HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


150 vjetori i lindjes ( 1856 - 2006 )

MISTER SIGMUND, DOKTOR FREUD...

-- nga Simbad Detari

Vasil QESARI

NJERIU FREUD

Gėzuar ditelindjen, Doktor Freud !
Sigmund Freud, 1907 Sikur te jetonit, sivjet ju do te ishit 150 vjeē. Me ē'emėr do te duhet t'iu flasim sot, si t'iu quajmė ? Ka shume qe ju thėrrasin "mjeshtėr". Te tjerė nuk ngurojnė t'iu flasin thjesht me mbiemrin tuaj Freud. Por ka edhe njė grup te vogėl njerėzish qe s'hezitojnė t'iu quajnė "sharlatan". Kėta janė pasuesit e atyre, te cilėt qysh kur ishit gjalle ju trajtonin si "pornokrat". Por, megjithatė njė gjė ėshtė e sakte. Qe ju, edhe pse i vdekur, vazhdoni te "turbulloni gjumin e njerėzve" kudo ne bote. Kjo ndodh, ne radhe te pare, nga qe ne nuk dimė kush e di se ēfarė pėr ju.

Ju, qe gardianet e memories kolektive ju kane kryqėzuar duke ju mbyllur ne arshiva gjer ne vitin 2113 ! Asgjė s'na ndriēon rreth vlerave tuaja te shumėfishta: neurologu qe ishte njėherėsh edhe njė shėrues i shquar, dekriptuesi i seksualitetit njerėzor qe s'preku grua me dore gjer ne moshėn 40 vjeē. Rebeli qe jetoi si njė mikroborgjez. Deshifruesi i simptomave qe s'lejoi kurrė te interpretonin ato te tijat. Ēifuti qe s'rreshti se quajturi veten ateist. Gjithė ajo ēka na ka mbetur ėshtė praktika juaj terapeutike si edhe gjurma e pėrflakur e njė revolucionari shpirtrash. Fakti qe ne s'jemi gjė tjetėr veē kalores qe endemi pa busull, nga te na shpien kuajt - te udhėhequr e te nėnshtruar ndaj disa forcave te brendshme. Ju vazhdoni te na pėrplasni, mėkatarė siē jemi, ne vuajtjet dhe emocionet tona. Ngushėllimi ynė i vetėm: fakti qe ju ishit i pari mes nesh qe vuajtėt dhe luftuat...
Gėzuar Ditėlindjen, Doktor Freud !

JACOB FREUD - I ATI

Sigmund Freud me te atin Ne ketė fotografi, i dashur Sigmund, ju keni dale ne moshėn 8 vjeē. Keni kapur dorėn e baba Jacobit ( 1815 - 1896 ). Jeni djalė serioz e me vėshtrim kureshtar. Por, ka diēka qe s'shkon ne shikimin tuaj. Me sa duket, ti s'e ndjen veten dhe aq krenar pėr atin tėnd. Pikerisht, pas dy vjetėsh, ai ka pėr t'iu treguar njė ngjarje. Ne rruge, dikush e pat agresuar, duke i shkulur kapelėn nga koka e duke i bėrtitur: Zbrit poshtė nga trotuari, ēifut ! E ju, i shqetėsuar, do ta pyesnit: Po ti, ē'bere ? Asgjė ! U ula pėr toke e mora kapelėn ? - i rrėfeu i ati, Jacob. Pra, s'kish asgjė te pushtetshme ne natyrėn e tij qe te mund te shtynte qe te shpikje Kompleksin e Edipit. Por, megjithatė, pikėrisht ajo marrėdhėnie dashurie zhgėnjyese si dhe dėshira pėr te ngritur lart njė baba te pėrulur, do t'iu frymėzonin ne kėrkimet tuaja shkencore. Ju ishit 40 vjeē kur ati juaj iku e vdekja e tij do te "revolucionarizonte" shpirtin tuaj. "Vdekja e babait ėshtė ngjarja me e rėndėsishme, humbja me therėse ne jetėn e njė njeriu" - do te shkruanit ju. Pas kėsaj, ju do ta ndjenit veten te lire. Te lire te jetonit, te lire te shkruanit "Interpretimin e ėndrrave" dhe t'i hynit psikanalizės.

AMALIA - E EMA

Sigmund Freud me te emen "Eshtė pikerisht ne marrėdhėniet mes nenės e djalit qe ne gjejmė shembujt me te pastėr te njė dashurie te pandryshueshme, e cila s'mbėshtetet kurrė mbi ndonjė lloj egoizmi". Cili psikolog do guxonte sot ta mbėshteste ketė gjė ? Por, ju, Sigmund, s'e keni shkruar kėtė fraze nga verbėria e dashurisė se nenės qe ju jepte bujarisht Amalia, kjo grua e cila jetoi gjer ne moshėn 94 vjeē, pėr te pare se kush do behej "Sigi i saj i dashur" ( famėn e te cilit ajo e kish parashikuar qe ne vogėli te tij ). Sigurisht, njė dashuri e tille pėr nenėn ėshtė e "rende" dhe ka "faturat" e saj pėr te paguar! Sepse, juve do t'i duhej ti bindeshit asaj ne ēdo ēast. E, ajo, ishte e plotfuqishme ne familje. Nuk harrohen, nder te tjerat, vizitat tuaja te rregullta qe duhej t'i bėnit pėr ēdo te diel, njė ritual qe "ju kish nxire jetėn". E ajo ndjenje bindje do t'i u shoqėronte gjithė jetėn. Gjersa ajo vdiq. Ne varrimin e saj, ju nuk shkuat vete por dėrguat aty vajzėn e, pastaj, pohuat se kishit ndjere njė fare "lehtėsimi" prej ikjes se saj dhe se, paskesaj, ju ishit gati pėr te jetuar plotėsisht pėr veten tuaj. Dhe ju atėherė ishit 75 vjeē !...

MARTHA - GRUAJA

Sigmund Freud me te shoqen Ah, ju e donit shume gruan tuaj Martha ! ( 1861-1951). Sidomos, se largu, ne ato katėr vjet qe ishit te fejuar e qe dukej sikur s'do mbaronin kurrė. Gjate nėntė vjetėsh martese, ju bėtė gjashte fėmijė. Pastaj, ne marrėdhėniet me te ju aplikuat kontraceptivin me efikas : ndenjen larg prej trupit te saj. Ju atėherė ishit 40 vjeē ! Ju qe zbuluat libidon, u larguat prej saj ?! Ju e tradhtuat gruan me te motrėn Minna, e cila ishte gjithmonė e pranishme ne familjen tuaj, gjer ne vdekjen e saj me 1941. Thonė se ajo, natėn, pėr te shkuar ne dhomėn e saj, duhej te kalonte mes dhomes tuaj te gjumit. Sidoqoftė gjerat ishin te ndara qarte : Martha - nene, merrej me shtėpinė e fėmijėt dhe Minna - intelektuale, merrej me librat e pacientet tuaj. Ju ishit burri i pėrkryer i dy grave te ndryshme !

ANNA - VAJZA

Sigmund dhe Anna Freud 1913 nė njė ditė pushimi nė Dolomites

"Kjo ėshtė Antigona ime !"- thoshit ju pėr Annen. Ajo qe e fundit nder fėmijėt tuaj, vajza e dashur e lindur pikėrisht atėherė kur ju po pėrpunonit teoritė e para mbi psikanalizėn (1896). Ju e pėrpunuat atė, qysh para se ajo te zinte vendin e teze Minna, si partnerja juaj intelektuale me e privilegjuar. Pas njė shkolle pėr mėsuese, ajo u be "analiste" me 1922 dhe i'u kushtua studimit te sėmundjeve mendore te fėmijėve. Me 1938, Anna u burgos per pak kohe e ju kuptuat se jeta po behej e padurueshme ne Gjermaninė naziste. Dhe thate: "Vėrtet qe jam me fat ! Ata po djegin librat e mia, para se te me djegin dhe mua !". Anna do te jetonte gjer ne vitin 1982, pasi kish pėrvetėsuar dhuntinė e memories suaj, duke punuar qe ju te bėheni prijės i paprekshėm. Ju u bėtė arsyeja e vetme e ekzistencės se saj, trashėgimia e saj e vetme. E ajo do te vdiste pa njohur dashuri, pa bere fėmijė. A s'kish dashur ajo valle te ishte vetvetja, e lire qe te zgjidhte ne jete ? Besoj se jo ! Hija e madhėshtisė suaj i pat mjaftuar.

LOU, MARIE, SABINA ?

Lou Andreas-Salomé A s'janė vėrtet te hijeshme grate qe formuan ne vite "gardėn pretoriane" te psikonalistit tone te shquar ? E zjarrta Lou Andreas-Salomé, e ėmbla Marie Bonaparte, rebelja Sabina. Ju ditėt ta rrethonit veten me gra te shkėlqyera, intelektuale, pa lenė kurrė pėrshtypjen a dyshimin se ne ato pėrzgjedhje kish preferenca seksuale apo raporte te tilla me ju. Ju qe pohonit ngado e hapur se s'kishit asnjė tėrheqje te tille pas grave, qe s'kuptonit asgjė nga bota e tyre e qe ne fakt, studimet me te shumta i bėtė pėr to. Ah, gratė pėrreth jush ! Te shkėlqyera, te lira, te pavarura, te ndara nga burrat apo pa fėmijė. Por, ndėrkohe, gratė "tuaja" shquheshin pėr pasione te mėdha, pėrfshirė edhe psikanalizėn. Dhe me pas, shume pasues apo studiues te veprės suaj, nder te tjera s'munguan t'i u bėjnė homazhe, pikėrisht pėr shkrimet qe ju u dedikuat pikėrisht atyre grave.

JUNG, FERENCZI - MIQTE

Me bashkekohesit

Miqėsia juaj ka njė "skenar" i cili pėrsėritet: ju njiheni me shoke, lidheni me ta me njė pasion te ēmendur intelektual, bėheni pothuajse vėllezėr e pastaj zemėroheni, prisheni e ndaheni. Miqtė tuaj janė : Josef Breuer, Wilhelm Fliees, Carl Gustav Jung, Sandor Ferenczi, Otto Rank ... Letėrkėmbimi juaj flet qarte pėr kėtė. "Ne jetėn time, ju e dini mire, gratė s'i kane zėvendėsuar kurrė shokėt e miqtė" - i shkruani ju Fliees. Por qejfmbetjet, inatet, dhimbjet, zemėrimet tuaja ne ēastet e ndarjeve prej tyre, kane qene aq te ashpra sa te krijojnė pėrshtypjen se e ndjenit veten te tradhtuar. Ishte e vėrtete qe ju ishit tejet egzigjent ne besnikėri, sidomos ne ēėshtje intelektuale. Veēanėrisht ndaj atyre qe ne fillimet e teorisė suaj mbi psikanalizėn, shkonin kundėr objektivave tuaja. Ju ishit mashkulli dominues dhe ujqit e rinj ose duhej te pėruleshin ose te largoheshin nga strofka. Sigmund Freud

DUHANI DHE KANCERI

Ju keni pire gjithmonė duhan ! Edhe pas vitit 1923, kur mjeket zbuluan se ju vuanit nga njė kancer ne nofull. Edhe pas vuajtjeve te shumta, pas tridhjete e tre operacionesh, ju nuk hoqėt dore nga cigaret tuaja te dashura. Me 1937, ju shkruanit: "Kush nuk vuan nga asnjė lloj neuroze s'ka nevoje pėr dehje e as pėr t'u trullosur?. Them se tek zėvendėsimi i dehjes me ane te duhanit qėndron shpjegimi i kėtij shpjegimi. Ėshtė e vėrtete qe ju s'qetė i privuar ne planin e vuajtjeve fizike, pėrfshirė mizerjen ekonomike, mjedisin antisemit, varfėrinė seksuale, rolin dominues te nenės suaj, nevojėn pėr te qene i famshėm, pasionet tuaja mashkullore... Shkurt, ju keni qene ne gjendje po aq te keqe sa shumica prej nesh. Por, po te kishit bere njė analize psikanalize te gjitha kėtyre gjerave, ndofta do te ia kishit dale mbanė ndryshe. Por ju tymoset duhan ... gjer ne fund ! Sipas Max Schur, mjekut qe do t'iu qėndronte gjithmonė pranė, ju shkuat ne Angli pėr te vdekur atje "i lire".

Ndėrkohe, kanceri vazhdonte te ju torturonte qysh prej 15 vjetėsh. Ju refuzonit te merrnit barna kundėr dhimbjeve. Pėr librin i fundit qe po lexonit ne shtator te vitit 1939 e qe ishte romani i Balzakut "Le peau de chagrin", ju thatė: "Ky ėshtė libri qe me duhej: aty jepet njė rruge shpėtimi - vdekja me ane tė injeksionit". Max Schur, i cili ju pat premtuar t'ju ndihmonte, me 21 shtator 1939, ju a kujtoi kėtė gjė. I tronditur e me duar te dridhura, ai pėrgatiti tri injeksione prej tre centigramėsh morfine. Dy dite me pas, ne orėn tre te mėngjesit, ju u shuat. Ishte zgjedhja juaj. Te vdisnit lirshėm !
Pikėrisht, ndėrkohe qe Europa po hynte ne lufte ...

FREUD – PSIKOANALISTI


Pllaka metalike e kabinetit mjekėsor te Freud - 19 rruga Berggasse - Vienne.

- Sigmund Freud ishte i pari qė pati intuitėn tė mendonte se vuajtjet tona kishin njė kuptim tė fshehtė brenda vetes sonė. Duke punuar ne atė drejtim, duke bere vėzhgime, disa here edhe duke gabuar ai, pak nga pak, vendosi rregullat e njė disipline te re. Fillimin e teorisė sė praktikės analitike psikike -

HIPNOZA DHE TRANSFERIMI

Nė Paris, nė spitalin Salpetričre, ku ai studioi mė 1885 dhe 1886, pikėrisht nė pavijonin e profesorit Jean Martin Charcot, Freud zbuloi fenomenin e hipnozės. Hipnozės, se cilės ai nuk do t’i kushtonte shumė kohė e do ta braktiste shpejt, por qė megjithatė e beri tė mendonte thellė pėr shume mistere tė shpirtit njerėzor... Njė ditė, nė Viennė, teksa qe duke vizituar, njė prej pacienteve ju hodh nė qafė. I ēorientuar fillimisht nga ajo mėnyrė e papritur shprehje afeksioni Freud, mė pas, arriti nė konkluzionin se ato gjeste kishin, gjithsesi, njė lidhje apo shpjegim terapeutik. Ndodhi kėshtu qe ai zbuloi metodėn e “transferimit”. Sipas saj, mjeku terapist ishte njeri i dashur apo i urryer - sepse pacienti transferonte tek ai - dėshirat qė pat pėrjetuar nė fėmijėri kundrejt nenės apo atit tė vet. Nė bazė tė atij arsyetimi, Freud arriti tė shihte nė mėnyrė simbolike, defektet e pėrjetuara gjatė fėmijėrisė si dhe tė rremoje nė kujtimet e asaj periudhe. Sipas Freud, pa bėrė atė lloj kėrkimi, s’kish asnjė rrugė shėrimi. Pra, asnjė lloj analize s’mund tė arrihej me sukses, pa ndihmėn e “transferimit” ...

KOMPLEKSI I EDIPIT

Nė korrik tė vitit 1897, pak kohe pas vdekjes tė atit, Freud vendosi tė “vetė-analizohet” duke deshifruar ėndrrat e veta. "Ėndrra ėshtė rruga mbretėrore drejt inkonshiences (pavetėdijes )” shkroi ai nė “Interpretimin e ėndrrave”, mė 1900. Nė atė kohe, ai besonte se neurozat janė pasojė e abuzimit seksual tė kryer nga prindėr perversė. Ndėrkohė, duke punuar me atė metodė zbulimi, ai zbuloi qė inkoshienca ėshtė e populluar nga fantazma incesti e vrasėse, tė cilat e kanė origjinėn qysh nė fėmijėri. Ato skenarė imagjinare janė shpesh po aq traumatizues sa edhe veprimet e tyre reale. Nė fakt, pėrjetimi i atyre akteve seksuale, provokojnė nė vetvete tronditje tė tmerrshme pėr krijesat e reja njerėzore. Nė njė fazė tė caktuar tė zhvillimit tonė – aty rreth moshės 3 dhe 5 vjeē – ashtu si Edipė tė vegjėl, ne dėshirojmė prindėrit tanė tė seksit tė kundėrt dhe ėndėrrojmė tė eliminojmė prindin rival. E kėto fantazma na shoqėrojnė gjatė gjithė jetės e s’na ndahen kurrė. Ato pėrcaktojnė jetėn tonė prej tė rrituri, duke na shndėrruar nė fajtorė imagjinarė eternelė. Po ashtu, “vetė–analiza” e ēoi Freud nė zbulimin e faktit qė ėndrrat e simptomat psikike flasin me tė njėjtėn gjuhė tė koduar: ato fshehin nė vetvete dėshirat pėr te cilat ne preferojmė tė heshtim. Duke ėndėrruar, ne i jetojmė ato, nė mėnyrė tė tėrthortė. Dhe pėr pasojė, vuajmė neuroza pėr tė cilat jemi dėnuar pėr vete faktin se jemi ne vetė, autorėt e tyre.

DIVANI ...

Ne fillimet e praktikės sė tij kuruese, Freud mendonte se shpjegimi ndaj pacientit i kuptimit tė fshehur tė simptomave tė tij, mjaftonin qė ai tė shėrohej. Por, kjo do tė qe diēka mjaft e lehtė !

Divani i Freud i pėrdorur gjatė sesioneve psikoanalitike

Nė fakt, shėrimi s'arrihej nė se pacienti s’do tė arrinte te kuptonte vetė origjinėn e vuajtjeve tė tij. Pėr kėtė arsye, gjate seancave, ai duhej tė fliste, tė hapej. Ai duhej tė tregonte gjithēka qė kish nė kokė, pa i pėrzgjedhur mendimet dhe imazhet qė i pėrzienin shpirtin. Ky ėshtė dhe rregulli themelor i psikanalizės - njė rregull i paprekshėm qė Freud do ta quante "association libre" (lidhje e lirė). Nė mėnyrė qė pacienti tė “lidhej” sa mė mirė, ai shtrihej nė njė divan. Ky pozicion, i cili pėrngjan me atė tė gjumit, favorizonte shprehjen e imagjinatės e tė rrėfimit tė saj. Pėr Freud, divani ishte pjesė e njė rituali, njė ceremoni qė simbolizonte situatėn analitike. Por, kjo zgjedhje u pėrgjigjej dhe kėrkesave tepėr personale tė vetė Freud. Ai s’dėshironte qė pacienti ta shihte nė sy e as tė vėrente shprehjet e fytyrės sė tij, tė cilat do tė influenconin nė shprehjen e lirshme tė mendimeve tė tij. Por, megjithatė, Freud, s’besonte se ajo mėnyrė e kryerjes sė asaj analize ishte universale.” Pėr mua, kjo ėshtė e vetmja metodė qė preferoj. Njė mjek, i cili ka njė personalitet tė ndryshėm nga imi, ėshtė i shtrėnguar ndofta tė aplikoje e tė adoptojė njė mėnyrė tjetėr sjellje ndaj pacientit tė tij” – shpjegonte ai mė 1912.

VIZITAT DHE KURAT

Freud bėnte vizita pesė ditė nė javė dhe seancat vazhdonin 55 minuta. Pėrsa i pėrket pagesės, ai s’bėnte kurrė pazar: ēdo seance e lėnė pėrgjysmė, paguhej e plotė. Ai shpresonte se kėshtu, sakrifica financiare do tė qe njė motiv mė tepėr pėr njė progres mė tė shpejtė tė analizės. Pacientet e kamur paguanin mė tepėr. Ishte nė saje tė tyre qė Freud mund tė kuronte ata qė ishin tė varfėr. Sipas tij, ēdo mjek e kish pėr detyre tė trajtonte njė numėr tė caktuar pacientėsh gratis. Njė tjetėr kėrkesė pėr pacientet ishte qė gjatė kurave, ata tė mos kryenin marrėdhėnie seksuale. Kjo jo pėr arsye morale, por nė mėnyrė qė atė dėshirė, atė force dinamike, ata ta vendosnin nė shėrbim tė analizės. Nė fillimet e kėtij lloj kurimi, Freud i ndiqte pacientet e tij, nė periudha relativisht tė shkurtra–gjashtė a shtatė muaj. Mė 1908 ai ēmon se njė kurė mund tė vazhdojė nga tetė muaj gjer nė tre vjet. Koha e kurave zgjatet. Me 1932, Freud shpjegonte se “disa paciente janė aq shumė tė vėshtirė sa qė duhet tė jenė nė mbikėqyrjen e analizės psikike gjatė gjithė jetės. Pse kjo zgjatje e tillė trajtimi? Pėr tė operuar sa mė mirė, psikoanalisti ka nevoje pėr efektin e tė papriturės. Sepse, sa mė shumė qė ai njihet me pacientin, aq mė tepėr misteri i tij ndalet e po ashtu, po aq shumė shfaqet rezistenca ndaj trajtimit “– shpjegonte ai. Por, ndėrkohė, duke u pėrballuar me kura tė tilla tė pafund, Freud shtrėngohet tė reflektojė pėr rezultatin e tyre. Ishte kjo arsyeja pse, ai u sugjeronte nxėnėsve tė vet qė tė evitonin “terapinė” e tepruar – kėmbėnguljen pėr shėrimin e pacienteve me ēdo kusht. Kjo, nga qė ajo mėnyrė veprimi, i nxiste ata nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme qė tė mbroheshin ndaj mjekut, pėr tė ruajtur simptomat tė cilat bėnin pjesė nė vetė qenien e tyre.

SULMET NDAJ FREUD

Qysh prej njė shekulli, Freud dhe teoria e tij, ka pasur e ka kundėrshtarė tė rreptė. Nuk kaloi shumė kohė nga zbulimet e tij nė fushėn e psikanalizės dhe nuk ishin tė paktė ata qė e vunė nė dyshim bazėn e teorisė sė tij, vetė ekzistencėn e inkoshiencės nė interpretimin e tij tė ėndrrave. I sulmuar dhe i akuzuar nga shumė drejtime, vallė teoria e tij ėshtė drejt zhdukjes? Suksesi i “Libri i zi i psikanalizės” tregon se koha e ka rritur edhe mė tej frymėn anti–Freud. Por, megjithatė, teoritė e Freud vazhdojnė tė pranohen pėr forcėn e tyre tė mendimit, pėr pistat e nisura e ende tė pazbuluara si edhe shumė praktikave tė tij tė cilave vazhdohet tu referohet. Edhe nė jetėn e pėrditshme, ai ėshtė i pranishėm e teoria e tij studiohet nėpėr shkolla. Cili vallė, s’ka kėrkuar qė ėndrrave tė tij tu japė njė shpjegim? Kush nuk ka pėrdorur fjalėt “histerik” apo “tabu” ? Kush nuk ka dėgjuar dikė tė shpėrthejė me shprehjen: Ti nuk e paske kaluar mirė kompleksin tėnd tė Edipit ? I kritikuar, i agresuar, i keqtrajtuar, Freud, megjithatė, mbetet njė fenomen i cili s’del kurrė jashtė “mode”...

NJE FIGURE HISTORIKE

Duke venė nė dukje rėndėsinė e veēantė tė rolit tė inkoshiencės, duke zhvilluar teorinė e pulsioneve apo duke hartuar shkallėt e ndryshimit dhe klasifikimit tė neurozave, psikozave e perversioneve, Freud i dha njerėzimit njė vėshtrim tė ri mbi njeriun. Ai ju imponua historisė si njė eksplorues i vėrtete i shpirtit tė tij. Filozofė, historianė, psikiatėr a sociologė mund ta kundėrshtojnė kėtė gjė, por ata s’mund tė venė nė dyshim vuajtjet e sfilitjet fizike, turbullimet e ndėrgjegjes, sėmundjet mendore dhe rolin e mjekėsisė psikosomatike. Problemet pėr tė cilat Freud pėrflitet ėshtė fakti qė teoritė e tij s’mund as tė hidhen poshtė, por as dhe tė pranohen. Sepse, vetėm me anė tė njė mrekullie tė shkencės, njeriu do tė mund tė hynte nė labirintet e inkoshiencės. Nė se shumė studiues bėjnė pyetje, hamendje, dyshojnė, disa herė me tė drejtė; ata nė punimet e tyre, megjithatė, marrin si bazė reflektimi pikėrisht teorinė froidiane. Njė gjė ėshtė pra e sigurtė ! Edhe nė se psikanaliza si praktikė mjekėsore, do tė zhdukej, Freud do mbijetonte...

Sepse, Freud i tregoi njeriut si tė dalė nga injoranca, duke i dhenė atij mundėsinė e takimit me vetveten. E kjo gjė do zgjasė, pėr sa kohė njeriu do ketė pyetje rreth vetes. Parė nė kėtė drejtim, psikanaliza ka njė fat e vend tė veēante nė shoqėri. Ajo as mund tė katalogohet, as tė matet e ka tė gjithė shanset qė tė jetojė po aq gjatė, sa kohė njerėzit do tė kėrkojnė tė mėsojnė tė jetojnė mė mirė me njeri-tjetrin e vetveten. Pėr Sophie de Mijolla-Mellor, psikoanaliste e themeluese e grupit tė kėrkimeve ndėrvepruese tė psikanalizės,” ajo qė Freud i solli kulturės e kurave psikike nuk janė pėr tu hedhur poshtė. Ajo qė ėshtė mė interesante pėr to, ėshtė pyetja se kush ėshtė e ardhmja e tyre. Sepse, vepra e Freud ėshtė e pafund dhe e hapur. Ajo s’ėshtė dogmatike. Freud, ka lenė vazhdimisht shumė shtigje qė tė ēojnė drejt rrugėsh tė pazbuluara, tė cilat do flasin shumė po tė kemi parasysh progresin e madh tė biologjisė e shkencave tė tjera”.

E ardhmja e Freud, siē profetizonte edhe ai vetė s’ėshtė iluzion, sepse prej tij mbetet akoma pėr tė mėsuar shumė. Tani pėr tani, s’ėshtė akoma e mundur qė tė hyhet nė arkivat e tij qė do hapen vetėm nė vitin 2113 e ku, sipas shėnimeve tė tij, ai i pat riparė, thelluar, pasuruar e rinterpretuar teoritė e tij. Parė nė kėtė vėshtrim, bie fjala, ėshtė vazhduar tė zhvillohet me tej teoria e tij e pulsioneve dhe kėrkohet gjithmonė te kuptohen mekanizmat e trurit, bėhen pėrpjekje pėr tė hyrė e deshifruar misterin e ėndrrave. Rezultatet e kėtyre studimeve, padyshim do ta ēojnė njerėzimin pėrtej kufijve tė kohės dhe do tė shkruhen nė fushėn e njohjes e dijes. Mė tepėr se kurrė ndonjėherė tjetėr, ne sot po kėrkojmė qė tė kuptojmė se si “funksionojmė”. Ėshtė kjo arsyeja, pėrtej debateve mbi tė vėrtetat e psikanalizės se, pėr njeriun e ardhmja s’mund tė marrė formė, pa njė kthim tė veēantė mbi veprėn e Freud – it...

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara