HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kujtimet e Arshi Pipės
Mbi Virgjinitetin - Bedi Pipa
Mbi martesėn - Bedi Pipa

Ditari intim i Bedi Pipės

-- nga Elsa Demo, Shekulli, 15 dhjetor 2007

Pėr herė tė parė del nė dritė ditari i motrės Pipa, i ruajtur deri mė sot nė arkivėn e Arshi Pipės. Rrėfime nga Shkodra dhe Tirana e viteve 1943-'44. Bashkė me ditarin dhe disa letra per tė afėrmit dhe pėr "tė dashtunin" nga shtrati i sanatoriumit ku vdiq nė moshėn 24-vjeēare.

Bedi Pipa

Pėrfytyrimi pėr tė renė shqiptare nė kohėn jo tė largėt tė luftės sė dytė botėrore na e japin disa regjisorė nė filmat e Kinostudios "Shgipėria e re". Vajza qė pėrgjon ilegalėt nga dritarja e hhomės dhe shtrėngon nė duar "Sikur tė isha djalė", njė ditė e pret gėrshetin, mėson tė terheqė kėmbėzėn, zbath perēen, dhe niset malit.

Tridhjetė vjet pas kėtij pérfytyrimi, njė publicist i tė pėrditshmeve sot shkruan se emancipimi i femrės ne Shqipėri do tė ndodhė kur si burri si gruaja kanė pėr t'i thirrur troē, me ato emra qė kanė, organet seksuale. Pėr tė qarė hallin pretendimet pėr emancipim, si ateherė si tani, dhe qė si pėrfundime kalimtare qė bėhen klishe e sajuar apo e huazuar nga realitete tė tjera shoqėrore jashtė nesh, ngrihen nė rangun e té vertetes apo e tabusė se thyer.

Né vitet 1943-1944 njė vajzė e quajtur Bedi Pipa, njė nga motrat e shkrimtarit dhe mendimtarit Arshi Pipa, shkruante ndėrmjet Shkodrės - vendlindjes - dhe Tiranės - shtėpisė sė re - "Ditarin intim". Kuptimi i drejtpėrdrejtė i kėtyre dy fjalėve pėrkon me kuptimin e brendisė sė asaj qė ka shkruar Bedi Pipa, ndėrmjet moshės 19-20-vjeēare: pėrditshmėri apo kronikė e brendshme, e fshehur dhe e lidhur me thellėsitė e shpirtit. Pėr herė tė parė, ky intimitet i mbajtur sekret nga motrat Pipa dhe nga vėllai i tyre, Arshi Pipa, i cili ėshte marrė posaēėrisht me kurimin e fletores, botohet brenda dhjetorit 2007. I pėrfshirė nė Kolanėn "Ad Memorandum" tė botimeve "Fjala", drejtuar nga shkrimtari Agron Tufa, ky botim integral me 170 faqe, rri mes rrėfimeve nga burgjet komuniste, nga kampet e internimit dhe tė punės sė detyruar tė Arshi Pipės vetė, tė Fatos e Liri Lubonjės dhe pėrkrah emrash tė tjerė, qė priten vitin e ardhshėm.

Nė tė vėrtetė, rrėfimet intime te Bedit "shkojnė nė tė kundėrt tė asaj qė ėshtė kolana", na tha Agron Tufa me ditarin origjinal pėrballė dhe variantin e daktilografuar nga i vėllai, gjatė emigrimit nė Amerikė, i cili i ka bėrė njė shėnim hyrės prej 24 faqesh. Siē ka pėr tu parė nga lexuesi nė botimin premierė, qėndrimi i Pipės ndaj veprės tė sė motrės ėshtė kaq objektiv, si rrallė herė ndodh nga njė njeri pėr veprėn e njė tė dashuri tė familjes. Arshi Pipa shkruan: "Kam vėrejtė se shoqnia e burgut ka shumė pikėtakime me jetėn familjare. Prandej, tue lexue kto fletore nuk u ēudita fort qė nuk e kisha njoftė mirė motrėn time."

Bedi Pipa - dorėshkrim i ditarit Botuesi i ditarit, shpjegon se nėse kolana ka nė qendėr njeriun e shtypur nė ēdo kontekst tė totalitarizmit, kryesisht-njeriun nėn represionin e burgjeve e komuniste qė rrėfen nė zhanrin e memuaristikės, 'Ditari intim" i Bedi Pipės, shkon nė tė kundėrt, sepse brenda kėtij zhanri ajo rrėfen pėr lirinė totale tė njė shqiptareje, urinė mendore dhe shpirtėrore pėrtej "shtėrngesės sė traditės prapanike", qė as ta urreje s'mundet, sepse "kaq idiote" i duket. Persėri kemi tė bejmė me rrėfime pėr lirinė. Pėr herė tė parė dhe tė fundit pėr Bedin u dėgjua nė vitin 1997, kur revista "Quo vadis Shqipėri" e Ardian Klosit botoi esene me titull "Era e trupit t'em". Dy pjesė tė tjera ku duket i pjekur mendimi i emancipuar i 20-vjeēares, po i botojme pėr herė tė parė. Jane "Mbi virgjinitetin" dhe "Mbi martesėn".

Shėnimet pėr njė temė apo fenomen qė lidhet me njohjen e botės sė brendshme tė njeriut janė tė shkurtra. Nė disa raste autorja niset nga njė situatė konkrete, duke zbuluar ndjesi aspak tė ēuditshme pėr natyrėn humane, zbėrthimi i saj ėshtė "autokton". Nė asnjė rast nuk e fsheh influencėn e mėsuesve tė saj tė sė vėrtetės, sepse ėshtė e vetėdijshme pėr ēka ėshtė vlerė e mendimit tė unifikuar qė gjendet tek ēdo njeri; dhe ēka ėshtė e vetvetes, e re, e saja. "Por unė nuk mėbrrij me gjetun ndėr ta nji tė vėrtetė e pėr arsyen e thjeshtė se nuk shof nji por dy tė verteta. Por a mund tė pranohen dy tė vėrteta tė ndjeshme tė kundėrta? Ndofta po, sikur tė kishte njeriu personalitet tė dyfishtė. Por derisa beson se ka vetėm nji personalitet, kėrkon me njoftun nji tė vėrtetė. E unė thorn se kte mund ta gjejė njeriu vetėm nė veten e vet e jo ndėr librat, e as nė botėn e jashtme" shkruan tek "Subjektiviteti i sė vėrtetės". Ja ēfarė hapje pėsojnė shqisat e saj pasi ka lexuar filozofė tė dėshpėrimit si Shopenhaueri: "Gratė nuk mund tė jenė gjeniale por vetėm tė talentueme, sepse intelekti i tyne, ash i pazoti pėr me zotnuem mbi vullnetin". Beson njėlloj si flozofi ajo sepse: "Na zakonisht s'bajmė tjetėr veēse me pėrvetsuem tė vėrtetat e tjervet. Ato mbesin tė hueja edhe kur na binė pėrshtat: si rrobe t'uhajtuna qi veshim e ēveshim".

Bedi Pipa Bedi kishte studiuar nė Normalen e Tiranes. Ishte natyrė e prirė pėr nga pamja tragjike e jetės. E thotė me gojėn e vet, e thonė zgjedhjet e leximeve ku hyjnė autorė pėr tė cilėt do krenohej biblioteka e njė burri dhe ca mė shumė e njė gruaje sot: Shopenhauer, Dostojevski, Niēe, Gide, Sudderman, Leéis, Fante, Rilke, Ibsen, Steinbeck, Tolstoi, Cvajg, etj. I kėndon zemra "Melodinė e kėputun" tė Migjenit dhe dėgjon Shopen, kompozitorin e preferuar.

Kėrkesa e saj pėr vetmi, pėr t'u veēuar nga tė tjerėt, pėr t'u zhytur mes librave ėshtė nevojė pėr tė administruar vullnetin e brendshėm dhe veten. Madje eksperimenton me veten, me shėndetin, me ushqimin pėr tė provuar deri ku shkon harmonia e trupit me shpirtin. Shkon deri aty sa tė pijė me vetėdije kinina dhe pas kėtij akti shėnon: Pėrndryshe nuk do tė jern veē nji krymb qi meriton tė shkelet prej kambės ma tė fėlliqun!

Botirni integral pėrrnban saktėsisht: "Fletė tė Shkėputuna 1941-1942, Tiranė-Shkodėr", "Rreth vetvetes vjeshtė 1943", "Ditar Intim, 1943 - 1944:" dhe "Letra 1944-1945". "Do tė ishte e pafalshme t'i mungonte kolanės botėshikimi me syrin e njė femre me kulturė solide filozofike dhe psikologjike dhe me njė ndjeshmėri tė pazakontė nė mjedisin e '43-44. Rrėfrmi intim i Bedi Pipes vjen si njė subjekt i alienuar. Ajo ėshtė e ndjeshme ndaj ngjarjeve qė ndodhin nė veten e vet. Endėrron tė vazhdojė studimet nė Itali pėr tė njohur idhujt e vetė. Pėr herė tė parė arrijmė tė rekonstruktojmė njė botė autentike dhe subjektive tė femrės nė realitetin shqiptar, tė gjykojmė mbi idealet, ėndrrat, shijet, finesėn, forcėn e vulletit dhe natyrėn e depresionit". Eshtė pėrkufizmi i botuesit tė Bedi Pipes, Agron Tufa i cili thekson se ky ditar na jep niundėsinė "tė gjykojmė jashtė skemave tė ngrira pėr botėn e femrės nė vitet '40 dhe kryesisht refuzimin pėr tė folur pėr temat e mėdha tė pėrmasave kombėtare dhe ndėrkombėtare, ēka e bėn mė te ngrohtė dhe mė jetėsore pėrditshmėrinė e atyre viteve".

Agron Tufa me dorėshkrimin origjinal tė Ditarit intim Nėse do t'i konfrontonim rrėfimet e Bedit me tė tjera shėnime personale nė dekadat e komunizmit, Tufa do t'u gjente njė binjake, Drita Ēomon. "Megjithatė duket shumė mė binjake me Migjenin", shton ai. Tė dy e mbyllėn jeten nė ujėrat turbekulare, rrymė e tė menduarit dhe e ndarit me jetėn qė ishte shfaqur nė frymėn e poezisė sė tė parit dhe nė ditarin e sė dytės. E shtruar nė spital, ajo lexon Niēen "Ecce Homo. Come si diventa ci? che si?". Prej aty shkruan letrat e fundit. Ato qė kanė shpėtuar do tė botohen si mbyllje e "Ditarit intim". Asnjėherė nuk mėsojmė nga kėto letra se cilit ia ka falur zemrėn dhe prej tė cilit ėshtė ndarė "kundėr vullnetit dhe mendimit". Por kjo s'ka rėndėsi. E ka respektuar ca mė shumė Arshi Pipa kėtė aspekt tė jetės sė Bedit. Ai ka ndėrhyrė nė tekst, duke zėvendėsuar emrat e pėrveēėm me inicialet e tyre ose tri pika, pėrveēse ka uniformuar ortografinė e tekstit, edhe ka krijuar mestitujt e "Ditarit intim". Mė 29 Nanduer ajo shkruan: Jetė gjithkah, gjallni. (... Tishte ktu! Tė mė delte para befas! Tė mė zente pėr dore e tė mė tėrhiqte ngadalė nė fushėn plot diell, atje kah shtėpia e bardhė!)

Arshi Pipa ishte tre vjet mė i madh se Bedi. Ishin rritur bashkė deri ditėn kur Arshiu shkoi nė Universitet ndėrsa ajo nė normalen e Tiranės. Pasi mbaroi shkollėn e mesme u kthye nė familje nė Shkodėr. Familja Pipa u zhvendos ne Tiranė, nga fundit i vitit 1943. Aty Bedi do tė ndihej mė mire, sepse Tirana ishte qytet mė i hapur se Shkodra. Menjėherė pas ēlirimit duke qenė se nuk mundi tė shkonte né Universitet pėr shkak tė gjendjes politike, e emėrua mėsuese dhe fill u sėmur. I vėllai (nė burg qė nė vitin 1946) mendonte se nė kushte tė tjera, nė njė sanatorium nė Itali pėr ku nuk iu dha leja, ndoshta do tė kishte gjetur shpėtim. Po ikte njė vajzė e vetėdijshme qė s'kishte bėrė asgjė pėr tė mirėn e njerėzimit. Kjo mund tė thuhej atėherė. Me daljen nė dritė tė "Ditarit intim", u jep njė dhurate shpirtėrore bashkėkombasve tė saj, qė hapin e kanė shtrirė fare pak, aq sa ta zbulojnė gjysmė shekuili pas vdekjes.

Pėr herė tė parė arrijrnė tė rekonstruktojmė njė botė autentike tė femrės nė realitetin shqiptar, tė gjykojmė mbi idealet, ėndrrat, shijet, finesėn, forcėn e vullnetit dhe natyrėn e depresionit"

Na jep mundėsinė "tė gjykojmė jashtė skemave tė ngrira pėr botėn e femrės nė vitet '40 dhe kryesisht refuzimin pėr tė folur pėr temat e mėdha tė pėrmasave kombėtare dhe ndėrkombėtare"


Kujtimet e Arshi Pipės

Arshi Pipa "E kam para sysh kur erdhi me mė pa nė burg para se tė nisej pėr Korēė. Flitte me mundim e zani i dukej erė qė hyn nėpėr tė plasun dere. Por mė jepte zemėr mue qė te mos lodhesha nga burgu, e, kur u ndamė, mė tha se pėr shpejti prap do tė takoheshim: ajo e shėrueme e un i lirė. Qe hera e mbrame qė e pashė. Sanatoriumi i Korēės, ku u dergj gjatė gjithė stinės sė mirė tė vjetit 1947, nuk mundi me e pėrmirėsue. Nga fundi i atij vjeti u kthye nė Tiranė. Thom se e dinte qė nuk kishte ma shėrim. Nji asmė e fortė, qė e kishte sulmue qysh nė Korēė, erdhi tue ju randue gjithnji ma shum: mushknitė ishin sosun me to edhe fryma.

Vuante aq shumė prej ksaj asme sa me thirrė vdekjen me gjithė zemėr kur ajo ja niste me e mbajtė me orė. Por mue nuk mė shkruente asgja tė kėtillė ndėr letrat e veta, e kto me tė tjerat i mora vesh vetėm mbasi vdiq. Por mė shkruente qė edhe pėr pak do t'i kisha plotėsue dy vjetėt e dėnimit e se atė ditė ajo e pritte me ankth, mbasi besonte se lirimi im do ta pėrtėrinte edhe atė, e kėshtu, mbas aq kohe, gjatė se cilės une isha dergjė ndėr burgje e ajo ndėr spitale, do te bashkoheshim nė familje pėr me vazhdue fillin e asaj jete, befas tė kėputun, qė tash na dukej tė dyve e lume.

Por kėshtu nuk ndodhi. Nė Dhetuer tė vjetit 1947, atėherė kur s'kisha veē edhe katėr muej pėr me krye dėnimin, u proēedova dhe u dėnova pėr tė dytėn herė, ket herė me 20 vjet burgim.
Pata kohė me marrė prej saj edhe nji letar, tė mbramen, nji letėr me njolla lotėsh nė tė, ku edhe shkrimi dukej i thyem, i ndėrruem.
Ishte pėrgjegja e asaj qė unė i kisha shkrue fill ma parė, tue i njoftuem dėnimin tim tė dytė (nuk do tė ja fali kurr vetes), por unė nuk e dijsha gjendjen e saj. Mbas dy javėsh, mė 12 kallnuer 1948, ajo vdiq. Ishte n'atė kohė njizetekatėr vjeē.


Mbi virgjinitetin

-- nga Bedi Pipa

Bedi Pipa Asht e dyta herė qė mė ban kėt pyetje: "A asht kusht i domosdoshėm pėr nj'i femėn qė martohet virgjiniteti?"
Herėn e parė nuk u ēudita sepse e njifshem pėr inteligjent, e kjo pyetje, e bame qoftė edhe me paramendim, meshehte ma shum kureshtinė pėr me dijtun opinionin tem se sa me njoftun tė drejtėn tė cilėn secili mund ta gjejė sambas mėnyrės sė vet. Kjo asht nji fraze me dy pyetje, - i gjegja.

- Pyetjes sė parė, asaj ma tė shkurtės epi ti nji gjegje tė preme, mandej po tė zhvilloj unė tė dytėn. Mė kqyri me sytė e zgjuet plot djallzi: "Unė thorn se po, e ti?" Unė nuk i gjegjem dy pyetjevet pernjiherit - i thashė.
- E ne se don me dijtun mendimin tem mi ēka me pyete ma parė, nuk pritoj me ta dhanė.
I fola atėherė mbi randsinė qė ka nė pėrgjithsi te njeriu virgjiniteti. I fola ma parė pėr pastėrtinė shpirtnore, tue theksuem vlerėn e sajė nė gjithė drejtimin e jetės s'onė. Mandej kalova te pastėrtija fiziologjike, tue bamė mbrapa nji zhvillim tė kjartė mbi lidhjen qė kanė tė dyja mes tyne.

"Mire", mė tha, ti mė bane nji analizė tė kjartė tė virgjinitetit, shpirtnuer e trupuer, por nuk i dhe ende nji gjegje tė saktė, pėrcaktuese, pyetjes s'eme: "A duhet tė jetė doemos virgjineshė femna nė martesė?"
"Po", i gjegja. "Dinjiteti i saj, ndaj vetes e ndaj bashkėshortit, e lypė nji gja tė tillė.
"Ke tė drejtė" mė tha kur mbarova sė foluni. "Edhe unė kėshtu mendoj."
Pse lype atėherė mendimin t'em? - e pyeta tue ja ngulun sytė. U turbullue.
"Kot!", tha, "Deshta me dijtun a pėrkojmė."
Ishem e sigurtė se gėnjente.


Mbi martesėn

-- nga Bedi Pipa

Unė nuk dėshiroj me u martuem. Nuk mė duket martesa diēka pa tė cilėn unė do tė jem e metė. Andrrohet martesa si qėllim i jetės ku tė gjindet lumnija. Martesa lumni? A mund tė ketė lumni nėn zgjedhė? Se e kėtillė asht pėr mue lumnija. Ishe nji e vetme, e lirė. E bahesh gjysėm e nji ēifti nėn nji zgjedhė! Unė due lirinė, kam guximin me e dashtun! Tanė shpirti i em e kėrkon, krejt e mbrendshmja e eme jeton me te, si me ajrin, e vullneti i em ban ē'mos pėr me e siguruem! E ma e tmerrshmja asht me menduem se nė kėt ambjent ku jetoj, nėn shtėrngesėn e traditės prapanike qė s'mundem as me urrjetun kaq idiote, herėt a vonė ka me m'u dashtun tė martohem pse ndryshe "s'ban!"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara