HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kosova do tė jetė e pavarur

Beqir Sina

-- nga Beqir SINA, New York, SHBA

Wisner: "Shtetet e pavarura e sovrane duhet tė njohin tė parat Pavarėsin e Sovranitetin e Kosovės"

BIG APPLE - MANHATTAN NY: Mbasi ka marrė njė duk me falemnderime dhe pėrgėzime, pėr punėn e tij, nė krye tė pėrfaqėsuesit amerikan pėr ēėshtjen e Kosovės, nė njė takim me veprimtar tė dalluar tė ēėshtjes shqiptare nė SHBA-s, ai ėshtė ndier si i privilegjuar, tė paktėn siē u shpreh ai vetė nė fillim tė fjalės sė tij, kur tha se: "Eshtė bėrė traditė, qė sa herė fillon njė tur nė Europė, ose kthehem nga ky tur, unė do tė mbaj takim, me sugjerime dhe informime, nė lokalin e veprimtares Lumi Hadri".

Ambasadori Wisner takohet me shqiptarė nė SHBA

Ishte ky njė takim, ku veē Drejtorit Ekzekutiv tė Kėshillit Kombėtar Shqiptaro Amerikan zoti Avni Mustafaj, biznesmenit Xhim Xhema, Lumi Hadrit, kryetarit tė degės sė LDK-ės, Ramadan Gashit, Musa Daka, Paulin Kolaj, Ilir Spahiu, mori pjesė edhe David Phillips, analist prane Keshillit per Marredheniet me Jashte, nje organizate prestigjoze me qender ne Nju Jork.

I dėrguari i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėr statusin e Kosovės, ambasadori Frank Wisner, potencoi fuqishėm edhe njė herė para kėtyre veprimtarve, qėndrimin amerikan, se do tė qėndrojnė bashkė me kosovarėt, derisa tė arrihet caku i fundit. I cili si pas tij mbas kohorit 120 ditė, do tė jetė pavarėsia. Ai e quajti fillimin e numėrmimit tė ditėve, e cila, quhet zyrtarisht tashmė se ka filluar, njė lajmė tė mirė pėr shqiptarėt.

Ambasadori Wisner takohet me shqiptarė nė SHBA

“Mesazhi, qė po ju sjell, unė sot, tha ambasadori Wisner, vjen pas takimeve tė fundit qė Sekretarja e Shtetit Condoleca Rice, zhvilloi nė dhomėn Rosvelt, nė Washington, sė pari me Ekipin e Unitetit tė Kosovės, dhe mė pasė me Ministrin e Jashtėm tė Serbisė, Vuk Jeremic: "Eshtė se SHBA-tė, nuk kanė lėvizur as edhe njė "presje" nga qėndrimi i tyre rreth statusit final tė Kosovės. Dhe pėr kėtė mjaft janė vetėm 120 ditėt, pėr tė arritur objektivin qė ėshtė pavarėsia e Kosovės, objektivi qė presidenti Bush e adresoi nė Tiranė. Ky ėshtė thelbi i mesazhit tim, ka deklaruar i dėrguari i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėr statusin e Kosovės, Frank Wisner.

Ndėrkaq, ai vijoj se: "Pėr mė tepėr, ne gjatė kėtyre 120 ditėve, do tė vazhdojmė bisedimet me tė gjitha palėt e interesuara dhe tė pėrfshira nė bisedime, se si tė arrihet ai objektiv pėrmes Kombeve tė Bashkuara, pėrmes negociatave, qė do tė prodhonin njė konsensus ndėrkombėtar”, tha Wisner. I dėrguari i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėr statusin e Kosovės, Frank Wisner. Ai ka kėrkuar qė nėpėrmjet kėtij takimi tė pėrcillet tek politikanėt kosovarė, tė ruhet uniteti i tyre dhe tė kryen obligimet brenda Kosovės, nė mėnyrė qė t'a presin tė pėrgatitur ditėn e pavarėsisė, me zgjedhjet e reja dhe krijimin e njė Qeverie tė re. Ambasadori Wisner, ka kėrkuar nga lidershipi kosovar, qė tė kontribuojė edhe mė tej nė ruajtjen e qetėsisė dhe disiplinės, qė, sipas tij, e kanė karakterizuar Kosovėn, dhe udhėheqėsit e saj gjatė gjithė kėtij procesi.

Ambasadori Wisner takohet me shqiptarė nė SHBA

I dėrguari i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėr statusin e Kosovės, Frank Wisner, tha ndėrtėtjera se procesi i arritjes sė pavarėsisė po zgjat mė shumė, sesa kosovarėt apo ne amerikanėt OKB-ja dhe BE-ja do tė dėshironin. Ai nuk ka caktuar ndonjė finish, se kur do tė mund tė dilet nė fund, por ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara mbėshtesin zgjidhjen pėrmes Kombeve tė Bashkuara. “Ėshtė me rėndėsi, qė pavarėsia juaj tė arrihet si rezultat i rezolutės sė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, qė do tė krijonte kushtet pėr njohjen e saj dhe do tė hapte rrugėn pėr pranimin tuaj nė NATO dhe BE”, tha ambasadori Wisner, nė takimin qė pati nė restorant Lumi, me veprimtarė tė komunitetit. "Njohjen e pavarėsisė dhe sovranitetin e Kosovės, tha ai duhet qė sė pari t'a bėjnė ato shtete, tė cilat janė vetė tė pavarura e sovrane, anėtare tė OKB-s dhe BE".

Megjithatė, Wisner mendon: "Ajo, qė po mundohemi ta arrijmė, ėshtė objektivi pėr njohje dhe pranim ndėrkombėtar tė pavarėsisė sė Kosovės. Duke "kėmbėngulur" se duhet qė patjetėr nė mėnyrė qė tė arrihet deri tek pavarėsia e Kosovės ajo tė pranohet nė masė tė gjerė nga komuniteti ndėrkombėtar. Me rėndėsi tha ai ėshtė qė 120 ditėt filluan dhe qė jemi nė njė proces, qė ende s’ka pėrfunduar. Jemi nė proces ku ėshtė e inkuadruar bashkėsia ndėrkombėtare, veēanėrisht SHBA-tė dhe BE-ja. Ne besojmė qė kėto 120 ditė kanė pėr tė pėrfunduar me sukses."

Nė kėtė kontekst "Ėshtė e interesit tė veēantė pėr pavarėsinė e Kosovės, qė tė ketė njė mbėshtetje tė pėrgjithshme dhe tė pėrbashkėt nė Kėshillin e Sigurimit. Nė fund i dėrguari amerikan, ambasadori Frank Wisner, ka pėrsėritur qėndrimin e presidentit amerikan, George Bush, se nėse edhe pas pėrpjekjeve diplomatike nuk gjendet zgjidhja: "atėherė do tė thuhet mjaft - Kosova do tė jetė e pavarur".

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara