HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Korrupsioni ėshtė sėmundje politike

-- nga Alban Bala

Alban Bala Partia Demokratike dhe nė pėrgjithėsi mazhoranca aktuale erdhi nė pushtet nė korrik tė vitit 2005 falė pėrgjigjes qė elektorati shqiptar vendosi t’i japė korrupsionit masiv qė kishin prodhuar administratat socialiste pėr 8 vite. Edhe pse shumė e lexuan kėtė si votė kundėr, gjetjet e fundit tė ‘Transparency International’ tregojnė se mazhoranca nuk ka arritur ende ta kthejė kėtė qėndrim nė njė votė pro saj. Dhe ky ėshtė problemi mė i madh i qeverisė ‘Berisha’.

I ardhur nė pushtet pas shumė kalkulimeve zgjedhore tė vėshtira- pasojė e njė sistemi zgjedhor tė manipuluar- z.Berisha u gjet i shtrėnguar qė tė ndėrtonte njė mazhorancė ad hoc, pa ngjyra tė vėrteta politike dhe pa njė mision tė pėrbashkėt. Bindja pėr tė realizuar me ēdo kusht rotacionin politik si shprehje e nevojės popullore pėr ndryshim, nė fakt sanksionoi mosndryshimin e ligjėsisė sė sistemit.

Ky ka qenė edhe momenti qė ngrehina elektorale e demokratėve, me themele morale tek antikorrupsioni, u shndėrrua nė njė banesė qeveritarėsh me struktura tė dobėta etike, produkt i matematikės parlamentare falė garės sė hapur pėr portofole.

Tė gjithė i mbajnė mend presionet ndaj qeverisė nga parti njėqelizore nė koalicion, qė nuk kėrkonin asgjė pėrveē tė drejtės pėr tė pasur njė kryetar-ministėr. Koncesioni politik qė iu dha kėtyre kėrkesave, rrėzoi shanset pėr njė qėndrim real dhe tė vendosur kundėr korrupsionit.

Ky kompromis “i vogėl” fillestar i tryezės vendimmarrėse tė partive prodhoi nė bazėn e tė gjitha palėve njė pėrthyerje tė vėrtetė kuptimore tė misionit dhe rolit politik tė mazhorancės. Pjesa mė e madhe e kėtyre partive u shndėrruan nė ministri. Degėt e tyre nė rrethe u shndėrruan nė drejtori rajonale. Dhe ky realitet sigurisht nervozoi demokratėt, tė cilėt nuk ishin mė tė paaftė pėr tė pėrfituar, thjesht ishin pak mė tė pėrmbajtur. Deri nė njėfarė kohe.

Prokuroria e Pėrgjithshme dhe rezistenca e hasur pėr shkarkimin e Dhori Sollakut iu dha tė gjitha palėve njė alibi tė jashtėzakonshme dhe funksionale. Tani sistemi punon vetė.

Mė duhet ta pohoj me keqardhje se, nėse ėshtė fjala pėr antikorrupsionin, Sali Berisha ka arritur tė marrė shtetin, por jo pushtetin. Ai ka mbetur pronė e kulisave pseudopolitike tė korrikut 2005, shėrbėtor i tarafeve tregtare tė sekserėve partiakė dhe i ēdo keqpėrdorimi tjetėr me karakter abuziv.

Tenderat e shtetit hapen e nuk mbyllen kurrė, anulohen disa herė dhe tė gjitha ankesat pėrcillen nė heshtje. Mjafton tė kontrollohet numri alarmant i tenderave tė anuluar pėr shkaqe tė pėrzgjedhjes “sė matur” tė fituesve. Nėse sistemi socialist i korrupsionit kėrkonte 10% nėn dorė, sistemi i ri i mazhorancės po e ngre gradualisht kėtė nivel nė 20%.

Ka pasur ministra qė kanė mbajtur peng pėr muaj tendera tė bėrė nga institucione donatore ndėrkombėtare dhe janė denoncuar prej tyre pėr kėtė nė shumė mėnyra. Bindja se korrupsioni qeveris administratėn e lartė e ka kaluar pragun e publikut tė thjeshtė dhe po prek edhe institucionet ndėrkombėtare, duke rrezikuar sė pari dobėsimin e ndihmės sė huaj pėr vendin dhe sė dyti largimin e heshtur tė atyre investitorėve qė kanė parė me besim drejt treguesve premtues tė tregut tė pazhvilluar shqiptar.

Ėshtė koha tė ndėrhyhet me forcė kundėr institucionalizimit tė korrupsionit si metodė qeverisjeje. Ėshtė koha tė tregohet se vullneti politik pėr tė ardhur nė pushtet nuk e ka mbytur vizionin elektoral pėr njė qeverisje tė denjė.

Antikorrupsioni ėshtė produkt institucional. Si i tillė ai nuk mund tė jetė vepėr dhe arritje e njė njeriu tė vetėm, sado largpamės apo i aftė tė jetė ai.

Hartimi i njė ligji tė ri penal kundėr korrupsionit tė administratės, shumė mė tė rreptė, me kohė veprimi tė kufizuar, por me efikasitet drastik kundėr kėtij fenomeni do tė ishte hapi i parė i domosdoshėm pėr tė ndryshuar perceptimin.

Rifreskimi i shumė emrave nė administratėn e lartė, nė ēdo nivel, kėrkimi i njė pėrgjegjėsie tė re nė qeverisje, ndryshimi i kėshilltarėve, mjeteve, metodave dhe penaliteteve ndaj korrupsionit janė shprehja e parė e domosdoshme qė qeveria ‘Berisha’ mos ta humbasė krejtėsisht legjitimitetin.

Rishikimi i sistemit tė drejtėsisė me tė njėjtin vizion represiv kundėr korrupsionit ėshtė hapi i dytė i domosdoshėm, misioni kryesor politik i presidentit Topi, kryeprokurores Rama dhe KLD-sė sė re.

Edukimi qytetar kundėr pėrfshirjes nė veprimtari korruptive ėshtė hapi i tretė dhe po aq i rėndėsishėm pėr t’u hedhur. Por ai nuk ka kuptim pa ndėrtuar mė parė njė klimė qė frenon presionin korruptiv tė administratės dhe sistemit tė drejtėsisė ndaj qytetarėve. Askush nuk dėshiron tė paguajė pėr diēka qė garantohet falas nga shteti. Dhe misioni i parė politik i ēdo shteti ėshtė tė garantojė tė drejtėn.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara