HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ansari dhe tragjedia e Islamit

-- pėrgatitur nga ARMIN TIRANA

"Terroristėt kanė vrarė 500 mijė muslimanė. Kemi dėshtuar, fėmijėt tanė duan vdekjen mė shumė se jetėn"

Muslimanė qė vrasin muslimanė, mė 12 mars 1993 trembėdhjetė bomba nė Bombei lanė nė tokė trupat e 246 muslimanėve. Nė Algjeri numėrohen 150 000. Nė atentatet e e 1998 nė Kenia dhe nė Tanzani qenė 300. Mė 2 mars 2004 u vranė 150 shiitė nė dy atentate nė Karbala dhe Bagdad, ndėrsa nė Kueta terroristėt shėnuan 37 tė tjerė. Mė 22 qershor 2004 terroristėt islamikė sulmuan Ingushecinė, 57 viktima. Njė bombė shpėrtheu nė njė traget nė Gjirin e Manilas, 116 tė vdekur. Njė muaj mė pas nė Bagdad, gjatė festės inauguruese tė njė rrjeti kanalizimesh, ndėrsa amerikanėt po u shpėrndanin ėmbėlsira fėmijėve, shpėrthyen tri autobomba. Vdiqėn 34 fėmijė. Mė 31 gusht 2005, 1000 shiitė u vranė midis grave dhe fėmijėve pas pėrkujtimit tė Imamit Musa al Kadim.

Abd Al Hamid Al Ansari Nė vitin 2003 viktimat civile tė rėna nė atentatet kamikaze apo terroriste nė Irak qenė mė shumė se 5000. Nė vitin 2004 u ngjitėn nė 11 500, nė vitin 2005 mė shumė se 12 000 dhe nė vitin 2006 deri nė 34 500. Pardje, al Qaeda ka goditur xhaminė Khillani nė Bagdad. Kamioni bombė jashtė xhamisė ka shtypur besimtarėt pas lutjes. Mė pėrpara kish ndodhur bombardimi i dy minareve tė florinjta tė xhamisė Askari nė Samarra, ku pushojnė pėrkatėsisht Imami i Dhjetė dhe ai i Njėmbėdhjetė. Abd Al Hamid Al Ansari ka qenė njė prej studiuesve tė mėdhenj tė botės arabe qė ka denoncuar kėtė luftė tė konsumuar nė brendėsi tė Islamit. Pėr njė kohė tė gjatė rektor i Fakultetit tė famshėm tė sė sė Drejtės Islamike i Universitetit tė Katarit dhe ndėr studiuesit mė tė mėdhenj tė botės sunite, Abd Al Hamid Al Ansari ka botuar artikuj tė shumtė nė gazetat e Gjirit kushtuar terrorizmit dhe rrėnjėve fetare tė tij.

MEMRI (instituti kėrkimor mbi mediat e botės arabe) i pėrkthen shkrimet e tij, qė i kanė siguruar nofkėn "anti Qaradawi", nga emri i sheikut qė drejton vėllezėrit Muslimanė nė Europė dhe justifikon bombat njerėzore. "Wall Street Journal" e ka marrė si model tė muslimanit armik tė fondamentalizmit islamik, sėbashku me intelektualin saudit Mashari al Dhaydi, tunizianin Lafif Lakhdar, egjiptianin Tareq Heggy dhe irakenin Kanan Makiya. Njė prej artikujve tė tij tė fundit Ansari e ka botuar nė tė pėrditshmen kuvajtiane "Al Siyassa". Njė aktakuzė e paprecedent nga thellėsia e kėshtjellės islamike. "tė rinjtė e shndėrruar nė instrumenta vrasjeje dhe bomba njerėzore janė bij tė kulturės sė urrejtjes, fruti i njė kulture fanatike dhe i njė ideologjie ekstremiste qė e konsideorjnė jetėn, vlerat e saj, bukurinė e saj, si gjėra krejtėsisht pa pikė rėndėsie.

Motivacionet politike, ekonomike, sociale dhe fetare qė i shtyjnė kėta tė rinj tė hedhin veten nė erė pėrmblidhen nė njė kauzė tė vetme bazė: kultura e urrejtjes. Kėta tė rinj nė lule tė moshės janė bėrė armiq tė shoqėrive tė tyre, tė prirur ndaj hakmarrjes, ndaj urrejtjes dhe ndaj shkatėrrimit. Janė bijtė tanė terroristė, tė rritur nė gjirin tonė, tė ushqyer nė kulturėn tonė, tė arsimuar nė shkollat tona, nga podiumet tona, nga fetvatė tona fetare". "Ne e duam vdekjen po aq sa ju doni jetėn", kish thėnė Abu Gheith, zėdhėnės i bin Ladenit, pas 11 shtatorit. "Ju doni jetėn dhe ne duam vdekjen", shpalli al Qaeda nė rivendikimin e masakrės sė Atoēas. "Ne aspirojmė mė shumė nga martirin sesa nga jetėn", kanė qenė fjalėt e ēeēenit Shamil Barsayev gjatė marrjes sė pengjeve nė Moskė tė vitit 2002. "Nuk kam pėrgjigje tjetėr pėrveēse faktit qė nuk kemi qenė tė aftė qė t'i bėjmė ata ta duan jetėn", - vazhdon Ansari.

"I kemi mėsuar atyre qė tė vdesin nė emrin e Allahut, por nuk i kemi mėsuar qė tė duan, tė ndėrtojnė, ta ndihmojnė shoqėrinė nė emėr tė Allahut. Si tė mos priret nga terrorizmi kjo qėnie e trishtuar qė ėshtė individi arabo - islamik, i zhytur nė njė atmosferė gjithėpėrfshirėse ekstremizmi, i burgosur nė kufizimet e represionit dhe tė ndalimeve, i rrethuar nga ide frikėsimi e mbytėse dhe mundimi praktikisht tė pafundme? Ėshtė kjo ajo qė shoqėron kėtė krijesė tė varfėr nga lindje deri nė vdekje, duke filluar nga kėrcėnimet e tmerrshme mbi torturat e pėrtejvarrit, mbi komplotet e armiqve qė presin Islamin dhe muslimanėt dhe mbi listėn e gjatė tė ndalimeve qė e bėjnė tė shenjtė jetėn - dhuratė e Krijuesit - njė burg dhimbjeje nga i cili individi kėrkon vetėm qė tė arratiset drejt Parajsės dhe virgjėreshave tė saj tėrheqėse".

Ansari individualizon tek xhamitė europiane tė kontrolluara nga wahabitėt njė central terrori. "Atje takohet njė predikues i tėrbuar me botėn, i zemėruar me qytetėrimin, qė shparndan helme urrejtjeje dhe armiqėsie. Dilet nga xhamia tė zemėruar dhe tė tėrbuar. Tė rinjtė nė pjesėn tjetėr tė botės i kushtohen muzikės, arteve dhe gėzojnė kėnaqėsitė e jetės. Krijojnė, zbulojnė dhe kontribuojnė nė rritjen e kulturės sė shoqėrive tė tyre. Kurse ne i impenjojmė tė rinjtė tanė nė kontradikta tė sė drejtės fetare lidhur me perēen, me mjekrrėn, me gjatėsinė e rrobave dhe pėrshėndetjen qė u duhet rezervuar kristianėve ose i impenjojmė nė kontradikta politike dhe ideologjike prej tė rriturish, ose i shtyjmė qė tė shkojnė nė Irak e nė Afganistan pėr tė kryer vetėvrasje.

Urrejtja ėshtė rezultati i kėtij vizioni tonė tė botės si i njė armiku qė na pret nė prag. Ajo pėr tė cilėn kemi nevojė ėshtė njė kulturė qė tė ristabilizojė rėndėsinė e jetės dhe vlerėn e individit, qė i shtyn tė rinjtė tė dashurojnė artet dhe disiplinat njerėzore". Ansari sulmon sheikun al Qaradawi: "Ligjet e sharias qė ndalojnė t'u bėhet keq civilėve kanė mbetur nė fuqi prej shekujsh, deri kur sheiku al Qaradawi nuk ka shkatuar njė frakturė tė rrezikshme lidhur me xhihadin. Ka ndodhur kur, pėr tė mbėshtetur Hamasin, ai pohoi se aksionet vetėvrasėse midis civilėve qenė legjitime. Kjo frakturė fatale ka krijuar njė krizė ideologjike dhe morale nė Islam. Keqėsimi moral ka arritur pikėn nė tė cilėn vriten fėmijė me bomba nė Bagdad dhe civilė paqėsorė nė autobuzet e Londrės. Kėto fetva janė njė vule morale dhe ideologjike turpi, tė cilat duhet t'i shkulim nga Islami ynė".

E kritikon edhe lidhur me Izraelin. "Pėr al Qaradawi, dialogu me hebrejtė duhet tė ndodhė vetėm nėpėrmjet bombave njerėzore. E kritikoj al Qaradawi pėr mbėshtetjen ndaj vizionit tė konspiracionit, predikon se Amerika dhe Perėndimi janė armiqtė tanė dhe se duhen luftuar. Amerika ka ndryshuar botėn pėr mirė, ka ēliruar botėn nga shumė diktatorė". Ansari ka qenė njė prej intelektualėve muslimanė qė ka justifikuar rendin iraken tė dalė nga kutitė e votimit nė vitin 2005. "Imagjinoni sesi do tė ishte bota sikur Amerika tė kish dėgjuar logjikėn gjermane dhe franceze pėr t'u dhėnė vrasėsve tė serbėve dhe tė arabėve njė shans pėr njė zgjidhje diplomatike. Na lini tė pėrshkruajmė situatėn e arabėve, sidomos tė Irakut, sikur Amerika tė kish ndjekur kėshillėn europiane: demokracia nuk funksionon me arabėt, kultura e tyre ėshtė kundėr saj, lini qė tė prapambeturit tė vriten me njėri-tjetrin.

Kur mund ta quash njė prani "pushtimi"? kur ecėn kundėr vullnetit tė popullit. Nėqoftėse 10 milion irakenė kanė zgjedhur qeverinė aktuale, atėhere kjo e fundit ėshtė njė qeveri legjitime. Dhe kjo qeveri u ka kėrkuar amerikanėve qė tė qėndrojnė dhe e rinovon kėrkesėn ēdo vit. Iraku ka nevojė pėr praninė amerikane pėr stabilitetin dhe mbrojtjen mė shumė sesa ne vendet e Gjirit kemi nevojė pėr baza amerikane pėr tė mbrojtur interesat tona. Jam midis atyre qė e mbėshtesin aleancėn me Amerikėn. Po deshe mund ta quash "kolaboracionizėm", ama e pėrsėris se e mbėshtes paktin ushtarak, ekonomik dhe kulturor me Amerikėn".

Njė prej objektivave tė fondamentalistėve ėshtė qė tė nxisin opinionin publik arab kundėr qeverive aleate tė Amerikės. "83 pėrqind e tė intervistuarve nė alJazeera mendojnė se bin Ladeni ėshtė njė luftėtar i xhihadit dhe jo terrorist dhe se urrejtja pėr Perėndimin dhe interesat e amerikanėve ėshtė xhihadi. Numri i muslimanėve tė varrė nga muslimanė tė tjerė nė operacione vetėvrasėse ėshtė shumė herė mė i lartė se ai i vrarė nga amerikanėt apo izraelianėt. Nėqoftėse lejon qė tė hidhen nė erė njerėzit kundėr qytetarėve izraelianė, do tė pėrfundojnė duke u hedhur nė erė edhe kundėr muslimanėve. Jetojmė nė erėn ku po shkatėrrojmė veten tonė.

Ajo qė ndodh nė Algjeri, nė Marok dhe nė Irak nuk mund tė quhet xhihad. Si mundet qė vrasjet e muslimanėve tė pafajshėm nė Arabi saudite, nė Turqi, nė Pakistan dhe nė Ēeēeni tė jenė tė lidhura me padrejtėsinė amerikane? Janė 33 nė ditė nė Irak. Gjatė dy viteve, 30 mijė irakenė tė vrarė, 20 pėrqind e tė cilėve gra e fėmijė. Njė i ri nė kulmin e moshės vė njė rrip eksploziv dhe hidhet nė erė nė mes tė njerėzve tė pafajshėm dhe ju e quani kėtė xhihad apo martir? Refugjatėt afganė tė ikur nga Kabuli kanė treguar se talebanėt pėrdornin xhamitė dhe zonat e populluara si mburoja. Kush janė pėrgjegjėsit e viktimave? Amerika apo talebanėt? Duhet tė kemi kurajon qė tė pranojmė se sa ka ndodhur nė Afganistan qe njė ēlirim i vėllezėrve muslimanė dhe, ėshtė e dhimbshme ta thuash, por kjo ndodhi prej dorės sė jomuslimanėve".

Ansari nuk kursehet lidhur me "armiqtė e jetės qė do tė donin qė im bir tė hidhej nė erė. Nuk e kuptoj sesi mund tė paraqiten terroristėt nė Irak si "rezistentė". Si mund tė jetė martir ai qė hidhet nė erė nė spitale e nė shkolla, nuk respekton shenjtėrinė e vendeve fetare dhe, mė keq, hidhet nė erė nė stacionet e autobuzėve dhe nė restorante? Si ka mundur dhuna terroriste tė arrijė nivele tė ngjashme ēmendurie? Nxitja, radikalizimi dhe ftesa pėr tė shkatėrurar armiqtė kristianė tė Islamit ėshtė bėrė mandati i shumė predikuesve. Muslimanėt duhet ta mbėshtesin luftėn kundėr terrorit. Bota duhet tė shpėtohet nga kjo e keqe. Ēmenduria e Hitlerit ka vrarė 50 milion njerėz pėr nderin e poshtėruar tė Gjermanisė. Arroganca e Saddam Hussein ka shkaktuar me miliona tė vdekur nė mbrojtje tė kombit arab. Sa tė tjerė do tė duhet tė vriten prej arrogancės sė kombit islamik? Atentatorėt vetėvrasės kanė vrarė 4000 njerėz nė New York, Madrid e Londėr, gjysėm milioni nė arenėn islamike. Kur do ta ngrejė zėrin kundėr terrorizmit pėr tė mbrojtur fenė dhe nderin tonė mazhoranca e heshtur? Duhet qė tė veprojmė nė mėnyrė tė tillė qė tė rinjtė tė duan jetėn, jo vdekjen".

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara