HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


«ZBULIMI» I DORĖSHKRIMIT TĖ TEODOR SHKODRANIT

-- nga Albert RAMAJ

Albert RAMAJ Nga Arkivi Sekret i Vatikanit: Na vjen keq qė duhet t’ju njoftojmė se libri, pėr tė cilin ju keni shprehur interes, nuk mbahet nė Arkivat Sekrete tė Vatikanit. Ju sugjeroj me kėnaqėsi qė ta kontaktoni drejtpėrdrejt dr. Musa Ahmetin, i cili pretendon se e ka gjetur dokumentin e lartpėrmendur, por pa u referuar fare nė arkiv.

Gati nė tė gjitha mediet shqiptare, Musa Ahmeti paralajmėroi nė mėnyrė trumbetuese tė ketė gjetur nė Arkivat e Vatikanit njė dorėshkrim tė Teodor Shkodranit tė shekullit XIII-tė. Mediet shqiptare, veēanėrisht nė Prishtinė e nė Shkup, ranė pre (pa verifikuar natyrisht) e zbulimit. Te “Shekulli” (11 qershor 2006) shfaqa disa mendime dhe tė dhėna qė kisha nė lidhje me kėtė tekst. Pas kėtij prononcimi publik, kishte reagime qė merrnin nė mbrojtje Musa Ahmetin. E sajova njė artikull shpjegues rreth mosqenies sė skriptit nė fjalė dhe ua dėrgova pėr botim medieve tė shtypit, sidomos atyre tė manipuluarave nga personi nė fjalė. Ata reaguan keq. Nė vend qė ta pranonin lėshimin e bėrė, ata ende me kokėfortėsi mbronin mashtrimin qė ua kishte bėrė Musa Ahmeti.

Ndodhte kjo pėr ta fshehur naivitetin dhe gabimin e vet bėrė nė atė rast, apo vėrtet besonin se njė tekst i tillė ekzistonte, edhe pse kurrė nuk e kishin parė me sy? Mehmet Kraja mė shkruante: “Teodor Skodriensis (Shkodrani) ka, dhe ai ka lėnė njė dorėshkrim, por nuk ėshtė i shekullit XIII, por i shekullit XVII. Ky fakt ka dalė shumė qartė gjatė polemikave tė Musa Ahmetit me Kristo Frashrin. Pra, si mendoj unė se mund tė dalė i botueshėm dhe korrekt ky tekst, shikuar nga aspekti i kontestimit tė asaj qė bėn Musa Ahmeti?”. Kolegu i tij Mustafė Xhemaili paraqitet edhe mė i ashpėr kur thotė: “Intoleranca qė tė buron nga njė bazė ideologjike fetare, si dhe agresiviteti i tejdukshėm ndaj Musa Ahmeti qė merret me hulumtimin e dokumenteve dhe tė letėrsisė sonė tė vjetėr” (njė kopje ia dėrgoi edhe kryetarit tė Kosovės, dr. Fatmir Sejdiut, mė 11 qershor 2006).

Kėto dy citate dėshmojnė se me ē’kėmbėngulje mbrohet gėnjeshtra. Pėrderisa i pari, Mehmet Kraja, pas 7 muajsh (nga koha qė ia kam dėrguar artikullin pėr botim) duke huazuar konstatime e pjesė nga artikulli im e sajon njė shkrim nė emrin e vet ku kėrkon nga Ahmeti qė pėrfundimisht (Koha Ditore) tė dalė me atė dorėshkrim tė shkretė, tė tjerėt vazhdojnė ta botojnė e festojnė Ahmetin si zbulues par-exellance tė historisė sė vjetėr shqiptare.

Megjithatė, Kraja i bindet asaj qė unė i shkruaj mė 11 qershor 2006. Unė u kam thėnė qė “tė mbajnė mend se ato gjėra qė i kam shkruar nė atė shkrim qėndrojnė. Do tė bindeni pas njė kohe pėr kėtė tė vėrtetė dhe ju lutem kur tė bindeni mos harroni qė tė mė shkruani pėr hir tė sė vėrtetės. Por, dorėshkrimin e Teodor Shkodranit do tė vdisni e nuk do ta shihni tė botuar kurrė ... “ dhe “kur tė bindeni ju lutem qė mos i keqpėrdorni kėto argumente nga shkrimi im dhe tė bėni ndonjė shkrim tė zjarrtė pėr tė vėrtetėn, sepse nuk do tė ishte nė rregull kjo gjė”.

Po ashtu, mė 27 janar 2007 ėshtė botuar njė shkrim te “Koha ditore” lidhur me zbulimin e Teodor Shkodranit dhe nė fund tė shkrimit ceket se “pėrgjegjėsinė morale duhet ta mbajė dikush“ dhe nė fund quhet marri. Unė pyes vetėn se a nuk ėshtė pėr “Kohėn ditore” dhe Mehmet Krajėn marrėzi qė deri mė tani ka pėrkrahur rregullisht shkrimet (madje edhe plagjiatura tė Musa Ahmetit), e kurrė asnjė rresht, ama asnjė rresht, nuk e solli nė redaksi tė Teodor Shkodranit dhe rregullisht i janė botuar shkrimet e ti. Kurse, kur unė dėshiroja tė bėja njė shkrim me argumente kundėr zbulimit, kėrkoheshin edhe 1000 argumente, derisa i propozova ironikisht z. Krajės “a tė shkoj edhe te Musa e t’i them, tė lutem nėnshkruaj se nuk ekziston dorėshkrimin i Teodor Shkodranit?”.

Pėrkrahėsit dhe kundėrshtarėt

Por jo vetėm tė pėrmendurit ranė viktimė e Musa Ahmetit. Shkencėtarėt dhe pseudoshkencėtarėt shqiptarė u ndan dysh. Pėrkrahėsit ishin: Dhimitėr Shuteriqi, Pranvera Bogdani, Nasho Jorgaqi, Moikom Zeqon, Shaban Sinani, Skėnder Blakaj e shumė tė tjerė. Kurse, ata qė kundėrshtonin kategorikisht ishin: Aurel Plasari, Kristo Frashri, Ardian Klosi, arbėreshi Matteo Mandala etj. Nga tė huajt, duhet cekur patjetėr emrin e Robert Elsies, i cili edhe nė botimin e historisė sė letėrsisė ka kapitullin me emėr “Teodor Shkodrani (1210) dhe shkrime tė tjera tė hershme“. Ėshtė e ditur se financimin e Musa Ahmetit e bėri Behxhet Pacolli, (me referenca tė Skėnder Blakajt). Kur ėshtė “rifotokopjuar“ vepra “Illyricum Sacrum” gati se kanė ngatėrruar lexuesit autorėt e vėrtetė dhe botuesit, pra nuk dihej a ishin autorė jezuitėt e njohur Riceputi, Farlati, e Coleti apo Musa Ahmeti e Skėnder Blakaj (!?).

Curriculum interesant

Musa Ahmeti ishte student i Juridikut e qė mė vonė kishte kaluar me korrespodencė nė Degėn e Historisė. Nė Universitetin e Prishtinės ekziston dosja numėr 1728 e Musa Imer Ahmetit nga Ponosheci i Gjakovės. Lutjen pėr t’i filluar studimet me korrespodencė nė Degėn e Historisė e ka bėrė mė 20 korrik 1982. Semestrin e parė e regjistroi mė 2 shtator tė po atij viti. Interesante ėshtė edhe lista e provimeve: Arkeologji, Ekonomi Politike, Mbrojtje Popullore e Vetėmbrojte Shoqėrore, Gjuhė Frėnge dhe Sociologji. Kėtu pėrfundon karriera e tij akademike. Kurse, nė mediet tona shkruhet pėrherė dr. Musa Ahmeti(!). Pyetėm nė Universitetin e Tiranės se a mund tė ketė studiuar atje, pėrgjigja ishte negative, nė Universitetin e Zagrebit, po ashtu negative. Nga erdhi atėherė titulli Doktor i Musa Ahmetit? Edhe Mirjam Bisha, ish-ambasadore e Shqipėrisė nė Kroaci, e kishte vėrtetuar kėtė punė. Po ashtu, dihet se Ahmeti pėr ēėshtje financiare e vjedhje dokumentesh ka pasur probleme edhe me don Frok Zefiqin, Marenglen Verlin e Oliver-Jens Schmitt.

Sėrish te Teodor Shkodrani

Ēėshtja “Teodor Shkodrani” e Musa Ahmetit ėshtė bėrė disa herė publike. Ėshtė befasi se si dy akademitė tona nuk kėrkuan zyrtarisht nga arkivat e Vatikanit pėr zbulimin e Musa Ahmetit, por polemizojnė prej sė largu me fjalė tė kota apo e lavdėrojnė atė se si bėnė zbulime. Instituti Shqiptar nė St. Gallen tė Zvicrės kėrkoi nga Arkivi Sekret i Vatikanit qė tė prononcohet pėr punėn e zbulimit tė dorėshkrimit tė Teodor Shkodranit nga Musa Ahmeti. Ja pėrgjigjen qė morėm nga sekretari i Arkivit Sekret tė Vatikanit mė 10 qershor 2006, tė cilėn pjesėrisht po e sjellim pėr pėrgjigje, qė tė kuptohet saktėsisht se pėr ēka ėshtė fjala: “Mė vjen keq qė duhet t’ju njoftoj se libri, pėr tė cilin ju keni shprehur interes, nuk mbahet nė Arkivat Sekrete tė Vatikanit. Ju sugjeroj me kėnaqėsi qė ta kontaktoni drejtpėrdrejt dr. Musa Ahmetin, i cili pretendon se e ka gjetur dokumentin e lartpėrmendur, por pa u referuar fare nė arkiv“. Kėto fjalė e bėjnė gjithēka tė qartė.

Ndaj, mediet duhet tė kenė kujdes pėr shkrimet e Musa Ahmetit, i cili gati ēdo herė del me signaturėn “botohet pėr tė parėn herė kėtu” se nė fakt vazhdimisht bėhet fjalė pėr tekste tė vjedhura nga D. Farlati e A. Theiner, pastaj M. Shufllay, L. Thalloczy, K. Jirecek, G. Valentini e shumė e shumė dijetarė tė tjerė, qė kanė botuar mė herėt nė disa revista kishtare tė Shkodrės, si dhe te revista “Drita” nė Kosovė. Apo kohėve tė fundit siē doli nė media me “zbulimin” e letrės sė Pali VI tė shkruar pėr shqiptarėt. Nė media ishte potencuar se ėshtė “rizbulim” i Musa Ahmetit dhe ėshtė “meritė e madhe” e “Koha ditore”, qė e ka plasuar ne atė gazetė tė pėrditshme. Absurdi, sikur edhe herėve tjera, qėndron aty se kjo letėr ėshtė ribotuar e stėrcituar jo vetėm njė herė nė dhjetėra revista e gazeta tė tjera para shumė vjetėsh.

Pėr njė gjė duhet qė Musa Ahmetit t’ia “heqim kapelėn”, e kjo ka tė bėjė me atė se nuk mbahet mend ndonjė mashtrues, plagjiator e trillues tjetėr qė ka instrumentalizuar kaq brutalisht e kaq djallėzisht mediet shqiptare dhe tash ka filluar ta ndryshoje emrin e vet dhe shkruan me emėr-pseudonim tjetėr.

Botuar nė: Iliria Post, e shtunė, 24 shkurt 2007, fq. 20.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara