HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Limiti i kripės pėr gėnjeshtra!...

-- nga Bekim REXHEPI

Bekim REXHEPI Ndofta, 'vdekja e Rugovės' dhe 'oreksi i Thaēit', pėr pushtet e kanė ndihmuar kėtė unitet te duket kėshtu, fiktivisht kaq i arritshėm dhe mbase politikisht i dukshėm.

Mendoi dhe akoma besoi se kėto zgjedhje nuk prodhojnė kualitetin e domosdoshėm tė zhanrit politik, madje pėrforcimi i keq i pozitave dhe figurave te njėjta, janė produkti mė negativ i Kosovės nė kėto zgjedhje. Sa te neveritshme janė bėrė prononcimet e lidėve aktual (garuesit nė kėto zgjedhje te vonshme, tė pas vjeshtės, me boshllėk kripa...), nė kėto zgjedhje qe nuk pėrtojnė ti quajnė, ti cilėsojnė vazhdimisht si 'zgjedhje historike pėr Kosovėn'. A gjithmonė Kosova ka zgjedhje historike? Dhe kurrė nga kėta lider, nuk mund tė dėgjojmė se edhe kėto zgjedhje janė jo mė shumė se zgjedhje normale qė mund tė prodhojė sistemi demokratik. Duket ashiqare, qė kėta lider tė Kosovės politike (sepse gjithēka kėtu duket politike), e kanė te vėshtirė tė kuptojnė normalitetin e zhvillimeve nė sistemin demokratik dhe qe zhvillimet normale pahezitueshėm i quajnė, i cilėsojnė si gjithēka 'historike pėr Kosovėn'.

Nė opinionin e kuptueshėm politik, kjo rropatje e kot (nėn stuhinė e vjeshtės sė vonė, dhe tė boshllėkut t’kripės), e liderėve kosovar duket si naiviteti mė i madh i tyre historik, se sa njė paraqitje dinjitoze nė normaliteti politik brenda sistemit. Zgjedhjet nuk do tė duhej tė zhvilloheshin pėr shumė arsye, madje mė kryesorja, zgjedhjet nuk do tė duhej te mbaheshin e zhvilloheshin deri pas mbarimit te afatit skadues tė negociatave mes Kosovės e Serbisė. Sepse kėto zgjedhje e komplikojnė funksionimin politik, nė kuptimin e unitetit tė brendshėm politik, qė me sa mund u arrit pa agresivitet dhe shqetėsime tė mundshme deri nė pėrmasa te mėdha kombėtare (ndofta, 'vdekja e Rugovės' dhe 'oreksi i Thaqit', pėr pushtet e kanė ndihmuar kėtė unitet, te duket kėshtu, fiktivisht, kaq i arritshėm dhe mbase i dukshėm politikisht).

Pavarėsia mbetet kaq e dashur dhe kaq e frikshme?...

Mė njė anė, duke e ditur dashurin e madhe qė kemi pėr pavarėsinė e Kosovės dhe nė anėn tjetėr, hezitimin qe kemi pėr ti dalė zot pavarėsisė. Kėto tė dyja (dashuria dhe hezitimi pėr pavarėsi) askund nuk do tė shkonin bashkė, po qe puna me tė tjerėt, por me ne shqiptaret kjo duket se ėshtė e mundur, sepse po gjejmė kalkulime e tė mundshmes diku ne mes te tunelit te errtė.

Nuk e di nėse bretkosa ia ka arritur me sukses dhe kaq e sigurt tatėpjetės, dhe gjithashtu nuk e di nėse pavarėsia e Kosovės ėshtė kaq e sigurt nė duart e liderėve tanė, tė pas vjeshtės dhe te kripės sė bollshme qė ėshtė shitur gjatė kėtyre tetė viteve tė pas luftės. Megjithėkėtė do tė jemi dėshmitar tė kėtyre zgjedhje, qe po afrojnė nisjen drejtė kutive tė votimit.

Nė ekranin e mendjes sime, akoma nuk ka mbaruar komedia e zgjedhjeve manipuluese, sepse edhe kėto zgjedhje, ngjashėm si nė zgjedhjet e me hershme 'historike', do te jenė ata manipuluesit qe do ta sfidojnė (ngadhnyshėm dhe falshėm pa u parė) besimi dhe llogaridhėnien: para te besueshmit, para ligjit. Madje po kjo komedi po kaq aversiv do tė vazhdoi, tė josh opinionin mė naiv shqiptar me gjithė ato avazet politike bajate qe jemi mėsuar ti ndjekim e ti shohin qe nga kafeneja jonė mediale, e deri tek kuluaret politike tė partive tona (tė partive tona tė ndara pakuptimisht, dhe esencialisht tė po kėtyre partive, qė vazhdojnė tė funksionojnė, sikur te ishte njė parti e vetme pa dallime te mėdha programore e ideologjike).

Tani mė duket se duhet tė pranojmė, se ky ėshtė limiti i kripės pėr gėnjeshtrat e kėtyre zgjedhjeve, qė nga kėrshėndellat e deri tė fund vitit i pa sukses, qė ka gjasa tė mbyllet si ngushėllime i vetėm pėr ne shqiptaret, pėr mos dhėnien e sinjalit nga tė Mėdhenjtė, pėr mundėsin e shpalljes sė njėanshme tė pavarėsisė. Kėshtu do tė na duhej tė na rezultojė veprimi ynė politik: - mė mirė nė njė hap i frikshėm qė do tė na shtynte me qartė drejtė pavarėsisė, se sa mbetja nė thikėn tė ngulur nė durimin tonė... - Nuk ėshtė thėnė kot nga te menēurit: 'Po s’bėre vet pėr veten tėnde, mos prit tė ta bėjė tjetri pėr ty/nė'.

10-11-2007
[email protected]
www.bekimbeu.de

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara