HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kolonia mjedisore

Ardian Klosi -- nga Ardian Klosi, 07-12-2007

Pėr ēudi Shqipėria nuk ėshtė quajtur asnjėherė koloni. Edhe pse ka qenė e tillė, ndoshta mė gjatė se ēdo vend tjetėr i Evropės, mbi 500 vjet nėn Perandorinė osmane. Por me sa duket nocionet "koloni", "kolonializėm", "neokolonializėm" lindėn bashkė me lindjen e fuqive tė mėdha moderne perėndimore si Spanja, Britania e Madhe, Holanda, Franca etj., pas zbulimit tė Amerikės dhe revolucionit industrial, dhe nuk zunė dot vend nė Orientin evropian.

Qė nuk ėshtė quajtur "koloni", por "pjesė e perandorive" etj., kjo nuk do tė thotė se shqiptarėt nuk janė tė mėsuar me mentalitetin e njerėzve tė pushtuar, tė shfrytėzuar dhe poshtėruar nga tė tjerėt. Ata nė pėrgjithėsi nuk durojnė shtypjen e drejtpėrdrejtė, nuk durojnė si tė thuash ēizmen dhe uniformėn e ushtarit tė huaj kur e shohin kėtė me sy, por nė qoftė se nuk e shohin, s'ka problem, e durojnė, mjafton qė nė oborrin dhe nėn hundėn personale tė mos i vijė njė i huaj.

Vetėm kjo mendėsi e njerėzve qė historikisht kanė qenė shumė mė gjatė tė kolonizuar nga ē'kanė qenė tė pavarur nė shtetin e tyre, shpjegon flashkjen e sotme tė qytetarėve shqiptarė, dorėn e lirė qė u kanė lėnė qeveritarėve tė tyre-shitėsa, indiferencėn dhe kokulėsinė e tyre para faktit qė Shqipėria po bėhet dalėngadalė kolonia mjedisore e kontinentit.

Shenjat kishin filluar tė dukeshin qysh para vitit 1990-tė. Qeveria komuniste e fundviteve 80-tė pranoi qė nė Bajzė tė Shkodrės tė depozitoheshin sasi tė mėdha pesticidesh qė vinin nga Gjermania, paēka se qeveria e kėtij vendi mė vonė e pranoi krimin mjedisor dhe i tėrhoqi ato helme.

Nė atė kohė filloi edhe grabitja e rėrės sė bregut tonė tė Jonit nga anije pirate greke, deri dhe me nėnshkrime ministrash si Ruka ose Xhuveli. Nuk po rreshtojmė grabitje mė tė vogla ose mė pak tė njohura, si prerje arrash shekullore, gjueti masive gjahtarėsh tė Apenineve nė pyjet e Korēės e tė Kolonjės, por po vijmė tek akti lapidar i kolonializmit mjedisor nė 2004, qė ishte nėnshkrimi i Fatos Nanos dhe i tre ministrave tė tij pėr importimin masiv tė plehrave italiane dhe djegien e tyre nė dyert e Tiranės, Fierit, Elbasanit. Kėto plane u shembėn pėrkohėsisht, e theksojmė pėrkohėsisht, sepse rreziku nuk ėshtė zhdukur, nga vetėdijėsimi i qytetarėve tiranas dhe protestat e tyre publike. Ishte hera e parė qė qytetarėt e kėtij vendi dilnin nė rrugė pėr njė ēėshtje qė kishte tė bėnte me mjedisin dhe shėndetin e tyre.

Vetėm se, pėr tė rėnė sėrish nė gjumė. Emri plehra, kutėrbimi i keq qė lėshon kjo fjalė, arriti t'i shpojė me sa duket hundėt e qytetarėve tė kėtij vendi, tė cilėt veē indiferencės pėr ēėshtje publike, shquhen edhe pėr mungesė largpamėsie dhe sikur e thamė mė lart, duan ta shohin (uniformat), ta dėgjojnė (zinxhirėt e tankut) ose ta nuhasin diēka (qepėt, vezėt e prishura) fare konkretisht qė ta kundėrshtojnė. Sepse pas projektit tė plehrave, projekte edhe mė tė mėdha, gjigande, filluan tė enden pezull mbi kėtė vend dhe tė zbresin dalėngadalė, sikurse parashutistėt e njė kolonizimi masiv, qė nuk duket, ose mė saktė qė duket vetėm tek hyn e del nėpėr zyra qeveritarėsh. Mirėpo kėto projekte kanė mbetur deri mė sot pa kundėrshtim, ose me pak kundėrshtim vetėm nė Vlorė.

Koloni, kolonizim, neokolonializėm i shkon fare mirė procesit qė po ndodh aktualisht me ose mbi Shqipėrinė. Ndryshe nga gjendja nėn Tyrqinė, kur "ishim rehat", "bėnim qejf", kur vetė luanim pashanė e vetė nizamin, vetė aganė e vetė rajanė, vetė bimbashin e vetė Ēerēizin, kėtė herė kemi tė bėjmė me fuqi tė mėdha moderne qė janė tė interesuara thjesht pėr tokėn, ujėt dhe ajrin e kėtij vendi, dhe aspak pėr banorėt e tij. Veēse nuk janė tė interesuar pėr t'i blerė e ndoshta pėr t'i zbukuruar, sikundėr po ndodh bie fjala me rripa tė tėrė bregdetarė nė Mal tė Zi qė po u shiten milionerėve tė rinj rusė etj., por janė tė interesuar t'i marrin me qira (ose dhe pa qira, 1 euro, 0 euro) pėr t'i pėrdorur siē ua do puna dhe qejfi, pėr t'i shėmtuar vendet e virgjėra bregdetare, duke lėnė kėtu mbetje fosile, sepse janė projekte qė kanė tė bėjnė me naftėn, me qymyrin e me plutonin, duke hedhur nė ajėr CO2 dhe gazra tė tjerė furane, sepse janė tė gjitha me djegie, duke shkaktuar nė tokėn, ujėt dhe ajrin shqiptar njė ndotje shumė tė madhe reale dhe nė potencė, (p.sh. nė rastin e avarisė sė njė cisterne nafte nė Gjirin e Vlorės), sepse janė tė gjitha mbetje tė tilla qė natyra e hapur nuk i pranon, sikurse ėshtė pika e naftės nė ujė ose elementet e djegura tė centraleve bėrthamore nė nėntokė.

Njė sėrė TEC-esh me naftė nė Gjirin e Vlorės, depozitat dhe rafineritė e Petroliferės po kėtu, njė terminal AMBO me kapacitet 300.000 tonė naftė nė ditė, TEC-e gjigande me gaz nė Seman, TEC-e me qymyrgur nė Elbasan, centrale bėrthamore nė afėrsi tė Durrėsit. 5 fabrika tė stėrmėdha ēimentoje nė Fushė-Krujė. Dhe tani sė fundi na del njė TEC, pėrsėri gjigand, me kapacitet 1200 MW pėr t'u ndėrtuar nga Eneli nė bregdetin shqiptar, mundėsisht nė Vlorė.

E gjitha mund tė duket pasuri, begati, Shqipėria e varfėr, nė krizė tė pėrhershme energjitike, qė papritur prodhon sasi tė mėdha energjie, shumė herė mė tė mėdha nga sa i ka nevojat vendi. E pranoj qė kėshtu u duket shumicės sė miopėve, kokulurve, indiferentėve, rajave qė na rrethojnė e na zėnė frymėn dita-ditės. Por nė qoftė se dinė tė paktėn tė lexojnė shkronjat e alfabetit shqiptar, ja ku po ua shkruajmė hapur: vendet e pasura Itali etj., duan t'i ngrenė gjithė kėto vepra nė vendin e varfėr Shqipėri, sepse nė brigjet e tyre nuk mund t'i ngrenė mė. Nuk i ngrenė dot, sepse kanė nėnshkruar protokolle pėr mbrotjen e klimės dhe tė mjedisit, dhe sepse duan tė pakėsojnė emetimet e CO2 dhe gazrave tė tjera nė vendet e tyre. Nuk i ngrenė dot, sepse nė vendet e tyre kanė komunitete tė ndėrgjegjėsuara qytetare qė ua hedhin poshtė veprat me ndikim negativ mbi mjedisin dhe shėndetin e njerėzve. Kurse nė Shqipėri gjejnė pikėrisht tufat e deleve pėr tė cilat kanė nevojė.

Pa gjejnė edhe barinjtė dhe pojakėt e duhur, tė cilėt, si i kanė mbyllur mirė e mirė tufat nė vathė, ua shesin arat si e sa tė kenė qejf.

I gjithė shtypi e tė gjitha mediat shqiptare, me ndonjė pėrjashtim tė vogėl, u treguan tė ngazėllyera nga vizita e kryeministrit Prodi – po ato media qė bėnin mė 2004 rekalamat e fabrikave tė plehrave. Dhe vėrtet ai ėshtė i mirė, baballėk, si njė Babbo Natale, na tha fjalė tė mira, u habit me zhvillimin tonė nė pak vjet (me sa duket erdhi nga Rinasi nėpėr ditė dhe jo nėpėr natėn e errėt), kishte lexuar madje edhe literaturėn tonė tė zgjedhur, po pastaj e nxori asin nga mėnga! Sapo iku tė nesėrmen, morėm vesh katastrofėn e re qė po i kanoset bregdetit shqiptar pas TEC-eve dhe Petroliferės sė Vlorės, njė MegaTEC nė bregdet, kėtė herė me qymyrguri nga Afrika e Jugut.

Lexuesi qė e do imazhin njerėzor dhe iluminist tė Prodit nuk duhet tė zhgėnjehet nga kėto radhė. Kryeministri i njė vendi, sado tė zhvilluar, ėshtė njėkohėsisht pėrfaqėsues i industrialistėve dhe biznesmenėve mė tė mėdhenj tė tij. Vlera e vizitave tė njė kryeministri tė tillė zakonisht matet me sasinė e kontratave qė ai bėn tė nėnshkruhen nė tė mirė tė ekonomisė sė tij. Dhe ekonomia italiane, sikurse ajo e BE-sė sot thotė: sa mė pak energji prej djegiesh fosile sot nė vendet tona, sa mė shumė nė vendet e botės sė tretė. Pa le tė jetė kjo botė e tretė edhe Shqipėria nė dyert e Italisė, energjia qė do vijė prej andej me kabėll, sipas legjislacionit italian dhe "Enelit" do tė quhet "e pastėr". Nuk besoj se ka cinizėm mė tė madh. Por tė mos harrojmė se kėshtu ėshtė kolonializmi dhe neokolonializmi: cinik.

Ndėrsa fjalėt qė tha pėr integrimin e Shqipėrisė nė BE janė natyrisht retorikė boshe. Me drejtimin e ri qė po i jep Evropa Shqipėrisė, si abort i energjisė sė vet "tė pastėr", si place d'oil – krijuar nė analogji me place d'armes – pėrballė Barit e Brindisit, hyrja nė Bashkimin mjedisor Evropian, pavarėsisht se togat e Mediut mund tė hyjnė sė shpejti nė NATO, ėshtė aq e largėt saē ėshtė i largėt vetėdijėsimi i shqiptarėve. Tė bėn pėrshtypje analogjia me Perandorinė osmane: edhe atėherė na deshnin pėr spahinj e nizamė, por jo pėr tė ruajtur nė kėtė tokė ndonjė qytetėrim e kulturė siē i ruanin nė vilajete tė tjera tė asaj Perandorie.

Shpėtimi i vendit prej kėsaj gangrene megandotėse, prej kėtij kolonializimi tė fshehur mjedisor ėshtė vetėm njė: krijimi i njė Aleance tė madhe tė qytetarėve tė vėrtetė tė kėtij vendi pėr t'u ndalur dorėn qeveritarėve shitėsa tė Shqipėrisė, tė cilėt prej kohėsh nuk i shohim mė si pėrfaqėsuesit tanė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara