HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Konsullata e Pėrgjithshme e Republikės sė Shqipėrisė nė Nju Jork

Beqir Sina

-- nga Beqir SINA, New York, SHBA

Konsullata pos qė ofron shėrbime tė ndryshme, ka edhe njė drejtim tjetėr i rėndėsishėm i punės sė Konsullatės. I cili ėshtė evidentimi i shoqatave tė diasporės shqiptare nė hapėsirėn e Shteteve tė Bashkuara tė Amėrikės, mbajtja e kontakteve tė rregullta me diasporėn si dhe me pėrfaqėsues tė shoqatave studentore shqiptare.

MANHATTAN - NEW YORK CITY (NY): Nė njė njoftim tė saj, Misioni i Pėrhershėm pranė Kombeve tė Bashkuara i RSH, ka njoftuar kėto ditė se nė Nju Jork ka filluar nga puna Konsullata e Pėrgjithme e Republikės sė Shqipėrisė. Njoftimi, bėnė me dije se Konsullata e Pėrgjithme e Republikės sė Shqipėrisė nė Nju Jork, ėshtė hapur me inisiativėn e Qeverisė Shqiptare, me qėllim qė t’u vijė nė ndihmė shqiptarėve me banim nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Zyrat e Konsullatės ndodhen nė adresėn:
156 Fifth Avenue, Suite 1210, New York, NY 10010;
Tel. (212) 255 - 7381; Faks: (212) 255 – 7380.
Konsullata ėshtė e hapur nga e hėna deri tė premten, nga ora 09.00 - 17.00. Konsullata ofron shėrbime tė tilla, si:
- Pajisja me pasaportė
Pajisja me pasaportė mund tė kryhet ne dy mėnyra: a) duke hartuar njė prokurė tė posaēme pėr persona tė tretė, tė cilėt mund tė veprojnė nė emėr tė tė interesuarit pėr nxjerrejn e pasaportės sė tij nė Shqipėri;
b) ose duke hartuar dokumentacionin e plotė nga ana e Konsullatės pėr pajisjen me pasaportė dhe dhėnien e pasaportės tė interesuarit;
- Pajisja me Leje - Kalimi (Laisser-Passer)
Pėr tė marrė Lejen e Kalimit (travel document) shtetasi shqiptar duhet tė paraqitet pėr intervistė nė Konsullatėn e Shqipėrisė nė Nju Jork. Pėr kėtė qėllim duhet qė paraprakisht tė fiksoni takimin me Konsullin
- Lėshimi i prokurave tė posaēme pėr rastet e dhėnies sė plotfuqishmėrisė personave tė tretė, tė cilėt kanė tė drejtė tė veprojnė pėr nxjerrjen e pasaportave, ēertifikatave dhe veprimeve tė tjera nė gjendjen civile nė Shqipėri. Konsullata nuk harton prokura pėr kontrata, shitje pasurish, ēėshtje gjyqėsore, etj.
- Lidhja e martesave;
- Regjistrimi i fėmijėve tė sapolindur nga qytetarė me kombėsi shqiptare;
- Dhėnia e vizave hyrėse pėr nė Shqipėri pėr qytetarėt e huaj rezidentė nė SHBA;

Shėnim:
Nė rastin kur kėrkuesi i Lejes sė Kalimit apo i pasaportės ėshtė minoren (nėn 16 vjeē), kėrkesa bėhet nga prindėrit bashkėrisht, ose njėri prind me pėlqimin e prindit tjetėr. Pėlqimi nga prindi tjetėr jepet nė formėn e njė deklarate noteriale me shkrim. Pėr tė miturin me njė prind ose kujdestar, kėrkesės i bashkėngjiten dokumente qė konfirmojnė kujdestarinė mbi fėmijėn. Pajisja e fėmijėve me Leje-kalimi bėhet vetėm duke u paraqitur nė Konsullatė;
Pėr tė marrė njė informacion mė tė plotė pėr dokumentat e domosdoshme pėr kryerjen e shėrbimeve tė mėsipėrme mund tė kontaktoni me Konsullin.

Njė drejtim tjetėr i rėndėsishėm i punės sė Konsullatės ėshtė evidentimi i shoqatave tė diasporės shqiptare nė hapėsirėn e Shteteve tė Bashkuara tė Amėrikės, mbajtja e kontakteve tė rregullta me diasporėn si dhe me pėrfaqėsues tė shoqatave studentore shqiptare.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara