HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ku ndodhet Shqipėria? Nė kufi me Maqedoninė...

-- nga Ajet Nuro*, Tribuna Shqiptare, Montreal, Kanada

Ajet Nuro Ata qė kanė udhėtuar nė vendet fqinje me Shqipėrinė apo nė vende tė tjera tė Evropės Perėndimore e dinė mirė se po tė pyesėsh njė shqiptar se nga je, pėrgjigja nuk pjell pyetjen “Ku ndodhet Shqipėria ?” veēse do filloi riti i lakimit tė emrit shqiptar “ gli albanesi” nga italianėt, “i alvani” nga grekėt dhe historitė pėr shqiptarėt... Por po tė kalosh Atlantikun po tė pyesėsh shqiptarin se nga je, nė rastet mė tė shumta lind pyetja ”Ku ndodhet Shqipėria?”. Nuk ėshtė ēudi qė kur u kthehesh bashkėbiseduesve me “gjeje se ku ndodhet” pėrgjigja tė jetė “...nė Liban !...”

Nė kontinentin amerikan janė mbledhur njerėz nga e gjithė bota dhe ėshtė e falshme tė mos dish se ku bie njė vend i vogėl si Shqipėria. E pra, kur mė ėshtė dashur tė pėrballoj njė pyetje tė tillė, pra ti pėrgjigjem pyetjes se ku ndodhet Shqipėria, kam shfrytėzuar dy vendet fqinje pra Italinė dhe Greqinė. Kam thėnė se Shqipėria ndodhet pėrball Italisė ose nė Veri tė Greqisė. Duam apo s'duam ne, Italia dhe Greqia janė mė tė njohura se Shqipėria. Por mos tu duket ēudi qė sė shpejti tė pėrgjigjem “Shqipėria ndodhet nė kufi me Maqedoninė”...

Invest Macedonia Para disa muajsh u habita tek pash nė njė nga revistat mė prestigjioze nė fushėn e biznesit “Business Week” nė disa numra radhė tė saj njė publicitet me titullin “Investoni nė Maqedoni”. Karremi qė pėrdornin pėrgjegjėsit e kėtij publiciteti pėr tė tėrhequr investitorėt e huaj, pėr mua ishte i njohur nga tekstet e ekonomisė por, ajo qė mė ēuditi dhe mė mrekulloi ėshtė ideja e organizatorėve maqedonas pėr tė reklamuar nė njė revistė biznesi e destinuar pėr biznesmenėt amerikanė. E shoqėruar me hartėn e Maqedonisė dhe duke zėnė njė faqe tė tėrė tė revistės nė fjalė, sigurisht qė mesazhi duhet tė ketė rėnė nė sy. Pėr mua publiciteti duhet tė ketė patur efekt ose tė paktėn duhet tė ketė bėrė kurioz shumė biznesmen amerikan se ku ndodhet ky shtet me emrin Maqedoni. Por edhe nėse publiciteti nuk ka bėrė efektin e pritur, ideja vetė ka njė rėndėsi tė jashtėzakonėshme. Ajo tregon se maqedonasit mendojnė nė mėnyrė moderne pėr zhvillimin e ekonomisė kombėtare.

Pėr mua, Maqedonia kishte hyrė thell nė ndėrgjegjen time si republika mė e varfėr e ish-Jugoslavisė. Bile as qė do ti kishte rėnė radha ndonjė ndryshimi informacioni nė mendjen time sikur tė mos kisha parė kėtė publicitet. Kjo mė futi nė mendime dhe e para gjė qė mė erdhi nė mendje ishte Shqipėria dhe reformat ekonimike. Shqipėria ashtu si Maqedonia ka filluar reformat ekonomike para 17 vjetėsh. Ndonėse Shqipėria njohu komunizmin « puro » ndėrsa Maqedonia atė qė mund ta quajmė komunizėm hibrid tė dy vendet u gjendėn pra vėshtirėsish ekomike. Tė dy vendet janė pėrballur me probleme tė shumta qė mund tė themi qė njėri nuk i ngjan tjetrit. Maqedonia me probleme ndėretnike ndėrsa Shqipėria me trashėgimin e saj komunist. Duke tentuar tė zbusi konfliktet ndėretnike, dhe duke u pėrqėndruar tek krijimi i njė shteti tė sė drejtės dhe duke punuar pėr njė ekonomi tė fuqishme, Maqedonia mendoj se do tia dal mbanė dhe tė dallohet nė rajon.

Po ti Shqipni pa m'thuj si je?
Jo, jo nuk kėrkohet vazhdimi i vargjeve tė Vaso Pashės ndonėse ato fatkeqėsisht janė ende aktuale. Do tė doja tė theksoj se si ėshtė gjendja ekonomike e Shqipėrisė. Nuk ka shtet nė botė (ose janė tė rrallė...) qė tė jetė i kėnaquar me progresin ekonomik. Kjo lidhet me atė se kėrkesat dhe dėshirat janė gjithmonė shumė mė tė mėdha se sa mundėsitė reale. Por nga ana tjetėr progresi ekonomik varet nga objektivat qė ka ē’do vend. Ka vende qė punojnė vetėm e vetėm pėr tė mbushur barkun me bukė (mbase kjo nuk ėshtė ndonjė njėsi matėse...) pra ka vende qė punojnė vetėm qė qytetarėt tė mbijetojnė.

Nė kėto kushte mund tė themi se ekonomia shqiptare ėshtė e shkėlqyer, e shėndetshme sepse nė fund tė fundit kemi bukė pėr tė ngrėnė, se nė Shqipėri mė shumė vdesin nga ēmenduritė (vrasje pėr motive tė dobta do thoshin kronikanėt e specializuar...) se sa nga skamja etj etj. Nė mbėshtetje tė tezės se ekonomia shqiptare shkon « birinxhi » janė dhe faktet se nė Shqipėri ndėrtohet, punohet dhe sot Shqipėria ka njė klasė biznesmenėsh qė nuk e kishte para 17 vjetėsh. Por ka dhe njė anė tjetėr medalja. Ka vende qė ekonomisė i rrinė mbi krye dhe masin tė gjitha parametrat e duhur qė nga inflacioni, punėsimi, fuqia blerėse etj etj. E krahasuar me vendet qė futen nė kategorinė e dytė Shqipėria do ngelej nė klasė pėr motivet qė vijojnė: Shqipėria ka njė ekonomi primitive, realitet politik jostable dhe nivel tė lart krimesh. Ekonia ndodhet nėn parimet e « laisser-faire » dhe shteti nuk ndikon nė zhvillimin e njė ekonomie moderne.

Pse, mund tė ishte Shqipėria ndryshe?
Shqipėria doli nga njė sistem politik dhe ekonomik ku gjithēka vendoj nga njė grup i ngusht njerėzish, njė system ku gjerė edhe jeta varej nga ai qė quhet shtet. Dhe tė dalėsh nga njė situat e tillė nuk ėshtė e lehtė. Sidomos nėse pėr ekonominė duhet tė vazhdojnė tė mendojnė dhe vendosin ende njė grup i vogėl individėsh. Pėrvoja e vendeve tė tjera tė Europės Lindore tregon tė njėjtėn gjė: vėshtirėsit e tranformimit tė ekonomisė sė planifikuar nė njė ekonomi tregu. Edhe mė tej akoma. Vėshtirėsitė bėhen edhe mė tė mėdha kur vende si Shqipėria duhet ti pėrmbahen rregullave tė njė ekonomie qė po bėhet pėrditė e mė e pėrbotėshme. Nuk ka mė proteksionizėm apo mbyllje kufiri dhe pėrzgjedhje tė partėnerėve. Duhet mėsuar dhe zbatuar vallja e Organizatės Botėrore tė Tregėtisė. E megjithatė, e megjithatė, ekonomia shqiptare mund tė ishte ndryshe. Fillimi i mbarė do tė ishte qėndrimi ndaj pronės.

Jo vėtėm qėndrimi ndaj ish-pronarėve por dhe qėndrimi nga terreneve tė ndėrtimit, qėndrimi ndaj ndėrtimeve pa leje tregojnė njė fillim sė prapthi. Parimet e ndjekura nė shpėrndarjen e pronės kanė qenė ai komunist “Toka i takon atij qė e punon” por edhe parime tė tjera si prona i shitet (falet) atij qė ka pushtetin apo forcėn. Nuk dua tė pėrgjithėsoj, sepso do tė ishte jo realiste dhe jo e nderėshme tė thuash qė gjithė pronarėt shqiptar janė produkt i kėtij mentaliteti. Por, sikur disa raste tė kishim tė tilla, efekti psikologjik do tė shumėfishohej. Por po tė medosh se nė vend tė ndajfoljes “disa” tė vendosim ndajfoljen tjetėr “shumė”... pėrfundimi dihet... epo se Shqipėri ėshtė...

Shteti dhe ekonomia
Shtetit qė i bėnte tė gjitha qė nga bukėdhėnia, punėdhėnia, drudhėnia etj. i kemi thėnė “harro mushkė Valarenė” por fatkeqėsisht kemi ecur shumė larg. Para disa ditėsh Franca zgjodhi njė president tė ri dhe Sarkozi, presidenti nė fjalė sa nuk shkaktoi njė incident diplomatik me Kanadanė kur kėrkoi recipricitet nė praktikat komerciale ndėrmjet Kanadasė dhe Francės. Nė fakt qeveria e Kebekut njėrės prej dhjetė provincave kanadeze i dha njė kontratė njė firme kanadeze pa kaluar njė tender. Njė veprim i till u konsiderau si nacionalizėm ekonomik. Ndėrkohė qė po kjo firmė kanadeze (Bombardier) fitoi njė tjetėr kontratė dhe kėtė herė nė Francė por kėtė herė me anė tė njė tenderi. Nga tė gjjitha kėto veprime e humbur delte konkurentja e Bombardier njė firmė franceze e quajtur Alstom. Dhe Sarkozy shtron pyetjen: Pse ne duhet ti respektojmė rregullat e lojės qė tė tjerėt nuk i respektojnė? Nuk do tė doja qė ne shqiptarėt tė mos respektojmė rregullat, pėrkundrazi. A nuk flasim pėr burrėri?!...

Por sot nacionalizmi nuk shprehet mė nė fushėn e retorikės tė tipit ne jemi, ju jeni etj. Sot nacionalizmi shprehet mė tepėr se kurrė nė fushėn e ekonomisė. Ēfarė e dallon sot Shqipėrinė nė fushėn ekonomike? Pothuajse asgjė. Pa pyet pėr shembull pėr Korenė e Jugut. Gjuha vetvetiu tė shkon tek Hydai, Samsung, LG etj etj. Argumenti tabu se Shqipėria ka dalė nga njė ekonomie e planifikuar dhe nuk mund tė zhvillohet janė pa bazė. Nuk mund tė mohohet ndikimi kushteve historike nė zhvillimin e ekonomisė sė njė vendi por kjo nuk duhet tė na mbaj peng. Para disa kohėsh qeveria Berisha mori nismėn “Shqipėria njė euro” (nuk e di kuptimin fjalė pėr fjalė tė saj...) qė kishte si qėllim tėrheqjen e kapitalit. Kjo nismė u kritikua prej disave dhe hyjnorizua prej tė tjerėve. Pėr mua ajo ishte nga nismat e pakta qė duhen pėrkrahur. Ndoshta ajo ishte e pastudiuar mirė dhe prandaj dhe u la mėnjanė por ideja ishte gjeniale. Nė fund tė fundit ēfarė synojnė mė shumė maqedonasit se sa tėrheqjen e kapitalit tė huaj.

Pula apo veza Kush e bėnė tjetrėn; pula bėnė vezėn apo veza bėnė pulėn? E njėjta pyetje shtrohet pėr ekonominė dhe politikėn. Ndonėse flitet se njė ekonomi e fuqishme dhe njė demokraci e vėrtetė shkojnė sė bashku, askush gjerė mė sot nuk e ka provuar shkencėrishtė. Megjithėse diktaturat komuniste me ekonominė e falimentuar qė krijuan e kanė provuar njė gjė tė tillė pėrsėri kjo nuk pėrbėnė argumentin shkencor. Por, pyetja mund tė shtrohet se kush mund tė ndikoj mė shumė tek tjetra. Pėr mendimin tim, njė klasė politike e aftė politikisht dhe me aftėsi tė mira administruese ėshtė nė gjendje tė ndikoj mbi ekonominė e njė vendi. Nga ana e vetė, njerėzit e biznesit mund tė ndikojnė mbi politikėn por rezultatet do tė jenė ose tė ngadalėshme ose jo tė mira pėr mos tė thėnė tė kėqia (korrupsion dhe fenomene tė nepotizmit).

Mė e mira ėshtė njė kombinim i tė dyjave. Pra njė klasė politike administratore e gatėshme ta transformoj vendin nė njė vend me ekonomi tė zhvilluar. Nė ekonomi nuk ka formula magjike dhe ekonomistėt kurr nuk e gjenė gjuhėn e pėrbashkėt por si edhe nė rastin e biznesit privat veē personat e pėrkushtuar arrijnė rezultate tė mira. Megjithatė, mund tė themi se nga masat qė mund tė japin rezultate qoftė edhe pas njė kohe relativisht tė gjatė (por tė sigurt), janė arsimimi i brezit tė ri dhe sidomos respektimi i pronės private. Kur themi arsimimi duam tė themi krijimi i njė shkolle me tė vėrtetė moderne, investimi nė edukimin e tė rinjėve tė talentuar brenda dhe jashtė shtetit, kthimi dhe integrimi i shqiptarėve tė edukuar jashtė sidomos nė Perėndim dhe krijimi i njė profili kombėtar nė ekonomi.

Kjo e fundit ka tė bėjė me ndihmėn qė shteti mund tė jap nė rimėkėmbejn e atyre sektorėve qė mund tė japin rezultate nė rregullimin e balancave eksport – import dhe nė rritjen e mirėqenies sė gjithė shqiptarėve. Para disa vitesh kur isha nė Shqipėri dhe kalova dy javė nė Spille tė Kavajės, vura re se investitorėt privat kishin investuar nė ndėrtimin e hoteleve apo tė shtėpive qė i kishin vėnė nė shėrbim tė pushuesve. Por pėr tė shkuar aty duhej tė shkoje nga njė rrugė qė jo vetėm linte pėr tėr tė dėshiruar por edhe mė keq, ngjante me vendet afrikane. Dhe rrugėt nė pėrgjithėsi mirėmbahen nga shteti apo organizma tė krijuara prej tij.

Sot, siē e tham dhe mė sipėr, nacionalizmi, mė shumė se kudo, shprehet nė fushėn ekonomike. Nėse e duam Shqipėrinė dhe tė mirėn e shqiptarėve rruga mė e mirė ėshtė tė ndikojmė qė Shqipėria tė jetė sa mė demokratike poltitkisht dhe ekonomia e Shqipėrisė tė bėhet sa mė moderne. Sa mė shumė shqiptarė tė ndihmojnė pėr arritjen e kėtij qėllimi aq mė mirė do tė jetė.

Le tė ndryshoj Shqipėria politikisht dhe ekonomikisht qė kur tė na pyesin nga jeni tė pėrgjigjemi “jemi nga vendi qė eksporton krom e bakėr, jemi nga vendi nė plazhet e tė cilit ia vlen tė pushosh, jemi nga Shqipėria”. Dhe tė mos kemi frik tu themi tė huajve: Ejani dhe pushoni nė Shqipėri dhe mbi tė gjitha, ejani dhe investoni nė Shqipėri. Sa pėr Maqedoninė, at'herė ajo do tė ndodhet nė kufi me Shqipėrinė dhe Shqipėria mund tė jetė njė element pozitiv pėr ti tėrhequr dhe mė shumė investisorėt e huaj...

*Student nė ekonomi dhe politikė
Universiteti i Montrealit, Kanada


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara