HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Katedralja, seli ipeshkvore

-- nga Albert RAMAJ

Albert RAMAJ Prizreni kishte mbetur ipeshkvi qė kur ishte kryeqytet i Kosovės, kurse tash e sa kohė Prishtina ėshtė kryeqytet e nė tė nuk ka ipeshkvi. Kjo edhe ėshtė njėra nga arsyet se pse Prishtina duhet tė ketė katedrale

Lexuesit tanė janė duke u ndeshur kohė tė gjatė me njė paqartėsi, pėrkatėsisht ende ndoshta nuk e kanė tė qartė se pėr ēka “saktėsisht” ėshtė fjala. Pra, fjala ėshtė pėr Kishėn Katedrale nė Prishtinė. Ėshtė diskutuar e debatuar ndoshta edhe pa nevojė, disa herė edhe me pretendime qė tė jepen shpjegime madje edhe banale, sa qė njeriu normal as nuk mund t’i kuptojė. Pėr t’u sqaruar kėrkesa pėr katedrale nevojitet qė nė radhė tė parė tė shfletohen e tė konsultohen leksikone tė ndryshme apo libra qė kanė tė bėjnė me historinė e krishterimit.

Sė pari, duhet tė kemi parasysh se termi katedrale nuk nėnkupton objekt grandioz. Nė fakt, termi katedrale rrjedh nga fjala greke “kathedra”, qė nė shqipe do tė thotė seli.

Termin katedrale (ecclesia cathedralis) nė kishė e hasim qysh nė Koncilin e Tarragonės (nė vitin 516). Nė fillim nuk e ka pasur kuptimin qė e ka sot kjo fjalė. Pra, kisha katedrale (ėshtė e drejtė kėshtu tė thuhet), paraqet seli ipeshkvore, e jo siē po keqkuptohet se katedrale do tė thotė kishė (si objekt) e madhe, pėrkatėsisht objekt mė i madh se ndonjė kishė e zakonshme. Fundja, termi “Kisha Nėnė” (ecclesia mater) edhe sot pėrdoret pėr kishėn laterane nė Romė. Gjatė historisė janė pėrdorur edhe terma tė tjerė pėr kishėn katedrale, sikur Kisha e Madhe (ecclesia maior) apo edhe Domus Dei (Shtėpia e Zotit), por fjala ishte pėr tė njėjtėn gjė, pra pėr seli ipeshkvore. Pėr kishėn katedrale nė gjuhėn gjermane pėrdoret edhe sot fjala Domus, pra pėr katedrale thuhet Dom, p. sh. Kölner Dom (Kisha Katedrale nė Köln tė Gjermaisė), Stehphansdom nė Vjenė. Nė anėn tjetėr, sikur qė pėrdorėt te gjermanėt fjala dom pėr katedrale, te populli shqiptar ky term e ka kuptimin e meshtarit (priftit), si dom Ndre Mjeda.

Katedralja e arriti kulmin artistik nė kohėn e gotikės, kėshtu qė nė Francė pėr stilin gotik nė art (1140-1500) pėrdoret edhe sot termi katedrale. Gjatė historisė kishat katedrale janė ndėrtuar gati tė gjithat nga mbretėrit apo perandorėt e vendit dhe nė shumicėn e rasteve me dėshirė tė tyre, qė nė atė vend ku ishte me seli mbreti apo perandori, tė jetė edhe selia ipeshkvore, qė nė tė njėjtėn kohė tė mund udhėhiqnin shpirtėrisht edhe vendin.

Nuk duhet harruar se ku gjendej selia ipeshkvore, aty shumė gjėra kulturore janė zhvilluar gjatė historisė sė njerėzimit. Edhe sot mburren me ato zhvillime shumė popuj tė botės. Po ashtu edhe te populli shqiptar ėshtė zhvilluar kultura pikėrisht nė qendrat ipeshkvore, si nė Shkodėr, nė Shkup, nė Tivar, nė Durrės etj. Tė pėrmendim rastin e arqipeshkvit tė Shkupit, imzot Lazėr Mjeda (vėllai i poetit Ndre Mjeda), qė ishte arqipeshkvi i fundit i Arqipeshkvisė sė Shkupit, e cila mė vonė ishte transformuar nė ipeshkvi.

Sipas disa dokumenteve qė gjenden nė Arkivin Ushtarak tė Beogradit, nė to flitet pėr imzot Lazėr Mjedėn se i kishte arritur njė letėr nga dom Mikel Tarabulluzi nga Stublla, letėr kjo qė e mban datėn 15 janar 1920. Ajo ėshtė e shkruar nė gjuhėn italiane. Nga letra pushteti dyshonte se kėta tė dy (Mjeda e Tarabulluzi) veprojnė kundėr shtetit jugosllav, sepse ata dėshironin qė tė mos mbyllen shkollat nė gjuhėn shqipe, qė gjendeshin nė kuadėr tė kishave (famullive) nėpėr Kosovė dhe nė Shkup. Kjo letėr zihet nga pushteti i atėhershėm jugosllav. Nė bazė tė saj, dom Mikel Tarabulluzi burgoset pėr shkaqe tė angazhimit pėr shkollėn nė gjuhėn shqipe. Megjithatė, siē duket qeveria serbe kishte telashe mė tė mėdha me arqipeshkvin e Shkupit, imzot Lazėr Mjedėn, sesa me dom Mikel Tarabulluzin.

Mirėpo, pushteti serb ishte i vetėdijshėm se po tė ushtronte ndonjė aktivitet ndaj imzot Lazėr Mjedės, do tė kishte probleme ndėrkombėtare, sepse Lazėr Mjeda ishte ipeshkėv. Nga prefekti i atėhershėm i Prizrenit (1921) na lejohet tė kuptojmė se Lazėr Mjeda bėnte “atak” mbi popullatėn serbe me letrat qė ia dėrgonte botės mbarė, lindi ideja pėr kėrkesė drejtuar Ministrisė sė Punėve tė Jashtme qė “Dom Tarabulluzi tė pensionohet nė mėnyrė qė gradualisht tė krijohen mundėsitė pėr ta larguar nga arqipeshkvia jo vetėm dom Mikel Tarabulluzin, por edhe arqipeshkvin imzot Lazėr Mjedėn.

Qeveria serbe pretendonte qė Selinė ipeshkvore ta shpėrngulte nga Prizreni dhe ta vendoste nė Shkup. Qarqet e caktuara, me rekomandim tė Beogradit, e bėnė aktpadinė kundėr imzot Lazėr Mjedės, tė cilin edhe e dėnuan, kurse pėr t’u ikur telasheve, Vatikani e emėroi Mjedėn (nė vitin 1922) metropol tė Arqipeshkvisė sė Shkodrės. Largimi i tij nga Arqipeshkvia e Shkupit u bė fshehurazi, pėr tė mos e hetuar e burgosur organet shtetėrore. Kėshtu, ai mė 14 shkurt 1922 arrin nė Arqipeshkvinė metropolitane nė Shkodėr. Pas largimit tė Mjedės nga Arqipeshkvia, Beogradi krijohet arqipeshkvi, kurse Shkupi bėhet ipeshkvi.

Arqipeshvkia ėshtė titull mė i lartė kishtar se ipeshkvia. Pas Mjedės, qė kishte reziduar nė Prizren, ipeshkvi ardhshėm imzot Ivan Gnjidovec, slloven, do tė rezidojė nė Shkup.

Prizreni mė parė ishte katedrale pasi ipeshkvi ishte aty, por prej kalimit tė ipeshkvit Ivan Gnjidovec nė Shkup, Prizreni nuk ishte mė kishė katedrale, por sipas ligjit kishtar, nėse mė parė njė seli ipeshkvore ishte aktive dhe mė vonė nuk rezidon asnjė ipeshkėv nė te, ajo kishė do tė quhet konkatedrale, qė edhe sot e mban kėtė emėrtim kisha e Prizrenit.

Duhet cekur se ipeshkvi pėr shqiptarė nė Kosovė, imzot Nikė Prela, ishte ipeshkėv “sedi datus”, qė do tė thotė se nuk kishte seli tė veten, pra selia ishte nė Shkup ku ipeshkėv ishte imzot Joakim Herbut, qė do tė thotė se nė Shkup ishte katedralja, kurse imzot Prela ishte pa katedrale. Kėtė nuk ia kishte lejuar qeveria e atėhershme jugosllave, sepse Prela ishte me prejardhje shkodrane dhe ishte nė sy tė pushtetit tė kohės. Prela ishte ipeshkėv ndihmės nė Ipeshkvinė Shkup-Prizren. Nė njė “Promemorie” tė vitit 1990, imzot Prela thotė kėshtu: “Unė jam i vetmi ipeshkėv nė Jugosllavi pa rezidencė time, por jetoj si mysafir i famullisė sė Ferizajt”.

Nuk duhet harruar se zėri i imzot Prelės nė ish-Jugosllavi ishte i pari qė kundėrshtoi publikisht dhunėn ndaj shqiptarėve nė Kosovė, pėr ēka protestoi e alarmoi faktorin e brendshėm jugosllav, por edhe mbarė botėn. Merita e imzot Nikė Prelės ishte shumė e madhe. Duke iu falėnderuar Frrok Kristajt, sot kemi njė pasqyrė tė mirė pėr jetėn dhe veprat e Prelės, qė i botoi nė njė monografi kushtuar kėsaj figure emblematike nė 10-vjetorin e kalimit nė amshim. Pas Prelės erdhi imzot Mark Sopi. Ai, sikur tė gjithė klerikėt katolikė shqiptarė, dėshmoi haptas atė qė populli kosovarė e aspironte – pavarėsinė. Para vdekjes na kujtohet shumė mirė dėshmia e tij nė Senatin dhe Kongresin e SHBA-sė. Njėherėsh, ai para kalimit nė amshim la amanetin e tij pėr Kosovėn nė meshėn e Kėrshėndellave nė Prishtinė nė vitin 2005. Pas Sopit, gati njė vit udhėheqės i Kishės sė Kosovės ishte imzot Zef Gashi, arqipeshkv i Tivarit.

Ndėrkaq, tash me ardhjen e ipeshkvit tė ri nė Kosovė, imzot Dodė Gjergjit, ėshtė paraparė qė tė avancohet aspekti juridik i Kishės sė Kosovės. Ipeshkvi i ri aspiron qė tė ketė selinė e vet nė Prishtinė, kurse pėr ta pasur atė (selinė) nė Prishtinė, duhet ta ketė njė kishė katedrale, pėrkatėsisht seli ipeshkvore. Ndaj, ėshtė normale qė ipeshkvi i njė vendi tė ketė selinė e vet nė kryeqendėr (kryeqytet). Nga kjo del se Prizreni kishte mbetur ipeshkvi qė kur ishte kryeqytet i Kosovės, kurse tash e sa kohė Prishtina ėshtė kryeqytet e nė te nuk ka ipeshkvi. Kjo edhe ėshtė njėra nga arsyet se pse Prishtina duhet tė ketė katedrale.

Po ashtu, duhet tė kihet parasysh fakti se me krijimin e shtetit tė Kosovės, Kosova duhet ta ketė edhe Konferencėn Ipeshkvore, e cila pėrbėhet nga mė sė paku dy ipeshkvi. Ndaj, nėse shteti i Kosovės dėshiron qė nesėr tė ketė marrėdhėnie tė mira diplomatike me Vatikanin, por edhe me shtetet perėndimore, atėherė nuk duhet tė shqetėsohemi se pse nė Prishtinė duhet tė ketė edhe katedrale.

Tė pėrkujtojmė se Kisha e vjetėr Katolike nė Prishtinė ka qenė nė lokacionin e Shtėpisė sė vjetėr tė mallrave, pėrkatėsisht pėrballė hotelit “Grand”. Atė e shpėrnguli me dhunė pushteti komunist ku bėnin pjesė edhe shqiptarėt, kurse nė tokėn e saj pėr rreth ėshtė ndėrtuar Fakulteti Juridik, ai Ekonomik e tash sė voni edhe kisha ortodokse serbe, pėr ēka askush nuk e ngriti zėrin, e pėr katedralen aty-kėtu “ēohet” pluhur pikėrisht nga shqiptarėt!?

Nė fakt, dikur edhe Prizreni ishte pjesė e Konferencės Ipeshkvore tė Jugosllavisė, mirėpo qė nė kohėn e pėrcaktimit tė shqiptarėve pėr status tė pavarėsisė, ipeshkvi i Kosovės ėshtė vėzhgues nė Konferencėn Ipeshkvore tė Shqipėrisė. Pas luftės nė Kosovė, Vatikani bėri njė hap diplomatik pėr ēka me dekret (tė 24 majit 2000) e shpalli Prizrenin Ordinariat Apostolik. Nga kjo del se Prizreni nuk ka asgjė mė me Konferencėn Ipeshkvore tė Jugosllavisė, pėrkatėsisht se Prizreni drejtpėrdrejt i pėrgjigjet Vatikanit dhe se me tė konsultohet pėr gjėrat kishtare dhe pastorale, pra Ordinariatin Apostolik e pavarėsoi nga tė gjithė. Deri te kjo erdhi pasi qė Kosova ishte nėn protektorat tė Kombeve tė Bashkuara. Ky veprim ishte njė hap diplomatik nga Vatikani pėr shkak tė gjendjes politike nė tė cilėn ndodhet Kosova. Ky titull ėshtė edhe sot e kėsaj dite pėr Ipeshkvinė e Kosovės. Pra, obligim i ipeshkvit tė ri, imzot Dodė Gjergjit, do tė jetė qė ta kthejė Ordinariatin Ipeshkvor nė Ipeshkvi.

Do pėrmendur se disa qarqe e medie tė Kosovės nga “zemėrgjerėsia” qė patėn ndaj shqiptarėve tė besimit katolikė, u deklaruan se katedralja nuk do t’i pengonte sikur tė ndėrtohej diku jashtė qytetit, qė ėshtė ngatėrruar me kuvende apo manastire tė rregulltarėve. Megjithatė, nuk duhet harruar se kudo nėpėr botėn e civilizuar katedralet janė nė qendra tė qyteteve, e kur kihet parasysh se Prishtina dikur e kishte pas edhe kishėn katolike nė qendėr, atėherė vetvetiu del se edhe katedralja duhet tė ngrihet pikėrisht nė qendėr tė Prishtinės.

Nė anėn tjetėr, katedralet nėpėr botė janė pjesė e kulturės sė njė populli apo vendi. Bile, nė shumė qendra perėndimore katedralet janė pikat kryesore tė kulturės. Ndoshta edhe pėr ne njė gjė e tillė do t’i referohej kulturės sonė kombėtare, me tė cilėn aspirojmė ta njohtojmė opinionin e gjerė ndėrkombėtar e tė dėshmojmė se Prizreni kishte mbetur ipeshkvi qė kur ishte kryeqytet i Kosovės, kurse tash e sa kohė Prishtina ėshtė kryeqytet e nė tė nuk ka ipeshkvi. Kjo edhe ėshtė njėra nga arsyet se pse Prishtina duhet tė ketė katedrale. Po ashtu, kjo duhet tė jetė ndėr arsyet kryesore qė katedralen ta pranojmė si pjesė tė kulturės sonė. Me kėtė edhe Kosovės, e nė veēanti Prishtinės, do t’i kthehej shpirti dhe djepi i besimit dhe i artit.

Shpeshherė kemi hasur nė shkrime historike ku thuhet se kėtė apo atė kishė e kanė shkatėrruar turqit, pėr shkak se ishte shqiptare, kurse disa qarqe edhe nė kėtė kohė pengojnė ngritjen e qendrės sė ipeshkvisė si institucion fetar e shtetėror, pėrkatėsisht pengojnė qė ipeshkvi shqiptar ta ketė qendrėn nė shtėpinė e vet.

Fundja, nuk ėshtė mirė qė Ipeshkvia e Kosovės tė shikohet si armike nė shtėpinė e vet. Nga kjo del se Ipeshkvia po kthehet nė shtėpinė e vet shekullore, ndaj edhe nuk pėrkon me dinjitetin shqiptar tė traditės qė tė mos lejohet katedralja nė shtėpi ku e kishte shekuj me radhė e nė bazė tė cilės dimė tė krenohemi dhe na njeh bota.

Nė anėn tjetėr, shumė shpesh jemi nervozuar kur ka ndodhur qė diplomatėt e huaj tė kenė vizituar Manastirin e Deēanit, Patrikanėn e Pejės apo Kishėn e Graēanicės, e jo edhe Ipeshkvinė e Prizrenit, apo se ne jemi mburrur qė Manastirin e Deēanit e kishte ndėrtuar njė arkitekt shqiptar, kurse atė qė ėshtė shqiptare nuk e pranojmė, e nė kė rast kishėn katedrale (!).

Sė fundi, kisha katedrale nė Prishtinė do tė mbajė emrin e njė shqiptareje, pra emrin e sė Lumes Nėnės Terezė, nėpėrmjet tė cilės na njohu bota bashkėkohore.

(Foto: Kisha e vjetėr Katolike nė Prishtinė)
Botuar nė: Iliria Post, e shtunė, 27 janar 2007, fq. 17

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara