HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Takime nė OKB pėr Kosovėn

Presidenti o Kosovės, Fatmir Sejdiu niset pėr nė Nju Jork

Beqir Sina

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

Ministri i jashtėm i Shqipėrisė, Besnik Mustafaj pritet tė takohet sot me sekretarin e pėrgjithshėm tė OKB, Ban Ki Moon. UNITED NATIONS - NEW YORK: Sot nė New York, me futjen pėr debat tė ashtuquajturit "Plani i Ahtisaarit pėr Kosovėn" hapet sipari nė rrugėn drejtė finalizimit tė statusit tė Kosovės Kėshilli i Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara nėn presidencėn e Britanisė sė Madhe do tė mbajė nesėr njė takim me rend dite, shqyrtimin e dokumentin pėr Kosovėn tė kryenegociatorit Martti Ahtisaari, seancė kjo qė do tė shėnojė fillimin e njė faze tė re tė nė rrugėn drejtė finalizimit tė statusit tė Kosovės. Ish presidenti finlandez do t’i njoftojė anėtarėt e KS tė OKB-sė me pakon e dokumentit dhe do ta arsyetojė propozimin e tij pėr pavarėsinė e mbikėqyrur tė Kosovės.

Krerėt e delegacionit shqiptar

Sipas njoftimeve nė Kombet e Bashkuara, nė takimin qė pritet tė jetė i mbyllur pėr media, nuk pritet qė debati tė ēojė nė ndonjė vendim eventual. Nė kėtė takim pritet tė sfidohet edhe njėherė dokumenti i Ahtisaarit nga Rusia, e cila tash disa herė ėshtė deklaruar se nuk ishte koha tė bisedohej e as tė shqyrtohej dokumenti, para se tė jetė vlerėsuar edhe njėherė rezoluta 1244, sipas sė cilės udhėhiqet pushteti vendor dhe ndėrkombėtar nė Kosovė.

Nė takim do tė marrė pjesė edhe Presidenti Kosovės, Fatmir Sejdiu, mirėpo ende nuk ėshtė konfirmuar nėse ai edhe do tė mbajė fjalė. Nė seancė ėshtė paralajmėruar tė marrė pjesė edhe Kryeministri i Serbisė, Vojisllav Kostunica, i cili shpreson se me mbėshtetjen e Rusisė do tė hidhet poshtė plani i Ahtisaarit dhe tė mundėsohet fillimi i njė procesi tė ri tė negociatave mbi Kosovėn, ide tė cilėn nuk e kanė mbėshtetur asnjė nga vendet perėndimore. Rusia gjithashtu do tė insistojė nė kėtė takim tė merret njė vendim edhe pėr miratimin e idesė sė shfaqur nga ajo, njė javė mė parė, pėr dėrgimin e njė misioni fakt-mbledhės nė Kosovė dhe nė Serbi.

Delegacioni shqiptar

Presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu, mbėrriti mbrėmė nė New York pėr tė marrė pjesė nė seancėn e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara mė 3 prill, ku do tė paraqitet zyrtarisht propozimi i krye negociatorit pėr statusin e Kosovės Martti Ahtisaari, i cili ka propozuar pavarėsi tė mbikėqyrur pėr Kosovėn. Presidenti Sejdiu, para nisjes nga aeroporti i Prishtinės, theksoi rėndėsinė e madhe tė mbėshtetjes ndėrkombėtare pėr pavarėsinė e Kosovės. “Pėr ne ėshtė shumė me rėndėsi qė kemi njė rast jashtėzakonisht tė mirė qė tė shtrojmė edhe njė herė gjithė qasjen tonė, t’i pėrshėndesim dhe falėnderojmė tė gjithė anėtarėt e KS-sė qė kanė kontribuar jashtėzakonisht shumė pėr mbarėvajtjen e kėtij procesi, posaēėrisht presidentin Ahtisaari dhe ekipin e tij”, tha ai.

Presidenti Sejdiu shprehu bindjen se prilli dhe maji do tė jenė muaj shumė tė ngjeshur me veprimtari politike pėr Kosovėn. “Unė besoj se procesi rreth statusit do tė zgjidhet shumė shpejtė, nuk mund tė them datė apo muaj tė saktė, pėr ne ėshtė me rėndėsi ajo qė kam thėnė dhe nuk heq dorė se kėta dy muaj, prilli dhe maji do tė jenė shumė tė ngjeshur dhe me punė tė madhe. Ky proces ėshtė nė rrugė tė mbarė dhe ajo mbėshtetje qė e kemi thėnė dhe qė ėshtė deklaruar nga vendet kryesore tė politikės ndėrkombėtare ėshtė shumė e rėndėsishme pėr ne”, tha ai. Fillimi i debateve pėr propozimin e zotit Ahtisaari shihet si fillim i periudhės pėrfundimtare tė zgjidhjes sė statusit tė Kosovės, njė proces qė nuk duket aspak i lehtė pėr shkak tė qėndrimit te deritashėm tė federatės ruse kundruall ēėshtjes sė Kosovės.

Takimi me delegacionin shqiptar

Ministri i jashtėm i Shqipėrisė, Besnik Mustafaj pritet tė takohet sot me sekretarin e pėrgjithshėm tė OKB, Ban Ki Moon.

Pikėrshit, tash nė kėto momente historike, pėr popullin shqiptarė, kur po vendoset pėr fatin e popullit shqiptar tė Kosovės, ėshtė kisha mė e madhe shqiptare nė SHBA-ės, Famullitari i Kishės Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrės” nė Hartsdale, New York, i pėrndershmi Dom Pjetėr Popaj, e cila organizojė njė Lutje Ndėrfetare pėr Pavarėsinė e Kosovės. Lutje, nė tė cilėn ka marrė pjesė edhe Ministri i Punėve tė Jashtme tė RSH-s, ekselenca e tij zoti Besnik Mustafaj dhe delegacioni qė e shoqėron atė, i ardhur nė kėtė fushat pėr pavarėsinė e Kosovės, nė Nju Jork.

Ai ndodhet nė Nju-Jork nė prag tė ēeljes sė debatit nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė rreth raportit tė Presidentit Ahtisaari, si dhe rekomandimeve tė tij pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės. Gjatė kėtij takimi zoti Mustafaj pritet tė paraqesė pikėpamjen e qeverisė sė Shqipėrisė se e ardhmja e Kosovės mund tė jetė vetėm njė pavarėsi e mbikqyrur si opsioni mė realist dhe i qėndrueshėm. Gjatė qėndrimit tė zotit Mustafaj nė Nju Jork, janė parashikuar tė zhvillohen takime me tė gjithė ambasadorėt e vendeve anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit.

Sejdiu nė takimin e tij

Deri tani ai ėshtė takuar me pėrfaqėsuesit e pėrhershėm tė Francės dhe Katarit nė Kėshillin e Sigurimit. Sipas njoftimeve nga Ministria e Jashtme shqiptare, zoti Mustafaj i ka njohur bashkėbiseduesit me arsyet pse Kosova duhet trajtuar si njė rast unik qė ka si zgjidhje tė vetme pavarėsinė, zgjidhje kjo qė u pėrgjigjet interesave thelbėsore tė tė gjithė qytetarėve tė Kosovės, qofshin ata shqiptarė apo pjestarė tė komuniteteve tė tjera etnike.


Pavarėsia e Kosovės ėshtė e pashmangshme

Mustafaj: "Numri i vendeve qė kanė rezerva ndaj pavarėsisė sė Kosovės ėshtė shumė i vogėl. Por duhet njė fushatė diplomatike pėr tė bindur shtete tė cilat ende kanė mėdyshje se pavarėsia e Kosovės mund tė krijojnė precedent."

UNITED NATIONS - NEW YORK: Nė OKB, analistė, politikanė dhe gazetarė nga vende tė ndryshme tė botės thonė, shumica dėrmuese pajtohet me rekomandimin e zotit Ahtisaari se pavarėsia e Kosovės ėshtė e pashmangshme. Nga ana tjeter ata thonė se pėr Serbinė pavarėsia e Kosovės ėshtė njė tragjedi kombėtare, por e cila ėshtė rrjedhojė demografike si dhe gjeopolitike por qė ka tė bėjė edhe me mėnyren se si serbet i kanė trajtuar kosovarėt.

Kundėrshtar tjetėr i pavarėsisė sė Kosovės ėshtė Rusia e cila si argument pėrdor shqetėsimet qė ky precedent mund tė ketė pasoja pėr rajone tė Rusisė siē ėshtė Ēeēenia. Ka analistė tė kėtillė qė e argumentojnė kėtė fakt pėrsėri i kthehen incidentit tė pushtimit tė aeroportit tė Prishtinės para 8 viteve dhe thonė se ngjashėm sikur u zgjodh ajo situatė kur me diplomaci u bindėn rusėt qė tė tėrhiqen nga aeroporti edhe kėtė radhė ajo thotė se gjasat janė shumė tė mira qė Rusia nuk do tė pėrdorė veton nė Kėshillin e Sigurimit kur tė votohet rreth pavarėsisė sė Kosovės.

Ndėrsa e pėrditshmja ekonomike Financial Times nėn titullin Kosova e pavarur thotė se Bashkimi Evropian duhet tė ndihmojė nė zgjidhjen e betejės sė fundit nė Ballkan. Njė ndėr krizat mė shpėrthyese tė Evropės mund tė pėrfundojė shumė shpejt, thotė gazeta.

Tetė vjet pas njė luftė dhe njė rezolutė tė paqartė, SHBA, Britania e Madhe dhe OKB kanė vendosur se do ti japin fund kėsaj sorollatjeje diplomatike dhe thanė se Kosova duhet tė jetė e pavarur. Njė Kosovė e pavarur mund tė mos i pėlqejė Serbisė e cila pohon sovranitet mbi tė dhe Rusisė e cila mbėshtet Beogradin, por njė gjė ėshtė e sigurt se kjo ēėshtje duhet tė zgjidhet urgjentisht.

BE me miratmin e njė rezolute javėn e kaluar tregoj sesa e bashkuar ėshtė BE, sa i pėrket mbėshtjes sė pavarėsisė sė Kosovės, qė kjo tė mos shfrytėzohet nga Rusia, duke e rritur mundėsinė e pėrdorimit tė vetos. Gjithashtu tė njėjat opinione thonė se edhe udhėqėsia shqiptare e Kosovės duhet tė pėrmiresohet nė mėnyrė qė tju besohet kontrolli i plotė i kėtij vendi. Por ky rajon i trazuar i Evropės ka vuajtur shumė dhe ėshtė neglizhuar vazhdimisht kėshtu qė bota tė deklarohet mė nė fund pėr tė ardhmen e tyre duke ja dhėnė pavarėsinė Kosovės.

Mbrėmė vonė nė lokalin "Lumi" nė Manhattan, Presidenti i Kosovės zoti Fatmir Sejdiu dhe delegacioni qė e shoqėronė atė u takuan sė bashku Ministrin e Puneve te Jashtme Z. Besnik Mustafaj , nė njė darkė nderi qė shtroi pėr dy delegacionet e larta nga Shqipėria e Kosova, Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan. Drejtori Egzekutiv i KKSHA-s, z Avni Mustafaj pasi ka falemnderuar dy mysafirėt e lart nga vendlindja ka vlersuar jashtėzakonisht punėn e tyre pėr pavarėsinė e Kosovės. Ministri Mustafaj - tha se ka pasur njė axhendė tė ngjeshur me takime duke mos anashkaluar asnjerin prej tyre.

Ai tha se qė tė kaloi ky plan nga 15 vota qė janė tė mundėshme, duhet patjetėr qė 9 vota tė jenė pro. Ne deri tash tha ai kemi siguruar po thuajse tė gjitha votat e nevojėshme, por ėsht me shumė rėndėsi tė bindimin vendet e vogla dhe tė cilat nuk e njohin shumė Kosovėn e ēėshtjen e saj. Mirpo ai permendi njė fakt tė cilin e quajti unikal nė votėn e kėtyre vendeve. Franca , qė asnjėher deri tash nuk i ishte bashkėngjitur votės sė SHBA-s, e Britanisė sė Madhe, as me Irakun, Iranin, Afganastanin, Sudanin, Haitin,Somalin e Kongon, ėshtė fat i madh se ka shfaqur hapur dėshirėn e saj pėr tė votuar pro Kosovės.

Mustafaj tha se se numri i vendeve qė kanė rezerva ndaj pavarėsisė sė Kosovės ėshtė shumė i vogėl. Por duhet njė fushatė diplomatike pėr tė bindur shtete tė cilat ende kanė mėdyshje se pavarėsia e Kosovės, dhe mund tė krijojnė precedent.

Ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, mė pasė foli rreth njė takim tė veēantė nė selinė e OKB nga Sekretari i Pėrgjithshėm i kėsaj organizate, Zoti Ban Ki Mun. Kreu i Diplomacisė shqiptare, tha se ai i kishte shprehur nė fillim tė takimit, falenderimin dhe mbėshtetjen e tij pėr raportin e Presidentit Ahtisari, tė shprehur edhe nėpėrmjet letrės shoqėruese pėr Kėshillin e Sigurimit. Ministri Mustafaj theksoi se me pasoja tė paparashikuara mund tė jetė ēdo vonesė nė arritjen nga ana e Kėshillit tė Sigurimit tė njė vendimi pėrfundimtar, nė pėrputhje me rekomandimet e Ahtisaarit.Lidhur me idenė e dėrgimit tė njė misioni tė Kėshillit tė Sigurimit nė Kosovė, Ministri i Jashtėm Mustafaj tha se, ky mision duhet tė ketė karakter informues dhe nuk duhet tė anashkalojė punėn e bėrė nga UNMIK. Tė dy bashkėbiseduesit vlerėsuan rėndėsinė qė ka qėndrimi unik i Bashkimit Europian pėr zgjidhjen e shpejtė dhe tė qėndrueshme tė statusit pėrfundimtar tė Kosovės.

Sakaq tha ai, Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, i konsideroi si tė dobishme takimet e Ministrit Mustafaj me disa nga vendet anėtare tė pėrhershme dhe jo tė pėrhershme tė Kėshillit tė Sigurimit, duke vlerėsuar nė tė njėjtėn kohė se, ēėshtja e Kosovės ėshtė njė ēėshtje shumė e rėndėsishme jo vetėm pėr Kosovėn, por edhe pėr tė gjithė rajonin.

Ministri i Puneve te Jashtme z. Besnik Mustafaj u takua dje pas dite nė selinė e Kombeve tė Bashkuara pėrveēse me Sekretarin e Pergjithshem te OKB-se Z. Ban Ki-moon, edhe me Perfaqesuesin e Perhershem te Gjermanise ne OKB Z. Thomas Matussek, me Perfaqesuesin e Perhershem te Sllovakise ne OKB Z. Peter Burian, me Ambasadorin Belg ne OKB Z. Olivier Belle, me Mabasadorin Britanik ne OKB Z. Emyr Jones Parry. Ndėrsa ishte takuar mė parė me Zv/Sekretaren e Pergjithshme te OKB-se Znj. Asha-Rose Migiro, me tė dėrguarin e posaēėm tė Presidentit Bush pėr Kosoven, ambasadorin Frank Wisner me tė dėrguarin e pėrhershėm tė Republikės Popullore tė Kinės nė Kėshillin e Sigurimit, ambasadorin Wang Guangya me Ministrin e Jashtėm tė Kongos, zotin Radolphe Adada.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara