HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Demokratizimi i Shqipėrisė duhet tė fillojė nga demokratizimi i partive politike

-- nga Ajet Nuro*, Tribuna Shqiptare

Ajet Nuro Nė janar tė vitit tė kaluar (2006) u zhvilluan zgjedhjet legjislative nė Kanada dhe partia liberale, njė nga katėr partitė mė tė suksesshme nė botė (André Blais 2005), humbi zgjedhjet me nje diference tė vogėl votash nga partia fituese dhe kryetari i saj, njė nga figurat mė tė suksessme tė politikės kanadeze dha dorėheqjen. Pol Martin, kryetari nė fjalė, e kishte fituar postin e shefit pa ndonjė vėshtirėsi apo surprizė. Duke qenė se ishte politikan i suksesshėm (por i pafat; me tė marrė nė dorė postin e kryeministrit atij iu desh t'i bėjė ball njė skandali sponsorizimesh tė shpėrdoruara nga partia e tij...) ai shumė mirė mund ta mbante postin e kryetarit por...

Nė perėndim “dėnohesh” dhe duke qenė i suksesshėm. Menjėherė pas dorėheqjes sė tij, partia liberale shpalli fushatėn pėr zgjedhjen e shefit tė ri dhe nuk e zgjodhėn pas njė jave apo dy por plot pas nėntė muajsh. Nė kongresin qė u mbajt nė Montreal nė fillim tė dhjetorit (gjithmonė 2006), tetė kandidat konkuruan pėr postin e shefit (kryetarit) tė partisė. Ndėr ta, dy kandidat udhėhoqėn fushatėn duke qenė shumė pėrpara tė tjerėve nėpėr sondazhe por dhe arritėn tė kishin mė shumė delegatė nė kongres. Duke qenė se njė nga kandidatėt ishte ish-profesor i shkencave politike nė universitetin e Montrealit dhe i vetmi kandidat nga provinca e Kebekut, kurioziteti mė shtynte tė shikoja motivet qė e shtyjnė njė kandidat pėr tė luftuar pėr njė vend nderi kur dukshėm nuk ka shpresa pėr tė fituar. Pikėrisht kėtu qėndron bukuria e lojės demokratike. Nė fazėn e parė tė votimit, delegatėt duhet tė respektonin mandatin e tyre dhe tė votonin kandidatin pėr tė cilin ishin zgjedhur.

Dhe pikėrisht rezultatet dhanė atė qė dhe sondazhet kishin parashikuar: dy kandidatėt e parė morėn 29 % dhe 27% ndėrsa profesori “ynė” doli i treti me 17% por vetėm me katėr vota mė shumė nga vendi i katėrt. Kėtu fillonte puna e vėrtetė e kandidatėve pėr tė bindur delegatėt tė votonin pėr ta dhe delegatėt tash mund tė votonin pėr atė qė u donte “zemra”. Dhe ajo qė ndodhi nuk pritej (tė paktėn asnjė analist nuk e kishte parashikuar...). Shef i partisė u zgjodh Stephane Dion, ish-profesor nė universitetin e Montrealit dhe ish ministėr nė kabinetin e kryeministrave Kretien e Martin. Njė kandidat qė kishte mbėshtetur zotin Injacief, kandidatin kryesor u shpreh se kishte punuar me muaj e muaj tė tėrė qė kandidati qė ai mbėshteste tė fitonte por ...kjo ėshtė demokracia.

Nė vitin 2004, kur partia demokrate nė Amerikė shpalli fushatėn pėr kandidatin qė do tė pėrballej me Xhorxh Bush shumė pak parashikonin Xhon Kerrin si fitues tė kampit demokrat. Tė paktėn kėtu nė Kebek e Kanada, i bėhej jehon ish guvernatorit tė Vermontit Howard Dean por dhe gjeneralit Wesley Clark. Sidoqoftė sot tė gjithė e dinė se si Kerry mori hov qė nga fillimi dhe i sfidoi gjithė tė tjerėt. Dhe ai fitoi tė drejtėn tė sfidojė Bushin ndonėse pa sukses. Sidoqoftė dhe nė kėtė rast kjo ėshtė demokracia.

Emėruesi i pėrbashkėt i kėtyre dy ngjarjeve ėshtė pėrballja e kandidatėve tė sė njėjtės parti jo vetėm ditėn e zgjedhjes pėrgjatė njė kongresi por pėrgjatė njė fushate qė zgjatė me muaj e me muaj, ku kandidatėt kanė mundėsi tė tregojnė aftėsitė e tyre drejtuese dhe pse jo tė shpallin njė program qė pėrqafohet nga votuesit. Duhet theksuar se zgjedhja e njė lideri partiak ėshtė tejet e mediatizuar dhe ndiqet me interes nga tė gjithė.

Partitė politike shqiptare dhe demokracia e brendėshme e tyre

Pak histori: Askush nė Shqipėri nuk ka bėrė njė studim tė plotė pėr partitė politike dhe aq mė pak pėr procesin e tranzicionit nė Shqipėri. Ndoshta duhet folur njėherė tjetėr por vetėm pėr tė saktėsuar se pavarėsisht nga pretendimet e ish-shefit komunist Ramiz Alia se gjoja ai nuk ishte pėr pluralizėm politik dhe se dhjetori i 1990 i gjeti tė pa-pėrgatitur, e kundėrta duhet tė ketė ndodhur. Nėse duhet tė ketė njė shprehje qė i pėrshtatet tranzicionit nė Shqipėri, ai mund tė quhet tranzicion i kontrolluar. Tranzicioni ėshtė i kontrolluar nė rastet kur partia unike nė pushtet krijon kushtet pėr tė kontrolluar faza tė caktuara tė “demokratizimit” tė vendit. Nė kushtet e tranzicionit politik nga njė sistem njė partiak nė njė sistem shumėpartiak, ish partia moniste dhe elita e saj e para gjė qė bėjnė ėshtė tė sigurojnė qė kundėrshtarėt e tyre politikė nuk kėrkojnė kokat e tyre dhe bile nėse opozita ėshtė agresive ata dhe mund tė tėrhiqen apo vonojnė tranzicionin.

Nė Shqipėri kurrė nuk ka patur opozitė. Ajo duhej krijuar. Dhe nėse opozita nė Shqipėri u krijua apo e krijuan, pra cili ishte roli i partisė nė pushtet mund tė duket nė faktin qė opozita shqiptare dhe kur u bė pozitė kurr nuk e rrezikoi ish partinė nė pushtet. Kjo nuk zbeh aspak rolin e rinisė studentore nė dhjetorin e vitit 1990. Nėse do tė kishte studime pėr fazėn tranzitore nė Shqipėri do tė ishte interesante tė dinim pėrgjigjen e saktė tė kėtyre pyetjeve:

• Sa ka ndikuar presioni i jashtėm ndaj udhėheqėsve komunistė shqiptarė?
• Sa ka ndikuar keqėsimi i gjendjes ekonomike nė Shqipėri pėr tė “pranuar” ndryshimin.
• Sa ka influencuar levizjet e brendėshme (pakėnaqėia) nė marrjen e vendimit pėr tė pranuar pluralizmin nė Shqipėri.
• Sa ka ndikuar pėrvoja e tė tjerėve sidomos Perestrojka sovjetike?

Sido qė tė jetė pėrgjigjia, pėrvoja politike e Shqipėrisė na mėson se partitė politike nė Shqipėri pak ndryshojnė nga njėra-tjetra. Nuk flasim pėr programet ( por dhe kėtu ėshtė vėshtirė tė bėsh dallime...) por pėr organizimin dhe democracinė qė ato reflektojnė. Po tė shikosh statistikat e partive politike shqiptare e ke vėshtirė tė shikosh njė listė kryetarėsh. Nė pjesėn mė tė madhe partitė politike kanė po ata shefa qė kishin nė vitin 1991. Vetėm Partia Republikane ndryshoi kryetarin qė sidoqoftė mbetet kryetari i nderit i partisė.

Nė kampin socialist, Nano u tėrhoq pas humbjes sė zgjedhjeve parlamentare tė 3 korrikut 2005. Socialistėt nuk e lanė tė ftohet karrigen e shefit por e zvendėsuan me atė qė mund tė quhet mė i forti i tyre, Edi Rama. Dallimet nuk janė tė mėdha as nga e majta as nga e djathta shqiptare. Mungesa e njė demokracie tė brendėshme bėnė qė pėrplasjet e ideve tė mos amortizohen (zbuten) dhe ēojnė nė krijimin e partive tė reja. Nuk ka nevojė ta pėrmendim por ndonėse shqiptarėt nuk kanė dėshirė tė kenė fėmijė si njėherė e njė kohė, partitė politike pėrkundrazi u pėlqenė tė shumėfishohen. Vetėm nga dy partitė kryesore (PS e PD) kemi trashėguar 6-7 parti politike.

Tė kujt janė partitė politike nė Shqipėri ?

Nė njė vend si Shqipėria gjithēka ėshtė e mundur gjer dhe privatizimi i partive politike. Partitė politike duhet tė jenė institucioni i vetėm i formimit tė politikave, mjeti mė i mirė qė duhet tė siguroj dy elementet jetike tė demokracisė:
pjesėmarrjen dhe konkurrencėn. Nėse pėr pjesėmarrjen nuk mund tė themi gjė sepse ajo ėshtė njė tipar edhe i regjimeve totalitare (psh nė regjimin e Enver Hoxhės shqiptarėt merrnin pjesė nė votime 99.99 %...) por konkurrenca nė Shqipėri ėshtė shumė afėr zeros. Politika shqiptare ėshtė klanike ose e nepotizuar gjė qė frenon demokracinė dhe nxit korrupsionin. Sot partitė politike shqiptare mund tė themi se janė pronė e njė grupi njerėzish qė edhe pse nuk e pranojnė kanė gjithēka nė dorė pėr sa i pėrket partive politike. Organizmi i partive dhe mungesa e demokracisė sė brendėshme nuk lenė vend pėr opozicion tė brendėsh.

Kudo nė botė nė demokracitė e zhvilluara shefi i partisė ka njė rolė tė jashtėzakonshėm nė suksesin apo mossuksesin e partisė qė ai drejton. Por nė Shqipėri shefi ėshtė njėshi i ngjashėm me shefin e partisė unike. Dhe ushtarėt partiakė kan veē dy rrugė: ose bindje ose ta mbyllin portėn nga jashtė. Njė kohė qė partitė politike nė Shqipėri mund tė ishin njė instrument elektoral dhe tė zhveshura nga ideologjitė, ato nė fakt janė tė mbarsura me ndarje ideologjike qė i mbyllin portat elektoratit sidomos atij tė pavarur. Sa mirė do tė ishte qė njė qytetar i thjeshtė tė ndihej pjesė e PS dhe e PD duke patur mundėsi tė zgjidhte mes kandidatėve apo mes ideve partiake atė qė do ti dukej mė afėr mendimeve dhe bindjeve tė veta politike.

E pastaj ?

Nė fillim tė vitit 1991 Partia e Punės (Komuniste) e ndjeu qė po humbiste terren dhe nxori teorin e rinovimit. Ngado dėgjohej veē njė refren: ne jemi tė rinovuar, ne kemi tė drejtėn tė rinovohemi... (Kam dėgjuar njė tė moshuar qė donte tė mbushte mendjen nė atė epokė qė ai ishte i rinovuar por ma tha shtrembėr ...qė nė fakt duhet tė ishte drejtė...mė tha: - “Unė jam i rivonuar”...). Rinovimi nuk ėshtė i keq nė vetvehte. Problemi ėshtė se kush e korrigjon njė tė rinovuar (rivonuar...). E dyta. Mendoni se duhet tė blini njė makinė. Mes njė makine tė pėrdoruar dhe njė tė reje ēfarė do tė zgjidhnit ? Me njė tė vjetėr (tė rinovuar) do ngeleni nė garazh, do ngeleni nė rrugė, do ngeleni pa drita, do ...thyeni qafėn (qoftė larg !) Ndėrsa njė makinė re kėrkon njė ēmim. Ēmimi mė i madh ėshtė ndėrrimi i mentalitatit (hedhja poshtė e sė vjetrės).

Shqipėria ka nevojė...

Nė fund tė vitit 2006 shkova nė Toronto pėr tė festuar Krishtlindjen. Aty takova njė mik me tė cilin shkėmbenim shpesh mendime nėpėrmjet teknologjisė sotme pra online... Mė ngeli nė mendje njė shprehje qė mė tha: “Ne shqiptarėt jemi me mijėra vjetė mbrapa botės sė qytetėruar”. Jo se unė nuk e kam menduar njė gjė tė tillė por njė konstatim i tillė shtron pyetjen, nga duhet nisur qė dhe ne shqiptarėt tė ndryshojmė dhe tė reduktojmė hendekun qė na ndan me tė tjerėt? Dihet qė nuk ėshtė e thjeshtė. Por njerėzit mendojnė qė difekti ėshtė vetė demokracia. Dhe nėse do ta shikojmė me vėmendje ata nuk janė larg njė tė vėrtete sepse kjo ėshtė demokracia qė ne kemi sot nė Shqipėri.

Shqipėria ka nevojė pėr shumė gjėra. Shqipėria nuk ka drita (jemi nė vitin 2007) Shqipėria nuk ka ujė ( jemi nė vitin...) Shqipėria nuk ka ... Nė njė vend qė ka njė demokraci tė zhvilluar ku t’i jepet mundėsi zhvillimi mendimit tė lirė dhe konkurrencės sė ndershme jam i bindur se gjenden zgjidhje dhe pėr dritat dhe pėr ujin dhe pėr shumė gjėra tė tjera. Shqipėria duhet tė gjejė njerėzit qė kanė aftėsi tė vėrteta manaxheriale (drejtuese...) Zgjidhja e vetme pėr Shqipėrinė ėshtė njė demokratizim i vėrtetė. Shqipėria ka nevojė pėr njė valė tė dytė demokratizimi. Demokratizimi i partive politike do tė ishte hapi i parė. Tė tjerat vijnė mė pas.

*Student nė ekonomi dhe politikė
Universiteti i Montrealit, Kanada


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara