HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kush ka frikė nga kthimi i trurit?

-- nga Astrit Lulushi*, 16-07-2007

Astrit Lulushi Kur zhvillimet enjė vendi shoqėrohen me kriza tė shpeshta politike, zgjedhore e presidenciale duket se nė radhė tė parė ai vuan nga mungesa e kapitalit njerezor, jo thjesht sipas konceptit qė Marksi kishte pėr fuqinė punėtore nė kapitalizėm. Vendi vuan nga "tharrja e trurit"; ikja e individėve me arsim tė lartė, tė pėrgatitur, tė specializuar, e tė talentuar dhe vendosja e tyre nė vende ose juridiksione tė tjera, pėr shkak tė konflikteve, mungesės sė mundėsive, mjedisit tė pashėndetshėm, diskriminimit ose arsyeve tė tjera.

Nė kėtė ikje, "truri" shoqerohet nga kapitali, qė do tė thotė se kapitali financiar i atyre qė emigrojnė nuk investohet mė nė vendin qė lihet pas. Qeraja, taksat, blerjet e pėrditėshme nė treg, shpenzmet qė kėrkon jetesa, me ikjen e tyre tashmė mungojnė. Tė gjitha ato fillojnė tė derdhen nė arkėn e njė vendi tjetėr. Po ashtu, investimet apo subvencionet e shtetit pėr arsimimin e tyre humbasin kur individė tė pėrgatitur ikin e nuk khtehen mė. Por bashkė me ta ikėn edhe kapitali shoqėror, pasi ata nuk janė mė pjesė e shoqėrisė ku mė parė kryenin veprimtari.

Pėr tė theksuar "ikjen e trurit", ekspertėt shpesh marrin si shembull Shqipėrinė, i debatueshėm si vendi mė i varfėr nė Evropė, "i cili ka vite qė pėrjeton njė ikje truri me pasoja tė mundshme shkatėrruese" (Timoic). Sipas burmeve, 1/6 e popullsisė sė vendit, pėrfshi 1/3 e inteligjencias, nė vitin 2001 punonin jashtė vendit. Megjithėse tė ardhurat qė ata u dėrgojnė familjeve nė atdhe shtohen nga viti nė vit, mendimi i pėrgjithshėm ėshtė se mungesa e njerėzve tė vetėdijshėm e tė pėrgjegjshėm pėr fuqinė e votės, paraqet njė kėrcėnim serioz pėr demokracinė dhe procesin zgjedhor.

Sot Shqipėria ėshtė vendi me numrin mė tė madh tė emigrantėve nė Botė, nė pėrpjesėtim me numrin e popullsisė. Vetėm gjatė viteve 1990-2000, nga vendi ikėn rreth 40% e intelektualėve pėrfshi shkencėtarė profesorė, laborantė e tė tjerė. Gjithashtu nga ata qė ndodhen pėr studime universitare ose pasuniversitare jashtė vendit si nė Itali, Greqi, Gjermani e Kanada, pėrpllogaritet qė vetėm 5% e tyre mendojnė tė kthehen nė Shqiperi. (V. Harvat, 2004) Siē duket, i vetmi "pėrfitim" qė njė vend ka nga ikja e trurit ėshtė shtimi i tė ardhurave qė kėta tė ikur u dėrgojnė familjeve tė tyre, njė me ēmim thuajse falas pėr njė mall me vlera tė pafund.

Mund tė thuhet se kalimi nga sistemi njėpartiak nė atė shumėpartiak ishte mė tepėr rezultat i tronditjes sesa permbysjes sė sistemit. Kushtet kur grupi i udhėheqėsve i ngjan rrethit tė zodiakut, ku emrat vetėm qarkullojnė por nuk ndryshojnė, ndoshta pėrbėjnė edhe arsyet e pranimit tė idesė nga shumė sociologė se kalimi pėr nė demokraci "tranzicioni" ėshtė njė proces i drejtuar nga elita, ide qė tani nuk shikohet mė me habi e nuk shqetėson njeri.

Nėse mendohet se intelektualėt dhe personat me specializim tė lartė janė pjesė e njė elite qoftė kjo politike, diplomatike, shkencore, kulturore, administrative ose ushtarake, atėherė kėta pėrbėjnė njė forcė tė vlefshme per drejtimin e ndryshimeve shoqerore nė nje vend nė tranzicion. (Bozoki) Rrjedhimisht, sa mė i madh numri i emigranteve nga radhėt e tyre, aq mė i vėshtirėbėhet edhe procesi i tranzicionit dhe duke parė gjendjen aktuale, duket se ėshtė kjo pjesė e elitės qė ka emigruar, ajo cka i mungon Shqipėrisė nė tranzicion.

Le tė supozojmė se njerezit mė tė talentuar lenė vendin sepse ata i takojnė njė elite intelektuale paralele por tė padukshme, te padėshirueshme. Mes tyre janė ata qė pengohen e nuk gjejnė pėrkrahje a kushte pėr shprehjen e aftėsive tė tyre. Janė ata qė besojnė nė meritokraci. Nga ana tjetėr, elita aktuale shoqerore e dalė nga procesi i trubullt i tranzicionit, shpesh ėshtė njollosur nga korrupsioni, nepotizmi, kronizmi qė krijojnė kushtet pėr njė konkurrencė tė padrejtė, pėr njė kapitalizėm tė egėr, pa norma e rregulla, me demokraci mes oligarkėsh.

Duket se kjo lloj elite parapėlqen ikjen e kritikėve tė mundshme sesa t'i ketė ata si burim kritikash tė brendshme. Dhe nėpėrmjet ndonjė ligji, madje ndalon edhe kthimin e kritikėve tė vet. "Ēdo vend ka nevojė pėr demokraci dhe nėse njerezit nuk e kuptojnė kėtė nevojė, vendi ka probleme". Me kėto fjalė, ish- disidenti sovjetik Vladimir Bukovski, shpalli kėto ditė se mund tė paraqesė kandidaturėn pėr zgjedhjet presidenciale ne Rusi. Vėzhguesit thonė se ka pak shpresa qė komisioni rus i zgjedhjeve do tė lejojė regjistrimin e tij si kandidat. Bukovski ka 30 vjet qė jeton nė Londėr dhe sipas ligjit rus "njė kandidat pėr president duhet tė ketė jetuar brenda vendit 10 vjet rrjesht".

*) Autori ėshtė gazetar i radios "Zėri i Amerikės"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara