HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Feja e shqiptareve eshte... deizmi

-- nga Dr. EDUARD ZALOSHNJA

Eduard Zaloshnja Nder te dhenat demografike qe publikojne institucionet serioze nderkombetare per Shqiperine, ato rreth perkatesise fetare shume shqiptareve mund t’iu duken te pasakta. Keshtu, ne to, raportohet se 70% e popullsise eshte myslimane, 30% e krishtere, dhe 0% ateiste(!). Perveē te dhenave rreth perkatesise fetare, edhe ato rreth perkatesise etnike nuk duken fort te sakta. Sipas tyre, plot 5% e shtetasve qe jetojne brenda territorit te Shqiperise nuk kane kombesi shqiptare.

Ku bazohen keto te dhena? Te parat, ato ne lidhje me perkatesine fetare, bazohen ne statistikat e Mbreterise Shqiptare te shekullit te kaluar. Ndersa te dytat, ato ne lidhje me perkatesine etnike, bazohen ne burime qe fillojne nga regjistrimi i popullsise ne vitin 1989 (sipas te cilit, per shembull, Shqiperia kishte vetem 1% shtetas te etnise greke) e deri tek disa organizatave greke (sipas te cilave, 12% e shtetasve shqiptare jane helene).

Eshte ne interesin e shtetit shqiptar qe, ne regjistrimin e ardheshem te popullsise, te behen perpjekje per vleresimin e sakte te perkatesise fetare dhe etnike te shtetasve qe jetojne brenda territorit te Shqiperise. Kjo, per shume aresye. Por synimi i ketij shkrimi nuk eshte qe t’i analizoje ato. Meqenese ne punen time me bie rasti te perdor pothuaj ēdo dite metoda te shkences se statistikes, pyetja qe do mundohem t’i jap pergjigje me poshte eshte ne se egziston mundesia e vleresimit te sakte statistikor te perkatesise fetare dhe etnike te popullsise ne Shqiperi, dhe ne se eshte i mundur, si duhet bere ai.

Vrojtimet demografike dhe regjistrimet e pergjithshme jane dy instrumentet statistikore qe zakonisht perdoren per te vleresuar perkatesine fetare dhe etnike te popullsise. Por problemi eshte se ato bazohen ne deklarimet e te intervistuarve. Si te tilla, gjithnje vuajne nga ai qe ne statistike quhet gabimi i vete-raportimit. Kur te intervistuarit nuk kane ndonje stimul per te genjyer, ky gabim zakonisht ka nje shperndarje te rastit (jo domosdoshmerisht simetrike). Ndersa ne rastin tjeter - kur te intervistuarit jane te interesuar te genjejne - gabimi i vete-raportimit e ka kahjen andej nga anon interesi i tyre.

Per te minimizuar gabimin e llojit te pare, hartuesit e pyetesoreve te vrojtimeve demografike apo regjistrimeve te popullsise mundohen t’i kalibrojne pyetjet ne menyre te tille qe t’ua bejne sa me te lehte te intervistuarve te japin pergjigje te sakta. Ndersa per te minimizuar gabimin e llojit te dyte, perdorin tekniken e ripeshimit te pergjigjeve, bazuar ne te dhena egzistuese nga burime te tjera.

Pyetja rreth perkatesise fetare te shtetasve qe jetojne brenda territorit te Shqiperise, e cila, siē ka deklaruar kryeministri Berisha, do futet ne pyetesorin e regjistrimit te ardheshem te popullsise, eshte rast tipik i pyetjeve qe marrin pergjigje te gabuara me nje shperndarje te rastit. Si e tille, po te kalibrohet mire, magnituda e gabimit ne pergjigjet e te intervistuarve mund te minimizohet. (Me teper rreth kesaj ne paragrafet e meposhtem.)

Ndryshe qendron puna me pyetjen rreth perkatesise etnike, e cila, gjithashtu, eshte premtuar nga kryeministri Berisha per t’u futur ne pyetesorin e regjistrimit te ardheshem te popullsise. Jo si e para, ajo perben nje rast tipik te pyetjeve qe marrin pergjigje te gabuara me kahje te njeaneshme. Si e tille, ajo do kerkonte ripeshim te pergjigjeve. Por kjo do ishte e rrezikshme politikisht (sepse shteti shqiptar do akuzohej nga fqinjet per zvoglim te qellimshem te madhesise reale te minoriteteve), si dhe e pasakte statistikisht (sepse te dhenat egzistuese, fale vjetersise se tyre, nuk do perbenin nje baze te mire per ripeshim.)

Per te ilustruar veshtirsite e percaktimit te perkatesise etnike te shtetasve shqiptare, po sjell shembullin e disa te njohurve te mij nga jugu i Shqiperise. Kur i kam pyetur ata se si do pergjigjeshin rreth etnise qe i perkasin, me kane thene se do deklaronin qe jane greke. Duke menduar se kjo gje mund t’iu sjelle perfitime praktike, ata jane pra gati ta mohojne identitetin shqiptar, edhe pse gjysherit e tyre kane pas luftuar kunder forcave pushtuese greke ne fillim te shekullit te kaluar pikerisht per ta mbrojtur ate. Dhe mendja ta do se te tille njerez ka plot ne Shqiperi aktualisht.

Te vetedijshem per kete fenomen, ata qe do merreshin me perpunimin statistikor te pergjigjeve rreth etnise do i ripeshonin probabilitisht ato, duke u bazuar ne te dhenat e gjendjes civile per cdo qark. Por ne regjistrat e gjendjes civile, egzistojne emrat e shume minoritareve qe aktualisht jetojne ne Greqi. Pra, ne total, shifra e ripeshuar mund te tregonte nje numer me te madh minoritaresh greke brenda territorit te Shqiperise sesa realisht jetojne sot. Nderkohe, kjo shifer, me gjasa, do sulmohej nga organizata te ndryshme greke (per te mos thene nga vete shteti grek) si qellimisht e minimizuar. Per keto aresye, futja e pyetjes per perkatesine etnike ne pyetesorin e regjistrimit te popullsise nuk do i jepte dot fund kontroversialitetin qe e rrethon kete ceshtje.

Dhe tani le te kthehemi tek pyetja rreth perkatesise fetare. Kjo pyetje mund te ndertohet ne dy formate. Ne formatin e pare, i cili eshte i drejteperdrejte, renditen fete kryesore dhe i kerkohet te intervistuarit te percaktoje se ciles prej tyre i perket. Ndersa ne te dytin, i cili eshte me shkallezim te terthorte, pyetet ne fillim i intervistuari sesa here ne muaj shkon per t’u falur ne nje objekt kulti (kishe, xhami, teqe, etj.) dhe me pas, pyetet per denominacionin fetar (mysliman suni apo bektashi, i krishtere katolik apo ortodoks, etj.). Dhe ne qofte se pergjigjia rreth praktikimit te ndonje besimi fetar eshte negative, i intervistuari mund te pyetet ne se beson ne egzistencen e Zotit. Kjo do vlente per te vecuar deistet nga ateistet dhe agnosticistet.

Per te ilustruar sesa te ndryshme nga njera-tjetra do ishin statistikat e nxjerra rreth perkatesise fetare te shtetasve shqiptare nga keto dy metoda, po sjell shembullin e nenes time. Po ta pyeste ate dikush se kujt feje i perket, do pergjigjej pa hezitim se eshte myslimane. Ndersa ne qofte se ky dikush do e pyeste sesa here shkon per t’u falur ne xhami, ajo do vinte buzen ne gaz e do thoshte se, gjate 80 vjeteve te jetes se saj, ka shkelur vetem nja dy-tre here ne deren e xhamise. Me tej, jo pa mburrje, ajo do tregonte se si ne femijerine dhe rinine e vet, shkonte cdo te djele ne kishen ortodokse autoqefale te lagjes, te cilen, per arsye patriotike, babai i saj e ndihmonte financiarisht. Dhe se fundi, kur te pyetej ne se beson ne egzistencen e Zotit, do pergjigjej me plot goje se i madhi Zot egziston, por se ajo nuk mendon qe dikush mund te kete qene ndonjehere biri apo profeti i tij.

Kam bindjen (per te mos thene se jam gati te ve bast) qe, ne qofte se do perdorej formati i shkallezimit te terthorte ne ndertimin e pyetjes rreth perkatesise fetare, do rezultonte se rreth 60% e shtetasve shqiptareve do pergjigjeshin ne menyre te ngjashme me nenen time. Me fjale te tjera, ata do numeroheshin ashtu sic jane realisht; si deiste. Nderkohe, nja 10% e shtetasve shqiptare do rezultonin ateiste ose agnosticiste, e vetem 30% do rezultonin si praktikante te njerit prej besimeve fetare qe jane aktualisht aktive ne Shqiperi. Dhe ne rast se shifrat do rezultonin te tilla, do i jepej fund nje here e mire referimit te pasakte qe i behet Shqiperise si nje vend ku 70% e popullsise i perket besimit mysliman.

Javen qe kaloi u diskutua shume ne Shqiperi rreth kerkeses se ministrit te jashtem spanjoll per nje mediacion te Shqiperise si vend islamik ne debatin rreth karikaturave te profetit Muhamet. Ne kėtė artikull te botuar ne gazeten Panorama, mbrojta idene se, po te ndertohet me kujdes pyetesori per regjistrimin e popullsise, do rezultonte se vetem nje pakice e shtetasve shqiptare praktikojne islamin apo nje nga fete e tjera aktive ne vend. Do i vlersoja komentet e secilit, sidomos te atyre qe kane njohuri te mira ne statistike apo teologji

Eduard Zaloshnja, Ph.D.
Research Scientist
Public Services Research Center
Pacific Institute for Research and Evaluation (PIRE)
11710 Beltsville Dr., Suite 125
Calverton, MD 20705
Phone: 301.755.2734
Fax: 301.755.2799

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara