret shėnimesh a fletore klandestine ?! Jo, them se as kėtė s’e bėnte, Primo Shllaku !

... Ai qe katėrcipėrsht inteligjent, ( e, ndėr tė tjera, zotėronte nė mėnyrė perfekte edhe atė instinkt tė pėrsosur mbrojtje, tė kalitur nga pėrvoja e vuajtjeve e terrorit qė kishin hequr shumė nga rrethi i tij ). Pra, Primo, pėr fat tė tij e mė gjerė, kish pėrvetėsuar nė mėnyrė tė natyrshme atė aftėsi qė tė mos linte asnjė gjurmė, asnjė shenjė, asnjė dėshmi tė asaj ēka ai kish nė mend. Por, atėherė, si ja bėnte vallė ai pėr tė bluar gjithė ato superndjenja, gjithė atė materie e lėndė shpirtėrore qė ziente brenda tij ? Ashtu si kafshėt ripėrtypėse, gjykoja unė, tė cilat ribluajnė ushqimin e ditės gjatė natės, edhe ai i sillte e risillte pėrbrenda vetes ( si nė njė mekanizėm plot ingranazhe tė komplikuar ) idetė, vargjet, fjalėt e simbolet e tij letrare. Ai krijonte e ndėrtonte gjithēka nė shpirt e, pastaj, i magazinonte ato nė kokė, duke i mbajtur xhelozisht tė fshehura aty. Tė paktėn, ( e pėr kėtė ai qe i sigurtė gjer nė vdekje ), nė kafkėn e tij, s’do mund tė depėrtonte askush. Sepse, ajo ish njė kasafortė, ēelėsat e sė cilės i mbante ai e vetėm ai. ( Poezia ime asht poezia e heshtjes. U krijuan dhe kurrė s’dolėn prej mitrės qė i ushqeu ). Pra, pėrfundimisht, isha plotėsisht i bindur qė Primo, qysh nė Kohėn e Heshtjes, durimit e pėrballimit tė pėrbuzjes, krijonte poezi tė cilat qeshė i ndėrgjegjshėm se ishin krejt ndryshe nga ato qė botoheshin me tonelata nė shtypin e kohės. Poezia e Primos, ishte e Primos dhe ... pikė !

Vite mė vonė, kur kaluan shume kohė dhe u rikthehesha kujtimeve tė viteve qė kaluam bashkė si studentė, s’mungoja tė pyesja pėrsėri vetveten: Aty nė atė humbėtire ku e kane syrgjynosur, ē’bėn vallė, Primo? A shkruante ? E, nė se shkruante, si do tė ish poezia e tij ? ( Pėr mue heshtja u ba Kishė, poezia altari i saj dhe unė qė veja papra nė vazot e tij lulet e mia tė natės – ”Lulet e natės” ). Informacionet nga miku im ishin zero: Ku ndodhej, ē’bėnte dhe me se merrej Primo ? Ishte kjo, njė pyetje qė pėrmblidhte njė hark kohor prej shume e shume vitesh, pothuajse njė jetė tė terė. Nėse ai, s’ishte thyer a vetėvrarė, pa dyshim qė do kish bėrė diēka. Paēka se ajo, ndodhej salduar mirė brenda kasafortės sė tij. Nė tė kundėrtėn, po qe se ishte "dorėzuar", fundi i tij do tė kish qenė edhe mė katastrofal e tragjik. Sepse, me tė tillė materie ishte mbrujtur ai njeri ! ( ”na asistuem nė mrekullinė e pėrzgjedhjes spontane qė na dha mundėsinė tė gjenim vlera themelore aty ku ato as qė priteshin. Na mbritėm deri tek kufijtė e ekzistencės, te koma sociale, te HESHTJA dhe atje ndertuam ēerdhen tonė tė fundit. Ky qe shansi ynė i parė ( dhe i fundit, do tė shtoja unė ) i vetė mbijetesės” ...)

... Fakti i bukur qė sot, mbaj nė duar vėllimet e tij poetike e qė pa dyshim, nė tė ardhmen do kem kėnaqėsinė tė kem dhe shumė krijime tė tjera, mė jep lajmin e gėzuar se Primo Shllaku ėshtė “gjallė" e s’ka qenė "dorėzuar" kurrė ! Ai arriti t'a shohė "ēastin fatlum", tė asaj qė kish ėndėrruar e shpresuar e qė njė dite edhe mund tė ndodhte, por me bindjen se jo nė tė gjallė tė tij. Tė arrinte atė qė ishte objekt i poezive tė tij, LIRINE. Por jo, njė liri thjesht politike a sistemi social, por tė diēkaje e cila qėndron, komplet, jashtė kornizave tė mendimit fillestar tė individit i cili i ka shpėtuar pėr mrekulli, kasaphanės totalitare. Diēka sublime, eternele, tė pakapshme, tė pa formė, diēka qė ka trajtat e paqarta tė njė ėndrre pėr tė cilėn njeriu, uron tė mbetet gjithmonė ėndėrr e tė mos bėhet kurrė realitet. I lirė tė merret, pra, me mjeshtėrinė e “zejtarisė” sė fjalės. Them “zejtari” e jo thjesht art, nga qė fjala mund tė farkėtohet vetėm nė zjarr e, ajo, ashtu si heshtat e sėpatat, mund tė pėrcjellė edhe shumė mėkate. Sepse, siē shprehet me tė drejtė Primo: Fjala āsht arma vrastare, por edhe balsami qė shėron.

Poezitė e tua, lulet e tua tė natės, siē i quan ti, janė njėkohėsisht edhe Lule tė sė Keqes e dhimbjes sė shpirtit e ato, ndėr tė tjera, mė kujtojnė Charles Baudelaire. (... Poezitė e mia ... kishin tė bėnin me natėn e krijesat e saj: andrren, makthet, pėrbindėshat, frikėn, veten tonė tė panjohun e tė pazbulueme, diktaturėn e pėrsėri andrren" ). Por, dihet, realiteti kohor e fati individual i Bodlerit, universi i tij krijues dhe vuajtja e thellė e shpirtit tė tij pėrballė mjedisit social mashtrues, shtypės e hipokrit tė kohės. Pėrballė varfėrisė e borxheve, ėndrrave e realitetit, dashurisė dhe zhgėnjimeve. Dritės e hijeve. Se mirės e se keqes. Vdekjes e amshimit, shpirtit e materies, artit dhe banalitetit, ėndrrave e opiumit, femrave dhe kėnaqėsive voluptuoze. Poezia e Bodlerit ėshtė jo vetėm plot kontraste dhe dridhėrime, plot ankthe dhe neuroza, por mbi te gjitha ėshtė protestė. Shprehja e njė ndjenje lirie universale, dėshira pėr te shkallmuar me pėrbuzje njė sistem "vlerash" hipokrite, false, meskine e tė degjeneruara. Klithma e njė shpirti jo vetėm tė ndjeshėm poetik, por dhe tė njė transformuesi tė "kodeve" letrare e morale tė kohės. Por, a ka paralelizma mes epokės totalitare shqiptare dhe universit bodlerian ? Them se ka e, bile, shumė. Ėshtė kjo arsyeja pse, Bodleri, pat qenė prej kohėsh e mbetet gjithmonė, autori yt i preferuar, frymėzuesi, idhulli, referenca jote e pėrhershme vuajtėse poetike.

Herė-herė, ky frymėzim i natyrshėm e i pashmangshėm prej poezisė sė tij, edhe pse dėshiron tė shprehė njė simbolikė nė kontekst tjetėr, ėshtė aq interesant sa qė mendoj, ( kjo gjė mund tė nuhatet vetėm nga njohės tė mirė tė Bodlerit ), se shpaloset qartė. ( Duert e mia bajnė dashuri lesbike, nen pėrqafimin plot fantazi tė prangave" – “ Etyd” ). Ose tė vijojmė mė tej, me ndikimin e natyrės sensuale tė vargut bodlerian: ”Syni im i etur / do ta ndjeke dhe ai / linjėn e njohun tė supit tand / tė ijės / dhe tė kofshės – “Kam me jetue” ). Ashtu si pėr Bodlerin, dashuria pėr ty ėshtė njė plagė qė ti thua se: s'duhet t'a shėroj ( Dashunia pėr ty ), e cila pastaj tė kujton edhe njė rimineshence tė dashurisė sė Balzakut ndaj konteshės Hanska, nė njė letėr tė tė cilit shkruhet se: dashuria pėr ty ėshtė njė sėmundje nga e cila s’dėshiroj tė shėrohem kurrė ...

Natyrisht, ndryshe nga ti, unė s’e kam pėrjetuar tout ą fait gjendjen e pozicionin tėnd dramatik e, pėrveē kėsaj, s’e kam tė lindur genin poetik, nervin dhe sensibilitetin e analizės letrare e figurative tė asaj morie mbresash tė marra nga realiteti i pėrjetuar nė kushtet e tua specifike. Po ashtu, ndofta edhe atė forcėn e duhur sintetike tė shprehjes sė ndjenjave, me aq mendim tė koncentruar, tė krijuar nė rrethanat e njė ekzistence tejet tė veēantė. Por, kam dėshirė tė citoj kėtu, njė mendim shkruar nė Projektin e Parathėnies sė librit tėnd se: poezia ime asht poezi e heshtjes. Ai qė lexon Projektin e Parathėnies e bashkė me tė fjalėt drejtuar "Lexuesit", mendoj se ka marrė nė dorė atė qė diku e kam quajtur mot de passe, e cila lejon tė hyjė pa vėshtirėsi nė botėn dhe kuptimin e vėllimit. Aty ėshtė sinteza, motivi-bazė, shpjegimi, misteri, makthi, frika dhe njėkohėsisht, kuraja e shkrimit dhe ekzistencės sė poezive tė tua. Aty qėndron drama e, kjo ėshtė njė nga gjėrat mė tronditėse, por dhe mė emocionuese tė librit. Drama dhe koshienca e faktit tė pranuar me sinqeritet dhe burrėri se, nė epokėn qė lamė pas, ”ne asistuem nė pafuqinė tonė fajtore pėr t'u thėne jo fakteve qė na pėrlanė jetėn, energjitė, moshėn, pėrpjekjet, andrrat".

Ndėrkohė, shumė subjekte e pasazhe tė poezive tė tua tė natyrės lirike nuk janė thjesht, tė bazuara mbi marrėdhėniet ndiesore tė dy personave. Poezia jote lirike, merr karakter universal, nė kuptimin e njė universi realo-absurd i cili kufizonte e mbyllte ēdo horizont pėrreth nesh. Nė njė klime tė tillė asfiksie, lirika jote gulēon e merr frymė si aziatike. Nenė koracėn e njė atmosfere mbytėse, plot "tabu", tė cilat u japin ndjenjave e raporteve intime njerėzore, njė fatalitet e pesimizėm tė pashmangshėm omnisocial. Kėsisoj, tė tilla janė simbolika e ndjenjės sė pėrbashkėt pėr "ajrin" qė s’duhej por qė ishim tė shtrėnguar t'a thithnim ( Ka diēka nė ajėr ), pėr ”fytyrat me shumė dritare”e terr pėrbrenda ( Intimitet ), pėr ditėn”kur shpina jote mbeti nė fund tė rrugės” me shpresėn e takimit nė njė”ditė tė pacaktueme” ( Dita e pacaktueme ), apo pėr”qytetet e varrosuna tė kohės sė humbun”, pėrkundrejt diejve qė rrahin pragun e shtėpisė tende tė lindjes ( Njė ēast qė zgjat ) e lumenjtė qė ecin drejt fatit tė "ngarkuem me temat muzgore tė "Qytetit Kryepremė" ( Lumi ). Them, po ashtu se, po aq i mrekullueshėm ėshtė edhe pasteli qė ti pėrdor pėr tė ngjyrosur”tablonė e qytetit tėnd pa ngjyrė qė luan trishtueshėm tangon makabre tė vdekjes ” ( Nostos ). E pėrsėri, nė atė atmosferė zie, ngre krye motivi yt i Heshtjes, motiv dominant qė gjallon Netėve ( Mosprani ) e, mė pas, ai gjykim, sa i dhembshėm po aq edhe i vėrtetė se,”dashunia ik, ik gjithmonė”, se”se ajo”s' ka fytyrė, ka vetėm shpinė” e, me pas, dyshimi apo mėdyshja se”ajo kthehet e vjen prapė. Ndoshta ... ( Dyshi ).

Dhe pse ti, pretendon figurshėm se, poezia ”Incompiuta”, ėshtė e pa pėrfunduar, nė idenė e ndjenjėn qė t'i ke pėrjetuar me njė pasion diabolik bodlerian, ajo me metaforėn e pėrkryer dhe antoniminė e saj goditėse, ( tė cilat dalin jo prej racionalitetit intelektualo - poetik por prej sensibilitetit e pėrjetimit sublimo - fiziko - psikik tė njė pasioni me pėrmasa tė pa pėrshkueshme ndiesore ), ajo pra, pėr mendimin tim, bėn pjesė nė radhėn e njė prej poezive mė tė mėdha e mė tė bukura tė vėllimit. E kjo e ka njė arsye, kjo ndodh pėr faktin se shpirti yt vuan, sepse ti dhe ajo jeni diēka e “pambarueme”, diēka qė qėndron gjithmonė pezull mes tokės e kozmosit, mes reales e ireales, mes sė vėrtetės e gėnjeshtrės). Sepse bota jote, nen lėkure dhe ndėr sy, ėshtė krejt tjetėr nga bota e tė tjerėve; ėshtė produkt i njė muzike tė dalė nga "fyejt qė bien ndėr kockat" e tua, nė "njė stinė tė pritun" qė ti mendon se s’do vije kurrė e qė, pėrveē dhembjeve e "spleen"-it, s’ka pėr tė sjellė kurrė ndonjė ēast tė gėzueshėm nė jetė, sepse ti "je bira e zbrazėt qė len dielli kur ikė" por, njėkohėsisht "edhe bira e plotė qė ban hana kur vjen" ...

... Dashuria jonė, Primo, mendoj se shpesh herė, nė mos nė mė tė shumtėn e rasteve, ėshtė torturė e kujtimeve tė shkuara. Sepse pėr ty "dashunia nuk ka tė ardhshme, ajo ka vetėm tė kaluemen". Pra, tė kaluarėn e njė kohe kur "lumenjtė ishin kufijtė e botės" e kur ti dashuroje njė "grua arkivol". Atėherė kur nuk shikoje me larg se bregu tjetėr pėrballė teje. Njė kohė kur ti "s'kishe harxhuar asgjė nga e ardhmja", kur ende nuk arrije tė kuptoje se kjo e ardhme do tė kish pamjen e njė gryke tė frikshme shpelle ku "ti ishe stalaktiti e ajo stalagmiti". Por, medet, nė dashuri, llogaritė nuk ka bere kurrė vaki tė dalin, "jek e jek". Ėshtė pėrsėri xhelati Kohė qė prish gjithēka. Ajo KOHE me germa tė mėdha, sė cilės pėr njė ēast ti i besove pa ditur se ajo ka rregullat e saj tė lojės, nga tė cilat ti ishe i pėrjashtuar ( shumė kohė pėrpara se sendet tė bėheshin pjesė e jotja ). Se ti e dashuria, ishit "tė ndryshėm", ndaj ajo s’zgjati pėr ty nė amshim por vetėm "njė jetė". Sepse dashuritė e tua, Primo, kane filluar gjithmonė "prej gjysmės", ndaj edhe jeta e tyre ka qenė vazhdimisht e shkurtėr ...

Intermexo nė vend tė “Non Comment”

1) Cilėt janė "ATA" pėr tė cilėt nuk do tė flitet mė ? Ata pėr tė cilėt u fol sa pėr tė mbaruar fjalėt ? Ata qė do flitet edhe fare pėr pak kohė ?... ( "Non comment" i njė poezi pa datė ).
2) Kush guxoi tė bėjė njė poezi tė tillė pėr "HUNDEN" ? Pėr atė qė tė gjithė e nderojnė pėr ēdo mėngjes me grusht ? Pėr atė qė ne i detyrojmė jetėn" ? Pėr atė qė ne i kėndojmė dite e natė ? Pėr atė qė i urojme tė rrojė mė shumė se bjeshkėt tona ?... ( Pėrsėri "non comment" i njė poezie pa datė ).
3) Thuaj njė qind herė "ashtu", pėrsėrite edhe njėqind herė tė tjera fjalėn "ashtu". Goja e mendja jote ka pėr tė pėrsėritur pėrgjithmonė tė njėjtėn fjalė. Sepse vėrtet "ashtu" ka qenė ... ( Edhe njė herė tjetėr "Non comment" i njė poezie pa datė ).
4) Ata, donin vdekjen tende PRIMO por, njėkohėsisht edhe lindjen e OMIRP-it. Cili ėshtė ky emėr i panjohur ? do pyesėsh ti. Hiē, njė emėr pa rendėsi, si mijėra, si miliona tė tjerė ... ( "Non comment" pėr njė poezi pa datė )
5) Flaki tej lulet e sė keqes tė shoqėruara me klithma dėshpėrimi, po ashtu edhe gonxhet vrasėse e opium – ndjellėse ! Vetėm kėshtu do tė pėrjetosh dashurinė tende tė ... njėanshme ( "Non comment" pėr njė poezi pa datė )
6) Mesha mortore e vargjeve tė tua, duket se nuk arriti tė kėtė Te deum - in e gjėmės qė ti u kishe parashikuar. Pėr habinė tende dhe ne tė tjerėve! Pėr fatin tėnd e tonin ... nata u kthye nė ditė dhe dita nė nate e yjt vazhdojnė tė xixėllojnė pa pushim nė qiell duke thyer gjithė ligjėsitė kozmike ... ( Dy fjalė pėr poezinė pa datė: Meshė mortore pėr vargjet e mia ).

Fund i intermexos

... Koha e jetuar prej teje, Primo, ishte ajo e paradokseve mė absurde. Koha e mėnyrės "kushtore". Koha kur ashtu si pėr gjithė bashkėkohėsit e tu ēdo ditė e jotja ishte "saktėsisht e pėrsosun" me ēdo ditė tė tyre. Koha kur ti dhe liria, ( tė cilėn ti e thėrrisje me emrin X ), u ngjante dy pemėve qė "era i afronte", por qė qenė tė dėnuara "tė vdesin veē", ashtu si "peshku i vogėl" tė cilit "njė diell i a nxehtė i thithte ujin". Ishte koha kur "dielli kthehej ne qé qė lirojnė mbas perėndimit ", kur tė vėrtetat e dritės sė tij ktheheshin tek ty nė vargje, tė cilat binin pastaj dhimbshėm si "gozhde ēekiēi" mbi trupin e Jezu Krishtit. Ishte koha "e dehjes me shishe”, atėherė kur ti thėrrisje pėr tė kėrkuar shpėtim me klithjen "unė due tė fluturoj", tė fluturoje "si shpend" i lirė. Por s'qe e thėnė ! Ish e ndaluar! Atėherė ... shyqyr qė ka natė. Shyqyr qė Zoti ka krijuar natėn! Pa ēka se ajo ka "klithma, bile pėrbindėsha"! S'ka gjė, Primo, mos u frikėso! Vetėm natėn, ti mund t’i mbash mend tė gjitha, sepse, ti e ajo, keni tė njėjtėn "shenjė", tė njėjtin talisman. Vetėm natėn ti "ke njė zemėr qė rreh dėshira tė forta". Jetoje pra, natėn ! Freskinė e saj. Se ditėn mbi buzėt e tua "etja ėshtė prapė e verdhė". Vetėm natėn, fjalėn Dashuri, ti mund ta zėvendėsosh lirshėm me fjalėn Liri ( Dashunia jo ... ). Rrugė tjetėr s'ka ! Sepse ti dhe jeta jote, jeni tė rrethuar me "gurė"; ti nuk ke se ē'humbet, pėr ty "rrezik vdekje ėshtė njėlloj si tė thuash rrezik jete"...

... "Edhe fjalėt shkojnė nė ferr" – kjo pėrmbledhje poetike, simfoni dhimbje, revolte e trishtimi e cila ka brenda saj lėngatėn e Requiem – eve tė Moxartit, sė cilės ti i vure "fjalė tė reja", mund tė them se mbyllet me Testamentin tėnd. Ai ėshtė sintezė e jetės tende. Ėshtė histori e rrugės se pėrshkruar me kėmbėt qė vendosen "qė ti te ishe aty e jo aty ku duhej tė ishe". Me duart e tua "tė vetmet kėngėtare tė heshtjes". Me kokėn e cila "ka dashtė qė ti tė doje vdekjen". Ajo kokė sovrane qė tė ka urdhnue kėmbėt, qė vazhdon ende tė lėshoje klithma prej shpendėsh detare, nė njė mjedis ku ndodhen njėkohėsisht "deti i ndrymė, pylli i ndezun dhe reja epshore". Ėshtė testament vdekje e jo vetėvrasje. Sepse, ata e kishin vrarė vetėvrasjen !

Gjėma e zezė, tmerri e pėrsosmėria e makinės dėrrmuese totalitare, bėhet kėshtu edhe imperatorja e vdekjes, e cila arrin tė zotėrojė plotėsisht monopolin mizor tė mortjes. Ėshtė ajo dhe vetėm ajo, e cila cakton e vendos se ku, kur e si do tė vdesė a do t’i merret shpirti njė gjallesė. Them gjallesė, nė sensin e njė frymori, sepse ajo makinė e pėrbindshme morti, ka tė vetėn monopolin e llahtarshėm tė vdekjes, duke sfiduar kėshtu ēdo Perėndi. Nė rrethana tė tilla, vetėvrasja s’ekziston, ajo ėshtė e drejta vetėm i saj ! ( Lum ata qė pėrshtaten ). Ndėrsa, nė njė cikėl poezish qė enden si re tė ngrysura nė qiell tė zi, lexuesi ndjen thellė qėndresė e durim. A mos vallė nė to, poeti bėn rolin e Mesisė ? Absolutisht jo ! Ato, janė poezi ku referenca tė padukshme tė natyrės religjioze, mendoj se nuk kanė tė bėjnė aspak me subjekte a inspiracione biblike, por u referohen kalvarit tė vuajtjeve, dhimbjeve, spleen – it e dėshpėrimit, tė cilat s’tė ēojnė drejt vdekjes por rincarnazioni - it. ( Betlehem, Udha e Krygjės, Kreshmė, Ftesė )

Epilog:

Epilog i kėtyre radhėve, mendoj pra, se ėshtė pikėrisht kjo poezia – testament qė vijon mė poshtė. Poezi e shkruar me ironi tė thellė, shoqėruar me njė solemnitet diabolik funerali, pėr t’u hakmarrė ndaj atyre qė tė ēuan nė ferr, duke u lėne pas fjalėn tende qė ata tė gėzojnė padrejtėsisht, nė parajsė. Shkurt muhabeti: nė njė botė dhe tejbotė tė kthyer bythėpėrpjetė ! Ėshtė kjo arsyeja pse, nė vend tė fjalėve tė fundit, tė cilat do tė ishin lapidar prej balte ndaj njė njeriu qė s’merr vesh nga poezia, si edhe gjithė atyre qė shkruajnė vargje tė damkosura pėr tė shkuar direkt e nė ferr, unė preferova pikėrisht vargjet e poezisė me poshtė, tė cila janė dhe epilogu i kėtyre shėnimeve tė mia modeste, rreth poezisė sė Primo Shllakut:

ARNA BORE

Atė ditė
kur tė iki
do tė jetė nji ditė me borė.

Kuaj tė mdhej
me trokun epsharak
do tė pjerdhin me zā tė naltė
gjatė ktij udhtimi.

Zogj tė ngrimė,
veshun randė pėr jaz
glacojnė shpirtin e vet
nė vend tė duartrokitjes.

Nji ēetė e krrusun hijesh
ēan me gulshim,
skllopin e ndytė tė borės
e lagun deri nė sqetull.

Gjurmėt e tyne tė murrme
e vijat e rrotave
janė poezia ime e fundit
pėr kėt sezon.

Nė atė furrė ku do tė pushoj,
prapė do tė pėrgatitem,
qė tė kthej si shpend i nxehtė
nė atė stinėn tjetėr
plot arna bore.

18.01.2002


PRIMO SHLLAKU PRIMO SHLLAKU: Nė fushėn e letėrsisė... e vjetra nuk po ndigjon me dhanė shpirt, kurse e reja āsht e pafuqishme me lé. Leter nga poeti Primo Shllaku per Simbad Detarin (Vasil Qesarin)

I dashur Simbad,

Gjeta nė Internet faqen pėr mue dhe m’u kuq faqja. Unė nuk jam msue me folė kush pėr mue, sidomos levdatat mė sticojnė. Nė skenėn e letrave tė sotme shqiptare sipari i madh i ndamjes sė epokave po ngurron me ra, gjā qė vėrteton se pėrfundimisht dami ma i madh ndodhi nė fushėn e shpirtit, nė art dhe nė etikė. Tė gjitha fushat e tjera tė veprimtarisė njerzore ndėr ne e kanė marrė prej kohėsh veten dhe po ecin me njifarė ritmi drejt risive pa kundėrshtarė seroizė e organikė. Nė fushėn e letėrsisė qė ne na intereson, si rezulat i gjendjes aktuale nė tź, nė tė njajtėn hapsinė janė tė detyruem tė bashkėjetojnė kufoma tė ndiēme e trupa nė fill tė mortjes me foshnje shtatnike e adoleshentė azmatikė, zhgabzime pleqnie tė kėlbazuna me qenie tė njoma transparente e buzėqershi. Letėrsia e sotme shqipe i pėrngjet nji shtėpie tė braktisun, qė bimsia e harlisun e mungesa e krasitjes ka krijue nji lamsh degėsh e rrajēash qė kanė ngujue nė nji ferr bashkėjetese llastarė tė njomė me degė tė thata tė breme prej krymbit.

Kjo vjen prej se kemi nė krye tė mendimit zyrtar e akademik (sinonime kjo fjalė ndėr ne me epidemik) shqiptar zhgaba tė stėrmoēme tė shtatit tė Alfred Uēit i cili tue pasė shkrue njiherė kundėr mendimit tė ri estetik tė shekullit XX, sot pritet tė presė si estet e si mami fmijėt natyralė tė atij mendimi “dekadent” ndėr ne. Dhe pikėrisht pėr ketė arsye vazhdon me jetue e me mbretnue Smajl Kadar(e)ja, trup i kangrenizuem prej shpirtkazmėrisė sė historisė e aktualisht shpėrlamės kazanash tė nji ish-kuzhine tė yndyrshme. Letėrsia shqiptare jeton sot nji periudhė tė rrezikshme asfiksie ku e vjetra nuk po ndigjon me dhanė shpirt, kurse e reja āsht e pafuqishme me lé. Pėr modestėt e njerzit e lindjes pa kumbar kjo kohė āsht nji anmik ma tepėr dhe formulat e eutanazisė nuk rezultojnė prodhimtare.

Mė ngjallėn kujtime tė vrullshme fotot e jetės “aksionare”. Megjithse unė pėrgjithsisht e kisha krejt tė shlyeme kohėn e jetės studentore si nji periudhe kryekput e pajetueme, ato foto me diell nė zenit dhe ftyrat tona tė hijezueme si diēitura kėlthitse tė nji jazi brźznor. Ata miqtė e mi shkodranė qė kanė marrė pėrsipėr botimin e Martinit, po mė sorollatin dhe ma kanė nxjerrė faqen e zezė edhe para gjermanes qė ka marrė pėrsipėr financimin e librit pėr tė shoqin. Tashti i kam dhanė ultimatum dhe, kujtoj, rrenat kanė mbarue dhe jemi nė zgripin e sė vėrtetės. Pėr dhjetė ditė e pres, ma nė fund. Uroj tė jesh mirė e tė mbetesh i lidhun me fjalėn e bukur e bukurinė e fjalės.
Pėrshndetje e shumė tė fala familjes!
I yti: Primo Sh.

-- letra nė fjalė, marrė nga Klajd Kapinova prej faqes sė Simbad Detarit nė Internet

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara