HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Rreagojnė shqiptarėt e Amerikės: "Janullatosi tė lagohet nga Shqipėria"

Beqir Sina

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

Ēikago: SHSHA-ja pėrkrah klerikun shqiptar At Nikollė Markun, Anastos Janullatos larg Shqipėrisė!

CHICAGO - ILLINOIS: Shkas duket ėshtė bėrė emėrimi i njė peshkopi tė ri grek, nė krye tė kishės ortodokse tė Gjirokastrės.Ē'ka sjellė njė reagim tė ashpėr tė kėshillit tė kishės ortodokse autoqefale Shėn Maria nė Elbasan, me nė krye at Nikolla Markun. Famulltari i kishės sė vjetėr ka deklaruar zyrtarisht, gjatė njė konference pėr shtyp se emėrimi i priftit grek si peshkop i Gjirokastrės, ėshtė njė veprim tejet i rrezikshėm, jo vetėm pėr pavarėsinė e kishės, por edhe pėr sovranitetin e kombit shqiptar. Ai ka hedhur akuza tė rėnda ndaj, Anastas Janullatos duke deklaruar se ai po vazhdon tė thellojė veprimet antishqiptare pėr tjetėrsimin e Jugut tė Shqipėrisė, duke vendosur nė pėrbėrje tė Sinodit tė Shenjtė priftėrinjtė grekė.

“Shteti grek, ka gjunjėzuar nė kėtė rast shtetin shqiptar, duke bėrė presion me refugjatėt, tė cilėt, i ka kthyer nė skllevėr. Statusi i Shenjtė dhe i pėrjetshėm i kishės Ortodokse shqiptare, ėshtė shkelur pėrfundimisht, duke i shėrbyer qarqeve Vorio- Epiriote. Veprimet, qė ndjekin njėri-tjetrin nė dėm tė kombit shqiptar, si kthimi i emrave tė njerėzve, ndėrtimi i varrezave greke, dhėnia e pensioneve, shpėrndarja e librave pėr Vorio- Epirin, dhėnia e dyshtetėsisė e tė tjera, janė veprime qė pėrkrahen direkt nga shteti grek me misionar Anastas Janullatosin. Tė gjithė kėto veprime qė i kemi thėnė disa herė, tregojnė qartė se misioni i i Janullatos nuk ėshtė mė fetar, por ai i njė agjenti tė asfalisė greke dhe i shovinizmit grek tė Vorio -Epirit”- thotė At Nikolla Marku. Ai ka bėrė thirrje brenda e jashtė Shqipėrisė "Qė Hiresia e tij Anastasio Janullatos tė largohet nga drejtimi i Kishes Autoqefale Shqiptare".

Nė kėtė kontekst ka qėnė edhe rreagimi i parė nga SHBA, nga Shoqata Shqiptaro Amerikane, me qėndėr nė Ēikago, nėnshkruar nga kryetari i Shoqatės, Prof.dr. Astrit Mehmeti, Drejtori Ekzekutiv, Prof. Skėnder Karaēica, Sekretari, Mahmut Skenderi. Nė rreagimin e menjėherėshėm nė njoftimin pėr medien shqiptare, thuhet se: "Ka kohė qė nė Shqipėri po sillet Kryepeshkopi i kreut Ortodoks tė Kishės Autoqefale Anastos Janullatos. Ky njeri i veshur me tė zeza dhe me kryqin nė dorė,qė pas shpinės sė Zotit (sic!!) ka marrė rolin e njė varrmihėsi nė tokėn shqiptare. Me shkopin e tij Janullatos po i mat udhėt e Shqipėrisė dhe kur e kur nė "emrin e Zotit" po ua zgjat dorėn besimtarėve ortodoks shqiptarė. Atyre, kėso kohe, i prositė qė tė jenė me afėr shpirtit heleno-grek duke e harruar Atdheun, Kombin dhe Shqipėrinė."

Kryepeshkopi Anastos Janullatos nuk mbetėt vetėm me kaq. Ai, nė vazhdimėsi tė skenarėve mesjetarė po e shfrytėzon gjendjen e vėshtirė tė kombit shqiptar nė Shqipėri, qė janė tė shtrėnguar tė marrin udhėn e gyrbetit edhe nė Greqi. Po me kėta skenarė, nėpėr qendrat ku jetojnė dhe punojnė shqiptarėt, Kisha Ortodokse Autoqefale Greke po organizon aksionin pėr tė ndihmuar me nga 300 euro secilin shqiptarė qė e pėrqafon dhe mishėrohet me identitetin Ortodoks nė Greqi(!!). Ka tė dhėna se nė kėtė regjistėr "pėr mėshirėn e Zotit" (sic!!) i kanė bėrė uratėn pėr kryepeshkopin Janullatos hiq mė pak se 2oo mijė shqiptarė (pa marrė parasysh pėrkatėsinė e tyre fetare...!). Tė dhėnat, ndėrkaq, tregojnė se nė etninė e tokės shqiptare vetėm 12 pėr qind i takojnė fesė ortodokse. Dhe, shtrohet pyetja imdeiate: Ku i gjete kėta 2oo mijė shqiptarė "ortodoks" (sic!) Kryepeshkop i veshur me tė zeza Anastos Janullatos?!?

Dhe, hiq mė vonė se nesėr, po ky Kryepeshkop me skenarėt antishqiptar dhe nė bashkėveprim me Peshkopin serb Artemije, do tė bėjnė ndryshimin e strukturės fetare shqiptare nė dėmė tė Atdheut dhe tė Kombit Shqiptar. Pėr kėtė qėllim, Fan S.Noli (1906), duke u shkruar letra intelektualėve shqiptarė nga Egjipti, nė punimet e tij publicistike tė kohės thoshte: "Mua me pėlqen tė sigurojė pėrkrahjen e njė shoqėrie tė fuqishme fetare pėr tė mirėn e vendit..." Edhe kėtė herė Noli ka menduar nė idenė e krijimit tė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

Pėrkitazi me sjelljet antishqiptare tė Anastos Janullatos nė tokėn shqiptare (Shqipėri), Kleriku Ortodoks nė Elbasan At Nikollė Marku, disaherė e ka ngritur zėrin e arsyes dhe me Zotin, qė organet kompetente tė shtetit shqiptar tė ndėrmarrin hapin ligjor pėr largimin e Kryepeshkopit grekofil nga Shqipėria. Janė arsyet e shumta, vė nė dukje Kleriku Ortodoks nė Elbasan At Nikollė Marku, se Anastos Janullatos tė largohet nga Shqipėria. Rasti mė skandaloz ėshtė momenti i skenarėve tė agjenturave greke, kur nė Kosinė tė Pėrmetit u bė zhvarrimi i eshtrave, pikėrisht nė varrezat shqiptare dhe me motive tė kompromitimit para opinionit botėrorė tė Shqipėrisė. Kjo qė po ngjet me kėtė njeri "tė Zotit" dhe Anti Zot (sic!) ėshtė njė marrėzi e kohės!

Duke e sublimuar tėrė kėtė rrjedhė, SHSHA-ja nė Ēikago i del nė pėrkrahje tė plotė Klerikut shqiptar Ortodoks nė Elbasan At Nikollė Marku, qė organet e shtetit shqiptar, nė rend tė parė Qeveria Sali Berisha dhe Parlamenti bashkė me institucionet tjera relevante, tė shqyrtojnė gjithanshėm nismėn e Kishės Ortodokse nė Elbasan, qė Kryepeshkopi grek Anastos Janullatos tė largohet sa mė parė nga Shqipėria! Sė kėndejmi, po kėto organe tė shtetit tonė tė fillojnė nismėn ligjore nga fusha e jetės fetare, pėr krijimin e Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare me seli nė Tiranė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara