HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Beteja pėr Zot

-- nga Albana Sala, Jeruzalem

Pesė vjet pėrreth Lindjes sė Mesme. Kokė mė kokė me gratė arabe nė Kuvajt, Irak, Jordani, Liban dhe sė fundi Jerusalem, Izrael. Ēdo tė thotė pėr to mbajtja e shamisė, ferexhesė apo hixhabit. Ē‘kuptim pati pėr mua si shqiptare. Dhe sė fundi pėrse nuk i besoj “tė drejtės sė besimit” tė shqiptareve?

Si tė ishte “takimi i parė”, e kėqyra veten me kujdes para pasqyrės. Krahėt i kisha mbuluar me njė shall tė mėndafshtė dhe fundin qė mė tėrhiqej zvarrė pas dyshemesė u pėrpoqa ta ngre pak duke ndėrruar kėpucėt pėr njė palė me taka mė tė larta. Do dilja pėr darkė me njė mikeshė kuvajtiane atė natė, nė njė restorant luksoz nė njė nga kullat e famshme tė Kuvajtit. Selma mbėrriti me porshian e saj ekstravagante dhe mė priste nė lobin e hotelit. Ishte veshur kujdesshėm edhe Selma. Mbuluar fund e krye me njė hixhab tė firmosur, Roberto Cavalli, (qėndismat e stilistit italian dekoronin shpinėn, mėngėt dhe bordurat e fundit tė hixhabit) dhe me njė vel tė trashė e tė zi, apo ferexhe qė i mbulonte fytyrėn. Fėshfėrima e hixhabit tė Selmas ēakordohej bezdisshėm nga tak-taku i takave tė mia teksa u drejtuam pėr nga tryeza e rezervuar.

Por unė, edhe pse ulur pėrbri dritares nga ku mund tė kėqyrja nuancat e qytetit kredhur nė njė tis dritash verbuese, sytė i kisha nguluar te dorashkat me tyl tė zi qė mbulonin duart e Selmės: Vloja nga kurioziteti tė dija se si do hante mikesha ime me tėrė atė cohė tė zezė qė i bllokonte fytyrėn. Si mund tė hash njė thelė mishi gatuar me erėzat pikante arabe e si mund te pish njė gotė fanta (nė mungesė tė ēfarėdo pijeje alkoolike qė janė tė ndaluara nė Kuvajt) kur pesė shqisat e bekuara janė krejtėsisht tė mbuluara?

Mė parė se t‘ju tregoj se si, s‘mė rrihet pa ju thėnė se po darkoja me njė 30-vjeēare, qė sapo kishte shpenzuar rreth 400 dollarė pėr, lyerje, stilim dhe krehje tė flokėve qė tashmė i shtrėngoheshin nėn ferexhenė dhe hixhabin mijėra dollarėsh. Pėrkundėr ēdo gjase, Selma qė nuk mund ta zgjidhte bashkėshortin e saj, e le mė tė “kuturiste” ndonjė aventure seksuale, adhuronte Keri Bredshoun nė serialin e famshėm televiziv “Sex and the city”. Pa “delikatesa tė tilla” udhėtimet e mia si punonjėse humanitare nga Iraku ku punoja 2 vjet mė parė nė Kuvajtin tejet tė shtrenjtė, do ishin tejet tė mėrzitshme e monotone nė kėtė vend mbushur me supermarkate, ku mund tė blesh rroba qė s‘mund t‘i veshėsh dhe me restorante tejet klas, ku s‘mund tė shijosh njė gotė verė me gatimet e stėrholluara orientale.

Selma, ndonėse e edukuar nė Universitetin e Oksfordit, pėrgjigjej disi e bezdisur kur vinte puna pėr t‘iu shpjeguar “pseve” tė mia tė artikuluara me kujdes, por kėmbėngulėse rreth statusit tė gruas nė vendet e Lindjes sė Mesme edhe ato tė pasura. “Tė ndryshosh nuk do tė thotė tė bėhesh si dikush tjetėr - do tė thotė tė arrish njė fazė pėrkryerje, por duke mbetur vetvetja. Ndryshimi duhet tė ndodhė siē e projektojmė dhe e kėrkojmė ne vetė dhe jo siē na e servirin pėrditė recetat bajate perendimore”. Bujtėsja ime, Selmė, qė s‘ka tė drejtė tė votojė, as tė punojė e as tė udhėtojė vetėm, e bindur nė argumentin e saj, preku mė nė fund pirunin dhe thikėn dhe preu me delikatesėn rrėshqitėse tė shifonit tė dorashkave njė copėz mishi.

Me dorėn e djathtė ngriti pirunin nė lartėsinė e asaj ēka do ish nofulla fshehur nė velin e fytyrės. Me dorėn e majtė ciku cepin e velit qė i derdhej mbi kraharor, e ngriti aq pak sa mund tė rrėshqiste pirunin nėn cohė. Pėr njė sekondė, piruni, dora, copėza e mishit u tretėn nė errėsirė. Unė fshiva lehtė buzėt me pecetėn e mėndafshtė, mora frymė thellė dhe vazhdova tė ha e qetė duke dėshiruar, si ato alkoolistėt e thekur, njė gotė a qoftė edhe njė gllėnjkė verė pėrbri pjatės sime.

Ia tregova Fatimės, kėtė episod, koleges sime irakiane me tė cilėn punova pėr njė vit e gjysmė nė Irak. Qeshi me zė tė lartė kur i shpjegova nė detaj incidentin e tė ngrėnit dhe komentoi vetėm faktin qė gratė kuvajtiane kanė portofolat plot, por vetveten bosh. Ėshtė si puna e grave nė Arabinė Saudite qė u hodhėn pėrpjetė nga gėzimi kur mbreti i atjeshėm zemėrmadh u njohu njė tė drejtė “thelbėsore”: tė drejtėn pėr t‘i dhėnė makinės”.

Mė habiste gjithnjė kuraja dhe sensi i humorit i Fatimės 36 vjeē, qė punonte pa orar, kish tre fėmijė, jetonte me burrin e papunė, kunatėn nursezė dhe vjehrrėn e sėmurė. Fatima mbante njė shami nė kokė qė e kish vėnė vetė kur pėrfundoi universitetin nė Bagdad. Fytyrėn ia hijeshonte pėrherė njė grim i lehtė, ndėrsa ngjyra e shamisė sė kokės pėrcaktonte humorin e saj tė ditės, bash ashtu sikundėr flokėt e njė gruaje pėrcaktojnė gjendjen shpirtėrore nė ditė gri e ditė rozė. Por ngaqė u bėmė mikesha tė ngushta e pyesja shpeshherė se si ndihej kur dėgjonte tėrė kėtė debat pėr shaminė a petkat myslimane nė pėrgjithėsi. “Duhet tė mėsojnė tė shohin se ē‘ndodh brenda kokės dhe jo majė kokės sė njė gruaje” i pėlqente herė pas here tė citonte thėnien e famshme tė mbretėreshės sė Jordanisė, Rania.

Dhe brenda kokės sė Fatimės zienin tė gjitha pasiguritė, romanticizmat, meritė e xhelozitė e ēdo gruaje qė jeton e pėrpiqet tė ēajė nė ambientet supermaskiliste qė mbizotėrojnė sidomos nė vendet nė zhvillim - pra, Shqipėrinė pėrshirė gjithashtu. “Problemet e njė gruaje arabe janė pa fund, janė probleme tė karakterit social, politik dhe ekonomik, por tė gjykosh kaq cekėt pėr mua ėshtė pėrtesė e refuzim pėr tė ditur se ē‘ndodh brenda kokės sė njė gruaje qė shkon nė shtėpi dhe s‘e di a do t‘i vijnė fėmijėt gjallė apo jo, qė shkon nėpėr funerale sė paku 2 herė nė javė dhe qė ka drita 4 orė nga 24 orėt e Allahut. Mua mė vjen plasja qė ne nuk shihemi si gra qė stėrmundohen tė pėrfaqėsohen politikisht dhe fuqizohen politikisht, por si myslimane qė shfrytėzohen se kanė shami mbi kokė. Kjo ėshtė qesharake”. Ti si ndihesh me shallin mbi kokė?, mė pyeste me djallėzi, duke qeshur me rrėmbim dhe me ton tė lartė.

Sikundėr Selma, pėrgjigjja ime reflektonte humorin e ditės kur mė bėhej pyetja. Nė ditė me shi, ndihesha si paciente “alla Tarantino” me kokė fashuar e qafė korracuar. Nė ditė dielli pėrvėlues ndihesha si “karakter Turgenievi”: njė kėrpudhė me kėsulė gjigante luhatur pėrmbi njė bishtuk tė imėt: nė ditė me erė ndihesha si personazh vizatimor: njė bėzhdilė rraseplasur brenda njė thesi gryka e tė cilit shtrėngohej nga cepat e shamisė qė valėvitej nga era; nė ditė autobombash ndihesha si ekzistencialiste alla Kamy qė bindet se njeriu, pasi kalon njė farė kohe (nė rastin tim 8 muaj me shami mbi kokė) mėsohet me gjendjen e tij dhe nuk e qan mė “lirinė e humbur”.

Shamia mbi kokė e rrobat pa formė, ndonėse me shpėtonin nga sytė e kureshtarėve dhe ishte njė mjet sigurie qė mė bėnte tė ndihesha e sigurt, mė tėhuajti gradualisht, por vendosmėrisht nga vetvetja. Kaq shumė mė dukej mbytėse, saqė me tė dalė nga Iraku, shkoja nė Jordani ku i “trajtoja” trupin e “burgosur” me njė maskė me baltė nga Deti i Vdekur, flokėt e poshtėruar me njė prerje, e stilim ,e krehje e bashkė me krehrin e flokėve dhe lėvizjet e stėrvitura tė estetit jordanez, njė gotė verė nė restorant e birrė nė pub, me tė tillė “qindra asgjėsh tė pėrditshme”, nuanca vetvetesh mė ktheheshin ngadalė.

Tė gjitha pėrgjigjet e mia i dukeshin tejet tė kuptueshme mikeshės sime, Fatima. “Askund nė Kuran s‘ėshtė thėnė nga profeti se gratė duhet tė mbulojnė kokėn ose sesa duhet tė mbulohen. Vonė, shumė vonė pas Kuranit, u shkruan sura e hadithė mbi kodet e veshjes islame. Pėr mua dhe mikeshat e mia, kjo veshje ėshtė mė tepėr pjesė e identitetit arab, sesa “shenjė pėrkushtimi islamik”.

Tė njėjtėn pėrgjigje mė dha Rania nė Liban. Piktorja sunite libanese aq mondane saqė i vishte peliēet e shtrenjta edhe pse moti nė “Parisin e Lindjes sė Mesme”, Bejrutin para konfliktit s‘ish kurrė pėr pellush, zor se ish pėr njė xhaketė tė lehtė. “Shamia ėshtė zgjedhje individuale, por sa mė e rėndė dhe mbuluese janė teprimet nė sajė tė kėtij simboli aq me i ulėt ėshtė niveli arsimor dhe i kulturės personale tė asaj gruaje”. Rania piktore, e pėrshkruan me brusha tė forta Bejrutin e saj tė dashur. “Kėtu ka vend pėr tė gjithė pėr hixhabin dhe minifundin pėr ferexhe-maninė dhe botox-maninė. Jemi tė gjithė, arabė kristianė e myslimanė dhe ajo ēka duhet tė na bashkojė ėshtė Libani. Pėrndryshe, historia pėrsėritet rėndom”, pėrgjigjet mendueshėm Rania.

Mė ranė si ēekan mbi kokė fjalėt e Fatimes. Teksa vėrejta shtresėzimet e gjithfarėsojshme tė kulturės dhe fesė libaneze pėrmes shpjegimeve tė duruara tė Ranias, ndjeva mė nė fund njė lloj katarsisi shpirtėror, njė lloj ēlirimi nga faji qė ndieja sa herė qė ndihesha kaq e privuar nėn shami, ndėrkohė qė mijėra gra tė tjera nuk bėnin zė. Unė nuk isha ato. “Identiteti” im si shqiptare thjesht nuk puqej dot me petkat e sofistikuara arabe. Unė s‘mund tė mbaj shami nė kokė, njėsoj sikundėr gjyshja ime s‘mund ta heqė shaminė e zezė lidhur pas koke, njėsoj si gratė e moēme mesdhetare, qoftė nė Greqi, qoftė nė jug tė Italisė. Unė s‘mund tė mbėshtjell flokėt me shami, edhe pse njė sunite nė Irak e bėn. Unė s‘mund tė kėrrusem nėn tendėn e errėt tė njė hixhabi, edhe pse njė shiite nė Kuvajt e bėn. Unė s‘mund tė rruaj kokėn dhe tė vė paruke edhe pse njė ēifute nė Jerusalem e bėn. Unė jo, por prapė kuptoj.

E kuptoj se petkat islamike qė janė bėrė pjesė e pėrpjekjes arabe pėr “kthim nė identitet” dhe zėnė pjesėn e luanit nė lajmet e botės, lidhen me gėrvishtje plagėsh tė vjetra tė konfliktit historik Lindje-Perėndim. E kuptoj edhe kėtė betejėn pėr Zot qė vazhdon ethshėm sot e kėsaj dite nė tokėn e shenjtė Jerusalem. Porse asgjė s‘mė kandis tė kuptoj kėtė “betejė pėr Zotin” nė Shqipėri. Asgjė s‘mė kandis tė kuptoj se ē‘e shtyn njė grup grash shqiptare tė bėrtasin pėr tė drejtat e tyre pėr t‘u mbuluar.

Kur u ngrysėn pa shami e kur u gdhinė me ferexhe? Pėrveē recitimit tė Kuranit pesė herė nė ditė, mbulimit me ferexhe dhe mbajtjes sė ramazanit ē‘dinė me shumė pėr islamin, ethet e sė cilit i kanė pėrndezur kaq keq? Sė pari, janė shiite apo sunite? Cila organizatė islamike i konvertoi vallė? A ishin myslimanė turq apo arabė? A kanė njohuritė e duhura pėr sa u pėrket praktikave dhe riteve religjioze tė njėrės apo tjetrės palė? A e kanė tė qartė se ēdo praktikė fetare e importuar sjell me vete kulturėn, traditėn dhe sigurisht, edhe ekstremizmat e njė vendi qė s‘ka kurrfarė lidhjeje me kulturėn, traditat dhe ēudirat e kėtij vendit tonė? Ėshtė tjetėr gjė tė rritesh e edukohesh qė fėmijė me njė besim tė caktuar fetar, qė pėrcillet nė rrembat e tua nga prindėrit tė cilėve u ėshtė pėrcjellė tradicionalisht nga paraardhėsit e kėshtu me radhė.

Por tė kesh njė tė kaluar “krejt tė spastruar” fetare dhe tė zgjohesh njė ditė me hovin dhe zellin e njė haxhiu tė Mekės, nuk duket edhe kjo njė formė vakumi shpirtėror ku mund tė ngjizen lloj-lloj ekstremizmash tė formės shoqėrore, por edhe ideologjike? A janė tė qarta kėto gra se ēdo formė e tepruar zelli fetar fsheh nėn vete mungesa tė theksuara ekuilibrash psikikė e shpirtėrorė, qė mikesha ime irakiane i vuan pėrditė e prapė ruan njė sens tė mrekullueshėm humori dhe arrin t‘i kuptojė pėrpėlitjet e mia nėn petkat e identitetit tė saj? Ashtu Si Fatima, unė dua tė di se ē‘ndodh brenda kokės sė kėtyre grave qė vendosin verbėrisht njė perde mes tyre dhe realitetit ku jetojnė.

Si i presin mysafirėt nė shtėpi apo s‘dalin fare dhe rrinė nė kuzhinė, gatuajnė darkėn e mė pas ushqehen me mbeturinat e burrave bujtės? Ēfarė tė drejtash kanė nė familje, ēfarė tė drejtash gėzojnė nė shoqėri? Me kė e pinė kafenė dhe shkėmbejnė dy fjalė? Kur tė bindem se kėto gra qė paskėshin zgjedhur “lirinė qė u sjell ferexheja” janė tė lira, jo sipas manualesh tė errėta doktrinash fetare, jo si viktima tė verbra konvertimesh nga “gjuajtės shpirtrash”, qė kacafyten qė prej 15 vjetėsh nė “betejėn pėr Zot” nė Shqipėri, por sipas atyre tė drejtave tė njeriut, tė cilat ato vetė po trumbetojnė kėtyre ditėve, atėherė do hesht pėr to, por jo prej tyre dhe jo tani.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara