HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


KRITIKĖ LETRARE

At Anton Harapi nė mes kohės sė matshme dhe asaj tė pamatshme

-- nga Prof. Dr. Alfred Ēapaliku*

Prof. Dr. Alfred Ēapaliku (Anton Gojēaj, Fakticiteti nė letėrsi. Proza letrare e Anton Harapit, Studim, Buzuku, Prishtinė 2007)

Fakticitetin nė novelėn "Valė mbi valė" dhe nė romanin "Andrra e Pretashit" (si vijim nga njėra tek tjetri), studiuesi Anton Gojēaj e ka interpretuar gati gjer nė ezaurim, pėrmes nocioneve "strukturė e brendshme" dhe "strukturė e jashtme", qė pėrveē terminologjisė sė Franz K. Stanzel, shprehin edhe pėrjetimet qė u ka bėrė Gojēaj dy veprave.

Anton Harapi shndriti si yll me bisht mbi lėmin e kulturės shqiptare tė gjysmės sė parė tė shekullit XX dhe kur ishte nė shajni tė plotė e shuan brenda njė ēasti zjarrfikėsit e kuq. Me At Antonin pompistėt e censurės moniste zbatuan, gjatė gjysmės tjetėr tė shekullit, parimin e tokės sė djegur, pėrmes pėrjashtimit tė tij nga letėrsia shqiptare dhe pėrmes anatemimit tė binomit tė zgjedhur prej tij "Pėr Fe e Atdhe".

Heshtja e gjatė ndaj Harapit, Fishtės, Konicės, Prennushit, Palajt, Koliqit, Mithat Frashėrit, Rrotės, Zadejės, Shantojės, Haxhiademit, Kurtit, Cmajt, Pipės etj. formoi atė tokė tė shkretė, saqė sot pėr tė rivlerėsuar artin e pamort tė korifenjve nuk duhen veē artikuj shkencorė e studime kritike tė pjesshme, por monografi apo libra – harta pėr ta. Tabela e Mendelejevit e letėrsisė sonė vazhdon tė mbetet e paplotėsuar, pa hierarkinė e elementeve tė saj.

Futja nė kėtė sistem e traditės sė Harapit, me stigmėn e fakticitetit nė prozėn artistike, e vendos atė nė kolanėn kombėtare, si gur tė ēmuar, tė rrallė.

Anton Harapi duke qenė prizmatik: orator, publicist, filozof, drejtues (i kolegjit franēeskan, i revistės "Hylli i dritės", i shtetit shqiptar), bėhet kaleidoskopik, pambarimisht planesh, si shkrimtar i ngjarjeve tė jetuara, pa e lėnė bojėn qė tė thahet mbi letėr. Njė strategji tė tillė pėrdori me sukses Ndoc Nikaj, nė romanin e parė shqiptar "Shkodra e rrethueme", me 1913. Por stratagjema e Anton Harapit u shfaq origjinale, me modernitetin letrar tė saj.

Fakticitetin nė novelėn "Valė mbi valė" dhe nė romanin "Andrra e Pretashit" (si vijim nga njėra tek tjetri), studiuesi Anton Gojēaj e ka interpretuar gati gjer nė ezaurim, pėrmes nocioneve "strukturė e brendshme" dhe "strukturė e jashtme", qė pėrveē terminologjisė sė Franz K. Stanzel, shprehin edhe pėrjetimet qė u ka bėrė Gojēaj dy veprave.

Pėrjetimi i parė

Si lexues pjesėmarrės, pėrvetėsues, duke u pėrpjekur t'u afrohet qėllimeve dhe ndjenjave tė autorit; duke e bėrė pėr sė brendshmi rrugėtimin e Harapit.

Kėtė praktikė H. Wreinrich e pėrcakton tė "siku"-it: tė bėsh sikur lexuesi tė ishte shkrimtari, duke rikaluar tė gjitha ēastet e krijimit letrar. Kjo ka qenė relativisht e lehtė pėr Anton Gojēajn, mbasi ai ėshtė prozator interesant, nganjėherė befasues.

Pėrjetimi i dytė

Si studiues, leximi i prozės letrare tė Harapit i ka dhėnė rastin Gojēajt pėr zbulimin dhe njohjen e krenarisė individuale: tė lexosh kritikisht do tė thotė tė shquash njė tjetėr, duke mbetur ai qė je. Pėrndryshe: tė pėrcaktosh rrugėtimin e Harapit, me kėrkesat e llojit akademik, si ato mbi "sensin e vėrtetė tė njė teksti"", pa tentuar domodoshmėrisht qė ta pikalosh atė rrugėtim tė autorit. Edhe kėtu Anton Gojēaj nuk ėshtė rishtar, mbasi e ka dhėnė njė provė me studimin "Heroi nacional nė letėrsi" (Prishtinė, 2004).

Njė libėr - hartė

Nė monografinė skrupuloze "Fakticiteti nė letėrsi. Proza letrare e Anton Harapit" studiuesi dhe kritiku njėherėsh i ka kushtuar vėmendje tė madhe kohės brenda dhe jashtė tekstit. Mjaft intriguese ėshtė e dyta, mbasi lidhet me horizontin e gjerė tė pritjes sė veprės artistike. Romani "Andrra e Pretashit" qė u shtyp me fragmente tek "Hylli i dritės" nė Shkodėr, me 1933, me titull tjetėr, nė formė pėrshtypjesh udhėtimi; u botua nė Romė me 1959, kur personazhet reale ishin bėrė fiktive.

Tepėr vonė u botua po nė Romė, me 1995 edhe novela "Valė mbi valė", kur jo vetėm personazhet reale tė vitit 1918, por edhe lexuesit potencialė tė atėhershėm kishin ndėrruar jetė. Por do tė tė mbijetonte proza mozaik e Harapit, mbasi ai pėrdori njė kohė tjetėr dominante, pėrtej asaj gramatikore. Anton Harapi fund e krye ėshtė mes kohės sė matshme dhe asaj tė pamatshme, paralel me kronotopin e rrugės qė tė ēon nga Shkodra nė Tuz, ai bėn udhėtimin shpirtėror qė tė ēon pėrtej jetės tokėsore, nė eskatologji.

"Nuk mjafton me pasė mend, por duhet dijtė me i qitė nė punė". Kėtė porosi tė "Andrrės sė Pretashit" z. Anton Gojēaj e ka vėnė nė jetė mė sė miri nė librin e tij – hartė, duke zhdrivilluar njė emancipues tė asaj kohe dhe tė kėsaj kohe: Harapin e Madh!

(*Autori ėshtė pedagog i letėrsisė shqiptare nė Universitetin "Luigj Gurakuqi" tė Shkodrės.)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara