HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Urdhri kalorėsiak i shėn Gjergjit dhe njė gjenealogji e familjes sė engjėllorėve nga Drishti

-- nga ANISA PAPLEKA

Familja e Engjėllorėve ishte njė ndėr ato familje fisnike shqiptare, e cila, menjėherė sapo u vendos nė Itali, kėrkoi tė rivendoste statusin e saj prej familjeje fisnike, duke rikonfirmuar tė gjitha privilegjet qė kishte nė Shqipėri. Papa Piu V i konfirmon Andrea Engjėllit, fisnikut, dukės, princit dhe kontit tė Drishtit, Durrėsit dhe Pultit tė Ulėt, lidhjet e tij tė gjakut me perandorėt romakė, si dhe me perandorėt e Kostandinopojės

Fisi Engjėllorėt DORESHKRIMI
Ėshtė folur e shkruar shumė pėr disa nga dorėshkrimet e njohura tė familjes Engjėllore nga Drishti, tė cilat ruhen nė biblioteka shtetėrore italiane dhe private nė Shkodėr e gjetiu. Njė pjesė e tyre janė botuar, ndėrsa pjesa mė e madhe vetėm janė zbuluar dhe ende nuk janė botuar, presin studime dhe analiza tė gjithanshme kritike Urdhri kalorėsiak i shėn Gjergjit dhe njė gjenealogji e familjes sė engjėllorėve nga Drishti

Nė kuadėr tė burimeve historike, vend tė rėndėsishėm zėnė dorėshkrimet e pabotuara, veēanėrisht ato tė cilat janė tė ndėrlidhura me njėra-tjetrėn, qoftė duke pasur njė autor tė pėrbashkėt, duke trajtuar njė ngjarje ose personalitet tė kohės, krijimi i tė cilave ėshtė bėrė nė kushte e rrethana specifike. Ėshtė e njohur tashmė se pėr dorėshkrime tė tilla ka rezerva ose duke shkuar deri nė skajshmėri, nė mohimin e tyre si falsifikate dhe burime tė pavlera, pėr njė kategori specialistėsh, studiuesish dhe historianėsh, ndėrsa nė anėn tjetėr, ato mbrohen me kėmbėngulje se janė burime me vlera tė mėdha historike dhe si tė tilla pasurojnė historinė kombėtare shqiptare. Tė shumtėn e rasteve ato mohohen nga ata tė cilėt nuk i kanė pasur kurrė nė dorė si origjinale, por kanė “dėgjuar” apo “lexuar” nga tė tjerė, se autenticiteti i tyre vihet nė dyshim.

Fisi Engjėllorėt Ėshtė folur e shkruar shumė pėr disa nga dorėshkrimet e njohura tė familjes Engjėllore nga Drishti, tė cilat ruhen nė biblioteka shtetėrore italiane dhe private nė Shkodėr e gjetiu. Njė pjesė e tyre janė botuar, ndėrsa pjesa mė e madhe vetėm janė zbuluar dhe ende nuk janė botuar, presin studime dhe analiza tė gjithanshme kritike tė specialistėve nga fushat pėrkatėse pėr tė bėrė njė vlerėsim sa mė real dhe tė saktė, si pėr tė dhėnat qė ofrojnė ato ashtu edhe pėr saktėsinė e trajtimit tė tyre, origjinalitetin, autenticitetin e vlershmėrinė historike, si dhe ballafaqime me dorėshkrime, dokumente dhe burime tė kohės apo tė ngjashme me to dhe tė njė literature pėrkatėse.

Dorėshkrimet e pabotuara qė na janė ruajtur nga familja fisnike Engjėllori prej Drishtit, ruhen nė Venedik, Firence, Vatikan, Kopenhagė dhe Shkodėr. Pėrveē qė janė tė pabotuara, ato si element tė pėrbashkėta, [katėr prej tyre, ato nga Vatikani, Firence dhe Venediku] kanė se janė shkruar nga e njėjta dorė dhe nė dekadat e para tė shekullit XVI.

Natyrisht, nuk do tė flasim kėsaj radhe pėr librat e botuar qė kanė pėr autorė disa nga anėtarėt e familjes Engjėllori por dėshirojmė tė bėjmė tė njohur njėrin prej dorėshkrimeve, origjinalin e tė cilit e kemi shfrytėzuar nė bibliotekėn Marciana tė Venedikut.

Fisi Engjėllorėt Kodiku [dorėshkrimi], i cili ruhet nė bibliotekėn Marciana tė Venedikut, ka kopertina tė forta lėkure, tė kuqe, me njė dekorim floriri nė mes, nė formė tė stemės, por pa shenja heraldike. Lart, nė mes tė kopertinės, ėshtė e shėnuar me laps tė kuq: no 50. Edhe kopertina tjetėr ka nė mes tė njėjtin dekorim. Kopertinat janė tė mbėshtjella me njė mbėshtjellės special tė ri, me ngjyrė jeshile.

Lexohet lehtė dhe e ka shkruar e njėjta dorė qė ka shkruar edhe Kodikun e Bibliotekės Laurenziana tė Firences, ASHB 1167, nė tė cilin, pėrveē tė tjerave, ruhet edhe “Formula en Pagėzimit” nga viti 1462, si dhe dorėshkrimi i njė Kodiku tjetėr, po e familjes sė Engjėllorėve nga Biblioteka Apostolike e Vatikanit, i cili nuk ėshtė botuar asnjėherė deri mė sot. Dorėshkrimi ėshtė shkruar nė pergamen fin dhe ėshtė njė gjenealogji e shkruar nga njė dorė e vetme.

Heraldika si shkencė qė merret me studimin dhe prejardhjen e simboleve e elementeve tė ndryshme, origjina e tė cilave ėshtė e shumėllojshme, nė Shqipėri i gjen fillimet e saj qė nė fillimin e shekullit XIII, pėr tė vazhduar deri nė ditėt e sotme, si pjesė pėrbėrėse e heraldikės evropiane me tė gjitha zhvillimet, ndryshimet dhe arritjet e saj. Stemat mė tė hershme i gjejmė nė fillimet e Principatės sė Arbrit, e mė pas nė njė vazhdimėsi tė pandėrprerė pothuajse nė tė gjitha dinastitė dhe familjet patronomike shqiptare si: Albani, Arianiti, Balsha, Beēikemi, Bogdani, Dukagjini, Dushmani, Engjėllorėt, Gazuli, Golemi, Gropa, Jonima, Kastrioti, Komneni, Maneshi, Matranga, Muzaka, Shpata, Skura, Spani, Topia, Zaharia etj.

Fisi Engjėllorėt Familja e Engjėllorėve ishte njė ndėr ato familje fisnike shqiptare, e cila menjėherė sapo u vendos nė Itali kėrkoi tė rivendoste statusin e saj prej familjeje fisnike, duke rikonfirmuar privilegjet e saj. Familjet fisnike shqiptare nė Mesjetė, ashtu sikurse edhe familjet e tjera evropiane, kishin jo vetėm tituj tė lartė fisnikėrie, por edhe gėzonin privilegje tė caktuara, tė cilat herė pas here i konfirmonin dhe i rikonfirmonin sipas nevojės me diploma pėrkatėse tė lėshuara nga autoritetet mė tė larta tė kohės, siē ishin perandorėt bizantinė dhe mė vonė papati, pėrkatėsisht Selia e Shenjtė. Me kėtė rast pėrmendim njė diplomė [bulė, ngas ka shumė tė tilla qė ruhen nė Vatikan, Venedik etj.] pėr familjen e Engjėllorėve, pėrkatėsisht pėr Ndre Engjėllin.

Diplomėn e ka lėshuar Papa Piu V [1566-1572] nė vitin 1567, e cila pėrmbledh disa diploma tė tjera nė vetvete, qė janė lėshuar nga perandorėt dhe princat, qė prej perandorit Leone deri te Michaeli. Arsyeja se pėrse ato gjenden tė gjitha nė tė njėjtin vend, ėshtė njohja dhe zyrtarizimi qė u bėn atyre Papa Piu V dhe nė bazė tė kėsaj njohjeje bėhet edhe konfirmimi i tyre dhe i privilegjeve qė ato pėrshkruajnė.

Dokumenti i parė i pėrmendur nė kėtė bulė ėshtė lėshuar mė 25 prill 1293 nga Androniku II Paleolog, perandor i Kostandinopojės. I konsideruar si njė instrument publik i sė Drejtės Kanonike, papa Piu V i konfirmon Andrea Engjėllit, fisnikut, dukės, princit dhe kontit tė Drishtit, Durrėsit, Pultit tė Ulėt, lidhjet e tij tė gjakut me perandorėt romakė, si dhe me perandorėt e Kostandinopojės.

Privilegjet janė lėshuar dhe rikonfirmuar rishtas, duke u bėrė tė vlefshme nga Papa Piu V, sikurse edhe paraardhėsit e tij, papėt: Kaliksti III, Piu II, Siksti IV, Inocenti VIII, Pauli III, Juli III dhe Papa Piu IV, nė vitin 1567, nė emėr dhe pėr llogari tė Andreas Angelus [Ndre Engjėllit], nga Vincentium de Hippolitis Pistoriensem ac Gasparem de Mercado Romanum Jures. Pėr kėtė qėllim kanė shėrbyer edhe gjenealogjitė e shumta tė shkruara prej anėtarėve tė saj, pėr tė cilat shpesh ndeshet edhe mendimi pėrgjithėsues se ato janė tė falsifikuara --

GJENEALOGJIA
Gjenealogjia qė kemi nė dorė nuk ka shėrbyer thjesht pėr tė rivendosur statusin prej familjeje fisnike tė Engjėllorėve, por edhe pėr tė justifikuar titullin e Mjeshtrit tė Madh tė Urdhrit tė Shenjtė Ushtarak Konstantinian tė Shėn Gjergjit, qė Engjėllorėt e mbanin qė prej shekullit XV

-- dhe me “vlera tė pakta, si burime historike pėr njohjen e shoqėrisė shqiptare nė shekullin XV” (Historia e Popullit Shqiptar, 2002, f. 490). Megjithatė, gjenealogjia qė kemi nė dorė nuk ka shėrbyer thjesht pėr tė rivendosur statusin prej familjeje fisnike tė Engjėllorėve, por edhe pėr tė justifikuar titullin e Mjeshtrit tė Madh tė Urdhrit tė Shenjtė Ushtarak Konstantinian tė Shėn Gjergjit, qė Engjėllorėt e mbanin qė prej shekullit XV.

Urdhri i Shenjtė Ushtarak Konstantinian i Shėn Gjergjit ėshtė njė Urdhėr Kalorėsiak. Mendohet se ėshtė themeluar nga perandoriKonstandini i Madh, pėr tė mbrojtur Labarin, i cili me trupat e tij mori pjesė nė Betejėn e Urės sė Milvianės, nė vitin 312 pas Krishtit. Kjo fitore e madhe mbi forcat pagane tė Maksentius ēoi nė konvertimin e Perandorisė Romake nė krishterim, gjė qė formėsoi gjithė historinė evropiane tė mėvonshme. Sipas historianėve tė shekullit XVI dhe XVII, kjo ngjarje e madhe u festua me themelimin e njė urdhri kalorėsish. Statutet e shekullit XVI thonė qė rregullat origjinale u konfirmuan dhe u lėshuan nga perandorėt Isak Engjėlli dhe Mihal Paleologu, por variantet mė tė vjetra tė kėtyre statuteve, qė ne njohim, datojnė nga shekulli XVI. Karakterin fetar urdhri e mori mė 17 korrik tė vitit 1550, kur Papa Juli III [1550-1555] e njohu Urdhrin me anė tė bullės Quod Alias, duke i siguruar Andreas dhe Jeronim Engjėllit tė Drishtit titullin e Mjeshtrit tė Madh.

Me rastin e kėsaj njohjeje nga ana e Papės, Kongregacioni i Koncilit do t’i siguronte njė providani tė jashtėzakonshme. Njė dokument nga Camera Apostolice e Vatikanit, e vitit 1558, ėshtė dėshmi e pagesave tė shumave jashtėzakonisht tė mėdha pėr Andrea Engjėllin, gjė qė dėshmon lidhjet e tij nė nivelet mė tė larta si fisnik shqiptar, por edhe si Mjeshtėr i Madh i urdhrit qė drejtonte. Dokumenti ėshtė nė gjuhėn latine dhe origjinali i tij ruhet nė Instrumenta Miscellanea 6673, anno 1558; pėrkthimi i tij ėshtė: “Duke u dashur qė tė kemi tė nderuarin zotin Andrea Engjėlli, dukėn dhe kontin e Drishtit sipas fuqisė sė tė sipėrpėrmendurės Motu Proprio tė Palit III, meqenėse tė dy pėrmbajnė pėr furnizimin qė ėshtė bėrė nė jetėn e tij prej 100 dukatė floriri, tė shpėrndara nė mėnyrė tė njėjtė nė ēdo muaj, qė filloi me furnizimin e tė sipėrpėrmendurit zotit Lekė, vėllait tė tij, d.m.th. nga korriku i vitit 1535, me njė shumė prej 100 dukatė nė muaj, shumė kjo qė do tė vazhdojė deri nė fund tė nėntorit tė vitit 1558, qė bėjnė 23 vjet e 6 muaj dhe qė nė dukatė floriri bėjnė 28200”.

Nė kohėn e pontifikatit tė Papės Gregori XIII [1572-1585] nė vitin 1576, njohja e papės Juli III i solli Urdhrit njė tė re shumė tė madhe: karakterin fetar qė e vendosi pėrfundimisht nėn Rregullėn e Shėn Bazilit. Bashkė me Urdhrin e Maltės, Urdhri Konstantinian i Shėn Gjergjit janė tė vetmit urdhra fetaro-ushtarakė ndėrkombėtarė qė e kanė ruajtur kėtė status tė pandryshuar deri nė ditėt tona. Urdhri i dedikohet propagandės sė besimit, tė mbrojtjes sė kishės dhe pėrkrahjes sė Selisė sė Shenjtė. Anėtarėt e saj zotohen pėr besnikėri ndaj Papės dhe mbėshtetje tė mėsimeve e tė dogmės sė Kishės Katolike Romane.

TITULLI
I pari prej Engjėllorėve tė cilit iu konfirmua titulli i Mjeshtrit tė Madh ishte Ndreu, qė mbante titullin Princ i Maqedonisė, si dhe Dukė e Kont i Drishtit (1398-1479). Pas tij titullin e Mjeshtrit tė Madh e trashėgoi i biri, Pjetri (vdiq nė vitin 1511), i cili ia la atė Ndreut II

I pari prej Engjėllorėve tė cilit iu konfirmua titulli i Mjeshtrit tė Madh ishte Ndreu, qė mbante titullin Princ i Maqedonisė, si dhe Dukė e Kont i Drishtit (1398-1479). Pas tij titullin e Mjeshtrit tė Madh e trashėgoi i biri, Pjetri (vdiq nė vitin 1511), i cili ia la atė Ndreut II, qė ėshtė edhe autor i gjenealogjisė nė fjalė, si dhe i shumė veprave tė tjera, disa nga tė cilat vihen nė dyshim si falsifikate. Titulli i Mjeshtrit tė Madh ishte dhe vazhdon tė jetė i trashėgueshėm, e si i tillė mbeti pa ndėrprerje nė duar tė Engjėllorėve deri nė vitin 1623. Nė kėtė vit, Engjėllorėt e Drishtit ia lėshuan Mjeshtėrinė e Madhe, Marino Karaēiolit (Marino Caracciolo), princit tė Avelinos dhe mė 23 nėntor tė po atij viti, Papa Urbani VIII [1623-1644] ia konfirmon kėtė dinjitet atij, duke theksuar origjinėn bizantine, qė ruhet edhe sot e kėsaj dite nė kryqin e Urdhrit.

Megjithatė, princi i Avelinos vdiq nė vitin 1630, kėshtu qė titulli i Mjeshtrit tė Madh u kthye pėrsėri te Gjon Andrea Engjėlli i Drishtit. Me breven Cum Sicut tė 27 gushtit 1672, Papa Klementi X [1670-1676] emėron njė prokurator gjeneral tė Urdhrit nė Romė dhe njė kardinal protektor, kardinalin de Massimi. Ai vendosi gjithashtu qė prokuratori gjeneral i Urdhrit tė merrte pjesė nė kapelėn pontifikale dhe qė tė vendosej nė rang pas prokuratorit gjeneral tė Urdhrit tė Shėrbėtorėve tė Marias. Me anė tė breves sė 14 qershorit tė vitit 1687, Papa Inocenti XI [1676-1689] emėroi protektor tė Urdhrit kardinalin Gaspero Kavaliero (Gaspero Cavaliero), i cili nė vitin 1690 ndiqet nga kardinali Gjon Franēesk Albani (Giovanni Francesco Albani) qė bėhet mė vonė papa Klementi XI [1700-1721], qė e pėrkrahu Urdhrin dhe Mjeshtrin e tij tė Madh me privilegje tė vazhdueshme gjatė gjithė pontifikatit tė tij.

Nė fund tė shekullit XVII, shtėpia e Engjėllorėve tė Drishtit – dega e fundit e Komnenėve – po shuhej me Gjon Andrea Engjėllin e Drishtit qė nuk la trashėgimtarė. Kėshtu, me njė akt-kėrkesė tė 27 korrik 1697, u aprovua qė titulli i Mjeshtrit tė Madh tė transferohej te Duka i atėhershėm i Parmės, Piacenza Francesco I Farnese (1697-1727) dhe mė vonė te pasardhėsit e familjes Farnese.

Nėse Skėnderbeu kishte ndonjė lidhje me kėtė Urdhėr dhe se ēfarė lidhje ishte kjo, nuk dihet akoma dhe madje as qė ėshtė hedhur si hipotezė. Megjithatė, i ēuditshėm ėshtė fakti qė duka i Parmės, kur ishte Mjeshtėr i Madh i Urdhrit, [Piacenza Francesco I Farnese (1697-1727)] huazoi nga Arkivi Sekret i Vatikanit shumė dokumente origjinale, [rast shumė i veēantė ky nė historinė e Arkivit Sekret tė Vatikanit] papnore drejtuar jo vetėm familjes sė Engjėllorėve tė Shqipėrisė, por edhe vetė Skėnderbeut.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara