HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


INTERVISTE ME Arbėn XHAFERRIN:

“Urtėsia politike e rilindasve tonė nuk ka alternativė”

-- Intervistoi: Agim POPOCI

Arbėn XHAFERI Polemika tė tilla janė skizmatike sa mė shumė zhvillohen, aq mė shumė thellohet pėrcarja

A e keni ndjekur debatin mes Ismail Kadarese dhe Rexhep Qosjes rreth identitetit shqiptar dhe si e gjykoni atė?

Natyrisht. Debati qė ėshtė hapur buron nga debatet dhe dilemat e ngjashme nė planin global. Antagonizmat qė shfaqen mes tyre dėshmojnė se konceptet kombėtare qė deri mė tani kanė arritur ta ruajnė unitetin kombėtar kanė filluar ta humbin vitalitetin dhe vlerėn e vet. Depėrtimi i pluralizmit nė shoqėrinė shqiptare ndikoi qė sėrish tė hapen tema tė vjetra qė pandehnim se ishin tė mbyllura. Kėto tema dhe dilema fituan tė drejtėn e qytetarisė jo vetėm nė sajė tė hapjes sė shoqėrisė shqiptare, por edhe falė ndikimeve globale qė tejkalojnė kapacitetet aktuale mbrojtėse tė shqiptarėve ndaj ndikimeve tė jashtme. Ne, shpesh pa vetėdije implikohemi nė kėto debate qė nuk mund tė pėrfundojnė ashtu si ne dėshirojmė.

Disa analistė tė shquar vlerėsojnė se disa debate vetvetiu nuk sjellin asnjė pėrfundim, pos pėrēarjes. Kėto debate cilėsohen si skizmatike ngaqė, sa mė shumė qė zhvillohen aq mė shumė thellohet pėrēarja. Te rasti konkret, pa marrė parasysh kush ka tė drejtė mė shumė, apo kush ėshtė mė i moralshėm dhe vazhdues i traditave fisnike, i filozofisė politike tė rilindėsve tanė, kam drojėn se ky debat, pėr shkak tė peshės sė dy krijuesve tė shquar shqiptarė nuk mund tė pėrfundojė me fitues. Polarizimet do tė thellohen edhe pa dėshirėn e tyre. Jam i sigurt se edhe ata vetė janė tė vetėdijshėm pėr rrezikshmėrinė e lartė tė kėtij debati dhe shumė shpejtė do ta mbyllin atė pėr shkak se kanė pėrcaktim tė thellė kombėtar dhe intelektual.

Njė nga tezat e debatit, ka tė bėjė me opinionet e tyre rreth fesė sė shqiptarėve si njė element pėr pėrcaktimin e identitetit tonė. Kadare bazohet mė shumė tek e kaluara historike pėr tė gjetur rrėnjėt tona tė krishtera, ndėrsa Qosja e quan identitetin tonė dinamik e qė nuk duhet ta fshehim "myslimanizmin" tonė real. Cili ėshtė gjykimi juaj?

Popujt qė nuk kanė identitet kombėtar, pėrpiqen ta sajojnė atė pėrmes fesė, politikės apo pėrkatėsisė gjeografike. Sipas njė rregulli tė pashkruar historik, identiteti kombėtar formon shtetin kombėtar, ndėrkaq identiteti fetar formon shtete mbikombėtare, tė ashtuquajtura integraliste. Integralizmat, tė natyrės ideologjike apo fetare, synojnė t’i suspendojnė konceptet kombėtare, rrjedhimisht edhe shtetet e kėtilla, pėr tė krijuar njė perandori universale, mbi parime natyrisht jokombėtare. Ideologjia komuniste krijoi federata perandorake mbi premisa ideologjike, tė tipit “Proleterė tė tė gjitha vendeve bashkohuni”.

Me dėshtimin e komunizmit shfaqen sėrish tendenca tė kėtilla integraliste mbi baza fetare. Emėruesi i pėrbashkėt i kėtyre tendencave globale ėshtė kėrkesa qė tė bartet besnikėria e njerėzve prej interesit kombėtar, parcial nė interesin “universal”, ideologjik apo fetar. Sipas bindjes sime, kėto projekte nė vete ngėrthejnė qėllimin pėr manipulim ordiner qė, duke u fshehur prapa kuintave tė vlerave universale apo autoritetit hyjnor, kontrabandojnė interesa banale partikulare nacionale.

Ēdo njeri dhe ēdo komb ka njė sėrė identitetesh, kombėtare, fetare, rajonale, fisnore etj. Problemi shfaqet kur duhet tė pėrcaktohet identiteti dominant qė ka pėrparėsi ndaj subidentiteve tė tjera. Rilindasit tanė i dhėnė pėrparėsi identitetit kombėtar qė krijoi kohezion tė brendshėm dhe arriti, qė mbi kėto premisa ta formojė shtetin kombėtar shqiptar. Kjo formulė, ky pėrcaktim ndėrtoi unitetin kombėtar duke i eliminuar tė gjitha pėrēarjet mbi baza fetare, krahinore dhe dialektore gjuhėsore. Po tė kishin zgjedhur ata formula tė tjera ne nuk do tė ishim ata ēka jemi sot.

Njė tjetėr tezė ka tė bėjė me termat qė po pėrdoren kohėt e fundit, e qė flasin pėr identet shqiptar dhe identitet kosovar. Nė kėtė logjikė, identiteti ynė ėshtė njė, apo do tė kemi ndoshta nė tė ardhmen edhe njė identitet shqiptar tė Maqedonisė, njė tjetėr tė Malit tė Zi e kėshtu me radhė?

Kėto tendenca janė perverse jo vetėm pėr shkak tė motivit absurd por edhe pėr shkak se me paturpėsi i ndryshojnė faktet historike, veprat, idealet, flijimet e gjeneratave tė mėparshme qė kishin qartėsi tė mprehtė pėr pėrkatėsinė e tyre shqiptare. Kush mund ta ndėrrojė shqiptarėsinė e rilindėsve shqiptarė nga Kosova apo shqiptarėsinė e Jasharajve dhe tė tjerėve qė vdiqėn pėr kėto ideale. Kėto koncepte vulgare utilitariste jo vetėm qė krijojnė situata absurde lidhur me tė kaluarėn, me tashmen tonė, por edhe me tė ardhmen e shqiptarėve qė do tė jetojnė jashtė kufijve politik tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės. Edhe kėto shembuj flasin pėr fenomenin e bartjes sė besnikėrisė prej vlerave kombėtare nė interesa tė tjera jokombėtare. Kėto teza, thėnė ndryshe i pėrkasin formave tė ndryshme tė legjitimimit tė tradhtisė. Jam i vetėdijshėm se ėshtė fjalė e rėndė, por nuk arrij tė gjej formulime tė tjera qė e shprehin mė butė kėtė fenomen.

Nė kulisat kosovare ėshtė lakuar edhe ideja se Kosova mund tė jetė mė lehtė e pranuar ndėrkombėtarisht nėse ka identitetin e vet kosovar. A mos ju duket kjo e ngjashme me logjikėn serbosllave mbi rrespektin qė u duhet bėrė “albancave” e jo “shiptarėve” apo e gjithė rrėmuja i ka rrėnjėt tek gjuha?

Kėto hamendėsime jo vetėm qė nuk janė serioze, por nė vete ngėrthejnė njė notė tė pėrbuzjes sė qenies shqiptare. Sikur ne jemi tė zgjebosur dhe tė padenjė pėr tė drejta si ēdo popull tjetėr pėr vetėvendosje, prandaj u dashka ta ndryshojmė pėrkatėsinė tonė “komprometuese” kombėtare. Problemi shqiptar nė Ballkan, konfrontimet tona me invadues tė jashtėm dhe fqinjėt tonė buronte nga pėrcaktimi jonė qė ta ruajnė identitetin dhe interesin tonė kombėtar shqiptar.

Tė heqėsh dorė nga ky pėrcaktim do tė thotė tė anulosh njė tė kaluar plot krajata, lavdi dhe pėrpjekje titanike pėr mbijetesė. Sipas kėsaj logjike voluntariste, utilitariste mund tė shpiken edhe variante mė efikase si bie fjala ndėrrimi total i identitetit kombėtar qė si opsion asimilues ka dėshtuar gjatė historisė. Ndonėse do tė kishim mė shumė interes, ne, megjithatė, nuk u bėmė latinė, bizantinė, turq e sllavė.

Kėto teza burojnė nga kokat e njerėzve qė gjithēka kundrojnė nga kėndi politik dhe interesi i tyre personal a grupor. Pėrqindja e tyre qė kontestojnė pėrcaktimet qė e bashkojnė kombin ėshtė e papėrfillshme. Kėta pėrfaqėsues tė artificializimit tė identitetit kombėtar i pushtojnė ato hapėsira tė urryera qė dikur kanė pasur nėn kontroll renegatėt proveniencash tė ndryshme.

Jo vetėm Kadare, por edhe njė pjesė e elitės sė Tiranės, nėse mund tė shprehemi kėshtu, ndihen jo mirė kur tė tjerėt e pėrcaktojnė Shqipėrinė nė rastin mė tė keq si njė vend islamik e nė rastin mė tė mirė si njė vend me shumicėn e popullsisė myslimane. Edhe pėr kėtė e keni patur fjalėn kur jeni shprehur se "tashmė Shqipėria ėshtė e pushtuar nga diktatura e moderacionit"?

Shqipėria vetveten e ka pėrkufizuar si shtet demokratik dhe shekullar. Ky shtet dhe populli i tij, pa dallime etnike dhe fetare ka pėrcaktim ngulmues qė tė jetė anėtare e plotė e Unionit Evropian dhe e sistemeve globale tė sigurisė, siē ėshtė NATO-ja. Formulimet e tjera janė pikanteri gazetareske pa ndonjė mbėshtetje nė realitetin shqiptar dhe nė pėrcaktimet strategjike tė shtetit dhe kombit shqiptar.

Njė element tjetėr i debatit, ishte edhe trajtimi qė po i bėhet figurės sė Nėnė Terezės. Kadare mundohet ta ndricojė enkas pėr shkak se ajo ishte e krishterė dhe Qosja qė nuk ėshtė dakort pėr kėtė. Si e gjykoni ju, ē’vend duhet tė zėrė, apo meriton simboli i Nėnė Terezės nė memorien dhe pėrditshmėrinė e kombit shqiptar?

Edhe me kėtė rast kemi tė bėjmė me mosnjohje tė realiteteve. Sistemi krishter katolik nuk ėshtė i ngjashėm me sistemin islam apo ortodoks. Sistemi katolik e ka zhvilluar tej mase institucionin e bamirėsisė pėrmes formimit tė misioneve, tė rendeve tė ndryshme tė murgeshave. Nė njėrėn nga kėto rende, institucione katolike tė bamirėsisė, njė shqiptare me prejardhje nga Kosova, e lindur nė Shkup, Gonxhe Bojaxhiu dha kontribut madhėshtor bėmirės, fitoi ēmimin Nobėl dhe u shpall shenjėtore. Nga ana tjetėr, vepra, personaliteti i saj, nė momentet mė tė rėnda dhe vendimtare historike na shėrbeu si digė e pakapėrcyeshme ndaj etiketimeve tė ndryshme tė armiqve tanė qė synonin t’i rrėnonin pretendimet, pėrpjekjet tona pėr ēlirim.

Nė ato kohė tė vėshtira tė kombit, ne kishim nevojė pėr tė dhe jo ajo pėr ne. Madje, instrumentalizimi politik i figurės sė saj nga ana jonė ishte shpeshherė vulgar. Ajo, e shquara e botės nuk kishte, nuk ka dhe nuk do tė ketė nevojė pėr shquarjen tonė provinciale, pėr pėrmendoret tona, por ne kemi nevojė pėr tė. Kėto janė fakte qė duhet tė pranohen nga tė gjithė shqiptarėt. Nėse nesėr njė shqiptare e devotshme myslimane arrin tė japė kontribut tė ngjashėm universal, natyrisht se do tė adhurohet nga tė gjithė shqiptarėt, pa marrė parasysh pėrkatėsinė fetare. Ėshtė e pakuptimtė qė nė Shqipėri tė respektohen pėrqindjet abstrakte nė dėm tė vlerave. Duhet ta pranojmė logjikėn e ngritjes sė pėrmendoreve pėr vlera tė njėmendta njerėzore dhe kombėtare.

Ky debat i filluar dhe qė po vazhdon nė mediat tona, duhet tė mbetet vetėm kėtu, apo pėr kėtė duhet tė angazhohen edhe qarqet akademike, universitare, e deri ndoshta tek elitat ekonomike e politike?

Derisa nuk do tė bėhet dallimi mes vlerave hyjnore dhe vlerave religjioze ky debat heshtur apo hapur do tė vazhdojė tė na shqetėsojė. E vetmja mėnyrė racionale e reagimit ndaj dilemave tė kėtilla ėshtė ulja e intensitetit mediatik dhe e parandalimit tė polarizimit fetar. Nė kėtė debat sėrish ka ndodhur njė mrekulli qė gjatė tėrė procesit historik i shoqėron shqiptarėt. Debati ėshtė hapur, thėnė kushtimisht, nė mes tė pjesėtarėve tė tė njėjtit besim, kėshtu qė, shpresoj se polarizimet e kuptueshme nuk do tė marrin pėrmasa tė pakontrollueshme.
Kėto debate gjithmonė janė shkaktuar nga tendencat qė tė vendoset relacioni i barazvlefshmėrisė nė mes tė religjionit dhe Zotit. Sipas definicionit Zoti ėshtė njė, ndėrkaq religjione ka shumė. Tė gjitha skizmat qė janė shfaqur te tė gjitha besimet kanė tė njėjtin burim: kontestimi i identifikimit tė vlerave religjioze me ato hyjnore si dhe te mospajtimet lidhur me pėrkufizimin e instancės qė do tė japė interpretimin pėrfundimtar tė domethėnies sė dogmave fetare.

Protestantizmi dhe variantet e tija tė shumta u shfaqėn nga refuzimi i vendosjes sė institucionit ndėrmjetėsues (administratės fetare) nė mes tė Zotit dhe tė njeriut. Filloi me kontestimin e idesė sė indulgjencės dhe pėrfundoi me afirmimin e idesė se nė mes tė njeriut dhe Zotit nuk duhet me doemos tė ketė ndėrmjetėsues institucional fetar. Edhe nė fenė islame shfaqen rregullisht tendenca tė kėtilla qė e kundėrshtojnė fenomenin e shirkut, krijimit tė pandanit njerėzor ndaj Zotit. Vehabizmi nė esencė e afirmon kėtė ide. Dallimet nė mes tė shiizmit dhe sunizmit kanė tė bėjnė me dilemėn lidhur instancėn pėrfundimtare tė interpretimit tė dogmės fetare.

Pra, hyjnorja ėshtė absolute, njerėzorja ėshtė relative nė tė gjitha atributet e saja, si nė planin intelektual ashtu edhe moral dhe religjioz. Librat e shenjtė nuk lexohen njėsoj nga tė gjithė njerėzit. Kjo buron nga fakti se njeriu nuk ėshtė krijesė e pėrsosur, por shpesh herė nga interesa tė ndryshme vetjake i keqpėrdor idealet fetare dhe njerėzore.

Kur do tė kuptohet mirė se tė gjithė jemi krijesa tė Zotit dhe se ai, si krijues i tė gjitha gjallesave i do dhe i mbron natyrisht tė gjithė njėsoj do tė shuhet zjarri i armiqėsive fetare. Hė pėr hė, theksimi i tepėrt i veēorive fetare, vendosja e raporteve antagoniste nė mes tyre, tė folurit dhe tė vepruarit nė emėr tė Zotit kundėr krijesave tė tija ėshtė njė histeri qė s’ka tė bėjė me misionin e besimit nė shoqėrinė njerėzore.

Dhe, nė rastin konkret, a ėshtė abuzuar mė shumė se sa duhet me zėrin e autoritetit intelektual, duke qenė tė vetėdijshėm se ai vazhdon tė jetė mė me vlerė tek opinioni shqiptar?

Nuk mendoj se kemi tė bėjmė me abuzim, por me mungesėn e vetėdijes pėr potencialet mobilizuese tė shkrimtarit tonė tė shquar, Kadaresė dhe akademikut Qosja. Pa marrė parasysh argumentet e tyre, ata si simbole adhurimi, mund tė krijojnė polarizime tė panevojshme nė shoqėri. Jam i bindur se gjithė ky debat do tė pėrfundojė me konstatimin e pėrbashkėt e tė gjithėve, se filozofia politike e rilindėsve tonė nuk ka alternativė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara