HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nė kufirin mes SHBA dhe Meksikės gjejnė vdekjen 4 shqiptarė nga Dibra e Madhe, mes tyre njė grua me fėmijėn 10 muajsh

Beqir Sina

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

Tė vdekurit janė Majlinda Karameti, 30 vjeēe me tė birin e saj 10 muajsh, Engjėllin si dhe Ramazan Trebishta, 22 vjeē dhe Petrit Bomova, 49 vjeē. Viktimė e aksidentit ėshtė edhe njė meksikan.

MEXICO-USA: Katėr nga pesė Shqiptare nga Dibra e humbėn jetėn nė njė aksident rrugor gjatė tentativės sė tyre pėr tė kaluar ilegalisht nga Meksika nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Aksidenti, sipas Departamentit tė Mbrojtjes Publike, ka ndodhur katėr ditė mė parė, kur pesė dibranė bashkė me ta edhe pesė meksikanė, kanė hyrė nė Teksas dhe pėr shkak tė shpejtėsisė sė madhe janė pėrplasur tragjikisht. Dibrani i pestė ėshtė lėnduar rėndė, ndėrsa nė mesin e dibranėve tė vdekur ka edhe njė grua me fėmijė. Viktimė e aksidentit ėshtė edhe njė meksikan, sipas burimeve informative tė agjencive tė huaja. Njė numėr i madh i tė rinjve nga Dibra, pėr arsye ekonomike nisen ilegalisht drejt SHBA-ve. Pėr kėtė shėrbim ata paguajnė nga 15 deri 20 000 dollarė pėr person. I tillė ka qenė edhe udhėtimi i dibranėve tė ndjerė, tė cilėt gjetėn vdekjen tragjikisht.

Te pesė dibranėt bashkė me ta edhe pesė meksikanė, kanė hyrė nė territorin e shtetit federal Teksas, dhe pasi janė diktuar nga roja kufitare pėr shkak tė shpejtėsisė sė madhe, janė pėrplasur tragjikisht. Ėshtė lėnduar bashkė me ta rėndė edhe njė shqiptar tjetėr, i cili gjendej me ta, dhe mo merr ndihmat mjekėsore. Ndėrsa nė mesin e dibranėve tė vdekur ka edhe njė grua me fėmijė. Tė vdekurit janė Majlinda Karameti 30 vjeēe me tė birin e saj 10 muajsh, Engjėllin si dhe Ramazan Trebishta 22 vjeē dhe Petrit Bomova, 49 vjeē. Viktimė e aksidentit ėshtė edhe njė meksikan.

Tė indetifikuarit ka policia:

Gazeta Metropol, arriti tė kontaktojė me zėdhėsin e Departamentit tė Mbrotjes Publike, nė qytetin Hebbroiville, dhe tė marrė prej tij raportin zyrtar tė ngjarjes tragjike qė mori jetėn e pėse personave midis tyre edhe katėr shqiptar nga Maqedonia, pėrkatėsisht nga qyteti i Dibrės sė Madhe. Raporti i dėrguar prej kėtij depratamenti, thekson se tė pestė tė vdekurit janė emigrantė nga Meksiko dhe Europa Lindore - Maqedonia. Personat tė cilėt gjetėn vdekjen tė indtetifikuar nga hetimet e policisė amerikane, janė: Luis Humberto Navajar-Cortez, 28 vjeē, Petrit Dibran Bomova, 49 vjeē, Ramazan Trebishta, 22 vjeē, Majlinda Karameti, 30 vjeēare, me djalin e saj 10 muajshė Engjjell Karameti. Pra vetėm Luis Humberto Navajar-Cortez ėshtė nga Mexico tė tjerėt janė nga Maqedonia.

Policia:

Zėdhėnsi pohon se zyrtarisht mund tė themi qė njė makinė e vjetėr e tipit Nissan Armada me 10 persona nė postin e pasagjerve mbasi ka hyrė nė territorin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, nė rrugė - pa rrugė nė njė hapsirė tė shkretė, u diktua nga autoritetet e rojas kufitare amerikane. Trupat e komanduara tė rojas kuftitare"U.S. Customs and Border Protection ", rreth 4:30 pasdite u vunė nė ndjekje tė automjetit, tė cilin siē e mėsuam pas ngjarjes e drejtonte Francisco Lemus-Gonzalez, nga qyteti Livingston - Teksas. Ky drejtues automjeti ka pėrshkruar duke iu shmanguar patrullės sė rojave sė kufirit deri sa ka arritur nė kryqėzimin mes dy magjistraleve "State Highway 16" dhe asaj "State Highway 359".

Aty duket se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe e ka pėrplasur fuqishėm automjetin pas njė shtylle betoni e cila mbante njė rreklamė komercile anės saj. Drejtuesi i automjetit Francisco Lemus-Gonzalez u gjend i gjallė nė gjendje kritike, me fraktura tė brėndshme dhe thyerje tė kocakve tė kokės. Ai u dėrgua menjėherė nė spitalin mė tė afėrt nė Christus Spohn Hospital Memorial, ku edhe po merr pėrkujdesjen intensive tė mjekėve pėr t'i shpėtuar jetėn. Tė dėmtuar janė edhe Juan Miguel Ruiz, 22 vjeē, nga Meksiko; Gabriela Pineda, 28 vjeēe nga Meksiko, Sokol Pekmezi 18 vjeē, nga Shqipėria dhe Luis Angel Olvera-Galvan, 20 vjeē po nga Meksiko.

Rreth viktimave:

Pėr t'i bėrė tė gjitha shėrbesat mortore, sipas ritit tė cilit viktimat i pėrkasin ėshtė zgjedhur edhe "Albanian Islamic Cultural Center " nė 307 Victory Blvd. Staten Island, New York, Tel: (718) 816-9865. Mbasi kėtu nė New York, ku jetojn edhe familjet e tyre ishte dhe qėllimi i viktimave tė vendoseshin.
Majlinda Karameti, 30 vjeēare, me djalin e saj 10 muajsh, Engjell Karameti do tė varroset nė Staten Island, pasiqė edhe burri i saj dhe vjerri i saj janė banorė tė kėtij qyteti. Burri i saj priste tė takohej me gruan e tij dhe djalin qė nuk i kishte parė fare prej kur ishte larguar nga Dibra e Madhe para 10 muajve. Ramazan Trebishta, 22 vjeē, ishte nisur qė tė bashkohej me nėnėn dhe babanė tė cilėt kishin ardhur kėtu si vizitorė, dhe u kthyen mbrėmė menjėherė nė qytetin e tyre nė Dibėr tė Madhe sapo mėsuan vdekjen e djalit, dhe presin tė bėjnė varrimin e tij atje. Petrit Dibran Bomova, 49 vjeē, ka kėtu dy vėllezėr dhe thuhet se edhe ai do tė dėrgohet nė Dibėr tė Madhe ose do tė varroset kėtu. Arkivolat me kufomat pritet tė nisen nga New Yorku pėr nė Dibėr tė Madhe ditėn e diel. Familjarė tė shumtė dhe bashkėqytetarė dibranė kanė shprehur ngushėllime familjeve tė viktimave dhe po shoqėrojnė shėrbesėn mortore.

Burime jo zyrtare nga forumet elektronike nė internet se sė bashku me viktimat mendohet se kanė qėnė edhe nė grup me meksikan, guatemalas, afrikan, kinez e tjerė, duke tentuar pėr tė hyrė kėtu nėpėrmjet rrugeve ilegale tė trafiqeve tė qenijeve tė gjalla, tė cilat, komandohen nga grupe gangsterėsh meksikanė. Pėr shqiptarėt ka edhe sekser shqiptarė, tė cilėt shoqėrojnė dhe sjellin "gjahun" shqiptar nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, e Kosova Lindore, pėr Mafien meksikane. Ata thonė se ka raste kur tė cilat kanė ndodhur nė kufirin mes meksikės dhe SHBA-sė, ku arsyeja e vdekjes ka qėnė se emigratėt para vdekjes edhe mund tė jenė grabitur dhe mė pas tė jenė vrarė teksa, janė gjetur tė vrarė nė kufirin midis dy shteteve.

Ndėrkohė, pėr kėtė vdekje tragjike, njoftohet se qytetin e tyre Dibrėn e Madhe nė Maqedoni, familjet e tyre, i ka mbuluar lajmi i zi. Qė nė momentin qė u pėrhap lajmi, qyteti dukej i boshatisur i mbuluar i tėrė nga kumti i tragjedise rreth fatit tė katėr bashkė qytetrave tė tyre. Pasi, asnjeri nuk di momentalisht se ēfarė mund tė afrojnė, pėr t'u ardhur nė ndihmė familjeve tė prekura. Shumė prej tyre mėsohet se fajin ia hedhin prespektivės sė zymtė, qė mbizotron nė kėtė qark, pėr jetėn femijėve, gjė qė i detyron qė ata tė qė mė pasė nėpėrmjet kanaleve tė rrezikėshme pėr jetėn tė provojnė ndoshta atė qė ata e quajn shansin e fundit tė tyre me qėllim pėr tė ndryshuar jetėn ekonomike, e sociale, pra pėr tė rritur mirėqenjen.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara